evolucioni Archives - Albeu.com

A ecën ndonjëherë evolucioni në drejtimin e kundërt?
Evolucioni ka prodhuar tipare komplekse mahnitëse, nga krahët e oktapodit të mbushur me neurone deri tek veshi i gjitarëve. Por a mund të kthehet ndonjëherë evolucioni “prapa”, pra duke i kthyer krijesat komplekse në format e mëparshme, më të thjeshta?

Në të ashtuquajturin evolucion regresiv, organizmat mund të humbasin disa tipare komplekse, duke evoluar kështu “prapa” në forma më të thjeshta. Por ekspertët thonë se në fakt evolucioni nuk ecën në drejtimin e kundërt, në kuptimin e zhbërjes së hapave evolucionarë.

“Shanset që të njëjtat ndryshime evolucionare të zhbëhen duke u rikthyer në gjendjen e dikurshme janë gati të pamundura”- thotë Uilliam Xhefri, biolog në Universitetin e Merilendit, SHBA. Evolucioni regresiv përfshin humbjen e formave të evoluara më parë të kompleksitetit, thotë Bet Okamura, studiues i shkencave të jetës në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.

Një shembull ekstrem vjen nga miksozoanët, parazitët me një anatomi shumë të thjeshtë, pa gojë, sistem nervor apo zorrë,  dhe me gjenome shumë të vogla. “Lloji më i thjeshtë i tyre janë në thelb qeliza individuale”- thotë Okamura.

Të klasifikuar për një kohë të gjatë si protozoarë njëqelizorë, u zbulua se miksozoanët ishin kafshë që kishin pësuar një evolucion regresiv. Ata evoluan nga knidarianët, një grup gjallesash ku përfshihen edhe kandilët e detit, duke humbur shumë karakteristika që nuk i nevojiten më një mënyre jetese parazitare.

Kështu, miksozonaët mund të duken, të paktën në aspektin morfologjik, se janë rikthyer në një fazë të mëparshme të evolucionit të tyre thotë Okamura. “Ato po shndërrohen në organizma njëqelizore”- tha ai. Megjithatë, procesi evolucionar nuk i kthen hapat e tij në një evolucionin regresiv thekson Xhefri.

Speciet që banojnë nëpër shpella i nënshtrohen shpesh evolucionit regresiv, duke humbur tiparet e tyre komplekse, si sytë, të cilat nuk nevojiten në mjedise të errëta. Por humbja e syve tek peshqit e shpellave, nuk nënkupton saktësisht një rikthim tek modeli i një paraardhësi të lashtë pa këto organe, thekson më tej Xhefri.

Përkundrazi, proceset që kanë prodhuar më parë syrin ndalen pjesërisht, duke e lënë njërin nga sytë e mbetur të tejmbushur me lëkurë. “Gjërat mund të duken sikur po shkojnë në drejtimin e kundërt. Por syri nuk rikthehet në gjendjen e mëparshme. Ai thjesht ndalon së evoluari më tej”- shton ekspeti.

Për më tepër, humbja e tipareve komplekse mund të shoqërojë një rritje më pak të dukshme të kompleksitetit, siç janë parazitët biokimikë që ata përdorin për të depërtuar brenda bujtësve të tyre shprehet Okamura. “Njerëzit e kanë shumë të lehtë të mendojnë për evolucionin në termat e asaj që shohin me sy… pra cilat janë tiparet morfologjike. Por ka edhe shumë karakteristika të tjera, të cilat ne nuk i shohim në nivelin fiziologjik dhe atë biokimik”- nënvizon ai.

Në rastin e peshqve të shpellave, humbja e syve mund të lërë në hije kompleksitetinalternativ. Organet që reagojnë ndaj dridhjeve shfaqen në sasi të mëdha tek këta lloje peshqish, duke ofruar një mënyrë për të ndjerë më shumë në mjedise të errëta.

Një pjesë e arsyes pse evolucioni nuk rikthehet pas në gjurmët e tij, është se përshtatjet çojnë në ndryshime të tjera, mendon Brajan Golding, biolog në Universitetin Mekmaster në Ontario, Kanada. Dhe kjo e bën shumë të ndërlikuar identifikimin e një ndryshimi specifik.

“Nëse bëni një ndryshim …do ta rregulloni mirë atë për t’u përshtatur, dhe kjo përshtatje do të ndërveprojë me gjene të tjera. Nëse e ndryshoni atë, duhet të ndryshohen të gjitha gjenet e tjera në mënyrë që të ndryshojnë evolucionin”- thotë Golding.

Për shembull, tek peshqit e shpellave zhvillimi origjinal i një syri mund të ketë ardhur me ndryshime jo vetëm tek proteinat e nevojshme për sytë, por edhe tek strukturat e kafkës aty pranë. Së fundi, ekspertët paralajmëruan se termi “evolucion regresiv” mund të nënkuptojë në mënyrë mashtruese, se evolucioni ka një qëllim për të krijuar forma më komplekse. Megjithatë, evolucioni favorizon thjeshte veçoritë që e bëjnë një organizëm më të përshtatshëm për një mjedis të caktuar, thotë Okamura. Në këtë mënyrë, edhe evolucioni regresiv është një evolucion i zakonshëm. / “Livescience”/

The post A ecën ndonjëherë evolucioni në drejtimin e kundërt? appeared first on Albeu.com.

Nga i padëshiruar në një ndër më të mirët në botë, evolucioni i Theo Hernandez
Vrapimi i Theo Hernandez nga zona e tij në skajin tjetër të fushës i ndjekur nga një goditje e ulët ishte më shumë si një skenë nga një ndeshje basketbolli.

Goli e çoi Milanin në avantazh 2-0 kundër Atalantës në Stadio San Siro dhe i lë ata të nevojiten vetëm një pikë për të fituar titullin e Serie A fundjavën e ardhshme.

“Është goli më i rëndësishëm i jetës sime”, pranoi Theo pas ndeshjes.

Një takim në Ibiza që ndryshoi gjithçka

Megjithatë, para se të mbërrinte në Milano, jeta e Theos ndryshoi në Ibiza. Koha e tij në Real Madrid nuk i përmbushi pritjet, as për të dhe as për klubin, dhe ai e dinte se mund të jepte më shumë.

Më pas, Paolo Maldini kaloi në rrugën e tij. Një nga më të mirët në histori; jo si mbrojtës i majtë, por thjesht si futbollist. Një legjendë që mori një fluturim nga Milano në Ibiza për të takuar Theon në një tarracë restoranti për ta bindur atë të bashkohej me kuqezinjtë.

“Nëse nënshkrova për Milanin, kjo ishte kryesisht falë Maldinit. Isha shumë pranë bashkimit me Bayer Leverkusen, por ai e ktheu gjithçka përmbys”, ka rrëfyer Theo në një intervistë për “L’Equipe”.

“Ai erdhi për të më vizituar kur isha me pushime në Ibiza. Ne folëm për futbollin… Ai më tha shumë gjëra të mira për lojën time dhe përparimin tim.”

Milani pagoi 20 milionë euro dhe nënshkroi francezin në një marrëveshje që u vu në pikëpyetje në atë kohë.

Evolucioni i Theos

Theo ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë të njëjtin numër asistimesh që kur mbërriti në Milan, duke u vendosur si një mbrojtës i krahut i avancuar me numra që i përshtaten një anësori.

Ai ka rregulluar një nga dobësitë e tij, që ishte aftësia e tij mbrojtëse. Edhe pse nuk është Maldini, ai është përmirësuar shumë në këtë aspekt të lojës dhe është pjesë e një prej mbrojtjeve më të mira në Evropë.

Një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij

Nga shifrat nuk ka dyshim: Theo është ndër më të mirët. Me siguri, si shumë lojtarë të tjerë të Serisë A, ai ka nevojë për rikthimin e zhurmës mediatike në Itali, tashmë disi i larguar nga qendra kryesore evropiane./ h.ll/albeu.com

The post Nga i padëshiruar në një ndër më të mirët në botë, evolucioni i Theo Hernandez appeared first on Albeu.com.