EVIS SALA Archives - Albeu.com

Ministrja Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike
Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala, në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë si titullare e dikasterit, ku premtoi rimbursimin e plotë të barnave për pacientët me tumor.

Sala tha se kjo është sfidë jo vetëm si mjeke që ka nisur punën për herë të parë në spitalin onkologjik në QSUT, por sfidë dhe për të gjithë karrierën e saj në këtë fushë.

“Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Kjo është dhe një sfidë personale për mua, pasi unë kam nisur këtu, është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime.

Mendoj se është dicka e bëshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë”, tha ministrja Sala.

Evis Sala: Për mua është ditë emocionuese, në planin personal kthehem në vendin ku kam studiuar. Pashë ndryshime të strukturës dhe i thashë vetes se është më mirë se në spitalet ku kam punuar.

Jam e vetëdijshme është sfidë e madhe por ata që më njoin që kamdëshirë për të përballuar sfidat, por i kam përballur me ekip, skuadër. Kur ata janë të suksesshëm, dhe shefi është.

Duhen bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë. Mund të kesh strukturë të mirë po nuk pate menaxhim performance është e ulët.

1-Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të onkologjikut.kjo është dhe një personale pr mua, unë kam nisur këtu, sfidë e detyrës dhe karrierës sime.

Është e bëshme dhe përputhet me vizionin e qeverisë.

2-Shërbimi parësor dhe diagnostikues, nuk mund të ngarkosh spitalet, me një diagnostikim të shpejtë shmang fluksin në spitale. Me inteligjencë artificiale mund të arrijmë. Ne jemi kreativë të mencur ndaj ska pse mos të përdorim burimet tona.

3-Lidhet me diagnostikën dhe digjitalizimi i gjithë sistemit spitalor.

4-Në spitale do organizojmë ekipet për ofrimin e shërbimeve në shërbim publik.

Duhet të mbyllim rrjedhjen e mjekëve jashtë. Nuk është se ka vlerësime më shumë jahstë. Kam pasion për ristruktimin dhe dhënin e leksionit për brezin e ri.

Asnjë gjë nuk bëhe tvetëm, këtij oqeani të madh që i jam futur do i futemi të gjithë bashkë, nuk është aq e ëvshtirë nëse bashkoheni me vizionin tim.

The post Ministrja Evis Sala: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike appeared first on Albeu.com.

Prezantohet në QSUT, ministrja e re e Shëndetësisë/ Rama: Ja kush është Evis Sala, prioritetet e Qeverisë
Këtë të shtunë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama, bëri dhe prezantimin e Ministres së re, Prof. Dr. Evis Sala, e cila u dekretua pak ditë më parë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sala zë kështu vendin e Albana Kocciut, e cila u prezantua një ditë më parë në krye të Ministrisë së Brendshme, duke u bërë e para grua që drejton këtë dikaster në historinë e shtetit shqiptar.

Pasi bëri prezantimin e ministres Sala, kreu i Qeverisë foli edhe për prioritetet në këtë sektor për katër vitet e ardhshme.

Edi Rama: Ajo ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore të botës.

Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 ligjërata, ndërkohë që bën pjesë në bordet e disa shoqatave të mirënjohura evropiane.

Po ashtu ministrja jonë e re e Shëndetësisë është personalitet i vlerësuar me çmime dhe vlerësime prestigjioze ndërkombëtare. Ajo sjell edhe shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës”.

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë

The post Prezantohet në QSUT, ministrja e re e Shëndetësisë/ Rama: Ja kush është Evis Sala, prioritetet e Qeverisë appeared first on Albeu.com.

Qënka java e shqiptarëve! Studiuesja Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA. Më parë mori edhe postin drejtues në spitalin “Gemelli” në Romë
Profesoresha e njohur shqiptare Evis Sala, ka marrë së fundmi një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar. Ajo shkoi në Romë duke marrë një detyrë tepër të rëndësishme aty pak javë më parë pas një përvoje të gjatë në Universitetin e Kembrixhit dhe pasi u shpërblye nga  Shoqata Radiologjike e Amerikës së Veriut, shoqëria më e madhe shkencore e radiologjisë në botë.

Rektorja themeluese e Western Balkans University (WBU) në Tiranë, Evis Sala, ka marrë postin e drejtoreshës së Qendrës së Avancuar Radiodiagnostike të Fondacionit Spitalor Universitar Agostino Gemelli .

ANSA shkruan se vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, erdhi lajmi për një çmim prestigjioz, i cili u nda nga Shoqata Radiologjike e Amerikës së Veriut (RSNA), shoqëria më e madhe shkencore e radiologjisë në botë.

Njohja që i është dhënë asaj është Anëtarësia e Nderit, më e rëndësishmja e dhënë nga RSNA një radiologeje jo-amerikano-veriore. Çmimi iu dha asaj në Çikago, më 28 nëntor, gjatë kongresit vjetor të RSNA.

Më parë, profesoresha Evis Sala ka marrë tre herë Çmimin e Edukatorit të Nderuar RSNA, në 2014, 2017 dhe 2020.

“Profesor Sala, ka dhënë një kontribut themelor në programin tonë BOOST të “RSNA, dhe duke qenë vetë studiuese e onkologjisë, kam vlerësuar dhe admiruar shumë kontributin e saj në kërkime ndër vite. Kam parë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në portofolin e imazheve onkologjike të RSNA, në kërkime dhe trajnime në fushën e imazherisë. Për këtë arsye, besoj se Profesor Sala e meriton absolutisht anëtarësimin tonë të nderit”, tha Bruce G. Haffty, President i RSNA

Një jetë kushtuar kërkimit

Një studiuese me famë botërore në fushën e onkologjisë, veçanërisht për studimet e saj mbi kancerin ovarian, Profesoresha Sala prej vitesh po kryen një program kërkimor multidisiplinar që integron studimet imazherike me gjenomikën, inxhinierinë dhe inteligjencën artificiale. Hulumtimi i saj kërkon të integrojë metodat sasiore të imazhit (të cilat vlerësojnë heterogjenitetin hapësinor dhe kohor të tumorit), me shkencat e ndryshme ‘omike’ (gjenomika, proteomika dhe metabolomika).

Qëllimi i ardhshëm është integrimi i biopsisë së lëngshme me studimin e heterogjenitetit radiologjik të tumorit, për të arritur një lloj ‘biopsie virtuale’ ose për të synuar atë tradicionale në një mënyrë të synuar, përmes hartës së saktë hapësinore.

Një linjë tjetër kërkimi që profesor Sala po kryen ka të bëjë me zhvillimin dhe zbatimin e metodave të Inteligjencës Artificiale (AI) për rindërtimin e imazhit, segmentimin dhe integrimin e të dhënave; në këtë drejtim ajo ka zhvilluar tashmë një algoritëm, i cili lejon që shtrirja totale e tumorit të vlerësohet në vetëm 10 sekonda (një sistem i vlefshëm për shembull në rastin e karcinomatozës peritoneale).

Me pak fjalë, e gjithë kjo përfaqëson një shembull të shkëlqyer të kërkimit ‘kreativ’ dhe ‘përfshirës’ të disiplinave të ndryshme, me synimin për të përmirësuar saktësinë diagnostike dhe për rrjedhojë personalizimin e ofertës terapeutike për njerëzit e prekur nga kanceri.

Përpara se t’i bashkohej Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë Cattolica dhe Poliklinikës Gemelli, Evis Sala ishte profesoreshë e imazheve onkologjike në Departamentin e Radiologjisë të Universitetit të Kembrixhit dhe ishte bashkëdrejtore e Programit të Avancuar të Imazherit të Kancerit të Qendrës së Kancerit të Kembrixhit dhe e Mjekësisë së Integruar të Kancerit.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, ai drejtoi shërbimin e radiologjisë së trupit të Qendrës së Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork, një nga institucionet onkologjike më prestigjioze në botë. Ajo është bashkëredaktore e revistës Cancer Research Communications dhe redaktore e lartë këshilluesee  Radiology: Artificial Intelligence.

Për kërkimin e saj ajo përdor një grup të ngushtë kërkimor transnacional (Britania e Madhe, SHBA, Austri, Itali) i karakterizuar nga një lidership i rëndësishëm.

The post Qënka java e shqiptarëve! Studiuesja Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA. Më parë mori edhe postin drejtues në spitalin “Gemelli” në Romë appeared first on Albeu.com.

“WBU” pret studentët e parë, shkencëtarja e imazherisë mjekësore në Kembrixh: Sjellim metodat më të avancuara botërore
Shkencëtaren e imazherisë mjekësore në Kembrixh e takuam në Tiranë.

Nisja e vitit të ri akademik është pranë dhe Evis Sala po ndanë detyrat e fundit me stafin e universitetit më të ri në vend.

Profesorja shqiptare me një karrierë të spikatur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Rektore themeluese e Western Balkans University.

Vjen në Atdhe ku përfundoi fakultetin e Mjekësisë dhe më pas u specializua në Institutin Onkologjik për të kontribuar në formimin e brezave të rinj.

“Karriera tamam akademike ka filluar në Angli në vitin 1996 në Universitetin e Kembrixhit në Biostatistikë dhe Epidemiologji. Pastaj vijoi me një Doktoratë dhe më vonë filloi specializimin në Radiologji për pesë vjet. Vitin e fundit siç është rregulli në Mbretërinë e Bashkuar krijohet mundësia për të bërë një trajnim në një fushë më të ngushtë dhe unë e kam bërë këtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Imazheri Pelvike Onkologjike”, tha Sala.

Prej shumë vitesh Doktoreshë Sala është Profesoreshë e Imazherisë Onkologjike në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo gjithashtu bashkë-drejton Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit në Qendrën e Kembrixhit për Kërkimin e Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Tumoreve.

“Jam kthyer pastaj në Kembrixh si staf, si lektore, sot pozicionet kanë ndryshuar në asistent profesor ku kam punuar deri në vitin 2012. Më pas jam kthyer në Amerikë si profesore e Radiologjisë dhe si mjeke për të drejtuar një staf kliniko- akademik prej 35 vetash dhe më pas brenda gjashtë vitesh 55 veta duke bërë një zhvillim si akademik dhe mjekësor për trajtimin e kancerit në një qendër shumë të njohur. Jam kthyer në Kembrixh si profesore e Imazherisë Onkologjike në 2012 dhe kam drejtuar një ekip si nga ana shkencore dhe ajo mjekësore duke pasur përvojë në të dy kontinentet. Ka qenë një kënaqësi e madhe t’i shpërbesh pacientit, por dhe si edukatore është kënaqesi shumë e madhe të frymëzosh dhe të rrisësh brezin e ri të kërkuesve në këtë rast në fushën e mjekësisë dhe imazherisë që ne këtë rast imazheria me inteligjencën artificiale dhe bumin e digjitalizimit është një nga degët që ndryshon, avancon në mënyrë të paparë”, tha Sala.

Profesoreshë Sala bashkë me një ekip të përzgjedhur studiuesish vendas dhe të huaj synojnë të të sjellin në Shqipëri, praktikat dhe metodat më të avancuar botërore në fushat e mjekësisë, teknologjisë dhe inovacionit në universitetin Western Balkans.

“Çdo rresht i programit do të jetë i ndërtuar në bazë të grupeve të punës së dy vendeve me ardhjen këtu dhe të ekspertëve anglezë nga Kembrixh dhe për të punuar në mënyrë të ngushtë. Jo vetëm ndërtimi i kurrikulës që është fazë e parë, por dhe aplikimi ndërthurja me praktikën në spital. Kjo do bëjë që kur ajo diplomë të merret në fund të programit mjekësor, ata studentë që mbarojnë të jenë të përgatitur të japin provimin e njohjes në Angli sepse janë mësuar me të njëjtin projekt. Nuk mbaron këtu se pas kësaj është viti intershipit. Kemi krijuar mundësira që një pjesë e studentëve, ata që dalin më mirë sigurisht, kanë një iniciativë që të bëjnë intership në Kembrixh apo universitete të tjera si ai Gracit apo të tjerë qe jemi ende në marrëveshje. Përtej kësaj është specializimi që varion nga 3 në 5 vjet. Do të nisin marrëveshjet për ta bërë në spitale në Mbretërinë e Bashkuar. Më vone është tregu i punës. Ne e duam Shqipërinë dhe të vijojmë të punojmë në Shqipëri nuk ka nevojë që truri të dalë i gjithi. Mund të dalë për një periudhë të caktuar të bëjë eksperiencën dhe të kthehet për t’i shërbyer pacientëve shqiptar”, shtoi Sala.

Dijet e marra në klasa pa u aplikuar në praktikë thotë doktoresha nuk i shërbejnë qëllimit për ti ardhur në ndihmë sa më mirë pacientit. Western Balkans University zgjidhjen e ka gjetur falë bashkëpunimit me Spitalin Amerikan dhe atë Hygeia.

” Është gjëja më e bukur që njeriu duhet të bëjë, të lësh diçka për brezat që vijnë. Kam ardhur në Shqipëri herë pas here për të dhënë leksione por tani është krijuar mundësia nëpërmjet Western Balkans University për të ndihmuar në krijimin e një strukture të mirëfilltë të një fakulteti mjekësie që të jetë i standardeve europiane botërore. Laboratorët paraklinikë deri tek pjesa e aplikuar. Mundësia është unike se jo vetëm ofrohet kualiteti akademik përmes mësimdhënies, por mos harrojmë që flasim për një degë mjekësore dhe mësimdhënia e pa lidhur me anën praktike është një mësimdhënie që nuk i shërben mirë pacientit. WBU ka bazën spitalore përmes Spitalit Amerikan dhe Hygeias për të bërë praktikën. Do të bëhet një lidhje organike siç ndodh dhe në vende të tjera të botës praktikisht dhe në universitetin e Kembrixh”, tha Sala.

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri akademikë Rektorja themeluese e Western Balkans University i drejton këtë mesazh të rinjve.

“Është një moment shumë i veçantë në jetën tuaj të dashur student pasi është një moment pak i frikshëm mbase, por në të njejtën kohë shumë eksitues. Është ai moment që keni luftuar, keni punuar vite të tëra për të arritur këtu dhe ky është momenti të zgjedhësh çfarë do të bësh në etapën tjetër. Unë ju uroj të zgjidhni Western Balkans University sepse do ta ndjeni që në momentin që do të hyni në ambjenët e universitetit do që jeni në një institucion bashkëkohorë, që ka vision, që e ndjenë të ardhmen sepse pa patur një ide ku do ta shohësh veten pas 5 vjetësh është e veshtirë të jetosh të tashmen. Prandaj iu uroj të aplikoni. Nuk do ngeleni të zhgënjyer.”

Western Balkans University mirëpret këtë vit studentët e parë në fushat e mjekësisë, teknologjisë dhe inovacionit në 3 fakultete dhe 12 programe studimi, të ciklit të parë Bachelor dhe atij të dytë Master.

The post “WBU” pret studentët e parë, shkencëtarja e imazherisë mjekësore në Kembrixh: Sjellim metodat më të avancuara botërore appeared first on Albeu.com.