Evgjeni Baxho Archives - Albeu.com

E gjetën të pajetë në tualet, flasin gjyshërit e Evgjeni Baxhos: E rritëm vetë se prindërit i’u ndanë
Gjyshërit i Evgjeni Baxhos kanë folur për mediat dhe kanë zbuluar detaje nga jeta e vajzës që humbi jetën në mënyrë misterioze.

Ajo ndërroi jetë më 18 maj të këtij viti. 23-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte me qira, në lagjen Ali në rrugën “Teodor Muzaka”, në Tiranë.

Kur ngjarja u bë publike, u aludua se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.

Në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa. Në trupin e të resë u gjetën shenja të padëshifruara dhe tani po hetohet nga Prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.

Gjyshërit e Evgjenisë që e kanë rritur, kanë dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku me lot në sy kërkojnë që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje.

“E kam marrë 5-muajshe, e kam rritur vetë. Në familje qe shumë korrekte, në shoqëri aq më mirë. Në darkë fola vetë me vajzën, më thotë që është mirë. Më tha se erdhi zonja e shtëpisë, më solli një pjatë supë. Në mëngjes e mora ne telefon, e kanë gjetur në banjë vajzën pajetë.

Në maj e kisha në shtëpi, nuk më pëlqeu në të ngrënë. Dy ditë para se të ndodhe, më thotë që t’i nxjerr një raport mjekësor. Doja t’ja dërgoja, e më tha se të mos ia nisja.

Te ne qëndroi tre ditë, si zakonisht, qeshte. Vetëm se nuk e kisha bërë, se për ta rritur e rrita vetë. Nuk ka qenë sëmurë asnjëherë”, tha gjyshi i të ndjerës.

Ndërsa gjyshja me lot në sy shton: “Dua të di si vdiq, ca i erdhi sebep? Nuk kishte asnjë sëmundje, që të them e mori”./albeu.com

The post E gjetën të pajetë në tualet, flasin gjyshërit e Evgjeni Baxhos: E rritëm vetë se prindërit i’u ndanë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e mistershme e Evgjeni Baxhos, gazetarja jep detaje: Komunikonte me një burrë mbi 50 vjeç
Dalin detaje të reja nga vrasja e mistershme e Evgjeni Baxhos.

Sipas inflormacioneve të marra, ajo komunikonte vazhdimisht me nje mashkull rreth moshës 50-vjeç.

Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padëshiruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.

Ditën e sotme kjo ngjarje e rëndë u rikthye në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” ku gazetarja Anila Hoxha dha disa detaje të reja.

Gazetarja e njohur u shpreh se aktualisht po bëhet zbërthimi i plotë i telefonit të së ndjerës. Sipas Hoxhës, nga këto hetime ka rezultuar se Evgjeni ka pasur komunikime të vazhdueshme me një person të seksit të kundër, në Tiranë.

“Ka qenë një komunikim dhe një njohje disa mujore mes tyre. Është kërkuar informacion nga kompanitë celulare që të ndihmojnë në gjetjen e emrit të mashkullit në fjalë, të cilin e ndjera e kishte të regjistruar me kod. Ky numër është blerë në tregun e zi”, tha Anila Hoxha.

Kjo e fundit shton se Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se Baxho ka pasur një varësi ndaj këtij personi.

“Si pasojë, Prokuroria ka pyetur të rinjtë që njihnin të renë, nëse ajo po aplikonte apo ndiqte disa sekte fetare? Burime jo zyrtare kanë thënë se ata kanë pasur bisedë intensive gjatë javëve të fundit. Ajo fliste për gjyshen dhe dajën që janë në Tiranë. Fliste për marrëdhënien dhe dobësinë  që kishte për gjyshen. Sipas tij, nuk duhej të takonte njeri se prishej rituali që ajo ndiqte. Nuk dihet çfarë rituali”, tha gazetarja e njohur.

Anila Hoxha shtoi se ekspertiza nuk ka depozituar ende rezultatet përfundimtare të kësaj vdekjeje, zbërthimin e simboleve të shkruara në trupin e vajzës.

“Kishte simbole të padëshiruara edhe në shtëpinë e saj. Personi që pritet të pyetet është nëna e saj dhe një i afërm i saj, që jeton në Tiranë. Por nuk dihet se kush është personi tjetër, për shkak se Prokuroria nuk jep detaje për shkak të hetimit”, vijoi gazetarja.

Hoxha zbuloi se ditën kur është gjetur e vdekur e reja, personi që Evgjeni ka folur me të në “Ëhatsapp”, ka hyrë në banesën e saj dhe është prezantuar si mjeku.

“Nga ballafaqimi që është bërë nga personat që e kanë parë, kanë thënë se nuk është mjek, por personi që ka folur Evgjeni. Është në moshë madhore, mbi 50 vjeç”, tha Hoxha./albeu.com

The post Vrasja e mistershme e Evgjeni Baxhos, gazetarja jep detaje: Komunikonte me një burrë mbi 50 vjeç appeared first on Albeu.com.

“Ai po vjen”, shtohet misteri pas vdekjes së Evgjenisë: Simboli pikturohet në murin pranë gjimnazit në Tiranë
Simboli që u gjet në në barkun e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, e cila humbi jetën në rrethana ende të paqarta është pikturuar në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali”.

“Ai po vjen”, shkruhet në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli.

Kujtojmë se në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.

Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares Anila Hoxha thuhet se janë marrë në pyetje disa persona , ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.

Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.

Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.

Detaje të tjera nga dosja

Grupi i hetimit tregon për ngjarjen në fjalë se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’ .

Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se letra ka 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”. Ndërkohë për ngjarjen në fjalë është marrë në pyetje një 26 vjeçar me inicialet S.S.

Në dëshminë shoku i saj ka thënë:

S.S: E kam njohur Evgjeni Baxho, pasi i çoja kafen tek dyqani. Më pas ka pasur raste kur ishte kohë me shi dhe ajo më thoshte që kur ta mbaronte punën ta çoja deri afër shtëpisë dhe unë e kam çuar me makinë deri afër shtëpisë. Ndonjëherë kam dalë për kafe por marrëdhëniet me të ishte vetëm shoqërore. Në lidhje me Evgjeninë di që jetonte me një shoqe të quajtur Anxhela dhe më pas jetonte vetëm. Nuk dija të kishte të dashur.

Ditën e dielë duke qenë se ajo kishte 10 ditë që nuk kishte ardhur në punë i shkrova në instagram dhe e pyeta nëse do dilte për kafe.

Pranoi dhe dolëm për kafe në Farkë. E kam pyetur për shëndetin dhe më tha që i dhimbnin pak bajamet dhe kam vënë re që ishte pak e enjtur tek buza.

Nuk kemi qëndruar shumë pasi bënte freskët dhe ndërkohë e mori edhe tezja në telefon, të cilës ja mbylli telefonin dhe Evgjenia tha ‘hajde çohemi se do vete pak tek tezja’.

Jemi çuar dhe më pas nuk kam kontaktuar më me të. Ajo më tha se ditën e nesërme do shkonte në një klinikë private për të bërë analizat dhe për të bërë vizitën dhe me siguri do shkonte dhe në punë”.

Policia: A të ka thënë që do shkonte doktori ta vizitonte në shtëpi?

S.S: Jo nuk ma ka thënë diçka të tillë

Policia: A keni vënë re nëse Evgjenia shoqërohej me ndonjë person në moshë të madhe?

S.S – Jo nuk e kam parë ndonjëherë me ndonjë person në moshë të madhe.

Policia: A keni vënë re ndonjë vizatim të bërë nga Evgjenia në trupin e saj ?

S.S: Jo nuk kam parë ndonjë vizatim dhe as nuk e kam vënë re.

Policia: A keni dijeni nëse Evgjenia frekuentonte ndonjë lloj besimi?

S.S: Nuk kam informacion për këtë . Ne kur dilnim për kafe bënim muhabet në lidhje me punën ose familjen dhe nuk kemi bërë ndonjëherë muhabet për tema të tjera.

The post “Ai po vjen”, shtohet misteri pas vdekjes së Evgjenisë: Simboli pikturohet në murin pranë gjimnazit në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 23-vjeçares, studiuesi i njohur: I kanë bërë magji!
Studiuesi Eno Barjami ka folur për vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole, për të cilat pretendon se janë magji.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Barjami ka zbuluar se i është bërë magji dhe këtë nënkuptojnë simbolet në kurrizin e saj, të cilat janë bërë nga një person tjetër. Ai shpjegoi se vajza kishte një sëmundje, e cila u raportua në media si një infeksion në dhëmballë, dhe në vend që të kurohej zgjodhi që të përdorte disa praktika që konsiderohen si “magji”.

“Ata që futen në këtë rrugë kërkojnë idenë e një rritje shpirtërore që ta shohin realitetin në një tjetër këndvështrim. Por njeriu është një qenie sociale dhe fakti që ata mbyllen në vetvete i bën ata që të distancohen edhe nga realiteti.

Te pjesa e shpinës ose është ndërhyrë që të prishet magjia, ose kanë ndërhyrë që ta përforcojnë magjinë në mënyrë që vajza të shërohej. Sëmundja është agravuar dhe në sajë të energjive të saj nga këto praktika. Ka ndërhyrë një person tjetër që është shumë i njohur me këto gjëra ose janë njësoj.

Por patjetër që është një person tjetër se lapustila është tjetër lloj. Kulte të tilla nuk rekrutojnë njerëz se magjitë nuk rekrutojnë njerëz. Është rit “neë age” për të kuruar sëmundjen e saj”, tha Barjami. /tch

The post Vdekja e 23-vjeçares, studiuesi i njohur: I kanë bërë magji! appeared first on Albeu.com.

“Simboli tregon dashurinë mes dy femrave”, studiuesja analizon shenjat e mistershme në trupin e Evgjeni Baxhos
Ndërsa hetuesit po përpiqen të hedhin dritë mbi rastin e vdekjes së 23-vjeçares, Evgjeni Baxho që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë, Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit ka hedhur disa dyshime të reja se çfarë mund të shpjegojnë simbolet me ngjyrë të kuqe si mavi që u gjetën në trupin e të resë.

Sipas Xhafës, simboli është vendosur në pjesën prapa pasi aty ndodhet muskuli kryesor i trupit dhe se ky është një simbol demonik satanik, qoftë nga ngjyra, qoftë nga mënyra si janë vendosur, pasi ngjyra mavi tregon djallin dhe luciferin që është biri i djallit.

“Gjërat që ne mendojmë se janë të fshehta ekzistojnë. Kjo më ka bërë mua të filloj të mësojë si për shembull një lule ka një kuptim. Domethënë nga errësira në dritë, është e fshehur dhe t’i duhet ta nxjerrësh.

Duke menduar që trupi është një sekret i madh dhe duke parë edhe simbolet që i janë vendosur vajzës që ka pasur atë vdekjen e çuditshme. Simboli i vendosur nga pjesa prapa aty ndodhet muskuli kryesor i trupit që ndikon drejtëpërdrejtë.

Ky është një simbol demonik satanik, qoftë nga ngjyra, qoftë nga mënyra si janë vendosur. Ngjyra mavi tregon djallin dhe luciferin që është biri i djallit”, tha Pranvera Xhafa.

Më tej, ajo ka deklaruar se gjithashtu ka gjasa që vajza t’i jetë nënshtruar një rituali, i cili lejon të shfaqen sëmundje.

Sipas Xhafaj, po ta lidhësh me alfabetin e vjetër paganë runa del që simbolet të tregojnë se Baxho ka pasur marrëdhënie me një femër, por nuk është konsoliduar.

“Nëse t’i vendos një simbol demonik në trup, vetvetiu energjia jote zbehet. Që do të thotë ekzistojnë demonët apo engjëjt ekzistojnë, po jo shumë njerëz duan t’i pranojnë. Që ti ti shohësh duhet të kontaktosh.

Ka gjasa që vajza t’i jetë nënshtruar një rituali. Forma përcakton stilin e jetës, nëse shkatërrohet materia shpirti ikën. Nëse ti gjatë gjithë kohës e nënshtron dhe shtyp shpirtin tënd do të shfaqet në sëmundje.

Kjo u tha që kishte infeksionin e dhëmballës i bie që ka pas sëmundje të tjera që nuk i përballoi dot.

Nëse e marrim primare, runat është një alfabet i vjetër që përshkruan ritualet pagane që nuk kishin lidhje me satanizmin. Nëse e shikon të tërin kupton që sheh dashurinë e një femre tjetër pra mes dy femrave, po fakti që nuk është i mbyllur në fund tregon që marrëdhënia nuk është konsoliduar.

Varet që kush ka qenë personi që i ka bërë, çfarë psikopati mund të jetë, se mund të mos jetë fare ajo që ne themi, thjesht i ka parë në internet dhe i ka bërë”, u shpreh ajo./abc news

The post “Simboli tregon dashurinë mes dy femrave”, studiuesja analizon shenjat e mistershme në trupin e Evgjeni Baxhos appeared first on Albeu.com.

“I fundit e kontaktoi një 28-vjeçar”, detaje nga vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka folur mbrëmjen e sotme në Open për vdekjen e mistershme të Evgjeni Baxhos, e cila u gjet me disa simbole në trupin e saj.

Hoxha tha se pritet ekspertiza e bërë në celularët dhe laptopin e saj për të parë informacionet apo personat me të cilët ka kontaktuar.

Gazetarja gjithashtu tregoi se personi i fundit që e ka kontaktuar ka qenë një 28-vjeçar që punonte me të dhe e ftoi për kafe.

“Vdekje e shkaktuar nga tromboza, por pritet dhe vendimi i ekspertizës nga telefonët celularë dhe një laptop, nga përmbajtja e të cilëve mund të zbardhet diçka lidhur me mesazhet e mundshme që ka shkëmbyer.

Janë marrë dëshmi nga personat e fundit që kanë kontaktuar së fundmi me të. Është marrë nga një 28-vjeçar nga Tirana, ka treguar miqësinë e rastësishme me të dhe e telefonoi për të ditur pse nuk ishte paraqitur në punë prej 10 ditësh.

Ai tha se ishte një vajzë e qetë, dhe e kishte ftuar për kafe, por kafja kishte zgjatur vetëm 15 minuta, pasi vajza ishte çuar me shpejtësi nga kafja pas një telefonate që rezultoi të ishte i tezes.

Pritet të merret dhe dëshmia e një mjeku për shkak të disa recetave që të resë iu gjetën në banesë,” tha Hoxha.

The post “I fundit e kontaktoi një 28-vjeçar”, detaje nga vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos appeared first on Albeu.com.

Brenda vitit 3 flijime në Shqipëri, eksperti zbulon kë shenjestrojnë grupet satanike
Brenda një periudhë njëvjeçare, në vendin tonë janë regjistruar të paktën tre raste vetëflijimi në rrethana të dyshimta. Rasti i parë që tronditi opinion ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, së fundmi ndërroi jetë në rrethana misterioze një 23-vjeçare Evgjeni Baxho.

E reja u tha se ndërroi jetë pas një infeksioni në dhëmballë, por në trupin e saj ishin vizatuar disa simbole më ngjyrë të kuqe. Një rast tjetër është ai që Anila Hoxha, tregoi në “Abc e Mëngjesit, 32-vjeçari Gerti S., që u gjet i pajetë në pyll, në pozicion lutjeje.

Këto raste, por edhe të tjera që ndoshta nuk kanë mundur të shfaqen në media, për Ervin Karamuçën ekspert i profilizimit kriminalistik janë pasoja të veprimtarisë së grupeve satanike në Shqipëri.

Sipas tij, këto sekte apo grupime okulte kanë gjetur një parajsë në Shqipëri, pasi informacioni këtu është i pakët ndërsa edhe vetë ekspertët që duhet t’i hetojnë janë në shumicën e rasteve të painofrmuar.

Duke folur për rastin e Evgjenisë, ai shpjegon: “Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët. Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Karamuça thotë se viktimat e këtyre grupeve satanike kanë sjellje të ngjashme dhe u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes me fëmijët nëse ndryshojnë sjellje.

“Ka një profilizim të viktimave. Tërheqja, ndryshimi i menysë së të ngrënit. Terma të pakuptueshëm në fjalor, ku flitet me simbole të caktuara. Djali nuk është vetëflijuar, është pjesë e një sakrifikimi. Kanë tendencë t’i bëjnë në vende të hapura. Djali nuk ka qenë vetëm.”

Eksperti thotë se në shënjestër të këtyre grupeve janë njerëz të rinj, pa mbështetje dhe me probleme ekonomike.

“Joshen shumë shpejt. Me një kurs anglishteje, me një celular. Këto grupe janë të pamëshirshme. Nuk të falin, nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre. Deep web, dhe dark web, regjistrohen aty për të marrë informacione sesi të bëhen ritualet. Të huaj vijnë në Shqipëri dhe gjejnë një parajsë.”

Ervin Karamuça shpjegon se rrethi i këtyre personave apo grupeve janë të pamëshirshëm, nuk falin dhe për ata që pendohen ose duan të largohet, fundi është tragjik.

“Janë të pamëshirshërm. Nuk të falin, nuk të lënë të dalësh nga rrethi i tyre.”

Për të marrë informacione rreth ritualeve ata mund të jenë duke përdorur “deep web” dhe “dark web.”

Dhe, sipas Karamuçës grupet e hetimit në Shqipëri nuk kanë njerëz të specializuar që të futen në këto rrjete për të investiguar. Ai u bën thirrje autoriteteve që rasteve të dyshimta t’u shkohet deri në fund, ndoshta me ekipe të specializuara në mënyrë që këto fenomene të frenohen në kohë, përpara se shifrat të jenë akoma më të larta. /abcnews.al/

The post Brenda vitit 3 flijime në Shqipëri, eksperti zbulon kë shenjestrojnë grupet satanike appeared first on Albeu.com.

Profesori tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares nga Delvina: Tentoi të dilte nga sekti, e sakrifikuan!
“E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë…”

Profesori Ervin Karamuça shprehet i bindur se 23-vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.

“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.

Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc News.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin ën trupin e vajzës, janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat jane shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Autoritetet nuk njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha. /abcnews

The post Profesori tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares nga Delvina: Tentoi të dilte nga sekti, e sakrifikuan! appeared first on Albeu.com.

Shigjeta, sfurk e romb: Zbërthehen disa nga simbolet që ju gjetën në trup 23 vjeçares së ndjerë
Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho në Tiranë. Së fundmi, janë zbërthyer dhe disa nga shenjat misterioze që të ndjerës juu gjetën në trup.

Nga zbërthimi ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).

Përkatësisht, kuptimi i tyre është:

Tiwaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet

Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar

Algiz – pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet

Ndërkohë, sipas “BalkanWeb”, policia ka ushtruar sërish kontroll në banesën e vajzës, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.

The post Shigjeta, sfurk e romb: Zbërthehen disa nga simbolet që ju gjetën në trup 23 vjeçares së ndjerë appeared first on Albeu.com.

Iu gjet trupi me shkrime të dyshimta, halla e viktimës dërgon në polici “provat” e vetme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, ku fillimisht u tha se humbi jetën nga një infeksion në dhëmballë.

Ditën e sotme në polici është paraqitur halla e 23-vjecares, e cila ka dorëzuar një laptop, që përdorej nga mbesa e saj dhe që para disa ditësh, para se të vdiste, ajo e kishte lënë në shtëpinë e hallës.

Po ashtu, halla ka dorëzuar dhe një listë me emrat e miqve të mbesës, që të pyeten nëse kanë dijeni për diçka që mund të ketë lidhje me shkakun e vdekjes së të resë.

Ekspertët mjeko-ligjor ende nuk kanë dalë në një konkluzion në lidhje me shkakun e vdekjes së 23-vjeçares. Paraprakisht, analizat kanë nxjerrë se 23-vjecarja ka pasur komplikacione në mushkëri. Po ashtu, ajo ka pasur edhe një infeksion të rëndë në dhëmballë, për të cilin po mjekohej me antibiotikë prej 10 ditësh.

Policia ka sekuestruar në banesën e saj disa medikamente dhe receta të lëshuara nga mjekë. Ndërkohë, pritet raporti përfundimtar mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vdekjes së saj.

Rikujtojmë se në trupin e viktimës janë gjetur shkrime të ndryshme të cilat kanë shtuar dyshimet e hetuesve mbi shkakun e vdekjes e të resë. /albeu.com.

The post Iu gjet trupi me shkrime të dyshimta, halla e viktimës dërgon në polici “provat” e vetme appeared first on Albeu.com.