evente Archives - Albeu.com

Sa i madh është rreziku t’u infektuar me Covid 19 gjatë eventeve masive?
Studiuesit e projektit Fieldlab zhvilluan një eksperiment shkencor për të parë sa i madh është rreziku t’u infektuar me Covid gjatë eventeve masive.

Ngjitur krah më krah, sikur të mos ketë më të nesërme. Vizitorët e shumtë e kanë shndërruar Parku Biddinghuizen pranë Amsterdamit në një pistë kërcimi.

“Ndjehemi si dikur, para koronës“, thotë Wesley van Stehen.

Gjithçka kontrollohet dhe vëzhgohet rreptësisht nga një ekip studiuesish, zyrtarësh dhe organizatorësh eventesh.

Sepse ky është më shumë se thjesht një event! Këtu kemi të bëjmë me një eksperiment shkencor. Qëllimi: të vëzhgohet se si sillen njerëzit, kur nuk u duhet t’u përmbahen të gjitha rregullave të Covid 19.

Të gjithë të pranishmit kanë nga një sensor që regjistron çdo lëvizje të tyre:

“Ata na vëzhgojnë! Vërtet është pak e çuditshme, po punë e madhe”, thotë një nga vizitorët.

Të gjithë bënë para eventit testin për koronën. Pesë ditë pas eventit ata u testuan përsëri. Për të ndjekur kontaktet nëse dikush dilte pozitiv.

Mjekja Suban Botan sqaron se rreziku për t’u infektuar është i ulët: “Të gjithë dolën negativ, kjo na qetësoi“.

Pjesëmarrësit në event u mbikëqyrën në mjedisin e tyre të zakonshëm. Shumica e tyre nuk kishin maskë, por askush nuk ndërhynte, edhe kjo është pjesë e eksperimentit.

Prof. Andreas Voss, drejtues i projektit Fieldlab, thotë: “Në fillim njerëzit bëjnë kujdes, po sa ndizet muzika ata bëhen gjithnjë e më të pakujdesshëm. Ne duam që ata të sillen si zakonisht. Përndryshe të dhënat nuk kanë kuptim“.

Të dhënat e mbledhura u përdorën për të zhvilluar koncepte të nevojshme për evente me shumë publik. Ekipi i projektit Fieldlab përpiloi rekomandime për organizimin e eventeve me praninë e publikut në kushtet e pandemisë korona.

Rekomandimet u përdorën edhe për organizimin e festivalit të këngës Eurovision që u zhvillua në Roterdam në fund të majit me praninë e spektatorëve./ DW

The post Sa i madh është rreziku t’u infektuar me Covid 19 gjatë eventeve masive? appeared first on Albeu.com.