evazion fiskal Archives - Albeu.com

Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë
Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, procedimi është regjistruar mbi dyshimet për tregtim mallrash pa fatura tatimore. Pas autorizimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa dokumentacion tatimor, shuma parash në vlerën rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente shoqëruese.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

The post Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

Evazion fiskal me vlerë 195 milionë euro/ SPAK hetim të përbashkët me EPPO, 14 të arrestuar
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht Evropiane.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas. Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore.

The post Evazion fiskal me vlerë 195 milionë euro/ SPAK hetim të përbashkët me EPPO, 14 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Lëshonin fatura me vlera fiktive, vihen në pranga dy persona në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi ishin shpallur në kërkim për evazion fiskal, si dhe lëshim të faturave fiktive.

Ata punonin në një biznes, i cili merrej me shitje të materialeve me shumicë.

Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit, goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi:

“Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 2 shtetas që akuzohen se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive, në një biznes për shitjen me shumicë të metaleve, me qëllim përfitimin nga TVSH-ja.

Në muajin nëntor 2023, Policia e Elbasanit goditi këtë veprimtari kriminale dhe arrestoi administratorin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve në kërkim S. Xh., 38- vjeç dhe J. K., 46 -vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62- vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.

The post Lëshonin fatura me vlera fiktive, vihen në pranga dy persona në Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Biznesi i ndërtimit kryen evazion fiskal”, Bardhi – Ramës: Je bashkëpunëtor! Koha që SPAK të hetojë kryeministrin për shpërdorim detyre
Në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministri Edi Rama, i cili tha se biznesi i ndërtimit kryen evazion fiskal, ka reaguar Gazment Bardhi.

Bardhi shprehet se deklaratat e Ramës janë të vlefshme për SPAK, pasi vetë kryeministri ka lejuar ndërtuesit të kryejnë evazion fiskal.

“Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat.

Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës.

Është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal”, shkruan Bardhi në platformën X.

The post “Biznesi i ndërtimit kryen evazion fiskal”, Bardhi – Ramës: Je bashkëpunëtor! Koha që SPAK të hetojë kryeministrin për shpërdorim detyre appeared first on Albeu.com.

Sërish telashe për Neymar nga Spanja, braziliani rrezikon deri në 5 vite burg
Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme nga Spanja. Sulmuesi i PSG-së po hetohet për mashtrim. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, Neymar, ku sipas “El Pais” akuzohet për mashtrim.

“Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane DIS, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”. /

The post Sërish telashe për Neymar nga Spanja, braziliani rrezikon deri në 5 vite burg appeared first on Albeu.com.

Përplasja Kryemadhi-Ibrahimaj për evazionin fiskal, kryetarja e LSI: A hetoi Administrata Tatimore në 2018?
Vijojnë përplasjet mes kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Reagimi i radhës i Kryemadhit vjen pas deklaratës së ministres Ibrahimaj për një numër prej mbi 500 kompanish që kanë kryer evazion fiskal.

Kryetarja e LSI, në një postim në Facebook, shprehet se qeveria ia la topin drejtësisë “për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale.” Sipas saj, me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin fiskal në vlerën 2.6 milionë dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Kryemadhi pyet a është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore dhe nëse po, a është referuar në prokurori?

MONIKA KRYEMADHI NË FACEBOOK

“Në vitin 2018, financat shqiptare kanë referuar në prokurori disa kompani fiktive që kanë kryer evazion fiskal me vlera miliona dollarë.

Znj. ministre e financave deklaroi sot në Kuvend që janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal, e që është detyrë e prokurorisë hetimi i tyre dhe detyrë e gjykatës dënimi i tyre.

Pra, qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale.

Rezulton se në vitin 2017 disa nga këto kompani fiktive, të cilat i shikoni në foto dhe që janë pjesë e atyre të dërguara në prokurori, kanë lëshuar fatura “punimesh” tek Integrated Technology Waste Treatment Fier. Pra, i kanë lëshuar fatura fiktive koncesionarit të inceneratorit Fier.

Me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin galopant fiskal në vlerën 2.6 mln dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit. A është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore? Nese po, a është referuar në prokurori? Nëse jo, pse? Nëse po, pse kanë vazhduar pagesat nga buxheti i shtetit deri në vitin 2020, për një kompani koncesionare që ka bërë evazion fiskal???

Parimi “ca të nënës, e ca të njerkës” nuk mund të funksionojë në një shtet të së drejtës. Ndaj transparenca totale, për çdo koncesion dhe fond publik, është rruga e vetme e duhur për të mbrojtur interesin kombëtar. Koha e drejtësisë që t’i trajtojë njësoj përpara ligjit, si qytetarët dhe pushtetarët.”

The post Përplasja Kryemadhi-Ibrahimaj për evazionin fiskal, kryetarja e LSI: A hetoi Administrata Tatimore në 2018? appeared first on Albeu.com.

Thellohet më tej skandali i evazionit me inceneratorët, e moshuara “milionere”: Ne nuk kemi shtëpi jo më biznes
Thellohet më tej skandali i evazionit fiskal të inceneratorëve ku një tjetër çift të moshuarish figurojnë se kanë kryer transaksione miliona euro me kompani të lidhura me impiantet e përpunimit të mbetjeve.

“Syri” ka publikuar një bisedë telefonike të zhvilluar me zonjën Ruzhdije Meta nga Lezha, e cila ka treguar se vetëm mbrëmë e ka marrë vesh se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Ajo shprehet se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendura në këtë skandal.

“Jo, jo, nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di”, tregon zonja. Për më tepër, Ruzhdije Meta tregon se ajo jeton me bashkëshortin, Shkëlqim Meta, në apartamentin e vëllait të saj, pasi banesa e saj e mëparshme është shembur. “Aman, mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë te vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë”, tregon Ruzhdije Meta.

Intervista

Gazetarja: Përshëndetje, si jeni? Me zonjën Ruzhdije Meta po flas?

Ruzhdije Meta: Po.

Gazetarja: Desha t’ju pyes nëse jeni në dijeni që keni dalë si biznesmene e një kompanie për inceneratorët?

Ruzhdije Meta: Po, e kam parë në televizor.

Gazetarja: Kishit dijeni ju për këtë?

Ruzhdije Meta: Jo, nuk dinim asgjë.

Gazetarja: A dyshon që mund të të ketë marrë dikush ndonjë kartë ID, ndonjë numër?

Ruzhdije Meta: Nuk e di, çfarë s’po bëhet në këtë dynja.

Gazetarja: Apo keni firmosur diçka?

Ruzhdije Meta: Jo, jo

Gazetarja: Shkëlqim Meta është bashkëshorti juaj?

Ruzhdije Meta: Po, po.

Gazetarja: Domethënë, ju që të dy, Shkëlqim Meta dhe Ruzhdije Meta keni dalë si biznesmenë. Edhe për burrin tuaj e keni marrë vesh?

Ruzhdije Meta: Aman, mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë te vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.

Gazetarja: Sa veta jeni në familje?

Ruzhdije Meta: Vetëm ne të dy jemi, burrë e grua.

Gazetarja: Po si jua kanë marrë të dhënat, a keni ndonjë dyshim?

Ruzhdije Meta: Nuk dimë asgjë. Po kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë.

Gazetarja: Për patronazhistët e keni fjalën?

Ruzhdije Meta: E kur dolën lloj-lloj të dhënash karte ID, atëherë s’e di.

Gazetarja: Ata emrat që kanë dalë nuk e di i keni parë në televizor, që ju kanë përfshirë?

Ruzhdije Meta: Nuk njoh asnjeri aty.

Gazetarja: Dashamir Ymeraj e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Eneidi Zeqo, e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.

Gazetarja: Keni menduar ta hidhni në gjyq?

Ruzhdije Meta: Të shikojmë njëherë. Të gjejmë kush janë njerëzit, pastaj të bëjmë diçka.

Gazetarja: Ju nuk keni shtëpi apo jo? Jetoni te vëllai?

Ruzhdije Meta: Unë jetoj te vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë, por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi.

The post Thellohet më tej skandali i evazionit me inceneratorët, e moshuara “milionere”: Ne nuk kemi shtëpi jo më biznes appeared first on Albeu.com.

“Skemë kriminale”, Kryemadhi: Nënkontraktori i Integrated Energy, Klodian Zoto, ka bërë evazion
Teksa prej 2 ditësh në fokus të mediave është skandali me inceneratorët, ku disa të moshuar rezultojnë të jenë pronarë të disa kompanive që kanë bërë evazion fiskal, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi flet sërish për ‘Open’.

Kryemadhi, e cila denoncoi dje fakte të reja, iu përgjigj reagimit të Integrated Energy BV SPV, ku kjo e fundit mohoi sot se nuk ka lidhje me asnjë kompani të denoncuara në evazionin fiskal.

Ajo pohoi se deklarata e kompanisë në fjalë ishte korrekte, por ajo kërkon transparencë nga ane e Integrate Teknologji që të sqarojë të gjitha procedurat për koncensionin me nënkontraktorin e saj Klodian Zoto, sa i takon inceneratorit të Tiranës. Sipas Kryemadhit, 128 milionë dollarë që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës nuk janë investuar, ndërsa shtoi se ky koncesion korruptiv ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh.

“Në fakt, ata kanë bërë shumë korrekte deklaratën, por është drejtimi i gabuar i tyre, Sepse ata quhen Integrate Teknologji BCV, dhe unë kur them Klodian Zoto, është nënkontraktoi. Në të gjithë këtë histori ata janë përfituesit e koncesionit, që duhet të përfitojnë nga inceneratori i Tiranës, me vlerën 128 mln euro, me të vetmin kusht që Bashkia e Tiranës të marrë dhe depozitojë mbetjet me vlerën 29 euro për ton. Kompania e Inceneratorëve është korrekte me atë që thotë, por ka një problem, se ka nënkontraktuar Klodian Zoton, ka nënkontraktuar kompani për bileta avioni apo për konsulenca. Ajo që kërkoj dhe e them përsëri është se mungesa e transparencës, se cila është arsyeja që Integrate BCS s’na tregon transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës. Vërtetë kjo kompani s’ka lidhje me kompanitë që kanë bërë evazion, por nënkontraktori i tyre ka bërë evazion fiskal me këto kompani. Ajo që mendoj se është me rëndësi për ta kuptuar, është se e gjitha kjo që është ndërtuar, është skemë kriminale dhe korruptive, jashtëzakonisht e madhe. Normale dhe ndoshta rastësia, apo këmbëngulja ka bërë që të zbardhet, sepse në këndvështrim duket normale. por në aspektin e zbardhjes dhe ndjekjes së parasë është aferë e madhe korruptive. Në paditë që kam depozituar dhe shtesë padinë dhe që do i bashkëngjiten, janë beteja që bëhen në SPAK. Mediatikisht patjetër dhe politikisht, kjo është betejë që do të vazhdojë, pa asnjë kompromis dhe dilemë. Nga ana faktike, s’mund ta mohoj dot, se Klodian Zotitm, që është në kërkim, se në Integrate Tecnologji Servis, Integrate Energy BVSPV i ka kaluar atij vetëm për Iniciatorin e Tiranës, 25 mln dollarë. Ajo që është me rëndësi, Zotos, janë dy kompani të tjera në Fier, që kanë të njëjtin pronar. Në aspektin ligjor, apo ndarjes së kompanive, inceneratori i Tiranës, është kompani koncensionare, për të cilën doli sot avokati i saj, Erion Veliaj që shpjegoi apo mbrojti këtë koncesion korruptiv që ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh.” tha Kryemadhi./bw

The post “Skemë kriminale”, Kryemadhi: Nënkontraktori i Integrated Energy, Klodian Zoto, ka bërë evazion appeared first on Albeu.com.

Inceneratorët, Kryemadhi: SPAK të hetojë skemën e evazionit që është e sofistikuar
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar tek emisioni “5 pyetje nga Babaramo” ka deklaruar se me inceneratorët është bërë evazion fiskal.

Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet.

KJryetarja e LSI tha se kompanitë fiktive nuk janë ngritur nga 95-vjeçarët, por nga nëpunës zyrtarë.

Kryemadhi: Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq  sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin. Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllokohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithëse nuk ka incenerator. Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë sistemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme./albeu.com

The post Inceneratorët, Kryemadhi: SPAK të hetojë skemën e evazionit që është e sofistikuar appeared first on Albeu.com.

Tatimet evidentojnë 5 linja të evazionit fiskal, në fokus edhe individët me pasuri të madhe që nuk justifikojnë të ardhurat
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, hotelet, nivelet e pagave në një grup profesionesh dhe pasuria e individëve do të jenë në fokusin e tatimeve në luftën ndaj informalitetit për vitin 2021.

Sektorët me ekspozim të lartë ndaj evazionit fiskal u publikuan në Strategjinë e Përmbushjes së Detyrave të DPT-së gjatë këtij viti.

Individët me pasuri të madhe në fokus

Të ardhurat nga burime të tjera veç pagave nuk deklarohen. Ka shumë individë që plotësojnë kushtet dhe nuk e deklarojnë deklaratën e të ardhurave individuale. Shumë individë bëjnë një jetesë që nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara.

Tatimet do të grumbullojnë të dhënat e DPT-së ose nga palët e treta lidhur me të ardhurat e individëve. Më pas do të njoftohet çdo tatimpaguesi që plotëson kushte që të bëjë deklaratat tatimore. Do të evidentohet numri i individëve me pasuri të mëdha që nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara.

Ndërtimi sektor me evazion të lartë

Sektori i ndërtimit do të jetë në shënjestrën e tatimeve në luftën ndaj evazionit fiskal këtë vit. Tatimet kanë vënë re se, të ardhurat që lidhen me ndërtime të tatueshme deklarohen në mënyrë të pasaktë si të ardhura që lidhen me ndërtime të përjashtuara. Ndërkohë, blerjet që deklarohen se, lidhen me ndërtimet e përjashtuara devijohen në ndërtimet e tatueshme.

Tatimet do të bëjnë vlerësim risku të të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit, teksa kontrollet do të ushtrohen tek kompanitë me risk të lartë.

Kompanitë e ndërtimit që të jenë në rregull me tatimet duhet të sigurohen që të dhënat në sistem përcaktojnë saktësisht të ardhurat dhe blerjet përsa i përket projekteve të ndërtimit të përjashtuara dhe të tatueshme.

Evazioni me pragun e xhiros

Në të shkuarën, kur ndryshonin pragjet e regjistrimit, disa tatimpagues ndryshonin edhe xhiron e tyre që të ishte më poshtë pragut të regjistrimit. Kjo ndodhte duke pakësuar artificialisht xhiron me grupe regjistrimi më poshtë pragut, ndarje të biznesit për të qëndruar nën prag, kalimi artificial nga statusi i punësuar (që tatohet nga 13 deri në 23%) në statusin e vetë-punësuar (që nuk tatohet nën prag).

Tatimet njoftuan se do të analizojnë të dhënat dhe tendencat e tatimpaguesve përpara dhe pas ndryshimit. Bizneset me risk më të lartë do të kontrollohen.

Ndërkohë bizneset e dyshuara duhet të sigurohen që nuk i ndryshojnë artificialisht të ardhurat e raportuara. “Në qoftë se biznesi juaj është ndarë, do t’ju duhet të shpjegoni se përse e keni bërë këtë gjë. Nëse keni ndryshuar statusin e punësimit nga i punësuar në vetë të punësuar, do t’ju duhet të shpjegoni se përse e keni bërë këtë gjë”, sqaruan tatimet.

Evazioni në sektorin shërbimeve dhe turizmit

Bizneset në njësitë e shërbimeve, bare, kafe , restorante dhe hotele historikisht paraqiten problematike për evazionin fiskal. Zakonisht ato nëndeklarojnë të ardhurat, punonjësit, pagat dhe shpenzimet. Kasat fiskale nuk përdoren, kuponët nuk lëshohen, ripërdoren apo nëndeklarohen. Një projekt i bërë në vitin 2019 tregoi se tatimpaguesit mund të përmirësohen. Tatimet pohojnë se evazioni në këtë linja të biznesit do të luftohet, duke u bazuar në normat e të ardhurave, blerjeve, shpenzimeve, numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave. Gjithashtu do të zhvillohen një mori kontaktesh përshkallëzuese me tatimpaguesit, që do të përfshijnë: Telefonatat, letrat, intervistat dhe kontrollet.

Pagat e nëndeklaruara një linjë tjetër evazioni

Tatimet kanë verifikuar se niveli i pagave të deklaruara për disa punonjës në profesione të caktuara janë nën mesataren apo nën pritshmëritë. Në vitin 2020, shumë punëdhënësve dhe punëmarrësve u janë dërguar letra. Bizneset përmirësuan pagat për 63 për qind të lajmërimeve që morën, bënë me dije Tatimet.

Grupi prej 37% që nuk u përmirësua do të intervistohet. Strategjia e përdorur në vitin 2020 do të përsëritet në një popullatë më të gjerë dhe do të përcaktohen udhëzuesit për standardet e pagave për profesionet kryesore.

Kjo qasje do të zgjerohet për të përfshirë mjaft lloje punësimi. Tatimet bëjnë thirrje se të gjithë punëdhënësit e punëmarrësit në të gjithë sektorët duhet të vlerësojnë e të përmirësojnë nivelin e deklaruar të pagës aty ku është e mundur./Monitor

The post Tatimet evidentojnë 5 linja të evazionit fiskal, në fokus edhe individët me pasuri të madhe që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.