Eva Dumani Archives - Albeu.com

Historia e rikthimit të Eva Dumanit në Shqipëri nga Siria, daja rrëfen prapaskenat e operacionit të shpëtimit
Pas 12 vitesh e rrëmbyer nga i ati dhe e mbetur e vetme në kampin famëkeq Al Hol në Siri, Eva Dumani është rikthyer në Shqipëri pranë nënës dhe vëllait të saj. Riatdhesimi i saj u bë i mundur falë përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve.

Eva u nxor fillimisht ilegalisht nga territori sirian drejt Turqisë me ndihmën e dajës së saj, Xhetan Ndërgjoni, ndërsa më pas u realizua kthimi i saj në Shqipëri përmes një operacioni të strukturuar sigurie.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH 1, daja i Evës dhe eksperti i sigurisë nga Kosova, Bedri Elezi, ndanë detaje nga operacioni i vështirë i riatdhesimit.

Elezi u shpreh se operacioni ishte i mbushur me sfida të jashtëzakonshme, duke theksuar se Eva kishte bashkëpunuar në çdo hap dhe kishte zbatuar të gjitha rekomandimet deri në momentin e arritjes në Turqi.

“Pas shumë mundimesh unë isha ndër ato njerëz me fat që të jem në krye të operacionit për riatdhesimin e Evës e cila mund të themi se tani konsiderohet  e qetë dhe e sigurtë. Një femër që do flasë vet historia bazuar në dy çështje, e para se ishte një femër që asnjëherë nuk u sfidua nga përpjekja e saj për të marrë në konsideratë angazhimet e dajës së saj për riatdhesimin e saj dhe e dyta se si ajo bashkëpunoi me ne dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve që i kemi dhënë deri në momentin e arritjes në Turqi”, u shpreh eksperti.

Ndërkohë, daja i saj, Xhetan Ndërgjoni, tregoi emocionet e ribashkimit pas më shumë se një dekade përpjekjesh të pandërprera. Ai rrëfeu se nuk kishte kaluar asnjë ditë pa menduar dhe pa lotuar për mbesën e tij.

“Ndjehem shimë mirë dhe jam i emocionuar. Një falënderim të veçantë për Bderiun i cili nuk mu nda asnjë moment për 12 vite përpjekje për ta kthyer Evën. Ka qenë Bedriu negociatori i të gjitha gjërave derisa arritëm qëllimin deri sa Eva erdhi. Shpresa më e madhe ka qenë kur Evës ju mbush mendja për tu kthyer sepse unë shpresat nuk i kam ndarë  asnjëherë.  Kishte më shumë se 2 vjet që ma kërkonte dhe më thoshte: ”kur do më nxirrni nga ky ferr? Më merr. Dua siguri”. Dhe ka qenë një dilemë e madhe sa vendosa për të shkuar vet atje por ishte e pamundur e shkuara në Siri. Me ndihmën e disa miqve arritëm që ta fusnim Evën brenda Turqisë.   12 vite nuk ka pas ditë që nuk kam lotuar për Evën. Nuk kam reshtur së kërkuara në të gjitha format . Më thoshte gjithmonë: ”vetëm ty dajë dhe numrin tënd nuk e harroj asnjëherë”. Në momentin e parë u shtanga unë dhe u shtang dhe Eva, ajo ishte mbi qafën time, më shtrëngonte me duar dhe thoshte: daja, daja. Amanetin e kisha vet i pari që ta kthej një ditë të motra dhe me ndihmën e shumë njerëzve u përmbush dhe s’jam lodhur kurrë”, u shpreh Ndergjoni.

Sipas ekspertit Elezi, largimi i Evës nga kampi u realizua në kushte tepër të rrezikshme. Ajo dhe disa shoqe të saj ecën për rreth katër orë në shkretëtirë, duke kërkuar ndihmë në një fshat pranë kufirit me Turqinë. Më pas, me ndihmën e komunitetit shqiptar në zonë dhe koordinimin e autoriteteve, u bë e mundur kalimi i saj në territorin turk dhe më tej kthimi në Shqipëri.

“E kemi të dy njëherësh me Gjetanin dhe mund të them që Gjetani u hodh drejtë Evës dhe ishte një përqafim që nuk do të përfundonte kurrë, një moment gëzimi, lot dhe të gjitha bashkë. Problemi më i vështirë ishte vet Eva sepse ajo donte siguri absolute sepse jetën dhe vdekjen e saj e ndatë një fije floku, ishte një rrezik shumë i madh. Ka qenë një bashkëpunëtore e jashtëzakonshme sepse ajo ishte në një zonë që e kishte shumë të vështirë për të lëvizur dhe për të shkuar deri tek makina nga ku do të lëvizte në drejtim të kufirit dhe më pas për të kaluar kufirin, ishin sfida të jashtëzakonshme . Kampi ishte jashtë kontrollit dhe shumë gra dhe fëmijë ishin larguar, Eva bashkë me disa shoqe të saj ishin nisur në shkretëtirë dhe diku 4 orë dhe kishin arritur të ndalonin në një fshat dhe atje kanë kërkuar ndihmën e banorëve dhe më pas kanë ardhur në një qytet i cili është afër kufirit me Turqinë ku ka komunitet shqiptar që jetojnë atje derisa ne të realizojmë me sukses sjelljen e saj deri në territorin e Turqisë”, tha Elezi.

The post Historia e rikthimit të Eva Dumanit në Shqipëri nga Siria, daja rrëfen prapaskenat e operacionit të shpëtimit appeared first on Albeu.com.

“Disa nuk duan të kthehen”, konsulli në Liban për riatdhesimin e shqiptarëve: Eva Dumani ka bllokuar përpjekjet tona
Disa prej shqiptarëve që janë të vendosur në kampet e ferrit në Siri nuk duan të riatdhesohen drejt Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuar Marc Ghorayeb, konsulli i Shqipërisë në Liban në një intervistë për Top Channel.

Ai thotë se mes atyre që nuk duan të kthehen, është dhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit i cili u riatdhesua disa muaj më parë sëbashku me disa fëmijë dhe gra shqiptare.

Konsulli u shpreh se më vonë do të publikojë dhe komunikimet që ka pasur me vajzën e mitur në kampe, teksa njoftoi për një operacion të katërt riatdhesimi.

“Unë dua tu them familjeve të atyre që nuk janë nxjerrë ende nga kampet e Sirisë se unë jam këtu për ti ndihmuar. E  vlerësoj gadishmërinë e tyre për të pranuar të afërmit që zgjodhën të luftojnë e jetojnë në shtetin e ISIS. Shumica e atyre që kemi takuar në kamp ishin të kënaqur me situatën ku janë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri. E them ndershmërisht. Nuk duan të kthehen. Një nga ata është edhe Eva Dumani. Dua ti them dajës së saj, se më vjen keq pasi ju premtova ta sjell siç bëra me Endrin që ishte e vështirë.  Por shumë shpejt do të tregoj komunikimet që ne kemi pasur me Evën e cila ka bllokuar gjithmonë përpjekjet tona duke ma thënë se është mirë atje ku është dhe nuk do të kthehet. Më vjen keq ta them por ne po shpëtojmë shumë gra dhe fëmijë që duan të kthehen.  Ne do të kemi një operacion të katërt dhe do të përpiqemi përsëri ta marrim edhe Evën. Unë shpresoj shumë”, deklaroi Marc Ghorayeb.

Konsulli shqiptar ka folur për operacionet e riatdhesimit teksa ka theksuar se ky që do të pasojë ditën e nesërme do të jetë një prej më të vështirët. Sipas tij, vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht për transportin si pasojë e konfliktit të brendshëm.

“Askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë. Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni ynë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë.

Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian. Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë”, tha Ghorayeb.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e nesërme (1 gusht), do të bëhet riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi Al-Hol në Siri. Ai ndodhet në Bejrut sëbashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për të pritur shqiptarët e riatdhesuar.

The post “Disa nuk duan të kthehen”, konsulli në Liban për riatdhesimin e shqiptarëve: Eva Dumani ka bllokuar përpjekjet tona appeared first on Albeu.com.