eurot Archives - Albeu.com

“Harabeli” i SPAK-ut/ Berisha: Jo vetëm thasë me euro i gjetën Ajola Xoxës, por edhe dhoma…
Gjatë një interviste eksluzive në “Kafe Shqeto”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Olsi Rama, ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia ishte Xhixha.

Sali Berisha: “Prania e Alban Dabullës, kujt i shkonte mendja se çfarë donte Alban Dabulla aty.

Ai është njeriu i ultimatumit i cili i tha Ramës, e preke dalin të gjitha dokumentet e ‘Xibrakës’, sepse i vëllai i Dabullës, ka një vëlla besnik që ka pasur një mandat arresti i ka shkuar policia atje dhe i ka thënë: “Mendohu mirë, ti arreston këtë, por unë të gjithë dokumentat për Olsin i kam dhe do i nxjerr”.

“Kam fotografitë, kam video i kam të gjitha.

Olsi ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia, ishte Xhixha.

Pra i kam të gjitha këto dhe siç e pe përfundoj se shkuam të mernim telefonin e zonjës, as për kontroll jo.

Shkuan në Harabel dhe aty përsëri Dabulla i shoqëroi në Harabel! Pra kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliaj, por sipas një bisede në ‘guzhinë’ Velisa është e treguar e sigurt që për 3 orë e merr me vete Ramën.

As para zgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, nuk e gjen asgjë Ramën sepse e fundos me dosjen e ‘Xibrakës’, plus që nxjerr se ku janë paratë e djegësit”.

“Harabeli” i SPAK-ut

Kryedemokrati Sali Berisha, ka ngritur alarmin për zhdukjen totale të Shqipërisë, në rast se vijohet me këtë mënyrë qeverisjeje. Berisha tha gjithashtu, se pas 30 vitesh, vendi ynë rrezikon zhdukjen, për shkak se narkoeuro ka ndryshuar balancat në ekonominë familjare dhe ato shqiptare.

Sipas Berishës, Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë, ndërsa zgjidhjen e sheh te ndërhyrja emergjente e pagave, pasi në të kundërt jetesa në vend do të bëhet e papërballueshme për shumë familje.

Për kryedemokratin Berisha, qeveria “Rama”, qëllimin e saj të vetëm ka vjedhjen, teksa iu referuar hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pasuritë marramëndëse të familjarëve të tij.

Sipas Berishës, agjentët e BKH-së jo vetëm që gjetën thaës me euro në biznesine bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por edhe dhoma masazhi tajlandez.

Sali Berisha: “Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë. Janë një kompleks faktorësh që e përkëqesojnë shumë. Njëra është vjedhja e papërmbajtur e fondeve. KLSH ka nxjerrë 1 mld euro në vit. Një problem po kaq i madh janë bërë çmimet e droga, e cila solli narko-euron. Dënoi qindra e mijëra familje shqiptare që marrin remitancat me euro ose dollarë nga jashtë dhe ato janë zhvlerësuar me 30-40 %.

Problem tjetër janë çmimet. Narko euro i ka rritur çmimet në mënyrë të pabesueshme. Shumë e dhimbshme që çmimet bazë kushtojnë shumë më tepër se në Gjermani e Itali. Khjo situatë njuk shkon më kështu nëse nuk i vihet fre, Shqipëria pas 30 vitesh mund të mos ekzistojë më, në kurpimin real të saj. Janë larguar 40% e shqiptarëve nga 2014, ndaj ndërhyrja duhet të jetë emergjente te rrogat, pensionet e shërbimet. Nëse qeveria s’ndërhyn me emegjencë dhe të nisë procesin e shpejtë të ritjes së rrogave e pensioneve për të dalë në krye të pagave të vendeve të rajonit, është e pamundur të përballohet jeta në Shqipëri.

Rumunët deri më sot kanë rritur pesëfishuar rrogat nga 2013, kurse ky mbajti rrogat të ngrira, Ka lënë të paindenksuar minimumi 20% të vlerës së pensioneve, po sërish mbetëm të fundit për rrogat. Nga Shkodra punojnë në Ulqin, është e pakonceptueshme, ndërsa Shqipëria ëhstë më e pasur. Është vullnet.

Këta kanë vullnet për të vjedhur. Ka zbulime për Harabelin. I vëllai i Veliajt, sa u bë Erion Veliaj kryebashkiak, i vëllai e bleu 100 dollarë kompaninë, tani është 32 mln euro. Përveçse gjejnë thasë me euro, gjejnë aty dhomë masazhi tajlandez, është e vërtetë. Ç’e ke këtë dhomë masazhi, e pyeti oficeri i BKH, kam nisur masazh për të hequr stresin….e kupton ku shkojnë paratë”?!

The post “Harabeli” i SPAK-ut/ Berisha: Jo vetëm thasë me euro i gjetën Ajola Xoxës, por edhe dhoma… appeared first on Albeu.com.

SKANDALI/ Pezulimi i fondeve të BE për Shqipërinë, eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët
Pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Europian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën epraktikave korruptive në ndarjen e parave.

Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027. Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme.

Por ama një gjë është e ditur AZHPR është përfolur një vit më parë për skandalin e dhënies së parave për ndërtim sere, për bosët e inceneratorit të Tiranës. Dy Klodianët kanë marrë së paku 310 milionë euro dhe kanë ngritur  në truallin e inceneratorit të Tiranës një serë për prodhime buqësore, e cila është financuar me fondet që BE ka dhënë për bujqit shqiptarë. E gjitha ka ndodhur kur drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ishte ministrja e tanishme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila për punën e mirë që bëri në agjensi u ngrit në detyrë.

Po çfarë ka ndodhur? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Menjëherë ky person, që në dokumentat e bëra publike një vit më parë nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që E.B. është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Natyrisht është vështirë të besohet se gjithçka ka qenë frut i një procedure të pafajshme. Projekti grabitës i inceneratorëve ka dëshmuar se ka qenë në gjendje të ndryshojë strategjinë kombëtare për pastrimin e mbetjeve, ka dëshmuar se ka fuqinë të nxjerrë dhjetë akte qeveritare brenda një dite, ka dëshmuar se ka forcën për t’u paguar nga qeveria edhe kur nuk ka vënë akoma asnjë tullë, kështu që është naive të mendosh se edhe në rastin e serës, AZHBR e drejtuar nga ministrja e sotme Krifca ka kryer një procedurë normale për serat e bujkut E.B.

Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes. Dhe për ta vërtetuar këtë nuk mjafton vetëm kjo hipotezë, por edhe sjellja e çuditshme e pasardhëses së Krifcës në AZHBR. E pyetur në një emision televiziv në ABC, nëse ka përfituar inceneratori gjatë kohës së Krifcës nga fondet e agjensisë së saj, ajo është përgjigjur me një “Jo” të zbehtë të shqiptuar pa pikë besimi (video poshtë në fund të shkrimit).

Mendohet se falë praktikave të tilla Komisioni Evropian është detyruar të marrë vendiminekstrem. Ai ka bllokuar fondet e IPARD III, që ishin programuar për Shqipërinë. Sipas marrëveshjes do të jepeshin 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.  /Lapsi.al

The post SKANDALI/ Pezulimi i fondeve të BE për Shqipërinë, eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët appeared first on Albeu.com.

“Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro, paratë e tjera nuk janë të miat”, Alda Klosi mohon eurot e gjetura te aspiratori
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, ka folur për oficerët e policisë gjyqësore në ambientet e burgut 325 në Ali Demi pas arrestimit.

Ish-zyrtarja e lartë e Kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.

Ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.

Por, ndërkohë është pastruesja e cila rrëfen se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ja la ti ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte përplasje.

Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.

Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie. /BW/

The post “Rozeta Dobi më vodhi 120 mijë euro, paratë e tjera nuk janë të miat”, Alda Klosi mohon eurot e gjetura te aspiratori appeared first on Albeu.com.