europiane Archives - Albeu.com

Akuzat e SPAK ndaj Berishës “jehonë” në mediat europiane dhe SHBA, çfarë shkruajnë
Lajmi për akuzat ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Europës.

Urdhër-arresti i GJKKO pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhe masën detyrim përaqitjeje për Sali Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për tjetërsimin e pronës në ish-Kompleksin Partizani, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan këtë të diel se “prokurorët shqiptarë kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij për akuza korrupsioni për një marrëveshje toke që përfshinte terrenet e një klubi sportiv”.

Reuters shkruan: “Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.

Në shkrim nënvizohet gjithashtu se dhëndri i Berishës u arrestua vonë të shtunën ndërsa vetë Berisha është deputet dhe ka imunitet nga ndjekja penale.

“Ai është urdhëruar të mos largohet nga vendi dhe të paraqitet në polici. Procedimi penal filloi në vitin 2020 kur ministri aktual i Brendshëm Taulant Balla akuzoi Berishën si të përfshirë në privatizimin e terreneve dhe objekteve të tjera sportive që i përkisnin FC Partizani në kryeqytetin Tiranë, të cilat më pas u zëvendësuan me ndërtesa shumëkatëshe. Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se ka orkestruar të gjithë çështjen” – shkruan ndër të tjera Reuters.

Ndërkohë në lajmin e Reuters thekohet se në vitin 2021 SHBA-të e shpallën Sali berishën dhe familjen e tij non-grata, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikanët aleatë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Sipas Reuters, “Berisha tani është lider i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, por është përfshirë në beteja ligjore për udhëheqjen e saj me një fraksion tjetër”.

Lajmin e ka publikuar edhe agjencia Associated Press. Ajo bën një përmbledhje të akuzave të SPAK dhe reagimit të Berishës që akuzoi Ramën se qëndron pas kësaj çështjeje. “Rama nuk i është përgjigjur menjëherë pretendimeve të Berishës” – shkruan “Associated Press”.

“Në maj të vitit 2021, qeveria amerikane ndaloi Berishën dhe familjen e tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013, politikani ishte përfshirë në akte korruptive dhe kishte përdorur “pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. “Që atëherë, Partia Demokratike kryesore e opozitës së Berishës është në trazira me fraksione të ndryshme që luftojnë për udhëheqjen e partisë dhe regjistrimin ligjor.  Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Berisha ishte zyrtari i katërt i lartë shqiptar që iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion” – shkruan AP.

Ndërkohë lajmi është pasqyruar edhe në mediat amerikane.

Abcnews.go.com shkruan se: Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha akuzohet nga prokurorët për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një marrëveshje toke që përfshin një pronë në Tiranë.

The post Akuzat e SPAK ndaj Berishës “jehonë” në mediat europiane dhe SHBA, çfarë shkruajnë appeared first on Albeu.com.

Egnatia e nis me këmbën e djathtë aventurën europiane, barazon 1-1 në ndeshjen e parë në Ararat
Egnatia e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë aventurën në Europiane në Conference League.

Rrogozhinasit arritën të barazonin 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Ararat Armenias në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ishte Duamena ai i cili i dha barazimin skuadrës shqiptare në minutën e 97-të të takimit.

Përsa i përket ndeshjes, skuadra e Edlir Tetovës ishte më kërkuese gjatë 45 minutave të para, teksa arriti të krijonte tre rezultate të pastra për gol, por lojtarët rrogozhinas u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar.

Në momentin më të mirë të Egnatias, ishin armenët që kaluan në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao.

Rrogozhinasit provuan sërish dhe gjatë pjesës së dytë, por portieri Ermakov u tregua i saktë për të mbajtur portën e paprekur, deri në minutën e 97’, ku pas një ngatërrese në zonë ishte Duamena që ndëshkoi armenët.

Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë.

The post Egnatia e nis me këmbën e djathtë aventurën europiane, barazon 1-1 në ndeshjen e parë në Ararat appeared first on Albeu.com.

Sa përqind e europianëve kanë gjenin “magjik”? Mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shëndoshen
Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni gjenetik, mund ta konsiderojnë veten me fat. Sipas gazetaës gjermane ” Bild “, ky mutacion ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të bëjnë pak stërvitje dhe të hanë shumë por të mos shtojnë peshë. Studiuesit nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me seli në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar gjenesh kanë më pak yndyrë në trupin e tyre.

Kjo sepse ky gjen është i përfshirë në “ushqyerjen” e qelizave. Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij, raporton abcnews.al.

Në kërkim të mutacioneve gjenetike që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën të dhënat gjenetike – peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit – në një kampion prej 790 vullnetarësh.

Ekipet e shkencëtarëve analizuan korrelacionet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme gjenesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit.

Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.

“Ne zbuluam se kafshët eksperimentale me këtë mutacion gjenetik kanë nga 10 deri në 15% më pak yndyrë”, shpjegon Alegio Efeyan, një nga autorët e studimit.

Megjithatë, siç shpjegon ai, studimi i publikuar në revistën mjekësore “Genome Biology”, mund të luajë një rol vendimtar në mënyrën se si funksionojnë mutacionet që lidhen me obezitetin dhe për rrjedhojë, se si mund ta luftojmë.

The post Sa përqind e europianëve kanë gjenin “magjik”? Mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shëndoshen appeared first on Albeu.com.

Parking “pak në rrugë, pak në trotuar”! Komuna e Tetovës: Si evropianët
“Pak në rrugë e pak në trotuar. Kështu do të duket parkimi i ri zonal në rrugën 120 në Tetovë i cili do të duhet të fillojë me punë nga 1 tetori dhe do kushtojë 30 denarë për një orë parkim”, raporton gazetari Senat Zylbehari.

Ky parkim do të jetë në zonën B, ndërsa nga komuna e Tetovës thonë se ka projekt për të njëjtin, madje është bërë në bazë të standardeve europiane.

“Parkingu zonal në rrugën 120a ka të paraparë 30 vend parkingje dhe për të njëjtin Sektori për Veprimtari Komunale, ka realizuar projekt komunikacioni konform të gjitha standardeve, ku përfshihen edhe lejet e autorizuara nga organet kompetente”, thonë nga komuna e Tetovës.

Pyetëm edhe Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, i cili  duhet ta japë lejen për parkimin. Nga atje thonë se në SPB ka dhënë pëlqim, por shtojnë se do miratohet vetëm pasi komisioni të shohë nëse është bazë të kritereve ligjore.

“Në qershor të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, pas kërkesës së Komunës së Tetovës, pas së cilës është dorëzuar dokumentacioni i nevojshëm, ka dhënë pëlqimin për projektimin e zonës së parkimit në vende të caktuara në rrugën “120” në Tetovë. Por nëse konstatohet se hapësirat e parkimit të formësuar nuk janë në përputhje me rregulloret dhe kriteret ligjore të parashikuara dhe projektin bazë të qarkullimit, do të përgatitet parashtresë përkatëse kundër realizuesit dhe kontraktonit”, thonë nga SPB Tetovë.

Po çfarë mendojnë tetovarët? I pyetëm disa që kalonin pranë këtij vend parkimi të ri, se a duhet që kjo zonë të jetë me pagesë dhe mënyrën se si është realizuar.

“-Kjo nuk është askund!

-Komuna thotë se është bërë në bazë të standardeve evropiane?

-Nuk jemi na në Evropë ne kurrkund nuk jemi.”

“Në bazë të mendimit tim nuk është në rregull, pasi që nuk ka vend për parkim këtu.”

“Nuk është normale në këtë shtet, por kushdo bën çfarë të dojë, por ­çka të bëjmë kush si mendon, ashtu vepron! Për mua nuk është në rregull kjo por s’kemi çka të bëjmë.”

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami në fillim të vitit premtoi se për çdo veturë në Tetovë do të realizojë nga një vend parkim, por me marrjen e mandatit edhe pse pati premtuar parkim pa pagesës, të njëjtin e shtrenjtoi për 10 denarë! Afati për ndërtimin e vend parkimeve është deri në fund të vitit, duke përfshirë edhe ato me kate, por deri më tani nuk është realizuar asnjë vend parkim me kate.

The post Parking “pak në rrugë, pak në trotuar”! Komuna e Tetovës: Si evropianët appeared first on Albeu.com.

LUFTA/ Ja kush janë shtetet që kanë furnizuar Ukrainën me artileri të rëndë
Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda. Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato.

Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus.

Prandaj qeveria ukrainase kërkon me kaq këmbëngulje pajisjen me armë të rënda të forcave të saj ushtarake.

Këtu bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës.

Ndërkohë gati të gjitha shtetet e NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s.

Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime.

Një sërë vendesh të NATO-s kanë bërë të ditura, se do të dërgojnë armë të rënda. Për shkak të sekretit ushtarak shumë detaje nuk bëhen publike. Por disa informacione kanë rrjedhur.

Çekia

Qeveria e Pragës ishte ndër të parat që premtoi furnizime me armë për Ukrainën. Që në janar me marshimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, Çekia ofroi municion luftarak dhe granata tankesh që përshtateshin me sistemet sovjetike të armëve që shumë ish-vende të Traktatit të Varshavës i kanë ende në arsenalet e tyre.

Me gjasë, Çekia është vendi i parë që i ka dhënë Ukrainës tanke po nga rezervat sovjetike. Dhe jo vetëm tipin mbrojtës BMP, por edhe tanke luftarake të tipit T-72. Të dyja këto ushtria ukrainase i ka pasur në përdorim.

Polonia

Edhe Polonia ka kontribuar para luftës për modernizimin e ushtrisë ukrainase dhe ka ofruar sisteme armësh ruse të zhvilluara më tej së bashku me municione. Propozimi i Polonisë në fillim të marsit që të dërgohen avionë ushtarakë të tipit MiG29 u frenua nga partnerët e tjerë të NATO-s. Në fillim të prillit Varshava solli një propozim tjetër, stacionimin e armëve atomike në vend. Tani ky vend ka premtuar edhe armë të rënda, por nuk jep detaje për këtë.

Sllovenia

Edhe ky vend është i gatshëm të japë tanke nga rezervat sovjetike. Si kompensim Gjermania ka ofruar tanke mbrojtës dhe përgjimi të tipit Marder dhe Luchs. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, Sllovenia kërkon modele moderne pasuese, Puma dhe Boxer si edhe zëvendësimin e tankeve luftarake me tankun gjerman Leopard 2.

Turqia

Turqia i ka shitur Ukrainës në vitet e kaluara të paktën 20 avionë luftarakë dhe përgjues të tipit Bayraktar TB2. Këto furnizime nuk janë të lidhura me sulmin rus, sepse janë ofruar më parë, por realisht ato janë armët e vetme sulmuese të ofruar nga vende të NATO-s, të cilat Ukraina i ka vënë në përdorim.

Gjermania

Qeveria gjermane nuk do të dërgojë armë të rënda në Ukrainë. Në vend të kësaj ajo i ofron Kievit tanke mbrojtës, granata, drone, pajisje mbrojtëse dhe municion nga rezervat e industrisë. Në ofertë si arma më e rëndë janë 12 granatahedhëse të kalibrit 120 mm deri në një distancë 7.5 km.

Shtete të tjera të NATO-s

Ndërkohë që Italia dhe Franca gati nuk bëjnë aspak publike furnizime me armë për Ukrainën, vende të tjera të NATO-s ka bërë të ditura zyrtarisht dërgimin e armëve të rënda, mes tyre Belgjika, Norvegjia, Kanadaja. Më konkretisht është shprehur kryeministri, Boris Johnson, që përmendi dërgimin e raketave që mund të sulmojnë në det, dhe kryeministri holandez, Mark Rutte që bëri fjalë për dërgimin e tankeve.

SHBA

Deri më tani SHBA ka dhënë kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase. Rreth 2,5 miliardë dollarë ka miratuar Uashingtoni që nga fillimi i luftës. Kështu ushtria ukrainase me raketat antitank, Javelin ka shkatërruar një sërë tankesh rusë. Javën e kaluar Uashingtoni bëri të ditur dërgimin sa më shpejt të 18 pajisjeve të artilerisë së rëndë me 40.000 pjesë municioni, 300 automjete të blinduara, 11 helikopterë transportues MI-17 si edhe armë të tjera. Një pjesë e furnizimeve ushtarake ka mbërritur ndërkohë. Presidentin Biden ka premtuar ndihma të tjera.

Bashkimi Europian

BE ka miratuar që nga fillimi i luftës 1,5 miliard euro të ashtuquajturat opcionet e paqes, nga të cilat shtetet anëtare mund të blejnë për Ukrainën “pajisje mbrojtëse, paketa të ndihmës së parë, karburante, si dhe pajisje ushtarake dhe platforma me të cilat për qëllime mbrojtëse mund të përdoret dhunë vdekjeprurëse”. Por me këto fonde nuk lejohet të financohen armë të rënda, siç duan tani shumë vende të NATO-s.

Deri tani jo furnizime me avionë luftarakë

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri të ditur këtë javë, se Ukraina ka marrë edhe avionë luftarakë të tipit MiG- 29 nga ish-vende të paktit të Varshavës. Këtë pohim Kirby e ka tërhequr ndërkohë. Kanë qenë vetëm pjesë këmbimi, me të cilat avionët mund të rivihen në punë. Në të njëjtën kohë vazhdon debati, nëse armë të tilla MiG-29 do duhet të furnizohen nga Polonia, Bullgaria apo Rumania. Pilotët ukrainas e njohin këtë tip avioni dhe mund ta përdorin atë, ndryshe nga avionët perëndimorë, ku kanë nevojë për trajnim të veçantë. /dw/

The post LUFTA/ Ja kush janë shtetet që kanë furnizuar Ukrainën me artileri të rëndë appeared first on Albeu.com.

COVID-19 godet ligat më të forta evropiane
Në kampionatin anglez janë zbuluar mbi 100 raste, përfshi këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, e në ligën spanjolle dhjetëra lojtarë dolën pozitivë.

Pandemia COVID-19 është rikthyer në futbollin evropian.

Qindra raste, përfshirë këtu futbollistë dhe anëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitivë në ligat më të forta të kontinentit.

Në Premierligë është shënuar një numër rekord rastesh.

Në fakt, mediat britanike njoftojnë se 103 anëtarë, futbollistë e pjesëtarë të stafit dolën pozitivë në javën e fundit.

Kjo është shifra më e lartë javore e regjistruar që prej se nisi testimi në muajin maj të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, 15.186 lojtarë dhe anëtarë të stafit u testuan për Covid-19 në Premierligë nga 20 deri më 26 dhjetor.

Mbi 20 ndeshje të Premierligës janë anuluar në dy javët e fundit shkaku i rrezikut të përhapjes së variantit të ri, Omicron.

Javën e kaluar, 90 futbollistë dhe anëtarë të stafit në Premierligë dolën pozitivë në testet për Covid-19.

Ndërkohë, varianti i ri ka nisur ta përfshijë edhe futbollin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

7 raste janë evidentuar vetëm tek Espanyoli, pesë tek lojtarët dhe dy tek stafi teknik.

Kurse, në Barcelonë pozitivë rezultuan Clement Lenglet dhe Dani Alves.

Kohë pas kohe, raste të prekura me COVID-19 po shfaqen edhe në Serie A italiane.

The post COVID-19 godet ligat më të forta evropiane appeared first on Albeu.com.

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore
Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021).

Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende evropiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta.

Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së.

“Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike në Evropë gjatë dekadave të fundit nuk ka sjellur përfitime në mënyrë të drejtë”, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

Sipas studimit, 28 për qind e banorëve që jetojnë në bllokun me rreth 450 milionë njerëz nuk posedojnë mjete financiare për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

Organizata tha se shumë persona nga kjo kategori e njerëzve janë të papunë ose në pension, por gjithashtu shifra përfshin miliona punëtorë me paga të ulëta.

“Pagat minimale paraqesin rrezik të varfërisë në të paktën 16 shtete anëtare të BE -së”, tha sindikata, duke shtuar se përgjatë një dekade hendeku mes atyre që kanë para për pushim dhe atyre që nuk kanë u rrit në 16 vende të BE-së.

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se është duke punuar me ligjvënësit evropianë për të vendosur një “prag në ligjin e BE-së” që do të stabilizonte pragun e pagës minimale.

Kjo masë ligjore do të ndihmonte në rritjen e pagës për mbi 24 milionë njerëz./REL

The post Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore appeared first on Albeu.com.

KE: 90 milion europianë plotësisht të vaksinuar
Numri i europianëve të cilët kanë marr ët dyja dozat e vaksinave ka arritur në 90 milion , sipas zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinand

Në një postim në Twitter ajo shkruan: “Përparim i qëndrueshëm! Deri më tani, 90 milion të rritur në BE janë vaksinuar plotësisht, ose rreth një e katërta e popullsisë së rritur të BE”.

Latest updates on vaccine deliveries and vaccination across the EU.

Steady progress!

By now, 90 million adults in the EU are fully vaccinated – or roughly a quarter of the EU’s adult population. pic.twitter.com/1FpbkwB8Q3

— Dana Spinant (@DanaSpinant) June 7, 2021

Sipas grafikut të postuar nga Spinand, deri më 7 qershor, 328.6 milion doza të vaksinave ishin dorëzuar në BE dhe një total prej 270 milion vaksinash ishin dhënë.

9 vende evropiane deri më tani kanë dhënë “dritën jeshile” për  vaksinimin  kundër sëmundjes Covid tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas Reuters, këto janë  Franca, Gjermania, Polonia,  Lituania,  Italia,  Austria, Hungaria,  Zvicra  dhe  San Marino./albeu.com

The post KE: 90 milion europianë plotësisht të vaksinuar appeared first on Albeu.com.