Europa Qendrore Archives - Albeu.com

Afro 50 milionë euro investim, Kosova drejt forcimit të lidhjeve hekurudhore me rajonin
Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Kosovën në jug me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Greqinë dhe në veri me Evropën Qendrore. Rehabilitimi i kësaj hekurudhe përmes këtij projekti do të rris lidhjen rajonale dhe do të lehtësojë importin dhe eksportin me gjithë rajonin.

Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit, e cila me rehabilitimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, do të arrijë të ngritët në cilësi dhe siguri, duke i përmbushur të gjitha kërkesat teknike që kërkohet në rrjetin hekurudhor pan-evropian.

Kështu u tha në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe përfshin 34.4 kilometra me një kosto prej 48 milionë eurosh.

Në këtë ceremoni po ashtu u bë me dije se 50% e kësaj shume është grant i Bashkimit Evropian, ndërsa 50% të tjera është kredi nga dy institucione të ndryshme bankare.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi rehabilitimini kësaj hekurudhe si paraprije të zhvillimit ekonomik.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit… Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”.

Kurse, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i kënaqur që në fund të këtij viti po nis një pune kaq të rëndësishme për Kosovën.

“Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Kosovën në jug me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Greqinë dhe në veri me Evropën Qendrore. Rehabilitimi i kësaj hekurudhe përmes këtij projekti do të rris lidhjen rajonale dhe do të lehtësojë importin dhe eksportin dhe qarkullimin e udhëtarëve në të gjithë rajonin. Ndërtimi dhe infrastruktura ndërlidhëse krijon lidhje dhe mundësi për bizneset dhe njerëzit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian e ka vënë ndërlidhjen në agjendën tonë, që synon përmirësimin e lidhjeve midis Ballkanit Perëndimor, por edhe me lidhjet rajonale me BE-në, dhe hekurudhat janë në qendër të agjendës së lidhjes si mjete të qëndrueshme transporti”, tha ai duke përmendur gjithashtu strategjinë e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të zgjuar të BE-së dhe marrëveshjen e gjelbër evropiane, dy dokumentetkëto strategjike që vënë më tej në fokus zhvillimet e sistemeve të transportit hekurudhor në Bashkimin Evropian.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se këto projekte do të pasohen me ato të sinjalisitkës dhe telekomunikacionit dhe me pas edhe me elektrifikimin.

Ai tha se përpos përfitime në mjedis të transportit hekurudhor, Kosova do të përfitojë edhe në aspektin ekonomik ku u shpreh se lidhet me Korridorin 10.

“Kjo linjë është e rëndësishme sepse siguron kyçje në Korridorin 10, dhe Kosovës ia dhuron mundësitë e kyçjes në porte që janë Porti i Selanikut dhe i Pireut përmes Korridorit 10. Pastaj përmes Kosovës hapen mundësitë drejt Bashkimit Evropian dhe që natyrisht do të duhet të pasohen edhe me rehabilitimin e të gjitha hekurudhave në vendin tonë e që është politikë parësore e vendit tonë sot në fushën e transportit… Tani jemi në fazën drejt fillimit të studimit të fizibilitetit të kyçjes së linjës hekurudhore mes Prishtinës dhe Portit të Durrësit e që i bie që kjo linjë, Korridori 9, bashkë me Korridorin 8, të kyçen me korridorin Jon-Adriatik e që do të jetë linja hekurudhore që rehabilitohet nga Durrësi në drejtim të Hanit të Hotit, pra me Malin e Zi, e pastaj kjo linjë hekurudhore të lidhet me Korridorin 10 përmes Prishtinës”.

Ushtruesi i detyrës së Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, Uran Mulaj tha se infrastruktura e hekurudhave të Kosovës si aset shtetëror, është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit.

“Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës si aset shtetëror, është ndër shtyllat më të fuqishme ekonomike e vendit, e cila me këtë projekt do të arrijë të ngritet në cilësi dhe siguri duke i përmbushur të gjitha kërkesat teknike që kërkohet në rrjetin hekurudhor pan-evropian. Duke e bërë atë infrastrukturë moderne e cila do të mundësoj kushte cilësore dhe të sigurta operatorëve të transportit hekurudhës për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, si transport më i lirë, i siguritë dhe ekologjik. Me këtë projekt synojmë që përveç rehabilitimit të trasesë edhe të aseteve tjera përcjellëse si platforma për udhëtarë, platformën e re për mallra në Mitrovicë urat lëshesa, kryqëzimet në nivel të cilat do të arrihet siguri më e qëndrueshme në kryqëzimet hekurudhë-rrugë. Po ashtu, do të rehabilitojmë edhe stacionet dhe vendqëndrimet për udhëtar ku edhe ky stacion ku jemi me këtë projekt do të merr pamje të re. Në këtë ditë të rëndësishme për INFRAKOS-in po fillojmë fazën e dytë të linjës së 10 hekurudhore Fushë-Kosovë-Mitrovicë, e cila do të pasohet menjëherë vitin e ardhshëm edhe me fillimin e projektit të sinjalizimit për këto dy faza gjë që do t’ia shtoj vlerën rehabilitimit të kësaj infrastrukture e kështu me mbështetjen e qeverisë dhe partnerëve të saj do të vazhdojmë me projektin për fazën e tretë deri në përfundimin e rehabilitimit të komplet linjës së 10 hekurudhore Han Elezit kufi me Maqedoninë e Veriut deri në Leshak kufiri me Serbinë”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli tha se zhvillimi i infrastrukturës së hekurudhave është shtysë e re e zhvillimit ekonomik dhe se Qeveria do të vazhdojë ta mbështes INFRAKOS-in, por në të njëjtën kohë kërkoi transparencë gjatë realizimit të projekteve.

Projekti i Linjës 10 përfshin rehabilitimin e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Lishak. Në vitin 2019 ka nisur loti i parë që është rehabilitimi i segmentit nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, ndërsa tani ka filluar pjesa e dytë nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, ndërsa loti i tretë konsiston në rehabilitimin e hekurudhës nga Mitrovica deri në Lishak.

Rehabilitimi dhe përmirësimi i 34 kilometrave të hekurudhës Fushë-Kosovës-Mitrovicës ka filluar të hënën në një ceremoni solemne.

Punimet do të kryhet për 15 muajt e ardhshëm në vlerë prej është 48 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 41 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës Evropiane të Investimeve.

Rehabilitimi përfshin zëvendësimin e kthesave të vjetër, shinave dhe pragjeve të trenit, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.

Linja hekurudhore 10 që shkon nga Maqedonia e Veriut, mbi Kosovë dhe në Serbi është 256 kilometra e gjatë; ku 148 kilometra janë në Kosovë.

Me investimin e ri prej 27 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i BE-së në përmirësimin e hekurudhave në Kosovë ka arritur vlerën prej 91 milionë, ndërsa BERZH-i dhe BEI po investojnë bashkërisht në të njëjtën shumë./monitor

The post Afro 50 milionë euro investim, Kosova drejt forcimit të lidhjeve hekurudhore me rajonin appeared first on Albeu.com.

Europa Qendrore po “lulëzon” falë luftës në Ukrainë
Nga Caroline de Gruyter, Foreign Policy

Në një takim të samitit të Bashkimit Europian në qershor në Bruksel, kryeministri slloven Robert Golob foli për rreth 15 minuta për problemet energjetike të Europës. Ky samit ishte i jashtëzakonshëm, pasi ishte samiti i tij i parë europian.

Akoma më mbresëlënës ishte fakti q% Golob foli edhe në emër të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut. Përpara se të fitonte zgjedhjet e Sllovenisë në prill me partinë e tij të re “Lëvizja e Lirisë” dhe të formonte një qeveri në maj, Golob, një inxhinier elektrik, themeloi një kompani të suksesshme tregtare të energjisë, GEN-I, dhe e drejtoi atë për shumë vite.

Ai është një nga ekspertët kryesorë të energjisë së gjelbër të Sllovenisë.

Që kryeministrat e Europës Perëndimore t’i kërkonin një kolegu të Europës Qendrore të fliste në emër të tyre nuk do të kishte ndodhur kurrë pesë vite më parë. Është vetëm një shembull i një tendence të jashtëzakonshme në politikën europiane: emancipimi i ngadaltë i Europës Qendrore në Bashkimin Europian.

Por vendet në atë rajon më në fund po bëhen anëtarë të plotë të klubit.

Vendeve të reja të BE-së mund t’u duhen vite për të arritur potencialin e tyre të plotë në Bruksel. Duhet kohë dhe punë e vështirë për të ndërtuar një rrjet të gjerë – jo vetëm në Bruksel, por në të gjitha kryeqytetet europiane për të pasur nëpunës civilë kompetentë që punojnë në institucionet europiane dhe për të zgjidhur çështje komplekse.

18 vite pas zgjerimit më të madh të BE-së, kur u bashkuan 10 vende kryesisht të Europës Qendrore, disa politikanë, diplomatë dhe nëpunës civilë nga ai rajon ende vuajnë nga një lloj kompleksi inferioriteti.

Në krahasim me holandezët ose francezët, të cilët ishin atje që nga fillimi i integrimit europian në 1952, këto vende konsiderohen ndonjëherë si të ardhura. Në librin e tyre të vitit 2020, “Drita që dështoi”: Pse Perëndimi po e humb luftën për demokraci  dhe artikuj në revista ndërkombëtare, shkencëtari politik bullgar Ivan Krastev dhe profesori i Shkollës së Drejtësisë në Universitetin e Nju Jorkut, Stephen Holmes, kanë shkruar se pas vitit 1989, shumë europianë të Europës Qendrore u përpoqën shumë të bëheshin si Perëndimi.

“Filozofia politike e Europës Qendrore dhe Lindore postkomuniste mund të përmblidhej në një imperativ të vetëm: Imitoni Perëndimin!” Kjo përfshinte “importimin e institucioneve liberal-demokratike, zbatimin e recetave politike dhe ekonomike perëndimore dhe miratimin publikisht të vlerave perëndimore”, shkruan ata. “Imitimi u kuptua gjerësisht si rruga më e shkurtër drejt lirisë dhe prosperitetit.”

Ndjekja e një modeli të huaj të idealizuar, megjithatë, doli të ishte më zhgënjyese nga sa kishin pritur shumë, si moralisht ashtu edhe psikologjikisht. “Imituesit” janë të përhumbur nga një ndjenjë e vazhdueshme e papërshtatshmërisë, varësisë dhe inferioritetit, ndërsa ata që imituan u vendosen në rolin e patronizuesve.

Në fund, disa qeveri u zhgënjyen aq shumë sa filluan të rebelohen kundër modelit të mëparshëm. Ky pakënaqësi ishte një nga forcat shtytëse pas valës populiste të regresionit demokratik dhe ksenofobisë që përfshiu Europën Qendrore në dekadën e fundit apo më shumë.

Disa, si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe ish-kryeministri slloven Janez Jansa, filluan të anojnë hapur me ish-presidentin e SHBA Donald Trump, i cili e urren BE-në.

Nga Polonia dhe Hungaria në Republikën Çeke dhe Sllovaki, politikanët u kthyen kundër çdo gjëje për të cilën Brukseli ishte: institucionet e pavarura, respekti për pakicat, një shtyp i lirë, etj.

Sipas Orban , “Globalistët mund të shkojnë të gjithë në ferr”.

Por me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt, gjërat ndryshuan.  Europa Qendrore është zona midis Gjermanisë dhe Rusisë.

Kur këto dy vende kishin marrëdhënie të mira, ndonjëherë ishte e paqartë se ku qëndronte Europa Qendrore, sepse ajo duhet të ishte neutrale. Por tani që marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë janë tensionuar plotësisht, kjo paqartësi po zbehet.

Përveç Hungarisë, e cila ka marrëdhënie të përzemërta me Rusinë dhe përpiqet t’i ketë në të dyja mënyrat, vendet e Europës Qendrore kanë bërë një zgjedhje të qartë: t’i përkasin Europës.

Merrni si shembull Poloninë. Vitet e fundit, partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi manovroi duke politizuar sistemin gjyqësor dhe duke shkelur sundimin europian të ligjit. Ajo madje refuzoi t’i bindej vendimeve të gjykatës europiane për këtë çështje. Kur Komisioni Europian refuzoi fondet e BE-së për Poloninë si përgjigje, Varshava ende refuzoi të vepronte.

Për shkak të kësaj, ministrat nga vendet e tjera të BE-së pothuajse nuk e vizitojnë më Poloninë. Politika europiane shpesh përfshin ndërtimin e koalicionit midis vendeve që kërkojnë të shtyjnë ose bllokojnë vendimet në Bruksel; megjithatë, për shkak të mospërputhjes së saj, Polonia – një vend i madh që mund të kishte ndikim  shpesh është lënë menjëanë, raporton abcnews.al.

Në një raport të Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë të vitit 2020, duke vizualizuar potencialin e çdo vendi të BE-së për ndërtimin e koalicionit, Polonia u cilësua si partneri i dytë më zhgënjyes për shtetet e tjera anëtare. Por tani, me Ukrainën në krye të listës prioritare të BE-së, Polonia është një shtet i vijës së parë. Me paralajmërimet e saj prej kohësh për rrezikun rus që më në fund po merren seriozisht nga pjesa tjetër e Europës, ajo ka pritur miliona refugjatë ukrainas.

Duke ndarë një kufi të gjatë me Ukrainën, ajo ka një rol kyç në ofrimin e ndihmës humanitare dhe pajisjeve ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta. Polonia është gjithashtu vendimtare për planet e mbrojtjes së NATO-s për Europën.

Për të gjitha këto arsye, ministrat europianë dhe krerët e qeverive po e vizitojnë sërish vendin. Për vizita në Kiev, ata udhëtojnë përmes Polonisë. Polonia ishte gjithashtu e para që ngriti çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE në Bruksel gjatë një takimi vetëm disa ditë pas pushtimit.

Papritur, Polonia u bë sërish një vend i besueshëm. Dhe Varshava po përpiqet ta përdorë atë për të zgjidhur problemin e saj të sundimit të ligjit me BE-në. Një ligj i ri që reformon regjimin e tij disiplinor për gjyqtarët përmban disa lëshime, që synojnë të zhbllokojnë përfundimisht disa nga 36 miliardë euro (ose 36.7 miliardë dollarë) në fondet e ngrira të BE-së.

Këto lëshime nuk janë ende të mjaftueshme, sipas një paralajmërimi të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Por fakti që Polonia po përpiqet të “ndryshojë” është në vetvete e rëndësishme.

Një tjetër shenjë e emancipimit të ngadaltë të vendeve të Europës Qendrore është zhdukja e Grupit të Vishegradit, një platformë që Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia shpesh e kanë përdorur  për pozicionimin e  përbashkët në Bruksel, veçanërisht për çështjet e migracionit, raporton abcnews.al.

Vetëm Hungaria është ende kundër imigracionit – Orban kohët e fundit madje paralajmëroi kundër “ përzierjes së racave ” në Europë. Edhe pse ata nuk kanë ndryshuar haptazi qëndrimet e tyre për imigracionin nga Afrika apo Lindja e Mesme, tre vendet e tjera i kanë hapur kufijtë e tyre gjerësisht për të gjithë të ardhurit ukrainas, të cilët janë vendosur kryesisht në shtëpi private.

Në vetëm pak muaj, Praga ka pranuar më shumë se 80,000 ukrainas, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia kanë votuar të gjitha liderët autoritarë gjatë muajve të fundit, duke përmbysur trendin populist të dekadës së kaluar. Këta liderë të asaj që disa po e quajnë ” rendi i ri europian ” – ku kundërshtimi i vendeve ndaj Rusisë po bëhet një kriter për unitetin europian  ku po riparojnë dëmet e bëra ndaj shtetit të së drejtës nga paraardhësit e tyre dhe duken të etur për të luftuar korrupsionin.

Një tjetër udhëheqës i ri me ndikim në Bruksel është kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas. Shefja aktuale e BE-së kundër korrupsionit është Laura Codruta Kovesi, ish-prokurorja publike e patrembur e Rumanisë.

Nga ana tjetër, Republika Çeke mori presidencën e saj gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Europian në korrik duke i vendosur “ vlerat demokratike ” në listën e saj prioritare. Është e qartë se vendi dëshiron të investojë sërish në Europë, raporton abcnews.al.

Kryeministri i mëparshëm çek, Andrej Babis – i cili do të përballet me gjyq për mashtrim të dyshuar që përfshin fondet e BE-së shpërndau fonde të tilla të pakta për presidencën e vendit të tij të BE-së, saqë pasardhësi i tij, Petr Fiala, u përball me probleme të menjëhershme punësimi.

Në Bruksel, ky moment është bërë edhe më i qartë. Për herë të parë, një grua rumune mund të bëhet sekretare e përgjithshme e Këshillit Europian, një post me ndikim që nuk është mbajtur kurrë nga një Europë Qendrore.

Meqenëse rivali i saj kryesor është ambasadori aktual francez në BE dhe Franca aktualisht konsiderohet shumë dominuese në çështjet e BE-së, ajo mund të ketë një shans.

Filozofi rumun Andrei Plesu tha një herë se ai kishte vetëm një mesazh të rëndësishëm për europianët: “Relaksohuni”. Jemi vazhdimisht duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e duhur midis centralizimit dhe fleksibilitetit,” tha ai.

Në Europë, asgjë nuk është e lehtë dhe gjithçka kërkon kohë. Por në fund, gjithçka do të jetë mirë, sepse kulturalisht, ne jemi të gjithë europianë.

Në fund të fundit, ai mund të ketë të drejtë.

The post Europa Qendrore po “lulëzon” falë luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Çfarë bëri Merkel për Europën Qendrore dhe Lindore?
Nga Vladislava Gubolova, euobserver

Gjatë 16 viteve të saj si kancelare, Angela Merkel ka qenë një mbështetëse e fortë e Europës Qendrore dhe Lindore . Ajo i njihte shumë mirë sfidat e tyre. Merkel u rrit në Gjermaninë Lindore, studioi në atë kohë në Çekosllovaki dhe admiroi lëvizjet antikomuniste të rajonit, si Solidariteti i Polonisë.

Ndërsa po ndodhnin ndryshime serioze midis Berlinit dhe disa qeverive të EQL, Merkel, duke kuptuar historinë dhe kompleksitetin e rajonit, ndoqi politikën e saj “derë e hapur”. Askush nuk pret që pasardhësit e saj të jenë aq të përshtatshëm sa ajo.

Kjo ka rëndësi, sepse vendet e EQL vazhdojnë të jenë të varura nga Gjermania, veçanërisht në aspektin ekonomik. Për shumicën, Gjermania është partneri i tyre kryesor tregtar, dhe sidomos për Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Si anëtarë të BE-së, shtetet e Europës Qendrore ishin në gjendje të forcoheshin dhe të gëzonin prosperitet. Për më tepër, këmbëngulja e Merkelit për të mbajtur të hapur dialogun midis Berlinit, EQL dhe BE -së, për disa kohë, e mbajti në kontroll rajonin. Kjo ishte reciprokisht e dobishme.

Berlini përfitoi nga mbështetja e EQL për çështjet europiane. Në këmbim, vendet e EQL-së përfituan ekonomikisht. Dhe kur disa qeveri të EQL -së e treguan veten në aspektin populist dhe madje edhe konfrontues në skenën e BE -së, Berlini i Merkelit zgjodhi të mos i ndërpriste lidhjet, por më tepër të përdorte kanalet e veta për të ndërmjetësuar midis BE -së dhe këtyre qeverive djallëzore.

Megjithatë, me Merkelin në pozicionin drejtues, rajoni i EQL kishte një mbështetës të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, rajoni shpesh ndihej si një anëtar inferior i grupit. Shumë vende të EQL mendojnë se boshllëku i pashmangshëm i krijuar pas largimit të Merkel këtë vjeshtë u jep atyre mundësinë për të marrë një rol më të madh brenda BE –së.

Ndërsa ata kanë qenë, në përgjithësi, ndjekës të vullnetshëm të propozimeve dhe përparësive të politikave gjermane, ata tani mund të jenë nismëtarë dhe udhëheqës. Ndërsa ky nocion është i pranueshëm për një pjesë të popullsisë që mendojnë se vendet e tyre ende konsiderohen si më pak të rëndësishme dhe më pak të afta për të dhënë ide konstruktive nga shtetet anëtare të Europës Perëndimore, në realitet rajoni nuk është një entitet homogjen ose i gatshëm për të marrë një rol të tillë.

Për shembull, shpesh ka dallime serioze në prioritetet. Polonia dhe shtetet baltike e perceptojnë Rusinë si një kërcënim kryesor dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime ndaj saj. Nga ana tjetër, Hungaria dhe Bullgaria shpesh kanë marrë një qëndrim më të butë. Me shtytjen e forcuar nga Kina, Hungaria është cilësuar si një qendër mbështetëse në Europë, ndërsa Lituania u largua zyrtarisht nga formati i bashkëpunimit 17+1.

Rajoni ka parë stile dhe ideologji të ndryshme të qeverisjes. Polonia, Hungaria dhe Sllovenia po forcojnë stilet e tyre populiste të brendshme dhe ato të jashtme konfrontuese. Bullgaria gjendet në një krizë të thellë politike pas viteve të një profili të ulët në BE; Estonia është ende një ujk i vetëm në qeverisje; dhe, në përgjithësi ka ende skandale dhe mangësi serioze korrupsioni në drejtësi, shëndetësi dhe sistemet sociale të shteteve të EQL.

Me këtë bagazh, është e vështirë të shihet se rajoni mund të marrë një rol të ri drejtues brenda BE -së. Pasi edhe nëse ekziston vullneti, shtetet e tjera anëtare nuk do të kenë shumë besim në një grupim të tillë. Ajo që është më e besueshme, dhe tashmë ka ndodhur, është që vendet e EQL duhet të bëjnë aleanca të ndryshme, bazuar në çështje me interes. Kjo strukturë fluide, i lejon secilit vend të drejtën për më shumë përfitime.

Formati më i njohur, Katër shtetet e Vishegradit (V4), ka qenë në të kaluarën një mjet i dobishëm për të avancuar interesat e tyre, përfshirë edhe në BE. Kohët e fundit, megjithatë, ka pasur një përhapje të formateve të tjera, si ‘Central Five’ (Hungari, Sllovaki, Slloveni, Austri, Republikë Çeke), ‘Slavlateral trilateral’ (Austri, Republika Çeke, Sllovaki) ose ‘Bukuresht Nine’ (Poloni , Rumani, Bullgari, Republika Çeke, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Sllovaki).

Për më tepër, diskutimet rreth çështjeve të ndryshme midis disa vendeve të EQL dhe shteteve anëtare jugore ose perëndimore nuk janë një risi.

Çështjet mund dhe i ndajnë rajonet.

Por ajo çfarë duhet të kemi parasysh në të ardhmen e afërt është rritja e harmonizimit midis shteteve anëtare të EQL. Diçka e tillë mund të ndryshojë disa stereotipe mbi kapacitetin e rajonit për të filluar dhe prodhuar në mënyrë konstruktive ide.

Në mënyrë të barabartë, ato do të sigurojnë kanale të shumta joformale të komunikimit dhe për këtë arsye do të kenë ndikim. Me largimin e kancelares Merkel, ndikimi joformal mund të jetë mjeti më i mirë që rajoni mund të ketë për të mbrojtur veten./abcnews.al

The post Çfarë bëri Merkel për Europën Qendrore dhe Lindore? appeared first on Albeu.com.