Europa Lindore Archives - Albeu.com

Si të ndalojmë së menduari për Rusinë? Një mesazh nga Europa Lindore për Perëndimin
Nga Sonia Koshkina, World Crunch

Ekzistojnë mendime të ndryshme në Europë se kriza energjetike është për shkak të luftës “midis Ukrainës dhe Rusisë”, jo për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Putini. Është një ndryshim delikat, por i rëndësishëm në mënyrën se si shumica e përceptojnë dhe që zbulon suksesin e pjesshëm të fushatës së propagandës dhe dezinformimit të Rusisë.

Edhe disa politikanë pro-ukrainas përdorin vazhdimisht shprehjen “lufta në Ukrainë” për të theksuar se çfarë shkaktoi rritjen e çmimeve të energjisë ose pse të ardhurat e familjeve në Perëndim pritet të shënojnë rënie.

Sigurisht që është e padrejtë të fajësosh Ukrainën për këto probleme. Polarizimi i shtuar në shoqëri që do të vijë, në formën e ndjenjave antiqeveritare dhe lëvizjeve sociale, do të thotë se një pjesë në rritje e popullsisë në Perëndim ka të ngjarë të “humbasë” dhe të bjerë nën ndikimin e pro-rusëve, politikanëve ekstremistë.

Shembulli i Kinës

Ekziston një ndjenjë e qartë në Europë se ashtu siç kemi qenë të varur nga energjia ruse, ne jemi gjithashtu të varur nga produktet e lira që vijnë nga Kina. Shumë industri strategjike janë zhvendosur nga Europa në Kinë, sepse atje gjithçka është më e lirë, gjë që është një problem i madh, i shprehur më qartë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat po i bëjnë presion Europës që të jetë më skeptike për lidhjet e saj ekonomike me Kinën.

Dhe kështu ne kemi vënë re se Kina është shumë e ngjashme me regjimin rus: autoritare, jodemokratike dhe e frikësuar nga demokracia liberale dhe nuk respekton vlerat e shoqërisë dhe qytetërimit tonë.

Pra, ne e dimë se Kina nuk është një aleat, por një kundërshtar.

Pak vite më parë, projekti i quajtur “17+1” u lançua për të tentuar rikthimin e  “Rrugës së Mëndafshit”.

Disa vende, veçanërisht ato baltike, që atëherë janë tërhequr nga diçka e tillë. Kjo do të thotë, ata që dinë nga historitë e tyre rreziqet e autoritarizmit nuk duan të bëhen pjesë e ambicieve të Kinës.

Një shembull tjetër: kompanitë kineze janë praktikisht të përjashtuara nga rrjeti 5G në Europë. Ne kemi vepruar bazuar në shqetësimet e sigurisë për t’i dhënë Kinës akses në informacione dhe në infrastrukturën kritike të internetit dhe komunikimit.

Cili do të jetë fundi i Putinit?

Në fund të fundit, ndërsa shikojmë nga e ardhmja e Ukrainës, ne nuk duhet të marrim vendime bazuar në atë që mund ose nuk mund t’i ndodhë Rusisë si rezultat. Ne duhet të marrim vendimet duke menduar vetëm për vetën tonë. Megjithatë, një mendim i tillë shumë shpesh i ka lidhur duart Gjermanisë.

Por çfarë do të ndodhë pas Putinit? Po sikur pasardhësit e tij të jenë edhe më keq? Më agresive?

Sanksionet kundër Rusisë kanë prekur sektorët ekonomikë dhe potencialin ushtarak-industrial, i cili është reduktuar ndjeshëm për shkak të aksesit të kufizuar në komponentët e nevojshëm.

Në të njëjtën kohë, rusët e zakonshëm, të joshur nga idetë e imperializmit, madje janë gati të sakrifikojnë rehatinë e tyre të përditshme për ambiciet e Putinit. Kur numri i arkivoleve të ushtarëve të mobilizuar që kthehen në Rusi të rritet ndjeshëm, kjo do të shërbëjë si një thirrje për tu zgjuar.

Mund të ndikojë shumë keq në ndërgjegjen e njerëzve. Kjo tashmë po ndodh pjesërisht pasi grupe të ndryshme në elitën ruse po fajësojnë njëri-tjetrin për dështimet aktuale ushtarake.

Oligarkët janë gjithashtu të vetëdijshëm se pasuria e tyre po tkurret dhe do të kërkojnë mundësi për të ruajtur pasuritë e tyre. Një shembull është Oleg Tinkov, i cili ka hequr dorë nga shtetësia ruse. Konfliktet në nivelin e elitave në Rusi janë një nga mundësitë.

Kremlini ka spastruar aktivistët, opozitën politike dhe median, dhe tani ata do të pastrojnë elitat; domethënë njerëzit në rrethin e tyre të ngushtë. Mund të ketë mënyra të ndryshme; më e thjeshta është akuza për korrupsion e ndjekur nga burgimi. Këta njerëz sigurisht që do të kërkojnë mënyra për të ruajtur pasurinë dhe ndikimin e tyre, raporton abcnews.al.

Logjikisht, në një moment, ata do të kuptojnë nevojën për të hequr qafe Putinin. Kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë sistemin në Rusi; ndryshimi i liderit apo i disa njerëzve kyç në pushtet nuk do të zgjidhë asgjë thelbësore dhe nëse kjo ndodh Rusia pak a shumë do të mbetet e njëjtë.

Tundimi për energji të lirë

Po, në vitet 1990, Rusia ishte e dobët dhe për këtë arsye bëri disa lëshime ndaj Perëndimit. Në veçanti, ajo tërhoqi trupat e saj nga Europa Qendrore, duhej të kufizonte potencialin e saj bërthamor, etj.

Shumë politikanë në Europën Perëndimore nuk duan të imagjinojnë skenarë të tillë. Tani, Ukraina duhet të përfitojë nga një Rusi e dobësuar edhe një herë dhe ta përdorë këtë për të rivendosur integritetin e saj territorial dhe për të futur mekanizma ndërkombëtarë që do ta pengonin Rusinë sa më shumë që të jetë e mundur nga agresioni i ardhshëm.

Hapi tjetër është çmilitarizimi i Rusisë. Dhe Rusia nuk duhet të ketë më askses të energjisë dhe çmimeve të larta të gazit dhe naftës. Përveç kësaj, në dritën e ngjarjeve se si Rusia shkel sistematikisht garancitë ndërkombëtare të sigurisë, ajo duhet të përjashtohet nga sistemi i Kombeve të Bashkuara.

Sigurisht, shumë politikanë në Europën Perëndimore nuk duan të imagjinojnë skenarë të tillë dhe janë të përqëndruar vetëm që të rikthejnë marrëdhëniet e mëparshme ekonimike më Rusinë- në një kohë kur vendi eskportonte energji të lirë.

Konkurenca e eksporteve gjermane është ndërtuar mbi gazin natyror të lirë dhe kështu do të ketë një dëshirë të natyrshme për t’u kthyer sërish në të njejtën gjendje.

Një lider i ri rus që thotë “Unë jam ndryshe nga Putini ” dhe do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja për energji, do t’u përshtatej shumë interesave të caktuara. Politikanët perëndimorë mund të thonë me kënaqësi: “Atëherë le të kthehemi si ishte më parë.”

Në atë pikë, do t’u mbetet vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Ukrainën, të vënë në dukje se Rusia nuk ka ndryshuar vërtet.

Në pamje të parë, po, por vetë sistemi do të ketë mbetur ashtu siç ishte. Në vend të kësaj, na takon ne të përcaktojmë të ardhmen që duam dhe gjithçka le të nisë që aty.

/albeu.com

The post Si të ndalojmë së menduari për Rusinë? Një mesazh nga Europa Lindore për Perëndimin appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Ukrainë: Çfarë është NATO dhe si i është përgjigjur pushtimit rus?
Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë rritje të mëdha të forcave të saj në Evropën Lindore për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës në një samit të posaçëm.

Shtetet anëtare, përfshirë Britaninë, tashmë po dërgojnë armë në Ukrainë.

Rusia ka vënë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” për të kundërshtuar atë që ajo e quan agresionin e NATO-s.

Çfarë është NATO?

NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, është një aleancë ushtarake e formuar në vitin 1949 nga 12 vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Anëtarët bien dakord t’i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur kundër një shteti anëtar.

Qëllimi i tij fillimisht ishte të kundërshtonte kërcënimin e zgjerimit rus të pasluftës në Evropë.

Në vitin 1955 Rusia Sovjetike iu përgjigj NATO-s duke krijuar aleancën e saj ushtarake të vendeve komuniste të Evropës Lindore, të quajtur Pakti i Varshavës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, një numër i vendeve të ish-Traktatit të Varshavës ndërruan anën dhe u bënë anëtarë të NATO-s. Aleanca tani ka 30 anëtarë.

Pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s?

NATO fillimisht i ofroi Ukrainës anëtarësimin eventual në vitin 2008, dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Ukraina e bëri një prioritet anëtarësimin në NATO.

Por kjo nuk ka ndodhur, kryesisht për shkak të kundërshtimit të gjatë të Rusisë ndaj një hapi të tillë, raporton albeu.com.

Rusia ka frikë se NATO po shkel territorin e saj duke marrë anëtarë të rinj në Evropën Lindore dhe se pranimi i Ukrainës do të sillte forcat e NATO-s në oborrin e saj.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka pranuar tani se vendi i tij nuk mund të bashkohet me NATO-n për momentin, duke thënë: “Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë.”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bëri të njëjtën gjë, duke thënë: “Nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

Një nga kërkesat e Rusisë përpara pushtimit ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej, diçka që aleanca kishte refuzuar ta mbështeste.

Pse NATO nuk po dërgon trupa në Ukrainë?

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, aleanca nuk është e detyruar të dalë në mbrojtje të vendit.

Vendet e NATO-s kanë frikë se nëse trupat e tyre përballen me forcat ruse në Ukrainë, kjo mund të çojë në një konflikt të gjithanshëm midis Rusisë dhe perëndimit.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg thotë se anëtarët e NATO-s janë “të vendosur të bëjnë gjithçka mundemi për të mbështetur Ukrainën”, por se ata gjithashtu kanë një “përgjegjësi” për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej kufijve të saj.

Kjo është arsyeja pse NATO refuzoi vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Megjithatë, Stoltenberg tha se liderët do të bien dakord të dërgojnë katër grupe të reja beteje në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani, duke dyfishuar praninë e aleancës në rajon.

Ai tha gjithashtu se Rusia duhet të ndalojë “shpërthimet bërthamore”, duke i përshkruar komentet e saj për përdorimin e armëve të tilla si “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

Si po e ndihmon Perëndimi Ukrainën?

Disa vende të NATO-s kanë dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake. Fillimisht dërgoi 200 milion dollarë dhe më pas 350 milion dollarë të tjera, armë. Këtu përfshiheshin raketat antitank Javelin, raketat anti-ajrore Stinger dhe parzmore.

Shtetet e Bashkuara tani e kanë zgjeruar këtë dhe kanë njoftuar një paketë ndihme sigurie prej 1 miliard dollarësh. Kjo do të përfshijë vendosjen e armëve dhe dronëve më të sofistikuar me rreze më të gjatë veprimi në Ukrainë. Ai gjithashtu ka lejuar vendet e tjera të NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë të prodhuara nga SHBA, raporton albeu.com.

BE-ja ka thënë se do të shpenzojë deri në 450 milion euro për të financuar furnizimin me armë në Ukrainë. Është hera e parë në historinë e saj që BE-ja ka ndihmuar në sigurimin e armëve për një zonë lufte.

Gjermania gjithashtu ka hequr kufizimet e saj të kahershme për furnizimin me armë në një zonë luftarake.

Britania, Holanda, Belgjika, Polonia, Estonia, Letonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë në mesin e atyre anëtarëve të NATO-s që po dërgojnë gjithashtu pajisje ushtarake, duke përfshirë armë antitank, raketa anti-ajrore, municione, karburant, helmeta, forca të blinduara dhe racionet.

Sa trupa ka NATO në Evropën Lindore?

NATO ka tashmë trupa që shtrihen nga republikat baltike në veri deri në Rumaninë në jug dhe tani po vendos më shumë forca.

Ata u stacionuan atje në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe janë krijuar për të vepruar si një ” tripwire” në rast të një sulmi rus.

NATO tani po dërgon elementë të Forcës së saj të reagimit prej 40,000 trupash në vendet e Evropës Lindore në kufi me Rusinë dhe Ukrainën.

Ajo ka 100 avionë luftarakë në gatishmëri të lartë dhe 120 anije, duke përfshirë tre grupe transportuesish, që patrullojnë detet nga veriu i largët deri në Mesdheun lindor.

“Ne do të mbrojmë çdo aleat dhe çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

SHBA është zotuar të dërgojë më shumë trupa në Evropë – ato do t’i bashkohen katër grupeve luftarake shumëkombëshe që NATO ka në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni dhe brigadës së saj shumëkombëshe në Rumani./ Përshtati nga BBC, albeu.com

The post Konflikti në Ukrainë: Çfarë është NATO dhe si i është përgjigjur pushtimit rus? appeared first on Albeu.com.

Çfarë bëri Merkel për Europën Qendrore dhe Lindore?
Nga Vladislava Gubolova, euobserver

Gjatë 16 viteve të saj si kancelare, Angela Merkel ka qenë një mbështetëse e fortë e Europës Qendrore dhe Lindore . Ajo i njihte shumë mirë sfidat e tyre. Merkel u rrit në Gjermaninë Lindore, studioi në atë kohë në Çekosllovaki dhe admiroi lëvizjet antikomuniste të rajonit, si Solidariteti i Polonisë.

Ndërsa po ndodhnin ndryshime serioze midis Berlinit dhe disa qeverive të EQL, Merkel, duke kuptuar historinë dhe kompleksitetin e rajonit, ndoqi politikën e saj “derë e hapur”. Askush nuk pret që pasardhësit e saj të jenë aq të përshtatshëm sa ajo.

Kjo ka rëndësi, sepse vendet e EQL vazhdojnë të jenë të varura nga Gjermania, veçanërisht në aspektin ekonomik. Për shumicën, Gjermania është partneri i tyre kryesor tregtar, dhe sidomos për Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Si anëtarë të BE-së, shtetet e Europës Qendrore ishin në gjendje të forcoheshin dhe të gëzonin prosperitet. Për më tepër, këmbëngulja e Merkelit për të mbajtur të hapur dialogun midis Berlinit, EQL dhe BE -së, për disa kohë, e mbajti në kontroll rajonin. Kjo ishte reciprokisht e dobishme.

Berlini përfitoi nga mbështetja e EQL për çështjet europiane. Në këmbim, vendet e EQL-së përfituan ekonomikisht. Dhe kur disa qeveri të EQL -së e treguan veten në aspektin populist dhe madje edhe konfrontues në skenën e BE -së, Berlini i Merkelit zgjodhi të mos i ndërpriste lidhjet, por më tepër të përdorte kanalet e veta për të ndërmjetësuar midis BE -së dhe këtyre qeverive djallëzore.

Megjithatë, me Merkelin në pozicionin drejtues, rajoni i EQL kishte një mbështetës të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, rajoni shpesh ndihej si një anëtar inferior i grupit. Shumë vende të EQL mendojnë se boshllëku i pashmangshëm i krijuar pas largimit të Merkel këtë vjeshtë u jep atyre mundësinë për të marrë një rol më të madh brenda BE –së.

Ndërsa ata kanë qenë, në përgjithësi, ndjekës të vullnetshëm të propozimeve dhe përparësive të politikave gjermane, ata tani mund të jenë nismëtarë dhe udhëheqës. Ndërsa ky nocion është i pranueshëm për një pjesë të popullsisë që mendojnë se vendet e tyre ende konsiderohen si më pak të rëndësishme dhe më pak të afta për të dhënë ide konstruktive nga shtetet anëtare të Europës Perëndimore, në realitet rajoni nuk është një entitet homogjen ose i gatshëm për të marrë një rol të tillë.

Për shembull, shpesh ka dallime serioze në prioritetet. Polonia dhe shtetet baltike e perceptojnë Rusinë si një kërcënim kryesor dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë lëshime ndaj saj. Nga ana tjetër, Hungaria dhe Bullgaria shpesh kanë marrë një qëndrim më të butë. Me shtytjen e forcuar nga Kina, Hungaria është cilësuar si një qendër mbështetëse në Europë, ndërsa Lituania u largua zyrtarisht nga formati i bashkëpunimit 17+1.

Rajoni ka parë stile dhe ideologji të ndryshme të qeverisjes. Polonia, Hungaria dhe Sllovenia po forcojnë stilet e tyre populiste të brendshme dhe ato të jashtme konfrontuese. Bullgaria gjendet në një krizë të thellë politike pas viteve të një profili të ulët në BE; Estonia është ende një ujk i vetëm në qeverisje; dhe, në përgjithësi ka ende skandale dhe mangësi serioze korrupsioni në drejtësi, shëndetësi dhe sistemet sociale të shteteve të EQL.

Me këtë bagazh, është e vështirë të shihet se rajoni mund të marrë një rol të ri drejtues brenda BE -së. Pasi edhe nëse ekziston vullneti, shtetet e tjera anëtare nuk do të kenë shumë besim në një grupim të tillë. Ajo që është më e besueshme, dhe tashmë ka ndodhur, është që vendet e EQL duhet të bëjnë aleanca të ndryshme, bazuar në çështje me interes. Kjo strukturë fluide, i lejon secilit vend të drejtën për më shumë përfitime.

Formati më i njohur, Katër shtetet e Vishegradit (V4), ka qenë në të kaluarën një mjet i dobishëm për të avancuar interesat e tyre, përfshirë edhe në BE. Kohët e fundit, megjithatë, ka pasur një përhapje të formateve të tjera, si ‘Central Five’ (Hungari, Sllovaki, Slloveni, Austri, Republikë Çeke), ‘Slavlateral trilateral’ (Austri, Republika Çeke, Sllovaki) ose ‘Bukuresht Nine’ (Poloni , Rumani, Bullgari, Republika Çeke, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Sllovaki).

Për më tepër, diskutimet rreth çështjeve të ndryshme midis disa vendeve të EQL dhe shteteve anëtare jugore ose perëndimore nuk janë një risi.

Çështjet mund dhe i ndajnë rajonet.

Por ajo çfarë duhet të kemi parasysh në të ardhmen e afërt është rritja e harmonizimit midis shteteve anëtare të EQL. Diçka e tillë mund të ndryshojë disa stereotipe mbi kapacitetin e rajonit për të filluar dhe prodhuar në mënyrë konstruktive ide.

Në mënyrë të barabartë, ato do të sigurojnë kanale të shumta joformale të komunikimit dhe për këtë arsye do të kenë ndikim. Me largimin e kancelares Merkel, ndikimi joformal mund të jetë mjeti më i mirë që rajoni mund të ketë për të mbrojtur veten./abcnews.al

The post Çfarë bëri Merkel për Europën Qendrore dhe Lindore? appeared first on Albeu.com.