Euronews Now me Thimi Samarxhiun Archives - Albeu.com

Auron Tare: Debati duhet të mbetet te kërkesat e protestuesve, jo te Dritan Goxhaj
Këtë të premte, studiuesi Auron Tare ishte në një intervistë për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu, ku komentoi zhvillimet që lidhen me protestën në Tiranë. Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajn, duke theksuar se thelbi i çështjes nuk është nëse ai ka qenë apo jo me UÇK-në, por te kërkesat që po ngrihen.

Tare tha se vizioni i tij do të ishte një shtet që vendos vetë për fatet e tij dhe nuk lëviz sipas interesave të momentit, duke bërë herë lëshime ndaj një pale e herë ndaj një tjetre. Sipas tij, vetëm një shtet sovran, që mbron interesin e vet, mund të fitojë respekt.

Ai u shpreh se Europa, Amerika, Izraeli dhe Turqia të respektojnë vetëm kur je zot i vendit tënd dhe vepron në funksion të interesave të tij.

Sipas Tares, pyetja që duhet shtruar është nëse shteti ynë po punon për interesat e të rinjve që kanë dalë në bulevard apo për interesat e të tjerëve. Ai ngriti shqetësimin se po bëhen lëshime të vazhdueshme, duke përmendur refugjatët, kampin e MEK-ut, kampet në Shëngjin dhe varrezat, për të cilat tha se po hapen sipas dëshirave të vendeve të tjera. Tare kujtoi se deri në vitin 2013, MEK-u ka qenë organizatë terroriste dhe shtoi se ata u sollën këtu sepse nuk i donte askush tjetër. Për këtë arsye, sipas tij, vendi është pa bosht dhe pikërisht për këtë protestojnë ata njerëz: sepse kërkojnë dinjitet dhe një shtet që vendos për vendin e tyre, pa ua lënë të tjerëve në dorë vendimmarrjen.

Ai tha gjithashtu se nuk beson se ky është i njëjti Rama që ka njohur më parë, por, sipas tij, kemi të bëjmë me një Rama tjetër.

Në vijim, Tare theksoi se vëmendja po largohet nga çështjet themelore. Sipas tij, në qendër duhet të jenë bulevardi dhe kërkesat e protestuesve, jo debati nëse Dritan Goxhaj ka qenë apo jo pjesë e UÇK-së. Ai tha se për ata që e njohin Dritanin, përfshirë edhe veten e tij, është e ditur që ka qenë, por e konsideroi këtë një histori shumë të largët dhe shtoi se është vetë Dritani ai që duhet të dalë e të mbrojë veten për akuzat që mund t’i jenë bërë.

Tare e quajti këtë një zhvendosje klasike të vëmendjes, duke shtuar se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë mënyrë veprimi. Sipas tij, për një moment njerëzit ranë në atë kurth, por ai mendon se po i kthehen sërish debatit që ka peshë reale: bulevardit, kërkesave dhe thirrjeve që klasa politike të shkojë në shtëpi. Ndërsa për Dritan Goxhajn, ai tha se ai vazhdon jetën e tij, është i lirë, merr pjesë në protestë dhe se në këtë nuk ka asgjë të keqe.

The post Auron Tare: Debati duhet të mbetet te kërkesat e protestuesve, jo te Dritan Goxhaj appeared first on Albeu.com.