Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim Archives - Albeu.com

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga maxhoranca
Këtë të hënë, Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim, në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, shprehu shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga maxhoranca socialiste, pavarësisht se SPAK dërgoi një kërkesë në Kuvend disa muaj më parë.

Në fjalën e saj, ajo kujtoi se për reformën në drejtësi janë dakordësuar të dyja palët, por shtoi se pavarësia e institucionit më të rëndësishëm SPAK nuk është siguruar menjëherë, duke iu referuar faktit se u pengua që të veprojë kundër ish zv kryeministres duke mos i hequr imunitetin.

Gjithashtz, ajo theksoi se për imunitetin vendos Parlamenti, duke përcjellë mesazh të qartë se ai duhet të veprojë nëse SPAK dërgon sërish kërkesë.

“Sa i përket SPAK është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe është i suksesshëm. Kjo është një reformë për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët në atë kohë. Por pavarësia nuk është se sigurohet menjëherë, kërkesat për imunitet vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi tyre vendosen këtu, ndërkohë që anëtarët e këshillit të Prokurorisë dhe Gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Pyetja është a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Unë besoj se përgjigjia është po”, u shpreh ajo.

Ajo përmendi edhe Kodin Zgjedhor, duke shtuar se të dyja palët duhet të punojnë për të bërë të mundur ndryshimet e duhura.

Eurodeputetja kërkoi që të adresohen edhe shqetësimet e shprehura nga BE në lidhje me ligjin e investimeve strategjike, një kërkesë që e kanë artikuluar edhe protestuesit në shesh.

“E para ka të bëjë me integritetin e zgjedhjeve. Kemi pasur raportet e OSBE/ODIHR që vota ishte konkurruese por jo gjithmonë në një fushë të barabartë beteje. Nga të dyja palët keni qenë pjesë e fushatës dhe e dini se cilat gjëra nuk shkuan. Ndërkohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë nevojë për një shumicë të cilësuar, për këtë arsye duhet të bëhet një punë e përbashkët nga pozita dhe opozita. E dyta ka të bëjë me transparencën sa i përket investimeve të mëdha dhe është kërkuar nga Shqipëria që të rishikojë ligjet për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura. Mesa kam kuptuar amendimet për zonat e mbrojtura që janë propozuar nuk janë ende në axhendën e parlamentit dhe shpresoj që të futen shpejt në axhendë”, u shpreh ajo.

Kërkoi që gjithashtu që të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve që ndodhen në shesh prej rreth 4 muajsh, dhe kërkojnë largimin e qeverisë.

“Roli i parlamentit nuk është gjithmonë që të aprovojë ligje por të dëgjojnë edhe zërat e qytetarëve dhe qytetarët gjatë muajve të fundit po dërgojnë sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen. Në parlament është i rëndësishëm që të dëgjohet zëri i tyre dhe të debatohet ai”, shtoi ajo.

The post Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga maxhoranca appeared first on Albeu.com.