Eugen Beçi Archives - Albeu.com

Ish-Prokurori zbardh prapaskenat: Si tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit zyrtarët e korruptuar, SPAK të hetojë mjekët
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, gjatë një interviste në Gazetën Panorama, ka deklaruar se SPAK, duhet të hetojë rastet e zyrtarëve të korruptuar të cilët tentojnë t’i shmangen arrestimit apo burgimit, duke sajuar sëmundje të rënda më raporte të falsifikuara.

Gjithashtu, Beci thekson se praktikat mjekësore duhet të jenë pjesë e hetimit, në këtë mënyrë edhe mjeket të tregohen të përgjegjshëm që të mos u jepet alibi të korruptuarve.

“Këto praktika mjekësore ndonjëherë duhet të bëhen objekt i hetimeve të SPAK që të mos abuzohet me to e mjekët të jenë më të përgjegjshëm. Por, praktika gjyqësore edhe e Gjykatës së Lartë e ka zgjidhur këtë fenomen me procedura strikte të një ekspertimi mjeko-ligjor, që të përcaktojë saktë gjendjen shëndetësore të të arrestuarit dhe mbajtja apo jo në burg e tij vlerësohet me ekspertim”, thekson Eugen Beci.

Por ish-prokurori e shikon dhe problemin te favorizimi që i bëhën të korruptuarve nga sistemi i Burgjeve, që është pjesë e ekzekutivit dhe maxhorancës në qeverisje.

“Shumica e zyrtarëve të arrestuar dalin të sëmurë mbase për faktin që Drejtoria e Burgjeve është pjesë e ekzekutivit dhe mazhoranca i merr në “sqetull” anëtarët e vet, meqenëse nuk ka mundësi t’i ndihmojë më shumë. Por ka edhe një arsye tjetër. Meqenëse burgjet shpesh nuk ofrojnë kushte specifike për një zyrtar të arrestuar, gjenden këto artifica me sëmundje”, thekson ai.

ZYRTARET ME RAPORTE MJEKESORE

Spitali i Burgut është një nga “strehët” më të sigurta për zyrtarët e korruptuar që nuk e kanë me dëshirë të rrinë në ambientet e paraburgimeve deri në përfundim të gjykimit.

Janë të shumtë ish-funksionarët që pasi pajisen me raportin mjekësor për problemet shëndetësore që kanë, nëse nuk ia dalin të thyejnë gjykatën për t`iu ndryshuar masën e sigurimit, atëherë shkojnë në Spitalin e Burgut. Rasti më i fundit është ai i kryebashkiakut humbës të Himarës, i cili sapo u arrestua, shfaqi probleme shëndetësore. Po ashtu, probleme shëndetësore shfaqi edhe ishkryebashkiaku i Bulqizës, i cili u “strehua” në këtë spital.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku fitues i Himarës, Alfred Beleri, ka paraqitur disa kërkesa në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës për shkak të gjendjes shëndetësore, por Gjykata e Posaçme nuk pranoi. Po ashtu edhe Lefter Koka kërkoi ndryshimin e masës, duke paraqitur raporte në lidhje me gjendjen tejet të rënduar shëndetësore, por sërish ishte GJKKO që refuzoi lirimin. Janë të shumtë edhe zyrtarët që përdorin edhe kartën e familjarëve me probleme në shëndet.

Rasti më i fundit ishte lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm, i cili deklaronte se kishte bashkëshorten të sëmurë dhe nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët, po ashtu edhe Alda Klosi, që u arrestua për qindra mijëra euro, që u tha se mbante në shtëpinë e saj, por që nuk ua dinte burimin nga i vinin, dëshmoi se kishte njerëz të sëmurë në shtëpi për të cilët duhej të kujdesej, por as ajo nuk u lirua.

Lista e zyrtarëve të arrestuar që kanë paraqitur kërkesa për lirim nga qelitë pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore është e gjatë, ndërkohë që ende askush prej këtyre zyrtarëve nuk ka marrë lirinë për shkak të sëmundjes. I vetmi që i shpëtoi burgut prej sëmundjes ishte shoferi i Fredi Belerit, i cili u hetua jashtë qelie.

The post Ish-Prokurori zbardh prapaskenat: Si tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit zyrtarët e korruptuar, SPAK të hetojë mjekët appeared first on Albeu.com.

Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Këto janë tri versionet që duhen ngritur
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se janë tre versionet që prokuroria duhet të ngrejë për çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beci tregoi këto tre versione, ku theksoi se prokuroria duhet të bashkëpunojë me policinë.

“Versionet janë versionet e hetimit. Largimi i vullnetshëm i personit, ose ajo që quhet vetëzhdukje. Për shumë arsye, zhduket, humbet çdo gjurmë, për shumë arsye, qoftë për problemet, precedentët apo për borxhet, flas në teori pse ndodh një gjë e tillë.

Pika e dytë, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, kemi apo jo pasojë, është tjetër problem dhe versioni tretë, vrasja e drejtpërdrejtë e personit. Këto janë tre versionet dhe këto tre versione, jo policia, por edhe prokuroria së bashku duhet t’i eleminojnë njëra me tjetrëm”, theksoi ai.

The post Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Këto janë tri versionet që duhen ngritur appeared first on Albeu.com.

4 muaj te Trauma, e reja keniane kalon komën, ndodhet në gjendje vegjetative! Flet mjeku dhe ish- prokurori
Prej katër muajsh, 22 vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko dergjet në spitalin e Traumës ku u shtrua më datë 14 gusht 2022 pasi u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dhune, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte në rezidencën Flowers në Tiranë.

Referuar të dhënave të siguruara nga akt-ekspertimi mjeko-ligjor, rezulton se e reja është dhunuar. 22 vjeçarja kishte pësuar lëndime të shumta, me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Nga urgjenca e QSUT “Nënë Tereza”, u transferua e intubuar në spitalin Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore 30 orë pasi ishte zhdukur. Për disa javë ajo qëndroi në gjendje kome në një nga dhomat e spitalit.

Gazeta Express mëson se e reja nga Kenia e ka kaluar gjendjen e komës. Ajo mbijetoi, por ka pësuar një dëmtim në tru, duke e lënë në gjendje vegjetative.

Gjendja vegjetative shpesh përshkruhet si “zgjimi pa vetëdije”. Pacientja në këtë gjendje i hap sytë dhe duket sikur është zgjuar. Pra shpesh ka cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagon ndaj çdo forme nxitjeje ose stimulimi të jashtëm.

Pacientët në këto raste mund të rikuperojnë funksionet bazike të trupit, si për shembull të jenë në gjendje të marrin frymë pa ndihmë dhe të kontrollojnë tensionin e gjakut. Megjithatë, njerëzit në gjendjen vegjetative i kanë të humbura funksionet substanciale të trurit dhe nuk janë të vetëdijshëm për ambientin e tyre.

“Koma mund të jetë reversible kur mund të kthehet dhe ireversible kur nuk kthehet, në këtë rast është vegetative ku truri nuk funksionon dhe vetëm zemra funksionon, por kanë humbur funksionet e njohjes. Pacienti mund të ushqehet, të jetojë por nuk njeh, nuk komunikon, kjo është koma vegetative. Për hollësi në lidhje me rastin tuaj, duhet komunikuar me mjekun përgjegjës që ndjek pacientin”, tha mjeku anestezist reanimator, Agron Xheta, për gazetaren Beklie Koltraka.

Sa shpresa për shërim të plotë ka Joyce? Jeta e saj a do të jetë më e njëjta? Mjekët që kanë ndjekur rastin e pacientes nuk kanë pranuar të prononcohen për Gazetën Express pasi çështja po hetohet nga Prokuroria. Por ajo që mund të themi është se jeta e saj nuk do të jetë siç ka qenë deri mëngjesin e 14 gushtit.

Neuroshkencëtari Dr Adrian Owen, sipas sciencefocus, thotë se pacientët në gjendje vegjetative janë duke qëndruar në hapësirën e papërcaktuar mes jetës dhe vdekjes. Për dekada, supozohej se pacientë të tillë nuk kanë vetëdije për botën përreth tyre, duke përfshirë kush janë, ku janë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. Por edhe Dr Adrian Owen, thotë se ka vërtetuar të kundërtën. Një person në një gjendje vegjetative të vazhdueshme është në gjendje të marrë frymë pa ndihmë. Kur është zgjuar mund të reagojë ndaj dhimbjes fizike dhe mund të lëvizë.

Megjithatë javët për Joyce po kalojnë në të njëjtin shtrat ndonëse ajo ka nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga krimi i rëndë dhe Prokuroria e Tiranës është duke hetuar, ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Pyetjeve të Gazetës Express mbi ecurinë e hetimeve, prokuroria e Tiranës iu përgjigj kështu: “Në përgjigje të kërkesës tuaj të datës 11.12.2022, ku kërkoni infomacion në lidhje me çështjen e shtetases J.A.A (shtetase keniane), ju bëjmë me dije se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka regjistruar procedimi penal nr.6718 i vitit 2022, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Duke qenë se dosja është ende në hetim, informacion më i detajuar nuk mund t’u jepet për shkak të respektimit të sekretit hetimor”.

Krimi i rëndë ndaj punonjëses së kazinosë ka ende shumë rrethana të pasqaruara. Kallëzimin për zhdukjen e papritur të 22 vjeçares e bëri Emili, shoqja e saj e dhomës në rezidencë, pothuaj 17 orë pasi Joyce nuk gjendej, e shoqëruar nga ish-i dashuri i Joyce. Që nga ajo ditë e deri më sot ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjia e Prokurorisë, shkruan Gazeta Express. Derisa ende nuk ka një përgjigje se kush e masakroi në atë rrugë pa kthim 22 vjeçaren nga Kenia, a ka mjaftueshëm indicie për të menduar se asaj mund t’i rrezikohet jeta në spital? A duhen që ndaj saj të sigurohet mbrojtje ekstra?

Ish-prokurori Eugen Beçi referuar ligjit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, u shpreh për Gazetën Express se në rastin e të resë keniane si dhe në rastin kur ka rrezik të shtuar dhe për shtetas të ndryshëm arrihet të krijohet një komision në policinë e shtetit që vlerëson rrezikun.

Pyetje: Në rastet kur një pacient që ndodhet në spital është sulmuar fizikisht dhe autorët ende nuk janë indentifikuar, si dhe kur prokuroria ka regjistruar procedim penal dhe po e heton rastin, a duhet të marrë automatikisht mbrojtje ekstra ky pacient në spitalin ku ndodhet? Për ta konkretizuar, unë po sjell rastin e shtetases Joyce Achieng Aoko e cila prej 14 gushtit ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë pasi u gjet pa ndjenja pranë rezidencës ku jetonte.

Beçi: Të gjitha pyetjet kanë lidhje me ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Në rastin konkret dhe rastin kur ka rrezik të shtuar dhe për shtetas të ndryshëm arrihet të krijohet një komision në Policinë e Shtetit që vlerëson rrezikun. Pra përgjithësisht rezulton se mbrojtja e dëshmitarëve ose bashkëpunëtorëve të drejtësisë bëhet në bazë të një programi të veçantë që ka në komisionin e vetë në hartimin e mbrojtjes së posaçme për personat që mund t’u rrezikohet jeta, siç mund të jenë dëshmitarë, kallëzues apo dhe një bashkëpunëtor i drejtësisë. Ka një komision të posaçëm që ngrihet pranë Ministrisë së Brendshme me pjesëmarrës nga prokuroria dhe policia, vlerëson rastin dhe mund të shtojë mbrojtje për sa i përket personave që mund të jenë të shtruar në spital. Duhet të vlerësohet rast pas rasti se çdo të ndodhi dhe a ka rrezik permanent për shtetasen që ju bëni fjalë.

Pyetje: A mjafton siguria që ofron spitali për çdo pacient të zakonshëm? A ka indicie të mjaftueshme sipas jush se shtetases në fjalë mund t’i rrezikohet jeta në spital, dhe a duhet në këtë rast që të ketë mbrojtje ekstra për të?

Beçi: Siç thashë indiciet vlerësohen rast pas rasti, por baza ligjore është ligji mbi mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë ku përcakton procedurat dhe nivelin e mbrojtjes. Për rastin konkret nuk bëhet fjalë vetëm për një paciente por bëhet fjalë për një person që mund të jetë dëshmitare e një krimi siç është dhe e dëmtuar vetë nga krimi që ka ndodhur./Gazeta Express

The post 4 muaj te Trauma, e reja keniane kalon komën, ndodhet në gjendje vegjetative! Flet mjeku dhe ish- prokurori appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e përgjimeve të politikanit “Taulant”, Beçi: Ka forma të tjera për të provuar faktin penal
Në dëshminë e dhënë para pak ditësh, Ardian Çapja ka deklaruar se një “politikan me emrin Taulant” ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016.

Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë”, kjo ishte dëshmia e Çapjas.

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo, ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beçi, u shpreh se përgjimi është një indicie për të shkuar te prova. Fakti që këto përgjime janë fshirë, nuk duhet të pengojnë hetimet që të shkojnë te indicia që ka dalë në dritë.

Beçi: Vendimi dhe kërkesa e prokurorit duhet të bindte gjykatën që kishte realizuar përgjimin ku ishte lapsusi. Lapsusi ngelet enigmatik sepse këto gjëra nuk ishin të sqaruar. Përgjimi i një politikani me emrin Taulant është zhdukur sepse procedua është e tillë. Përgjimi është një indicie për të shkuar te prova. Duke qenë një indicie që të çon te prova je i detyruar që me rrethana të tjera të shkosh te kjo indicie që të ka dalë. E njëjta gjë ndodh edhe me një përgjim telefonik. Edhe përgjimi telefonik do të çojë në nxjerrjen e indicies së disa rrethanave që do të çojë në një fakt penal apo jo. Nuk mund të marrësh përgjimin e telefonit dhe të sky-it për të dënuar një person. Nëse ka një lapsus që do gjendet apo jo personi me emrin Taulat ka forma të tjera të hetimit. Mos-sqarimi i fjalës lapsus është problem.

Xhafo: Berisha ka akuzuar Ballën në Parlament për një krim të rëndë të ndodhur në Elbasan. Numri që kam parë është i Taulant Ballës. Çfarë kishin ato përgjime nuk dihet sepse u shkatërruan me vendim gjykate.

Beçi: Procesi i të provuarit të një fakti penal nuk ka lidhje vetëm me këtë fenomen dhe fakt. Ideja është që jo vetëm ky episod mund të arrijë në procesin e të provuarit. Kodi penal ka forma të shumta të të provuarit. Ke 8 llojet e formave të marrjes së provave. Nuk mund të themi që meqë u zhduk ky përgjim nuk mund të provojmë faktin penal. Meqë është asgjësuar 48 orë përgjimi telefonik nuk do të thotë që s’mund të provohet fakti penal./Abcnews.al/

The post Zhdukja e përgjimeve të politikanit “Taulant”, Beçi: Ka forma të tjera për të provuar faktin penal appeared first on Albeu.com.

Beçi: Sulmi kibernetik të hetohet si akt terrorist nga SPAK
Ish-prokuror i Antiterrorit, Eugen Beçi i ftuar në studion e emisionit “Log.”, në Abc me gazetarin Endri Xhafo, u shpreh se Prokuroria e Posaçme duhet ta hetojë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë si akt terrorist. Sipas tij, referuar kompleksitetit të çështjes, Prokuroria i ka të gjitha elementet për ta trajtuar si akt terrorist.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli theksoi se Shqipëria prej 14 muajsh është në luftë. Sulmet kibernetike, pas të cilave fshihet Irani kanë për qëllim që të krijojnë një hendek mes qeverisë dhe individit.

Beçi: Dihet që Prokuroria e Tiranës ka nën hetim sulmin kibernetik. Referuar faktit që ka herë pas here sulme, kemi një dëmtim të konsiderueshëm dhe serioz të infrastrukturës. Duke iu referuar mënyrës dhe qëllimit teorikisht dhe në pikë pamje të hetimit procedurial dhe penal mund të vazhdohet me hetimin në bazë të nënti 230 që është për akte terroriste. Referuar kompleksitetit të çështjes dhe faktit që nuk kemi përvojë në këto sulme, mendoj se edhe nga rëndësia që i jepet çështjes Prokuroria e Posaçme ka gjithë elementët e mundshëm për ta hetuar për akt terrorist. Më mirët ta fillosh veprën aty ku dyshimet të çojnë se sa gjatë rrugës nga plagosje ta bësh vrasje.

Vangjeli: Unë do doja të nënvizoja diçka që është thënë në krye të herës dhe është parë me skepticizëm. Luftën ne e kemi parë vetëm në ekrane dhe bindja është që zhvillohet me tanke, armë dhe dy fronte. Por ky koncept ka ndryshuar tani. Flasim për luftën hibride, e cila bëhet nëpërmjet infrastrukturës me qëllimin final për të krijuar hendek mes qeverisjes dhe individit. Ne duhet të pohojmë që Shqipëria është së paku prej 14 muajsh në luftë, është një vatër e nxehtë lufte. Nuk dëgjojmë zhurmën e raketave që shpërthejnë, por kjo që po ndodh është luftë. Shumëçka që është bërë publike në këtë vend, burimi ka qenë i pisët. Tubacioni ka qenë i pistët. Ne si vend i vogël kemi tentuar vazhdimisht që të shumojmë armiqtë dhe t’i rrisim ata për të nxjerrë në pah forcën tonë dhe për t’i përballuar./abcnews.al

The post Beçi: Sulmi kibernetik të hetohet si akt terrorist nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Sulmi kibernetik nga Irani, Beçi: Akt i pastër terrorist
Ish-prokuror i Antiterrorit, Eugen Beçi e cilësoi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë si akt të pastër terrorist.

I ftuar në emisionin “Log.”, në Abc me gazetarin Endri Xhafo, Beçi u shpreh se ky është një krim që dënohet me jo më pak se 15 vite burg.

Ai theksoi se është e rëndësishme të përcaktohet rëndësia e hetimit dhe mënyra se si do hetohet.

“Kemi mbi tre sulme të dështuara, të mbetura në tentativë. Shumë shtetas kanë pasur marrëdhënie dhe lidhje me agjentura dhe me shërbime sekrete të këtij shteti. Nga vitet 2016 deri në 2019 janë zmbrapsur disa sulme fizike terroriste, ne shohim që pasi dështuan në këto sulme e gjithë veprimtaria terroriste e gardës revolucionare është përshtatur për të bërë një sulm të mirëfilltë kibernetik.

Ky është një sulm i pastër terrorist. Dënimi i krimit është jo më pak se 15 vjet. Akti terrorist me zhvillimet e fundit përfshin edhe këtë pjesën e sulmit kibernetik. Në këtë formë arrijmë në konkluzionin që të eliminosh sa më shumë pasoja duhet të bësh një kualifikim për të përcaktuar se kush është vepra penale. Për t’i dhënë seriozitet gjithë hetimit duhet të përcaktohet rëndësia e hetimit, mënyra se si do hetohet dhe vepra penale. Pastaj le të dalim dhe te Këshilli i Sigurimit. Nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik, kemi të bëjmë me akt terrorist.

Sulmi i parë kibernetik ndaj Shqipërisë ndodhi në korrik të këtij viti, ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptarë, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nuk vonoi shumë dhe brenda 2 muajsh ndodhi sulmi i dytë. Më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS duke paralizuar për më shumë se 24 orë shërbimin në pikat e kalimit kufitar.

Prokuroria bën me dije se sulmi ndaj sistemit TIMS që menaxhohet nga ministria e Brendshme dhe sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it po hetohen bashkë. Kjo pasi dy veprimet janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim”, tha Beci.

The post Sulmi kibernetik nga Irani, Beçi: Akt i pastër terrorist appeared first on Albeu.com.

Ish-prokurori: Dumani zbardhi vrasjen e eksponentëve të krimit në Belgjikë e Holandë
Dëshmitë e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë kanë hedhur dritë mbi disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dekadave të fundit. Ai gjithashtu ka dhënë dëshmi për vrasjen e disa eksponentëve të krimit në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Ish-Prokurori Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc u shpreh se kjo dëshmi do ta vonojë hetimin dhe do të duhen prova konkrete nga vendet e përmendura nga Dumani.

Beçi: Do na duhen prova Nga Italia, Belgjika për të përcaktuar se si janë këto deklarime që ky person ka dhënë. Letër-porosia do kohën e vet dhe me mbërritjen e atyre provave hetimi do kërkojë shumë më tepër kohë. Rezulton se do kemi shumë surpzira në botën e krimit. Komunikimi i sigurt nëpërmjet aplikacioneve nuk është më i sigurt pasi vetë autoritet blege kanë dhënë deklarime që po ecin në zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Beçi sqaroi edhe procedurën për të arritur deri te statusi i të penduarit të drejtësisë. Në gjykimin e tij, duhet treguar kujdes pasi bërja publike e të dhënave dhe emrave të personave që marrin statusin e të penduarit të drejtësisë mund të cenojë sekretin hetimor.

Beçi: Nëse një nga autorët e kryerjes së veprës penale, prokurori dëgjon të dhënat që jep ky person. Nëse këto të dhëna jenë shumë më tepër, që mbështeten në prova dhe shërbejnë për të provuar një çështje kriminale, prokurori lidh marrëveshjen dhe personi merr statusin e të penduarit të drejtësisë. Kjo është një marrëveshje që realizohet gjatë hetimit paraprak. I parashtrohen këtij personi përfitimet që do te ketë nga bashkë;punimi me drejtësisë dhe duke dëgjuar nga ana tjetër se çfarë është i gatshëm të japë ky person. Nëse ky person është i gatshëm të japë të dhëna që çojnë në zbulimin e ngjarjeve të tjera, atëherë shikon se çfarë shikon ti dhe çfarë shikoj unë. Me ketë persona duhet treguar kujdes i jashtëzakonshëm. Duhet ruajtur një ekuilibër mes asaj që duhet t’i japësh publikut dhe asaj që duhet të ruash për sekretin hetimor. Nuk duhen bërë publike emrat e këtyre personave dhe atyre që kanë bashkëpunuar. Të bësh publikë emrat e personave të arrestuar është tjetër gjë, dhe të thuash janë të penduar të drejtësisë është tjetër gjë. Duhet të tregosh shumë kujdes. Këta persona duhet të trajtohen si të arrestuar por jo të thuash që janë të penduar. Duhet ruajtur sa më shumë sekreti aq më shumë kur kemi të bëjmë me bashkëpunëtorë drejtësisë.

Sa besim mund të kesh te deklaratat që ata thonë?

Beçi: Këtu ka një problem procedurial që ka të bëjë me fazën e parë të marrëveshjes që lidh. Personi duhet të tregojë pa rezerva gjithçka që di. Nuk është i mjaftueshëm deklarimi i një personi. Duhet që ky deklarim të shoqërohet me prova dhe indicie. Nxjerrja e detajeve, të dhënave dhe personazheve bën që provat mos jenë më objektive. Çdo person që merr dijeni përgatit alibinë e tij. Nëse nj person që është i implikuar dëgjon ngjarjen ai përgatit alibi.

A ndikon implikimi i emrave të zyrtarëve ve lartë dhe policëve në çështje kriminale? Sipas avokatit duke pasur në radhët e krimit persona që mund të prishin provat e drejtësisë, bëhet më i vështirë hetimi.

Beçi: Kjo e bën të vështirë sepse krimi i organizuar prandaj është specifik sepse kërkon të rekrutojë në radhët e tij njerëz të policisë. Duke pasur në radhët e tij njerëz që mund të prishin prova hetimi bëhet më i vështirë. Por stoku I dosjeve nuk ka shumë lidhje me krimin e organizuar. Ka mangësi në gjyqtarë, prokurorë. Në parimin e ligjit çështja nuk mund të jetë me prioritet, duhet të marrë kohën dhe rëndësinë e duhur. Drejtësia duhet të jetë gjithnjë Brenda disa afateve. Në fazën ku jemi po ndodh shumë shpesh që po shkelen afatet, për shkak të mungesës së madhe ër arsye të heqjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe për shkak të ngarkesës së madhe. Duhet që shteti të marrë masa dhe të sigurojë që çdo hetim të shkojë deri në fund pa cenuar elementin kohë. /abcnews.al/

The post Ish-prokurori: Dumani zbardhi vrasjen e eksponentëve të krimit në Belgjikë e Holandë appeared first on Albeu.com.