etleva bodi Archives - Albeu.com

Etleva u vra nga burri, flet vëllai: 3 ditë më parë ishte operuar nga apendiciti, nipi i madh ka parë gjithçka, tre fëmijët e tjerë s’e dinë ende
Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, ka folur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali.

Selami Bodi, për arsye xhelozie mbyti bashkëshorten e tij Etlevën, e cila pas dy ditësh në gjendje kome, humbi jetën në spitalin e Savonës.

Erjoni ka treguar se për ngjarjen është njoftuar nga nipi i tij i madh, i cili është vetëm 13 vjeç.

“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia.” Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht edhe pse e kishin sjellë në jetë, i ishin shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë. Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka fol në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt… Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpinë tonë. Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj”, tha ai.

Lexo edhe: “Daja, hajde shpejt”, 31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri

Për News 24, Erjoni ka treguar edhe bisedën e fundit me të motrën, një ditë para ngjarjes.

Ai tha mes të tjerash se motra e tij ishte në regjim shtrati, pasi ishte operuar dhe kishte hequr apendicitin vetëm 3 ditë para ngjarjes.

“Shkaqet e konfliktit ishte xhelozia. Motra nuk ka pasur telefon. Ai e kuptoi pas shumë kohe. Se po të ishte informuar ambulanca në kohë, do të ishte gjallë motra. Ai është munduar, por dëmi ishte i madh. Kishte shkaktuar dëme cerebrale te motra. Shpresë kishim, shpresonim mrekulli. Ishte dhe në dorë të fatit. Një ditë më parë kisha folur unë. Nuk kam biseduar me të tjerët. Kemi folur; si je, a je mirë? Kalo të rrimë pak më tha. Kalova dhe pimë kafe te shtëpia. Çdo gjë dukej normale. Ditën e nesërme ndodhi ngjarja. Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ka qenë e operuar 3 ditë më parë nga apendiciti. Nuk arrinte që të çohej. Ishte në regjim shtrati. Kërkoj ndihmë për mbështetjen për fëmijët. Për motrën, çdo kush që ka mundësi, që të na ndihmojë”, tha ai./Albeu.com

The post Etleva u vra nga burri, flet vëllai: 3 ditë më parë ishte operuar nga apendiciti, nipi i madh ka parë gjithçka, tre fëmijët e tjerë s’e dinë ende appeared first on Albeu.com.

“Daja, hajde shpejt”, 31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri
Etleva Bodi, 31-vjeç humbi jetën në Itali pasi bashkëshorti i saj, Selami Bodi u përpoq ta mbyste për motive xhelozie.

Pas dy ditësh në koma, ajo ndërroi jetë në spital.

Vëllai i Etlevës, Erjon Kanolja kërkon ndihmë nga shqiptarët për të sjellë në Shqipëri trupin e motrës.

Vëllai i viktimës tregon se është lajmëruar nga nipi vetëm 13 vjeç për ngjarjen e rëndë, i cili e ka telefonuar “Daja, hajde shpejt”.

Etleva la pas 4 fëmijë.

Përmes një Gofoundme, vëllai i Etlevës kërkon ndihmë monetare jo vetëm për të sjellë trupin e së motrës, por edhe për rehabilitimin e fëmijëve të mitur të cilët janë në duart e drejtësisë italiane pasi i ati është në burg.

Lexo edhe: Shqiptari vret gruan në Itali për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)

“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë.  Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç : “Daja, hajde shpejt”-, ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku me i madhi prej tyre është 13 vjeç. Të 4-tërt këta femije tani janë në dorë të drejtesisë Italiane dhe fatit, pasi e ema e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpire, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traumë e përjetshme si për ne, ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skene dhe në momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj te pajetë dhe t’i rehabilitojme këta 4 fëmijë jetim!”-shkruhet në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.

31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie./albeu.com

The post “Daja, hajde shpejt”, 31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trupin e  Etleva Bodit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shqiptari vret gruan në Itali për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë u raportuar dy ditë më parë në Itali, ku një shqiptar tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati.

Pasi pa seriozitetin e situatës ai lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Por mediet italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31 vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

Selami Bodi, 41 vjeç është bashkëshorti i të ndjerës.

Lexo edhe: Shqiptari tenton të mbysë bashkëshorten në Itali, gruaja në gjendje të rëndë

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon.

I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.

Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për  shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim./albeu,com

The post Shqiptari vret gruan në Itali për motive xhelozie, 31-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.