Etilda Gjonaj Archives - Albeu.com

“S’kishte as fasho”, holandezi letër Ramës: Drama që përjetova në Spitalin e Traumës, këtu njerëzit mund të vdesin më kot
Një shtetas holandez i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka treguar peripecitë dhe kalvarin që iu desh të përjetonte pas një aksidenti që e detyroi të shkonte në spitalin e Traumës.

Tom Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë.

Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët.

LETRA

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

I dashur zoti Edi Rama,

Emri im është Ton Daans. Jam një shtetas holandez, ish drejtor burgu në pension dhe që nga viti 2017, ndër vende të tjera kam ardhur edhe në Shqipëri, si ekspert jorezident në fushën e riedukimit. Kam qenë i përfshirë në disa projekte dhe, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kam qenë ‘këshilltar personal ndërkombëtar për burgjet’ i ministrit shqiptar të Drejtësisë.

Kjo letër nuk ka të bëjë me mua, por po përdor një ngjarje (të rëndë) private që më ka ndodhur së fundmi për t’ju drejtuar shqetësimet e mia, jo përsa i përket gjendjes së burgjeve, por gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tuaj.

Dua të ndaj përvojën tim dramatike me ju. Gjithashtu, dëshiroj ta ndaj atë me ministrin shqiptar të shëndetësisë, me ambasadorin holandez në Shqipëri, kryesuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian, komisionin parlamentar shqiptar për kujdesin shëndetësor, partinë shqiptare në pushtet, opozitën politike, shoqërinë civile shqiptare si dhe me disa media shqiptare.

Jam i bindur që përvoja ime me shumë gjasa është e ngjashme dhe e krahasueshme me përvojat e shumë bashkëqytetarëve tuaj shqiptarë. E di që nuk jam shtetas shqiptar, por pas asaj përvoje më qau zemra për të gjithë shqiptarët.

Cili është shkaku i drejtpërdrejtë që po shpreh këto shqetësime?

Të shtunën e datës 16 prill 2022, në orët e vona të mbrëmjes, u lëndova pas një rrëzimi në një nga trotuaret e shumta të lëna pas dore në qytetin e Tiranës. Pata lëndime të rënda në ballë, në hundë dhe në krahun e djathtë.

Aksidenti më ndodhi në cep të kryqëzimit të Bulevardit Zogu I dhe Rrugës Reshit Petrela. Pas këtij incidenti, një miku im shumë i mirë personal (me njohje të mirë të gjuhës angleze) më çoi në një spital të traumës, të quajtur ‘Spitali Universitar i Traumës’, në departamentin ‘Urgjenca e Traumës’. Qëndrova në atë spital për disa orë dhe mu duk sikur isha kthyer prapa në histori. Sikur po udhëtoja përmes një ‘makine të udhëtimit në kohë’ në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar.

I dashur zoti Edi Rama, le t’jua tregoj përvojën time në atë spital duke ju kërkuar, me dashamirësi, t’a merrni atë parasysh nga një këndvështrim i caktuar. Dikur, rusi i madh Fjodor Dostojevski ka shkruar se “shkalla e qytetërimit në një shoqëri mund të gjykohet duke hyrë në burgjet e saj”. Jam plotësisht dakord me përmbajtjen e këtij citimi dhe, për mendimin tim, termi ‘burgje’ mund të zëvendësohet edhe me institucione të tjera shërbimesh sociale të shoqërisë, si institucionet psikiatrike apo dhe spitalet e përgjithshme. Kujdesi shëndetësor, ashtu sikurse çështje të tjera thelbësore si p.sh. Shteti i së Drejtës, është një nga shtyllat esenciale të ndërtimit të një shoqërie të mirëbalancuar e të civilizuar. Ai është një ndër parakushtet e mirëqenies së të gjithë qytetarëve në një shoqëri.

Po ju bëj një përshkrim shumë të detajuar, pasi mendoj se është e nevojshme të më kuptohen shqetësimet si dhe përfundimet/konsideratat që po parashtroj, megjithëse supozoj se jeni plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën e shumë pikave të dobëta në sistemin shëndetësor shqiptar. Për më tepër, dua të theksoj se nuk po fajësoj stafin mjekësor të spitalit. Jam i bindur se mangësitë sistemike dhe organizative janë shkaku i “të metave” dhe i cilësisë së dobët të shëndetësisë shqiptare. Vërejtja ime kryesor ishte se stafi duhet të ofrojë kujdes shëndetësor të mirëkoordinuar, ndërkohë që kushtet e spitalit nuk e lejonin një gjë të tillë. Këto kushte ishin të vjetëruara. Stafi mjekësor ishte i detyruar të mjaftohej me atë që kishte. Ai përballej dukshëm me mangësi sistemike. Çka është një fakt klinik!

Së pari, dëshiroj t’ju paraqes disa fakte (klinike) dhe disa vërejtje personale:

1) Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore;

2) Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj;

3) Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm;

4) Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e WC-së;

5) Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht;

6) Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë;

7) Si pacient në dhomën e radiologjisë mu desh të gjunjëzohesha në pllakat e dyshemesë për të vendosur krahun tek aparati sepse nuk kishte karrige apo stola të përshtatshëm për ta bërë këtë ulur. Në moshën 68-vjeçare dhe i lënduar rëndë, kjo ishte një ‘torturë’, një ferr i vërtetë;

8) Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër;

9) Për shkak se një mjek kishte diagnostikuar një frakturë në krahun tim të djathtë, krahu u fut në allçi. Gjatë këtij procesi u intervistova edhe nga punonjës policie për aksidentin dhe procesi u desh të ndërpritej për një kohë të shkurtër sepse punonjësit e policisë kishin nevojë për nënshkrimin tim;

10) Në spital nuk kishte fasho (nga ato që përdoren për të mbajtur krahun e dëmtuar të futur në allçi) dhe mu desh ta blija në një farmaci të qytetit.

11) Kërkova disa herë një dokument mjekësor për t’ia dorëzuar mjekut tim të familjes në Holandë. Pas disa refuzimesh, më në fund një infermiere (e një ambulance që ishte aty), e cila nuk ishte në procesin e trajtimit tim, shkroi disa informacione në një fletë jozyrtare. Shënimet ishin shkruar me dorë dhe ‘dokumenti’ nuk kishte as datë, as firmë dhe as vulë. Në këtë letër kishte dy diagnoza dhe unë vura re se një nga diagnozat binte ndesh me diagnozën e parë (të shprehur gojarisht) të kirurgut të përgjithshëm; në fakt diagnoza e shkruar me dorë ishte e kundërta e diagnozës verbale që më paraqiti kirurgu i përgjithshëm. Do shkruaj më poshtë rreth kësaj teme më vonë;

12) U thashë disa herë në spital se përdorja hollues gjaku çdo ditë, pas një embolie pulmonare spontane, jo të lidhur me Covid, që kam kaluar në dhjetor 2020; edhe për këtë do të shkruaj më poshtë;

13) Grafitë me rreze X i mora me vete në Holandë (me lejen e personelit mjekësor);

14) Një nga anëtarët e stafit mjekësor më pyeti nëse kishte mjek holandez në Ambasadën Hollandeze në Tiranë. Nuk e kuptova pse ma bëri këtë pyetje.

Së dyti, për shkak të aksidentit dhe lëndimeve mu desh të ndërpres misionin dhe të kthehem në vendlindje të hënën më 18 prill, më herët nga sa ishte planifikuar. Pas kthimit në vendlindje, Eindhoven, kontaktova menjëherë një specialist traumash në spitalin tonë lokal.

Dua të ve në dukje disa përfundime të jashtëzakonshme të këtij specialisti në spitalin holandez:

A) Materiali i allçisë së përdorur në krahun tim ishte shumë i dobët. Krahu duhet të ishte fiksuar. Nuk ishte bërë siç duhet. Pas disa orësh vura re se te pjesa e brrylit allçia ishte varur. Ky është gabimi 1.

B) Specialisti holandez i traumatologjisë pas kontrollit të fotove shqiptare me rreze X dhe pasi bëri disa analiza mjekësore konkludoi se NUK kishte frakturë në krah, por një kontuzion të rëndë; pra në spitalin shqiptar të traumës është bërë një diagnozë krejtësisht e gabuar. Allçia (e thyer/varur) u hoq. Diagnoza e gabuar është gabimi 2.

C) Diagnoza e shkruar me dorë për krahun ishte “fractura olecrani”; sipas specialistit holandez kjo diagnozë është krejtësisht e gabuar. Ky është gabimi 3.

D) Diagnoza e shkruar me dorë për kokën ishte “kontuzion Capitis ET VLC”; sipas specialistit holandez krejtësisht gabim. Ky është gabimi 4.

E) Siç u përmend më herët, diagnoza e shkruar me dorë gjithashtu nuk ishte në përputhje me diagnozën e kirurgut të përgjithshëm. Ky është gabimi 5.

F) Duke marrë parasysh faktin se kam vuajtur nga një dëmtim i rëndë në kokë dhe duke marrë parasysh përdorimin e holluesve të gjakut, sipas standardeve mjekësore të pranuara ndërkombëtare, personeli mjekësor duhet të kishte kryer një ekzaminim me CT skaner. Nëse një pajisje e tillë nuk disponohej, atëhere personeli mjekësor duhet të kishte marrë vendimin e shtrimit në spital për të paktën 48 orë për vëzhgim dhe mbikëqyrje, pasi ekzistonte rreziku për hemoragji të brendshme në kokë. Ky është gabimi 6.

G) Nuk ka pasur fare ekzaminim neurologjik, as nga kirurg, as nga një infermiere, as nga një neurolog. Ky është gabimi 7.

H) Mu dha një deklaratë se isha ‘i aftë për fluturim’; por, bazuar në konsideratat e përmendura në F, ishte gabim të jepej një deklaratë e tillë. Më domethënëse është se kjo deklaratë është dhënë pa asnjë ekzaminim neurologjik apo teste të shkurtra neurologjike. Në bazë të deklaratës fluturova pasditen e së hënës 18 prill vetëm 38 orë pas aksidentit. Specialisti holandez ishte i mendimit se stafi mjekësor në Tiranë kishte ndërmarrë një rrezik të papërgjegjshëm. Kombinimi i dëmtimit të kokës, holluesi i gjakut, presioni në kabinën e avionit mund të kishin shkaktuar një hemnoragji të brendshme në kokë/tru. Ky është gabimi 8.

I) Pasi dola nga spitali, më kthyen në hotel. Askush nuk më këshilloi të mos qëndroja vetëm për shkak të rrezikut të një hemoragjije të brendshme në kokë. Mbikëqyrja në hotel duhet të ishte një ‘conditio sine quo non’. Megjithatë, nuk mu këshillua një gjë e tillë. Ky është gabimi 9.

Gjithsesi, jam mirënjohës që plaga në kokë m’u mbyll me qepje, por veç kësaj, pothuajse gjithçka tjetër ishte ‘nën optimale’ në këtë spital universitar, ku stafi mjeksor ishte i detyruar të punonte me pajisje të vjetruara dhe pa asnjë kompjuter. Për më tepër, më ra në sy një proces pune kaotik, pa një sistem të qartë detyrash, autorizimesh dhe përgjegjësish. Qasja ishte krejtësisht e papërqendruar te pacienti, komunikimi ishte konfuz, sistemi i regjistrimit plotësisht i pamjaftueshëm dhe proceset e punës jo të mira dhe jo të organizuara në mënyrë efektive. Për më tepër, pata përshtypjen se disa anëtarë të stafit nuk ishin të mirëarsimuar dhe disa prej tyre silleshin sikur të ishin krejtësisht të painteresuar dhe të pamotivuar.

Për mendimin tim të gjitha këto fakte që rreshtova flasin për mundësi fatkeqësish të pamendueshme.

Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua, unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë.

Por, qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, i nderuar Kryeministër, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në spitalin e traumës ose në spitale të tjera shtetërore.

Para se të hyja në këtë spital më 16 prill 2022, gjatë viteve të kaluara, kam dëgjuar shumë për cilësinë dhe standardet e shërbimit shëndetësor shqiptar. Për ‘ikjen e trurit’, për demotivimet, për korrupsionin, për dallimet mes klinikave shtetërore dhe private. Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin.

I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirë-koordinuar të kujdesit shëndetësor. Bazuar në eksperiencat e mia, natyrisht në kombinim me ato që kam dëgjuar dhe ato që kam lexuar, kam mendimin modest se në këtë aspekt ka disa fusha domethënëse për përmirësim. Janë sfida të vërteta.

Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi.

Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.

Për më tepër, i nderuar zoti Edi Rama, për mendimin tim shëndetësia nuk mund të jetë kurrë një element ekuilibri në buxhetin e shtetit. Kur eci në rrugët e Tiranës dhe krahasoj pejsazhin urban të qytetit me nja dy vite më parë, vë re se ka shumë para për të realizuar ndërtime. Ndoshta do më fajësoni se po krahasoj mollët me portokallet dhe do të dëshironit të ndalja së adresuari këto vërejtje kritike.

Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj. Mendoj se ky parim i solidaritetit do t’ju tërheqë si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në pushtet.

Kryeministër, shpresoj që këtë letër të mos e quani si të mbinxehur emocionalisht, apo më keq, si incident.

Unë sinqerisht shpresoj se kjo letër do të kontribuojë në disa rishqyrtime themelore. Dhe ju lutem vini re, kryeministër, mos harroni kujdesin psikiatrik, kujdesin shëndetësor në burgje dhe komisariate dhe psikiatrinë ligjore në institucionet tuaja të vuajtjes së dënimit. Bazuar në një model gjithëpërfshirjeje, të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinj, të moshuar, të lirë, të burgosur, kanë të drejtë të kenë akses në një sistem shëndetësor të ekuilibruar dhe të mirëorganizuar.

Ju pershendes me përzemërsi,

Ton Daans

Këshilltar ndërkombëtar në fushën e riedukimit.

Eindhoven, Holandë, 26 Prill 2022/BalkanWeb/

The post “S’kishte as fasho”, holandezi letër Ramës: Drama që përjetova në Spitalin e Traumës, këtu njerëzit mund të vdesin më kot appeared first on Albeu.com.

Çfarë diskutuan? Yuri Kim takohet me Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonajn (FOTO LAJM)
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe më deputeten e Partisë Socialistë, Etilda Gjonaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada, përmes një postimi në Facebook-un e saj dhe disa fotografive të bashkangjitura postimit.

Postimi i Ambasades amerikane:

Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Ambasadorja Kim u takua më 22 tetor me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj – për të diskutuar mbi progres raportin e Komisionit Europian për vitin 2021, i cili vëren se Shqipëria “vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe… përparoi në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e reformës së Bashkimit Europian”, si dhe fushat të cilat kërkojnë vëmendje të mëtejshme.

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë me forcë se Shqipëria i përket Bashkimit Europian dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne besojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe rrit stabilitetin dhe kontribuon në zhvillimin e popujve të rajonit.

Ambasadorja Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standarteve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e cila – ashtu si përpjekja e suksesshme e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO – është një qëllim i rëndësishëm strategjik që kërkon kontributin e ideve dhe përpjekjeve nga të gjitha palët./albeu.com/

The post Çfarë diskutuan? Yuri Kim takohet me Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonajn (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Gjonaj i dorëzon stafetën e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës: Jam e vetëdijshme për mangësitë!
“Jam e vetëdijshme edhe për mangësitë, por ju siguroj ndershmërisht që ajo që bëmë ishte gjithçka që mundëm, edhe pse zakonisht dëshirat në raport me mundësitë janë përherë më të mëdha”.

Etilda Gjonaj ka përfunduar mandatin e saj si ministre e Drejtësisë, post të cilin ia pasoi Ulsi Manjës. Me anë të një postimi në Facebook, ajo rendit të gjitha arritjet e këtij dikasterit, duke u ndaluar më shumë tek reforma në drejtësi.

Sipas Gjonajt, gjatë këtyre katër viteve është luftuar betejë pas beteje për ta kthyer reformën në drejtësi në realitet.

“Jemi përpjekur të bëjmë shumë, e veçanërisht për të hedhur themelet e drejtësisë së re përmes plotësimit tërësor të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi, ngritjes së institucioneve të reja nëpërmjet mbështetjes me burime njerëzore, buxhetore dhe infrastrukturore. Jam besimplotë se ajo çka do shohim para do jetë mbresëlënëse për të gjithë brezat pasi themelet që kemi hedhur kanë qenë të forta për t’i bërë ballë çdo lëkundje që shpesh herë tentohen nga zjarrnxitësit e pashpresë që drejtësinë do donin ta shihnin të kthehej pas”, shkruan Gjonaj.

Postimi i plotë i Etilda Gjonajt

Në ditën e përmbylljes së detyrës sime si Ministre Drejtësie, ndjej dëshirën dhe detyrimin të shpreh përmes këtij mesazhi mirënjohjen e thellë për të gjithë bashkëpunëtorët, mbështetësit apo edhe kritikët e vërtetë që qëndruan krah këtij rrugëtimi të bukur e sfidues në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Ka qenë sa privilegj për mua por aq edhe përgjegjësi të shërbej në këtë funksion të lartë për një mandat të plotë 4 vjeçar, veçanërisht në një moment historik si ky kur jetësohej Reforma në Drejtësi, ajo që po oksigjenon të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët.

Pikërisht për këtë, gjatë këtyre katër viteve kemi luftuar betejë pas beteje që ta kthenim këtë projekt të madh në një realitet sa më të prekshëm, ku një sërë rezultatesh sot janë dëshmi reale e përpjekjeve tona për të ngritur sistemin e ri të drejtësisë, një sistem të pavarur, të pakorruptuar, të paanshëm, llogaridhënës dhe efiçent.

Jemi përpjekur të bëjmë shumë, e veçanërisht për të hedhur themelet e drejtësisë së re përmes plotësimit tërësor të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi, ngritjes së institucioneve të reja nëpërmjet mbështetjes me burime njerëzore, buxhetore dhe infrastrukturore. Jam besimplotë se ajo çka do shohim para do jetë mbresëlënëse për të gjithë brezat pasi themelet që kemi hedhur kanë qenë të forta për t’i bërë ballë çdo lëkundje që shpesh herë tentohen nga zjarrnxitësit e pashpresë që drejtësinë do donin ta shihnin të kthehej pas.

Ndjehem thellësisht e lumtur që falë punës këmbëngulëse kemi ngritur për herë të parë një sistem funksional të ndihmës juridike të garantuar nga shteti që ofron tashmë shërbime ligjore në kohë reale për të gjithë qytetarët në nevojë, nëpërmjet ngritjes së qendrave të ndihmës juridike në disa bashki, bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, me klinikat e ligjit dhe dhomën kombëtare të Avokatisë.

Një reformë rrënjësore i është nënshtruar edhe sistemit penitenciar, ku rezultati i plotë që shohim sot na bën t’i harrojmë të gjitha vështirësitë që kemi hequr dje në përpjekjen për të instaluar ligjshmërinë në sistemin e burgjeve. Pavarësisht se ende ka shumë për të bërë si edhe për të finalizuar ato çka kemi nisur, ne kemi përmirësuar cilësisht trajtimin dhe rritur pagat e punonjësve të burgjeve; kemi zbatuar një plan ambicioz investimesh për rritjen e sigurisë në burgje, për përmirësimin e trajtimit të të burgosurve. Për herë të parë kemi ngritur edhe zbatuar sistemin 41 bis në burgje, për të ndërprerë lidhjet e subjekteve kriminale me botën jashtë.

Gjithashtu, ajo që konsiderohej e pamundur e bëmë të mundur duke zbatuar me sukses politika inovative rehabilituese dhe riintegruese në sistemin penitenciar, ku vlen të veçohet ngritja e Qendrës për Parandalimin e Krimeve të të Miturve, trajtimi të miturit në konflikt me ligjin, trajtimi rehabilitues dhe riintegrues i të miturve, si dhe zbatimin për herë të parë të programit të punësimit për të dënuarit.

Përgjatë këtij mandati, Ministria e Drejtësisë ka dëshmuar se është një partner tejet serioz në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, duke nënshkruar marrëveshje të reja ekstradimi si dhe duke zbatuar me rigorozitet të gjithë detyrimet ndërkombëtare në luftën ndaj krimit transnacional.

Një punë e jashtëzakonshme është kryer për zbatimin e objektivave të reformës në drejtësi në vendosjen e ligjshmërisë në ushtrimin e profesioneve të lira ligjore, noterët, përmbaruesit privatë, dhe ndërmjetësit jo vetëm nëpërmjet kuadrit të ri ligjor por edhe masave konkrete me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe goditjes së abuzimit dhe korrupsionit.

Në këto katër vjet së bashku me ekspertë të ligjit, kemi ndërmarrë një sërë reformash ligjore institucionale duke i bërë ballë me sukses edhe vështirësive të rregullimit ligjor të situatave të fatkeqësive natyrore me të cilat u përball Shqipëria përgjatë këtyre viteve.

Përtej sfidave që kemi hasur në luftën kundër korrupsionit, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme jo vetëm në kultivimin e kulturës së integritetit por edhe në zbatimin e politikave të qëndrueshme në parandalimin, ndëshkimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit kundër korrupsionit.

Rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit janë njohur ndërkombëtarisht, duke e bërë Shqipërinë të parin vend në rajon që ka zbatuar në mënyrën më të kënaqshme rekomandimet e GRECO-s.

Në këto 4 vjet disa projekte dhe objektiva i kemi arritur dhe disa të tjera janë ende në proces të cilat vazhdojnë të jenë pjesë e programit të ri qeverisës për t’u zbatuar në këtë mandate të ri.

Jam tejet entuziaste që do të nis një rrugëtim të ri, për të kontribuar dhe për të dhënë maksimumin në angazhimin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, për t’i dhënë zë qytetarëve që na besuan votën, si pjesë e skuadrës politike të Partisë Socialiste. Tashmë dhe në cilësinë e Zëvendëskryetares së Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Integrimin Evropian, së bashku me kolegët e tjerë deputetë do të jem aktivisht e përkushtuar për t’i shërbyer profesionalisht misionit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Një rol i ri brenda Partisë së Socialiste, si Sekretare e gruas, gjithashtu, më mbush me përgjegjësi për të çuar para objektivin e fuqizimit politik të gruas ashtu si dhe për të bërë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të grave e sidomos dhunës me bazë gjinore.

Tashmë që një kapitull mbyllet dhe një i ri hapet në angazhimin tim politik, në retrospektivë çdo arritje e vogël, çdo iniciativë e re dhe çdo sukses në rrënjosjen e drejtësisë së re do të ishin krejt të pamundura, pa mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili më dha privilegjin duke më besuar një prej detyrave më sfiduese në avancimin e agjendës sonë qeverisëse, në një nga periudhat më transformuese dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë shqiptare. Ndaj, i jam tejet falënderuese që më dha mundësinë të kisha portofolin e drejtësisë dhe antikorrupsionit përgjatë një mandati të plotë qeverisës.

Ju jam mirënjohëse gjithashtu deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e vyer për të çuar përpara të gjithë reformat dhe iniciativat legjislative në funksion të rritjes profesionale të ligjbërjes në përputhje me standardet më të mira evropiane.

Në këto katër vjet kam pasur privilegjin të bashkëndaj me partnerët ndërkombëtarë arritjet dhe sfidat e reformave institucionale si dhe në mënyrë të veçantë të kryereformës, asaj në drejtësi. U jam mirënjohëse thellësisht për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre, e veçanërisht Ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, dhe misioneve të tyre, për të gjithë mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin vizionit tonë për drejtësinë e vërtetë. Privilegj puna me ju!

Falënderime për të gjithë kolegët e institucioneve të reja dhe atyre të reformuara të sistemit të drejtësisë, për bashkëpunimin përgjatë këtyre viteve, me bindjen se kemi dëshmuar dita ditës se një sistem drejtësie, për të gjithë qytetarët shqiptarë që ka në themel pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin, është i mundur.

Mandati im si ministre ka qenë një kohë që s’mund ta numëroj me vite, por me bilancin e punës që jemi përpjekur të bëjmë së bashku me një skuadër të palodhur, vajzash e djemsh, grash dhe burrash, njerëzish të përkushtuar në Ministrinë e Drejtësisë, që bashkërisht besuam dhe punuam në emër të një misioni jetik që na i mbajti motivin ndezur çdo moment: DREJTËSI!

Jam e vetëdijshme edhe për mangësitë, por ju siguroj ndershmërisht që ajo që bëmë ishte gjithçka që mundëm, edhe pse zakonisht dëshirat në raport me mundësitë janë përherë më të mëdha.

Për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, përulësisht dhe nga thellësia e zemrës, shumë MIRËNJOHJE, që në këto vite keni qenë pranë meje me inkurajim, mbështetje, dashamirësi, apo edhe kritikë.

Mirënjohje për të gjithë qytetarët të cilët kanë besuar tek unë dhe më kanë inkurajuar në mënyrë të vazhdueshme në vijimin e luftës kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë.

Në fund por jo nga rëndësia, dua të përmend burimin kryesor të forcës sime që është familja ime.

U jam mirënjohëse që kanë ditur me guxim të përballojnë sfida jo të pakta për shkak të detyrës sime, ashtu si dhe më kanë mbështetur në çdo moment për ta çuar përpara këtë mision.

Duke i kaluar trashëgiminë institucionale dhe stafetën në këtë ditë kolegut Ulsi Manja, i uroj suksese dhe jam besimplotë se do të vijojë të konsolidojë më tej rezultatet e reformës në drejtësi si dhe do të përmbushë punën e nisur për ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit.

Puna jonë vijon më tej drejt sfidave të reja po me të njëjtin pasion e përkushtim për Shqipërinë, të ardhmen tonë të përbashkët ndaj të cilës kemi detyrën historike për ta vendosur në piedestalin e nderit aty ku i takon!

The post Gjonaj i dorëzon stafetën e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës: Jam e vetëdijshme për mangësitë! appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja Kim takohet me Gjonajn: Falë kontributit të saj, Reforma në Drejtësi po jep rezultate
Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, para se kjo e fundit t’i dorëzojë mandatin Ulsi Manjës që do të jetë në krye të drejtësisë gjatë qeverisë Rama 3.

Kim shkruan se falë kontributit të Gjonajt Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe rithekson se SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e kësaj reforme.

“U takova me Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila, me kontributin e saj, ka filluar të japë rezultate.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE dhe sjellin Shqipërinë më afër SHBA-ve”, shkruan Kim./albeu.com

The post Ambasadorja Kim takohet me Gjonajn: Falë kontributit të saj, Reforma në Drejtësi po jep rezultate appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë ministër! Ulsi Manja merr pozicionin e rëndësishëm në qeverinë Rama 3 (FOTO LAJM)
Ulsi Manja do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin qeverisës “Rama 3”, pozicion i cili u mbajt për 4 vite nga Etilda Gjonaj.

Pas emërimit nga kryeministri Rama, gjatë pushimit në hollin e pallatit të Kongresit, Ulsi  Manja është përshëndetur nga kolegët socialistë të cilët e kanë uruar për detyrën e re.

Në foton e shkrepur nga LSA, bie në sy përqafimi nga Ilir Beqaj në drejtim të socialistit Ulsi Manaj që më parë drejtoi Komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Deklarata e Gjonajt pas emërimit të Manjës:

“Unë besoj që në katër vite kam dhënë maksimumin tim, edhe falë mbështetjes së një ekipi shumë të mirë, PS, dhe partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi arritur rezultate që do të çohen përpara dhe nga kolegu Manja. Unë besoj që një ministër me një mandat 4 vjeçar është i mjaftueshëm. Unë i uroj shumë suksese zoti Manja, kam bindjen që do të çojë përpara arritjet e nisura”, tha Gjonaj.

Manja më parë ka mbajtur dhe postin e kryetarit të komisionit të Ligjeve dhe anëtar i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi. /albeu.com/

The post Për herë të parë ministër! Ulsi Manja merr pozicionin e rëndësishëm në qeverinë Rama 3 (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Qeveria gati ndryshimin e ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritja e transparencës ul rrezikun e pastrimit të parave
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, prezantoi projekligjin për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse në Shqipëri. Ajo u shpreh se do të shmangen burokracitë, sidomos pë ata që nuk jetojnë në Tiranë.

Pikë kyçe e këtij projektligji është rritja e transparencës së këtij sektori që sipas ministres heq rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Ajo shpjegoi se kjo do të bëhet duke vendosur detyrime për regjistrimin e të dhënave, që është edhe kusht i Moneyval për Shqipërinë.

“Me ndihmën e BE në korrik të vitit 2019, këshilli i ministrave miratoi udhërfyesin për një mjedis për shoqërinë civile për krijimin e një kuadri ligjor. Një nga masat kryesore që kishim parashikuar u realizua. Besoj se kemi bërë më të mirën dhe sot ndihem mirë që do prezantoj një projektligj që lehtëson procedurat për shoqërinë civile.

Jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të jemi gjithëpërfshirës në hartimin e këtij draft. Mbi 70% e komenteve dhe sugjerimeve janë reflektuar në përmbajtjen e tij dhe kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të përmbajtjes së këtij projektligji. Kushdo që ka punuar edhe një ditë në këtë fushë e di vështirësinë që ka regjistrimi i një organizate.

Ne rrisim transparencën e këtij sektori dhe heqim një rrezik që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Vendosen detyrime për regjistrim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori. Çdo vendim duhet tët merrej nga Gjykata e Tiranës në lidhje me kryerjen e veprimeve në regjistrin e organizatave jo fitimprurëse. Tashmë do I kalojnë kancelarit të Tiranës.

Të nderuar deputetë miratimi i këtij projektligj do sjellë ndryshim rrënjësor sa i takon transparencës dhe lehtësimit të procedurave. Për gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë përmbushen edhe një nga rekomandimet e Moneyval për transparencë”, deklaroi Gjonaj./albeu.com

The post Qeveria gati ndryshimin e ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritja e transparencës ul rrezikun e pastrimit të parave appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Metës, Gjonaj: Do të respektojmë vendimin e Gjyaktës Kushtetuese
Ministrja e Drejtësisë Etild Gjonaj gjatë një interviste në Neës 24 ka komentuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.

Gjonaj deklaroi se PS do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Pjesë nga intervista:

Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Meta … a duhet të shkarkohet Presidenti i Republikës?

Ky nuk është më një vendim apo qëndrim politik, sepse qëndrimi u dha dhe u konkretizua me një vendim nga Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Tashmë kemi të bëjmë jo thjesht me një qëndrim të PS me presidentin, por me një qëndrim sa i përket shkeljeve kushtetuese, që është një vendim që Gjykata Kushtetuese do duhet ta japë lidhur me shkeljet, bazuar edhe në raportin që është dorëzuar, se sa përbëjnë ato shkelje kushtetuese.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të kundërtën?

Ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një demokraci ku kemi pranuar që pushtetet të jenë të ndara dhe të respektohen në mënyrë luajale kompetencat dhe përgjegjësitë e secilit pushtet, jam e bindur se padyshim që ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sa besim keni te Gjykata Kushtetuese? Nisur dhe nga vendimi për mosdekretimin e ministrit Gent Cakaj…

Gjykata Kushtetuese me vendimin e mosdekretimit të ministrive nga ana e presidentit dha dhe konfirmoi ekzaktësisht atë që Kushtetuta sot mban, për sa i përket përgjegjësive që ka secili institucion, secila palë, në një proces të emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Duhet të kuptojmë qartësisht se Gjykata Kushtetuese, është e vërtetë që ka konfirmuar rolet për secilin në këtë proces, por ka thënë shprehimisht që presidenti nuk duhet të jetë pjesë e jetës politike, nuk mund të marrë vendime politike. Kushtetuta e ka dhënë në këtë proces se çfarë kryen Presidenti dhe brenda një afati ligjor të caktuar, që në fund duhet të dalë me dekretimin e tij. Më pas, është Kuvendi që kontrollon procesin e kryer për emërimin apo shkarkimin e një ministri. Në fund të fundit, në një Republikë Parlamentare, zemra e luanit, për sa i përket këtyre proceseve, i jepet Kuvendit, kontrolli kryhet nga Kuvendi. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese është shprehur qartësisht dhe ka konfirmuar pastër atë që është në Kushtetutë. Qartësisht kërkohet që presidenti të mos marrë pjesë në jetën politike, që besoj do t’i shërbejë edhe për çështjen e radhës, që ka lidhur me kërkesën që i ka drejtuar Kuvendi për shkarkimin e presidentit Meta në rastet e shkeljeve të Kushtetutës. Por, lihet po prapë me vendim se kryeministri ka diskrecionin e emërimit apo shkarkimit të ministrave, se kush do të jetë pjesë përbërëse e kabinetit të tij qeveritar./albeu.com

The post Shkarkimi i Metës, Gjonaj: Do të respektojmë vendimin e Gjyaktës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Ministrja Gjonaj: Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultatet e para
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po zhvillon prej tre ditësh një sesion të posaçëm mbi problemin e korrupsionin dhe mënyrat për parndalimin dhe luftimin e tij. Nga Shqipëria në diskutim mori pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Gjoni shprehet se reforma në drejtësi ka dhënë tashmë rezultatet e para. Ajo pohon se procesi i vetingut ka krijuar mungesa në magjistratë, por e cilëson si një kosto të nevojshme për të pastruar sistemin nga gjykatës e prokurorë të korruptuar apo të lidhur me krimin. Me ministren bisedoi kolegia Ardita Dunellari.

Zëri i Amerikës: Zonja Gjonaj, Ju morët pjesë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për korrupsionin, luftën kundër tij dhe problemet që sjell ky fenomen. Çfarë konkretisht mësuat nga ky sesion dhe çfarë mund të ofrojë Shqipëria në këtë diskutim?

Etilda Gjonaj: Është hera e parë që Asambleja e Përgjithshme organizon një sesion të posaçëm për luftëm kundër korrupsionit, masat që duhet të marrin shtetet për të arritur rezultate të mira në këtë luftë. Pa dyshim që korrupsioni nuk është parë dhe nuk shihet vetëm si brenda kufijve të një vendi por tashmë është një fenomen i cili është përtej kufijve nacionalë dhe kjo është arsyeja përse Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar si një aspekt shumë të rëndësishëm, i cili ka qenë pjesë e kësaj axhende duke patur mundësinë jo vetëm që të marrin vullnetin dhe angazhimin e të gjitha shteteve, por nga ana tjetër edhe për të hartuar një dokument të përbashkët politikash se si lufta kundër korrupsionit jo vetëm do të jetë në prioritetet kryesore, por njëkohësisht edhe në masat që do të marrin kryesisht në bashkëpunimin midis shteteve duke përfshirë masat parandaluese për luftën kundër korrupsionit, si edhe rekomandimet që jepen nga organizatat ndërkombëtare dhe zbatimin e tyre nga shtetet anëtare dhe duke e kthyer në axhendë të Kombeve të Bashkuara. Unë në deklaratën time politike shpreha vullnetin e qeverisë shqiptare jo vetëm për faktin që e ka në prioritetet kryesore luftën kundër korrupsionit, por njëkohësisht edhe angazhimin që ne do të ndërmarrim për të krijuar të gjitha mundësitë, jo vetëm për të parandaluar korrupsionin, por edhe për ta luftuar atë sidomos në rastet kur lidhet edhe me parandalimin e pastrimit të parave, dhe njëkohësisht sekuestrimi i parave apo aseteve që vijnë nga veprimtari të paligjshme ka qenë në fokus edhe të kësaj mbledhjeje të posaçme nga Kombet e Bashkuara, duke e parë që korrupsioni është i lidhur shumë ngushtësisht edhe me veprimtarinë e krimit të organizuar.

Zëri i Amerikës: Zonja Gjonaj, bazuar në fjalën që mbajtët ju në OKB, ju flisni me një lloj optimizmi për masat që ka marrë qeveria shqiptare. Megjithatë, në anketa të njëpasnjëshme me investitorë, sidomos me investitorë të huaj, pengesa kryesore që ata vënë në dukje ndaj futjes së kapitalit është korrupsioni. Si shpjegohet kjo mospërputhje mes këtij optimizmi, masave që ju thoni se ka marrë qeveria dhe mungesës së rezultatit që shohin investitorët?

Etilda Gjonaj: Ne jemi të vetëdijshëm që korrupsioni vazhdon të jetë një fenomen, jo vetëm në vendin tonë, por një fenomen që ekziston në të gjitha vendet e botës. Dhe kjo u pa edhe nga deklaratat që shtetet anëtare që ishin prezente mbajtën në mbledhjen e posaçme të OKB-së pikërisht për këtë çështje. Dhe nuk është se jemi ne optimistë, apo në deklaratën politike që unë mbajta në këtë mbledhje kishim nota optimizmi, por ne deklaruam atë që Shqipëria ka arritur deri tani, çfarë masash ka marrë. Pa dyshim të gjithë jemi në një mendje, që lufta kundër korrupsionit fillon nga një sistem drejtësie i pavarur, i paanshëm dhe i pakorruptuar. Duke mbajtur në konsideratë që ne kemi ndërmarrë reformën në drejtësi që tashmë ka arritur rezultatet e para, ku patjetër rezultate që lidhen edhe me luftën kundër korrupsionit do të vijojnë, kjo tregohet edhe me mënyrën se si Shqipëria është qasur për të luftuar korrupsionin: e kemi filluar nga reforma e drejtësisë për të ngritur institucione, të cilat do të luftojnë korrupsionin edhe në nivele të larta edhe funksionarësh politikë dhe, pa dyshim, duke ofruar të gjitha mundësitë për të ulur korrupsionin e vogël nëpërmjet ofrimit të shërbimeve online, por edhe nëpërmjet një sërë mekanizmash të cilat tashmë janë gjithëpërfshirëse në parandalimin e korrupsionit. Raportet e organizatave ndërkombëtare kanë të gjithë të drejtën për të nxjerrë problematika që lidhen me fenomenin e korrupsionit, por pa dyshim ne kemi të drejtën për të dhënë jo vetëm çfarë kemi arritur si rezultate, por edhe angazhimin tonë për ta vijuar betejën për luftën kundër korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Zonja Ministre, të ndalemi tek procesi i vetingut. Reformat në drejtësi janë parë si të domosdoshme për problemet që shiheshin në sistem. Megjithatë kanë dalë disa probleme. Drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshilltar të Lartë të Prokurorisë kanë dëshmuar se janë krijuar mungesa në Magjistratë dhe kjo po ndikon tek funksionimi i gjykatave dhe prokurorive. Sa e shqetësuar jeni për këtë problem?

Etilda Gjonaj: Ne e kemi ditur dhe vazhdojmë ndërkohë ta trajtojmë me shumë vëmendje mungesën e magjistratëve – gjyqtarë dhe prokurorë – nga sistemi i drejtësisë për shkak të largimeve nga procesi i vetingut. Por, një ndër arsyet pse kjo reformë filloi ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë. Është më mirë të kemi një sistem drejtësie që të ketë vakanca me gjyqtarë dhe prokurorë, se sa të kemi një sistem drejtësie që përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë të padenjë, të korruptuar, të lidhur me krimin apo joprofesionalë. Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë në sistem për shkak të procesit të vetingut nuk është një pasojë që ka dalë sot dhe nuk është se jemi vënë në dieni vetëm sot, por kemi filluar të marrim masat që në momentin e parë duke rritur numrin e magjistratëve që hyjnë në shkollën e magjistraturës, por njëkohësisht duke rritur edhe prurjet për sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, ne po punojmë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për një hartë të re gjyqësore që ka të bëjë me organizimin e ri të sistemit të drejtësisë në gjykatat e rretheve gjyqësore, por edhe gjykatat e apelit, të cilat do të mundësojnë uljen e numrit të gjykatave duke rritur profesionalizmin, duke rritur efektshmërinë, por njëkohësisht pa cënuar në asnjë moment aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Dhe të dy këto elementë: numri i shtuar në shkollën e magjistraturës dhe organizimi i ri i sistemit të drejtësisë i gjykatave do të sjellin mundësinë që të mos kemi probleme me mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor po ndjek të gjitha proceset që lidhen me plotësimin e vakancave sidomos në gjykatë apeli, e cila do të sjellë herët, mundësisht shumë shpejt plotësimin e disa vakancave në këto gjykata, të cilat në fakt janë kthyer në problem pasi numri i gjykatësve të larguar nga këto gjykata nga vetingu ka qenë i lartë.

Zëri i Amerikës: Zonja Gjonaj, drejtuesja e KLGJ-së ka ngritur shqetësimin se e ka sjellë para jush që në shtator këtë hartë që përmendët ju dhe ka pritur reagim nga ministria juaj. Ajo thotë se ministria ka zvarritur procesin dhe kjo po pengon funksionimin e gjykatave. Përse nuk ka pasur lëvizje më të shpejtë për ta zgjidhur këtë problem?

Etilda Gjonaj: Në fakt nuk kam arritur ta dëgjoj kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por të dy institucionet kanë qenë në bashkërendim me njeri-tjetrin për këtë proces. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dhënë propozimet e tij pasi kemi kryer një analizë së bashkë me misionet e asistencës dhe të dy institucionet tona, nga ana tjetër, ka dhënë mendimin e saj se si do të duhet të jetë harta e re gjyqësore. Ministria e Drejtësisë ka shprehur pikëpamjet për të mos pasur një kufizim dhe një mbyllje të një numri të lartë të gjykatave dhe kjo është arsyeja e cila na ka mbajtur pa e miratuar si dokument për të gjetur një dakordësi të përbashkët, për sa kohë që ligji përcakton që, vërtetë, Këshilli i Lartë Gjyqësor është ai që propozon hartën gjyqësore, por është ministri i drejtësisë i cili ndërmerr iniciativën legjislative me vendim të Këshillit të Ministrave më pas për t’u miratuar si hartë e re gjyqësore. Nga ana tjetër, shqetësimi i ministrisë së drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme lidhet pikërisht me aksesin e qytetarëve në organet e drejtësisë. Por, nuk do të thosha që ka pasur zvarritje, përkundrazi. Ne kemi kryer në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm diskutime, por njëkohësisht edhe takime me kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarë për të parë si ata e mendojnë se si do të duhet të jetë organizimi i ri gjyqësor. Nuk mundet kurrsesi që të bëjmë eksperimente të cilat mund të na sjellin nesër një pasojë të rëndë dhe për këtë arsye unë besoj që ne kemi arritur në një dakordësi midis dy institucioneve për ta miratuar këtë hartë të re gjyqësore. Por në asnjë moment nuk ka pasur zvarritje, përkundrazi kemi qenë shumë diligjentë në të gjithë procesin për këtë hartë, e cila është komplekse dhe ka pasur gjithmonë në grupin e punës edhe anëtarë të misioneve të asistencës në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Janë ngritur shqetësime se ju keni bërë ndërhyrje në 10 ligje të rëndësishme në një mënyrë shumë të shpejtë. Ka pasur akuza se nuk i keni paraqitur këto ndryshime për konsultim publik. Si ju përgjigjeni këtyre shqetësimeve?

Etilda Gjonaj: Ka nisur që në verën e vitit të kaluar, duke filluar me një analizë së bashku me misionet kryesore që ne na mbështesin për zbatimin e reformës në drejtësi. Patjetër që pas kësaj analize se si ka ecur zbatimi i reformës ne kemi arritur në një plan masash të cilat kanë diktuar edhe ndërhyrje legjislative për të rritur efektshmërinë e sistemit të drejtësisë tek qytetarët. Kur flasim për efektshmërinë kemi të bëjmë me një shkurtim të kohës së gjykimit të proceseve gjyqësore, por nga ana tjetër edhe për të patur një drejtësi më efektive. Kjo është arsyeja pse kemi ndërhyrë në 10 ligje të paketës së reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe procedurat si civile, edhe penale, me qëllim që të mundësojmë shkurtimin e numrit të gjyqtarëve në trupën gjykuese dhe të rrisim numrin e çështjeve me qëllim të rritjes së efektshmërisë së sistemit të drejtësisë për qytetarët. Nga ana tjetër ky nuk ka qenë një proces thjesht një muaj… pesë ditë. Ka qenë një proces shumë i gjatë. Ne kemi punuar në grupe pune së bashku me institucionet e reja të drejtësisë të cilat kanë qenë drejtpërdrejt të interesuara lidhur me këto ndryshime dhe në çdo moment edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë mbështetësi kryesor që në fillim për reformën në drejtësi. Këto ligje, kjo paketë, e cila është paketa më e rëndësishme pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të 2016-ës, është konsultuar, diskutuar në këto grupe pune në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë shteruese. Në asnjë moment nuk janë prekur apo cënuar shtyllat kryesore të asaj që ka sjellë reforma në drejtësi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese të 2016. Prandaj besoj që kjo paketë jo vetëm do të sjellë rezulatet që ne po presim që lidhen me pjesën e efektshmërisë, por nga ana tjetër ka qenë paketa e cila ka marrë procesin më të gjatë konsultues, përgatitor dhe deri në miratimin e saj.

Zëri i Amerikës: Zonja ministre, megjithatë shoqëria civile ka ngritur shqetësimin se nuk ka pasur konsultime publike. Pse u anashkalua ky proces?

Etilda Gjonaj: Për sa kohë që unë në mënyrë të vazhdueshme, edhe në këtë moment artikuloj që ne kemi patur pjesën ndërkombëtare, partnerët ndërkombëtarë, institucionet e drejtësisë, ministria e drejtësisë si interlokutore dhe koordinatore e zbatimit të reformës në drejtësi, ndërkohë kanë qenë gjithashtu pjesë e diskutimit në komision të ligjeve dhe këto projektligje janë hedhur në faqen e parlamentit në kohën e duhur, e gjithë mundësia fizike dhe kohore ka qenë e tillë që kush ka patur komente apo sugjerime të mund t’i sillte. Por të kuptojmë drejt që një pjesë e mirë e masave lidhen me aspekte financiare, ku do të duhet vullneti dhe mbështetja e qeverisë për sa i përket ofrimit të kësaj mbështetjeje financiare, siç ishte për Prokurorinë e Posaçme apo edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe e njëjta situatë edhe për ato që kemi ndryshuar për të emëruar sa më shpejt, për të shkurtuar procedurat e emërimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Dhe ne tani kemi një lajm shumë të mirë, kur janë shpallur vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese që do të thotë se shumë shpejt nuk do të kemi kuorumin vetëm me shtatë anëtarë, por do të plotësohet kuorumi i nëntë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pra të gjitha këto janë kryer për të arritur disa rezultate, të cilat janë shumë të nevojshme në këtë moment ku ndodhet reforma në drejtësi. /VOA/

The post Ministrja Gjonaj: Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultatet e para appeared first on Albeu.com.

Bëri bujë me video në Tik Tok, ministrja zbulon “të errëtat” e gjyqtares Kapedani: Liroi nga burgu një kriminel!
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka komentuar videot e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila tashmë është vënë nën hetim nga ILD.

Ministrja Gjonaj ka zbuluar se që prej vitit 2019, ka kërkuar hetim ndaj saj për shkak të lirimit të një subjekti kriminal.  Ministrja ka sulmuar ashpër Kapedanin duke e cilësuar si pjesa e atyre që nuk kanë kaluar ende Vettingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda.

Fjala e ministres Gjonaj:

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund! /albeu.com/

The post Bëri bujë me video në Tik Tok, ministrja zbulon “të errëtat” e gjyqtares Kapedani: Liroi nga burgu një kriminel! appeared first on Albeu.com.

Ndërtimet pa leje, Gjonaj tregon si do fuksionojë “lista e zezë”
Ministria e Brendshme është mbledhur sot edhe në praninë e kryeministrit Edi Rama, ku po trajtohet mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore.

Në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se Policia e IKMT do të kenë të gjitha instrumentat e duhura ligjore për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, por edhe për cilësinë e punimeve, që tërmeti i 2019-tës, na tregoi që ishin shkelur.

Më tej, Gjonaj tha se çdo objekt që ndërtohet pa leje, mund të konfiskohet nga shteti dhe të përdoret për interesa publike, si dhe investitorët që shkelin lejen zhvillimore mund të futen në një listë të zezë, dhe të mos marrin projekte për 5 vite.

Gjithashtu do të ketë dënim deri në 3 vite burg për funksionarët publikë që nuk veprojnë për ndërtimet pa leje.

Fjala e ministres

Është shumë e rëndësishme që të jemi në këtë takim, pas nismave ligjore që kjo qeveri ka ndërmarrë, qoftë për ndërtimet pa leje, nga investitorët te çdo subjekt që është u përfshirë, paketa ligjore përcakton qartësisht rolin e secilit.

Tërmeti na vuri në pah kujdesin që duhet të kemi sa i takon ndërtimeve, dhe të gjithë personave përgjegjës, por edhe mbi rolin që do të ketë Policia e Shtetit për kontrollin e territoreve. Policia është përgjegjëse dhe ka kompetenca për të parandaluar ndërtime pa leje, dhe për të referuar në prokurori çdo subjekt që ka kryer shkelje jo në përputhje me lejen.

Pasojat e tërmetit na bënë të kuptonim gjithashtu se çdo tolerim në cilësinë e punimeve, sjell pasoja njerëzore dhe dëme të shumta ekonomike, janë mina me sahat, që mund të plasin në ço kohë.

Kjo nuk lidhet vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje, po lidhet me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Policia dhe IKMT kanë në dorë çdo instrument për të përmbushur detyrën, duhet vetëm një vullnet i fortë për të zbatuar legjislacionin që është në fuqi.

Mund të them që nga gjithë ndryshimet ligjore, IKMT ka instrumentet e posçëm, duke u vendosur në dijeni dhe nga ata persona që janë pjesë e kompanive private, çdo mbikqyrës që ka si detyrë kontrollin e ndërtimit, edhe në rastin kur është me leje dhe ajo nuk zbatohet, është i detyruar që të lajmërojë IKMT-në, e cila mund të vendosë iniciativa penale.

Kush ndërton pa leje një objekt, mund t’i konfiskohet për interes publik, dhe një sërë masash të tjera të forta. Çdo kompani që shkel lejen, ky subjekt apo investitorë futet në një listë të zezë, për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë leje shfrytëzuese. Do të ketë dënim deri në 3 vite burg për funksionarët publikë që nuk veprojnë për ndërtimet pa leje.

The post Ndërtimet pa leje, Gjonaj tregon si do fuksionojë “lista e zezë” appeared first on Albeu.com.