: Esmeralda Topi Archives - Albeu.com

Urdhri që çoi kryebashkiakun e Tiranës në SPAK
Tre ditë para se të përballej me hetuesit e SPAK për çështjen e inceneratorëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, la të kuptohej se vajtja e tij në Prokurorinë së Posaçme, do të ishte vullnetare.

Verifikimet e Faktoje tregojnë se në fakt, Veliaj ishte i detyruar të paraqitej në SPAK mëngjesin e 30 prillit.

Esmeralda Topi

Përballjen e tij të parë me hetuesit e SPAK lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, e lajmëroi gjatë një interviste televizive.

Por vajtjen e tij në Prokurorinë e Posaçme, Veliaj u kujdes ta cilësonte si vullnetare dhe jo të detyrueshme.

“…sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve”, deklaroi ai ndër të tjera, tre ditë përpara se të kalonte pragun e SPAK-ut.

Verifikim

E vërteta është se teksa përpiqej t’i mëshonte vullnetit të mirë personal për tu paraqitur në SPAK, Veliaj kishtë marrë një udhër nga Prokuroria e Posaçme. Vajtja e tij në këtë institucion, ishte e detyrueshme dhe jo vullnetare.

Faktoje ka arritur të sigurojë dokumentin e fletë thirrjes që i ka mbërritur kryebashkiakut Veliaj në zyrën e tij,  të mërkurën e 24 prillit.

Në dokument, shkruhet e zeza mbi të bardhë, se Erion Veliaj duhet të paraqitej në Prokurorinë e Posaçmë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 30 prill në orën 10:00, si person në dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës.

“Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore”,– paralajmëron SPAK.

Urdhër për thirrjen e Erion Veliajt në SPAK

Në këto kushte, kryebashkiaku i Tiranës, u paraqit të martën e 30 prillit në SPAK për të dëshmuar lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Dëshmia e tij brenda mureve të SPAK zgjati rreth 8 orë. Kur doli nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku i Tiranës vijoi të këmbëngulte para gazetarëve se kishte shkuar si ‘bashkëpunëtor’, pasi kishte kohë që e kishte kërkuar vetë një takim.

Por kreu i SPAK, Altin Dumani, dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme.

“I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës”, i tha Dumani kolegëve të BIRN.

Përfundim

Nisur nga verfikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, do ta kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje.al

The post Urdhri që çoi kryebashkiakun e Tiranës në SPAK appeared first on Albeu.com.

Betonizimi i zonave të mbrojtura shqetëson KE
Komisioni Evropian është i shqetësuar nga ndryshimet e fundit ligjore për zonat e mbrojtura në Shqipëri. Në një reagim për Faktoje, KE paralajmëron qeverinë që të mbrojë biodiversitetin në mënyrë që të mos cënohet integrimi në Bashkimin Evropian.

Me ligjin e ndryshuar, ekspertët e mjedisit thonë se rrezikohen të gjitha zonat e mbrojtura. Bregdeti është ‘viktima’ e parë e kantiereve në këto territore – paralajmërojnë me shqetësim ekspertët e mjedist, duke i varur shpresat tek Gjykata Kushtetuese.

Nga; Esmeralda Topi

Në 7 minuta seancë parlamentare socialistët miratuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, që i hapin rrugën ndërtimit në këto territore. Kjo pavarësisht kundërshtimit të opozitës, shoqërisë civile dhe ekspertëve të mjedisit.

Këta të fundit i ‘varën’ shpresat tek Presidenti, por Bajram Begaj i dekretoi ndryshimet ligjore pak javë më vonë.

Pas kësaj, ‘varka’ e shpëtimit të zonave të mbrojtura nga betonizimi mbetet vetëm Gjykata Kushtetuese. Ekspertët e mjedisit dhe përfaqësues të opozitës konfirmojnë për Faktoje se janë duke punuar për ta depozituar ankimimin në Kushtetuese.

“Mbroni biodiversitetin”

Komisioni Evropian është po ashtu i shqetësuar për këto ndryshime ligjore për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Në një reagim të posaçëm për Faktoje, KE paralajmëron qeverinë se duhet të mbrojë biodiversitetin – duke u kujdesur që të vërë në dukje rëndësinë që ka mjedisi në rrugëtimin integrues të Shqipërisë.

“Shqipëria, një vend kandidat, pritet të përafrojë legjislacionin e saj me acquis mjedisor të BE-së, në veçanti Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Vlerësimin Strategjik Mjedisor, Kuadrin e Ujit dhe Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve, dhe të sigurojë mbrojtjen e biodiversitetit të vendit”, tha për Faktoje një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Edhe në raportin e zgjerimit të Shqipërisë për vitin 2023, KE ka ndarë shqetësimin për mbrojtjen e biodiversitetit, duke marrë shkas nga ndryshimet ligjore për investimet strategjike. Kjo sepse – si theksohet në raport – ligji mund të lejojnë investime të mëdha turistike dhe industriale në zona të mbrojtura.

“Siç ua kemi përcjellë autoriteteve shqiptare, Komisioni Evropian i kushton vëmendje të madhe çështjeve mjedisore në kuadër të negociatave të anëtarësimit dhe do të vazhdojë të diskutojë me autoritetet shqiptare përafrimin e duhur me acquis-in e BE-së”, përfundon reagimin Komisioni Evropian.

Bregdeti ‘viktima’ e parë

‘Nën petkun e ndryshimeve ligjore, Shqipëria rrezikon të mbetet pa asnjë metër territor të mbrojtur dhe bregdeti është ‘viktima’ e parë’. Kështu paralajmëron Aleksandër Trajçe, drejtues i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

“Rreziku është real në terma afatgjatë, se ligji kur ndryshohet nuk ndryshohet sot për nesër. Dhe me argumentin e këtij ligji betonizohet çdo zonë e mbrojtur. Do fillojnë me zonat malore, lugina e Valbonës, Lura, Thethi. Të gjitha këto mund të jenë subjekt i këtyre zhvillimeve sepse nuk ka më ligj që i ndalon”, argumenton ai.

Edhe inxhinieri i mjedisit Abdulla Diku ndan të njëjtin shqetësim duke parashikuar betonizimin së shpejti të mijëra hektarëve tokë e pasuri natyrore.

“Kuptohet, në zonat e mbrojtura të BE-së as nuk e çon njeri në mend të bëjë kësi projektesh si tek ne, e jo më ti betonizojë ato. Kushdo që ka qenë për pushime në Turqi besoj se ka vënë re që përveç ndonjë punëtori nga Turqia, thuajse asnjë turk nuk ka pushuar apo pushon në resortet bregdetare atje. E njejta gjë, e madje dhe me keq do jetë për ne këtu në Shqipëri”, shprehet inxhinieri.

Resorte në Sazan dhe Zvërnec?!

Vitin e kaluar në Shqipëri hynë mbi 10 milionë turistë, shifër rekord kjo e zyrtarizuar nga INSTAT.

Mes miliona turistëve verën e vjetshme, në media bëri bujë ardhja e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj. Korrikun e vitit 2023, vajza e ish- presidentit amerikan dhe bashkëshorti i saj Jerard Kushner u fotografuan në jug të vendit. Po ashtu, gjatë qendrimit në Shqipëri, Faktoje ka fiksuar edhe disa momente nga vizita e tyre në Kryeministri.

Tetë muaj më vonë, shqiptarët mësuan nga media ndërkombëtare se vizita e tyre nuk paska pasur si qëllim vetëm turizmin.

Më 15 mars agjencia e lajmeve Bloomberg njoftoi se, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka në plan të investojë 1 miliardë dollarë në dy projekte turistike në Shqipëri, përkatësisht në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Po atë ditë, Kushner ndau në rrjete sociale imazhet e dy projekteve që synon të zbatojë në Sazan dhe Zvërnec, bashkë me një tjetër në Beograd.

“Të emocionuar që të ndajmë disa imazhe paraprake të dijanit për projektet e zhvillimit që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”, – shkruante dhëndri i Trump në X.

Për ekspertët e mjedisit këto dy projekte janë qëllimi i vërtetë i ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura.

“Nga mediat ndërkombëtare kuptohet se Kushner ka kohë që negocion për këto projekte ndaj merret vesh se ka qenë ai (kryesisht) i cili ka diktuar ndryshimin e ligjit për “Zonat e mbrojtura”. Fundja, si mundet të bënte gjithë ato projekte pa rënë më parë dakord me kryeministrin tonë?! Dhe dakordësia më e fundit duket se ka qenë ajo e ndryshimit të ligjit që i kthen zonat tona të mbrojtura natyrore në kantiere ndërtimi”,– analizon inxhinier Abdulla Diku, teksa kujdeset të sqarojë se kundërshtia lidhet vetëm me vendin ku projektohen resortet – zonat e mbrojtura.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse investime të tilla bëhen jashtë zonave tona të mbrojtura mjedisore. Vija bregdetare ka plot hapësira për resorte të tilla dhe s’ka përse të shkatërrohet medoemos natyra”, sugjeron ai.

Të njëjtin propozim e ndan edhe Aleksandër Trajçe.

“Nuk jemi kundër këtyre projekteve, por jemi kundër vendit që është zgjedhur. Nëse ai projekt do të ishte pak më në veri, psh në zonën e Darëzezës, në Spille apo në një territor tjetër të bregdetit që nuk është zonë e mbrojtur nuk ka asnjë problem”, përfundon drejtuesi i PPNEA, të parës organizatë mjedisore në Shqipëri.

Debati për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura nisi fundvitin e kaluar kur papritur një grup deputetësh nga Partia Socialiste dorëzuan nismën në Kuvend, fill pasi 16 kryebashkiakë të PS-së i kërkonin Kuvendit që ligji t’u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave.

Rama e cilësoi Sazanin një park kombëtar imagjinar, një pretendim i pavërtetë ky, sepse hapësira ujore rreth ishullit është pjesë e të vetmit Park Kombëtar Detar që ka Shqipëria./ Faktoje.al

The post Betonizimi i zonave të mbrojtura shqetëson KE appeared first on Albeu.com.

Prezantohet projektbuxheti 2024, kategoritë që përfitojnë nga rritja e pagave
Pas tensioneve nga aksioni opozitar, në Konferencën e Kryetarëve, ministri i Financave Ervin Mete ka prezantuan projektligjin për “Për buxhetin e vitit 2024”.

Gjatë prezantimit të tij, Mete është shprehur se projektbuxheti synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor, si edhe mbrojtjen e kategorive sociale, duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin e mëtejshëm fiskal.

Gjithashtu Mete është shprehur se projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore.

Në total, tha ministri, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Prezantimi i projektbuxhetit 2024, fjala e plotë e ministrit Ervin Mete:

E nderuar Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar Kryetarë të Grupeve dhe Komisioneve Parlamentare

Projektbuxheti i vitit 2024 që vjen para jush për shqyrtim, synon një rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqënies për qytetarët, mbështetjen e punësimit cilësor, si edhe mbrojtjen e kategorive sociale, duke vijuar në të njëjtën kohë konsolidimin e mëtejshëm fiskal.

Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik, pa u shoqëruar nga masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal.

Synimi i këtij projektbuxheti është t’i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë dhe të mbështesë më tej rritjen ekonomike.

Siç vlerësoi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, ndërkohë që perspektiva ekonomike në vazhdim mbetet pozitive. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Fondamentet makroekonomike kanë rezultuar të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe sfidash. Kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë të ekonomisë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Nisur nga kjo ecuri e mirë, ne kemi rishikuar për sipër projeksionet tona për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rishikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2023.

Sa i përket perspektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë për vitin e ardhshëm parashikojmë një rritje ekonomike prej 3.8%, ndërsa parashikojmë një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.

Edhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s” rishikoi në rritje perspektivën për Shqipërinë, nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Ky rishikim, pas gati shtatë vitesh, është një tregues i progresit dhe trendit pozitiv të ekonomisë shqiptare. Gjithashtu, është pasqyrë e politikave ekonomike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në zbatimin e reformave strukturore.

Siç jeni në dijeni, së fundmi morëm edhe lajmin e mirë të daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF/MONEYVAL (Task Forcës për Veprim Financiar. Vendimi vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe sa i përket perspektivës së zhvillimit ekonomik, klimës së biznesit, investimeve, si edhe lehtësimit të kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë, sektori financiar, mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid për të mbështetur kreditimin dhe rritjen e mëtejshme ekonomike.

Sa i takon inflacionit, ai ka qëndruar në nivele më të ulëta se vendet e rajonit dhe se mesatarja e vendeve të BE-së. Aktualisht, në muajin shtator 2023, inflacioni ka zbritur në nivelin 4.1%, i përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022. Kjo rritje bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.

Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes etj.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Ambicja e Qeverisë, e shprehur në projektbuxhet, është që këtë qëndrueshmëri dhe moment pozitiv ekonomik ta përkthejmë në mirëqënie për qytetarët, duke synuar të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon. Gjithashtu, turizmi është një sektor që mbështetet nga projektbuxheti, me synimin që Shqipëria të kthehet në një nga destinacionet kryesore të turizmit në rajon.

Krahasuar me vitin 2023, të ardhurat tatimore rriten me +0.4 % e PBB-së, ndërkohë që, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet programohen të rriten me 47 miliardë lekë. Rritja e tyre krahasuar me vitin 2023 rezulton +8.25%, ndërkohë që rritja reale ekonomike është programuar në 3.8%.

Programimi i të ardhurave për vitin 2024, ka marrë në konsideratë faktorët kryesorë, përfshirë efektin e pritshëm të rritjes ekonomike të vendit, projeksionin e indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet e përmirësimit të administrimit tatimor e doganor.

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin tek mirëadministrimi fiskal.

Në këtë aspekt, do të punohet së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë.

Sa i përket paketës fiskale, ju informoj se nuk është propozuar vendosja e TVSH-së në sektorin e arsimit, shëndetësisë apo shërbimet financiare, që ka qënë një ndër diskutimet vijuese me FMN.

Një ndër masat kufizuese e cila është gjykuar e nevojshme nga Mistria e Financave dhe Ekonomisë, ka qënë vendosja e kufirit të sipërm të nivelit të indeksimit të akcizës. Ligji i miratuar në dhjetor 2021, kërkon indeksimin çdo dy vjet të akcizës së mallrave, bazuar në normën kumulative të inflacionit të dy viteve paraardhëse. Kemi propozuar që në ligj të vendoset kufi maksimal prej 1.5 % për çdo dy vjet për rritjen e akcizës, kjo nisur edhe nga niveli i pazakontë i inflacionit të dy viteve të kaluara. Nëse nuk do të vendosej ky kufizim, akciza do të duhej të indeksohej me 11.4%, çka do të impaktonte në rritjen e çmimeve.

Gjithashtu, propozohet një nismë që lidhet me qasjen dekarbonizuese, në linjë me politikat e gjelbra në Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian parashikon taksimin e importeve drejt vendeve të BE nga shtete që nuk aplikojnë ose aplikojnë një taksë të ulët karboni në tregun e tyre të brendshëm, krahasuar me nivelet e taksimit në vendet e Bashkimit Evropian. Kufiri miminal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 lek/kg, nga 3 lekë që parashikohet në vendin tonë. Në këto kushte, është e nevojshme që të merren masa për përafrimin e legjislacionit, në mënyrë që të shkojmë drejt nivelit të BE-së, por ngarkesa fiskale të mos jetë e menjëhershme. Për këto arsye është programuar një rritje e zbutur e taksës e cila do shtrihet në 5 vjet, duke filluar me një rritje prej vetëm 0.5 lek në vitin e parë.

Paketa ka parashikuar gjithashtu disa masa në funksion të stimulimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral. Janë parashikuar disa përjashtime nga TVSH në importin e gjedhëve, bletëve dhe insekteve që përdoren në bujqësinë bio, me synim nxitjen e rritjes së numrit të krerëve, zgjerimi i sektorit të bletarisë dhe përdorimi i metodave të mbrojtjes së prodhimeve, duke shmangur përdorimin e pesticideve.

Në procedurat tatimore janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri.

Gjithashtu, sqarohen procedurat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë, në mënyrë që të ketë me tepër mirëadministrim në këtë fushë.

Në krahun e Shpenzimeve, në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar të shpenzohen 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje në vlerë absolute prej 30.4 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2023.

Siç u përmend, shpenzimet Buxhetore për vitin 2024 mbështesin politikën e rritjes së pagave në administratën publike qëndrore e vendore. Shpenzimet e personelit për vitin 2024 janë programuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Njëkohësisht, ky projektbuxhet financon një vëllim të konsiderueshëm investimesh publike me 5.3% të PBB, ose 128.5 miliardë lekë, në linjë edhe me strategjitë sektoriale të zhvillimit. Në këtë fond, përfshihet dhe fondi i rindërtimit nga tërmeti në shumën 7 miliardë lekë. Në planifikimin e investimeve për vitin 2024, fokusi mbetet financimi i projekteve të investimeve publike në fushën e transportit rrugor, detar, hekurudhor, zhvillimi urban dhe rajonal, ujësjellës kanalizime, trashëgimia kulturore dhe turizmit.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qëndrore për vitin 2024 parashikohen në masën 63.2 miliardë lekë ose rreth 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave të qeverisë si: skema e mbështetjes së fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit, zhvillimi i turizmit dhe mbështetja për arsimin e sportin.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.85 miliardë lekë me një rritje të lehtë nga buxheti i rishikuar i vitit 2023. Kjo rritje i dedikohet zbatimit të skemës së garancisë rinore, e cila në bashkëfinancim me Bashkimin Europian, synon të sigurojë një ofertë cilësore punësimi për të rinjtë e moshës 16-29 vjeç, të regjistruar si punëkërkues të papunë.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 249 miliardë lekë ose 10.2% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet në masën 178 miliardë lekë ose 7.3% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Nga fy fond, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga të cilët pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë.

Për sa i përket shpenzimeve të Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ato parashikohen në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Dhe Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve i cili parashikohet në masën 5 miliardë lekë.

Në zërin e Shpenzimeve të tjera sociale do të përmendja:

Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 800 milionë lekë.

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë.

Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.2 miliardë lekë.

Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë.

Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë rreth 3% të PBB-së. Pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë lekë. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024 është në masën 24.3 miliardë lekë.

Përtej këtyre niveleve, nën Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është alokuar një fond prej 2.5 miliardë lekë, në portofolin e buxhetit vendor,  si transfertë e kushtëzuar për emergjencat civile, ku nga këto 500 milionë lekë jepen për investime dhe rikonstruksione në funksion të rritjes së sigurisë e digave të ujëmbledhësve.

Sa i përket mbështetjes së sektorëve prioritarë:

Në Arsim, shpenzimet buxhetore parashikohen të rriten në vlerë nominale dhe në raport me Produktin e Brendshëm prej mbi 3% përgjatë periudhës 2024-2026.

Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në vitin 2024, në këtë sektor do të financohen me përparësi:

             Ofrimi i një shërbimi arsimor cilësor për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar duke siguruar ndër të tjera: tekste shkollore falas, bursa apo kuota ushqimore për nxënës me nevoja të veçanta, si dhe transport për nxënës dhe mësues që mësojnë dhe punojnë larg vendbanimit të tyre;

             Rritja e fondeve grant për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik duke mbështetur ngritjen e infrastrukturës universitare si dhe mbështetjen e studentëve që ndjekin degët në programet prioritare dhe studentëve ekselentë.

Sektori i Shëndetësisë, gjithashtu do të qëndrojë mbi 3% të PBB mesatarisht për periudhën 2024-2026, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, do të financohen me prioritet edhe:

             financimi i shërbimeve shëndetësore parësore e spitalore;

             rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave e pajisjeve të rimbursueshme ku për vitin 2024 parashikohet që për trajtimin me recetë rimbursimi të barnave do të përfitojnë rreth 400 mijë pacientë me kosto në total prej 12 miliardë lekë;

             financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike.

Në fushën e turizmit synohet diversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor duke promovuar gjerësisht Shqipërinë nëpërmjet:

             sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës bregdetare, ofrimit të shërbimit të pastrimit gjatë sezonit turistik duke e shtrirë këtë shërbim në të gjithë vijën bregdetare për vitin 2024;

             zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja në turizëm, si dhe përmirësimi i imazhit të vendit duke financuar evente të rëndësishme promovuese;

             Mbështetjen e projekteve të rëndësishme në transport, në vijën bregdetare, por edhe në ndërlidhjen rajonale.

Për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2024. Ky buxhet do të financojë me përparësi modernizimin e Forcave të Armatosura në armatime dhe pajisje ushtarake dhe vijimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin ushtarak.

Për të kaluar në elementët e tjerë të projektbuxhetit,

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2024, planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë, për të përballuar emergjenca dhe ngjarje të paparashikuara me ndikim në buxhetet e ministrive dhe institucioneve qendrore.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 2.7% e Produktit të Brendshëm Bruto, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 5.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit dhe kursit të këmbimit.

Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të PBB. Balanca primare, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, planifikohet 0.2%, në një përmirësim nga niveli neutral, që pritet në fund të vitit 2023.

Sa më sipër, synojmë konsolidim fiskal, me një borxh publik që pritet të zbresë vitin e ardhshëm, nën nivelin 60%, për herë të parë që prej vitit 2011, çka na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta.

Shumë faliminderit!

The post Prezantohet projektbuxheti 2024, kategoritë që përfitojnë nga rritja e pagave appeared first on Albeu.com.

“Rama të bëjë podcast në burg me Dakon, Kokën dhe Bllakon”, gazetarët sarkazëm në studio, Hoxha: Kryeministri ka shtuar perceptimin te të vetët se të shet
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN u diskutua arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili pas vendimit të GJKKO për ta lënë në burg, është transferuar në të njëjtin paraburgim ku ndodhen ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

Duke ironizuar këtë fakt, gazetari Artan Hoxha ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë një podcast me të tre.

Biseda në studio

Rakipi: Javën tjetër mund të mblidhemi prapë bashkë. Ndoshta del Dako dhe mund të bëjmë dhe lidhje live me të.

Lala: Vangjush Dako është në paraburgimin e Durrësit, vetëm një qeli larg Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mund të jenë dhe një qeli nesër bashkë.

Hoxha: Mund ta bëjë një podcast kryeministri me të tre ata dhe të na e marrë ne audiencën…

Rakipi: Të vejë zoti Rama të bëjë podcast.

Abilekaj: A dëgjohet nga qelia në qeli?

Hoxha: Me kartonxhes është atje.  Ai mund ta bëjë këtë podcast, dhe na la dhe ne pa punë.

Rakipi: Ai po bëri këtë gjë na la pa punë. Teri nga Durrësi është.

Lala: Ata që s’u pajtuan dot jashtë, mund të bashkohen brenda.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Hoxha është shprehur se Rama ka lënë përceptim te të vetët se të shet.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Rama nga dita në ditë e ka shtuar perceptimin ndaj të vetëve që të lëshon, të shet. Shqipëria nuk është vend i madh.

Rakipi: Mos shiko disa pronarë tv që thonë: Javën tjetër Veliaj përmbys Ramën.

Hoxha: Nuk i njoh ata.

Rakipi: I njeh mirë ti.

Hoxha: Dako me takimin që ka bërë, i fik derën atij tjetrit. Janë bërë shumë. Unë siç po rri me ty, kam qenë në tavolinë. S’më thotë dot Rama kështu. Prit se do të ketë spektakël. Në Berat Rama tha: E patë Tikun, vetëm një Tik kemi në. Ai i Poliçanit fitoi mandatin e 6.

Rakipi: Rama s’e ka problem…edhe Berisha po ashtu. Politikanët në vendet e Ballkanit, po nuk i shkeli pjesën dërrmuese, nuk shkon. Rama di ta bëjë këtë gjë më mirë.

Hoxha: Moto e Ramës: Kali që kapet, shin gjithë lëmin. Me Dakon, krijohet një vakuum në Durrës. Në zgjedhjet e ‘88 në Meksikë, u fitua në bashkëpunim me një kartel droge. E njëjta skemë është edhe këtu. Mbaruan zgjedhjet, Rama fitoi Durrësin, të gjithë Qarkun. Kush i mblidhte këta “Rrumin”, etj.? Dako pra. Bandat në Durrës nuk janë më çuna lagjesh, të fikin derën. Këtu do të jemi, do t’ia dëgjosh krismën. Po shkojnë sa buxheti i qeverisë, por nuk operojnë këtu ata.

The post “Rama të bëjë podcast në burg me Dakon, Kokën dhe Bllakon”, gazetarët sarkazëm në studio, Hoxha: Kryeministri ka shtuar perceptimin te të vetët se të shet appeared first on Albeu.com.

1500 persona pas hekurave për “vjedhjen e dritave”, kompanitë, 156 miliardë lekë borxh
Ndërsa qindra qytetarë përfunduan pas hekurave për “vjedhje të energjisë”, kompanitë publike të sektorit të energjisë, KESH, OSHEE dhe OST, kanë ngecur në një spirale borxhesh ndërmjet tyre dhe palëve të treta. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit ky stok arriti në rekordin historik prej 156 miliardë lekësh.

Autor: Esmeralda Topi

Në vitin 2015 Muharrem Bajrami nga fshati Dragostunjë i Librazhdit përfundoi pas hekurave për lidhje të paligjshme energjie. I papunë dhe në pamundësi për të paguar energjinë e shpenzuar, ai kishte akumuluar një mal me borxhe.

“Isha debitor me 420 mijë lekë të vjetra pranë OSHEE-së dhe ata më ndërprenë energjinë elektrike. Unë e rilidha energjinë dhe për këtë arsye bëra 9 ditë burg”, – thotë Muharremi, i cili shton se e la shpejt qelinë me ndihmën e avokatit.

Muharrem Bajrami, nëntor 2022

apo doli nga burgu, gjëja e parë që bëri ishte shlyerja e detyrimeve ndaj OSHEE-së, duke marrë pará borxh te të afërmit.

“Kam ndenjur edhe një muaj pa drita, derisa kam gjetur pará borxh për t’i shlyer, por s’guxoj më t`i fus duart nëpër shtylla”, – rrëfen ai për INA MEDIA-n.

Në vitin 2014, në kuadër të një Plani për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë, qeveria nisi një fushatë “pa kompromis”, siç do ta cilësonin asokohe, kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Për pasojë u ndërprenë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, por, nga ana tjetër, qindra qytetarë përfunduan pas hekurave.

Qamil Zela u arrestua në kulmin e fushatës së paligjshmërisë, më 28 tetor të vitit 2014. Dy muaj më vonë, më 28 dhjetor të 2014, në gjendje të rënduar psikologjike Zela i dha fund jetës në burgun e Rrogozhinës.

Qamil Zela në burgun e Rrogozhinës, nëntor 2014

“Babi po priste pretencën e prokurorit, por ky i fundit, Skënder Mestani, shtyu tri seanca pa arsye. Babi u mërzit, plus stresi atje brenda dhe sedra. Parafytyroni në burg një burrë 52 vjeç që ka punuar gjithë jetën me djersën e tij dhe s’ka pasur kurrë probleme me policinë” , – rrëfen plot me trishtim për INA MEDIA-n i biri i Qamil Zelës, Besmir Zela, në prag të 8-vjetorit të humbjes së të atit.

Procesverbali i arrestimit në flagrancë shënonte se dy dyqanet e të ndjerit, që ishin në katin e parë të banesës së tij në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, furnizoheshin me energji përmes kontratës së lidhur me shtëpinë, pra si konsumator familjar dhe jo si biznes dhe nuk ishin të pajisur me matës të veçantë.

Familjarët e mohojnë që ta kenë vjedhur energjinë elektrike. Ata pretendojnë se energjia kalonte në sahat dhe ishte paguar çdo kilovat i shpenzuar, por ngërçi ishte krijuar për shkak të procedurave të veçanta për ndërtesat në proces legalizimi.

“Babi kishte kërkuar të vendosej sahat më vete për dyqanet pranë OSHEE-së në Lushnjë, por sahatin nuk e kishin sjellë; kjo për faktin se objekti ishte ende në proces legalizimi dhe duheshin disa dokumente shtesë, por ne e kishim paguar energjinë, të gjitha faturat. Nuk kishim vjedhur asgjë”, – tregon më tej Besmiri.

Familjarët e të ndjerit paditën OSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve dhe Prokurorinë, me akuzën se me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan vdekjen e 52-vjeçarit.

“Nga ana penale m`i hodhën të gjitha poshtë, në çdo shkallë gjykate. Tani kemi vetëm çështjen e dëmshpërblimit të dëmit në Gjykatën Administrative”, – pohon Besmir Zela.

Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA tregojnë se nga viti 2015 deri në tetor të këtij viti, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 1.489 persona për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën me dije se nga viti 2015 deri në tetor të vitit 2022, janë evidentuar 6.556 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 6.665 autorë të dyshuar.

Ana tjetër e medaljes

Paralelisht me aksionin ndaj familjarëve, qeveria përmes Planit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë vendosi të disiplinojë edhe borxhlinjtë e tjerë, institucionet buxhetore dhe ato jo-buxhetore, që trashëgonin një mal me borxhe, jo vetëm ndaj OSHEE-së, por edhe mes tyre. Në vitin 2013 socialistët gjetën gati 9 miliardë lekë fatura të papaguara nga institucionet publike dhe entet e tjera shtetërore ndaj OSHEE-së. Këtë zinxhir borxhesh të majtët e përdorën si simbol të keq-menaxhimit të sektorit gjatë qeverisjes demokrate.

Mbyllja e hendekut financiar, që sektori i energjisë elektrike prodhon çdo vit, brenda 5 viteve të ardhshme dhe transformimi i sistemit të energjisë, nga një sistem që gjeneron borxhe në një sistem të vetë-qëndrueshëm dhe me aftësi likuiduese, ishte objektivi i parë specifik në Planin e Rimëkëmbjes së Energjisë.

Vitet e para të aplikimit ky plan pati sukses dhe në fund të vitit 2014 borxhi i ndërmarrjeve jo-buxhetore ra në 3 miliardë lekë, ndërsa ai i enteve buxhetore ra në 2.7 miliardë lekë. Në përpjekje për të vendosur disiplinë financiare edhe tek institucionet borxhlie, Ministria e Financave diktonte përmes një urdhri këto të fundit, që të mos i jepnin pagat e punonjësve pa shlyer më parë faturën e energjisë elektrike. Për një vit urdhri funksionoi, pasi në fund të vitit 2015 borxhi i buxhetorëve dhe jo-buxhetorëve ndaj OSHEE-së ra në 5 miliardë lekë, nga 8.9 miliardë lekë që ishte në fund të vitit 2013.

Por, reforma, jo vetëm që ngeli në vend, por krijoi në vitet që do të pasonin një borxh thuajse 3 herë më të lartë. Që nga ajo kohë, sektori buxhetor dhe ai jo-buxhetor i është rikthyer praktikës së mos-pagesave.

Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA deri në fund të muajit qershor të këtij viti tregojnë se borxhi që institucionet buxhetore dhe ato jo-buxhetore kanë ndaj OSHEE-së ka arritur në 29.75 miliardë lekë, trefish më i lartë se borxhi që socialistët gjetën në vitin 2013.

Faksimile e detyrimeve të ndërsjella midis ndërmarrjeve të sektorit energjetik, qershor 2022

Për ekspertët, krijimi i borxheve është një histori e përsëritur, që del më shumë në pah në situata krizash, siç është situata aktuale. Sipas tyre ky problem nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhje përfundimtare, pasi nuk i është kushtuar rëndësi disiplinës financiare, që është jetike për një sektor si energjia.

“Kur kjo disiplinë nuk arrihet, arsyet e mbështetjes duhet të jenë të bazuara në strategji zhvillimi, që thyejnë sjelljen vicioze dhe jo t’i ndërlikojnë më shumë këto sjellje. Për shembull, uji nuk i justifikon kostot dhe qeveria ka detyrimin ligjor për ta ofruar. Kjo s’mund të ndodhë a priori, pa një strategji”, – thotë për INA MEDIA-n Enton Duro, ekspert për financat dhe ekonominë.

Por, nga ana tjetër, rezulton se vetë KESH, OST dhe OSHEE janë të zhytura në borxhe. 40 miliardë lekë janë borxhet që këto institucione kanë ndaj Ministrisë së Financave, pasi kanë dështuar që t`i shlyejnë detyrimet mbi borxhet dhe garancitë që ka lëshuar për to buxheti i shtetit. Si për ironi të fatit, qeveria gjatë vitit 2022 dhe vitin e mëparshëm i ka dhënë mbështetje buxhetore KESH-it plot 40 miliardë lekë.

“Kjo situatë është e papranueshme, sidomos në këtë periudhë, kur qytetarëve iu flitet për krizë. Nëse kompanitë do të ishin të shëndosha financiarisht, pa këto borxhe të ndërsjella, këto pará qeveria mund t’ia shpërndante shtresave në nevojë, duke i ndihmuar të përballojnë krizën e çmimeve të çmendura. Në këtë mënyrë nuk do ta ndjenin koston e krizës energjetike, në një vend që s’ka lidhje me gazin rus”, – argumenton për INA MEDIA-n Azmer Duleviç, ekspert për çështjet e energjisë.

“Me këto të dhëna investimet në përmirësimin e sektorit energjetik do të mungojnë nga viti në vit. Ata që preken, janë qytetarët, të cilët, nëse nuk e paguajnë faturën e energjisë, shkojnë edhe për ndjekje penale, ndërsa institucionet shtetërore abuzojnë me fondet dhe me energjinë elektrike”, – thotë më tej Duleviç.

Ujësjellësit, debitorët më të mëdhenj

Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve janë zyrtarisht “borxhlinjtë” kryesorë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Raportimet e fundit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, të siguruara nga INA MEDIA, tregojnë se detyrimet e shoqërive arrijnë në 24.47 miliardë lekë, nga të cilat gjysmat janë kamatëvonesa.

Ujësjellësi i Durrësit, ai i Vlorës, i Patosit, i Fierit dhe i Kavajës mbajnë 60% të shumës totale. Në kushtet kur detyrimet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së vetëm rriteshin, qeveria ndërmori një tjetër plan masash për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Në dhjetor 2020, u miratua një urdhër i përbashkët mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Energjisë, që synonte reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë.

Borxhet e Ujësjellësve ndaj OSHEE-së

Rreth dy vite pas këtij plani, stoku i detyrimeve, jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur ndjeshëm dhe ujësjellësit janë rasti tipik i dështimit të tij. Qeveria kishte parashikuar ta ulte borxhin e tyre ndaj OSHEE-së në 15 miliardë lekë, ndërkohë që këto detyrime sot janë 24.47 miliardë lekë.

“Një pjesë e këtyre shoqërive janë të lidhura në tension të mesëm ose në 35 kW, që janë në tregun e lirë dhe ka një ndryshim të çmimit të energjisë; është më i lartë se në vitin 2021. Kjo e bën pak më të vështirë pjesën e likuidimit”, – pohon për INA MEDIA-n drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Klevis Jahaj.

Por, detyrimet e ujësjellësve nuk kanë nisur në vitin 2021. Akumulimi i detyrimeve të prapambetura ka vazhduar trendin rritës nga viti në vit, kryesisht për shkak të performancës së ulët të shumicës së shoqërive, ndaj përballë planeve që dështonin, në maj të këtij viti qeveria nisi të ashtuquajturin proces të reformimit dhe të riorganizimit të sektorit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve thekson se ata kanë hartuar një plan risku, me anë të së cilit synojnë që shoqëritë e reja të mund të mbulojnë një pjesë të kostove administrative, që kanë problematike shoqëritë ekzistuese të ujësjellësve.

“Parashikojmë që deri në fund të vitit të kemi një skedulim të detyrimeve të vjetra dhe pagesën e plotë të faturave që do të dalin për këto shoqëri. Ne e kemi nisur këtë proces, duke u bazuar në rritjen e performancës së ujësjellësit dhe vetë sektorit. Jemi të bindur që do ta skedulojmë edhe debinë e vjetër, por edhe të mos krijojnë të re, pra, duke paguar faturat”, – pohon më tej kreu i AKUM, Jahaj.

Ujësjellësi i Durrësit e pranon ortekun e madh të borxheve, por ia atribuon atë kostos së lartë që ka pompimi i ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura përgjatë 24 orëve. Ujësjellësi sqaron se ka nisur prej disa vitesh që të likuidojë një pjesë të faturave, por të ardhurat e krijuara nuk lënë shumë mundësi për shlyerjen e të gjithë borxhit. Megjithatë, shpresojnë që me reformën e re, ku kjo shoqëri ka kaluar në 51% në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës, të kenë lehtësira në pagesat e energjisë elektrike.

“Nevojitet që ujësjellësit të faturohen me çmim më të përballueshëm nga ana e shoqërisë, duke qenë se uji është jetik. Nga ana tjetër, shoqëria e ka të pamundur që t`i dyfishojë tarifat për abonentët, për të mbuluar kostot”, – sqaron administratori i UKD, Kasem Bejko. Pavarësisht kësaj situate të zymtë, Bejko është optimist, për shkak se së shpejti pritet të nisë zbatimin marrëveshja me qeverinë franceze prej 61 milionë eurosh, që do t`i reduktojë humbjet në rrjet.

As bashkitë nuk i paguajnë dritat

Shumica e bashkive të vendit tonë rezulton të jetë me borxhe, madje disa prej tyre janë në rrezik falimentimi. Një pjesë të madhe të borxheve e zënë faturat e papaguara të energjisë elektrike.

Dritat e ndezura paraditen e 5 nëntorit 2022 në shkollën “Naim Frashëri”, në Tiranë

Kjo fotografi është shkrepur më 5 nëntor 2022, në Tiranë, pranë shkollës “Naim Frashëri”. Edhe pse është ditë pushimi, dritat e shkollës janë të ndezura, ndërkohë që Bashkia e Tiranës rezulton një nga katër borxhliet më të mëdha të OSHEE-së.

Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA tregojnë se deri në muajin qershor detyrimet e pashlyera të 61 bashkive ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë arritur në 4.6 miliardë lekë, nga të cilat 2 miliardë janë kamatëvonesa.

Referuar shifrave, Kavaja, Tirana, Durrësi dhe Dibra janë katër bashkitë me borxhin më të lartë ndaj OSHEE-së. Ndërkohë, Bashkia e Hasit dhe Bashkia e Dimalit zënë peshën më të vogël në borxhin total. Por, ajo që bie në sy është se këto dy njësi të pushtetit vendor kanë filluar të mos i shlyejnë faturat e energjisë dy vitet e fundit.

Detyrimet e bashkive ndaj OSHEE-së

Bashkia e Kavajës     948.338.257 lekë

Bashkia e Tiranës     909.879.615 lekë

Bashkia e Durrësit     839.835.155 lekë

Bashkia e Dibrës     379.464.049 lekë

Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali, liston disa arsye për borxhet e krijuara nga vendorët. Në krye të listës, sipas tij, është mungesa e disiplinës financiare nga ana e pushtetit qendror, që ka lejuar akumulimin e një borxhi kaq të madh.

“Mbi të gjitha është mungesë thelbësore e disiplinës financiare nga ana e bashkisë, institucioneve të ndërmjetme monitoruese, që varen nga qeveria, si për shembull Thesari dhe degët e tij në rrethe, që kanë lejuar të bëhen shpenzime pa pasur burimin monetar të sigurt dhe në bankë. Po ashtu, edhe mungesë disipline nga ministria përgjegjëse dhe qeveria qendrore”, – thotë Haxhimali.

Mes arsyeve, që sipas tij kanë çuar në këtë bilanc negativ, është edhe gjithë formula e financimeve ndaj bashkive, që i ka bërë këto të fundit të jenë financiarisht jo të qëndrueshme, për shkak të qeverisjes së dobët, kapacitetit të dobët institucional, menaxhimit të dobët financiar, korrupsionit dhe paqëndrueshmërisë politike. Megjithatë, sipas tij, edhe vetë bashkitë kanë preferuar të bëjnë sikur nuk e njohin këtë detyrim.

“Kam bindjen se kjo situatë kryesisht ka ardhur më së shumti nga interesi i ulët i vendorëve për ta paguar energjinë, që e kanë parë si mall shteti dhe ujë deti”, – thekson Haxhimali.

Zgjidhja, sipas tij, është blerja e këtij borxhi nga qeveria, çka do t’i bënte njësitë vendore më të shëndetshme financiarisht.

“8 vite pas reformës territoriale, jemi përballë faktit që reforma nuk i konsolidoi bashkitë si institucione financiarisht të qëndrueshme, ndaj zgjidhja ideale do të ishte blerja e borxhit nga qeveria dhe njësitë e pushtetit vendor ta fillonin aktivitetin e tyre pa këtë barrë”, – thekson Haxhimali për INA MEDIA-n propozimin që kanë bërë që në vitin 2015.

Spiralja e borxheve të ndërsjella

Kompanitë publike të sektorit të energjisë kanë një mal me borxhe ndërmjet tyre dhe palëve të treta. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit ky stok arriti në rekordin historik prej 156 miliardë lekësh.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i detyrohet Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare 59 miliardë lekë, së cilës i ka borxh 7.5 miliardë lekë të tjera Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Nga ana tjetër, KESH, OSHEE dhe OST kanë 40 miliardë lekë të tjera borxhe ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për shkak të mos-pagesave për borxhet dhe garancitë që buxheti i shtetit ka lëshuar ndër vite, ndërkohë që KESH, OSHEE dhe Shoqëritë e Ujësjellësve kanë 7.4 miliardë lekë borxh në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Por, shifrat zyrtare të financave duket se nuk janë të njëjta me ato të energjisë. Në një reagim për INA MEDIA-n zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja, tha se borxhi i ndërsjellë i kompanive të sektorit ndaj njëra-tjetrës dhe të tretëve nuk është aq.

“Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH-it nuk është më shumë se 50 miliardë lekë dhe është i skeduluar në formën e një kredie, e cila paguhet me këste vjetore nga 2.4 miliardë lekë në vit. Borxhi i OSHEE-së ndaj OST-së është rreth 8 miliardë lekë dhe paguhet me këste nga 0.5 miliardë lekë në vit, në formën e një kredie edhe ky. Borxhet e ndërsjella korente midis të tria ndërmarrjeve publike janë jo më shumë se 6 miliardë lekë dhe duhet të likuidohen brenda vitit”, – sqaron zëvendësministri Bejtja.

Ndërkaq, në vitin 2015 përballë një situate të ngjashme borxhesh të trashëguara në sektorin e energjisë kryeministri, Edi Rama, citonte Richard Fuller.

“Nuk ka krizë energjetike, ka vetëm krizë të injorancës. Injorancë politike, injorancë qeverisëse, injorancë administrative, injorancë burimesh njerëzore dhe injorancë shoqërore në fund si rezultat i të gjendurit në një mjedis pa rregulla, pa qeverisje dhe pa përgjegjësi e përgjegjshmëri politike”.

Tetë vite pas reformës së energjisë disiplina është vendosur vetëm te filli më i dobët i sistemit, konsumatori familjar, që pritet ta paguajë edhe më shtrenjtë energjinë elektrike. Prej shtatorit sërish “kërcënohet” me Task Forcën e radhës kundër paligjshmërisë në energji./INA

The post 1500 persona pas hekurave për “vjedhjen e dritave”, kompanitë, 156 miliardë lekë borxh appeared first on Albeu.com.