eskortat Archives - Albeu.com

“Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave e nderon me kurorë
Ish-lryeministri Italian, Silvio Berlusconi, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Politkani dhe biznesmnei ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare.

Ceremonia e funeralit në nder të Berlusconit do të zhvillohet sot në Milano, në orën 15:00 në Duomo në masa të rrepta sigurie dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

Figura të njohura politike nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në funeralin e Berlusconit, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Vila në Milano ku ndodhet trupi i 86-vjeçarit është mbushur plot me kurora në nder të Berlusconit.

Sakaq nuk ka munguar kurora nga shtëpia e eskortës luksoze “Escort Advisor”.

@CrazyItalianPol Ad Arcore succede anche questo ?‍♂️ pic.twitter.com/kheiyPI9tD

— Alberto Gioffreda (@AlbertGioffreda) June 14, 2023

Kompania nderoi Berlusconin duke dërguar një kurorë në Villa Arcore, pak orë para varrimit me mbishkrimin “Ciao Silvio”. Berlusconi njohet për lidhjet romantike me vazja të reja gjithahstu edhe per skandalet erotike.

Skandali Bunga Bunga

Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall i pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli i pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.

Në vitin 2019, Berlusconi fitoi një vend në Parlamentin Evropian dhe në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2022, partia e tij u kthye në pushtet në një koalicion të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë së Giorgia Melonit. Berlusconi u zgjodh gjithashtu si senator.

I quajtur Il Cavaliere (kalorësi), Berlusconi shpesh konsiderohej si “mbretbërësi” në politikën italiane. Në vitin 2016, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës dhe u shtrua në spital me Covid në shtator 2020. Ai pati komplikime të vazhdueshme në lidhje me virusin, një përvojë që ai e përshkroi si “më të keqen e jetës sime”.

Ai u martua dy herë dhe ishte në një lidhje me Francesca Pascale, 37, për shtatë vjet përpara se të lidhë një lidhje me 33-vjeçaren Marta Fascina, deputete me Forza Italia me të cilën pati një “martesë simbolike” në mars 2022.

Më 20 shkurt 1986 Berlusconi bleu klubin e Milanit dhe e shpëtoi nga falimentimi, duke e hequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Xhiusi Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj dhe një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet./albeu.com/

The post “Ciao Silvio”, sot funerali i Berlusconit, shtëpia e eskortave e nderon me kurorë appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i dy eskortave nga Lushnja: Njëra nuk pati rrugë tjetër, tjetra nuk dëshironte rrugë tjetër
“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese.

Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas në një mbrëmje me shoqet e saj. Ajo nuk punon, nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm me partnerin e saj nga Rusia. Ky është 8 marsi i tretë ‘i papunë’ për të. Vitet e tjera ajo punonte, në Itali. Kënaqësi në këmbim të parave.

L.B, tashmë 47- vjeçe nga qyteti i Lushnjës, tregon për Gazetasi.al se u detyrua të hynte në prostitucion pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, 24 vite më parë. Një vajzë e re që familja nuk e mbështeste për ndarjen e saj dhe i’u drejtua rrugës, aty ku paratë vinin më shpejt.

“Pak kohë pasi u ndava u nisa për në Itali, me ndihmën e disa shokëve nga Durrësi. Për javë me radhë qëndrova në një shtëpi me tre dhoma në Brescia. Aty banonim 7 vetë, burra dhe gra me kombësi të ndryshme në kushte të papërshtatshme për të jetuar. Merrnim ushqime falas.”

Ndërkohë, L.B i ishte ofruar tashmë puna si punonjëse e seksit deri ditën që ajo u largua nga banesa dhe pranoi ofertën nga një shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh prostitucioni në Itali.

47- vjeçarja tregon se puna e saj nuk ishte trafik, as shfrytëzim nga të ashtuquajturit tutorë, ajo e zgjodhi atë si një punë me përfitime të shpejta.

“Për pak kohë unë i ndaja fitimet me personin që gjente klientët, por më vonë krijova vetë një grup, do e quaja, me gra të tjera, njëra nga Shqipëria. Rrjeti që ne kishim krijuar na ndihmonte për të shtuar klientelën.”

Ky moment ishte ai që e reja, atëherë, 26-vjeç, nisi të shijonte rezultatin e një pune tabu dhe të paligjshme. Ajo i përdori paratë e fituara dhe si mënyrë për t’u afruar përsëri me familjarët e saj me të cilët kishte vite që nuk komunikonte. Ata ishin në nevojë dhe kishin nevojë për paratë e të bijës, ndërsa ajo kishte nevojë për pranimin e familjarëve të saj.

L.B thotë se ndryshe nga si e priste, familja e saj nuk e gjykoi atë për punën që ajo kishte zgjedhur, por u bënë mbështetës, për sa kohë që nuk ishte e ditur.

Tashmë, në fshatin e saj në Lushnjë, prindërit e saj bashkë më të vëllain jetojnë në një shtëpi të sapo rindërtuar, me kushte shumë të mira jetese dhe me kujdes shëndetësor, gjëra që i mungonin më parë dhe u mundësuan nga vajza që kishte shitur trupin për ato para.

“Kam 5 vite që kam dalë nga tregu”, -thotë ajo duke qeshur-“unë kisha kursyer, kisha në krah dhe një partner që më mbështeste. Të 40-tat nuk janë të lehta dhe mendova të largohem nga kjo punë”.

Në kontrast, A. tregon historinë e saj për Gazetasi.al se si ajo u bë një punonjëse seksi, një emërtim që ajo nuk e pranon. A. tani 25 vjeç, tregon se ka nisur të marrë para në këmbim të seksit pasi mbushi 19- vjeç, pak kohë pasi ajo kishte tentuar të hynte në botën e modelingut. Aty nisi gjithçka.

“Unë isha në një lidhje me një djalë nga një familje e njohur e Tiranës, me status të lartë social, por edhe vetë familje ime më kishte përkëdhelur gjatë gjithë kohës me të mira materiale. Krijova një stil jetese të kushtueshëm. Sa herë ndihesha keq emocionalisht, ish-i dashuri im më dërgonte në një ishull që të relaksohesha”,-tregon A. nga qyteti i Vlorës.

Më tej, ajo shpjegon se njohja me burra të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave i solli asaj përballjen me oferta të një pas njëshme për vetëm një natë me të. Shifra të larta për një natë apo më shumë.

“Nuk më ishte dukur asnjëherë gjë turpi, sepse fundja un paguhesha me shuma të mëdha për një natë. Merrja pushime falas dhe së fundmi një makinë. Unë nuk kam dalë ndonjëherë në rrugë. Ka qenë gjithmonë tërheqje e dyanshme dhe e fituara isha unë”.

25- vjeçarja, thotë se ajo nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së saj dhe ka bërë një jetë luksi.

Tashmë, A. është ngritur një gradë më lart. Ajo gjen vajza që duan para dhe burra që duan vajza.

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq marr dhe unë”,- shprehet ajo. A. Nuk pranon të përmendet prostituimi, as shfrytëzimi, as punë seksi. Ajo nuk pranon as eskortën, jo sepse si pëlqen, por sepse kjo ndodh kur ikën në një shtet tjetër vetëm për këtë punë. “Kjo nuk ndodh, ne ikim më pas”.

8 marsi për 25-vjeçaren nuk është ndonjë gjë me rëndësi, nuk e ka shënuar kurrë si ditë domethënëse për të, vetëm kur i ka blerë ndonjë dhuratë të ëmës së vet.

Në dy qytete, afër dhe larg njëra-tjetrës, janë dy gra që kanë mbledhur të ardhura nga shitja e trupit të tyre. Njëra sepse nuk pati rrugë tjetër dhe tjetra sepse nuk dëshironte rrugë tjetër. Kjo e para pret darkën me shoqet, për hir të ditës së grave dhe e dyta një vajzë më shumë./SI/

The post Rrëfimi i dy eskortave nga Lushnja: Njëra nuk pati rrugë tjetër, tjetra nuk dëshironte rrugë tjetër appeared first on Albeu.com.