ervis deda Archives - Albeu.com

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij: Gjithçka ndodhi për një vajzë
Për vrasjen e Ervis Dedës Nuredin Dumani para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme akuzoi Festim Qolin dhe Henrik Hoxhën, mikun e tij që e ndihmoi në ditën e përplasjes me armë në Elbasan. Mirëpo vetë Qoli e ka mohuar një gjë të tillë.

Rreth dy vjet para ngjarjes ka krijuar marrëdhënie shoqërore dhe pune me Festim Qoli. Fillimisht ata së bashku kanë blerë pikën e karburantit “Clasik” që ndodhet në lagjjen nr.14 në Durrës, ku Festim Qoli zotëron 49% të aksioneve ndërsa nëna e Dedës, Fatmira zotëron 51%. Festim Qoli dhe Ervis Deda kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Ervisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre. Ka rezultuar se veprimet për ndarjen e pasurive kanë filluar të sjellin pakënaqësi konflikt e mosmarrëveshje ndërmjet tyre. Një ditë para ngjarjes Festim Qoli dhe Ervis Dedaj janë takuar e kanë biseduar për probleme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ervis Dedaj ka qenë i shqetësuar dhe ka mbajtur me vete armë (pistoletë) e cila është gjetur me fishek në fole brenda automjetit që është vrarë.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se, viktima Ervis Dedaj, më 5 qershor të 2012, paradite rreth orës 10:00, është nisur nga Durrësi në Tiranë, ku ka dërguar në shkollë të fejuarën e tij, pasi kishte provim. Mbas këtij veprimi ata janë rikthyer në Durrës, ku sipas deklarimeve të personave të ndryshëm të pyetur nga ana e organit procedues, rezulton se ai fillimisht ka shkuar në lagjen nr.6, Durrës, ka lënë të fejuarën e tij tek shtëpia dhe rreth orës 14:45 minuta është nisur në drejtim të zonës Shkëmbi i Kavajës, Golem-Durrës. Rreth orës 15:00 – 15:30, Ervisi ka shkuar në plazhin “Rio”, tek Shkëmbi i Kavajës pasi kishte marrë me qira lokalet dhe ambientet e këtij kompleksi ku ka qëndruar e ka biseduar për probleme të lokalit me dy persona me të cilët ka qëndruar rreth një orë dhe më pas ai i vetëm është larguar, ka dalë në rrugën dytësore Golem –Plepa.

Ka parkuar dhe më pas në këmbë ai është larguar nga automjeti dhe nuk është bërë e mundur të saktësohet vendi ku ka shkuar. Rreth një orë më vonë është rikthyer tek karburanti, ka hipur në automjet i vetëm dhe është nisur në drejtimin Plepa – Durrës, po në rrugën dytësore.

Në distancën rreth 80 m, nga vendi i nisjes, i është organizuar një pritë ku është ndaluar dhe është vrarë. Nga hetimet e Prokurorisë Durrës, është konkluduar se vrasja është kryer nga dy persona, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të qitura nga dy armë zjarri të ndryshme. Ervis Dedaj është vrarë brenda në autoveturën e tij, ndërsa autorët kanë përdorur një fuoristradë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë tre copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7.65mm të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.

Nga akti i ekspertimit mjeko–ligjor nr.50 datë 08.06.2012, mbi ekzekutimin e shtetasit Ervis Dedaj rezulton e provuar se: Në trupin e viktimës Ervis Dedaj u konstatuan 6 plagë me armë zjarri, vetëm me vrima hyrje si dhe një plagë tej shkuese në kokë me mbetje të trupit të huaj nën lëkurën e kokës.

Distanca e qitjes me saktësi shkencore nuk mund ta përcaktojmë, por duke u nisur nga veçoritë e vrimave të hyrjes, distanca e qitjes është jashtë veprimit të faktorëve plotësues të qitjes. Drejtimi i qitjes është nga e majta në të djathtë. Shkaku i vdekjes së Ervis Dedaj, ka qënë shoku i rendë traumatiko–hemoragjik.

Nga hetimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, autorët e vrasjes së Ervis Dedaj, pas vrasjes kanë vajtur në vendin e quajtur “Kodër” të fshatit Arapaj-Durrës, në një ish Pikë Ushtarake kundër-ajrore, ku kanë djegur automjetin me të cilin kishin kryer vrasjen.

Nga ana e organit procedues, janë këqyrur dhe marrë pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë të lokaleve dhe bizneseve, në vendin ku është vrarë me armë zjarri, Ervis Dedaj, si dhe gjatë rrugës që dyshohet së është përshkruar nga autorët menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Nga akti i ekspertimit teknik video-foto, datë 06.03.2013, ka rezultuar ndër të tjera me rëndësi se: Në regjistrimet filmike të kryera nga telekamerat e sigurisë të Hotel “Bleart” të ruajtura në dy “CD”, u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin BMV sipas fotografive të tabelës u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin “Mitsubish Pajero”.

Menjëherë pas ngjarjes është proceduar me përgjimin e disa numrave të telefonit të personave të dyshuar si autorë të mundshëm të veprës penale. Për nevojat e hetimit, janë kërkuar të dhënat analitike të telefonatave hyrëse–dalëse, si dhe të dhënat teknike lidhur me numrat e qelizave, vendndodhjen e tyre, konturet e territorit që mbulojnë, të përdorura (shfrytëzuara), për çdo bisedë për periudhën kohore te Janar – Qershor të viti 2012, për disa numra telefoni celularë. Nga eksperimenti me numra telefonash ka rezultuar se numri i Festim Qoli, është loguar para vrasjes së të ndjerit Ervis Dedaj, shumë pranë vendit të ngjarjes gjithashtu është loguar dhe në vendin fshatin “Pjeze” ku mendohet te jetë djegur automjeti pas vrasjes.

Festim Qoli, Eduart Serjani, Agim Gjini dhe Briand Muça janë marrë në pyetje në mënyre të hollësishme në lidhje me vrasjen e Dedajt. Qoli shprehet se Ervis Dedajn e kishte njohur në vitet 1995–1996 në Milano, Itali. Sipas Qolit, Ervisi është arrestuar nga policia italiane 1999–2000 ku ka bërë disa vite burg si dhe nga policia belge në vitet 2006 – 2007. Më pas, Ervisi është kthyer në Shqipëri, ku ka filluar të shoqërohej me Festim Qolin. Kështu Qoli deklaron se i ka marrë hua Ervisit një shumë prej 70.000 eurosh, ky duke qenë se nuk kishte mundësi t’ja shlyente, i kishte ofruar që t’i jepte në këmbim aksionet e karburantit, stacionuar në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës.

Festimi deklaroi se Ervisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Ervisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Ervisi.

Festimi deklaron se shoqërohej me Ervisin çdo ditë, dhe një ditë para vrasjes kishin qenë bashkë duke pirë në një lokal në plazhit Durrës deri rreth orës 01:00. Sipas Festimit, Ervisi, i ishte dukur i shqetësuar, por nuk i kishte treguar shkakun se përse ishte në atë gjendje. Qoli ka deklaruar se pas kësaj vrasje kishte qëndruar për një kohë i fshehur pasi kishte dëgjuar se të afërm të Ervisit kishin vajtur me armë në pikën e karburantit duke e kërkuar Festimin për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e Ervisit. Qoli deklaron se nuk ishte ai autor i vrasjes së Ervisit. /abcnews.al/

The post Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij: Gjithçka ndodhi për një vajzë appeared first on Albeu.com.

“40 mijë euro për vrasjen e nënë së kundërshtarit”, dëshmia e Dumanit: Talo e priti në garazh, e rrahu me shqelma dhe i preu qafën
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ka hedhur dritë mbi vrasjen e Fatmira Dedajt në shtator të 2013, një vit pasi kishte nisur të gjente autorët e vrasjes së djalit të saj Ervis Deda përmes drejtësisë.

Në dosjen hetimore thuhet se Nuredin Dumani ka deklaruar se gjatë diskutimit Festim Qoli i ka thënë se po e ngushtonte nëna e Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Ai i ka kërkuar Dumanit ta ndihmojë me eliminimin e saj me 40.000 euro. Për këtë vrasje Dumani ka folur me Talo Çelën. Talo Çelës i ka thënë se bëhet fjalë për 30 mijë euro pasi donte të fitonte diçka më shumë vetë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit: “…Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të japë 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50tat, ka një djalë dhe tre goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë.

Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin…..di që jeton ke rrotondo e luleve kur vjen nga Peqini diku 100m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m…. Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj.

Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po s’ka fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi…. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me suzukin/toyotën, Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme.

Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj.

Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po s’e përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi. Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. Lekët i kishte futur tek marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”.

The post “40 mijë euro për vrasjen e nënë së kundërshtarit”, dëshmia e Dumanit: Talo e priti në garazh, e rrahu me shqelma dhe i preu qafën appeared first on Albeu.com.