Erseka Archives - Albeu.com

Erjon Isai bën “humor” me kolonjarët/ U jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë
“Miti” se SPAK-u po “tremb” politikanët dhe zyrtarët e lartë për të mos abuzuar me fondet publike, po zhbëhet çdo ditë edhe më shumë.

Kjo gjë konfirmohet edhe nga rasti i fundit i komedianit-kryebashkiak të Kolonjës, Erion Isai, i njohur ndryshe si “Çuçka”, për shkak të një roli që ka luajtur para disa vitesh kur ishte humorist i “Portokallisë”.

Isai është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës.

Kryebashkiaku i Kolonjës, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, nj prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji,  i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

“Ky është turpi i rradhës. Të gjithë punonjësit e Bashkisë Kolonjë duke nisur nga Zv.Kryetari paskan qenë të pastrehë. Nisur nga ky turp dhe qokë e rradhës do nis kallëzim të ri në SPAK, i treti për këta abuzues të paskurupullt me pushtetin. Do vijë një ditë që do ti villni të gjitha, sa për Ilustrim.

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Dhe gjithë të tjerët me rradhë”, shkruan Xhafa.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai. /oranews

The post Erjon Isai bën “humor” me kolonjarët/ U jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë appeared first on Albeu.com.

Vatrat e zjarreve, Peleshi kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se flakët marrin malet
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Erseka ka bërë një deklaratë lidhur me prezencën e disa vatrave të zjarrit në vend, por edhe për mënyrën sesi do të menaxhohen rastet në vijim të sezonit veror.

Peleshi ka qenë i prerë duke bërë me dije se Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkitë e vendit nuk do të marrin pushime gjatë verës, pasi do të jenë gjatë gjithë kohës në punë për të shmangur përkeqësimin e situatës me zjarret.

“Po hyjmë në ditët e  nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar, në mos më e nxehtë se vitin e kaluar, po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkitë, shërbimin zjarrfikës sepse aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë. Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia, kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter. Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës, nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive, as për forcat e armatosura as për ministrinë e mbrojtjes”, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes ka pranuar se është një vatër aktive zjarri në Krujë, për të cilën theksoi se po punohet me mbi 60 forca, por që në gatishmëri janë edhe forcat ajrore nëse flakët avancojnë.

“Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikësve dhe forcave të armatosura. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca. Po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era. I kemi marrë të gjitha masat, forca jonë ajrore, mekanizmi europian i mbrojtjes civile, marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur.  Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat, por s’mund të jetë kështu si funksionon deri tani, nuk mund të them që s’ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre”, deklaroi Peleshi.

Më tej ai shtoi se forcave zjarrfikëse u janë shtuar dy javë më parë 16 mjete të reja zjarrfikëse, por do të aktivizohet së shpejti edhe një projekt prej 30 milionë euro me done të Gjermanisë.

“Asnjë zjarr nuk merr përmasa të mëdha nëse ndërhyhet në kohë. Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha. E rëndësishme është të shmangim ato që mundet. Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 mil dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile. Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë . Një program 30 milionë euro financuar nga qeveria gjermane do të aktivizohet së shpejti. Kur je në pikun e zjarreve nuk mjaftojnë kapacitetet që kanë shtetet, mekanizmi europian funksionon për BE dhe partnerët”, shtoi ministri më tej.

The post Vatrat e zjarreve, Peleshi kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se flakët marrin malet appeared first on Albeu.com.