erru Archives - Albeu.com

Çfarë ndodhi? ERRU paralajmëron rritjen e çmimit të ujit në Shqipëri, si do të jenë tarifat e reja
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave.

Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Sipas metodologjisë së re përcaktohen saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra sesi bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh.

Konkretisht ERRU ka sqaruar shoqëritë UK deri tani në aplikimin e tyre për tarifa pranë tij kanë synuar kryesisht mbulimin deri në 100% të kostove të operim mirëmbajtjes.

“Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar që të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave dhe të pricipalit të huave apo kredive të financuara nga donantorët e huaj. Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1 vjeçare” thuhet në shpjegimin e Entit për metodologjinë.

Enti ka pranuar se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave nga ERRU. Por ndër reshta shihet qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale ndaj rritja e tyre është e pashmangshme.

“Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” si pjesë e kësaj metodologjie kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5 Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm dhe për ujërat e ndotura.

Nga ana tjetër, referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga buxheti i shtetit dhe donatoreve të huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve” thuhet në dokument.

I njëjti saktëson se aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave, do të kontribuojë mjaft për rinovimin e aseteve me anë te përfshirjes në kostot të komponentit të amortizimit duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura.

“Përdorimi i metodologjisë se rishikuar do të mundësoje gjithashtu edhe në mbulimin pjesërisht ose plotësisht të nevojave për investime të aseteve për zgjerimin e shërbimeve në zonën e shërbimit.

Duke pasur parasysh gjendjen dhe specifikat e sektorit e të shoqërive UK që operojnë në të, metodologjia e rishikuar e vendosjes së tarifave supozon ende edhe përdorimin e metodologjisë së mëparshme “Kosto Plus” për shoqëritë që ende nuk propozojnë të mbulojnë mbi 100% të kostove O&M. Për shoqëritë e tjera do të përdoret metodologjia e re e “Çmimit Tavan”, e cila domosdoshmerisht është e bazuar në një Plan Biznesi 5 Vjeçar të shoqërisë UK” vlerëson Enti.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit dhe justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve dhe vëllimet e shërbimit.

“Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujrave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%).

Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara oparcionale por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se sa të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji”, thuhet në metodologji./Monitor/

The post Çfarë ndodhi? ERRU paralajmëron rritjen e çmimit të ujit në Shqipëri, si do të jenë tarifat e reja appeared first on Albeu.com.

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, ujësjellës-kanalizime ka nevojë për 5 miliardë dollarë investime
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë dollarëve çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë tek tarifat që konsumatorët paguajnë.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliard Euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar investimet e bëra në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ishin 53 milionë euro. sipas ERRU një pjesë e financimeve është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliard lekë ose 36 milion euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliard lekë ose 17 milion euro.

Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. “Deri në mbyllje të vitit 2020 si rezultat i investimeve të kryera rezulton të kemi furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për 22 qendra urbane (qytete), përkatësisht Fushë Arrëz, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Lezhë, Rrëshen, Tropojë, Krujë, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Kolonjë, Poliçan, Fier, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Përmet” nënvizon ERRU.

Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizimeve ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrolluar të ujërave të përdorur.

“Duhet theksuar se investimet e planifikuara në drejtim të kanalizimeve mbeten akoma një sfidë për tu arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët në masën e 51.5 %” thuhet në raportin e performancës.

Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm ka propozuar që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit. Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar. Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit./Monitor

The post Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, ujësjellës-kanalizime ka nevojë për 5 miliardë dollarë investime appeared first on Albeu.com.