Erogen Brajoviç Archives - Albeu.com

Mori katër plagë në trup nga një armë që lëshon 900 plumba në minutë! Burime tek Trauma: Erogen Brajoviç jashtë rrezikut për jetën
Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë raportojnë se Erogen Brajoviç ka marrë katër plagë në pjesët e këmbëve. Mbetet për tu parë nëse Brajoviç do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje krirugjikale ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për ngjarjen.

Autori i ngjarjes, Ragip Gila, ka pranuar se shënjestra e tij ishte Erogen Brajoviç ndërsa nga sulmi ku u qëlluan 27 plumba, mbeti e plagosur Meri Kaceri ndërsa dy të tjerë u vranë, konkretisht viktimë mbetën Liridon Kraja dhe Armando Pali.

Më herët në një studio televizive, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se autori ka përdorur një armë vrasësish profesionistë që lëshon 900 plumba në minutë.

Newsbomb.al raporton se Erogen Vaso alias Brajoviç është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës dhe vetë komunitetin në kryeqendrën e veriut, për shkak të jetës kontraverse mes gjobvënies, politikës dhe krimit.

43 vjeçari e ka nisur “karrierën” në vitet 2006-2007, kur është akuzuar dhe arrestuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Rreth një dekadë më pas, Erogen Vaso alias Brajoviç ka nisur të përfshihet në politikë, por sërish nuk u largua dot nga “mjedisi kriminal.”

Ai njihet në Shkodër si politikan lokal, pasi është përfshirë vite më parë në partinë e Vangjel Dules dhe zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak në bashkinë e kryeqendrës së veriut. Nuk është e qartë nëse në lidhje me akuzën e parë është shpallur i pafajshëm, apo përfshirja në politikë ka ardhur atëkohë si pasojë e mungesës së ligjit të dekriminalizimit.

Në vitin 2018, Erogen Vaso alias Brajoviç është arrestuar për herë të dytë nga Policia. Forcat Speciale zbarkuan në lagjet “famoze” të Shkodrës dhe arrestuan katër persona, të cilët cilësoheshin si “të fortët” e kryeqendrës së veriut.

Nga ky operacion, në pranga ranë: Ilir Rustem Bajri, 42 vjeç; Emrah Plaku, 22 vjeç; Asmer Bilali, 29 vjeç; Erogen Brajoviç, 36 vjeç. (Arrestimi ne 2018.)

Gjashtë vrasje dhe dy të zhdukur tronditën Shkodrën në pak javë, në 2018, duke bërë që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, (RENEA dhe FNSH), si dhe FLO-ja nga Tirana të zbarkonin në lagjet e kryeqendrës së veriut e të nxirrnin prej andej me pranga katër shtetasit e mësipërm.

Në vitin 2023, Erogen Vaso alias Brajoviç ka qenë sërish në fokusin e autoriteteve ligjzbatuese. Kur aplikacionet e komunikimeve sekrete “SKY” dhe “EncroChat” ranë, SPAK nis një valë arrestimesh, që përfshinin zyrtarë të Policisë së Shtetit, një biznesmen dhe elementë të krimit të organizuar.

14 masa sigurie ishin prerë nga prokurorët e posaçëm, ndërsa 43 vjeçari që ra pre e atentatit të sotëm ishte mes të shoqëruarve, bashkë me Safet Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Të dy këta shtetas janë familjarë të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe pasi janë marrë në pyetje, u lanë të lirë. Mbiemri i tyre është Bajri dhe së fundmi është ndryshuar në Brajoviç, nga familje të caktuara të së njëjtit fis, sepse një pjesë vazhdon ende të mbajë mbiemrin Bajri.

Erogen Vaso alias Brajoviç është dhe vëllai i Denis Brajoviç, i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme dhe i ekstraduar disa kohë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për vrasjen e shokut të tij, anëtarit të grupit Bajri, shtetasit Gjin Boriçi.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes komunikoi me Ervis Martinaj dhe Behar Bajrin. Drejtuesit e klanit Bajri në Shkodër pranuan të vrisnin shokun e tyre, duke shkëmbyer “objektiv” me biznesmenin e zhdukur të basteve Ervis Martinaj dhe një shtetas që grupi i Shkodrës e donte të vdekur në Tiranë.

Erogen Vaso alias Brajoviç është akuzuar drejtpërdrejt nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2018, si mik me kryebashkiakun Erion Veliaj, pas disa fotografive që qarkulluan në internet nga zyra e këtij të fundit. Mirëpo, miqësia e pretenduar u sqarua nga vetë motra e Erogenit, e cila i shkroi Sali Berishës dhe i tha se mes tyre nuk kishte miqësi, por ai kishte qenë i ftuar në dasmën e saj, në Bashkinë e Tiranës, kurorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjithashtu, në rrjet ka foto të 43 vjeçarit me politikanin që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, Vangjel Dule. Nën siglën e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Erogen Vaso alias Brajoviç arriti të gjente “minoritet” grek në Shkodër dhe siguroi një vend në Këshillin Bashkiak.

Në një pamje tjetër, i plagosuri i atentatit sot në kryeqendrën e veriut, shihet pranë këngëtarit dhe personazhit shumë të njohur në botën e showbizzit, Luiz Ejlli. Të dy janë duke konsumuar kafe dhe duken mjaft të relaksuar, në një tryezë të rrethuar dhe nga persona të tjerë.

Megjithatë, të dy janë qytetarë të Shkodrës dhe gjasat janë që të kenë njohje shumë të hershme, e cila ka vazhduar dhe pas vitesh, duke mbërritur deri në ditët e sotme.

Mëngjesin e ditës së sotme qyteti i Shkodrës u trondit sërish. I riu Ragip Gila, 29-vjeç, qëlloi me breshëri plumbash drejt ambienteve të një lokali ku Erogen Vaso dhe miku i tij, Armando Pali ishin duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Si pasojë viktimë e këtij atentati mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërkohë i plagosur mbeti Erogen Vaso dhe kamarierja e lokalit, 25-vjeçarja Meri Kaceri. Autori i kësaj tragjedie, Ragip Gila rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në muajin mars ai kishte lënë qelinë.

The post Mori katër plagë në trup nga një armë që lëshon 900 plumba në minutë! Burime tek Trauma: Erogen Brajoviç jashtë rrezikut për jetën appeared first on Albeu.com.