ermal mulosmani Archives - Albeu.com

Dritëhijet e Fatos Nanos
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminacion, humbi jetën lideri historik i të majtës shqiptare, ish Kryeministri Fatos Nano. Bashkë me Sali Berishën dhe Edi Ramën janë 3 emrat dominues të tranzicionit shqiptar.

Shkruan: Ermal Mulosmani

Ai ishte emri i përzgjedhur nga elita komuniste e viteve ‘90, me në krye Ramiz Alinë, për të transformuar Partinë e Punës në një forcë politike konkuruese në kushtet e një sistemi të ri politik.

Fatos Nano është djali i Thanas Nanos, ish funksionar i lartë në zyrat e propagandës komuniste.

Thanas Nano ishte 14 vjet Drejtor i ATSH-së (Agjencia Telegrafike Shqiptare), 9 vjet Drejtor i Radio Tiranës (1961-1970) dhe 6 vjet Drejtor i Përgjithshëm i Raditolevizionit Shqiptar (1971-77). Gjithsej, Thanas Nano drejtoi për 29 vjet organet kryesore të propagandës duke treguar zell e përkushtim dogmatik.

Koha gjatë së cilës Thanas Nano shërbeu si Drejtor i RTSH-së mbahet mend si më e errëta e këtij institucion (1971-1977). Ai drejtoi RTSH-në menjëherë pas Festivalit të 11-të, me dorë të hekurt, për të pastruar pasojat e parardhësit liberal, Todi Lubonja.

Fatos Nano i ri, e fillon jetën publike me ndikimin e pushtetit të të atit. Sapo mbaron Fakultetin Ekonomik, vetëm 27 vjeç, fillon punën në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste, një prej “vendeve të pëllumbave” të kohës, që udhëhiqej nga vetë bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmija.

Por krejt ndryshe nga i ati dogmatik, te Fatosi shquhej menjëherë një frymë liberalizmi modern. Më shumë se liberal, Nanos së asaj kohe i pëlqente të ishte një lloj “dendy”(kuller) i ri tavolinash; atë e tërhiqte sharmi rinor i rebelit por pa cënuar aspak të mirat që i vinin nga trashëgimia dogmatike.

Fatos Nanon në vitin ‘90 ishte një emër pothuaj i panjohur në elitën politike e aq më pak për atë publike të Shqipërisë. Ai ishte një “Demkë” që thurte fjalime shefash komunistë apo mbronte doktrina ekonomike të dështuara për të siguruar favoret e një jete pa andralla.

Megjithatë, ambicia politike dhe dëshira për protagonizëm flinte brenda tij. Kur Ramiz Alia e thirri nga hiçi për të zëvendësuar Adil Çarçanin, Kryeministrin e fundit komunist, Nano duhet të ketë nuhatur aromën joshëse të një pushteti të lakmueshëm. Me kurajo të madhe pranoi të jetë Kryeministri që do të çojë vendin në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991. Ato zgjedhje, që i fituan komunistët, duket i siguruan Kryeministrit të ri Karrigen e lartë të Kryetarit të Partisë Socialiste. Ramiz Alia u bind që kishte bërë zgjedhjen e duhur nga ajo periudhë qeverisjeje 100 ditore.

Nga ana tjetër, Fatos Nano e pagoi me çmim fort të lartë ato ditë të pakta qeverisjeje. Pushteti i fituar në zgjedhjet e vitit 1991 nuk zgjat shumë dhe revanshi i kundërshatrëve politikë është i plotë. Në zgjedhjet e 22 Marsit 1992, pushteti politik kalon plotësisht në duart e demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Ky moment shënon edhe fillimin e një dikotomie politike 13 vjeçare Nano-Berisha.

Nano u akuzua se gjatë atyre 100 ditëve të qeverisjes së tij, me fondin e ndihmave të Qeverisë italiane, kishte shkelur procedurën e blerjes së mallrave duke diktuar firmën ku do të bliheshin këto mallra. Sipas akuzës, firma “Levante Company”, një kompani italo-jugosllave, ishte sjellë në Shqipëri nga Ajdin Sejdia, përfaqësues i Iliria Holding dhe i akuzuar nga demokratët për favore nga Nano dhe Farudin Hoxha.

Perceptimi publik i kohës është se po pregatitej arrestimi politik i kundërshtarit. Fatos Nano do të arrestohej në zyrën e prokurorit Fatos Dervishi më 30 Korrik 1993.

Burgosja e Nanos e kthen atë në një hero te mbështetësit dhe është një moment kthese e fortë në kurbën politike të Partisë Socialiste. Aso kohe bënë bujë batutat e tij me Prokurorin e çështjes kur i thoshte:

“Do të takohemi shpejt kur të jem Kryeministër”.

Por kjo datë nuk do të ishte edhe aq e afërt. Nano do të dënohej me 12 vjet burg më 3 Prill 1994.

Fatos Nano e lë qelinë e burgut të Tiranës në ngjarjet shkatërrimtare të Marsit 1997 pas një amnistie politike që pushteti i brishtë i Berishës bëri pas presionit opozitar dhe ndërkombëtar.

Ai u rikthye triumfator dhe lider i padiskutueshëm i vendit në zgjedhjet e 1997-ës.

Megjithë fitoren e thellë politike, Nano tregoi një zemërgjerësi të paparë në ndarjen e pushtetit me aleatë të parëndësishëm politikë. Pushteti i erdhi i plotë dhe pa kufizim por Nano dukej se nuk ishte i aftë për ta mbajtur. Jeta e gjatë e burgut e kishte lodhur shumë; ai nuk ishte në gjendje të qeveriste një vend të dalë nga një luftë si ajo e 97-ës. Jetonte me delire të tilla si:

“ I vetmuar si në burg nga lartësitë morale dhe intelektuale prej ku e qeveris Shqipërinë, i rrethuar nga pleshta e parazitë që meritojnë tua mbyll çadrën e t’i lë në shi”

(Edi Rama, Kurban, fq 137)

Një liberalizëm shthurës pushtoi administratën e asaj kohe. Kryeministri shpesh humbej e përhumbej në sallone mondane e hotele luksi ndërkohë që vendi i tij ishte në prag të kaosit. Nano po paguante ëndrrat e ditëve të munguara me haraçin e qeverisjes së shqiptarëve.

Vetëm dy-tre muaj nga fillimi i qeverisjes së Nanos ndodh takimi i famshëm Nano-Milloshevic në Kretë, një nga vendimet më të kritikuara të Kryeministrit. Mister do të mbetet nëse ai takim ishte i mbështetur nga aleatët perëndimorë të Shqipërisë apo ishte një vendim i pavaruar i Nanos.

Ngjarja që do të shënonte fillimin e perëndimit politik të yllit të Fatos Nanos ishte padyshim vrasja e Azem Hajdarit. Njerëz me pushtet policor, të administratës shtetërore, ishin vrasësit e liderit të Lëvizjes Studentore. Qëndrimi i squllët pas revoltës së dhunshme të Opozitës solli dorëzimin e pushtetit të Nanos dhe bjerrjen e themeleve të pushtetit të tij brenda Partisë Socialiste. Rryma të reja ishin të gatshme të përfitonin.

Nano del nga skena politike pa bujë dhe jep dorëheqje nga Kryetar i Partisë Socialiste.

U duk se ora e tij politike ndali së rrahuri por duket se jeta në hije pasi kishte provuar shkëlqimin verbues të dritave kryeministrore ishte e papërballueshme.

Një vit pas dorëheqjes, në vitin 1999, Nano arrin të sfidojë Kryeministrin në fuqi Pandeli Majko në garën për Kryetarin e Partisë Socialiste me vetëm 36 vota më shumë.

Ky rezultat u arrit në sajë mbështetjes politike të kundërshtarit më të madh të Nanos brenda Partisë. Aso kohe, Ilir Meta ishte zëvendës i Majkos dhe në dukje njeriu më i afërt i tij. Marrëveshja me Nanon e shpërblen menjëherë me postin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Nano u rikthye por jo me lavdinë e para dy viteve. Mbretërimi tani u takonte të tjerëve. Ndaj Konti i Montekristos (siç e quan Edi Rama në librin Kurban) po pregatit rikthimin e plotë. Për më tepër në jetën e tij tashmë ka hyrë edhe një grua e bukur, Xhoana. Rrëfimet e kohës tregojnë për një Nano të shfrenuar emocionalisht dhe të motivuar për revansh si asnjëherë më parë. Ethet e pushtetit të ndihmuara edhe nga gabimet politike të Kryeministrit të kohës, Ilir Metës, e shtyjnë Nanon në lëvizjen e njohur si “katharsis” ku me një gjuhë therëse e ndonjëherë vulgare, përçmon anëtarët e lartë të kupolës socialiste si të ishin hajdutët e Ali Babës.

Nano nuk pyeste më për kosto politike. Zgjedhjet e 2001-shit i kishin dhënë një mundësi të fundit. Ai nuk mund ta humbte.

Më mirë se askush tjetër, këtë dalldi të papërgjegjshme Nano-pushtet e përshkruan Edi Rama me personazhin e Robert Çamçakëzit, një personazh i filmave të soc realizmit. Ja sesi e shkruan këtë moment Rama te “Kurbani” i tij 14 vjet më vonë, në 2011:

“Nëse koha do të kthehej mbrapsht nuk do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin me shfaqje të huaja të Portit të Durrësit, në një film kult të realizmit socialist për heroin e klasës punëtore Adem Reka. E vërteta është se, për dreq, ai parazit simpatik që rrumbullohej paq, fishkëllente këngë të huaja, shpotiste kalimtarët dhe tërhiqte mbi vete sa energjinë negative të të gjithë kantierit e sa interesimin e spektatorëve ngjante për kiamet me Fatosin e kohës së katharsisit të bubullimshëm nëpër pijetoret e katundeve të Shqipërisë, ku Kryetari i Partisë Socialiste i vuri kazmën jo vetëm Qeverisë Socialsite të Ilir Metës, as edhe Partisë që udhëhiqte, por më thellë akoma, themeleve morale dhe etike të debatit politik e shoqëror në këtë vend”.

(Edi rama, Kurban, fq 62)

Pasojë e lëvizjes së Katharsisit ishte rrëzimi i Qeverisë së Ilir Metës dhe ardhja në fuqi për herë të tretë e Fatos Nanos!

Qeverisja e viteve 2002-2005 mund të jetë më e papërgjegjshmja në historinë moderne të Shqipërisë. Nano nuk kishte aspak më synim afirmimin e unit politik përmes ndryshimeve pozitive në jetën e vendit a të njerëzve por vetëm afirmimin e fuqisë së ushtruar mbi njerëzit, sidomos mbi njerëzit që udhëhiqte, ndaj të cilëve ndihej shpesh si një diell fatkeq që u kishte dhënë gjithçka, jetë, dritë, punë:

“ca qenieve që nuk e meritonin atë mbi krye”.

Rikthimi i pabesueshëm i Sali Berishës pas gjithë ngjarjeve të 97-ës është pasojë e drejpërdrejtë e qeverisjes së tmerrshme të atyre viteve nga Fatos Nano. Kryeministri jepte shfaqje ekstreme vaniteti, kazinove të botës, ku biznesmenë dhe grupe interesi paguanin haptas humbjet e tij në rrethin magjepsës të ruletës.

Një nga përshkrimet më shteruese të Fatos Nanos e ka dhënë Edi Rama në librin Kurban. Ja sesi thotë ai:

“Je si një fëmijë që kur pushtetin e sheh si një lodër në dorën e të tjerëve, çmend dynjanë me kujën tënde, derisa e merr lodrën, por, me ta marrë, fillon ulesh përtokë dhe fillon e zbërthen çika çika derisa s’të mbetet gjë në dorë”.

Fatos Nano është një personazh kompleks në historinë politike të Shqipërisë. Ai e ka trajtuar pushtetin si një mjet dëfrimi, si një afrodiziak shpirtëror dhe material, si një lodër ekzotike e lakmuar por edhe e rrezikshme. Ai u tërhoq nga pushteti sapo ndjeu rrezikun prej tij.

Fatos Nano arriti të shkëputej nga pushteti pikërisht sepse nuk e kishte parë atë kurrë si një mjet për të arritur qëllime të mëdha sesa si një qëllim të madh për të arritur mjete të vogla.

Sapo mjetet u arritën qëllimi humbi kuptimin.

The post Dritëhijet e Fatos Nanos appeared first on Albeu.com.

Berisha fitoi, Ne humbëm
Nga Ermal Mulosmani

Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i Opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda vetes, është rimbledhur në repart, ushtarët kanë veshur uniforma të reja dhe presin urdhra nga Komandanti ose sejmenët e tij përcjellës. Nga reparti janë përjashtuar të gjithë ata njerëz që kishin një mendim të tyre. Janë aty ata që mendojnë me mendjen e Komandantit.

Berisha ka 50 deputetë të emëruar prej dorës së tij, ka vulën e PD-së me të mirat që rrjedhin prej saj dhe ka fashitur çdo kryengritje të brendshme potenciale. Çdo betejë e tij me Drejtësinë nga ky moment, do të jetë më e kollajtë për tu fituar. Të paktën në mendjen e Berishës.

Në raport me ndërkombëtarët “non grata” nuk po i prish ndonjë punë të madhe. Fundja as ka moshë dhe energji tani të bredhë botën.

Ka një problem të vogël këto ditë sepse duhet orientuar gjithë zemërimi i ndjekësve drejt vjedhjes dhe rrëmbimit të votës. Gjithë përfituesit e pushtetit të tij janë lëshuar me piskamë drejt hajdutit. Një retorikë e vajtueshme, viktimizuese, e përkatërvjetshme që shuhet si shiu i Majit pas dy javësh.

Zërat protestues vijnë duke u mekur dhe shpejt vjen vera. Berisha shkon të notojë e të ecë në muzg a ag, rrogëtarët e tij bëjnë gati votimin qesharak për Kryetarin e ri dhe votuesit iu kthehen edhe njëherë halleve të tyre ekzistenciale të tmerrshme!

Duhet të presin edhe 4 vjet për Komandantin…

Sali Berisha mori atë për të cilën kishte hyrë. Ai kishte hyrë për t’i humbur zgjedhjet dhe për të legalizuar Partinë. Të dyja këto i arriti. Lista e kandidatëve të PD-së fliste qartë më shumë sesa çdo fjalë e tij në takime: “Dua vetëm besnikë, qëndrestarë të momenteve të vështira dhe njerëz të paaftë.”

Ishte bash e kundërta e vitit 2005 kur mori gjithë kundërshtarët e tij me emër për tu përballur e fituar. Në fund të fundit humbja nuk do të ishte e tij, humbja është e popullit të Opozitës.

Këtë e kishin kuptuar të gjithë përveç militantëve. Grumbulli berishist që nuk pranon të ndezë motorin e mendimit sigurisht ishte me shpresa të mëdha e të pashuara. Ata janë si flamurtari në luftë, nuk dorëzohen kurrë. As mbas humbjes.

Por përtej tyre, njerëzit kishin filluar të merrnin masat e veta. Meqë Berisha e mori bajrakun e vet dhe do ta ndajë me Mulin, Vokshin, Melisën dhe Erisën e jo me njerëz që kanë ide dhe vota, le ta mbajë.

Ata kishin dy rrugë. E para të ishin si milingona punëtore që do mblidhnin vota për eunukët intelektualë të Berishës në listat e hapura si sejmenë të sejmenit. Ose të dilnin e të përpiqeshin për vete. Rruga e dytë ishte ku e ku më e vështirë por sigurisht më dinjitoze se e para. Dhe formuan ushtritë e tyre të vogla me vuajtje, përpjekje, sharje e mallkime berishiste! Një herë e një kohë, kur dikush fliste kundër Komandantit brenda PD-së, të gjithë i vërsulshin: “Pse nuk krijon Partinë tënde ti e të shohësh sa të vlen lëkura”?

Kur e krijon Partinë të thonë: “Çon ujë në mullirin e Edi Ramës, je krijesë e tij”!

Në fakt, në mullirin e Edi Ramës çoi ujë Berisha që i largoi.

Njerëzit kanë ambicie, nuk pranojnë të jenë zare të një sejmeni si Flamur Noka. Nëse përfundojnë aty, ikin. Sepse mendojnë që janë më të aftë se aq.

Po a i vodhi Edi Rama zgjedhjet?

Unë nuk e di se nuk jam në terren. Por të supozojmë që i ka vjedhur totalisht. Ka vjedhur 400 mijë vota, në çdo zonë elektorale, në çdo qytet, fshat, lagje shtëpi. I ka blerë. Përmes favoreve, pensioneve, faljes së gjobave e njëmijë mekanizmave të pushtetit.

Ka bërë masakër elektorale! Po, fajtori kryesor i kësaj masakre është Edi Rama.

Por ç’do të bëjmë? Të qahemi, viktimizohemi? Të ankohemi te ndërkombëtarët? Mendoni se dikujt do t’i vijë gjynah dikujt për ne?

Qaramanë prej 12 vitesh. Të nënshtruar, ankues, akuzues, besnikë pa kushte. Dhe zhurmaxhinj. I marrin erzin atij që mendon ndryshe.

Bëni pra diçka! Fjalët nuk pijnë ujë më.

Militantët e vuajnë arrogancën e pushtetit, mungesën e një vendi pune, vështirësitë e biznesit, shpërfaqjen e hapur të krahinizmit, mungesën totale të nëj pushteti sado të vogël. Bëni diçka për ta. Ose lironi vendin dikujt tjetër!

Unë votova kundër Berishës me bindje të plotë. Do ta bëj sa herë të kem alternativë të vetme një Parti dogmatike, të plakur, eunuke, qaramane, dhe viktimizuese. I vetmi dëshpërim që kam për këto zgjedhje është që Partitë e reja, të gjitha, nuk morën mandatet e merituara. Me mundime të mëdha morën 3-4 deputetë, me zemër në dorë.

Nuk duhet të dekurajohen kurrsesi. Për sa kohë Partinë Demokratike e udhëheqin dogmatikë, injorantë e servilë, njerëzit do ta braktisin çdo herë e më shumë. Presioni i tyre do ta reformojë atë Parti dhe ndoshta mund të krijojnë kushte për një frymë të re.

Kjo është një përpjekje për të bërë diçka.

The post Berisha fitoi, Ne humbëm appeared first on Albeu.com.

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian
Nga; Ermal Mulosmani

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë të parë emrat e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Ishin aty emra shumë të nderuar të epokës komuniste, 80 vjeçarë me përvoja të jashtëzakonshme në filmin dhe estradën e kohës. Emri i tyre i rëndë dhe reputacioni i gjithëpranuar nostalgjik, ishin një garanci solide se ata veç e nderonin këtë Këshill me pjesëmarrjen e tyre. Dëgjova pastaj Leka Bungon që ankohej se “kishte vetëm çelësat e kashtës” dhe ishte i pafajshëm në të pabërat e frikshme që kishin ndodhur!

Çfarë ironie! Njeriu që kishte shkarkuar tre Drejtorë të Përgjtihshëm, i dërguari special i Kryeministrit në RTSH, personi hijerëndë që njihet për mediokritetin total përveç barcaletave të tavolinave dhe nivelit banal të humorit, 81 vjeçari Leka Bungo, sapo u zu në shkelje të ligjit, klithi: “Unë kam çelësat e kashtës”.

Por ajo që më ra në sy ishte mosha mesatare e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Siç ju thashë më lart, 3 prej tyre janë te të 80-at, nja dy afër të 70-ave dhe pjesa tjetër te të 60-at. Përveç njërit, të gjithë i kishin kaluar të 50-at.

Pra, Këshilli Drejtues ishte një qokë ku strehoheshi emra të ndritur të një kohe jo edhe aq të ndritur, për të gëzuar edhe një shtesë pensioni mbi pensionin e meritave të veçanta të dhënë me bujari nga Kryeministri!

Doemos që edhe Drejtori i Përgjithshëm që do zgjidhej prej tyre do të reflektonte përveçse dëshirën e punëdhënësit të tyre (Kryeministrit) edhe mentalitetin obllomovian të anëtarëve të tij.

Këtu më duhet të sqaroj pak termin “obllomovian”.

Obllomovi është një roman ikonë i letërsisë ruse të shekullit të XIX. Personazhi kryesor i romanit është Ivan Iliç Obllomovi, një çifligar i madh rus, trashëgimtar i një familjeje fisnike me mjaft prona dhe shërbëtorë.

Lavdia e familjes Obllomov i takonte të shkuarës. Tashmë, trashëgimtari i tyre, Obllomovi ishte katandisur në një qenie dembele në jetën e të cilit mbretëronte inercia. Në 100 faqet e para të librit, skenat janë brenda dhomës së Obllomovit, nga shtrati i tij legjendar deri te karrigia ku kishte penjuarin. Për çdo ide që i vinte në kokë, mendonte se meritonte si shpërblim gjumë shtesë, zbatimi i saj priste. Ai lumturohej pafund që dita ka kaluar dhe nata erdhi. Në gjumë ai varroste pyetjet e lodhshme se për çfarë kishte jetuar atë ditë dhe për çfarë do të jetonte nesër.

Shtyrja e punëve ishte motoja e jetës së tij. Do ishte krejt e mangët nëse nuk fus në këtë paralelizëm shërbëtorin e famshëm të Obllomovit, Zaharin! Zahari ishte shërbëtori historik i familjes. Një plak besnik që konkuronte dhëmb për dhëmb me zotërinë e tij për dembelizëm, gjumë dhe asgjëbërje. Kur Obllomovi e thërriste, diku nga ora 10 e mëngjesit, Zahari hungërinte si qen duke sharë ndër dhëmbë për këtë fat tragjik që i ra përsipër…😊

Pikërisht me Obllomovin më ka ngjarë gjithmonë RTSH-ja dhe me Zaharin Këshili Drejtues i saj. Një kalë gërdallë ku të gjithë kujdesen për të mos bërë asgjë. Sapo të vënë për vijë një Festival Kënge (të cilin si rregull ia japin personazheve që nuk punojnë në RTSH) bien në gjumin obllomovian duke gëzuar të mirat që vijnë nga menaxhimi, prona dhe financimet.

Dhe siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i kritikon për gjërat që nuk bëjnë, shumica e kritikave vijnë për të vetmen gjë që bëjnë, Festivalin e Këngës! Po nuk bëre asgjë je në rregull. Kështu mendon Këshilli Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm. Kështu ndoshta mendojnë edhe shefat e tyre. Le të strehohen ca miq aty dhe të gëzojnë një pension pleqërie në atë azil.

Ky ishte momenti kur mendova seriozisht të hidhja kandidaturën time për të qenë anëtar i KD. E pranoj, edhe vetë unë jam i vjetër për atë vend në kutin tim të gjërave. Por në mendje i kisha disa gjëra për tua sugjeruar. Që RTSH të distancohet nga Obllomovizmi, duhet që:

1) Të rinjtë të futen në strukturat drejtuese të tij. Është një domosdoshmëri që në trupin e sklerotizuar të injektohet gjaku i ri dhe adrenalina e domosdoshme që e kanë moshat 20-25 vjeçare.

Nëse mosha mesatare e drejtuesve të Televizionit është 60 vjeç edhe program që do bëjnë do të jetë për 60 vjeçarë. Apatia, ngadaësia, asgjëbërja, thashethemet dhe nostalgjia do të vazhdojnë të jenë refreni i mandatit të radhës. Disa pensionistë do të zëvendësohen me të tjerë. Dekoratat e një kohe të vjetër do të tunden për tu shoqëruarur me klithjet: “Kush je ti që guxon…”.

Ata që e kanë në dorë zgjedhjen e Këshillit të ri, duhet të bëjnë çmos për të ruajtur nderin e tyre duke i lënë në pensionin e veçantë.

Unë do të bëhem mbështetje e çdo drejtuesi që paraqet projektin e përfshirjes së të rinjve në të gjitha strukturat. Mundet që të përshtaten formate të huaja apo të sillen origjinale, por ky duhet të jetë sipas meje, pika e orientimit të programacionit. Le të jenë argëtuese, informative, kulturore apo teknologjike, nuk ka rëndësi. Bordi Drejtues duhet të krijojë hapësira për rininë. Adrenalina që sjell rinia, energjia e tyre do ta marrë përpara gërdallën e plakur në çdo gërmë, në mendësi, drejtim, këshill drejtues dhe programacion.

Nuk mundet që strukturat drejtuese të RTSH-së të konceptohen si strehë për mosha të thyera, nuk mundet që Reformën ta bëjnë 80 vjeçarët. Edhe sikur të duan nuk munden. Zemreku i kohës së tyre tashmë nuke ka ritmin e kërkuar. Duhet energi e re.

Edhe vetja më duket i vjetër në këtë kuptim. Por çdo ditë përpiqem të shoh gjëra të reja, të përqafoj ide të reja, programe të reja. Nëse do të ndryshoja një gjë në listën e kushteve për këshill drejtues është përvoja në media. Një njeri që ka 10 vjet e kusur në media është i ezauruar nga idetë moderne. Uleni atë përvojë të paktën për gjysmën e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Krijoni hapësira edhe për të rinjtë.

Një ndër gjërat që e dallojnë një televizion tradicional nga një modern është vendi që zënë të rinjtë në të.

2) Krijimin e një ekipi kreativ cilësor me pagesa konkuruese

Një pikë tjetër që do të këshilloja drejtuesit e Radiotelevizionit është krijimi i një ekipi shumë cilësor me krijues të rinj, grafistë, IT, menaxherë marketing dhe rrjetesh sociale. Kurrë nuk janë të tepërta paratë që shkojnë në drejtimin e duhur. Dhe ndryshimi i imazhit është shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi me studio cilësore ndoshta është një zgjidhje me projekte në rast se nuk gjenden kapacitetet e kërkuara krijuese.

3) Dhe e fundit që do këmbëngul është moscopëzimi i buxhetit. Nuk ka më keq se masivizimi dhe krijimi i një fondi për qoka qoftë politike apo klienteliste. Unë jam dhe do të mbetem përkrahës i çdo nisme që siguron kualitet të lartë profesional, të çdo projekti që sjell freski dhe frymë moderne.

The post RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Qeverisë së Lajeve
nga Ermal Mulosmani

Kush e ka njohur Kryeministrin Rama në kohët e rinisë, atëherë kur nuk kishte pushtet ekzekutiv, menjëherë e bën dallimin me transformimin rrënjësor të tij. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm te veshja ekstravagante prej bohemi intelektual apo shkrimet trandëse plot stil e tharm të tij, që sillnin në median e shkruar një frymë krejt tjetër nga gjuha e leshtë dhe pa nerv e kalemxhinjve të tredhur të një kohe tredhëse. E kam fjalën edhe këtu, sigurisht, por jo vetëm këtu.

Edi Rama ishte rebeli modern dhe fshikulluesi më sharmant i modeleve të trashëguara nga kiçi komunistit. Ne e pëlqenim Ramën e asaj kohe se na kishin ardhur në majë të hundës modelet e pompuara e pa vese të komunizmit, heronjtë artistikë të krijuar sipas modeleve të parafabrikuara të njeriut të ri. Një lloj fasade e tejdukshme, lëtyre, gëzimi entusiast që fshihte pas vetes malin e vërtetë të vuajtjeve apo vlerave njerëzore.

Krijesat entuziaste, patetike e melodramatike të teatrit komunist kanë qenë pjesa ndoshta më e shpifur e tij. Ti ishe gati, ndoshta, të vuaje në heshtje e mirëkuptim varfërinë e skamjen por jo edhe glorifikimin e heronjve entuziastë të atij sistemi. Po përmend këtu vetëm një krijesë tipike si Laja te filmi “Kur hidheshin themelet”.

Laja është një komuniste vigjilente, me një vështrim “dërrmues” mbi armikun, e veshur partizannçe megjithëse lufta ka mabruar, që flen pak e punon shumë, që flet si aparatçike me nota patetizmi dhe është krenare. Me një fjalë një fyryfyçkë që frymon për Partinë dhe systemin e ri. Këtë tip e ka përshkruar me mjaft vërtetësi edhe Milan Kundera, një nga të preferuarit e Kryeministrit tonë, te Shakaja (Marketa) apo te Lehtësia e Papërballueshme kur thotë:

“Unë mund t’i mbijetoja shumë kollaj vuajtjeve dhe varfërisë në komunizëm. Por e kisha të pamundur t’i mbijetoja kiçit komunist. Në botën e teveqelëve të qeshur, me të cilët nuk do kisha mundur të këmbeja asnjë fjalë, do të kisha vdekur nga tmerri brenda javës”.

Pasi ke lexuar këtë tekst, menjëherë të dalin përpara me dhjetëra “teveqelë” të qeshur që na japin receta mirëqenie dhe entuziasmi.

Dhe ironia më e madhe: Mes tyre spikat bash përkthyesja e Milan Kunderës! Sa herë e shoh më duket si personazh i Kunderës: Plot qeshje të stisur televizive, patetizëm të luajtur keq dhe një entuziasëm kallp e zell servil bredh koshave të plehrave, këndon labçe e kërcen malësorçe si t’ja dojë puna. Laja e dikurshme më duket amatore para saj. Them me vete: Po Kundera ça do të bënte po ti çonin në varr një video të përkthyeses së tij entuziaste? Nuk kam imagjinatë të shkoj aq larg…

E tepërt të zgjatem me Spiropalin, Taulantin, Muzhaqin, Helenën, Ogertën. Është i njëjti laborator krijues ku përzihet optimizmi me entuziasmin, gëzimi me llërëpërveshjen, besimi në sukseset e arritura dhe brumosjen me dashurinë e pakufishme për Liderin. Është e gjitha një amalgmaë e neveritshme hipokrizie, paaftësie e servilizmi patetik që na sundoi pothuaj gjysmën e jetës sonë.

Çfarë tmerri!

Edi Rama ishte fshikulluesi më i pamëshirshëm dhe zëri më interesant kundër këtyre krijesave monstuoze të Njeriut të Ri. Me plot stil letrar, kolor gjuhësor e kurrfarë kujdesi etik deri në arrogancë, Rama krijoi aurën e tij të artistit modern, antdotit të këtij virusi komunist.

Jam shumë kurioz të shihja qeverisjn e sotme të Elizës, Taulantit, Mirelës, Borës, Ogertës me mendjen e Edi Ramës së 96-ës. Si thotë ai vargu i famshëm i Azem Shkrelit:

“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”

Unë e besoja që Edi Rama do të ishte një Kryeministër arrogant, ekzibicionist, ambicioz, vizionar, dinjitoz e , le të thëmi edhe i suksesshëm. Por kurrë nuk do të besoja se do na sillte në Qeveri Lajet, personazhet groteske të një kohe të shkuar; nuk do e besoja kurrë që do e sillte në ligjërimin publik shtetar një nivel servilizmi anadollak, do të vazhdonte poshtërimin intelektual të filluar nga Laja e parë në një pafundësi personazhe lajkatarë e pa karakter.

Ja, kjo është gjëja më zhgënjyese nga Edi Rama. Siç thotë Kundera, për ta mbyllur:

“Në botën e teveqelëve të qeshur, me të cilët nuk do kisha mundur të këmbeja asnjë fjalë, do të kisha vdekur nga tmerri brenda javës”.

The post Kryeministri i Qeverisë së Lajeve appeared first on Albeu.com.

Pse askujt nuk i dhimbset Erion Veliaj?
nga Ermal Mulosmani

Mëngjesi i sotëm ishte mjaft i bukur. Një diell i ngrohtë në një qiell të  pastër ma kënaqi shpirtin rrugës për në zyrë. Sapo mbërrita, në kafenenë e katit të dytë, në televizorin përballë, sytë më kapën dhjetëra gazetarë me mikrofona e kamera që prisnin një pre të majme: Shefin e Shefave të tyre, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kishte një mezipritje, një hare të pafshehur mes tyre. Koha e bukur nuk u hynte në punë asfare, kameramanët fluturonin nga gëzimi.

Befas, në një cep rruge, u shfaq viktima. Si gjithmonë llërëpërveshur e me dosje, i shoqëruar nga dy vartës që me siguri po paguanin haraçin për favoret e deritanishme të Shefit të tyre. Të shkretët përpiqeshin ta krijonin pak largësi nga ai; një distancë sigurie si në kohërat e pandemisë, nga frika e infektimit.

Në kafene filluan batutat, hidh e prit. Sapo Kryetari i Bashkisë afrohet te rrethimi i SPAK-ut, dëgjohen zëra ofendues: “hajdut, hajdut”, “në burg e ke vendin”, “kriminel”. Ishin zëra të organizuar-me gjasë- nga opozita. Por, përshtypja që pata ishte se po e bënin atë punë me qejf të madh, me një uri dhe urrejtje pasionante.

Pata ndjesinë e një vetmie të madhe, e një braktisjeje totale ndaj tij.

Në mendje më erdhën grumbullimet e dikurshme të mbështetësve të Ministrit  më të suksesshëm të Rilindjes, Saimir Tahiri. Atëherë, megjithë akuzat e rënda që kishte mbi supe, dhjetëra militantë socialistë duartrokisnin me frenezi dhe hidhnin ulërima mbështetëse ndaj Ministrit të akuzuar për trafik.

Po pyesja veten, çfarë e solli këtë neveri publike, këtë gëzim keqdashës popullor; pse një njeri që deri sot dukej se gëzonte masivisht mbështetjen e gjithë këngëtarëve, reperëve, aktorëve, piktorëve, përputhasve, bigbrothersave, e shumicës së figurave publike; që në përceptimin publik shihej si Pasardhësi; që kishte pas vetes fuqi financiare dhe pushtet ekzekutiv të jashtëzakonshëm; që komandonte mediat më të fuqishme të vendit dhe dinte të lëvizte fijet e intrigës si pakkush, të katandisej si një pedofil i zënë në flagrancë?!

Arsyeja e parë që më erdhi në mendje ishte hipokrizia e tij. Për një popull që ka jetuar në komunizëm, nuk ka qenie më të shpifur se idhujtari skematik, propaganduesi dogmatik, llërëpërveshuri, përparësembajtësi, pemëmbjellësi, shërbyesi i zellshëm i të vobektëve dhe të margjinalizuarve. Kjo lloj sjellje mund të jetë trend i mirë në një vend të zhvilluar por është kaq e shpifur për ne. Na kujton aparatçikët servilë komunistë, disa qenie dogmatike të shpifura, relike të një kohe të shkuar. Sa herë e shihnja në azile pleqsh, në festa grash, në mbjellje pemësh, inagurime rrugësh, shkollash, me lopatë në dorë më krijonte përbashkësi me atë sistem të urryer që kishim lënë pas.

Erion Veliaj është padyshim kontribuesi më i madh në krijimin e një realiteti virtual; të një bote paralele, bashkiake. Në atë realitet nuk kishte vend për halle, atje ka vetëm patetizëm, entuziasëm, lajka, lustra, fanfara, fasada, maska, tautologji të pakuptimtë, parulla, llamburitje verbuese, gëzim, qeshje, buzëqeshje të stampuar, hare… Në atë realitet fshihej me kujdes  pisllëku, e keqja, muti, varfëria, vuajtja.

Një lloj fasade që mpin arsyen dhe luan me imazhin. Kjo është arsyeja e parë e neverisë ndaj tij. Në realitetin velias nuk kishte vend për gazetarë, kritikë, halle. Ai kishte gjithmonë lopatën, VIP-in  dhe kameramanin. Jo gazetarë. VIP-at nuk na shtuan dashurinë ndaj Veliajn, përkundrazi na e shtuan urrejtjen ndaj vetes së tyre. Shpresoj t’ia ketë vlejtë, të jenë shpërblyer mirë.

I mbështetur në lopatë lajmëronte mbjelljen e fidanit të qindramijtë nën lëvizjet marramendëse të dronëve. Një lustër veletitëse që transmetohej në të gjtiha televizionet qendrore e lokale si lajmi i ditës.

Në të njëjtën kohë që në pyllin e Liqenit Artificial të Tiranës, me firmën e tij, jepte lejen për të zhdukur qindra pemë shumëvjeçare dhe ndërtimin e qindra mijëra katror beton. Brenda vijës së mbrojtur, në krah të Sheratonit! Dhjetë kulla 15 katëshe që të gjithë bëjnë sikur nuk i shohin.

Këtë kronikë sigurisht nuk e jepte askush. Me urdhërin e Veliajt.

Për këtë krim duhet të paguajë sot.

Erion Veliaj kishte krijuar një pushtet paralel me Kryeministrin dhe një fuqi financiare të jashtëzakonshme. Drejtorët e tij të majmur nga pushteti i pakufizuar dhe korrupsioni galopant nuk mendonin se do kishte kthim mbrapa. Ata thjesht prisnin kalimin e pushtetit nga, siç e quajnë ata, Sulltoni. Ata ishin në garë për të përfituar secili më shumë nga tenderat, lejet, koncesionet, punësimet.

Derisa erdhi SPAK-u.

Erion Veliaj, përveç të tjerave nuk frymëzon askënd. Ai është një intrigant i nënshtruar, një qenie inferiore që bindet ndaj të Zotit me përulësinë e kafshës besnike. Me shpresën e shpërblimit për këtë përulësi. Ai mendon se mund të blejë të gjithë: biznesmenë, pronarë, gazetarë, artistë, kritikë, deputetë, kolegë partiakë.

E megjithatë kurrë nuk guxoi t’i kundërvihet Sulltonit. Qoftë edhe me ndonjë gjest të vogël siç fjala vjen bën heraherës Fatmir Xhafa. Mosozot! Edhe sikur të gjithë deputetët t’i ketë pas vetes, gjithë mediat, biznesin, showbizin, krimin, prapëseprapë do e brejë dilema e pasigurisë. Ai e pret pushtetin si servil intrigant që demonstron bindje të pashembëllt eunuku.

Por pushteti nuk është për eunukë.

Njerëzit neverisin më shumë një të nënshtruar shembullor si Veliaj sesa një arrogant të pashembult si Shefi i tij. Të paktën Rama na i kursen këto leifenizmat  dhe jo vetëm kaq. Duke e ditur neverinë popullore për to, nuk lë rast pa ia përbuzur këtë cilësi. Siç qe rasti i poshtërimit me urdhërin për  lyerjen e shkallës në 5 të mëngjesit!

Sot ishte fundi politik i Erion Veliajt. Pavarësisht nga vendimi për të. Sot ai mori vulën publike të neverisë popullore, vulën e një hajduti.

The post Pse askujt nuk i dhimbset Erion Veliaj? appeared first on Albeu.com.

Energoinvest, një Pandorë për të gjithë pushtetarët
Nga Ermal Mulosmani

Zbulimi i transaksioneve të dyshimta që kompania boshnjake Energoinvest ka kryer në drejtim të një kompanie të vogël konsulence, të regjistruar në një nga vendet e parajsave fiskale, pa asnjë arsye të dukshme dhe refuzimi i të gjitha palëve për të dhënën shpjegime për këto pagesa, ka ngritur dyshime të mëdha për implikimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë në afera korruptive me kompaninë boshnjake.

Aq më tepër marrin krahë këto të dhëna prej thashethemeve që kanë qarkulluar për këtë kompani në vitet 2011 -2013 për tenderin e ndërlidhjes energjitike Shqipëri Kosovë.

Historia me fjalë të thjeshta është kjo:

Banka gjermane Kfw ka nënshkruar me qeverinë shqiptare një kredi me vlerë 45 milionë Euro për ndërtimin e linjës së re 400 kilovoltëshe që lidh Shqipërinë me Kosovën. Linja e vjetër ishte 220 kilovolt dhe vështirësonte ndërlidhjen energjitike mes dy vendeve duke e lënë Kosovën në varësi të importit nga Serbia. Në këtë kontekst, rëndësia e ndërtimit të kësaj linje ishte shumë e madhe sa që krahasohej me Rrugën e Kombit.

Qeveria Berisha e tenderoi interkonjeksionin (ndërlidhjen) në vitin 2011. Fondi limit ishte 42 milionë Euro. Në tenderin e organizuar sipas kërkesave të financuesve të kredisë, gjermanëve të Kfë-së, marrin pjesë dy firma ballkanike: Energoinvest, kompani boshnjake dhe Dalekovod- kompani kroate.

Kredituesit gjermanë e bënë tenderin sipas parametrave të tyre ku përparësi kishte garancia teknike në raport me çmimin e ofruar (70% me 30%). Mbi këtë bazë, fituese u shpall kompania kroate megjithëse vlera e ofruar për realizimin e punimeve ishte 30% më e lartë sesa boshnjakët e Energoinvest ose 8 milionë Euro më shumë.

Këtu fillon e komplikohet situata.

Ridvan Bode, Ministër i Financave të Shqipërisë, shprehet kundër përzgjedhjes së kroatëve me arsyetimin e diferencës së madhe të çmimit të ofruar. Ja si shprehete ai midis të tjerave në letrën drejtuar Kfë-së:

“Interesimi i ministrit të Financave përligj detyrimin e tij publik për të siguruar minimizimin e shpenzimeve publike, duke ruajtur rëndësinë dominuese të çmimit më të ulët në tender dhe plotësimin parakualifikues të aftësisë teknike të operatorëve ekonomikë konkurrues”

Bode shkon deri aty sa, me pak kujdes, hedh edhe hije dyshimi për korrupsion të gjermanëve kur thotë:

“Sipas OST-së, vlerësimi teknik i ofertave në formën e tij aktuale përmban subjektivizëm të pashmangshëm për disa zëra, duke “përcaktuar” fituesin që pas hapjes së propozimit teknik, pavarësisht vlerës së ofertës ekonomike, për shkak të peshës shumë të madhe që kriteri teknik ka krahasuar me atë ekonomik”

Por ndryshe mendon Ministri i Energjitikës, Nasip Naço (17 Janar 2011-03 Korrik 2012). Ai, me datën 20 Shkurt 2012, i shkruan një letër të gjatë Drejtorit të Zyrës Antikorrupsion në Kryeministri, Iv Kaso, ku mbron përzgjedhjen e Dalekovod si fitues të tenderit. Kjo letër dëshmon edhe për një kontradiktë mes palëve politike në Qeveri (PD-LSI). Letra e Naços ishte në përgjigje të kërkesës së Kasos për një “dërgim raport kontrolli”.

Nga kjo letër kuptohet që Qeveria me dy koka (PD-LSI) është e ndarë në dy linja. Dyshimet janë reciproke. Naço mbron linjën e gjermanëve me 8 milionë Euro më shumë ndërsa Bode mbron idenë e boshnjakëve me cilësi më të dobët teknike. Këtu shtohen edhe hijet e dyshimit brenda qeverisë (Ministri LSI–Kryeministër PD). Koalicioni Berisha-Meta ishte në ditët e tij të fundit dhe mosbesimi reciprok sundonte. “Kush po ia fuste kujt”- ishte motoja e atyre ditëve.

Bode kërkon ribërjen e tenderit, banka gjermane vë kusht që në rast të përsëritjes së tenderit kostot shtesë të paguhen nga shteti shqiptar. Raportet ndërshtetërore janë të tendosura. Në këtë kohë, udhëheqësi i Opozitës, bën thirrje që të shikohet flamuri kombëtar jo ai i korrupsionit(18 Prill 2012). Ishte një retorikë jashtë natyrës së Ramës që rrallë flet për interesat madhore apo flamur kombëtar. Kjo ishte zona e kundërshtarit politik të tij.

Një gjë është fare e qartë. Ose Berisha dhe enturazhi i tij po ndihej i përdorur nga pala e gjermanëve & LSI dhe duhej të ndalonte vjedhjen e supozuar ose ai kishte interesa që paratë të shkonin te kompania Energoinvest. Ose të dyja bashkë.

Një periudhë e gjatë ngërçi, gati dy vjeçar, i mbajti të tendosura nervat e palëve. Qeveria shqiptare nuk pranonte zgjedhjen e gjermanëve, këta të fundit nuk pranonin ribërjen e tenderit.

Në fund, u arrit kompromisi . Në Mars 2013 u vendos që tenderi të ribëhej.

Në datën 09 Gusht 2013, kohë kur Qeveria Berisha ishte në periudhën tranzitore për kalimin e pushtetit te koalicioni Rama –Meta, Komisioni i Tenderit skualifikon të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë përveç Energoinvest.

Ky seleksionim i të gjithë konkurentëve dhe koha kur është bërë lënë hije të forta dyshimi për klientelizëm. Ato kohë Ministër i Energjisë në Qeverinë Berisha ishte Florian Mima, Drejtor i OST-së vazhdonte Arben Ibro. Pala gjermane çuditërisht këtë radhë nuk ka ankesa…

Oferta financiare e të vetmit konkurent në garë, Energoinvest, u hap në 01 Nëntor 2013 nga pushtetarët socialist që kishin ndërruar edhe Drejtorin e OST-së me urgjencë. Oferta ishte për 29 milionë Euro, 2 milionë më shumë se oferta e tenderit të parë nga Energoinvest ose 6 milionë më pak sesa kroatët e Dalekovod-it.

Pas një muaji Energoinvest lidh kontratë me Ministrinë e Energjitikës dhe më datën 21 Dhjetor 2013, në një ceremoni patetiko-patriotike, në Godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Damian Gjiknuri do të huazonte shprehjen emblematike drejtuar Komandantit të UÇK-së Adem Jashari : “Bac u kry”! Kjo retorikë e fryrë nacionaliste i vuri kapakun aferës dy vjeçare me shumë diskutime…

Ministria e Gjiknurit, në një njoftim për mediat, sqaron se Kompania Energoinvest është një kompani me kapital shtetëror në shumicën e saj :

Kompania nga Bosnjë-Hercegovina, ‘Energoinvest’ (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror), do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.”

Njoftimi shton:

“Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës Kfë, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.

Një vëzhgues i paanshëm vë re disa zona të mjegullta në këtë aferë. Përse Gjiknuri, Rama dhe gjermanët këtë radhë ranë dakort me Energoinvest-in, të përzgjedhurin e Berishës, madje u përpoqën ta përkëdhelnin me mbulesa “shtetërore” dhe kujdes gjerman? A u bënë të gjitha palët pjesë e tortës së boshnjakëve dhe e mbyllën gojën? Kjo deklaratë e Ministrisë së Energjitikës i shërben mjaft mbylljes së aferës. Përdorimi i domosdoshmërisë për kombin dhe garancisë gjermane ishin mekanizmat e mbylljes.

Nëse do e shohim nga prizmi i interesave të Qeverisë së Shqipërisë, duket mjaft e drejtë vërejtja e Bodes sipas së cilës çmimi i ofruar të kishte kaq pak rëndësi. Bëhej fjalë për një kredi jo donacion. Qeveria Shqiptare do ia kthente deri më një paratë bankës Kfë, madje edhe interesat. Duket pa sens ekonomik këmbëngulja e bankës gjermane për të përzgjedhur ajo fituesin e tenderit sipas procedurave të saj dhe Qeveria Shqiptare të pranonte zgjedhjen.

Nga ana tjetër, këmbëngulja për të ribërë tenderin pa ardhur në fuqi Qeveria e re lë shije të keqe. Nëse do të donte të lante veten nga çdo akuzë, Qeveria e Berishës nuk duhej të bënte skualifikimin e të gjithë konkurentëve me datën 09 Gusht 2013 dhe lënien e Energoinvest si zgjedhje e vetme.

Vendimet të mëdha të marra nga Qeveri kujdestare në mes të Gushtit gjithmonë lënë pas shumë dyshime. Nëse do të donte të ishte deri në fund e larë me këtë aferë, Partia Demokratike duhej ta shtynte skualifikimet teknike pas krijimit të Qeverisë së re….

Për kë ishin 3.6 milion Eurot që mbërrinë në llogarinë Vasil Kallupit nga Energoinvest?! A ishin ato tangent për pushtetarët shqiptarë për tenderat e ofruar? A kishin të bënin konkretisht me tenderin e ndërlidhjes Shqipëri Kosovë?

Këto pyetje vështirë se do marrin përgjigje ndonjëherë. Vënia e kapakut kombëtar mbi kusinë e mutit të korupsionit vetëm sa ia përhapi erën në të gjitha palët për të ngatërruar gjurmët./Gazeta Express

The post Energoinvest, një Pandorë për të gjithë pushtetarët appeared first on Albeu.com.