Ermal Kapllanaj Archives - Albeu.com

Ermal Kapllanaj refuzon të deklarojë pasurinë. Ish-“i forti” Bashkisë i tregon “muskujt” shtetit
Për 9 vite në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal  Kapllanaj ka vepruar me “dorë të hekurt” dhe zero tolerancë  ndaj çdo pensionisti që në kufijtë e mbijetesës dilte për të shitur perime.

Pamje të tilla ku të moshuarve i sekuestrohej malli ose në mënyrë demonstrative i hidhej në mes të rrugës u kthye në rutinën e kryeqytetit.

Ndërkohë që Ermal Kapllanaj fliste për forcën e ligjit dhe respektimin e tij, gjatë kohës që ka ushtruar këtë funksion ka qenë pikërisht ai që e ka shkelur ligjin.

Më konkretisht, si Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës  Z. Kapllanaj ka pasur detyrimin ligjor për “Për deklarimin dhe kontrollin e  pasurisë”.

Gjatë nëntë viteve në krye të këtij institucioni ai ka dorëzuar deklaratën e pasurisë për 2 vitet e para, më konkretisht për vitin 2015 dhe 2016, e pas kësaj periudhe kohore ai nuk ka deklaruar asnjë të ardhur në ILDKPKI.

Të shmangësh detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë teksa je në një funksion publik është vepër penale që dënohet me ligj. Teksa ndëshkonte të moshuarit se shisnin në trotuar, vetë Kapllanaj ka shkelur ligjin për 7 vite duke mos deklaruar pasurinë.

Për shtatë vite numri një i Policisë Bashkiake nuk ka deklaruar asnjë qindarkë ne ILDKPKI,  as nga paga e tij dhe as nga paga e bashkëshortes.

Është “terr informativ” nëse gjatë kësaj kohe ai ka bërë blerje pronash, ose investime në biznes, për vetë faktin se ky zyrtar nuk ka pranuar të deklarojë të ardhurat.

Ndërkohë që edhe ILDKPKI ka struktura monitoruese për të parë nëse funksionarët publik i dorëzojnë deklaratat e pasurisë ose jo.

Me sa duket edhe këtij institucioni  nuk i ka rënë ne sy fakti që për shtatë vite rresht Ermal Kapllanaj nuk ka dorëzuar asnjë informacion për te ardhurat dhe investimet.

Është pikërisht ky institucion që ka tagër ligjor për të proceduar penalisht çdo zyrtar që i shmanget detyrimit për deklarimin e pasurisë.

The post Ermal Kapllanaj refuzon të deklarojë  pasurinë. Ish-“i forti” Bashkisë i tregon “muskujt” shtetit appeared first on Albeu.com.

Këlliçi: Kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj, biznes të përbashkët me drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit
Partia Demokratike, ka denoncuar sot një tjetër zyrtar të lartë të asaj që e cilëson si “organizata kriminale e bashkisë Tiranë” dhe fjala është për kreun e Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanajn.

BELIND KËLLIÇI: Prej 1 viti tashmë po bëjmë publike lidhjet nepotike dhe korruptive të Bashkisë Tiranë. Prej 1 viti vijojmë depozitojmë kallëzime penale për aferat korruptive të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Organizata Kriminale e Bashkisë Tiranë, siç u faktua dhe me kallëzimin tonë për kompaninë 5D KONSTRUKSION, ka vjedhur dhjetëra miliona euro deri më sot. Por kjo strukturë, përveç vjedhjes se parave publike, nuk ka kursyer as dhunën mbi shtresën më të varfër të Tiranës, shitësit ambulantë. Pasi u vendos në krye të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Organizatës Kriminale 5D Erion Veliaj, emëroi në krye të Policisë Bashkiake policin e Anti-Drogës, shtetasin Ermal Kapllanaj.

Drejtues që sot po hetohet nga SPAK për favorizimin e biznesit shumë fitimprurës të dherave, për llogari të shefit të tij në inceneratorin e Tiranës. Aksioni i parë që ndërmori ky drejtor ishte terrori mbi gjyshet, gjyshërit dhe nënat të cilët rrinin me orë të tëra në shi e diell për të shitur zarzavate që të siguronin mbijetesën. Këto pamje flasin më shumë se çdo fjalë. Dhuna dhe terrori mbi shtresën më të varfër të Tiranës u justifikua me nevojën për të patur tregje me cilësi e siguri ushqimore, por pas investigimit tonë rezulton se ai terror kishte vetëm një qëllim. Përfitimin financiar të Ermal Kapllanaj dhe mikut të tij të ngushtë Ferdinand Mara, një tjetër drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Si fillim Ermal Kapllanaj u kujdes të punësonte vëllain e Ferdinand Marës si pjesë e bandës së dhunuesve në Policinë Bashkiake. Në vitin 2016 regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve. Në vitin 2019 bashkëshortja e Ferdinandit dhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendos të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregëti fruta perime. Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit. Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq. Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Ortak në këtë biznes është “rastësisht” babai i Ferdinand Marës dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj. Siç pamë në dosjen 5D që vjehrri bukëpjekës bëhet milioner, në këtë aferë skandaloze shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen. Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019. Sigurisht ne këto të dhëna do i’a përcjellim zyrtarisht SPAK, të cilët mbetet të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mburojë për kreun e Organizatës Kriminale 5D Erion Veliajn, apo do të kryejnë detyrën e tyre në zbatim të ligjit, siç presin dhe qytetarët shqiptarë.

Opozita dhe Partia Demokratike është e vendosur që misionin e saj ta çojë deri në fund. Unë jam i vendosur të mbaj premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Tiranës për të bërë transparencë për abuzimet e panumërta që kjo Organizatë Kriminale, ka bërë në gati 1 dekadë që ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Ftoj sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, e premte, ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë.

The post Këlliçi: Kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj, biznes të përbashkët me drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.