erion ismaili Archives - Albeu.com

Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO/ Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn
Ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për konfirmimin e masave të sigurisë ndaj personave të pandehur në kuadër të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale: shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.

Në “arrest shtëpie” është lënë gjithashtu edhe zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, Hava Delibashi, ndaj së cilës rëndojnë të njëjtat akuza.

Po ashtu, GJKKO la në fuqi masat ndaj të akuzuarve të tjerë. Pezullimin e drejtorit për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Po ashtu janë konfirmuar edhe masat e “arrestit në burg” për dy biznesmenët në kërkim, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që SPAK i akuzon për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Edhe ndaj Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Rogers Rrytës është konfirmuar masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit, të cilët akuzohen për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, këta persona, duke vepruar si grup kriminal, kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

The post Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO/ Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn appeared first on Albeu.com.

Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës
Ditën e sotme, SPAK ka nisur një aksion në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat te AKSHI.

Mësohet se GJKKO ka dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, janë caktuar masat “arrest me burg”.

Raportohet se GJKKO, ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

The post Aksioni i SPAK te AKSH-i, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Martin Canit/ Zv. drejtori i Policisë: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një! Goditja zgjat 10 sekonda
Zëvendës drejtori i Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili ka treguar mbrëmjen e sotme detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi javën e kaluar në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë konstatuar 9 nxënës, gjashtë kanë qenë shokë të Martinit dhe një i autorit, Marios.

“Në këtë vendngjarje, kemi evidentuar deri tani 9 nxënës shkolle, 6 janë nga krahu i viktimës (+Martini) dhe nga autori kemi autorin dhe një nxënës tjetër. Tre nga këta nxënës, që janë nga krahu i viktimës, nuk janë nxënës të “Fan Nolit” por janë thirrur nga viktima për të sqaruar sherrin”, u shpreh ai.

Zyrtari i lartë policor, Erion Ismaili tregoi në emisionin “Top Story” se i gjithë momenti i goditjes së Martin Canit zgjat jo më shumë se 10 sekonda.

“Më pas vijmë dhe te momenti i ngjarjes, që është rreth orës 13.00 të datës 18 Nëntor. Viktima dhe personat e tjerë në mbarim të mësimit kanë qenë jashtë rrethimit të shkollës “Fan Noli”. Viktima dhe autori kanë përshkruar një rrugë 40 metra nga vendi ku janë takuar deri te vendi i ngjarjes”, sqaroi ai.

Pjesë nga deklarata e zëvendës drejtorit të Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili:

Policia e Shtetit, grupi hetimor që është ngritur për ngjarjen dhe Prokuroria e Tiranës, që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja ka punuar me orar e pa orar. Për të marrë dëshmi e për të zbardhur të vërtetën, që ne të themi që gjithçka që ka ndodhur me këtë ngjarje është shteruar.

Ka dy episode që duhen theksuar, kemi një episod në datën 15 Nëntor ku jashtë ambienteve të shkollës pas mbarimit të mësimit kemi pasur një debat mes autorit dhe viktimës; pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin “Snapchat”, ku të dy fëmijët në dukje janë sqaruar.

Episodi i dytë është një debat me zë të lartë që ka ndodhur në oborrin e shkollës, i cili është marrë në konsideratë nga oficerit të sigurisë.

Më pas vijmë dhe te momenti i ngjarjes, që është rreth orës 13.00 të datës 18 Nëntor. Viktima dhe personat e tjerë në mbarim të mësimit kanë qenë jashtë rrethimit të shkollës “Fan Noli”. Viktima dhe autori kanë përshkruar një rrugë 40 metra nga vendi ku janë takuar deri te vendi i ngjarjes.

Në këtë vendngjarje, kemi evidentuar deri tani 9 nxënës shkolle, 6 janë nga krahu i viktimës (+Martini) dhe nga autori kemi autorin dhe një nxënës tjetër. Tre nga këta nxënës, që janë nga krahu i viktimës, nuk janë nxënës të “Fan Nolit” por janë thirrur nga viktima për të sqaruar sherrin.

Momenti i goditjes është në disa sekonda, nuk është se ka zgjatur shumë. Gjithçka është në 10 sekonda.  Ne kemi marrë në konsideratë dhe dëshminë e të miturit Luis Meçaj dhe të babait të tij, i kemi analizuar, i kemi verifikuar, kemi ripyetur përsëri personat, nëse kemi të bëjmë me autor të dytë. Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet. Deri tani mund të themi se kemi vetëm një autor.

Ka pamje të vendit të ngjarjes, jemi duke shqyrtuar edhe pamje nga zona përreth.

The post Vrasja e Martin Canit/ Zv. drejtori i Policisë: Martini mori 6 shokë për t’u sqaruar, Mario vetëm një! Goditja zgjat 10 sekonda appeared first on Albeu.com.

10 mijë euro për të mos prekur Call Centerin? Shefi i krimit ekonomik në Tiranë: Zyrtarin e UKT-së e arrestoi skuadra ime
Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili ka reaguar për Gazetën Express pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi zyrtarisht se ndaj tij nuk ka asnjë hetim për marrje ryshfeti për të lejuar një Call Center në kryeqytet që të kryente veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europiane.

Ndërsa ka hedhur poshtë lajmet që qarkulluan në media, në një komunikim me gazetaren Beklie Koltraka, shefi i Krimit Ekonomik u shpreh se aksioni i datës 15 prill në Call Centerin që ndodhej në rrugën e Kosovarëve është iniciuar dhe zhvilluar nga vetë sektori që ai drejton.

“Siç jeni njohur dhe me reagimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës, lajmet që kanë qarkulluar janë të pavërteta. Me vjen keq që informacione të tilla të rreme, ndoshta të artikuluara dhe me qëllime dashakeqe, përhapen pa bërë një verifikim, ose pa pritur një reagim zyrtar nga institucionet.

Dua të them se e vërteta është komplet ndryshe nga informacionet që qarkulluan. Çështja penale nr.2306 e vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar 3 persona është referuar në Prokurorinë e Tiranës nga vetë Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar që unë drejtoj. Operacioni në fjalë është iniciuar, hetuar dhe zbatuar nga unë, pra nga skuadra e Krimit Ekonomik”, tha Ismaili në prononcimin për gazetaren Beklie Koltraka.

Gjatë këtij operacioni ranë në pranga Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj, zyrtar i lartë në UKT. Ismaili shtoi se të tre janë arrestuar nga specialistët e krimit ekonomik, duke mohuar kështu akuzat dhe “përmbajtjen e mesazhit” që sipas shkrimeve në media pretendohet se është shkëmbyer mes Karajt dhe administratorëve të Call Centerit për pagesën 10 mijë euro me qëllim që ky biznes të mos prekej.

“Siç e theksova, operacioni është nisur nga unë, nga sektori që drejtoj. Fillimisht është regjistruar procedimi dhe pastaj me vendim është bërë kontrolli në Call Centerin për të cilin po flisni. Gjatë operacionit në Call Center ka qenë skuadra ime. Personi për të cilin flisni (zyrtari i UKT) është arrestuar nga specialistët e sektorit të krimit ekonomik”, tha më tej shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik për Gazetën Express.

Lajmet që qarkulluan i ka hedhur poshtë në një reagimin zyrtar edhe Prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S., F.Q. dhe M.K.

Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik”, thuhej në reagimin e Prokurorisë disa ditë më parë./Express/

The post 10 mijë euro për të mos prekur Call Centerin? Shefi i krimit ekonomik në Tiranë: Zyrtarin e UKT-së e arrestoi skuadra ime appeared first on Albeu.com.