Ergys Kastratit Archives - Albeu.com

Goditja e grupit të pastrimit të parave/ SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Kastratit, Igli Kamberit dhe të afërmve
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuritë në emër të personave të përfshirë në grupin që merrej me pastrimin e parave, Igli Kamberi, Ergys Kastrati dhe të afërmve të tyre.

Më konkretisht, janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare ( Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”, Shoqëria “Igli Kamberi”, Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania” dhe Shoqëria “Lefter Nelaj”) 8 llogari bankare dhe 8 automjete.

Dy llogari bankare i përkisnin bashkëshortes së Ergys Kastratit, Desmira Ceco, dy të tjera në emër të bashkëshortes së Igli Kamberit, Nevila Kamberi dhe së ëmës së saj, Dituri Buzi. Ndërsa të atit, Fatos Buzi iu sekuestrua shoqëria “Fermer Fatos Buzi”.

Kokës së grupit kriminal, Igli Kamberi iu sekuestrua shoqëria tregtare me emrin e tij “Igli Kamberi”. Shoqëria tjetër e sekuestruar “Auto Rend&Sell – Albania” rezulton në emër të Bardhok Gjergjit, të cilit iu sekuestruan edhe 5 automjete dhe 1 llogari bankare. Dy llogari të tjera të sekuestruara janë në emër të Saimir Pirrës, si edhe një automjet.

Lefter Nelajt iu sekuestrua shoqëria me emrin e tij “Lefter Nelaj” si edhe një llogari bankare. Po ashtu u vunë në sekuestro edhe dy automjete të Edi Brahajt.

Kujtojmë që në kuadër të këtij operacioni të përbashkët me autoritetet italiane janë lëshuar 15 masa sigurie, nga të cilat 10 në Tiranë. Në pranga janë vënë 4 persona, mes të cilëve Ergys Kastrati alias Bishja dhe Igli Kamberi.

Igli Kamberi, i konsideruar si koka e grupit, është arrestuar në Itali pasi akuzohet për vrasjen e një berberi italian në vitin 2025. Ergys Kastrati, i njohur si “Bishja”, u kap në një vilë në një zonë rezidenciale në Tiranë.

LISTA E PASURIVE TE SEKUESTRUARA:

Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

-Dy llogari bankare

Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)

-Dy llogari bankare

Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”

Igli Kamberi

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

Bardhok Gjergji

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”

-5 automjete dhe 1 llogari bankare

Saimir Pirra

-Dy llogari bankare e 1 automjet

Lefter Nelaj

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik

-Një llogari bankare

Edi Brahaj

-Dy automjete

The post Goditja e grupit të pastrimit të parave/ SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Kastratit, Igli Kamberit dhe të afërmve appeared first on Albeu.com.