ergys dashi Archives - Albeu.com

E dashura e “El Patron”, i përfolur si urdhërues i vrasjes së Ergys Dashit: Kush është modelja e ekzekutuar në Ekuador
Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e missit ekuadorian Landy Párraga në një restorant të dielën në  qytetin Quevedo.

Autoritetet nuk dinë të shprehen ende në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërkohë që mediat vendase e lidhin me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, siç është Leandro Norero.

Ai u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në njërin prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Norero njihej si një ndër trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Shikoni VIDEON

#29Abr | Asesinaron a la modelo y excandidata a Miss Ecuador Landy Párraga mientras se encontraba en un restaurante ubicado en la provincia ecuatoriana de Los Ríos el #28Abr.

Una cámara de seguridad grabó el momento en el que un sujeto entró al establecimiento y le disparó… pic.twitter.com/jAIDnSRrns

— El Diario (@eldiario) April 29, 2024

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale. Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend; Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.

Vrasja e modeles

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti i ekzekutimit të modeles pasi dy persona futen me shpejtësi në një restorant dhe qëllojnë disa herë ndaj saj. Ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria vendase nisi hetimet në lidhje organizatën e Noreros, e cila kishte tentakulat deri në nivele të larta në qeveri. Dosja e quajtur “Metastasis”, përfshinte shumë emra të rendësishëm, ndërkohë që përflitej dhe emri i Landy Párraga

Ekuadori është përfshirë në një serial të dhunshëm gjatë viteve të fundit, në një luftë totale që ka nisur mes grupeve që kanë kontrollin e kokainës në vend.

The post E dashura e “El Patron”, i përfolur si urdhërues i vrasjes së Ergys Dashit: Kush është modelja e ekzekutuar në Ekuador appeared first on Albeu.com.

E eliminuan në Ekuador me 20 plumba, partnerja e Ergys Dashit: Mendoja se kishte kompani bananesh, s’e dija trafikant
Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.

Ergys Dashi me origjinë nga qyteti i Durrësit u ekzekutua mbrëmjen e 23 Janarit të vitit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit, teksa nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” rezultoi se ai merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, si pjesë e grupit të Ervin Matës, Ismail Zenelit dhe Eralbi Breçanit. Madje nga bisedat në “Sky Ecc” përmendet dhe vrasja e tij, ku thuhet se një beratas ka paguar shuma të mëdha për ta eliminuar.

E ftuar në emisionin “Glamour”, Xhoana Kurti deklaroi se ishte vetëm e dashura e tij dhe se nuk ishte në dijeni të problemeve të tij me trafikun e lëndëve narkotike, por mendonte se punonte në kompani bananesh.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.” – u shpreh Xhoana Kurti.

The post E eliminuan në Ekuador me 20 plumba, partnerja e Ergys Dashit: Mendoja se kishte kompani bananesh, s’e dija trafikant appeared first on Albeu.com.

Nuk arriti të shohë të birin pasi u vra në Ekuador, partnerja e Ergys Dashit publikon portretin e djalit të tyre
Partnerja e Ergys Dashit ka treguar për herë të parë imazhin e djalit të tyre në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se djalit i ka vendosur emrin e të atit, Ergys, i cili u ekzekutua me 20 plumba në Ekudor më 23 Janar të 2022.

Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Love Island Albania” Xhoana Kurti ka deklaruar se është bërë nënë një muaj pasi i fejuari i saj kishte humbur jetën.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, tha ajo gjatë spektaklit.

Emri i Ergys Dashit ka dalë në pah edhe gjatë zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC, ku u vërtetuan lidhjet e viktimës me trafikun e kokainës.

Ai u ekzekutua me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në një restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje.

Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.

Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

The post Nuk arriti të shohë të birin pasi u vra në Ekuador, partnerja e Ergys Dashit publikon portretin e djalit të tyre appeared first on Albeu.com.

“Mos na del dardhë”, zbardhen përgjimet, Eralbi Breçani dhe Ismail Elezi kanë dyshime ndaj Ergys Dashit, i vrarë në Ekuador
Pak ditë pas goditjes së një grupi kriminal nga SPAK pas çkodimit të aplikacionit në SKY, del në skenë edhe emri i Ergys Dashit, i ekzekutuar në Ekuador, pak vite më parë.

Ndërsa ekzekutuesit dhe porositësit nuk dihen ende, ajo që dihej është përfshirja e tij në trafikun e drogës. Në dosjen hetimore të SPAK ku u godit një grup kriminal, emisioni në “Shënjestër” nga Klodiana Lala, ka zbardhur edhe një episod ku dy anëtarit të grupit, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani diskutojnë për Dashin.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar. Ngarkesa thuhet se kishte ardhur nga Brazili. Nga hetimet del se të dyshuar për këtë trafik janë Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador. Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil. Si edhe të nxjerrjes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur do të mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier. Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, ku i përfshirë del të ketë qenë edhe Ergys Dashi, i ekzekutuar disa kohë më pas në Ekuador, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.

Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra, ashtu edhe si në rastin e vëllezërve Nela, për të cilët Ismail Zeneli, besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi.

The post “Mos na del dardhë”, zbardhen përgjimet, Eralbi Breçani dhe Ismail Elezi kanë dyshime ndaj Ergys Dashit, i vrarë në Ekuador appeared first on Albeu.com.

I akuzuar edhe për vrasjen e Ergys Dashit, ekzekutohet brenda burgut të Ekuadorit “El Patronit”
Shefit të krimit Leandro Antonio ‘El Patron’ Norero Tigua iu pre koka gjatë një trazire brenda një burgu të Ekuadorit më 3 tetor.

Vrasja e tmerrshme është filmuar në video.

Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë në ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi.

Ai u procedua penalisht për gjoja drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi.

Karriera kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.

Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuado. Paratë e krijuara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.

The post I akuzuar edhe për vrasjen e Ergys Dashit, ekzekutohet brenda burgut të Ekuadorit “El Patronit” appeared first on Albeu.com.

“Zbërthehet” Artan Hoxha: Po ju tregoj pse e ekzekutuan Ergys Dashin në Ekuador
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar arsyen se përse u ekzekutua Ergys Dashi në Guajakil.

Komentet Hoxha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku tha se Dashi kishte krijuar lidhje të ngushta me një nga krekrët e bandave të Guajakilit, madje sipas tij, ai ishte bërë edhe kumbari i fëmijës së tij.

Sipas tij në momentin që bosi u ekzekutua, Dashit i është kërkuar nga shqiptarët e tjerë që të largohej, por ai i ka qëndruar besnin bosit të vrarë, dhe bandat rivale e kanë parë si kërcënim dhe më pas e ekzekutuan.

“Ergys Dashi ishte përfshirë për shkak të trafikut me BE, me një nga bandat kriminale në Guajakil, madje ishte bërë kumbari i fëmijës së tij. Në momentin që bosi ishte ekzekutuar, shqiptarët e tjerë i kishin thënë që të largohej për shkak se ishte në rrezik, ai jo vetëm nuk u largua por tregoi një lloj besnikërie ndaj bosit lokal, u pa dhe ai si kërcënim dhe u kërcënua”, tha Hoxha.

Ergys Dashi u ekzekutua në 22 janar të 2022 në një lokal në Guajakili në Ekuador, ku ndodhej nën shoqërinë e një shqiptari tjetër./albeu.com/

The post “Zbërthehet” Artan Hoxha: Po ju tregoj pse e ekzekutuan Ergys Dashin në Ekuador appeared first on Albeu.com.

“Jam në restorantin ku u vra Ergys Dashi”, Artan Hoxha nga Ekuadori “zbërthen” skenën e ngjarjes (VIDEO)
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka vizituar restorantin në Ekuador ku u vra Ergys Dashi.

Hoxha ka treguar me detaje gjithë skenën e ngjarjes ku u vra shqiptari, teksa shton se krimi ende vijon të mbetet i pazbardhur, pasi sipas tij policia atje nuk merret fare me këtë çështje.

Postimi i Hoxhës:

Ne restorant “Grilling”, ku 8 muaj me pare u vra Ergys Dashi…

Mbremjen e te shtunes se 22 janarit 2022, Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në restorantin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’ ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guayaquil.

Durrsaku Ergys Dashi, 34 vjeç, po darkonte ne shoqerine e nje bashkekombasit te vet nga Shijaku, kur rreth ores 19:00, u ekzekutua në një atentat mafioz nga nje vrases qe mbante një buqetë me lule në duar.

Menaxheri i lokalit e tregon me detaje ate ngjarje edhe ose kane kaluar 9 muaj.

Restoranti njihet si nje nga me te miret ne qytet per gatimet e mishit dhe ndodhet ne nje zone qe konsiderohet e sigurte.

Nje roje me uniforme kamoflazhi dhe i armatosur qendron vigjilent perballe deres kryesore.

Por kjo nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpetonte plumbave te nje vrasesi ekuadorian, i porositur prej njerit nga grupet kriminale vendase.

Gjate te shtenave u plagos edhe 26-vjeçarja ekuadoriane Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me Dashin, kur një plumb e kapi në këmbë, e fatmirësisht nuk i mori jeten.

Policia lokale sekuestroi ne vendin e ngjarjes, 20 gezhoja te kalibrit tip 9×19, por ato nuk kane sherbyer per te zbuluar vrasesit.

Ne Guayaquil, vrasesit i gjen me shumice ne rrethinat e qytetit ku jetohet ne varferi ekstreme, per pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollare.

Kur kane kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetem nuk kane gjetur vrasesit, por duket se as qe kane ndermend te merren, me ate qe ka ndodhur…

Per ta, shqiptaret, vijne nga nje vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilesojne pergjegjes per fatin e tyre, pasi jane perfshire ne nivele te larte, ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Ndersa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejne aq shpesh atentate, sa e kane kthyer Guayaquilin, ne njerin nga qytetet me te rrezikshme te botes…/albeu.com/

The post “Jam në restorantin ku u vra Ergys Dashi”, Artan Hoxha nga Ekuadori “zbërthen” skenën e ngjarjes (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Me kë po bashkëpunojnë bandat shqiptare në Ekuador? Durrësi “mbytet” me kokainë
Ekuadori po përjeton një krizë të thellë dhune dhe pasigurie. Masakrat në burgje, vrasësit me pagesë në rrugë dhe grabitjet e dhunshme janë fakte që raportohen çdo ditë. Versioni zyrtar pohon se vala e dhunës është përgjigja ndaj luftës kundër trafikut të drogës. Megjithatë, ky version mund të justifikonte vetëm vrasjet me porosi dhe shfaqjen e kufomave, që sipas ekspertëve janë praktika të lidhura me mafiozët e drogës.

Sipas Policisë Kombëtare , në Guayaquil, Durán dhe Samborondón, qytete në bregdetin e Ekuadorit dhe ku ka porte detare ku janë zbuluar dërgesa droge të kamufluara në kontejnerë, 86% e krimeve ndodhin për shkak të konflikteve mes bandave që trafikojnë drogë, 8% për shkak të dhunës ndërpersonale dhe 6% për grabitje. Këtyre përqindjeve i shtohen edhe viktimat kolaterale, të cilat gjithashtu vdesin ose plagosen duke qenë në vendet ku ndodh dhuna, si p.sh. i mituri që mori një plumb pas një tentative sulmi në autobusin e shkollës me të cilin udhëtonte.

Skenari i parë, i krimeve mes bandave që i përgjigjen trafikut të drogës dhe që mbështet versionin zyrtar, tregon akte makabre që nuk janë parë, si prerje kokash, kufoma të varura në ura, dronë me eksploziv dhe makina bomba, i fundit. këto shpërthyen në orët e para të së dielës, 29 maj, përballë një njësie policore.

Rastet e vrasjeve me pagesë dhe vrasjeve me dashje janë rritur në pesë muajt e parë të 2022 me 147% krahasuar me një vit më parë. Deri në maj janë numëruar 577 vdekje të qëllimshme. 80% e këtyre vrasjeve janë të përqendruara në lagjet ku Policia ka zbuluar shitblerjen dhe transportin e drogës, ndaj vrasjet ia atribuon një sherri mes bandave apo ekzekutimeve.

Edhe këtë vit ka pasur vrasje në zona ku këto krime nuk kanë ndodhur, për shembull në Los Ceibos, në veriperëndim të Guayaquil. Në këtë zonë banimi deri në maj të vitit 2022 janë vrarë 4 persona, ndërsa në vitin 2021, po në të njëjtat muaj, nuk ka pasur vrasje me dashje. Në Samborondón, një zonë zhvillimesh private, vdekjet e qëllimshme janë dyfishuar.

Koloneli në shërbimin pasiv të Forcave të Armatosura, Alberto Molina , është dakord me versionin e qeverisë dhe tha për El Universo se rritja e vrasjeve ndodh në të njëjtën kohë që janë shtuar edhe sekuestrimet e drogës. Deri më tani këtë vit, autoritetet kanë sekuestruar 90 ton drogë, më shumë se dyfishi i vitit 2021, Jo vetëm që janë në Meksikë, rritja e vrasjeve është për shkak të kapjes së drogës. Reagimi i menjëhershëm është krijimi i terrorit, varja e kufomave. Dy janë mesazhet, njëri për bandat rivale dhe tjetri për qytetarët dhe Qeverinë”, thotë Molina.

Sipas Molinës, në Ekuador ka banda kriminale si karteli Jalisco Neë Generation dhe karteli Sinaloa, përveç mafias italiane, shqiptare dhe kineze.

Sipas hetimeve të shumta gazetareske, Guayaquil është kthyer në qendër të konfrontimit mes bandave shqiptare që kërkojnë të kontrollojnë linjat e trafikut të kokainës. Në dekadën e fundit ka pasur tashmë të paktën gjashtë shqiptarë të ekzekutuar – një formë e vrasjes tipike për mafiozët. Të gjithë kanë pasur lidhje me trafikun e drogës. E fundit nga këto ekzekutime ndodhi në një restorant në Guayaquil ku u qëllua bosi shqiptar i drogës Ergys Dashi.

Në qytetin port të Ekuadorit ka një luftë midis karteleve kolumbiane, meksikane, shqiptare dhe ruse që konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian. Mafia shqiptare lidh aleanca me kartelin Sinaloa, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Choneros, një bandë kriminale ekuadoriane që fajësohet për gjakderdhjet në burgjet e vendit.

Ndikimi i mafies shqiptare në Amerikën Latine shihet në shtimin e dërgesave drejt Durrësit, një port në Shqipërinë perëndimore, ku është sekuestruar më shumë se një ton kokainë e fshehur në kuti bananesh. Droga që niset nga Guayaquil, sipas informacioneve nga autoritetet, zakonisht fshihet në kontejnerë. Ekuador është një nga eksportuesit më të mëdhenj të bananeve në botë.

Ardhja e shqiptarëve në Ekuador daton në fillim të viteve 2010. Shumica e tyre jetojnë në Guayaquil me identitete të rreme për të shmangur persekutimin në Shqipëri. Shqiptarët dhe mafia ballkanike besohet se kanë fituar ndikim në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Kjo përkon me një hetim të kryer nga media dixhitale “Plan V” e Ekuadorit, e cila në vitin 2019 zbuloi tashmë operacionin e mafies shqiptare në vend.

Sipas hetimeve, grupet kriminale shqiptare kanë mbërritur në vend nga viti 2014 deri në 2015. Ata janë tërhequr nga mundësia për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, ndër të tjera. Përveç kësaj, Ekuadori është konsideruar si një vend i pambrojtur i rrënuar nga korrupsioni, i cili u lejon anëtarëve të këtyre mafieve të blejnë dokumente mashtruese, si karta identiteti dhe pasaporta.

Sipas Molina për El Universo , këto organizata kriminale kanë vepruar në vend për të paktën 15 vjet dhe janë vendosur në Ekuador duke respektuar mosndëshkimin që rrethon krimet që ata kryejnë.

Ekuadori është identifikuar si një vend tërheqës për trafikun e drogës për shkak të rrugëve për dërgimin e drogës në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Evropë. Një nga rrugët, sipas Molina-s, fillon në departamentin kolumbian të Nariño, në kufirin verior të Ekuadorit, dhe kalon përmes Esmeraldas, Manabí dhe Guayas, tre provincat që tani janë në gjendje të jashtëzakonshme.

Portet e Guayaquil dhe Manta preferohen nga trafikantët e drogës për të dërguar drogën e fshehur në kontejnerët që eksportohen prej andej: “85% e drogës dërgohet nga deti”, thotë Molina.

The post Me kë po bashkëpunojnë bandat shqiptare në Ekuador? Durrësi “mbytet” me kokainë appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Si u goditën dy bandat e Ergys Dashit në Slloveni, 11 të arrestuar
Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia e Koperit në Slloveni shkatërroi dy banda kriminale ndërkombëtare, të përfshira në kontrabandën dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave ilegale. Ata arrestuan njëmbëdhjetë të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60,000 euro para të gatshme.

Siç raportojnë mediat sllovene, bëhet fjalë për banda të drejtuara nga Ergys Dashi, i cili u ekzekutua në janar të këtij viti në Ekuador.

Procedurat paraprake në hetimin e parë u drejtuan nga prokurorë sllovenë dhe italianë, si dhe prokurorë nga Rrjeti Gjyqësor Evropian. Ata ngritën një grup të përbashkët hetimor për të hetuar rastin. Ekipi mblodhi prova se një rrjet droge i drejtuar nga një shtetas shqiptar në Evropë po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Kreu i grupit u vra në një restorant në Amerikën e Jugut në fillim të vitit 2022, shkruan Slovenia Times, referuar Dashit.

Në Slloveni, kreu i grupit u ndihmua nga një tjetër shqiptar që ndodhej në burg dhe partnerja e tij nga zona e Izolës. Ajo ishte përgjegjëse për mbështetjen logjistike dhe prokurimin e automjeteve me targa sllovene.

Automjetet u konvertuan nga një organizatë kriminale në Holandë për të siguruar ndarje sekrete për kontrabandën e drogës. Ky rreth furnizoi një pjesë të drogës në Slloveni, me një shtetas slloven që luante një rol kyç në këtë pjesë të operacionit të tyre.

Duke përdorur masa të fshehta hetimore, hetuesit kriminalë mblodhën prova kundër 21 të dyshuarve të cilët dyshohet se kryen gjithsej 179 vepra të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës, duke përfshirë shtatë të cilët u kapën në Slloveni, disa prej të cilëve tashmë ishin gjykuar për vepra të tilla. Të gjithë përveç njërit që ishte tashmë në burg u vunë në paraburgim.

Sipas hetimit të parë, i cili përfundoi në fillim të prillit, policia sllovene sekuestroi droga të ndryshme të paligjshme, duke përfshirë 2,300 gram kokainë, 1,100 gram kanabis dhe hashash dhe 30,000 euro para të gatshme. Në Itali, shifrat ishin dukshëm më të mëdha – më shumë se 80 kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë kanabis, me vlerë 4.5 milionë euro.

Policia e Koperit zbuloi më tej se një grup tjetër kriminal vepronte në zonën bregdetare të Sllovenisë dhe herë pas here punonte me bandën, anëtarët e së cilës u arrestuan në prill. Grupi i dytë furnizonte gjithashtu klientë nga Sllovenia dhe Italia.

Hetuesit kriminalë mblodhën prova kundër njëmbëdhjetë të dyshuarve që dyshohet se kanë kryer gjithsej 96 vepra të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës. Përveç kësaj, tre të dyshuar të tjerë janë akuzuar për zhvatje.

Hetimi përfundoi këtë javë kur u arrestuan katër të dyshuar, të gjithë shtetas sllovenë nga zona bregdetare. Tre prej tyre janë ndaluar dhe një është arrest shtëpiak.

Policia sekuestroi droga të ndryshme të paligjshme, duke përfshirë 2080 gram kokainë, 1150 gram kanabis dhe 35 000 euro cash.

Si u ekzekutua Ergys Dashi?

Ekzekutimi ka ndodhur 22 janar në orën 19:00, kur një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t’u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun, ndërkohë që miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit. Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë bërë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale.

The post DETAJE/ Si u goditën dy bandat e Ergys Dashit në Slloveni, 11 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

U “hoq qafe” në Ekuador duke ngrënë, kapet grupi i Ergys Dashit: Bënin ligjin në Slloveni
Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia e Koperit shkatërroi dy banda kriminale të organizuara ndërkombëtare, të përfshira në kontrabandën dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave ilegale. Ata arrestuan njëmbëdhjetë të dyshuar dhe sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe kanabis dhe mbi 60,000 euro, tha Departamenti i Policisë Kopër.

Procedurat paraprake të hetimit u drejtuan nga prokurorë sllovenë dhe italianë, si dhe prokurorë nga Rrjeti Gjyqësor Evropian. Ata ngritën një grup të përbashkët hetimor për të hetuar rastin.

Ekipi mblodhi prova se një rrjet droge i drejtuar nga një shtetas shqiptar në Evropë po kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Kreu i grupit u vra në një restorant në Amerikën e Jugut në fillim të vitit 2022 (Ergys Dashi i vrarë në Ekuador).

Në Slloveni, kreu i grupit u ndihmua nga një tjetër shqiptar që ndodhej në burg dhe partnerja e tij nga zona e Izolës. Ajo ishte përgjegjëse për mbështetjen logjistike dhe prokurimin e automjeteve me targa sllovene.

Automjetet u konvertuan nga një organizatë kriminale në Holandë për të siguruar ndarje sekrete për kontrabandën e drogës.

Duke përdorur masa të fshehta hetimore, hetuesit kriminalë mblodhën prova kundër 21 të dyshuarve të cilët dyshohet se kryen gjithsej 179 vepra të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës, duke përfshirë shtatë të cilët u kapën në Slloveni, disa prej të cilëve tashmë ishin gjykuar për vepra të tilla. Të gjithë përveç njërit që ishte tashmë në burg u vunë në paraburgim.

Sipas hetimit të parë, i cili përfundoi në fillim të prillit, policia sllovene sekuestroi droga të ndryshme të paligjshme, duke përfshirë 2,300 gram kokainë, 1,100 gram kanabis dhe hashash dhe 30,000 euro para të gatshme. Në Itali, shifrat ishin dukshëm më të mëdha – më shumë se 80 kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë kanabis, me vlerë 4.5 milionë euro.

Policia e Koperit zbuloi më tej se një grup tjetër kriminal vepronte në zonën bregdetare të Sllovenisë dhe herë pas here punonte me bandën, anëtarët e së cilës u arrestuan në prill. Grupi i dytë furnizonte gjithashtu klientë nga Sllovenia dhe Italia.

Hetuesit kriminalë mblodhën prova kundër njëmbëdhjetë të dyshuarve që dyshohet se kanë kryer gjithsej 96 vepra të prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të drogës. Përveç kësaj, tre të dyshuar të tjerë janë akuzuar për zhvatje.

Hetimi përfundoi këtë javë kur u arrestuan katër të dyshuar, të gjithë shtetas sllovenë nga zona bregdetare. Tre prej tyre janë ndaluar dhe një është arrest shtëpiak.

Policia sekuestroi droga të ndryshme të paligjshme, duke përfshirë 2080 gram kokainë, 1150 gram kanabis dhe 35 000 euro cash./Abcnews.al/

The post U “hoq qafe” në Ekuador duke ngrënë, kapet grupi i Ergys Dashit: Bënin ligjin në Slloveni appeared first on Albeu.com.