ergys agasi Archives - Albeu.com

Paralajmërimi i Berishës: Ergys Agasi është parë në Surrel, së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë për lëvizjet e fundit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim.

Teksa iu referua ‘qytetarit dixhital’, Berisha tha se Agasi është parë duke udhëtuar me makinën e tij drejt zonës së Surrelit.

Berisha tha se nuk është në dijeni se ka shkuar për të takuar Ramën po fshihet në atë zonë, por paralajmëroi se shumë shpejt atj do ti hiqet edhe masa e arrestit.

Referuar protestës së opozitës më 22 mars, Berisha theksoi se kjo datë do të shënojë “ditën e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj”.

“Sipas qytetarit dixhital ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi në takim në Surrel, nuk mund ta them. Por ju them me siguri se së shpejti do t`i hiqet edhe masa e arrestit, sepse Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim. Nuk ka më masë arresti për Agasin. Kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj”, tha kreu i PD.

The post Paralajmërimi i Berishës: Ergys Agasi është parë në Surrel, së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz
Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK), për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI),  rezulton se biznesmenit Ermal Beqiri ka blerë një jaht luksoz Predator 50 Skyfall në emër të Xhenila Tamizit.

Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.

Po kush është Xhenila Tamizi?

Nga dosja hetimore rezulton se, Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bërë në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi.

Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi.

Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht).

Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK dyshon se mbështetur në prova se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

The post Dosja e AKSHI-t/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz appeared first on Albeu.com.

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS
Në dosjen hetimore të SPAK ku i godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, përshkruhet se si biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Erion Ismaili, zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës kishin planifikuar rrëmbimin e Gerond Meçes, pasi ai ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimimeve për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Shtetasit Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Erjon Ismaili, ne bashkëpunim dhe me persona tëtjerë ende të paidentifikuar, kane planifikuar dhe organizuar rrëmbimin e shtetasit Gerond Meçe, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për tërheqjen nga ankimimet e bëra pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Nga analizimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, bën të besohet fakti se heqja dorë e këtij shtetasi nga ankimimet e bëra pranë KPP-se, do t’i krijonte lehtësira të konsiderueshme shtetasve të sipërpërmendur, me qëllim vijimin e aktivitelit kriminalnë fushen e prokurimeve publike, aktivitet i cili ishte pezulluar në disa raste, për shkak të ankimimeve të bëra pranë KPP nga shoqëria “Advanced Business Solutions-ABS”.

Gjithashtu, nga deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, jemi njoftuar mbi faktin se shtetasi Erjon Ismaili (me detyrë zëvendës drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë), i ka kërkuar “të rrijë larg AKSHI”, fakt ky i cili përputhet gjithashtu dhe me rezultatin e pamjeve te këqyrura ne zyrën e shtetasit Ergys Agasi, pra se këta te fundit kanë lidhje shoqërore dhe interesa të përbashkët”, thuhet ne dokumentin zyrtar të Prokurorisë.

RASTI I GJIKNURIT DHE BIXHA

Më tutje, në dosjen e SPAK përmendet edhe një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me një situatë që Damian Gjiknurit, i cili ishte bërë pengesë për realizimin e planeve te tyre. Biseda është e vitit 2019, e cila është analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e Ergys Agasit, i cili flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte bërë pengesë për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Ne mesazhet ne dosjen e prokurorisë, Alqi Bllako shprehet se: “Do e marrin me çdo kusht”, ndërkohë në një tjetër SMS thekson: “Të bëjë letrat shpejt”

Më konkretisht,  Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri.

Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”.

I.  Shoqëria ” FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”

PLANI DHE KERCENIMET

Në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet: “Do ja ** robt do fusim çunat….”, frazë që, sipas SPAK, nënkupton përdorimin e forcës dhe lidhjeve me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore për të “hequr” pengesat administrative. Gjiknuri, sipas dosjes, nuk e ka realizuar këtë emërim.

Kjo rrethanë, sipas SPAK, lidhet edhe me pengmarrjen e Gerond Meçes, pasi edhe ai si në rastin e Gjiknurit, kishte krijuar pengesa nëpërmjet ankimimeve pranë (Komisionite te Prokurimeve Publike (KPP-së), për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSHI, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal ishte i njëjtë.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për te cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emëroje si administrator ne një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar ne atë kohe nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bere pengese për realizimin e këtyre përfitimeve te paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në ketë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21 :54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim çunat pastaj” ç’ka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri te larte shoqërore, për të “hequr” këto pengesa. “

Kjo rrethane, lidhet dhe me peng marrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si ne rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve te shumta pranë KPP-se, per procedural e prokurimit te zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjte.  Ne vijim te këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm ne ngarkim te shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrës se shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për  kryerjen E pengmarrës, rezulton te jele ne pronësi te subjektit Merkaj 3″ sh.p.k., me nipt L3 I722005D, ne pronësi te shtetasit Endri Mcrkaj”- thuhet ne dosjen e SPAK.

The post Skandali tek AKSHI, “Do ta marrim me çdo kusht!”- Kush është “Labi” që Ergys Agasi donte ta emëronte në krye të një kompanie private, biseda me Alqi Bllakon! Mekanizmi që do ‘goditej’ edhe ish-ministri i PS appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën e kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet që Berisha ka postuar në Facebook, thotë si ia ka çuar qytetari dixhital, i cili thotë se Egasi lëviz me makinën e tij private me eskortën e kreut të qeverisë.

Ai thotë se ‘Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohë kur takonte Ramin, e shoqëronte dhe policia e shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit’.

The post Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys Agasi me zyrtarë apo dhe biznesmenë.

Sipas regjistrimeve që disponon drejtësia të cilat kanë rrjedhur në media ka një episod ku Agasi flet për pengesat që kishte krijuar Damian Gjiknuri në lidhje me një emërim në një post të një personi tjetër.

Nga përmbajtja e bisedave të sekuestruara, SPAK identifikon se personi i quajtur “Labi” është Elgerti Bixha. Sipas dosjes, Agasi synonte ta emëronte Bixhën administrator në një shoqëri private, e cila kishte fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga Gjiknuri.

Hetimi thekson se Gjiknuri konsiderohej si “pengesë” për realizimin e këtyre përfitimeve, çka çon në diskutime për mënyra të tjera presioni për ta “hequr” këtë pengesë.

Në një mesazh të datës 06.03.2019, ora 21:54:43, Ergys Agasi shprehet tekstualisht:

“Do ja *i robt do fusim cunat pastaj.”

Gjatë emisionit,  Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon me informacionin se Ergys Agasi ka planifikuar edhe dhunimin e një ministri tjetër, por që nuk është realizuar për shkak se ishte i shoqëruar nga eskorta.

The post Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër appeared first on Albeu.com.

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me pushtetin dyshohet se përdorte një skemë të organizuar pengmarrje, kërcënimi dhe presioni, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesione dhe procedura publike.

Këtij presioni nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, në atë kohë ish ministër i Energjisë.

Sipas dosjes hetimore Ergys Agasi në datën 06.03.2019 komunikon me Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë”, lidhur me përfitimet e paligjshme të tyre.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për  të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo rrethanë, sipas hetimeve lidhet dhe me pengmarrjen e Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin Damian Gjiknurit, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së, për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjtë.

“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosjen e SPAK.

The post “Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Ergys Agasit? Gazetarja Hoxha publikon bisedën: Mbërrite në Dubai?
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për urdhër-arrestet ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur dyshime mbi dekonspirimin e operacionit të SPAK ndaj tenderave të AKSH-it. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për urdhër-arrestet ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Sipas raportimeve nëpër media, Agasi është larguar drejt Dubait disa kohë më parë, ndaj dhe ky postim shihet si një dyshim në lidhje me dekonspirimin e operacionit.

Postimi i Plotë:

Alo, mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./ Dosja.al

The post Arratisja e Ergys Agasit? Gazetarja Hoxha publikon bisedën: Mbërrite në Dubai? appeared first on Albeu.com.

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK
Ditën e sotme, biznesmeni Ergys Agasi, është paraqitur në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Më herët, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale.

The post Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.