eredogan Archives - Albeu.com

Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia është e përkushtuar për bisedimet për paqen në Ukrainë
Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi. Lideri turk po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën.

Media shtetërore TRT dhe media të tjera turke, raportuan se Erdogan tha më 12 nëntor se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë.

“Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit nga Uzbekistani.

Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga portretet e Detit të Zi. Erdogan tha se “do të ishte gabim” për Turqinë që të propozonte një afat kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje pas afatit të 19 nëntorit, por shtoi se marrëveshja për drithërat do të jetë në fuqi “sa më gjatë që të jetë e mundur”.

Nuk ka pasur përpjekje publike për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, qëkur në iniciativat e tilla në Stamboll gjatë javëve të para të luftës nuk u arrit ndonjë përparim.

Gjatë javës, Ukraina ka mohuar se është nën presionin e shteteve perëndimore për të negociuar me Rusinë, duke thënë se insiston që bisedimet do të mbahen nëse Rusia heq dorë nga të gjitha territoret e pushtuara.

Rusia tha më 11 nëntor se është e përkushtuar të arrijë qëllimet e saj në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke shtuar se këto qëllime mund të arrihen përmes bisedimeve të paqes, por shtoi se pozicioni i Kievit bën të pamundur që bisedimet e paqes të mbahen./REL/

The post Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia është e përkushtuar për bisedimet për paqen në Ukrainë appeared first on Albeu.com.