Ere Archives - Albeu.com

Erë e fortë, stuhi shiu dhe borë, çfarë do të ndodhë me motin orët në vijim dhe në fundjavë (NDIQENI LIVE)
Orët në vijim në të gjithë territorin pritet të ketë përkeqësim të motit. Në disa qarqe të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë dhe mesatar, ndëkrohë që në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e borës.

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Erë e fortë, stuhi shiu dhe borë, çfarë do të ndodhë me motin orët në vijim dhe në fundjavë (NDIQENI LIVE) appeared first on Albeu.com.

Këto ushqime shkaktojnë aromë të keqe të trupit
Ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht.

Tani mund të jetë koha për të parë mirë brenda frigoriferit, në mënyrë që t’i jepni fund këtij shqetësimi.

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka disa ushqime që mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj.

Fajtori i vërtetë ndodh të fshihet në një gamë të gjerë ushqimesh, duke filluar nga erëzat e deri tek perimet. AgroËeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.

Brokoli, lakra dhe lulelakra

Duke qenë janë të pasura me squfur dhe disa element të tjerë, mund të ndikojnë tek gjëndrat tuaja të djersës duke shkaktuar aromë të pakëndëshme edhe më tepër gazra në sistemin tuaj tretës.

Megjithatë, këto perime janë shumë të shëndetshme, ndaj mos i eleminoni ato.

Por konsideroni të mos i konsumoni përpara ndonjë aktiviteti apo eventi të rëndësishëm.

Mishi i kuq

Ekspertët e shëndetit thonë se mishi i kuq tretet më vështirë se shumë ushqime të tjera, për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrave.

Mbetjet që lë pas në traktin tretës prishen, duke bërë që këto toksina të çlirohen përmes djersës.

Peshku

Peshku është një nga ushqimet e para që ju vjen në mendje kur mendoni për një regjim ushqimor të shëndetshëm.

Por kur bëhet fjalë për aromën e trupit, disa njerëz mund ta kenë të nevojshme të shmangin disa lloje peshqish që përmbajnë kolinë, pasi trupi i tyre nuk e shpërbën dot atë.

Kjo lloj paaftësie gjendetike, shoqërohet me një aromë të pakëndëshme të trupit dhe për ta trajtuar, duhen shmangur të gjitha ushqimet që e shkaktojnë.

Gjithashtu edhe ushqime të tjera të pasura me kolinë, si vezët, bishtajoret dhe mëlçitë, mund të jenë shumë problematike.

Kafeja

Kafja mund të aktivizojë gjëndrat e djersës dhe për disa njerëz kjo mund të shkaktojë djersitje të tepërt dhe erë të pakëndeshme.

Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës ose keni konsumuar sasi të mëdha.

The post Këto ushqime shkaktojnë aromë të keqe të trupit appeared first on Albeu.com.

ERE refuzon kërkesën e prodhuesve të bukës, nuk do të rishikohet çmimi i energjisë për furrat
Enti Rregullator i Energjisë nuk ka rënë dakord me furrat e bukës për rishikim e çmimit të energjisë të aktiviteteve të këtyre të fundit.

Në vendimin e bërë publik nga ERE, arsyetohet se FSHU nuk ka plotësuar kriteret, mbi të cilat do të mund të vlerësohen dhe të analizohen kostot e aktivitetit si dhe niveli i të ardhurave.

Kërkesa për rishikimin e çmimit të energjisë u depozitua pak muaj në parë, ku shoqata kërkonte aplikimin e drejtë dhe jodiskriminues të çmimeve të energjisë elektrike ndaj klientëve, si dhe përfitimin e çmimit vetëm për aktivitete të caktuara.

Sipas tyre, ndarja e ambienteve për qëllime të faturimit të energjisë së konsumuar ka shkaktuar probleme, si dhe abuzime duke sjellë rritje të kostove për shumë furra buke dhe prodhues mielli. Por, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Enti Rregullator i Energjisë nuk e mori parasysh kërkesën e tyre.

“Në  përfundim  të  afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave  të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH.

Kërkesa për rishikimin e çmimit për kategorinë furra buke ose prodhim mielli do të çonte në rishikimin e çmimit për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të paraqesë informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori  klientësh, në mënyrë që të kryhet një vlerësim i drejtë  dhe  i  mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale”  argumenton ERE.

The post ERE refuzon kërkesën e prodhuesve të bukës, nuk do të rishikohet çmimi i energjisë për furrat appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm “vjedhje” në peshë, tashmë edhe rritje çmimi të bukës? ERE i kërkon furrave plotësimin e disa kushteve
Prej disa muajsh Enti Rregullator i Energjisë i është kthyer debatit të kahershëm për ndarjen e tarifës së energjisë elektrike të furrave të bukës nga prodhimet e tjera të brumit dhe të pastiçerive.

Tashmë ERE u ka kërkuar prodhuesve të bukës që të nisin plotësimin e kushteve me qëllim përfitimin e tarifës preferenciale 7,6 lekë për kwh vetëm nga dyqanet ku tregtohet buka dhe jo kur tregtohen produkte të tjera.

“Sot (mbledhja u zhvillua ditën e djeshme) me kërkesën e Kryesisë të Shoqatës në ambientet e ERE-së u zhvillua një seancë dëgjimore ku morën pjesë një përfaqësi e Shoqatës, Përfaqësues të Institucionit të ERE-së, Drejtuesit e FSHU-së (Furnizuesi i Shpërndarjes Universale) dhe drejtuesit e OSSHE.

Qëllimi i kësaj tavoline ishte zgjidhja e problematikave që kanë Prodhuesit e bukës për furnizimin me korent, përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë furrat e bukës që përfitojnë korentin me 7.6 lek, problematika e furrave të bukës që kanë dhe prodhime brumi e pastiçerie si dhe aktivitete të tjera të këtij lloji.

Takimi u zhvillua me debate të ashpra por konstruktive, ku të gjitha palët janë të interesuara për zgjidhje përfundimtare të këtyre problematikave, ku ne mbrojtëm me vendosmëri interesat e prodhuesve të bukës .

Nga takimi u ra dakord për të zhvilluar në vijimësi takime të tjera për trajtimin teknik dhe specifik të problemeve dhe zgjidhjeve të tyre, sipas kushteve që paraqiten aktualisht në furrat e bukës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bukës Pastiçerive dhe Brumërave.

Prej vitit 2018 sipas vendimit të ERE për tarifat e energjisë elektrike për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë

Përfaqësues së shoqatës pohuan për Monitor se prej disa muajsh nga ERE u është kërkuar furrave të bukës, ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.

Gëzim Peshkopia nga Shoqata e Bukës, Brumërave dhe pastiçerive tha më herët për Monitor se kjo kërkesë është teknikisht e pamundur të zbatohet ndarja e një ambienti me dy linja të faturimit të energjisë elektrike. Peshkopia thotë se prej vitesh tashmë në dyqanet e tregtimit të bukës nuk tregtohet vetëm ky produkt, por edhe ka një larmi produktesh, duke nisur nga prodhimet e tjera të brumit, pastiçerive etj.

Sakaq çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin gusht (rritja 10%). Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit. Ndërsa në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës masive tregtohet 120 lekë.

Por në vend mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2023. Rritja e çmimit të bukës masive 10 deri 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve. /Monitor

The post Jo vetëm “vjedhje” në peshë, tashmë edhe rritje çmimi të bukës? ERE i kërkon furrave plotësimin e disa kushteve appeared first on Albeu.com.

Energjia elektrike, ERE pezullon vendimin për vendosjen e fashës mbi 800 KwH
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike në mbledhjen e radhës vendosi që të pezullojë vendimin për vendosjen e fashës për çmimin e energjisë elektrike mbi 800 kWh.

ERE ka rrëzuar vendimin e datës 7 tetor të këtij viti ku7 vendosi që për çdo kilavat të harxhuar mbi 800 kWh do të paguhej me 42 lekë.

Lidhur me mos vendosjes e fashës për çmimin e energjisë elektrike kanë reaguar më herët edhe kryeministri Edi Rama si dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët konfirmuan se nuk do të ketë vendosje fashe, duke theksuar se situata do të monitorohet ditë pas dite.

Ndërkohë duhet theksuar se në Samitin e Berlinit në 3 nëntor u vendos që vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndihmoheshin me një grant prej 1 miliardë eurosh, ku 500 milionë euro do të jepen në formë granti, kurse 500 milionë euro do të jepen për energji të rinovueshme,.

Shqipëria do t6ë jetë përfituese direkte e ndihmës së BE-së, prandaj çdo kWh që do të jetë i nevojshëm për tu importuar, do të blihet me fondet e BE-së.

The post Energjia elektrike, ERE pezullon vendimin për vendosjen e fashës mbi 800 KwH appeared first on Albeu.com.

Data e zgjedhje, marrëveshja PD-PL e udhëtimet e Ramës me charter: Çfarë ka ndodhur në një javë
Kjo javë ka qenë e ngjeshur me aktualitet politik. Nga dekretimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj, te nënshkrimi i marrëveshjes mes Partisë së Lirisë së Ilir Metës dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës, deri te udhëtimet e shumta të Ramës me charter e të vendosja e aplikimit të fashës 800 khë. Se çfarë ka ndodhur më hollësishëm në një javë, lexoni artikullin më poshtë të albeu.com.

Dekreti i datës së zgjedhjeve lokale 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka caktuar 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme. Presidenti e vlerësoniperiudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe theksoi se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare. Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kreu i Shtetit ftoi votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cenojnë votën dhe vullnetin e lirë. Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it. Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.

Nënshkrimi i marrëveshjes, Partia e Lirisë – Partia Demokratike

Të enjten, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë firmosur marrëveshjen për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj. Sipas marrëveshjes mësohet se Berisha-Meta do të dalin me një kandidat të përbashkët për kryetarë bashkishë pas primareve.

“Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike: të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor; të shpopullimit masiv dhe tragjik; të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin; të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese  në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik”, thuhet në një pjesë të marrëveshjes.

Udhëtimet e Ramës me Charter

Hakerat iranianë vijojnë të publikojnë të dhënat sensitive. Kësaj herë shënjestër e tyre është bërë kryeministri Edi Rama.

Në rrjetin telegram, hakerat kanë bërë publike të gjitha të dhënat personale të kreut të qeverisë. Ndër to janë kartat e identitetit, pasaportat, adresa e banimit e të dhëna të tjera. Gjithashtu janë bërë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022. Në këtë dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Nga skeda e sistemit TIMS që rrjeti i hakerave iranian ka publikuar, thuhet se Rama ka bërë 15 fluturime jashtë Shqipërisë dhe vetëm dy prej tyre janë me avion të zakonshëm. Por sa u kanë kushtuar shqiptarëve udhëtimet e Ramës me Charter? Shifra është e frikshme! Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Rama ka shpenzuar me charter 19050000 euro. Pra, Rama, kryeministri i një prej vendeve më të varfra të Europës bën 19 milionë euro udhëtime në disa vjet, ndërsa në Facebook-un e tij publikon foto në avionët komercialë të Air Albania, duke të krijuar idenë se po fluturon me klasin ekonomik. Pas publikimit të fluturimeve, kanë vërshuar dhe sulmet politike. Kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar si super abuzim miliarda eurosh, ndërsa Rama i është përgjigjur duke hedhur poshtë shpenzimet janë shumë të vogla.

ERE vendos fashën 800 kwh, hyn në fuqi në nëntor

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi të premten se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e  ERE.

Ndërkohë, qeveria e ka kundërshtuar. Kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka vendosur ende fashën e re të energjisë elektrike për 800 kwh, duke theksuar se ERE vendos çmimin, por aplikimin e vendos qeveria./albeu.com

The post Data e zgjedhje, marrëveshja PD-PL e udhëtimet e Ramës me charter: Çfarë ka ndodhur në një javë appeared first on Albeu.com.

Rama rrëzon ERE për çmimin e energjisë: Nuk kemi aplikuar ende fashën e re
Sot Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

Por kryeministri Edi Rama, rrëzoi vendimin e ERE-s duke thëne se qeveria nuk ka vendosur ende fashën e re të energjisë elektrike për 800 këh. Rama bëri të qartë se ERE vendos çmimin, por aplikimin e vendos qeveria.

Ai tha se fasha e re e energjisë nuk është vendosur ende, pasi ka pasur reshje.

“Ne jemi të vetmit që as kemi rritur çmimin për familjen dhe biznesin e vogël, as nuk kem i vendosur ende asnjë fashë. E vërteta është se ne çmimin e kemi mbrojtur. ERE vendos çmimin, ne vendosim nëse do e aplikojmë te qytetarë. Ne do të paguajmë diferencën”, tha Rama.

The post Rama rrëzon ERE për çmimin e energjisë: Nuk kemi aplikuar ende fashën e re appeared first on Albeu.com.

Kriza energjitike, ERE merr vendimin: Kur hyn në fuqi fasha 800 kwh dhe kush preket
Kriza energjitike, ERE merr vendimi: Kur hyn në fuqi fasha 800 kwh dhe kush preket

Enti Rregullator i Energjisë njoftoi pak më parë se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë.

Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022.

Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KË, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në deklaratën e  ERE.

Fasha e re do të prekë të gjitha familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Këta të fundit do ta paguajnë me 44 lekë çdo kilovat të harxhuar mbi këtë kufi. Paraprakisht përllogaritet që janë më shumë se 120 mijë familje që preken nga kjo fashë.

Vendimi për aplikimin e fashës së re ishte marrë më parë, por qeveria vendosi në shtator për të mos e aplikuar atë nga tetori duke njoftuar se do të veprohej në varësi të situatës. Tashmë që ERE njoftoi aplikimin e çmimit të ri, mbetët për t’u parë se cili do të jetë reagimi i qeverisë, pasi edhe më parë, ERE njoftoi për fashën e re në tetor, por ishte ekzekutivi që ktheu vendimin mbrapsht.

The post Kriza energjitike, ERE merr vendimin: Kur hyn në fuqi fasha 800 kwh dhe kush preket appeared first on Albeu.com.

ERE njofton: Rritja e çmimit të energjisë për fashën 800 KWH nis në 1 nëntor
Enti Rregullator i energjisë ka lënë në fuqi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Duke nisur nga java e ardhshme mbi 71 mijë familje që tejkalojnë fashën prej 800 kwh në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovatorin nga 9.5 që është aktualisht. Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht paguajnë mbi 9 mijë e 200 lekë në muaj.

Kryetari i Entit Rregullator Petrit Ahmeti u shpreh se vendosja e fashës është një masë për të përballuar krizën energjitike.

Për deputeten Jorida Tabaku një vendim i tillë nuk është në interes të qytetarëve ndërkohë që në bursa është shënuar një ulje e ndjeshme e çmimit të energjisë dhe gazit. Muaji tetor ka qenë relativisht i thatë duke bërë që niveli i ujit në kaskadën e Drinit të bjerë ndjeshëm.

Ndërkohë që KESH ka dalë në import për blerje energjie për të plotësuar nevojat e vendit.

The post ERE njofton: Rritja e çmimit të energjisë për fashën 800 KWH nis në 1 nëntor appeared first on Albeu.com.

Tabaku nga Kuvendi: ERE është kthyer në noter të qeverisë
Deputetja e PD Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvedit foli për situatën energjitike në vend teksa tha se ERE vton ashtu si i ka kërkuar qeveria duke u sjellë si një notere e saj. Ajo shto ise çmimet e karburanteve po vendoosen nga bordi i oligarkëve dhe e cilësoi veprimtarinë e tyre si kriminale.

“Sot e gjithë propaganda e qeverisë është drejtuar në inflacionin e luftës, në krizën e luftës, në rritjen e cmimeve të luftës! E askush nuk e mohon që ka impakt në tregjet ndërkomëbtare ajo që ndodhi mbas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën! Po si e ka maanxhuar qeveria këtë sektor në kohë paqe?

Në fund shtatori mora pjesë në mbledhjen e Bordit të ERE për të diskutuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike, në nivelin më të lartë në rajon me të paktën 5 herë! I gjithë bordi i ERE u ngrit në këmbë për të zbatuar kërkesën e qeverisë, brenda dy ditësh!

Qëllimi i krijimit të një institucioni si ERE, ka qenë i thjeshtë; vendosja e një balance të shëndetshme mes qeverisë dhe qytetarëve. Me pak fjalë ERE duhet të sigurojë që qeveria shqiptare e cilësdo forcë politike, kahu politik apo ideologjie qeverisëse të ruajë më së pari interesin publik. Kjo është arsyeja përse ekziston ERE, ky është qëllimi përse anëtarët e bordit të ERE, specialistët, njohësit e fushës së energjisë paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, nga eksperienca ime në ERE, kur u vendos nga qeveria rritja e çmimit me pesë herë për konsumatorët mbi fashën 800 kilovat orë konstatova se ERE po votonte siç dëshironte qeveria. Madje ndërsa dëgjoja anëtarët e fort nderuar të bordit të ERE mu duk sikur dëgjoja drejtorët e drejtorisë së Ministrisë së Energjitikës dhe jo njerëz të votuar nga ky parlament për të mbrojtur interesin publik. Pra, ERE qe shndërruar në një drejtori brenda zyrës së ministrisë apo në varësi të kryeministrisë.

Nuk dëgjova për asnjë moment përfaqësues të këtij bordi, qoftë edhe njërin të paktën sa për të thënë që nuk janë në rresht për një, që të mbrojë interesin e qytetarëve. Pra, ata ngritën dorën dhe akoma më keq argumentuan me gjithë forcën e tyre prej profesionistësh se përse i japin të drejtë qeverisë. Skenë sureale.

Një javë më pas, kur kryeministri e kuptoi që në bilancin e opinionit publik kjo skema me rritjen 5 fish për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në orë energji po dështonte. E njëjta trupë u rishfaq në të njëjtën zyrë të ERE ku unë isha gjithashtu e pranishme. Me të njëjtin patos që lexuan arsyet se përse do të votonin pro rritjes së çmimit me pesë herë më shumë, arsyet që kisha përmendur unë se pse cmimi nuk duhej të rritej

Më shumë se sa një skenë sureale e dalë nga romanet distopike, kjo qe një tragjedi në kuptimin e asaj demokracie institucionale dhe me parime europiane që ne duam dhe luftojmë për të ndërtuar këtu. Se si mundet vallë të pranojmë në qetësi që një institucion si ERE të veprojë si një noter i qeverisë dhe të ndryshojë sa herë do qeveria edhe duke shkelur mbi profesionalizmin e tyre çdo vendim të qeverisë?!

Ironia më e madhe është se i njëjti bord as nuk po denjon të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesat që i kam paraqitur, për revokimin e vendimit për rritjen e cmimit sepse asnjë nga faktorët që thanë në krye të herës nuk ndodhi.

Sigurisht, unë nuk dua të fajësoj ERE-n për dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë në sektorin e energjisë. Nuk fajësoj ERE-n për aferat korruptive që behën në këtë sektor. Nuk i kërkoj ERE llogari për paaftësinë e drejtuesve qeveritar të këtij sektori. Ama thënë këtë, Bordi i ERE duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin qe ka ne ngrehinën institucionale të shtetit shqiptar. Më së pari ky ent është aty për të mbrojtur qytetarin, konsumatorin, familjet nga dështimi, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë. Fatura e dështimeve, korrupsionit dhe paaftësisë nuk mund t’u ngarkohet qytetareve. Kjo është tërësisht e papranueshme.

1. Prodhimi energjisë dhe çmimi/struktura e kostos

Qeveria argumenton se arsyeja kryesore e kërkesës për rritjen me 5 herë të çmimit të energjisë për familjet që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë vjen si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë që shitet në bursat ndërkombëtare.

Së pari, duhet të theksojmë se energjia të cilën ne përdorim sot e kësaj dite në Shqipëri është mbi 60% e prodhuar në vendin tonë, pra tek hidrocentralet tona. Vetëm pjesa e mbetur, pra diku tek 40-30% e saj, importohet nga jashtë.

Për vitin 2021 të dhënat tregojnë se mes energjisë së marrë nga KESH dhe nga BRE (Tregu i Lirë) se 72% e sasisë është ofruar na KESH (pra prodhim vendas) dhe 28% është blerë në tregun e lirë

Së dyti, çmimet në bursën e Hungarisë që është tregu ku Shqipëria blen energjinë elektrike kanë pasur luhatje të ndryshme gjatë gjithë vitit sidomos nga shkurti 2022. Mirëpo këto luhatje janë lehtësuar sidomos pas marrjes së vendimeve nga ana e Bashkimit Europian në lidhje me gazin dhe gjithashtu me zëvendësimin e importuesit të gazit dhe nisjen e përdorimit të LNG apo gazit të lëngshëm natyral.

Sot e kësaj dite, të dhënat nga bursa e energjisë në Budapest tregojnë se çmimi mesatar për muajin tetor deri më tani është 220 euro për megavat në orë dhe grafikisht ky çmim është thuajse i njëjtë me vlerën mesatare të të njëjtit muaj një vit më parë.

Me pak fjalë të kërkosh sot rritjen e çmimit të energjisë për familjet që përdorin mbi 800 kilovat me 5 fish më shumë kur çmimi mesatar për muajin tetor është po thuajse aq sa ishte një vit më parë është më shumë se sa abuzim. Të ngarkosh mbi 100 mijë familje shqiptare me një kosto shtesë në mesin e një rritje frenetike të çmimeve dhe duke parë në horizont një recesion ekonomik që do të përkthehet në një krizë të thellë është vrastare.

Së treti, për vitin 2021 evidentohet se 16% e shpenzimeve të FSHU që kërkoi rritjen e çmimit kanë qenë për energjinë e blerë nga hidrocentralet vendase (çmimi 1.5 lekë/KËh) ndërkohë që 84% e shpenzimeve të tjera janë përdorur për tregun e lirë. Në po të njëjtin raport evidentohet që të ardhurat e FSHU janë rritur me 10% në raport me një vit më parë.

“Sikurse vërehet në tabelën e mësipërme, pavarësisht rritjes së kostos së blerjes së energjisë për qëllim të furnizimit të klientëve fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është konstatuar një rritje e të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike si rrjedhojë e rritjes së konsumit nga klientët jo familjarë me rreth 17% dhe rritjes të konsumit nga klientët familjarë me 4%. Ndërkohë të ardhurat totale të realizuara për vitin 2021 kanë ardhur në një rritje prej 10% krahasuar me ato të realizuara për vitin 2020.” (faqe 125 raporti ERE 2021)

Së katërti, të dhënat financiare tregojnë se qeveria shqiptare ka përdorur 500 mln euro nga borxhet që qeveria shqiptare ka marrë me taksat e qytetarëve, për të investuar në fushën e energjetikës. Tani, nuk mund të justifikohen thuajse gjysmë miliardë euro nga paratë e taksave duke ndërtuar histori që ne kemi investuar për Shqipërinë më shumë se sa 30 vite të marra së bashku.

Kjo sepse një situatë krize ka treguar një skaner të plotë të situatës së politikave energjitike në vendin tonë.

Për vitin 2021 ka pasur një rritje të blerjeve të energjisë nga burimet e rivonueshme apo panelet diellore. Rritja është me 5% dhe kjo rritje është e barabartë me rënien e importit të energjisë nga bursa e Hungarisë. Sikur qeveria shqiptare të mos angazhohej si kabinet për të miratuar mbi 34 leje për fshatra turistikë në zonat e mbrojtura por të mbështeste investime strategjike për parqet fotovolatike (pra parqet solare) sot do flisnim ndryshe.

Sikur, Bashkia e Tiranës që e ka kthyer Tiranën në kryeqytetin botëror të betonit të jepte leje dhe incentivonte energjinë e rinovueshme në vend që të shkatërronte parkun e liqenit me pallate shumëkatëshe. Sot, ne do të flisnim ndryshe.

Dhe se fundi, kam dëgjuar qeverinë që ka folur për herë të parë për taksimin e kompanive private që prodhojnë energji për të ardhurat e tyre ekstra si pasojë e krizës, apo ëindfall tax.

Në të vërtetë, ky është një propozim që e kam thënë që para një muaji në bordin e ERE. Një propozim që në fakt nuk shtrihet vetëm tek kompanitë që prodhojnë energji elektrike dhe kanë rritur koston si pasojë e krizës, nqs kompanitë operojnë në një treg të parregulluar dhe përfitojnë nga rritja e cmimeve. Në atë propozim i kam kërkuar dhe vazhdoj t’i kërkoj qeverisë që të përfshijnë edhe kompanitë e naftës në Shqipëri. Sidomos Klubin e Oligarkëve që ka rreth 10 muaj që ka vendosur çmimin mbi 200 lekë/litër që e paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre dhe nga rroga e tyre të cilën më shumë se 20% ua ha inflacioni.

Në ka ndonjë biznes që përfiton në kurriz të qytetarëve nga spekulimi në këtë kohë është pikërisht klubi i oligarkëve që vendosin çmimin e naftës, çmimin e ushqimeve dhe kështu me radhë.

Merru atyre të ardhurat ekstra për fitimet e krijuara në kohë lufte. Mos u justifiko! Thjesht merrua dhe përktheji në paketa në shërbim të qytetarëve”

, u shpreh ajo.

The post Tabaku nga Kuvendi: ERE është kthyer në noter të qeverisë appeared first on Albeu.com.