erdogani Archives - Albeu.com

Turqia nxit ringjalljen e bisedimeve të Stambollit për luftën në Ukrainë, Zelensky zhvillon bisedime me Erdoganin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Turqi ku ka takuar dhe po bisedon me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas burimeve, bisedat do të zhvillohen pa praninë e të dërguarit special të Donald Trumpit, Steve Witkoff, siç sqaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan.

“Është gabim të thuhet se i dërguari special Steve Witkoff do të shkojë në Turqi,” deklaroi një zyrtar i lartë i State Department që foli në kushte anonimiteti.

Më herët, një burim i lartë ukrainas kishte lënë të kuptohej se Witkoff mund të merrte pjesë në këto bisedime në Ankara. Zelensky mbërriti paradite në kryeqytetin turk për të tentuar “ringjalljen” e negociatave të paqes me Rusinë, të cilat kanë ngecur prej muajsh.

Ndërkaq, pikërisht sot, të paktën 25 persona humbën jetën dhe mbi 73 u plagosën në një nga sulmet më të rënda ruse në perëndim të Ukrainës, sipas bilancit të fundit.

The post Turqia nxit ringjalljen e bisedimeve të Stambollit për luftën në Ukrainë, Zelensky zhvillon bisedime me Erdoganin appeared first on Albeu.com.

Erdogan: Turqia do të garantojë sigurinë përtej kufijve të saj jugorë, duke filluar nga 2025
Turqia do të garantojë sigurinë përtej kufijve të saj jugorë dhe do të eliminojë kërcënimet nga terrorizmi që burojnë nga ato rajone, duke filluar nga viti 2025, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në Kongresin e 8-të të Zakonshëm Provincial të Partisë AK në provincën Balikesir, Erdogan tha: “Duke filluar nga viti 2025, ne do të garantojmë siguri përtej kufijve tanë jugorë, veçanërisht në lidhje me çështjen e terrorizmit, dhe do të eliminojmë kërcënimet që burojnë nga ato rajone”.

Në lidhje me rënien e regjimit të Asadit në Siri, Erdogan tha se Turqia “mbajti lidhjen e vëllazërisë”, ndihmoi të shtypurit “dhe përsëri, ne dolëm fitimtarë”.

“Ne e kaluam testin e njerëzimit me ngjyra të shkëlqyera”, shtoi Erdogan.

The post Erdogan: Turqia do të garantojë sigurinë përtej kufijve të saj jugorë, duke filluar nga 2025 appeared first on Albeu.com.

Presidenti Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë ditën e enjte.

Mësohet se gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk pritet që të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë.

Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë e me pas do të largohet drejt Serbisë.

The post Presidenti Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë appeared first on Albeu.com.

Kurti në Ankara, bisedon për marrëdhëniet dypalëshe me Erdoganin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen , njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023.

“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili, sipas tij, do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë u blenë, nuk u bë e qartë atë kohë.

Sipas komunikatës të premten, Kurti e falënderoi Turqinë për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti…shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, thuhet tutje në komunikatë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi këtë muaj rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Kjo Asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Por edhe pse Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, edhe pse i kishte kaluar me sukses dy fazat e para, pasi Komitet të Ministrave s’e futi fare në agjendë votimin për anëtarësimin e saj, duke thënë se ajo nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

The post Kurti në Ankara, bisedon për marrëdhëniet dypalëshe me Erdoganin appeared first on Albeu.com.

Ekuacioni i vështirë i Erdoganit brenda NATO-s
Nga Konstantinos Filis “Kathimerini”

Përktheu:Alket Goce-AlbEu.com

Samiti i NATO-s në Vilnius është mundësia e parë që Greqia dhe Turqia të rinisin marrëdhëniet dypalëshe midis tyre. Katër vitet e mëparshme ishin shumë të tensionuara, me një rritje të madhe të fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve në verën e vitit 2019.

Ato u përkeqësuan edhe më shumë me nënshkrimin e marrëveshjes detare Turqi-Libi (GNA) në nëntor të po atij viti. Kriza arriti kulmin në shkurt-mars 2020, me mbërritjen e mijëra emigrantëve në kufirin grek në Evros, dhe më vonë me shpimet nën det të kryera nga anija turke “Oruc Reis” përgjatë 82 ditëve.

Tensionet u zbutën kur u përkeqësuan edhe marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian por edhe lidhjet e Ankarasë me Uashingtonin pas zgjedhjes president të Joe Biden. Pati një fare qetësie për një pjesë të vitit 2021. Por në nivelin diplomatik Ankaraja i shtoi pretendimet e saj, si me konsolidimin e ideologjisë së “Atdheut Blu” po ashtu edhe me letrën e parë drejtuar Kombeve të Bashkuara, ku e lidhi kërkesën e saj për çmilitarizimin me sovranitetin e ishujve grekë.

Takimi midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Stamboll në marsin e vitit 2022 u zhvillua nën një klimë më të mirë. Por moria e shkeljeve dhe fluturimeve të avionëve ushtarakë turq mbi ishujt grekë, që sollën pjesërisht edhe fjalimin e ashpër të Mitsotakis në Kongresin Amerikan, dhe deklarata e mëvonshme e Erdogan se për të Mitsotakis “nuk ekziston më” (Mitsotakis diye biri yok) në maj 2022 i ngriu kontaktet në të gjitha nivelet, duke i çuar marrëdhëniet në një spirale në rënie.

Tashmë sulmet verbale u përshkallëzuan në kërcënime, me deklarata të tipit “Do t’iu sulmojmë papritur një natë”, dhe me një paralajmërim se raketa turke “Typhoon” është në gjendje të godasë Athinën. U deshën tërmetet katastrofike që goditën Turqinë Juglindore për të ndryshuar klimën dhe për të na sjellë në një rekord prej zero fluturime ushtarake në zonë për gati 5 muaj.

Në një deklaratë të ditëve të fundit, Erdogan foli për një rifillim të marrëdhënieve dypalëshe. Dhe e vërteta është se shumica e komenteve të bëra nga ai dhe ministrat e tij të rinj e konfirmojnë këtë ndryshim të qasjes. Por pse po ndodh kjo?

Natyrisht, tërmetet dhe reflekset e shpejta të treguara nga pala greke për t`i ardhur në ndihmë vendit fqinj, e lehtësuan një rishikim të politikës së Ankarasë. Megjithatë, është e qartë se arsyet janë shumë më të thella sesa kaq. Erdogan nisi të kuptonte kufizimet e shtrirjes së tepërt të Turqisë, prandaj u përpoq të mjaftohej me një aleancë të ngushtë me Izraelin dhe Egjiptin. Për më tepër, kriza ekonomike e vendit të tij e detyroi t’i afrohej sërish Perëndimit, sigurisht në mënyrën e tij tipike të pamatur.

Ndërkohë pas pushtimit rus të Ukrainës, dobësimi i pozicionit të Moskës e privoi atë nga një kartë e rëndësishme, të cilën ai e përdorte shpesh kundër Perëndimit. Në Vilnius, Erdogan ose do të kërkojë lajme të mira, për shembull nga takimi i tij me kryeministrin grek, për të zbutur reagimet e shkaktuara nga qëndrimi i tij i palëkundur mbi çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Ose do të jetë protagonisti i madh i kësaj ngjarje, duke pranuar hyrjen e Suedisë në aleancë, pasi ka marrë disa garanci shtesë se mund të formulohet një marrëveshje e re dypalëshe. Erdogan filloi të kuptojë kufizimet e shtrirjes së tepërt të Turqisë, kjo është arsyeja pse ai u përpoq të ngrohej me Izraelin dhe Egjiptin, dhe kriza ekonomike e vendit të tij e detyroi atë t’i afrohej Perëndimit.

Në skenarin e parë, presidenti turk duhet të tregojë më shumë kompromis në miratimin e planit të ri të veprimit të NATO-s, i cili bllokohet kryesisht nga mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, për të hequr nga vetja reputacionin e “Kalit të Trojës” të Rusisë brenda aleancës, ose për të shfryrë zemërimin e atyre që kanë investuar prej kohësh në këtë samit të veçantë për zgjidhjen e çështjes suedeze.

Njëkohësisht, ai duhet të tregojë gjithashtu se po kthen një faqe në marrëdhëniet greko-turke,  që kanë trazuar jo rrallë ujërat në krahun juglindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë pikë, Erdoganit do t’i duhet të manovrojë me delikatesë, në mënyrë që të mos lëshojë në qëndrimin e tij pa siguruar shpërblime të prekshme (të enjten e kaluar, një gjykatë suedeze dënoi një anëtar të PKK-së dhe ekstradoi njërin prej tyre në Turqi).

Por gjithashtu të mos e dëmtojë afrimin me SHBA-në, ku ndër të tjera përfshihet edhe rindërtimi i ekonomisë dhe modernizimi dhe blerja e avionëve luftarakë F-16. Për këtë të fundit, falë punës shumë të mirë të lobit greko-amerikan, është përfshirë edhe Athina, pasi Kongresi duhet të bindet me prova të prekshme dhe jo thjesht të premtojë se nuk do të kërcënojë Greqinë, për të ndezur dritën jeshile të shitjes së tyre.

Me hyrjen e SHBA-së në një vit zgjedhor pas disa muajsh, Biden do ta ketë të vështirë të injorojë Kongresin për hir të Turqisë. Takimi i parë kokë më kokë midis Erdogan dhe Mitsotakis në 15 muajt e fundit nuk do të jetë vendimtar, por mund të jetë shumë i rëndësishëm.

Së pari, duhet të rivendosen marrëdhëniet personale, duke marrë parasysh efektin katalitik të Erdoganit në politikën e jashtme turke. Së dyti, të dy udhëheqësit mund të kërkojnë rifillimin e disa llojeve të kontakteve, në formën e masave të ndërtimit të besimit, bisedimeve eksploruese dhe një platforme të re.

Së treti, mund të vendoset një afat kohor i ngushtë ose i gjerë për të rivlerësuar situatën, gjë që do të ofrojë një tregues të synimeve të tyre. Gjëja më e rëndësishme në fazën aktuale është konsolidimi i kushteve për de-përshkallëzimin e situatës, për ndërtimin e besimit relativ përmes intensifikimit të kontakteve në të gjitha nivelet, me theks sfidat e përbashkëta (të nivelit të ulët).

Duhet të kemi parasysh se aktiviteti i fluturimeve turke nuk ka gjasa të mbetet në zero përtej verës, por mbi të gjitha është tkurrur hapësira e manovrimit të Erdoganit, sepse ai është tashmë pjesë e ‘shtetit të thellë’ që e ka asimiluar.

Shënim:Konstantinos Filis, drejtor i Institutit të Çështjeve Globale, profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan të Greqisë dhe analist i çështjeve ndërkombëtare për Antenna TV. /albeu.com

The post Ekuacioni i vështirë i Erdoganit brenda NATO-s appeared first on Albeu.com.

A do të arrijë Turqia të shmangë krizën e thellë ekonomike?
Nga Anne O.Krueger “Project Syndicate”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Fryma e turit të fitores që po zhvillon presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pas rizgjedhjes së tij muajin e kaluar nuk do të zgjas shumë, sepse vendi i tij është në prag të një krize të rëndë ekonomike. Ekonomia e Turqisë ishte në krizë që kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdogan, u ngjit për herë të parë në pushtet në vitin 2002.

Në atë kohë, shumica e turqve donin të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian. Prandaj qeveria e AKP-së, të cilën Erdogan e drejtoi në vitet 2003 deri në vitin 2014, kohë kur u bë president, zbatoi shumë reformat ekonomike dhe aplikoi zyrtarisht për anëtarësimin në union.

Deri në vitin 2010, këto reforma ishin duke funksionuar siç duhej. Të ardhurat për frymë ishin 3-fishuar, duke bërë që Banka Botërore ta klasifikonte Turqinë si një vend me të ardhura të mesme të larta. Norma e inflacionit kishte rënë në një nivel njëshifror nga një rekord prej mbi 100 për qind, edhe pse ekonomia u rrit me shpejtësi.

Por pavarësisht këtij progresi, negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian kishin ngecur. Me zbehjen e shpejtë të perspektivës së anëtarësimit në union, Erdogan nisi që t’i kthejë shpinën Evropës. Strategjia e tij e re politike ishte t’i bënte thirrje fesë së turqve ruralë, një lëvizje që përfshinte një zhvendosje nga kompetenca teknokratike tek populizmi autoritar.

Me një popullsi prej 85 milionë banorësh, dhe e pozicionuar në një rajon gjeopolitik që përfshin Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Lindjen e Mesme, Erdoganit do t’i duhej gjithmonë të luante një lojë diplomatike të ndërlikuar. Pasi nuk arriti të siguronte një listë dëshirash për blerjen e avionëve luftarakë dhe armëve të tjera nga Shtetet e Bashkuara, ai bleu armë nga Rusia.

Vitin e kaluar, ai ndihmoi në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Ukrainës dhe Rusinë për të lejuar eksportin e grurit nga portet ukrainase, ndërsa po vazhdon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke përmendur si justifikim strehimin që u ofron Suedia individëve të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Distancimi nga BE-ja është ndoshta më i dukshëm në politikat ekonomike të Erdogan, të cilat janë bërë gjithnjë e më jo të disiplinuara dhe të çrregullta. Për të financuar projektet ambicioze në infrastrukturë  – duke përfshirë ndërtimin e një ure të tretë përtej Bosforit,

një kanal të ri, një aeroport të ri dhe një pallat presidencial me më shumë se 1 mijë dhoma – ai u mbështet gjithnjë e më shumë në hyrjet e kapitalit të huaj për të kompensuar deficitet në rritje të llogarisë korente të Turqisë.

Më pas, ndërsa inflacioni u rrit, ai këmbënguli në uljen e normave bazë të interesit – pikërisht e kundërta e praktikës standarde të bankave qendrore (për të mos përmendur logjikën ekonomike normale).

Ndaj nuk është e habitshme pse ajo shkaktoi rënien e kursit të këmbimit të lirës, për të cilën Erdogan shpresonte se do të nxiste rritjen e eksporteve. Më në fund, pas 5 vitesh zhvlerësim të lirës, ai u përpoq të ndalonte rrëshqitjen drejt një krize të rëndë përmes një përpjekje të pasuksesshme për të kompensuar rritjen e inflacionit.

Nga fillimi i vitit 2022, situata ekonomike në Turqi ishte tashmë e rëndë. Inflacioni po shkonte në nivele 3-shifrore, kursi i këmbimit valutor ishte mbivlerësuar seriozisht, ndërsa deficiti i llogarisë korente po rritej me shpejtësi. Dhe e gjitha kjo për shkak të asaj që “The Economist” e quajti “ekonomia Vudu” e Erdogan.

Duke shprehur besimin e tij se inflacioni mund të ulet përmes uljes të normave të interesit, ai ka ndërruar 4 guvernatorë të bankave qendrore brenda pak vitesh. Në drejtimin e tij, u zbatuan masa të veçanta për tërheqjen e kapitalit të huaj me të cilin do të financonte programet e tij ambicioze të shpenzimeve.

Midis tyre ishte një angazhim publik që turqit që mbanin depozita bankare në monedhën kombëtare lira, që do të kompensoheshin për çdo zhvlerësim më të madh sesa norma bazë e interesit. Deri në fillim të këtij viti, depozita të tilla arritën në rreth 125 miliardë dollarë, ose rreth 1/7 e PBB-së së Turqisë në vitin 2022.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria gjithashtu zbatoi disa politika të keq-këshilluara përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit maj. Shpenzimet publike u rritën, dhe paga minimale u rrit me 55 për qind. Turqit morën gaz falas për një muaj dhe përfituan nga shumë lehtësi të tjera.

Ndaj nuk ishte e çuditshme që inflacioni arriti një normë vjetore prej thuajse 100 për qind dhe mallrat bazë të konsumit – si buka (e subvencionuar) – thuhet se janë në mungesë. Më pas ishte tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë Juglindore në fillim të shkurtit, që i mori jetën më shumë se 55.000 njerëzve, duke shkatërruar shumë banesa, rrugët dhe infrastrukturën në përgjithësi. Burimet e nevojshme për rimëkëmbjen dhe rindërtimin do të kishin vënë në vështirësi të madhe edhe një qeveri që i ka financat në rregull.

Në fakt, e vetmja arsye pse ekonomia turke nuk ishte tashmë në një krizë të gjerë shumë kohë përpara zgjedhjeve, është se Erdogan arriti të sigurojë mbështetje financiare nga vende të tjera, veçanërisht nga Arabia Saudite.

Duke shfrytëzuar pozicionin gjeopolitik të Turqisë, ai ishte në gjendje të ruante nivelin e tij të shpenzimeve derisa turqit të hidhnin votat e tyre në kuti. Por tani që ka fituar një mandat tjetër, pritet të përballet me realitetin e ekonomisë.

Nëse vendet e tjera nuk janë të gatshme të vazhdojnë financimin e shpenzimeve të tepërta qeveritare të Turqisë (dhe politikat kundër-produktive të normave të interesit), ai do të detyrohet të ndërmarrë reforma serioze. Përndryshe, Turqia do të humbasë qasjen në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe perspektiva e saj ekonomike do të jetë vërtet katastrofike.

Erdogan ka emëruar tashmë një Ministër të ri të Financave dhe një Guvernatore të re të Bankës Qendrore, të cilët janë të që dy figura shumë të respektuara. Në rast se administrata e re do të ndërmarrë një sërë reformash politikash – përfshirë rritjen e mjaftueshme të normave të interesit, lejimin e zhvlerësimit të lirës dhe miratimin e një buxheti realist – ajo mund të shmangë krizën dhe të nisë një rritje më të qëndrueshme të ekonomisë.

Por suksesi do të kërkojë disa reforma të dhimbshme. Nëse qeveria e re nuk trajton çështjet themelore ose nuk merr financime të mëtejshme nga vendet mike, atëherë një krizë e rëndë ekonomike do të bëhet e pashmangshme. Dhe kjo do të ishte një tjetër tragjedi për Turqinë, dhe një sfidë tjetër e madhe për Evropën dhe pjesën tjetër të botës.

Shënim:Anne O.Krueger, ish kryeekonomiste e Bankës Botërore dhe ish-zëvendësdrejtoreshë e parë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Aktualisht profesore e ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Xhon Hopkins.

/albeu.com

The post A do të arrijë Turqia të shmangë krizën e thellë ekonomike? appeared first on Albeu.com.

Pasqyra e Erdoganit dhe gabimet e Perëndimit
Nga Alexis Papachelas “Kathimerini”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Të gjithë po përpiqemi të hamendësojmë se çfarë politike të jashtme do të ndjekë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas rizgjedhjes së tij në detyrë, ndaj Perëndimit dhe natyrisht ndaj Greqisë. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne duhet të dimë nëse dhe sa varet Erdogan nga SHBA-ja dhe Evropa për ta përballuar krizën e madhe ekonomike me të cilën po përballet vendi i tij.

Disa analistë me përvojë, besojnë se ai do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të shmangur përfshirjen e Perëndimit në një operacion të mundshëm “shpëtimi financiar” për ekonominë turke, sepse ai erdhi në pushtet pasi Turqia kishte miratuar një program mbikëqyrjeje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ai i di mirë pasojat politike.

Po ashtu ata theksojnë faktin se Turqia nuk pret më shumë nga marrëdhënia e saj me Bashkimin Evropian, në dallim nga vitet 2000 kur pritshmëritë ishin shumë të larta. Por në ekuacion ka hyrë edhe një faktor tjetër. Erdogan beson se ka gjetur partnerë strategjikë, financues dhe bashkëbisedues jashtë kampit perëndimor.

Katari po i ofron para, Rusia po e paguan shumë për të anashkaluar sanksionet perëndimore, ndërsa Arabia Saudite duket se do t’i ofrojë atij një paketë të jashtëzakonshme ndihme prej 50 miliardë dollarësh.

Këto marrëdhënie i sjellin një avantazh të rëndësishëm Erdoganit. Për me tepër ato nuk varen në asnjë mënyrë nga shkelja e të drejtave të njeriut në Turqi, nëse mbizotëron sundimi i ligjit etj. Atyre nuk u interesojnë fare këto gjëra. Sepse kanë një marrëdhënie shumë cinike dhe transaksionale me Turqinë dhe Erdoganin.

Këto marrëdhënie nuk ndërmjetësohen nga një Kongres apo organizatat për të drejtat e njeriut. Dhe sigurisht, asnjë nga partnerët e Turqisë nuk i shqyrton këto marrëdhënie përmes prizmit të marrëdhënieve greko-turke. Ata nuk shqetësohen për këtë çështje. Megjithatë, Erdogan nuk mund t’ia mbyllë plotësisht derën Perëndimit.

Nuk i leverdis dhe nuk do ta bëjë këtë. Në mënyrë ideale, ai do të donte të siguronte fonde nga burime joperëndimore për të kapërcyer krizën financiare, për të vazhduar me blerjen e avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara për shkak se forcat ajrore të Turqisë kanë shumë nevojë, për të qenë kanali kryesor i anashkalimit të sanksioneve kundër Moskës.

Por në të njëjtën kohë edhe të luajë rolin e një shteti-anëtar të rëndësishëm të NATO-s. SHBA-ja dhe Evropa do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtin gabim. Nga frika e “humbjes së Turqisë”, ata do të justifikojnë sjellje të ndryshme, edhe kur kërcënohen drejtpërdrejt interesat e Aleancës Perëndimore.

Çfarëdolloj zemërimi që mund të ketë në prapaskenë për veton e Turqisë kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO apo anashkalimin e sanksioneve, në fund mbizotëron pikëpamja “ta marrim shtruar me Erdoganin!”.

Kjo është sigurisht e vërtetë në Berlin, ndonjëherë në Bruksel dhe sigurisht në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit në Uashington. De-përshkallëzimi aktual i tensioneve me Greqinë duket se po vazhdon, dhe është shumë pozitive që në krye të Ministrisë së Jashtme është vendosur një diplomat me shumë përvojë dhe i matur, sepse tundimi i një përshkallëzimi të panevojshëm është gjithmonë aty.

Por le të jemi realistë. Erdogan del në pasqyrë dhe e sheh veten si një udhëheqës i fuqishëm i një fuqie të re, pa nevojë t’i bindet Uashingtonit apo Evropës. Pazari me Perëndimin, si dhe marrëdhëniet greko-turke, do të vazhdojnë të jenë me shumë ulje-ngritje, ndonjëherë edhe me kriza. /albeu.com

The post Pasqyra e Erdoganit dhe gabimet e Perëndimit appeared first on Albeu.com.

Pas fitores së re të Erdogan, Turqia pritet të përjetojë një largim masiv të elitës laike pro-perëndimore
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Tridhjetë vjet më parë, Recep Tayyip Erdogan e shpjegoi kështu qëllimin e tij:”Demokracia nuk është qëllimi ynë përfundimtar. Ajo është një mjet që na duhet për të rivendosur qytetërimin islam, që do të përparojë në shekullin XXI, dhe për cilido që merr pjesë në ringjalljen e këtij qytetërimi, do të dyfishohet shpërblimi që do ta marrë nga Zoti”.

Dhe Erdogan është i vendosur të arrijë deri në fund qëllimet e tij. Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale, nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Fiksimi i rezultatit u përgatit që para se të fillonin votimet.

Ndërsa akademikët, grupet e ekspertëve mbi Turqinë, gazetarët dhe diplomatët mund të varen ende pas shpresës së Turqia nuk është ende një rast i dëshpëruar, realiteti është se ky vend do të jetë për dekadat e ardhshme një problem për NATO-n, Perëndimin dhe rendin aktual të bazuar tek rregullat.

Po ku mund ta çojë Erdogani Turqinë? Monedha vendase, lira, po e vazhdon rënien e saj të shpejtë. Ndërsa mbështetësit e vlerësuan fillimisht Erdoganin për zgjerimin e shpejtë të ekonomisë, parë në retrospektivë mund të thuhet se Erdogan ishte thjesht me shumë fat:Ai ishte përfituesi i rritjes së madhe demografike të Turqisë.

Por ndërsa udhëheqësit e Azisë Lindore, e shfrytëzuan rritjen e popullsisë së tyre në moshë pune, për t’i vendosur ekonomitë e tyre në baza të forta për të ardhmen, Erdogan e humbi këtë shans. Prandaj Turqia gjendet tani në pragun e një krize financiare të ngjashme me atë të Venezuelës.

Teksa po i i afrohet 100- vjetorit të Traktatit të Lozanës që përcaktoi kufijtë e saj modernë, dhe 100-vjetorit të saj si një shtet-komb modern, Erdogani mund të konfirmojë bazat e politikës së jashtme të Turqisë. Turqia vazhdon të mbajë të pushtuar një pjesë të Qipros dhe disa zonat në zgjerim brenda Sirisë dhe Irakut.

Ai po bashkëpunon gjithnjë e më shumë diktaturat e Moskës, Pekinit dhe Euroazisë. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu vazhdon të nxisë anti-amerikanizmin. “Turqia ka arritur në një pikë të tillë, sa që tani e tutje kushdo që ndjek një politikë e cila fokusohet tek Amerika, do të shpallet tradhtar i atdheut!”- ka deklaruar ai.

Erdogan e sheh veten si një sulltan. Ashtu si presidenti rus Vladimir Putin, që e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si një katastrofë, e tillë është për Erdoganin edhe shembja e Perandorisë Osmane.

Ai dëshiron jo vetëm ta rikthejë atë në territoret që ndjen se fuqitë fitimtare të Luftës së Parë Botërore ia mohuan padrejtësisht Turqinë, por dëshiron gjithashtu të  rrisë një brez fetarisht të devotshëm për të kundërshtuar laicizmin e imponuar të Mustafa Kemal Ataturk. Por kjo do të kërkojë tre ndryshime të mëdha në shoqërinë turke.

Së pari, atij do t’i duhet t’i kthejë të krishterët dhe pakicat e tjera fetare në statusin e qytetarëve të dorës së dytë, gjë që sugjeron një diskriminim në rritje ndaj grekëve, armenëve  dhe hebrenjve brenda Turqisë .

Së dyti, do t’i duhet të riedukojë rininë e Turqisë. Në Stamboll, përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Mesdheut dhe në Kurdistanin turk, shumë të rinj po i rezistojnë porosive të Vëllazërisë Myslimane të Erdogan, edhe nëse ata vetë janë besimtarë praktikantë.

Për Erdoganin, kjo është vetëm gjysma e betejës. Disa njerëz, sipas këndvështrimit të presidenti turk janë të pa konvertueshëm. Dhe këtu përfshihet jo vetëm rinia, por edhe atë që ka mbetur nga klasa e mesme më laike apo perëndimore.

Dhe sipas Erdogan, Soylu dhe rrethit të tyre të ngushtë, në rast se ata nuk mund të konvertohen, duhet të largohen. Dhe provat e kësaj “arratie të trurit” janë shumë të dukshme në Miami të SHBA-së, që po bëhet me shpejtësi Stamboll i vogël, sa është edhe Havana e vogël.

Ata që kanë formim ushtarak po dynden në Norfolk dhe Virginia Beach, ku  ish-kolegët e NATO-s  po u ofrojnë mbështetje. Duhet theksuar se Erdogan nuk po ri-shpik rrotën.

Ai vetëm sa po zbaton një taktikë të provuar tashmë për efikasitetin e saj.

Ajatollah Khomeini e transformoi Iranin jo vetëm nëpërmjet indoktrinimit, por duke inkurajuar largimin e pjesës më të arsimuar dhe më përparimtare, për të çliruar vendin nga një elitë, që përndryshe mund të “ndotë” shoqërinë në aspektin ideologjik.

Edhe diktatori komunist Fidel Castro inkurajoi emigracionin masiv jo vetëm për të çliruar veten nga një shtresë e ulët kriminale, por edhe nga elitat e epokës së Batistës, si dhe nga ata që nuk e pranuan vizionin e tij marksist.

Muqtada Al-Sadr zbatoi të njëjtën strategji në Irak pas vitit 2003, teksa u përpoq të çlironte Bagdadin nga një klasë e mesme, vlerat e së cilës ai nuk i ndante. Ndërkohë Erdogan mund të zëvendësojë disa elita “turke të bardha”, si dhe alevite dhe kurdë me arabo-sirianë konservatorë në aspektin fetar, ndërsa më pas do të inkurajojë refugjatët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Evropës.

Megjithatë, shumë nga Kemalistët tradicionalë të Turqisë nuk do të qëndrojnë për të luftuar një ditë tjetër. Ata do ta shohin humbjen e Kemal Kilicdaroglu në zgjedhje si shansin e tyre të fundit, dhe do të bëjnë valixhet për t’u larguar. Ndaj bëhuni gati të shihni përshpejtimin e ndryshimeve sociologjike në shoqërinë turke.

Shënim: Dr.Michael Rubin, anëtar në institutin kërkimor “American Enterprise Institute”. Ai është autor i disa librave mbi diplomacinë, historinë iraniane, kulturën arabe, studimet kurde dhe politikën shiite

The post Pas fitores së re të Erdogan, Turqia pritet të përjetojë një largim masiv të elitës laike pro-perëndimore appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e marrëdhënieve SHBA-Turqi
Nga Endy Zemenides “Kathimerini”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Recep Tayyip Erdogan do të nisë së shpejti mandatin e tij të tretë si president i Turqisë.

Do të ketë shumë diskutime nëse ai fitoi sërish përmes “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” (në fakt nuk e bëri këtë), se çfarë parashikon kjo për demokracinë në Turqi (gjëra jo të mira) dhe nëse fitorja e tij është vërtet skenari më i mirë për stabilitetin në rajon dhe sigurinë e Greqisë (nuk është).

Që nga fitorja e Erdoganit në raundin e parë më 14 maj, ka pasur disa analiza se çfarë lloji politike të jashtme do të ndjekë ai. Por pyetja ndoshta më urgjente është: “Me çfarë do t’i lejohet të ikë?”. Përgjigja për këtë pyetje varet kryesisht nga mënyra se si zhvillohen marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

Emërtimi më i saktë për aleancën jofunksionale midis SHBA-së dhe Turqisë vjen nga raporti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë me titull: “As mik, as armik”. Dhe kjo ndjenjë ekziston në të dyja vendet. Nuk ka qenë ndonjë sekret fakti që administrata Biden shpresonte që Erdogan të humbiste.

Një javë para zgjedhjeve, anëtarët e Kongresit Amerikan e kritikuan ashpër Erdogan dhe thanë publikisht se shpresonin të shihnin një ndryshim në Turqi. Ndërkohë Erdogan dhe AKP bënë hapur fushatë kundër presidentit amerikan Joe Biden duke e etiketuan opozitën si palën e tij të preferuar.

Që tani e tutje, do të flitet shumë për “rivendosje marrëdhëniesh”, do të na kujtohet se Erdogan ka ndërruar kurs edhe më parë. Madje do të pretentohet se Erdogan mund të ketë një mandat shumë komod për të marrë vendime të guximshme në lidhje me politikën e jashtme.

Por këto zëra janë të pakuptimtë. Erdogan nuk do të ndryshojë sjellje. Sigurisht, ai do të pretendojë se është duke ndryshuar, pasi e di se ky truk funksionon shpeshherë tek diplomatët amerikanë që janë dritëshkurtër dhe besojnë natyrshëm se do të jenë sekretari ose ndihmës sekretari apo ambasadori që më në fund do të arrijë një përparim diplomatik.

Gjatë sundimit të Erdoganit, asnjë administratë amerikane nuk e ka kundërshtuar besimin e tij të rrënjosur se koha është në anën e tij dhe se nëse ai është mjaft kokëfortë, Amerika do të mbyllë njërin sy përballë shkeljeve.

Pavarësisht provave që presioni funksionon (rasti i pastorit Brunson; bashkëpunimi i fundit nga ana e Turqisë për kufizimin e dërgesave të caktuara në Rusi), Shtetet e Bashkuara nuk kanë ushtruar – apo edhe kërcënuar – presion në mënyrë të vazhdueshme që Erdogan ta marrë seriozisht Uashingtonin.

Në fakt ekziston mundësia për të ringjallur marrëdhëniet me Turqinë. Por kjo mundësi mund të realizohet vetëm nëse Uashingtoni heq nga vetja imazhin e “pajtuesit” kur bëhet fjalë për Turqinë. Ja cilat janë disa nga skenarët që mund të ndodhin:

Rusia

Marrëdhëniet e tensionuara me Erdoganin u shndërruar në një shkëputje reale për shkak të afrimit të tij me Rusinë. Debatet e forta mbi blerjen nga Ankaraja të sistemit anti-ajror rus  S400, tronditën edhe fansat më të zjarrtë të Turqisë në SHBA. Dhe megjithëse në fillim kishte shpresë se Turqia do të ishte një aset në mbështetjen e Ukrainës, kjo nuk ka ndodhur plotësisht sepse ajo ka nevojë për Rusinë në disa fronte.

Nëse ne duam që lufta në Ukrainë të mos bëhet një tjetër “luftë e përjetshme”, Ankaraja duhet që të zgjedhë më në fund se cilën anë do të mbajë në këtë konflikt. Sidomos duke pasur parasysh krizën ekonomike me të cilën përballet Turqia, asaj i duhet bërë e qartë se shërbimi si një mekanizëm për shmangien e sanksioneve për Vladimir Putin do të ketë një kosto.

NATO

Të gjithë presin një kthesë të shpejtë të Turqisë, për të miratuar pranimin e Suedisë në NATO. Erdogani e ka zvarritur me aq mjeshtëri dhe me cinizëm këtë çështje, sa ta trajtojë si një lëshim të madh nga ana e tij. Në fakt nuk është i tillë. Ky është një hap i domosdoshëm por i pamjaftueshëm drejt tregimit të solidaritetit të Turqisë me NATO-n.

Ajo që duhet të bëjë të qartë pjesa tjetër e aleancës, veçanërisht SHBA-ja është se ata janë gati ta trajtojnë Suedinë si një aleate, pavarësisht nëse Ankaraja e miraton apo jo hyrjen e saj në aleancë dhe ndoshta të zotohen t’i dërgojnë armë që përndryshe do të ishin të destinuara për aleatët e supozuar si Turqia.

Ti jepet fund përplasjeve në Egje dhe Mesdheun Lindor

Kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, ka shkaktuar me të drejtë zemërimin e aleatëve perëndimorë të Ankarasë. Por perspektiva e një lufte greko-turke është një kërcënim shumë më serioz, madje ekzistencial për NATO-n.

Një ndërprerje e përkohshme e fluturimeve ushtarake në zonë, nuk duhet të ngatërrohet me një ndryshim të politikës turke. Dhe dështimi i SHBA-së dhe BE-së për ta detyruar Ankaranë të heqë dorë nga sjellja agresive ndaj Greqisë apo që të tërhiqet nga sfidat e saj absurde ndaj sovranitetit grek, mbështetetet mbi vetëpërmbajtjen e jashtëzakonshme greke për të parandaluar një konflikt që mund të përfshijë dhe NATO-n.

Administrata e Biden duhet të kushtëzojë hapur mbështetjen e saj për prodhimin e avionëve F-16 për Turqinë me përfundimin e kësaj mosmarrëveshje brenda NATO-s. Pa kushte të tilla, Amerika do të inkjurajojë Ankaranë të zhvillojë luftë kundër aleatëve dhe partnerëve amerikanë.

Erdogan do të ndryshojë sjellje vetëm nëse do të detyrohet ta bëjë këtë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ai mund të kuptojë më në fund se Ankaraja ka nevojë për Uashingtonin më shumë sesa Uashingtoni ka për Ankaranë.

Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim të konsiderueshëm në këtë moment: aftësinë për të ndikuar në ndihmën që kërkon Turqia nga FMN; në prodhimin e avionëve F-16; mbi shumën e gjobës që do të paguhet për skandalin Halkbank; si dhe për diplomacinë energjitike. Në rast se administrata Biden nuk do ta përdorë këtë levë, ajo do të humbasë jo vetëm çdo mundësi për të rivendosur lidhjet dypalëshe, por marrëdhëniet Turqi-SHBA do të kalojnë nga keq në shumë më keq.

Shënim:Endy Zemenides, është drejtor ekzekutiv në Këshillin e Lidershipit Hellenik në SHBA.

/albeu.com

The post Tragjedia e marrëdhënieve SHBA-Turqi appeared first on Albeu.com.

A do të humbasë Rusia një aleat nëse Erdogan mposhtet më 14 maj?
Nga Dorian Jones “Radio France Internationale”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po përballet me vështirësi në shumë sondazhe që po mbahen përpara zgjedhjeve të 14 majit. Sfidanti i tij në opozitë, Kemal Kilicdaroglu, ka premtuar të riparojë marrëdhëniet aktualisht tensionuara me aleatët perëndimorë të Turqisë, një veprim ky që mund të jetë një lajm i keq për Rusinë por që mund të përbëjë edhe një dilemë për Bashkimin Evropian.

Me ekonominë turke të zhytur në krizë, Kilicdaroglu është përpara Erdoganit në shumë sondazhe. Krye-opozitari ka premtuar ndërmarrjen e reforma të mëdha ekonomike, që do të shoqërohen me një ripërtëritje të raporteve diplomatike me aleatët perëndimorë të vendit.

“Disa nga marrëdhëniet diplomatike të Turqisë, si ato me Shtetet e Bashkuara, NATO-n, BE-në, do të rikthehen siç kanë qenë më parë”- parashikon politologia turke Zeynep Alemdar nga Universitetit Okan në Stamboll. Sipas saj, orientimi perëndimor do të jetë pa asnjë dyshim një nga prioritetet e para të një administrate të re.

Lidhjet e thelluara të Erdoganit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që përfshijnë disa marrëveshjet të mëdha në fushën e energjetikës dhe të blerjes së armëve ruse, po i tensionojnë seriozisht marrëdhëniet e tij me disa nga aleatët perëndimorë të Turqisë.

Turqia, një anëtare e NATO-s, po e bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Megjithatë, Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe ekspert i Rusinë në Universitetin e Bonit në Gjermani, thotë se Moska e sheh si një aset me rëndësi politikën e jashtme të Erdogan.

“Ajo nuk perceptohet nga Moska si pro-ruse. Përkundrazi perceptohet si pro-turke dhe madje në një përmasë ekstreme. Por gjithashtu ajo nuk perceptohet si pro-perëndimore. Mendoj se ky është aspekti kryesor që i përshtatet edhe axhendës së Moskë”- thotë Gasimov.

Energjia, turizmi dhe mbështetja tek Siria

Turqia varet shumë nga energjia, turizmi dhe bashkëpunimi me Rusinë në Siri. Prandaj nuk do të jetë e lehtë zgjidhja e lidhjeve me Moskën. “Ridimensionimi i marrëdhënieve me Rusinë do të jetë i vështirë. Dhe kjo duke pasur parasysh ndërvarësinë e madhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjithsesi unë shpresoj se do të ketë një marrëdhënie të ripërtërirë dhe më të mirë mes Turqisë dhe BE-në edhe për sa i përket tranzicionit të gjelbër. Kjo do të lejonte që marrëdhëniet me Rusinë të mund të ri-balancohen sërish”- thekson Alemdar.

Rekordi i dobët i respektimit të të drejtave të njeriut të Turqisë, ka bërë që kërkesa e saj

për anëtarësim në BE të jetë e bllokuar prej vitesh. Tani marrëdhëniet me Evropën janë më transaksionale. Për shembull, marrëveshja e Ankarasë me BE-në për të frenuar emigrantët sirianë në Turqi në këmbim të parave.

Turqia krijon terrenin për zbutjen e marrëdhënieve me Sirinë

Kiliçdaroglu zotohet që të miratojë kushtetutë të re, e cila do të bazohet tek të drejtat e njeriut dhe do të lejojë përparimin e procesit të integrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Por Alemdar paralajmëron se një rivendosje e tillë paraqet një dilemë për BE-në. “Unë mendoj se marrëdhëniet me BE-në do të ishin padyshim shumë më të mira nga ana e Turqisë. Por topi është në fushën e BE-së, sepse me marrëveshjen e emigracionit dhe efektet e saj të brendshme në Turqi, mendoj se do të ishte e nevojshme që Brukseli të gjejë mënyra të reja për të bashkëvepruar edhe me qeverinë turke”- nënvizon ajo.

Disa evropianë do të lumturoheshin nga humbja e Erdogan

Duke qenë se disa anëtarë të BE-së janë haptazi kundër anëtarësimit të Turqisë në union, disa analistë sugjerojnë se disa figura evropiane mund të mirëpresin një ndryshim në udhëheqjen turke.

“Kjo Evropë nuk është ajo e një dekade ose dy dekadave më parë, kur Erdogan u ngjit për herë të parë në pushtet dhe kur nisën bisedimet për pranimin e Turqisë në klubin evropian. Sot Evropa nuk e dëshiron më zgjerimin”- vëren Asli Aydintasbas nga Instituti Brukings me qendër në Uashington.

“Pra Bashkimi Evropian nuk është më i gatshëm ta shohë Turqinë si një anëtare të klubit. Dhe si i tillë, Erdogan është një partner transaksional, një njeri me të cilin mund të bashkëpunohet në një situatë të caktuar, por një person për të cilin ata e dinë se nuk do të

jetë kurrë pjesë e klubi evropian që punon për interesat e veta afatgjata.

Turqia në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me embargon e armëve në Libi

“Një fitore e opozitës do të zbuste tensionet në marrëdhëniet dypalëshe, por do t’i detyronte evropianët të mendojnë shumë për Turqinë dhe nëse e shohin apo jo atë si pjesë të klubit të tyre. As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk janë të përgatitur për një botë post-Erdoganit”- përfundon Aydintasbas.

Analistët theksojnë se aleatët perëndimorë të Turqisë u befasuan kur partia AKP e Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002. Ndaj një fitore e Kilicdaroglu më 14 maj, mund t’i vendosë diplomatët në një pozitë të vështirë se si duhet të veprojnë./AlbEu.com/

The post A do të humbasë Rusia një aleat nëse Erdogan mposhtet më 14 maj? appeared first on Albeu.com.