erdogan ne shqiperi Archives - Albeu.com

Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Rama ka një përgjigje për të gjithë kritikët: Nuk u kursyen sharjet e mallkimet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit turk në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan, e cila përkonte në të njëjtën ditë me 554 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut.

Rama ka shkruar se data ka qenë rastësi dhe se në drejtim të tij ka pasur sharje e mallkime në emër të Skënderbeut.

Postimi i Ramës:

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre që rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, i cili ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar në më shumë se një rast e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik, falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdoğan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, brenda rrethimit mbytës të Armikut të Padukshëm?

Si mund të lidhen me luftën e pesë e kusur shekujve më parë, punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo një spital të ri ultramodern për njerëzit e këtij vendi?

Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdoğan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”.  Po shokë ama, natyrisht./albeu.com

The post Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Rama ka një përgjigje për të gjithë kritikët: Nuk u kursyen sharjet e mallkimet appeared first on Albeu.com.

Qytetarët të marrin masa! Ardhja e Erdogan në Shqipëri “blindon” vendin, rrugët që do të bllokohen dhe bizneset që duhet të mbyllen
Policia  e Shtetit, përmes një njoftimi, ka bërë me dije se për të hënë, për shkak të vizitës së presidentit turk në Shqipëri, do të blindohen shumë zona.

Përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, të hënën, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.

Gjthashtu do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.

Po ashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç nga ora 08:30 deri në orën 12:30.

Si dhe prej orës 08:30 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të hënën.

Për qytetarët që do të kenë fluturime me avion nga Rinasi, policia u bën thirrje të marrin masa.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për kufizimin e këtyre lëvizjeve dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e përdoruesve të rrugës që gjatë kohës së kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes të mos planifikojnë lëvizje në këto akse dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit që do të jenë të planëzuar në shërbim në këto akse rrugore. Qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve”, njofton policia./albeu.com

The post Qytetarët të marrin masa! Ardhja e Erdogan në Shqipëri “blindon” vendin, rrugët që do të bllokohen dhe bizneset që duhet të mbyllen appeared first on Albeu.com.