Erdogan-Mitsotakis takim në New York, presidenti turk: Të shohim nëse është i ndershëm kryeministri grek

Presidenti i Turqisë Rexhep tajip Erdogan do të takohet me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Neë York. Protothema shkruan se takimin e ka bërë të ditur vetë, Presidenti turk, në një deklaratë për mediat, para se të nisej për në SHBA.

“Sigurisht që ekziston vendimi i EUMED9 , i cili është një vendim i padëshirueshëm … Ne do të shohim se sa burrë i ndershëm është Mitsotakis në këtë çështje dhe çfarë hapash do të ndërmarrë. Ne si Turqi do të ndërmarrim hapat dhe vendimet e nevojshme kur të jetë e nevojshme,” tha ai.

Ndërkohë që nga ana tjetër kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se nuk ka takim të planifikuar me Presidentin turk në SHBA.

“Nuk ka asnjë takim të planifikuar me Presidentin turk Tayyip Erdogan në Neë York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së, pasi planet tona nuk përkojnë. Politika jonë ndaj Turqisë nuk ndryshon, ne kërkojmë marrëdhënie të mira, në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të të drejtave tona sovrane. Të gjithë e dinë që e drejta jonë për vetëmbrojtje është plotësisht e panegociueshme. Unë e konsideroj pozitive që viti 2021 nuk kishte tensionet e vitit 2020. Ne mund të bashkëpunojmë më shumë në çështjen e refugjatëve, aty u përqëndrua diskutimi i fundit mes nesh. Ekziston një marrëveshje bazë midis Evropës dhe Greqisë dhe Turqisë,” tha Mitsotakis disa ditë më parë./albeu.com