Erdgys arrazi Archives - Albeu.com

U vetëmbyt në lumin Buna bashkë me tre vajzat e mitura, prokuroria mbyll hetimet, ja sa vite burg kërkon për bashkëshortin e Alma Arrazit
Prokuroria e Shkodrës, ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna, bashkë më tre vajzat e saj.

Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi, për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë, duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite, sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Sipas prokurorisë, Erdgys Arrazi, ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit, duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit, është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës, ndërsa është përjashtuar që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë.

Për këtë arsye, kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve, është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret ë vegjlit e saj.

Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës, kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër, pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja:

Më 5 maj të vitit të kaluar Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Tre ditë pasi ishin mbytur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërit prej fëmijëve. Më pas u desh ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mbytur në ujë. Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve.

Arrazi më përpara ka mohuar se është ai shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe për rrjedhojë edhe i tre fëmijëve të mitur duke thënë se dyshimet dhe akuzat se e ka keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht apo fizikisht Alma Arrazin ishin të pavërteta por më pas i dyshuari ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve në përfundim të hetimeve prokuroria e cilëson si fajtor 32 vjeçarin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes duke kërkuar 6 vite burg në gjykatën e Shkodrës por duke i ulur dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Shkodër pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe mbrojtjes që do të paraqesin avokatët.

The post U vetëmbyt në lumin Buna bashkë me tre vajzat e mitura, prokuroria mbyll hetimet, ja sa vite burg kërkon për bashkëshortin e Alma Arrazit appeared first on Albeu.com.

E dashura e Erdgysit në gjendje të rëndë pas vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve: Do martoheshim
Një lidhje jashtëmartesore e Erdgys Arrazit dyshohet se u bë shkak i një tragjedie të rëndë.

Më 3 maj, bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e mitur, dyshohet se u vetëhodhën nga ura e Bunës. Trupat e tyre u nxorën pas disa ditësh dhe u varrosën të ndarë, fëmijët në Shkodër e Alma në Durrës me kërkesë të familjes së saj.

Ndërsa Erdgys Arrazi, i cili kishte lidhje jashtë martesore me një 18 vjecare është arrestuar pasi dyshohet se ishte shkaku që shty Almën drejt vetëvrasjes.

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Breaking tha se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është marrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë”, tha gazetarja.

Çastet kur Alma Arrazi dhe tre të vegjlit shkojnë drejt vdekjes

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.

“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.

Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi./albeu.com

The post E dashura e Erdgysit në gjendje të rëndë pas vetëvrasjes së Almës dhe fëmijëve: Do martoheshim appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja/ Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën? I bllokonte thirrjet
Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna rreth dy javë më parë, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në vendin tonë.

Ndërsa hetimet vijojnë dhe bashkëshorti i saj ndodhet i arrestuar nën dyshimet se ka qenë ai që e ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit e po ashtu edhe të mbytjes së fëmijëve, detaje të reja janë zbuluar.

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Breaking” tha se Erdgysi, burri i të ndjerës, prej një muaji nuk kishte më afrimitet me të dhe se kishte fshirë dhe të gjitha mesazhet që kishte pasur në telefon.

Po ashtu shtoi se ai kur dilte me të dashurën e tij, minorene, bllokonte thirrjet në telefon nga Alma, në mënyrë që të mos shqetësohej.

Hoxha tregon po ashtu se ai i ka thënë kunatës së tij, “pse s’më tregove që Alma më pa?”, duke iu referuar dëshmisë së saj se pak para ngjarjes, e ndjera e kishte parë atë në makinë së bashku me të dashurën.

Gati  2 javë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku Alma Arrazi i dha fund jetës me 3 fëmijët e mitur në ujërat e lumit Buna, në prokurori është thirrur sërish për t’u marrë në pyetje, kunata e saj, Valentina Arrazi.

Ajo rezulton të jetë personi i fundit që e takoi 39-vjeçaren përpara aktit tragjik.

Për disa orë Arrazi dëshmoi para prokurorit Ledion Tema, pasi ky i fundit kishte të tjera pikëpyetje të lindura nga dëshmia e saj e parë e dhënë menjëherë pas ngjarjes.

Dëshmia e plotë e Valentina Arrazit

Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty.

Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”.

Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi.

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve.

The post Zbardhen detaje të reja/ Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën? I bllokonte thirrjet appeared first on Albeu.com.

Mbytja e Alma Arrazit në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka folur në emisionin “Në Shënjestër”, ku ka trajtuar ngjarjen tragjike në Shkodër, ku 39-vjeҫarja Alma Arrazi, u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij, ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit, në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës së saj bashkëshortore, ku thotë se Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës.

Por sa të vërteta janë këto akuza apo pretendime mbi keqtrajtimin që kunati i saj i bënte motrës, kjo mbetet pjesë e një hetimi të thelluar.

Tashmë 31-vjeҫari Ergdys Arrazi, është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës, në akuzën për ‘Shkaktim të vetëvrasjes’ që në rastin më maksimal vlerësohet në një dënim prej 7 vitesh heqje lirie.

Prokuroria do të duhet të shikojë edhe për rrethana të tjera që kanë lidhje me ngjarjen, e cila duhet thënë se zhvillohet edhe më së shumti gjatë kohës që në banesën e përbashkët kthehet nga burgimi, Edison Arrazi, vëllai i Ergdys Arrazit.

Një pistë e cila mund të përjashtohet, por që nuk mund të lihet asesi jashtë vëmendjes edhe për shkak të rekordeve kriminale që mbartin me vete dy vëllezërit.

Pyetjes cila është e shkuara e 31-vjeçarit, Ergdys Arrazi, babait dhe bashkëshorti i cili sot mbahet i ndaluar në masën e sigurimit me burg për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre?

Cilat janë ngjarjet ku ai është përfshirë? Emri i Ergdys Arrazit për herë të parë, u bë i  njohur për opinionin publik në vitin 2021.

Në atë kohë, vëllai i tij Edison Arrazi, u ndalua nga Policia e Shkodrës, si i lidhur me vrasjen në këtë qytet të Endri Mustafës. Viktima ishte një fajdexhi i njohur, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve më datë 17 Maj 2021, vetëm pak metra larg banesës së tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë, dhe dy të tjerë në trup. 32-vjeçari, babai i tre fëmijëve, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja e tij.

Familja Mustafa, ndryshe nga hetimet e prokurorisë, që zbuluan si urdhërues të vrasjes Ibrahim Licin, dhe si ekzekutues Ergys Maljan, hodhi akuza të forta ndaj vëllezërve Arrazi dhe midis tyre edhe Ergdysit, të cilët sipas tyre ishin vrasësit e vërtetë të njeriut të tyre, të paguar nga Astmer Bilali, një tjetër i fortë në Shkodër.

Këtij versioni, nëna e viktimës, në këtë rast Endri Mustafës, i qëndroi edhe në vazhdim, ku tha se bashkë me Ergys Maljan, në ekzekutim kishin marrë pjesë edhe vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi.

“Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja, ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija.

Nëna e Endri Mustafës, tha më tej se djali i saj kishte shumë shoqëri me vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi, të cilët ishin edhe njohje e Astmer Bilalit, që njihet si një person i rrezikshëm në Kiras. Por nëna e Endri Mustafës, nuk dha ndonjë mendim të qenësishëm pse ajo mendonte që vrasësi i të birit ishte Astmer Bilali, dhe jo Ibrahim Lici, siç tregoi për hetuesit, Ergys Malja.

“Endri ka punuar që 18-vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo.

Grupi hetues, pyeti si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen edhe shtetasin Edison Arrazi, i cili akuzohej direkt nga nëna e Endri Mustafës, si vrasës i të birit. Por ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, duke nxjerrë alibi faktin që atë mbrëmje kishte qenë në banesën e tij.

“Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore.

Të njëjtin qëndrim me vëllain e tij, mbajti edhe Ergdys Arrazi, i cili jashtë Gjykatës së Shkodrës, tha se vëllai i tij Edisoni, natën kur Endri Mustafa, mendohet se është ekzekutuar ka qenë në banesë.

Ndërsa droga që thuhet se iu gjet atij në banesë, sipas Ergdysit në fakt u gjet magazinë që është larg banesës së tyre.

“Vëllai im nuk ka lidhje me atë vrasje, as me drogën që policia thotë se ka gjetur. Atë natë ai ka qenë në banesë dhe nuk ka lëvizur që aty”, thotë Ergdys Arrazi.

Vetëm disa kohë pasi u ndalua nga policia, Edison Arrazi, u cilësua nga drejtësia i pastër në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës. Por ai vuajti dënimin në Burgun e Fushë-Krujës, për sasinë e drogës së gjetur në banesës gjatë kontrollit.

Ndërkohë që grupi hetues krijoi besimin e arsyeshëm se organizator dhe vrasës i Endri Mustafës, ishte Ibrahim Lici, i cili thuhet se pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, Ergys Maljan, kjo e konfirmuar sipas grupit hetues edhe nga provat biologjike të gjetura në vendngjarje.

Por për t’iu kthyer ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së Almës dhe tre fëmijëve të saj, a mund të mbyllet këtu kjo histori pa një hetim të thelluar. Një klithmë për ndihmë ku shoqëria ka rolin e vetë të munguar. Ku mësuesit nuk bëjnë rolin e tyre në shkolla. Ku psikologët  nuk janë të aftë të kuptojnë problematikat që sjell një fëmijë nga familja e tyre. Ku roli i shërbimit social është i padukshëm. Apo ku policia mbështet të fortët dhe roli i tyre në terren është ekzistent.

A do jetë rasti i Almës dhe tri fëmijëve të saj, momenti kur si shoqëri do të duhet të ndalemi dhe ti bëjmë pyetje vetes, ku po shkojmë? Sepse akti i Almës nuk ishte një ndëshkim për bashkëshortin e saj, por edhe për një shoqëri që nuk denjoi të dëgjojë klithmën e saj për ndihmën. Dhe këtu ndoshta duhet të ndihemi të gjithë fajtorë nga i pari te i fundit. Dhe të mos fusim kokën në rërë si struci, por të mendojmë për krizën e thellë të amoralitetit, ku kemi hyrë si shoqëri.

The post Mbytja e Alma Arrazit në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës appeared first on Albeu.com.

Prokuroria dyshime mbi vetëvrasjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve, detaji që çoi në pistën e re të hetimit
Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj, janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës, për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës, sepse dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Kjo pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit, e cila mendohet se mbyti tre fëmijët e saj dhe u vetëvra në ujërat e lumit Buna, zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës, gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mbytura.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën, e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë AND-në, nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit.

Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe, të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit, u gjet edhe trupi i djalit 4-vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi, u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër, apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë, kjo për shkak të kukullës të gjetur në breg të Bunës poshtë urës së re.

Ajo që dyshohet është se Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj, ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe ka vijuar po në këmbë në drejtim të urës së re të Bunës dhe është ulur po në këmbë në fund të kësaj ure, në një terren që nuk është shumë i lehtë për t’u zbritur dhe prej aty pasi ka mbërritur në breg, dyshohet se kreu edhe aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me tre fëmijët e saj, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 prillit.

Në afërsi të vendit ku është gjetur kukulla, erdhi edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili bëri edhe një deklaratë duke dhënë lajmin e gjetjes së trupit të dytë.

Deri më tani, nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës, apo edhe momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Po ashtu, të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin, duke u hedhur në ujë bashkë me fëmijët e saj si dhe nuk ka asnjë dëshmitar, që të ketë dëgjuar zhurma apo të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së, nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet, për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij, i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzar për dhunë në familje dhe tradhti.

The post Prokuroria dyshime mbi vetëvrasjen e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve, detaji që çoi në pistën e re të hetimit appeared first on Albeu.com.

Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit, hapet telefoni, në foto e dashura me fëmijët
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku Alma Arrazi u vetëflijua  së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3-vjeç.

Gazetari Erald Harlicaj, i ftuar në “Breaking”, ka zbuluar se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas tij, në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit, kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë. Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri-tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.

Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon Harlicaj.

Sipas familjarëve, gazetari thotë, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai.

The post Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit, hapet telefoni, në foto e dashura me fëmijët appeared first on Albeu.com.

Burgjet i dhanë leje, policia e Shkodrës nuk e shoqëron, Erdgys Arrazi s’merr pjesë as në varrimin e vajzës dhe djalit
Ndonëse Drejtoria e Burgjeve i dha leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, të cilët u mbytën nën lumin Bunë më 4 maj, 31-vjeçari e ka të pamundur të jet prezent në varrim sot.

Erdgysi nuk mund të jetë i pranishëm në varrim për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Sot 8 maj dy fëmijët e mitur, Gresi dhe Arditi do të varrosen në Shkodër, ndërsa nëna e tyre, Alma Arrazi do të varroset në Durrës ne qytetin ku banon babai i saj.

Ndërkohë dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit vajza tjetër e familjes, Ergesa 9 vjeçe e cila u mbyt në lumë bashkë me nënën, motrën dhe vëllanë që do të varrosen sot.

The post Burgjet i dhanë leje, policia e Shkodrës nuk e shoqëron, Erdgys Arrazi s’merr pjesë as në varrimin e vajzës dhe djalit appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 4 viktima në Shkodër/ Erdgys Arrazit i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve
Drejtoria e burgjeve, i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, të marrë pjesë në ceremoninë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare, Erdgys Arrazi nuk u lejua të marrë pjesë.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, nën akuzën për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Alma Arrazit, u tërhoq nga familjarët e saj dhe varrimi do të bëhet në Durrës.

The post Tragjedia me 4 viktima në Shkodër/ Erdgys Arrazit i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e mitur, lihet në burg Erdgys Arrazi
Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 31-vjeçarin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e mitur.

Arrazi akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Teksa mbërriti në Gjykatë, me një kapuç në kokë, kryefamiljari vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo ishte dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij.

Erdgysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës u gjet ditën e sotme dhe tre fëmijëve të tij, vajzës 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, vjazës tjetër 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, 3 vjeç, i cili u gjet sot./albeu.com

The post Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e mitur, lihet në burg Erdgys Arrazi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Gruaja dhe 3 fëmijët iu mbytën në lumë, Erdgys Arrazi mbërrin në Gjykatën e Shkodrës
Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij ka mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Shkodrës. Me kapuç në kokë dhe me kokën ulur, ai shihet teksa del nga makina, i shoqëruar nga oficerët e policisë.

Erdgys Arrazi dyshohet se çoi drejt vetëmbytjes bashkëshorten e tij Alma Arrazi 39-vjeçe. Dyshohet se disa ditë më parë Alma mori vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës së saj por jo vetëm. 39-vjeçarja mori tre fëmijët e saj 3, 8 dhe 9 vjeç dhe u hodhën në lumin Buna.

Deri tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 39-vjeçares.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Almës dhe fëmijëve, kështu ka pretenduar motra e Amës në polici.

Gjithashtu mendohet se Erdgysi kishte lidhje jashtëmartësore, por familjarët e tij pretendojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Ata kanë thënë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij, ndërsa kanë thënë se nuk do ia falin kurrë nuses. Sakaq ata kanë pranuar se mes çiftit ka patur debate kohët e fundit.

The post VIDEO/ Gruaja dhe 3 fëmijët iu mbytën në lumë, Erdgys Arrazi mbërrin në Gjykatën e Shkodrës appeared first on Albeu.com.