Eparkisë Archives - Albeu.com

Policia e Kosovës mohon pretendimet e Eparkisë Rashkë-Prizren për diskriminim të serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe
<html><head></head><body>

Policia e Kosovës i ka kundërshtuar deklaratat e publikuara nga Eparkia Rashkë-Prizren, duke vlerësuar se ato janë pa bazë dhe nuk përkojnë me realitetin e punës së këtij institucioni.

Në reagimin e saj drejtuar opinionit publik, Policia ka deklaruar se nuk zbaton politika presioni, frikësimi apo diskriminimi ndaj komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.

“Pretendime të tilla nuk mbështeten në fakte, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit”, thuhet në reagimin e PK-së.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një institucion kushtetues dhe profesional, i cili mbështetet në parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Në përbërjen e saj shërbejnë pjesëtarë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe atë serb.

Policia ka nënvizuar se veprimet e saj kryhen ekskluzivisht në pajtim me ligjin dhe mbi bazën e përgjegjësisë individuale. Sipas saj, karakteri shumetnik i institucionit, mbikëqyrja civile dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë e përjashtojnë mundësinë e veprimeve të motivuara etnikisht, fetarisht ose politikisht.

Mbrojtja e Kishës Ortodokse Serbe dhe ceremonive fetare

Për më shumë se një dekadë, Policia e Kosovës thotë se ka siguruar qindra ceremoni fetare, pelegrinazhe dhe veprimtari të Kishës Ortodokse Serbe në mbarë Kosovën.

PK-ja ka bërë të ditur se për çdo vit përgatiten plane të veçanta operative, në koordinim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, KFOR-in dhe institucionet e tjera përkatëse.

Sa i përket ceremonisë së 28 qershorit 2026 në Gazimestan, Policia ka theksuar se aktiviteti është mbajtur pa ndërhyrje dhe pa pengesa nga ana e saj.

“Veprimet policore të ndërmarra pas përfundimit të ceremonisë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj besimtarëve, identitetit serb apo riteve fetare. Masat policore janë ndërmarrë vetëm ndaj personave për të cilët kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për sjellje që përbënin elemente të nxitjes së urrejtjes, provokimit ose cenimit të rendit publik”, thuhet në komunikatë.

Policia ka sqaruar gjithashtu se vendimet për shqiptimin e gjobave, dëbimin apo ndalimin e hyrjes nuk i ka marrë ajo, por organet administrative dhe gjyqësore kompetente, mbi bazën e provave për secilin rast.

24 objekte fetare serbe sigurohen 24 orë nga Policia e Kosovës

Sipas Policisë, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare përbën një prej detyrave kryesore të saj.

Pas kalimit të përgjegjësive nga KFOR-i, Policia e Kosovës mori përsipër sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe krijoi Drejtorinë për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore (DSOTK).

Të dhënat e Policisë tregojnë se DSOTK ka në përbërje pjesëtarë të të gjitha komuniteteve. Mbi 16 për qind e tyre i përkasin komunitetit serb, ndërsa drejtorinë e udhëheq një major nga ky komunitet.

Në këtë periudhë, 24 objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe ruhen pandërprerë, 24 orë në ditë, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Statistikat e rasteve në objektet fetare

PK-ja ka paraqitur edhe të dhëna statistikore lidhur me rastet e regjistruara në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Në vitin 2024 janë evidentuar 53 raste. Prej tyre, 34 raste ose 64 për qind janë shënuar në objekte myslimane, 16 raste ose 30 për qind në objekte ortodokse, ndërsa 3 raste ose 6 për qind në objekte katolike.

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 35 raste, me 22 raste ose 63 për qind në objekte myslimane, 10 raste ose 29 për qind në objekte ortodokse dhe 3 raste ose 8 për qind në objekte katolike.

Për periudhën janar-qershor 2026, Policia ka evidentuar 34 raste: 27 raste ose 79 për qind në objekte myslimane, 5 raste ose 15 për qind në objekte ortodokse dhe 2 raste ose 6 për qind në objekte katolike.

Sipas Policisë, pjesa më e madhe e këtyre rasteve lidhet me motive pasurore, përfshirë vjedhjet dhe vjedhjet e rënda.

Rastet me motive ndëretnike në rënie

Policia e Kosovës ka deklaruar se i trajton në mënyrë profesionale dhe të paanshme rastet që mund të kenë motive ndëretnike, duke shtuar se numri i tyre ka rënë nga viti në vit.

Sipas shifrave të publikuara, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 31 raste të tilla, në vitin 2024 janë evidentuar 25 raste, ndërsa në vitin 2025 vetëm 5 raste.

Në përmbyllje të reagimit, Policia e Kosovës ka theksuar se do të vijojë të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet pa dallim dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionin për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në vend.

</body></html>

The post Policia e Kosovës mohon pretendimet e Eparkisë Rashkë-Prizren për diskriminim të serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe appeared first on Albeu.com.