enver hoxha Archives - Albeu.com

Nderimi i ish-diktatorit Enver Hoxha/ Niko Peleshi kërkoi ndjesë, Berisha: Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Edi Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Berisha e quajti një apologji hipokrite, duke shtuar se; “Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës”.

Kryedemokrati theksoi se nuk ishte një libër i librarisë, duke shtuar se Parlamenti ka një ligj që dënon propagandën e Enver Hoxhës.

Sali Berisha: Hape Parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës. Nuk është gabimi librarisë, Ka një ligj ky Parlament që dënon propagandë për Enver Hoxhën, e ndalon atë.

Ka rezolutë Parlamenti, nuk është punë biblioteke kjo. Imagjinoni të futet Hitleri në Bundestag, ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit.

The post Nderimi i ish-diktatorit Enver Hoxha/ Niko Peleshi kërkoi ndjesë, Berisha: Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Kosta Zhonga: Enver Hoxha fliste rrjedhshëm greqisht, ja si e njoh shokun tim të klasës Edi Rama
Edhe pse kanë kaluar rreth 40 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha, vazhdon të jetë një personazh enigmatik. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti, piktori i njohur Kosta Zhonga, që njihet ndryshe dhe si piktori i dashur i fëmijëve, rrëfen për herë të parë se ish-udhëheqësi komunist fliste pastër gjuhën greke, ndërsa solli dhe një histori me familjen e tij.

“Në 1968 Enver Hoxha me Mehmet Shehun kalonte para shtëpisë sonë shëtitje. Atëherë dilte më këmbë te Tirana e re. Sheh gjyshen time me shaminë e bardhë në kokë. Sa e pa ai i foli një greqishte të pastër. Dhe thoshte gjyshja ime, ai greqishten e fliste në mënyrë të përsosur. Gjyshja tha nuk e di se nuk e prisja që të fliste greqisht”, tregon Zhonga.

Një moment i veҫantë në jetën e tij ka qenë dhe largimi drejt Greqisë duke kërkuar strehim politik, por që dokukentet iu anulluan për shkak të përkatësisë etnike.

“Në vitin 1990 kërkova strehim politik. Më kanë pritur me dashuri të madhe policët, pasi ishte gjë e rrallë. Një polic që ishte më i madh në moshë, më pyet se sa kohë kisha se flisja greqisht: I them dy javë. Më pyet nga je dhe unë i them nga Shqipëria.  Sheh ai në pasaportë shtetësia shqiptare, kombësia greke. Po ky është grek, ҫfarë strehimi politik do ky, jepini leje qëndrimi” shprehet Kosta Zhonga.

Zhonga i përket të njëjtin brez artistësh me kryeministrin Edi Rama, madje kanë qenë dhe në klasë sëbashku.

“Pikturën e kishte, por dhe basketbollin e kishte pasion. Madje mbaj mend ka qenë 84-85 kur vjen ditën e hënë në shkollë, kishte ҫarë buzën gjatë ndeshjes se ishin përplasur kokë më kokë. Por e kishte me pasion. Luante shpesh herë basketboll dhe në shkollë dhe kemi pasur raste që kemi luajtur edhe bashkë”, nënvizon ai.

The post Kosta Zhonga: Enver Hoxha fliste rrjedhshëm greqisht, ja si e njoh shokun tim të klasës Edi Rama appeared first on Albeu.com.

FOTOT/Rezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës shijojnë pushimet luksoze në Maldive
Këngëtarja Rezarta Shkurta është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishujt Maldive.

Ajo ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku në një prej tyre shfaqet dhe në krahët e bashkëshortit të saj, Ermalit, nipin e Enver Hoxhës.

Bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vogël, Hera, Rezarta është larguar nga rutina e përditshme për të shijuar pikërisht ato çaste intime nën diellin dhe plazhin e Maldiveve.

The post FOTOT/Rezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës shijojnë pushimet luksoze në Maldive appeared first on Albeu.com.

​Sot 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha
Sot përkujtohet 33 vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Më 20 Shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.

Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale, të regjimit komunist në Shqipëri.

Rrëzimi i bustit të diktatorit, u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës, u rrëzua atë ditë të ftohtë Shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.

Kësisoj 20 Shkurti, është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare, për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej”,  bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

The post ​Sot 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha appeared first on Albeu.com.

“Një bombë atomike…!” Sekreti i madh i ish-diktatorit, ç’ndodhi në shtatorin 1954
Nga Thanas Mustaqi- Memorie.al

Enver Hoxha, ka qenë vëzhgues i një prove atomike sovjetike, që u përdor në një stërvitje ushtarake. Zbulohet për lexuesin shqiptar fakti i bujshëm, krejt i panjohur. Ai u bë publik qysh në vitin 1994 në Rusi, në përkujtim të 40-vjetorit të stërvitjeve ushtarake, në një poligon pranë Uraleve. Ngjarja bëhet edhe më intriguese, po të kihen parasysh se, askund udhëheqësi shqiptar, nuk ka folur për praninë e tij, në shpërthimin bërthamor.

Dhe pse kanë filluar të dalin të dhënat e para në mediat ruse, pas de-klasifikimit të shumë dokumenteve, ende nuk është shpalosur plotësisht, ngjarja e 14 shtatorit 1954, pasi bëhet fjalë për një stërvitje unikale, me përdorim të bombës reale, mbi 45 mijë pjesëmarrës. Këtu, gjeneral-koloneli Enver Hoxha, kreu i shtetit shqiptar, do të vinte kundërgazin dhe do të shtrihej me fytyrë nga toka, për të shmangur infektimin radioaktiv.

Ndërkohë, si rezultat i kësaj, mund të hamendësohet për shkaqet reale të sëmundjes, së shfaqur vite më vonë: diktatori ka vuajtur nga diabeti, sipas versionit zyrtar, apo pati dhe shenja të një leuçemie të ngadalshme. Pjesëmarrësit në prova, kanë nënshkruar një dokument, me betimin për të mbajtur përjetësisht të fshehtë këtë gjë, qoftë edhe para mjekëve, për pasojat që do t’u shfaqeshin. Ndoshta, edhe lideri shqiptar, e ka ruajtur betimin për sekretin e madh?!

14 shtator 1954. Në poligonin sovjetik “Tockoje” (krahina e Orenburgut) u zhvilluan stërvitje korpusi, në kushtet e një shpërthimi real bërthamor, me emrin e koduar; “Snjezhok” (Shuku i borës). Në stërvitjet e “Tockojes”, bashkëvepruan njësi, shtabe dhe reparte, të të gjitha llojeve të trupave – gjithsej deri në 45 mijë ushtarakë. Në fillim të viteve ’90-të, pas de-klasifikimit të materialeve të stërvitjeve, Ministria e Mbrojtjes e BRSS-së, (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), njoftoi se, në stërvitjet në poligonin e “Tockojes”, në vitin 1954, morën pjesë gjithsej vetëm 44-45 mijëra trupa. Megjithatë, ekspertë të pavarur, pretendojnë në ato prova bërthamore, u përfshi një numër, nga 150, deri 300 mijë vetë. Sheshin për provën e bombës, e zgjodhi personalisht, Mareshali Zhukov. Reliefi i zonës së rajonit të “Tockojes”, është pothuajse njësoj si në Gjermani – në ato zona Bashkimi Sovjetik, mendonte të përdorte armën bërthamore.

Sfondi politik

Stërvitjeve u parapriu një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave të BRSS-së, i 29 shtatorit 1953. Stërvitja e korpusit, e quajtur; “Thyerja e mbrojtjes së përgatitur taktike të armikut me përdorimin e armës atomike”, kishte edhe sfond politik – aty u ftuan si vëzhgues, ministrat e Mbrojtjes të shteteve aleate të BRSS-së. Ditën e provës së “apokalipsit” bërthamor, ushtarët dhe banorët vendas, njohën mes pjesëmarrësve, marreshallët e Bashkimit Sovjetik, Vasilevski, Rokosovski, Malinovski, Konjev, Bagramjan, Timoshenko, si edhe legjendarët; Budjoni dhe Voroshillov.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes, biri i Çapajevit, komandant brigade artilerie, Aleksander Çapajev. Këtu, një ditë para stërvitjeve, erdhën ministri sovjetik i Mbrojtjes, Bulganin së bashku me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Malenkov dhe sekretarin e parë të Komitetit Qendror, të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushov.

Midis të ftuarve, kishte ushtarakë jugosllavë dhe kinezë. Pjesëmarrësi i stërvitjeve në “Tockoje”, V.U. Fjodorov, ka shkruar se mes ushtarakëve dhe udhëheqësve të huaj, mbante mend në veçanti Enver Hoxhën – kreun e Shqipërisë dhe mareshallin Pin De-Huan, ministër kinez i Mbrojtjes. Edhe shefi i programit bërthamor sovjetik, akademiku Igor Kurçatov (“babai” i bombave atomike, me hidrogjen dhe termobërthamore sovjetike) vizitoi rajonin. Vëzhguesit e ftuar nga vendet mike në atë kohë, duhej shihnin se kishin një aleat të vetin, Bashkimin Sovjetik me një fuqi të tmerrshme në duar. Për t’u mbushur mendjen, i ftuan në pikën e komandimit, e cila ndodhej 10.5 kilometra nga epiqendra e planifikuar e shpërthimit.

Në mëngjes herët

5 ditë përpara shpërthimit atomik, të gjithë trupat u nxorën nga zona e ndaluar prej 8 kilometrash. Më 14 shtator 1954, në mëngjes, komanda supreme u vendos në pikën kryesore të vrojtimit. Atje ishin pothuajse të gjithë mareshallët e Bashkimit Sovjetik dhe llojeve të njësive, disa ministra, akademikët. Atje u sistemuan edhe delegacionet e ushtrive aleate të BRSS-së. Më 14 shtator, në mëngjes herët, komanda supreme ushtarake me në krye zv/ministrin e parë të Mbrojtjes dhe drejtuesin e stërvitjeve, mareshallin Zhukov, dolën me 40 automjete “ZIM” nga “Tockoje-2” dhe shkuan në pikën kryesore të vrojtimit.

Kur i avioni mbajtës i bombës atomike, iu afrua objektivit, Zhukovi shkoi në tribunën e hapur VIP, të stërvitjeve. Pas tij shkuan të gjithë mareshallët, gjeneralët, si dhe vëzhguesit e ftuar. Pastaj ai dhe mareshallët e akademikët, u ngjitën në kullë në krahun e djathtë të tribunës VIP. Në majtë, u vendosën delegacionet ushtrive të vendeve të kampit socialist, të kryesuara nga ministrat e Mbrojtjes.

Barkas tribuna VIP!

Tribuna e vrojtimit, ishte pajisur me mjete të ndërlidhjes me altoparlant. Zhukovi, filloi të dëgjojë raportimet mbi situatën meteorologjike në poligon. Koha ishte e kthjelltë, ishte i ngrohtë, dhe frynte një erë deri mesatare. 10 minuta para dhënies së goditjes, me sinjalin e alarmit atomik “Mollnija” (Rrufeja), të gjithë trupat e stacionuar në zonën e ndaluar (8 km.), zunë vend-strehimet, ose u shtrinë me fytyrën poshtë në llogore, hyrjet e komunikimeve, vunë kundër-gazet, mbyllën sytë, domethënë, sipas rregullores, morën masa për sigurinë personale.

Të gjithë të pranishmit, përfshirë dhe Enver Hoxhën, në pikën e vrojtimit në “Medvezhja Gora” (Mali i Ariut), 10.5 km. larg epiqendrës së shpërthimit, vunë kundër-gazet me filma mbrojtës të errët në okularë. Zhukovi dhe vëzhguesit, në çastin e shpërthimit, ndodheshin në pikën e vrojtimit. Një flakë e shndritshme, u dogji fytyrat të gjithëve. Pastaj kaluan dy goditje të fuqishme: e para nga shpërthimi i bombës, kurse e dyta – e reflektuar nga toka. Dukej që vala goditëse, shkon sipas lëvizjes së kërcejve të drithërave. Shumë të pranishmëve, u ishin shqyer kapelat, por as Zhukovi, as Konjevi, nuk shihnin prapa. Zhukovi ndiqte pa ndërprerje ecurinë dhe pasojat e shpërthimit bërthamor.

Njoftimi zyrtar në organet Ruse

Në organin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të përditshmen “Pravda”, më 17 shtator 1954, u botua një njoftim telegrafik i Agjencisë zyrtare të lajmeve TASS, me këtë përmbajtje: “Në përputhje me planin e punimeve kërkimore-shkencore, ditët e fundit në Bashkimin Sovjetik, u bë prova e një prej llojeve të armës bërthamore. Qëllimi i provës, ishte studimi i veprimit të shpërthimit atomik. Gjatë provës, u përftuan rezultate të vlefshme, të cilat do të ndihmojnë shkencëtarët dhe inxhinierët sovjetikë, të zgjidhin me sukses detyrat e mbrojtjes nga një sulm atomik”.

Lajmi bëri xhiron e botës, pasi Lufta e Ftohtë, mund të shndërrohej në një konflikt bërthamor. Por njoftimi nuk jep as fuqinë e bombës, as emrin e poligonit. Për hollësitë e shpërthimit atomik në BRSS-në, në poligonin e “Tockojes”, deri në vitin 2004, pak njerëz dinin në Rusi. Ky boshllëk në njëfarë mase, u mbush nga libri “Për hir të Atdheut. Shpërthimi atomik i “Tockojes” (titulli në origjinalin rusisht “Radi Oteçestva. Tockij atomnij vzriv”). Autorët-hartues P. Lapajev, P. Mazin dhe M. Lapajeva, kanë përmbledhur artikuj të botuar më parë dhe deklarime të pjesëmarrësve të stërvitjeve, tregime dëshmitarësh.

Disa dokumente kanë mundur të rikrijojnë tablonë e eksperimentit të parë dhe të vetëm në historinë e njerëzimit, me përdorimin e bombës atomike në stërvitjet ushtarake dhe në lokalitete me popullsi të dendur. Fuqia e deklaruar e bombës, ishte 40 kiloton, edhe pse ekspertë të pavarur, e konsiderojnë këtë shifër tejet të zvogëluar dhe e vlerësojnë fuqinë e shpërthimit, jo më pak se 100 kiloton (rreth 8 herë më të madhe se fuqia e bombës, që hodhën amerikanët në Hiroshima). Përmbledhja u botua në Orenburg, atje ku u bë ky eksperiment. Por vetëm një tirazh të vogël – gjithsej 1 mijë kopje.

Përgatitja

Në fillim të vitit 1954, me një vendim sekret të Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të BRSS-së, Mareshalit N. A. Bulganin, u planifikua të zhvilloheshin stërvitje sekrete trupash të korpuseve, me përdorim real të armës atomike, në poligonin “Tockoje”, të qarkut ushtarak të Uraleve të Jugut. Drejtimi i stërvitjes, iu ngarkua mareshalit G. K. Zhukov. Për këtë qëllim, u krijua një shtab për marrjen e masave. Ende edhe sot, mbetet mister përse u vendos përdorimi i armës atomike, me pjesëmarrjen e një numri të madh trupash dhe teknike, në një rajon të begatë e me popullsi të dendur, në qendër të vendit, 1.200 km. nga Moska?!

Në pranverën e vitit 1954, një grup rikonjicioni, bëri vlerësimin e poligonit të “Tockojes”, të vendosur mes Samarës dhe Orenburgut. U tha se ishte i përshtatshëm, për kushtet e sigurisë për stërvitje. Bomba atomike, me fuqi të rendit, 40-50 kiloton, ekuivalentë tritoli, shpërthim i së cilës, ishte menduar të realizohej gjatë stërvitjeve, u provua paraprakisht në poligonin e Semipalatinskut, në gjysmëshkretëtirën e Kazakistanit. Pikërisht atje, në vitin 1949, u bë prova e parë e ngarkesës atomike, të quajtur RDS (Rossija dellajet sama – Rusia e bën vetë).

Tani radha i erdhi kampit më të vjetër ushtarak të “Tockojes”. Sipërfaqja e tij në vitin 1954, ishte më shumë se 60 mijë ha. Poligoni i artilerisë, ishte i pajisur për kryerjen e provave të llojeve të ndryshme të mjeteve dhe teknikës luftarake. Poligoni ndodhej, 200 km. nga Orenburgu, 260 – nga Samara, 50 – nga Buzuluku. Gjithsej në këtë rajon, në një rreze 70 km. nga epiqendra e shpërthimit në vitin 1954, kanë qenë më shumë se 500 fshatra dhe lokalitete, me një popullsi mbi 300 mijë banorë.

Sistem i trefishtë kontrolli

Të gjitha përgatitjet u kryen në një regjim sekreti rigoroz. Gjithë korrespondenca e personelit, iu nënshtrua censurës ushtarake. Në poligon dhe në garnizonin e “Tockojes”, u krijua një sistem i trefishtë i sigurt regjimi kontrolli dhe lejekalimi për lëvizjen e njerëzve e teknikës në zonën e ndaluar dhe anasjelltas. Pjesëmarrësve iu mor firma, për ruajtjen e sekretit për 25 vjet. Por kjo gjë, më vonë shkaktoi tragjedi të shumta. Njerëzit e sëmurë pas shpërthimit, nuk mund t’u tregonin mjekëve për shkaqet e vërteta të sëmundjes, kurse mjekë, me sëmundje të këtij lloji, nuk takonin.

Për këtë arsye, pjesëmarrës të shumtë në stërvitje, banorë vendas, vdiqën të rinj, edhe pse u bë punë sqaruese me popullsinë, që banonte 20 km. nga epiqendra e planifikuar e shpërthimit atomik. Banorët e kësaj zone u shpërngulën dhe u vendosën në vende të tjera. Për ata u ndërtuan shtëpi, u kompensuan humbjet e pasurisë. Por, sikurse vë në dukje ish-shefi i rajonit të Punëve të Brendshme të “Tockojes”, “me sa duket, qeveria dhe lidershipi ushtarak, besonin se përtej kësaj distance, nuk do të ndodhte asgjë e tmerrshme. Prandaj, banorët e vend-banimeve, 30-70 kilometra nga epiqendra, nuk dinin asgjë, dhe si rezultat u verbuan nga flaka e shndritshme, ndien valën e shpërthimit”. Sigurisht, bëri punën e vet dhe ndotja radioaktive e mjedisit përreth.

Shpërthimi

Në orën 9 e 20 minuta, aeroplani bombë-mbajtës i shoqëruar nga dy bombardues “Il-28” dhe tre gjuajtës “MiG-17” fluturoi mbi territorin e poligonit të “Tockojes” dhe e bëri uljen e parë për zbulimin e objektivit. Pasi u bind për saktësinë e të gjitha llogaritjeve, sipas orientuesve tokësorë, komandanti, major Vasilij Kutorçev, e drejtoi avionin nëpër korridorin e përcaktuar dhe në uljen e dytë, shkoi në kursin luftarak. Komandanti i raportoi Zhukovit: “Objektin e shoh”.

Zhukovi dha urdhër, me radio: “Kryeni detyrën”. Përgjigja ishte: “Po e asgjësoj, e hodha”. Kështu, në orën 9 e 33 minuta, ekuipazhit i aeroplanit mbajtës të bombës, me shpejtësi prej afro 900 km. në orë. nga një lartësi 8 mijë metrash. bëri hedhjen e bombës atomike. me peshë 5 tonë, me fuqi prej 40-50 kiloton. Pas 45 sekondave. në lartësinë 358 metra nga toka. ndodhi shpërthimi me shmangie nga katrori i shënuar. prej 280 metra.

Fundi i botës

Në çastin e shpërthimit të guaskës së trashë prej çeliku të bombës, u shkaktua një zhurmë e fortë shurdhuese, pastaj – një flakërimë verbuese, në formën e një sfere të zjarrtë. Trysnia super – e lartë, disa trilionë atmosferë që u shkaktua, shtypi rreth vetes, hapësirën ajrore të mjedisit, si pasojë në qendër të sferës, u shkaktua vakum. Njëkohësisht, u krijua një temperaturë super-e lartë, nga 8 deri në 25 mijë grade, me rrezatim super-të lartë në ajër, sipërfaqe dhe tokë, temperaturë që depërtonte kudo dhe që ndodh vetëm një herë. Lënda shpërthyese në bombë, u shndërrua në plazmë dhe u shpërnda në drejtime të ndryshme. Në vrimën vakum, që u formua nga sipërfaqja e tokës, u ngritën përpjetë, pemë të shkulura me gjithë rrënjë, trualli tokësor me bimësinë e gjallë, pluhur dhe blozë, që peshonin disa mijëra tonë.

Si rezultat, u formua kërcelli i kërpudhës bërthamore, me diametër 2.5 – 3 km. Në këtë kohë, për njerëzit dhe kafshët, u bë e vështirë të merrnin frymë. Njëkohësisht, në qendër të shpërthimit, u formua një valë goditëse, me fuqi të madhe. Ajo goditi avionin bombë-mbajtës dhe avionët që e shoqëronin. Avionët i flaku lart, deri në 50-60 metra, ndonëse tashmë ishin larguar 10 kilometra, nga vendi i shpërthimit. Vala goditëse zanore, lëkundi sipërfaqen e tokës, në një rreze deri 70 kilometra, fillimisht në njërën, pastaj në anë tjetër. Lëkundja e tokës, në rreze 20 kilometra nga epiqendra e shpërthimit, ishte e barabartë, me lëkundjet që sjell një tërmet 6-9 ballë. Në këtë kohë, në qendër të shpërthimit, në lartësinë 358 metra, vazhdonte reaksioni.

Fillimisht rreth sferës së zjarrtë, u formua një re e vogël përdredhëse, me ngjyrë të bardhë në gri. Ajo nisi të shndërrohej në “kësulë” të stërmadhe kërpudhe, duke u rritur me shpejtësi, si të ishte përbindësh gjigant. Në të “notonin” pemë tri pashë të gjera, të ngritura lart. Kësula e kërpudhës, shkëlqente me ngjyra të ndryshme dhe në lartësinë 1.5 – 3 km. diametri i saj arriti në 3-5 km. Pastaj ajo u bë e bardhë në gri, u ngjit deri 10 km. dhe filloi të largohej në lindje. me shpejtësi 90 km./h. Në tokë, në rreze 3 km. nga epiqendra, lindi një uragan i zjarrtë, i cili shkaktoi zjarre të fuqishme. në rreze 11 km. nga shpërthimi. Për shkak të rrezatimit, filloi infektimi radioaktiv i ajrit, tokës, ujit, kafshëve eksperimentale, teknikës dhe, më e rëndësishmja, i njerëzve.

Pjesëmarrja gjigante

Drejtpërdrejt, në stërvitjet atomike sovjetike të 14 shtatorit 1954, morën pjesë më shumë se 45 mijëra ushtarë dhe oficerë, 600 tanke dhe AVL (artileri vetëlëvizëse), 500 topa dhe mortaja reaktive, 6.000 njësi, të teknikës së autotraktorëve, një numër i madh mjetesh, të ndërlidhjes dhe logjistikës, 3 divizione të forcave ushtarake ajrore, me 320 avionë “IL-28”, “MiG-15” dhe “MiG-17”. Pikërisht atëherë, për herë të parë, u shfaqën tanket e reja “T-54”, makinat e reja “GAZ-69”. Më në fund, për oficerët u fut uniforma fushore prej leshi, pelerine, etj. Të gjitha këto, u planifikuan të kontrolloheshin gjatë stërvitjeve.

Në një rreze 300 m. – 2.5 km. nga epiqendra e paramenduar e shpërthimit, ishin vendosur teknikë luftarake, tanke “IP”, “KV”, “T-34”, “T-54”, automjete, topa dhe armatim tjetër. Si në vend-strehime, ashtu dhe jashtë tyre, ishin vendosur avionë të konstruksioneve nga më të rejat, deri dhe të vjetra. Në transhe, u shpërndanë 2 mijë manekinë, të ushtarëve me armë dhe predha. Për testet u sollën 40 kuaj, 40 dema, disa dhjetëra krerë bagëti, 400 dele, të cilat u shpërndanë në hendeklidhje, vend-strehime, terrenin e hapur, avionë dhe teknikën e blinduar. U përdorën për testim dhe kafshë të tjera: majmunë, minj, lepuj, shtazë dhe zogj, që kishin si habitat, territorin e poligonit.

The post “Një bombë atomike…!” Sekreti i madh i ish-diktatorit, ç’ndodhi në shtatorin 1954 appeared first on Albeu.com.

Berisha: Keni ndarë paratë publike me krimin. Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti, ke frikë të shkosh në SPAK
Seanca plenare e ditës së sotme ëhstë shoqëruar me tone të ashpra dhe akuza të forta mes deputetëve të mazhoracës dhe atyre të opozitës.

Në sallë nuk kanë munguar akuzat e forta nga ana e opozitës duke akuzuar ministrat e qeverisë Rama për korrupsion, duke ju referuar edhe raportit të fundit për ndërprerjen e fondeve të BE për Bujqësinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministret e qeverisë si të korruptuara, duke theksuar se MInistrja e Bujqësisë dhe zv.kryeministrja kanë ndarë para pulike me krimin.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila e ka akuzuar Berishën si njeriun që shiti Shqipërinë.

Pjesë nga debati:

Berisha: Reagoi sepse vetë është stërgugale, reagoi vetë sepse ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Reagoi se kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 km për të vjedhur në çdo kilometër. Kjo është ministrja që ndërton 22-24 mln euro rrugën.

Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh dhe këtu do të jesh. Po bëre mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Por ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Po çfarë është kjo more, ai thotë se kam gjetur 18 miliardë abuzime me qiratë, kjo vjen e bën avokatinë e saj. Po se të djeg ty se edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme edhe me qiratë, ndoshta.

Por kjo është e cituar aty, çfarë do të thotë kjo. Ka ardhur një raport këtu apo jo, ai raport është me shifra, është me miliarda, ai raport flet për 138 miliardë. Po merre e shikoje njëherë, me të gjitha shpërdorimet, të gjitha format.

Po sa është me Tatimet e doganat, më thoni ju mua, është 108 miliardë. Po se e paskam gabim, apo se nuk ju intereson. Po sa është tek pylli orbital, sa janë 1 milionë pemë të Erion Veliajt.

Balluku: Qerat me 1 euro i ke shpikur ti me nismën Shqipëria 1 euro. Madje i vure Shqipërisë një tabelë shitjeje 1 euro. Ti nuk më bën mua asnjëlloj përshtypjeje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd, dhe ti nuk më bën përshtypje. Unë jam e mbijetuara e sistemit të Enver Hoxhes ti nuk më bën fare përshtypje. Akuzat çojini në SPAK por ti ke frikë t’i afrohesh.

The post Berisha: Keni ndarë paratë publike me krimin. Balluku: Mua nuk më trembi shefi jot Enver Hoxha jo ti, ke frikë të shkosh në SPAK appeared first on Albeu.com.

Një rrrëfim ndryshe nga bilbili i muzikës popullore: Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit
Paro Ziflaj, këngëtare e njohur e polifonisë dhe muzikës popullore, ka rrëfyer në “Vila 24” fillimet e daljes së saj në skenë dhe performancën para Enver Hoxhës ku së bashku me grupin e saj i kënduan këngën “rrofsh sa mosh e kësaj toke”.

Ajo tregon emocionet që e shoqëronin gjatë kësaj performance, pasi, siç shprehet, nëse do të bëje një gabim, akuza do të ishte se “gabimi ishte bërë me qëllim”.

Ka vende që janë larg dhe nuk shkon nëpër koncerte?

Paro: Ka vende që janë larg. Edhe pagesat nuk janë të mëdha që të të joshin. Ne nuk rendim pas pagesave, por kjo është punë, lodhesh. Nuk është tralala. Puna fillon që nga përgatitja e valixhes, këpucët, fustani, çfarë të veshësh. Ka gjëra që të stresojnë. Sa më shumë të njihesh në publik, aq më shumë përgjegjësi ke.

Si ishte ai momenti kur t’u besua kënga “rrofsh sa mosh e kësaj toke”. Kënga e kënduar në prezencë të tij pak para se të ndahej nga jeta?

Paro: Në 1983 e kënduam ne këngën. Ne bënim prova si gjithmonë. Tekstin e ndërtuan disa poetë se atëherë ishte kulti i individit, kush e kush të këndonte për Enverin. Të gjitha rrethet bënin këngë për Enverin dhe mendonin se do të merrnin çmime se kështu ishte koha. Ne bënim prova 3 muaj para se të shkonim në festivale. Kompozimin e bënim vetë. Kur bënim provat, ishte këngë e zakonshme. Kur shkuam në festivalin e Gjirokastrës ku ishte mbushur kalaja, u ngritën në këmbë. Ne thamë “paskemi qenë të mirë ne”. Këngët fituese i sillnin në Tiranë, në koncertin qeveritar. Aty kishim rastin që ishte edhe Enver Hoxha./albeu.com/

The post Një rrrëfim ndryshe nga bilbili i muzikës popullore: Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky
“Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”,kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat.

I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Lidhur me këtë, Vuciç ka thënë se po nderohet një “kriminel nazist”, raporton “Kossev”.

Vuçiç ka thënë po ashtu se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymir Zelensky.

“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës me pak Zelensky. Prandaj thotë se “Vuciq është Putni i vogël”, tha Vuçiç.

The post Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky appeared first on Albeu.com.

“Rama me metodat e Enver Hoxhës”, Berisha: Ai mbledh kryesinë dhe emëron kryetarët e degëve
Partia Demokrtatike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar të partisë.

Kryetari i saj Sali Berisha tha se ky vit ishte një vit i vështirë për PD-në ndërsa ka komentuar edhe zgjedhjet e kryetarëve nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka theksuar se Rama po përdor metodat e Enver Hoxhës duke mbledhur kryesinë dhe duke caktuar dhe emëruar kryetarët e degëve.

Berisha: Primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që PD ka sjellë nga themelimi, gjer sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre, ato mbeten një zhvillim historik jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do të shqyrtohet, analizohet, pasqyrohet në praktikën tonë. Ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë.

Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë, thotë Rama. Po çfarë metode, ajo është metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bëntë, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve.

Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet./albeu.com

The post “Rama me metodat e Enver Hoxhës”, Berisha: Ai mbledh kryesinë dhe emëron kryetarët e degëve appeared first on Albeu.com.

“Me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari”, Rama flet sërish për ujin në Dibër: PD nuk bëri asgjë, sot dibranët furnizohen 24 orë
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me dollinë që griti me ujë në Dibër, ku e kanë krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Në postimin e tij, Rama tha se as nuk i ka shkuar në mendje Enver Hoxha kur ka ngritur dolli, ndërsa shtoi se me të i ka mbyllur hesapet e patra,

Sa i takon PD-së, Rama tha që “ jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësve dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme”.

Postimi i plotë i Ramës:

DY FJALË PËR UJIN NË DIBËR, që ka ardhur me pikatore, 2 deri 4 orë në ditë, qysh në kohë të komunizmit e këtej mbrapa po e po.

Ne nisëm në krye të herës një reformë dhe bëmë një plan investimesh për ujin e pijshëm 24 orë. Mandati i parë ishte dalje nga gropa e thellë e borxheve dhe kusureve të Partisë së Rublave. Investimet për ujin ecën, por me ngadalësi – akoma më ngadalë në bashkitë e rublaxhinjve. Mandatin e dytë u rrit ndjeshëm ritmi edhe falë largimit të ujëthithësve të LSI nga prehri ynë, deri kur erdhën me radhë tërmeti e pandemia, që diktuan përsëri ngadalësim të këtyre investimeve. Puna sidoqoftë vazhdoi pa ndërprerje dhe harta e mbuluar me ujë 24 vazhdoi të zgjerohet.

Bashkia Dibër e nisi para disa ditësh furnizimin me 24 orë ujë të 36 mijë abonentëve, ndërkohë që deri në pranverë, do të mbulohet me ujë 24 orë edhe Bashkia Mat, ku furnizimi i ujit të pijshëm qysh në kohë të komunizmit ka qenë 1 deri 2 orë në ditë.

Natyrisht që do të kishte qenë mirë të mos e kishim pasur ujin e pijshëm problem për zgjidhje në dekadën e dytë të shekullit 21. Por, sinqerisht, nuk i kuptoj disa që shajnë e mallkojnë me tërbim sa herë flitet e punohet për ujin e pijshëm, a thua se ne po ia presim ujin popullit dhe jo po ia çojmë përditë e më shumë në çezëm, nga Veriu në Jug, falë investimesh masive e një pune të mundimshme plot pengesa!

Disa që bëjnë interesantin kundër të gjithëve, thonë mallkuar PS e PD që merren akoma me ujin, kur bota merret me Hënën e me Marsin! Po si qenka njësoj PS, e cila me qeverisjen e saj po e mbyll, hap pas hapi, plagën shekullore të mungesës së ujit të pishëm, me PD që jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësave dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme(?)! Dhe më falni po çfarë faji kemi ne konkretisht, që e trashëguam një plagë të tillë nga shekujt, apo mos vallë duhet të na vijë turp pse po e kurojmë dhe po e shërojmë hap pas hapi(?)!

Disa të tjerë shajnë në tym pse unë ngrita një shëndet me ujë dje në Dibër, jo Enveri, jo komunizmi, jo tërrci-vërrci! Po që të jemi shumë të qartë, e para ujë të pishëm 24 orë nuk ka pasur në shumë e shumë zona të Shqipërisë, përfshirë edhe Dibrën,  as në kohën e Enverit dhe e dyta, kur unë ngre shëndet me ujë as më shkon mendja hiç tek Enveri, se me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari fare në këtë vend, kur fola publikisht kundër tij e kërkova lirimin e të burgosurve politikë bashkë me Ardian Klosin, teksa të tjerët, me Hienën Nongrata në krye nuk bëzanin për shokun Enver dhe i quanin të burgosurit politikë “llumi i shoqërisë”.

Ka edhe disa që thonë mos u merr me ata që shajnë e mallkojnë. Po në fakt unë s’u mora me ta këtu, po u mora me vetë faktin që tregon ndryshimin e madh mes PS, e cila po realizon hap pas hapi, planin e vonuar me shekuj për Ujin 24 orë dhe Aleancës së Rublave, partira, pëdëra e lirira, kanale e portale, të cilat derdhin përditë në veshët e shqiptarëve ujrat e zeza të urrejtjes së tyre, e hedhin përditë në sytë e shqiptarëve baltën e zezë të ligësisë së tyre.

Sa për atë krahasimin me Enverin, gëzuar edhe një herë Dibra! Me Ujë 24 orë./albu.com

The post “Me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari”, Rama flet sërish për ujin në Dibër: PD nuk bëri asgjë, sot dibranët furnizohen 24 orë appeared first on Albeu.com.