ENVER DIVA Archives - Albeu.com

Enver Diva bën deklaratën e fortë në GJKKO: Kam incizime që Nuredin Dumani është takuar me deputetë
Ditën e sotme, është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku ka patur tensione dhe debate të forta.

Një prej të akuzuarve në këtë dosje, Enver Diva, gjatë një momenti tensioni në seancë ka deklaruar se disponon prova që Nuredin Dumani, ka bashkëpunuar me drejtësinë për të futur në burg miqtë e Talo Çelës, si dhe se ai është takuar me deputetë dhe gjyqtarë.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për ta takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, – ka deklaruar Enver Diva.

Në një seancë të mëparshme, Enver Diva, ka akuzuar Nuredin Dumanin, se është paguar nga dy biznesmenë dhe dy deputetë për të vrarë Talo Çelën.

“Cilët kanë qenë ata deputetë dhe biznesmenë që ke ardhur ke takuar me mua. Kanë ardhur 2 biznesmene dhe 2 deputetë dhe kanë thënë ‘gjallë a vdek e duam të vrarë Talo Celën’ dhe i kanë dhënë një çantë me lekë? Le t’i thotë ky”, – ka deklaruar Diva.

Tensionet e sotme u shkaktuan në seancë, pasi Nuredin Dumani, po rrëfente vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Dumani përshkroi takimet e tij me Henrik Hoxhajn dhe Festim Qolin, duke shpjeguar organizimin e atentatit dhe pagesat e kryera për ekzekutimin e Shkozës.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Festim Qoli më kishte folur për të kur dola nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë, nuk e mbaj mend saktësisht. Unë isha arrestuar për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Kur dola nga burgu, i thashë Festimit për një shef policie të komisariatit numër 6, i cili më kishte goditur disa herë kur isha arrestuar. Më pas, mora vesh që ai ishte vrarë. I thashë Festimit: ‘Mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot”, tha Dumani

Dumani shpjegoi se në takimin e parë me Henrik Hoxhajn në hotelin “Diplomat” në Tiranë, u diskutua për atentatin që do të ndodhte.

“Në atë kohë, Festim Qoli ishte në kërkim për vrasjen e Elvis Dedës. Në takimin mes meje dhe Henrik Hoxhës në Tiranë, te hoteli ‘Diplomat’, kemi bërë muhabet për atentatin që do të ndodhte. Të tre jemi takuar edhe në ditëlindjen e Festim Qolit, por unë nuk kam bërë asnjë bisedë me Henrikun atë natë sepse ai ishte tapë. Në takimin e dytë, unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë, në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hoteli ‘Diplomat’ dhe qëndruam aty rreth një orë e 30-40 minuta. Pas kësaj, shkuam te një dyqan pas ‘Tajvanit’, ku shiteshin telefona të inkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për një telefon të tillë. Unë kisha një telefon të inkriptuar me kodin ‘Covid19’. Më pas, më tha: ‘Do vish, do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës.’ Personi tjetër që do të përfshihej ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun për këtë. Elios i premtova 35 mijë euro për pjesëmarrjen në vrasje”, tha ai.

Sipas Dumanit, në atentatin ndaj Shkozës, ishin të përfshirë edhe Klevis Alla dhe Asllan Plaku, ku Alla kishte rolin e informatorit.

“Klevis Alla, ditën e ngjarjes, ka ardhur disa herë te shtëpia ime. Ishte koha e pandemisë dhe ai vinte e shkonte shpesh. E kishim planifikuar atentatin edhe një ditë më parë, por nuk u realizua sepse na u prish makina. Disa ditë para vrasjes fola me Klevis Allën dhe i tregova planin. Dorjan Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur kurrë ndonjë konflikt fizik, as unë, as vëllai im, Dashnori. Eljo Bitri qëndroi te shtëpia ime para vrasjes së Dorjan Shkozës, madje ka fjetur aty për dy-tre ditë. Ishte koha e Covidit dhe nuk mund të lëvizte lirisht nga Elbasani”, tha Dumani.

Dumani deklaroi gjithashtu, se e njihte Eljo Bitrin që nga viti 2013-2014 dhe se kishin kryer një grabitje së bashku në vitin 2017 në një fshat të Beratit.

The post Enver Diva bën deklaratën e fortë në GJKKO: Kam incizime që Nuredin Dumani është takuar me deputetë appeared first on Albeu.com.

Debate të forta në gjyq/ Nuredin Dumani “shpërthen” ndaj të pandehurve: Do t’jua ha hallvën të gjithëve…
Ditën e sotme, në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes të të pandehurve të tjerë.

Raportohet se në sallë ka pasur debate, ndërkohë që Dumani ka deklaruar “Do t’jua ha unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua”, pas debatit me të pandehurit e tjerë.

Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë” ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.

Pyetjet janë kryer nga avokati Ilia Ilia.

ZHVILLIMET NË SEANCË

Avokati: Në çfarë rrethane jeni njohur me Agron Qolin.

Nuredin Dumani: “E kam pas komshi dhe pas kemi qenë dhe miq nga viti 2002-2003. Me Agronin kemi pas marrëdhënie shumë të mirë. Agroni punonte në ndërtim. Agroni di që ka qenë ndërtues Enea Prifti. Petrit Qoli e di që ka qenë ndërtues pallati dhe Agroni punëtor”.

Agroni rrinte te lokali i Festim Qolit kur ishte në Nishtullë. Me Festimin diskutonim shumë gjëra dhe më tregonte respekt për Agronin. Enea Prifi, ka shumë shokë dy vëllezërit Qoli.

Enver Diva dhe Besian Xhixha: “Mos u mërzit, dardha e ka bishtin mbrapa. Do e shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit. Çfarë është ai, pse rren”?

The post Debate të forta në gjyq/ Nuredin Dumani “shpërthen” ndaj të pandehurve: Do t’jua ha hallvën të gjithëve… appeared first on Albeu.com.

Debate të forta në gjyq mes Nuredin Dumanit, Gentian Sharrës e Enver Divës
I penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani, dhe Gentian Sharra, i pandehur për grabitje, kanë dhënë dëshmi të kundërta për një grabitje të ndodhur në vitin 2018 në Elbasan.

Gjatë ballafaqimit të zhvilluar në gjykatë, Dumani ka treguar se së bashku me grupin e tij, i përbërë nga Talo Cela, Ilirjan Fecci, Gentian Sharra dhe të tjerë, kishin organizuar një grabitje në lagjen e Elbasanit, ku viktima ishte një kambist.

Dumani ka përshkruar se grabitja ka ndodhur pas faljes së namazit, gjatë muajit të Ramazanit, kur kambistët po dilnin nga xhamia.

Sipas tij, ai kishte përdorur armë dhe kishte qëlluar kambistin, fillimisht në gjoks dhe pastaj në këmbë, duke marrë një shumë prej 17-20 milionë lekësh.

Ai theksoi se shuma e grabitur ishte ndarë në mënyrë të barabartë mes anëtarëve të grupit, duke përmendur se edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela, ishin përfshirë në këtë vjedhje.

Debati mes Dumanit dhe Sharrës, u përqendrua në disa kontradikta për detajet e ngjarjes, ndërsa avokati i Dumanit kërkoi të sqaronte aspektet procedurale të procesit.

Sharra, nga ana tjetër, theksoi se në disa deklarata të mëparshme të Dumanit kishte pasur kundërthënie, duke kërkuar që ato të merren parasysh në procesin gjyqësor.

Ky ballafaqim, është një tjetër hap në hetimet për aktivitetet kriminale të grupit dhe mund të sjellë zhvillime të mëtejshme në procesin e drejtësisë.

Gentian Sharra: “Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani”.

Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?

Dumani: “Po kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Cela, Gentian Sharra, dhe Ilirjan Fecci. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Fecci lëvizte me një BMË seri 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri”.

Kur ka ndodhur vjedhja?

Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: “Rroba, të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Fecci ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feccit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës”.

Cila është shuma që grabitet?

Dumani: “Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë, secili nga 5″.

Gentian Sharra: “Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashkë janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor. Ndërhyn prokuroria, krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedurial”.

Dumani: “Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blerë shtëpi”.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Dumani: “S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më”.

Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen, ka frikë se janë mediat aty.

Në Elbasan, ke kryer grabitje tjetër?

Dumani: “Mesa mbaj mend, unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush të gjen grabitje, e studion zonën e tjera dhe krijon siguri se sa para ka me vete “viktima”, por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete, se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin”.

Avokati: E kuptova.

Dumani: Faleminderit.

Batuta mes avokatit dhe të penduarit.

Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm, sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pashë një person që po shkonte në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre, gjithashtu kambistët dolën në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks.

Ardian Collaku, nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të orientohej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Celës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte benzinë në portobagazh, vishnje.

Pasi doli kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur, i kam thënë ulë në tokë, dhe më tha “gjuaj”. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose 2 herë në gjoks dhe një herë në kupën e gjurit, mesa mbaj mend në gjurin e djathtë. Pasi morëm paratë, jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milion lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Cela.

The post Debate të forta në gjyq mes Nuredin Dumanit, Gentian Sharrës e Enver Divës appeared first on Albeu.com.

“Shko prit Enverin dhe Besin…”, porosia e fundit në SKY e Dumanit për Klevis Kapllanin para se ta vrisnin
Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani.

Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t’i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha. Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Por me sa duket, teksa Dumani fliste në “Sky” me mikun e tij Klevis Kapllani për ti mbajtur makinën në oborrin e shtëpisë, nga ana tjetër grupi rival po atë ditë kishte vendosur të vriste Klevis Kapllanin.

Në dëshminë e tij të treguar dy vjet pas kësaj ngjarje të rëndë, Nuredin Dumani ka treguar se:

”…gjatë kohës që Klevis Kapllani ishte te lokali i Nel Godinit dhe unë po komunikoja me të nëpërmjet aplikacionit “Sky” ai i shqësuar më dërgoi foton e vëllait të Seit Manhasës, të cilin e kishtë parë disa herë atë ditë të hynte dhe dilte te rrugica pranë lokalit, madje kishte hyre edhe në lokal…”.

Sipas tij prania e vëllait të Seit Manahasës në terenin ku ndodhej dhe Klevis Kapllani, tregon se 33-vjeçari ka qënë në ndjekje e sipër deri në momentin e vrasjes në orët e vona të natës, vetëm 200 metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj.

Dumani tregon se lajmin për vrasjen e Klevis Kapllanit e ka marë nga Enver Diva dhe Besian Xhixha, të cilët po shkonin në banesën e viktimës për të lënë makinën që do përdorej në atentat ndaj Dine Çamit dhe Bujar Çelës.

Diva dhe Xhixha gjetën të pajetë në makinën “Fiat Punto”, Klevis Kapllanin, i cili ishte personi që kishte fshehur armën “TT” në servisin e Manahasëve, armë kjo me të cilën është vrarë Emiljano Ramazani.

“…shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë, nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisin për të më dëmtuar mua, pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve”.

Më tej Nuredin Dumani ka treguar para oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK,se:

”…një ditë para se të vritej Klevis Kapllani, unë bashkë me Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Klevis Kapllanin, kemi drekuar buzë plazhit në Vilëbashtovës. Atë ditë i kërkova Klevisit, që të më mbante te shtëpia e tij një makinë për dy ose tre ditë, por nuk i tregova se për çfarë e doja atë makinë. Faktikisht unë e doja pasi bashkë me Erjon Alibej, kishim diskutuar të vrisnim Dine Çamin dhe Bujar Çelën…”.

Ndërsa ditën kur është vrarë Klevisi, Dumani ka biseduar nëpërmjet aplikacionit “Sky”, duke i thënë Kapllanit se sonte në darkë do të sjell një makinë. Makinën po e çonin Enver Diva dhe Bes Xhixha, me të cilët ai komunikonte dhe i orientonte vazhdimisht me aplikacionin “Sky”.

“…unë vetë në atë kohë qëndroja në Elbasan në një lagje pranë një parku të madh dhe një shkolle. Qëndroja në katin e 5 të një pallati te markata e fruta perimeve me pakicë. Në këtë godinë kisha një apartament për të cilin pagesa ndaj ndërtuesit ishte paguar nga Erjon Alibej në shumën prej 98.000 Euro, bashkë me dy garazhe të përbashkëta (të pa ndarë me mure). Këtë pagesë unë do ia shlyeja Erjonit në vijim nëpërmjet punëve të përbashkëta që do të kisha me të. S’qaroj se, migjëthëse është kryer pagesa për apartamenti dhe garazhet, ato janë akoma në emër të ndërtuesit i cili e ka emrin Sajmir, mbiemrin nuk ia di…”- ka treguar Nuredin Dumani.

Vetëm pak orë para se të vritej Klevis Kapllani, rreth orës 20:01 ose 21:01 e darkës, Dumani informohet nga Besian Xhixha dhe Enver Diva se ishin diku në afërsi të Kavajës dhe se po sillnin makinën që ishte e vjedhur dhe që e kishin marrë nga Soni Reçi.

Benzi ka patur targa serbe, por Soni Reçi i kërkonte 7000 Euro. Unë nuk kam patur ndonjë marrdhënie me Reçin dhe nuk e bleva makinën. E mora e përdora dhe ia ktheva sërisht, duke mos e përdorur në asnjë ngjarje.

“…unë i shkruajta Klevis Kapllanit të cilin e pyeta se ku ndodhej?

Ai më tha se:”…ishte bashkë me disa persona të tjerë duke pirë dhe lozur domino te lokali i Nel Godinit në Sinaballaj.

I thashë: ”…nisu shko te shtëpia se po vijnë çunat (Besi dhe Enveri) po sjellin makinën.

Ai më tha: Po, direkt….

Disa minuta më pas më tha: Tani jam këtu te kthesa ku futesh te lagjja (rruga afër shtëpisë aty ku është gjetur i vrarë).

Unë i thashë: Ok….

Nga ana tjetër Nuredin Dumani i shkruajti Besit dhe Enverit duke i thënë se:”…Klevisi po ju pret te shtepia…”.

Më tej Dumani ka treguar për oficerët se: ”…i shkruaja më pas Klevisit por nuk më përgjigjej. Pas pak minutash Enveri, më dërgoi mesazh zanorë duke më thënë se:”…Klevisin e kishin gjetur të vrarë në makinën e tij “Fiat Punto…”. Menjëherë pasi mora këtë lajm zbrita poshtë pasi aty kisha një audi A-6 ngjyrë e zezë me portobagazh dhe u nisa në drejtim të vendit ku ishte vrarë Klevisi, pasi isha shumë i shqetësuar. Kur shkova atje, Enveri dhe Besiani, kishin ikur. Shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë. Nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisin për të më dëmtuar mua. Pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve. Më pas ika deri në Rrogozhinë dhe u ktheva për në Elbasan”.

The post “Shko prit Enverin dhe Besin…”, porosia e fundit në SKY e Dumanit për Klevis Kapllanin para se ta vrisnin appeared first on Albeu.com.

Vrasja me pagesë e vëllezërve Haxhia në Durrës, Gjykata lë në burg Enver Divën e Besmir Xhixhën
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën arrest në burg Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të arrestuar me urdhër të SPAK dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në 2020 në Durrës.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela.

Por infektimi me covid 19 te Enver Divës, bëri që të dështonte plani i parë, duke detyruar Çelën dhe Dumanin të kryenin vetë ngjarjen duke implikuar edhe tashmë bashkëpunëtorin e Drejtësisë Klevis Allën.

Ka qenë ky i fundit që zbardhi planin e grupit dhe motivin e vrasjes, që lidhej me vlerat monetare të grabitura në Rinas.

The post Vrasja me pagesë e vëllezërve Haxhia në Durrës, Gjykata lë në burg Enver Divën e Besmir Xhixhën appeared first on Albeu.com.

Atentati që u mori jetën vëllezërve Haxhia, zbardhet arrestimi i dy bashkëpunëtorëve dhe roli i tyre (VIDEO)
“Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër)…”

Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të arrestimit të dy shtetasve të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në vitin 2020. Policia bën me dije se shtetasit Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë siguruar mjetet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vazhdimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

The post Atentati që u mori jetën vëllezërve Haxhia, zbardhet arrestimi i dy bashkëpunëtorëve dhe roli i tyre (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Grabitje me armë e arratisje nga burgu, si COVID-19 i prishi planet vrasësit me pagesë të vëllezërve Haxhia
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e vëllezërve Haxhia. Një ndër shtetasit e arrestuar ditën e sotme është edhe shtetasi Enver Diva, një emër i njohur për policinë e Shtetit.

Ky shtetas kishte rënë dakord të kryentë vrasjen e vëllezërve Haxhia por ishte infektuar me COVID-19 duke I prishur kështu planet e ekzekutimit.

Vetëm tre ditë para vrasjes së vëllezërve Haxhia, Diva foli për mediat ku denonconte faktin se ishte infektuar me COVID nga bashkëshortja e cila punonte në një fasoneri.

Meqënse i ishte anuluar plani për të kryer atentatit pasi ishte infektuar me COVID, më datë 24 prill, 42-vjeçari denonconte po ashtu se nuk kishte para për të mbajtur familjen dhe 3 fëmijët.

“Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë.

Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona”- shprehej Enver Diva.

Enver Diva konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është arrestuar më parë për grabitjen e një argjendarie, dhe është arratisur nga burgu i Shën Kollit, ku vuante dënimin me 10 vite burg për grabitje me armë, e më pas i arrestuar nga RENEA në 2013. /albeu.com/

The post Grabitje me armë e arratisje nga burgu, si COVID-19 i prishi planet vrasësit me pagesë të vëllezërve Haxhia appeared first on Albeu.com.