enton abilekaj Archives - Albeu.com

Rakipi pyet për demonstratën e PD: Ore ky Saliu pse nuk del vetë nga shtëpia dhe të bëjë mosbindje civile?!
Opozita ka organizuar një demonstratë, ku janë hedhur molotovë në drejtim të disa institucioneve dhe u është vënë flaka disa objekteve si kazanë plehrash, stacione autobuzi, etj.

Gazetari Ylli Rakipi, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shtruar pyetjen për panelin, se përse lideri i opozitës nuk del nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpia, pasi ky do të ishte një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile dhe jo vandalizimi ndaj objekteve nëpër Tiranë që po zhvillohet pa kuptim nga mbështetës të PD.

Ylli Rakipi: Mosbindje civile thonë këta… Doktori po të dilte nga aty, kjo do të quhej mosbindje civile. Jo djegia e koshave që po bëjnë. Dalja nga shtëpia, kjo është mosbindja civile e vërtetë.

Enton Abilekaj: Rasti për të dalë ishte kur mund të shkonte të merrte pjesë në punimet e Kuvendit.

Ylli Rakipi: Mosbindja civile nënkupton shkeljen e ligjit ose rregullave, por në mënyrë paqësore, për të mundësuar ndryshime në legjislacion, arritjen e të drejtave të barabarta, etj.

Një shembull tipik në histori, aktivistja Rosa Parks në vitin 1955 në Alabama, refuzoi t’ja lirojë vendin në autobus një personi të bardhë dhe të ulej në fund të autobuzit, sic duhet të bënin zezakët në Amerikë. Është një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile. Mosbindja civile mund të jetë përshembull, bllokimi i rrugëve, refuzimi për të vajtur në punë në grup, pra një formë greve. Një shembull konkret nga Shqipëria, në vitin 2021, punonjësit e Albcontroll refuzuan të paraqiten në punë duke paralizuar aeroportin.

The post Rakipi pyet për demonstratën e PD: Ore ky Saliu pse nuk del vetë nga shtëpia dhe të bëjë mosbindje civile?! appeared first on Albeu.com.

Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti kërkon një…rehabilitim
Nga Enton Abilekaj

Oborri i Partisë Socialiste u shndërrua dje në teatrin dramatik të pushtetit, që fshihej pas festës së 31-vjetorit. Të gjitha detajet tregonin se, pavarësisht pushtetit absolut të Ramës, përtej buzëqeshjeve të sforcuara që kishin veshur bashkëpunëtorët e tij, drama e pasardhësit ka filluar të luhet. Jashtë kontrollit të Kryetarit-Kryeministër, në zyrat e Bashkisë apo Kuvendit, edhe në zyra biznesesh, çuditërisht, në pikun e Pushtetit, e shohin Edi Ramën në ikje. Akti i parë niste sapo të ftuarit kalonin kordonin e sigurisë. Kryetari nuk ishte pritës, por i ftuar. Ata që prisnin ishin 3 sekretarë, por edhe një kryetar.

Erjon Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës, pa asnjë pozicion në sekretariatin e Partisë, “priste krushqit” në vend të Edi Ramës. Sekretari organizativ, Blendi Klosi nuk ishte mikpritës i eventit, ndërsa shkëlqente prezenca e pashpjegueshme e Veliajt. Kush e kishte vendosur praninë e të deleguarit për Qarkun e Tiranës? Mund të ishte aty si mëkëmbës i Ramës, mund të ishte si i përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm me të cilin është afruar shumë kohët e fundit. Ose mund të ketë shkuar edhe me kokën e tij, siç bën ndonjëherë nëpër dasma dhe funerale, ku, për të kapur ndonjë votë paradhënie, reshtohet me të afërmit e protagonistit dhe mbledh dhuratat në dasma ose qan më shumë se ata në funerale.

Sa habiten njerëzit që e shohin e shpjegon ngritja e vetullave të Gramoz Ruçit, kur e pa ta priste Veliaj në partinë e tij. Ish- G99-ta u detyrua t’i sqaronte me kompleksin e inferioritetit, se ishte thjesht pritës krushqish, jo mëkëmbës i Ramës, as autor i mënjanimit të Taulantit.

Taulanti kërkon një rehabilitim

Kryetari i grupit parlamentar, ishte i humburi i madh i festës së Veliajt. Hyrja dhe dalja e tij as u panë dhe as u reklamuan nga organizatorët. Edhe në Facebook- un e Edi Ramës, u trajtua si një nga simpatizantët që pas shumë stërmundimesh ia dolën për një foto me shefin e madh. Foto që Taulanti nuk i pa të arsyeshme që të vendoseshin në kohështrirjen e tij në Facebook. I preferuari i shokut Gramoz, nuk dukej se kishte shumë aleatë as në grupin që drejton. Ndërsa Veliaj ndiqte më xhelozi marrëdhënien mes aleatit të tij të fundit, Damian Gjiknuri, me kryetarin që po i kërkon ta shpallë trashëgimtarin e vetëm në testamentin e parakohshëm politik, Taulant Balla ishte i detyruar te hidhte ndonjë sy shkarazi nga periferia ku ishte vendosur. Me pak nostalgji për kohën e bukur që kaloi me Veliajn dhe me shumë nostalgji për kohën kur shoku Gramoz ishte ende aktiv dhe ndikonte të Rama që ta mbante afër.

Rama i takon të gjithë më i vetmuar se kurrë

Betejën e nurmave 2 e fitoi Erjon Veliaj, megjithëse Rama nuk ia dha kënaqësinë e krahut të djathtë. Ai rri edhe mbrapa, mjafton mos të ketë njeri në krah. Kryetari u kujdes që të mos e favorizonte, por xhirot nëpër tavolina me grupe të vogla komplotistësh, treguan se ai nuk është kryetar sepse e duan, as sepse nuk bëhen zgjedhje në PS, por se përçarja është aq e madhe dhe aq e fraksionizuar, sa ai është e vetmja pikë lidhëse.

Edhe kur i kujtonte Majkos se nuk i kishte hequr akoma çorapet e kuqe me të cilat hyri në Qeverinë Nano në prill 1998, edhe kur takonte Arben Ahmetajn me një grup komforti, me kurriz nga drama e pushtetit, edhe kur zgjidhte Gramozin me kostumin bezhë të veshur enkas në një stil, edhe kur mundohej të dilte si star-i i grave socialiste apo si i preferuari i të kooptuarve të Veliajt në Asamble, dukej që ishte vetëm.

E qeshura e trishtuar e Majkos, apo edhe ajo inkurajuese e Ahmetajt, shoqërimi joenztuziast i Gramozit, imitimi i lodhshëm i gëzimit nga gratë e mirëmbajtura ministre dhe ish-ministre dhe habia e të kooptuarve të Veliajt, tregonin një njeri të vetmuar, që ka dështuar në gjithçka përveç lojës së Pushtetit.

Një lojë që mund të zgjasë përjetësisht dhe ai të fitojë gjithmonë, ose të ndërpritet papritur nga Arbitri kur Pushteti të trajtohet seriozisht.

The post Lufta e klaneve po nis! Rama, e vetmja pikë lidhëse e PS, Taulanti kërkon një…rehabilitim appeared first on Albeu.com.

“Kush e ka fajin, përse po dështojnë protestat në Shqipëri?”
Analisti Enton Abilekaj ka bërë një pasqyrim të protestave në Shqipëri, duke zbuluar edhe disa prej arsyeve se përse ato po dështojnë.

Abilekaj thotë se shqiptarët nuk është se janë më frikacakë se popujt e tjerë, por sipas tij, ata janë më të vetmuar përballë sfidave.

Njëri prej faktorëve, sipas Abilekajt, është mungesa e sindikatave.

Ai trajton kryesisht protestat e ditëve të fundit kundër rritjes së çmimeve, por edhe disa protesta të mëparshme, si ajo kundër armëve kimike.

Postimi i Abilekajt:

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin, pavarësisht se çmimi i naftës u rrit një ditë përpara thirrjes. Ishin heronj deri ditën e zbrazjes së bulevardit, u quajtën tradhtarë ditën e fundit, nga ata që e kërkuan shpjegimin e dështimit gabim.

Pse dështojnë protestat? Kush është fajtori? Populli, organizatorët “e kompromentuar”, apo partitë politike që ndërhyjnë?

Këto alternativa janë sjellë si shpjegim deri tani, por asnjëra nuk është në gjendje të mbrohet. Është populli kur nuk ka pjesëmarrje, kur bulevardi mbushet e kanë fajin organizatorët, kur fillon të zbrazet e kanë fajin partitë që duan të marrin kontrollin.

Janë copa të pamjaftueshme për të plotësuar puzzle-in. Edhe sepse arsyet kërkohen brenda bulevardit. Mjafton një vështrim në Perëndim, për të kuptuar që arsyeja kryesore e dështimit është mungesa e strukturës sociale, e organizimit të punës dhe grupeve të interesit.

Kjo shpjegon të gjitha ato që sillen si shkaqet e dështimit, por në fakt janë pasoja. Populli nuk është i paditur dhe frikacak, por i paorganizuar. Nuk ka sindikata sipas grupeve të interesit dhe të kontrolluara nga grupet e interesit. Nëse në Spanjë kamionistët bllokuan rrugët, askush nuk guxoi ta thyente grevën dhe të prishte protestën. As qeveria, as bizneset që i kanë punësuar nuk guxuan të marrin masa ndaj protestuesve, sepse situata do të përshkallëzohej. Nëse do të pushohej nga puna një kamionist- protestues, sindikata do ta zgjaste grevën dhe do të shtonte kërkesat. Pronari mund të gjejë një kamionist jashtë sindikatës për ta zëvendësuar, por do të humbiste një flotë të tërë, që është në sindikatë dhe do të bllokohej.

Në Shqipëri, ku Kryeministri mburret me mungesën e sindikatave, nëse do të protestonin të punësuarit në Shtet apo Privat, mund ta humbasin vendin e punës, të zëvendësohen dhe të mbeten pa të ardhurat jetike. Nëse del në protestë se paga nuk të mjafton, se punëdhënësi të keqtrajton, se qeveria spekulon, mund të humbasësh edhe statusin minimal, protesta, në vend që ta përmirësojë, mund ta përkeqësojë jetën.

Shqiptarët nuk janë më frikacakë se popujt e tjerë, janë vetëm të destrukturuar, janë të vetmuar. Për shkak të komunizmit të egër që, jo vetëm i ndaloi organizimet e punës, por edhe i zëvendësoi me struktura të drejtuara nga pushteti që ishte i një partie totalitare.

Kështu vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit, sepse ndarja me të nuk u bë kurrë, ose u bë keq. Organizimet e reja u morën në kontroll nga partitë e reja, të vjetrat vazhduar nën kontrollin e partisë së vjetër. Sindikatat u bënë grabitës pronash në shkëmbim të pushtetit që jepte fuqia e bashkimit të grupeve të interesit. Secila parti kishte sindikatën e vet të preferuar deri sa autoriteti i tyre mori fund bashkë me pronat që u shitën e u falën në mënyrë kriminale.

U zëvendësuan me shoqata jofitimprurëse, që më shumë përfaqësonin donatorët se grupet e interesit, derisa donator u bë shteti.

Protesta e studentëve që filloi si shpresa më e madhe e zgjimit dhe përfundoi në copa, e kafshuar nga shoqata partiake, parapolitike, apo grupime të çorientuara, dha sinjalin e çorganizimit dhe përçarjes së mbjellë këto 30 vjet, megjithëse fara ka qenë aty që në gjenezën e kombit.

Sot jemi në situatën ku qytetarët duhet të përballen vetëm me problemet. Përveç vulnerabilitetit të vetmisë, është dyshimi i mbjellë nga e shkuara, se organizimi nuk do të sjellë rezultate për të gjithë, por vetëm për një përfaqësi abuzuese. Sherret për mikrofonin në protesta, dalja aty e njerëzve pa mbështetës por me shumë ambicie personale që mbi të gjitha nuk i bashkon as vizioni për zgjidhjen e problemit me qeverinë, vetëm sa e shkërmoq grumbullimin.

I vetmi grup kompakt protestuesisht mbetet ai që shkon aty për arsye partiake, mbeshtetësit e opozitës, që ose janë pa punë në pritje te rotacionit, ose janë në punë te mbrojtura nga opozita, ose kanë të ardhura të garantuara nga e shkuara në pushtet.

Kjo është arsyeja që akoma sot, ndryshe nga çdo vend modern, i kërkohet opozitës të organizojë protesta. “Revenanti” Berisha, për kontrast me Lulzim Bashën, po paralajmëron protesta në të gjithë vendin, rikthimin e opozitës së 2003- 2004, që, pasi dështoi, kaloi tek taktika e paqes dhe ofertës qeverisëse me KOP.

Në fakt në 2004 kaloi në rolin që kryen opozita në çdo demokraci; ofrimin e një alternative të pëlqyeshme. Një alternativë që duhet t’u pëlqejë aq shumë qytetarëve sa të rrezikojnë duke dalë në protesta, për të kërkuar largimin e qeverisë, ose zbatimin e planit alternativ.

Nëse sot opozita do të kishte një plan më të mirë, të argumentuar me shifra reale dhe konkrete, do kishte krijuar terrenin për protesta civile pa praninë e saj. Ashtu si kërkesat e protestës në ditët e para bashkuan mijëra vetë në bulevard.

Protesta e armëve kimike i shërbeu Edi Ramës për manualin e shkatërrimit të protestave, që ajo të mos përsëritej. Pas asaj, ai monopolizoi fondet e shoqërisë civile, joshi aktivistë të njohur, rrahu dhe denigroi ata që nuk u joshën. Shkatërroi përfundimisht strukturën sociale, duke goditur armikun e autoritarizmit – shtresën e mesme. Taksa progresive mbi pagën dhe përgjysmimi i taksës për dividentin e përcaktuan qartë politikën e tij për polarizimin e skajshëm të vendit më të varfër dhe të pasur, pa shtresën e mesme, që është jobesnike politikisht dhe e lëvizshme shoqërisht.

Me protestën e studentëve mekanizmi u përsos, me protestat e 2019, teknologjia mori hov me gazin lotsjellës që shërbeu edhe në 2020 me protestat për Klodjan Rashën. Sot, kur përfaqësimi opozitar, partiak apo civil është përçarë më shumë se kurrë, i mjaftojnë mediat që ka në kontroll për të shpërbërë çdo protestë./albeu.com/

The post “Kush e ka fajin, përse po dështojnë protestat në Shqipëri?” appeared first on Albeu.com.