eno bozdo Archives - Albeu.com

Eno Bozdo: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me pensionin më të ulët në Europë
Këtë të premte, në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së PD-së Rithemelimit, Eno Bozdo, shprehet se Shqipëria me qeverinë e Edi Ramës, është vendi me pensionet më të ulëta në Evropë.

ai thotë se “shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet”.

Referuar të dhënave të Eurostat, Bozdo thotë se varfëria është ulur këmbë kryq në Shqipëri. “Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet”, thekson Bozdo.

Sipas tij vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

“Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm. Gjyshërit e fëmijëve tanë meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte”, u shpreh ai.

Shqipëria thyen edhe një rekord tjetër të zi, nën kujdesin e kuratorit të të gjitha të zezave, Edi Ramës. Pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulti në Evropë.

Sipas Eurostat, pensioni mesatar në Shqipëri është 131 euro në muaj, duke i renditur gjyshërit, nënat dhe etërit tanë në listën e mjerimit europian.

Bullgaria, në vendin e parafundit, ka një pension mesatar 226 euro në muaj, apo 58% më të lartë se Shqipëria. Mesatarja e vendeve të BE është 1294 euro në muaj, apo afro 10 herë më e lartë se pensioni në Shqipëri.

Kjo është e vërteta tronditëse me fakte e shifra, jo me logje krenariste të narkoqeverisë. Ky është niveli i mjerimit ku jetojnë më shumë se 650 mijë pensionistë shqiptarë, të cilët mbajnë frymën me paratë që u dërgojnë bijtë dhe bijat, që ua përzë Edi Rama.

Tej deklaratave qeveritare për reformën e pensioneve, tej propagandës bajate për rritje ekonomike, për 10 milionë turistë në Shqipërinë fanar-ndricuese, faktet që Eurostat publikon tregojnë se, varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Me këtë ritëm, do të na duhen dekada për të arritur minimumin e standardit evropian për pagat dhe pensionet.

Asgjë nuk ka për të ndryshuar për mirë sa kohë Edi Rama qeveris Shqipërinë. Sipas INSTAT, rreth 44% e shqiptarëve jetojnë në varfëri.

Sipas Eurostat, rreth 75% e shqiptarëve që janë në moshë pune rrezikojnë varfërinë.

Lulëzon vetëm ndërtimi, nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës, që e ka kthyer këtë sektor në lavatriçe të parave të krimit të organizuar vendas dhe të huaj.

Shqiptarët nuk mund të rrinë indiferent kur kryeministri tregohet me gisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, si kumbarë i mafias dhe zhbërës i zgjedhjeve të lira. Kur mediat e huaja e cilësojnë pushtetin e tij si narkoshtet.

Kur shqiptarët renditet të tretët në botë si azilkërkues. Vendi i tyre nuk është në luftë si Siria dhe Afganistani, por qeverisja është një talebanizëm i veshur me Brioni dhe lustruar me reklama të paguara në mediat e vendit dhe të huaja.

Edi Rama po e dërrmon vendin, dhe kur ai kërkon ta dërrmojë kundërshtarin me votë, nuk ka ndërmend zgjedhje të lira por vjedhje të tyre.

Partia Demokratike, është në ballë të kësaj beteje me të keqen. Vetëm një qeveri teknike do të sigurojë kushtet për një proces zgjedhor të pranueshëm.

Gjyshërit e fëmijëve tanë, meritojnë një Shqipëri që nuk i trajton si robër lufte.

The post Eno Bozdo: Shqipëria e Edi Ramës, vendi me pensionin më të ulët në Europë appeared first on Albeu.com.

PD çon Eko-Parkun në SPAK, Bozdo rendit faktet e korrupsionit: Me urdhër të Ramës u dhanë 19 mln dollarë tender pa garë. Asgjë nuk është ndërtuar
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, ka paraqitur sot para mediave bashkë me drejtues të tjerë të PD, faktet që e bëjnë korruptiv, projektin e EKO-Parkut në Durrës dhe që e nxitën PD-në të dërgonte sot kallëzim në SPAK.

Eno Bozdo përmes një grafike ka paraqitur në mënyrë të thjeshtuar etapat ku ka kaluar procedura.

“Duke filluar që nga deklarata e Edi Ramës për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, kur paratë e kontraktuara nga qeveria shqiptare në vlerën e plotë, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit”, thotë Bozdo ndër të tjera.

Deklarata e Bozdos

Për kujtesë Kryeministri deklaronte në një emision televiziv më 31 maj 2019 që “Në tmerrin e Durrësit do të bëjmë një park fantastik dhe do ta bëjmë me privatin”.

Për herë të parë Edi Rama deklaron qëllimin e tij dhe të qeverisë së tij që në fushën e depozitimit të mbetjeve, që vërtetë ishte problematike, do të bënte një park publik me anë të ndihmës së privatit. Pasi merret porosia nga Kryeministri AKUM-i në datë 15 tetor 2019 shpall tenderin për mbylljne e venddepozitimit ekzistues të Eko Parkut Durrës.

Fondi është 19 milionë dollarë, data e zhvillimit të tenderit 19 nëntor 2019.

1 muaj për zhvillimin e tenderit me fond limit 19 milionë dollarë.

Në datën 7 dhjetor 2019 procedura anulohet.

Arsyeja është një shkresë e ministrit të Financës, në atë kohë zonja Anila Denaj që mban datën 2 dhjetor mbi prioritetin e pagesave në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore. Në të vërtetë kishte ndodhur tërmeti i datës 26 nëntor dhe deri këtu jemi në normalitet. Pritej nga qeveria shqiptare që të anuloheshin të gjitha procedurat që nuk ishin urgjente në mënyrë që fondet të kurseheshin dhe të drejtoheshin për t’i dhënë ndihmën të gjithë popullatës që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në datën 16 dhjetor 2019 Edi Rama si kryeministër por edhe si drejtues i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile merr vendimin për zhvillimin e tenderit për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar. Që këtu lind dyshimi i parë./ përse duhej të ishte emergjente një gjë e tillë. Për ç’arsye u anulua gara dhe për ç’arsye këto para në vend që të shkonin për të ndihmuar familjet shkojnë në fushën e depozitimin e cila ishte emergjencë natyrore por në kushtet e krijuara të tërmetit mund të priste.

Në datën 21 dhjetor 2019, dy kompani private deri atëherë nuk kishin dalë në skenë. Viktoria Invest dhe Demare SRL, lidhin një kontratë mes njëra-tjetrës për t’iu afruar këtij projekti, pra për të paraqitur dokumentat për këtë projekt pasi Edi Rama e kishte shpallur në Komitetin e Emergjencave Civile.

27 dhjetor 2019 lidhet kontrata e AKUM me Demare Victoria Invest me fond të plotë 19 milionë dollarë. Kjo bëhet pasi vetë Edi Rama kishte kërkuar që procedura të bëhej pa shpallje paraprake, me negociim. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktor AKUM të zgjedhë ai vetë kush do të jetë kompania pa njoftuar kërkënd dhe pa i dhënë llogari askujt.

Pesë muaj më vonë në 14 maj 2020 nuk kishte filluar asnjë lloj punimi civil në vendepozitimin e mbetjeve në Durrës. Demare Victoria Invest i cili kishte fituar kontratën në vlerën e plotë lidh një kontratë nënkotraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë të avulluara vetëm me këtë transaksion.

Kush është Denis Ymeri. Denis Ymeri i punësuar si shofer në Inceneratorin e Tiranës. Ishte shofer personal i Mirel Mërtirit.

Asgjë nuk u investua më pas.

The post PD çon Eko-Parkun në SPAK, Bozdo rendit faktet e korrupsionit: Me urdhër të Ramës u dhanë 19 mln dollarë tender pa garë. Asgjë nuk është ndërtuar appeared first on Albeu.com.

“Sektori energjetik në Shqipëri po kalon krizën më të rëndë në histori”, PD: Asnjë investim të rëndësishëm
Drejtuesit e departamenteve të lidhura me çështjet e energjisë në Partinë Demokratike, gjatë një konference sot trajtuan në veçanti problemet me gazin natyror.

Në këtë takim foli anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, si dhe ekspertët e fushës, si drejtuesi i Departamentit te Energjisë Elektrike, Arben Ibroja; drejtuesi i Departamentit te Burimeve Natyrore, Hysen Osmanajn, Doktori i Shkencave Gezim Tola dhe Prof. Dr. Adil Neziraj i gjeologjisë.

Në fjalën e tij, Eno Bozdo ndër të tjera tha:

Dy departamente në Partinë Demokratike Departamenti i Energjisë elektrike dhe Departamenti i burimeve Natyrore, për të bërë më mënyrë transparente të bazuar në prova dhe fakte dhe jo propagandë, një analize të thelluar te sektorit të energjisë në Shqipëri.

Sektori energjetik në vlerësimin tonë është sektori i cili po kalon krizën më të rëndë ndonjëherë në histori.

Kjo sepse përgjatë qeverisjes pothuajse 10 vjeçare të kësaj qeverie ne nuk jemi ndeshur me asnjë vizion për sektorin, përveç se në atë që quhet menaxhim apo keq menaxhim të emergjencave dhe të krizave të njëpasnjëshme që ky sektor ka kaluar në këto vite.

Nuk kemi asnjë reformë reale qoftë parashikuar, qoftë të ndërmarrë deri në fund.

Në të gjitha politikat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare gjithë këto vite mund të konsiderohen si politika te arnimeve të shpejta. Politika të cilat kanë tentuar të mos zgjidhin krizën e thellë të këtij sektori në këto vite por ti japin zgjidhje pjesore këtij sektori.

Qeveria ka bërë çdo gjë për ta fshehur këtë situatë.

Është shumë e vështirë për të marrë të dhëna të dhëna qe deri vonë kanë qene publike qoftë në INSTAST dhe të gjitha sitet e këtyre të sektorit të energjisë, veçanërisht te energjia elektrike, të dhënat të cilat mungojnë. Gjithsesi ka të dhëna të mjaftueshme të këtij sektori për të pare se si kanë rrjedhur apo 11 vitet e fundit dhe ku qëndron  problematika.

Siç e theksova në fillim të fjalës time që sektori ka me shume se 10 vjet që nuk ndërmerr reforma të thella reforma strategjike.

Së pari ne nuk kemi asnjë investim real në fushën e diversifikikimit të burimeve për gjenerimin e energjisë elektrike, me anë të gazit natyror apo me anë të tjera të rinovueshme  të energjisë elektrike.

Në 12 vitet e fundit nuk ka asnjë investim madhor në fushën e rigjenerimit të energjisë elektrike asnjë hidrocentral të rëndësishme të ndërtuar, asnjë park eolik të rëndësishëm të ndërtuar.

Asnjë zhvillim në gazin natyror i cili është thelbësor për të siguruar energjinë elektrike për Shqipërinë, veçanërisht në muajt e dimrit ku konsumi i energjisë elektrike është shumë i  madh dhe Shqipëria në mënyrë tradicionale i është drejtuar importit./albeu.com

The post “Sektori energjetik në Shqipëri po kalon krizën më të rëndë në histori”, PD: Asnjë investim të rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, reagon PD: Qentë lehin, karvani nuk ecën para
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë në lidhje me të dhënat e fundit të Eurostat, që e rendisin Shqipërinë të fundit në Europë në të ardhurat për frymë për vitin 2021.

Deklarata erdhi përmes anëtarit të Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i cili tha se “për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull”.

Deklarata e plotë:

Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje.

Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina.

Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.  Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE.

Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit.

Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare. Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”.  Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë. /albeu.com/

The post Shqipëria e fundit në të ardhurat për frymë, reagon PD: Qentë lehin, karvani nuk ecën para appeared first on Albeu.com.

PD e ndarë mes Bashës dhe Berishës, Eno Bozdo gjen zgjidhjen! Kush duhet të largohet e kush të vetëpërmbahet
Ish-sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet momentalisht kjo forcë politike.

Bozdo tha se për të mirën e PD-së njëri prej liderëve duhet të largohet e tjetri të vetëpërmbahet.

“Ndërsa Partia Demokratike është e ndarë sot në dy kampe, zgjidhja e duhur për demokratët do të ishte që kreu aktual të largohet kurse lideri historik të vetëpërmbahet.”

Komentet ai i bëri në rubrikën ABC Live në televizionin ABC Neës ku ishte i ftuar.

Për Bozdon, Partia Demokratike ka nevojë për një gjeneratë të re, me kauza të ndryshme në mënyrë që të ecë përpara.

“I kemi bërë thirrje Berishës të vetëpërmbahet të mos kandidojë. Po kandidoi ai fiton. Duhet një gjeneratë e re, me kauza të ndryshme që ta çojë PD-në përpara. Një pjesë jo-indiferente e anëtarëve të PD, pavarësisht se ku janë pozicionuar, në fund të ditës mendojnë që duhet një lider komplet tjetër.”

Por si do të shkojë PD në zgjedhjet vendore, përgatitjet për të cilat ndoshta duhej të kishin filluar, ndërsa gjendet e ndarë mes kreut Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha? Bozdo thotë se problemet duhet të zgjidhen urgjentisht ndërsa shton se demokratëve u duhet tashmë racionalitet politik dhe gjakftohtësi.

“Do të mjaftonte skandali i fundit i pagave, që opozita të zinte rrugët. Ta zgjidhim sa më shpejt këtë krizë nëse ka mundësi për zgjedhje. E duan të gjithë një ndryshim të qeverisjes por mungon besimi te opozita.”

Kurse i pyetur rreth mënyrës sesi do të “ekzekutohet” ultimatumi i bërë nga grupi i Berishës-Bashës për të lënë zyrën deri më 5 janar, ish-sekretari organizativ i PD-së nuk beson se dhuna është opsion.

“Pavarësisht  toneve, të gjitha palët janë të destinuar për të kërkuar një zgjidhje të përbashkët. Retorika politike ka kapur maja të dhunshme.  Demokratët nuk dhunojnë selinë e tyre, por njihet edhe e drejta shumicës për të vënë pikat mbi i. Largimi i Bashës dhe Berishës është në të mirë të PD. Shpresoj që viti i ri t’u sjellë racionalitet demokratëve.”

Cilido që të jetë në krye të PD në fund të “betejës” Basha-Berisha, Eno Bozdo shprehet se PD duhet të hapet dhe t’u japë shansin njerëzve që të promovohen. Por a kanë demokratët një alternative konkrete për kreun e PD përpos Bashës dhe Berishës?

Eno Bozdo thotë se alternativa konkrete do të dalë në kohën e duhur./albeu.com/

The post PD e ndarë mes Bashës dhe Berishës, Eno Bozdo gjen zgjidhjen! Kush duhet të largohet e kush të vetëpërmbahet appeared first on Albeu.com.

Krizë? Bozdo: Synohet të përligjet rritja e çmimit të energjisë elektrike
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjetike të ndikuar nga shumë faktorë. “Rama në panik, si na prek kriza?” Kjo ishte tema e emisionit “LOG” mbrëmjen e sotme në “ABC”.

Ekspertët në studio u shprehën se çmimet rriten për shkak të rritjes së lëndëve të para, por edhe sepse e gjithë bota ka kërkesë të lartë nga viti në vit për energji. Po sipas ekspertëve, “boom”-i post pandemik, ndalimi i prodhimit nga energjia bërthamore janë gjithashtu faktorë që ndikojnë.

Por çfarë duhet të bëjë shteti? “Qeveria duhet të liberalizojë tregun, lejimin e gjenerimit të vetë energjisë, që konsumatori ta vetëprodhojë, përmes paneleve fotovoltaike, që sot është një nga energjitë më të parashikueshme. Sot ke biznese dhe familjarë që janë autonomë” tha Elton Çekrezi, nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Çekrezi tha më tej “rritje çmimi (të energjisë elektrike) do të ketë, është një kosto që duhet ta marrë një qeveri. 30% i kapacitete që konsumojmë e marrim nga jashtë” deklaroi ai.

Por a rrezikojmë që nga kriza të kemi ndërprerje të energjisë elektrike, pra kufizime? “Nuk mendoj se do të arrijmë deri në atë pikë që të ketë kufizime” tha Çekrezi.

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Enno Bozdo, zyrtar i Partisë Demokratike i ftuar në studio u shpreh se me deklaratën paralajmëruese për çmime marramendëse, Edi Rama kërkon që të përligjë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk dihet sesi do të shkojë, por mbi të gjitha ajo që duket e çuditshme nga ndërhyrja e kryeministrit, problemin, bota ka të drejtë të bërtasë që të thotë se ka krizë, Amerika i referohet gazit, nafta ende nuk mund të quhet rritje. Çmimet sot referojnë pritshmërinë që ka konsumatori në krye të 3 apo 6 muajve.

Në një Shqipëri që nuk është aspak e gazifikuar, është importues neto i energjisë, nuk kemi përse bërtasim kaq fort për krizë për sa kohë nuk dimë si do të zhvillohet kjo gjë. Për momentin duhet të ishte toni goxha më i qetë. Nuk besoj se është panikuar, ka qenë e qëllimtë, kërkon të përligjë një rritje çmimi të energjisë” tha ai./abcnews.al

The post Krizë? Bozdo: Synohet të përligjet rritja e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Albeu.com.

Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD
Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD-së, një ditë pasi u zgjodh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ai u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, ndërsa kryetar u ëmrua Jemin Gjana.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani./albeu.com

The post Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD appeared first on Albeu.com.