enigma Archives - Albeu.com

Motra e Liridonës di disa sekrete, flet gazetari: Ҫelësi i enigmës fshihet te babai i Naimit
Gazetari Milaim Zeka, ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ahmetajt qe tronditi opinionin publik. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se veprimet e të atit të Murselit janë të dyshimta.

“Që nga fillimi, e kam thënë që e gjithë enigma është te i ati. Si erdhi nga Suedia dhe dha pafund intervista, ndërkohë që i kishte vdekur nusja e djalit.

Ishte aq kontrovers, çfarë thoshte në fjalinë e parë, nuk thoshte në fjalinë e dytë. Unë mendoj që çelësi i enigmës së kësaj vrasjeje fshihet te babai i Naimit, që doli se edhe ai mund të jetë shtysë. Doli që i ka treguar disa mesazhe të Liridonës te Naimi”.

Nga kontaktet me hetuesit, unë mund të them që ata dinë çdo gjë, theksoi analisti. Sipas tij, Naimi ishte i zhytur në borxhe dhe shumë sekrete për çiftin i dinte motra e 30-vjeçares.

“Motra e Liridonës di disa sekrete. Unë di që Naimi ka marrë para me fajde dhe është zhytur në fajde. Di që ka bërë një biznes diku 400 mijë euro me një biznesmen në Suedi dhe një ushtarak amerikan e ka takuar në hotel të Pacollit, i ka thënë më jep 1 mijë euro sot dhe t’i kthej 12 mijë. Jetonte në botën e luksit me borxhe, si ato fotot me Rita Orën. Ka shumë VIP-a kështu në Shqipëri dhe Kosovë. Është bërë turp të jesh VIP.

Unë mendoj që edhe Policia e Kosovës e ka pak problem, lexova që është përfshirë edhe Amerika, edhe policia suedeze. Kjo e fundit e ka më të lehtë të nxjerrë bisedat”.

Deklarata e vrasësit që shprehet se Naim Murseli ndodhej në makinë gjatë vrasjes, është e qartë, shtoi Zeka.

“Me rëndësi është fakti se deklarata e vrasësit që thotë kur kam vrarë Liridonën, Naimi ishte brenda në makinë.

Ai tha që nuk i ka parë fëmijët. Është e logjikshme që një vrasës kur hyn të vrasë dikë nuk sheh nëse në sediljen e pasme ka fëmijë apo valixhe. Deklarata e vrasësit është e qartë”.

The post Motra e Liridonës di disa sekrete, flet gazetari: Ҫelësi i enigmës fshihet te babai i Naimit appeared first on Albeu.com.

Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura
Historia e lashtë është e mbushur me mistere të pazgjidhura, disa prej të cilave, nga vend-varrimet tek qytetet e fundosura, kanë ndikuar shumë tek imagjinata e publikut për shekuj me radhë. Ja cilët janë 10 prej tyre:

1.Vijat Nazca

Afro 2000 vjet më parë, një qytetërim para-inkas gdhendi një sërë vizatimesh gjigante në rrafshnaltën e thatë të Perusë. Të njohur si Vijat Nazca, këto gjeoglife mbetën të panjohura derisa avionët filluan të fluturonin mbi zonë në vitet 1930. Deri më sot, janë zbuluar mbi 1000 modele. Shumica janë vija të drejta, që shtrihen deri në 48 km, ose forma gjeometrike, nga trapezoidët tek spirale.

Ndërkohë të tjerat paraqesin kafshë dhe bimë, përfshirë një merimangë, një koliber, një majmun, një balenë, një gjarpër me dy koka, një qen dhe një figurë humanoide me nofkën “Astronauti”. Në vitin 2022, u zbuluan 168 gjeoglife, por studiuesit nuk e kuptojnë ende qëllimin e tyre. Një hipotezë i lidh ato me ritualet e ujit, megjithëse ka shumë supozime.

2.Thonis-Heracleion

Një qytet port egjiptian në Detin Mesdhe, Thonis-Heracleion shërbeu si një qendër kryesore tregtare përpara themelimit të Aleksandrisë aty pranë rreth vitit 331 Para Erës Sonë. Heroi i mitologjisë Herakliu (Herkuli) dhe Helena e Trojës supozohet se kaluan disa kohë atje. Megjithatë, rreth shekullit II Para Krishtit, qendra e qytetit u shemb për shkak të lëngëzimit të tokës, ndoshta e shkaktuar nga tërmetet, cunami ose përmbytjet.

Në fund i gjithë Thonis-Heracleion u fundos nën ujë, ku mbeti i humbur derisa u ri-zbulua në fillim të viteve 2000 nga arkeologët detarë. Statuja të mëdha, sarkofagë kafshësh, rrënoja tempujsh, copat e qeramikës, bizhu, monedhat, madje edhe shporta me fruta 2400-vjeçare janë nxjerrë nga dallgët, duke hedhur kështu një dritë të re mbi këtë Atlantidë reale.

3.Rrafshnalta e Kavanozëve

Mijëra kavanoza prej guri të Epokës së Hekurit, disa afro 3 metra të lartë dhe që peshojnë disa ton, mbulojnë peizazhin malor të Laosit verior. Të gdhendura kryesisht nga gurë ranorë dhe të gjetur në grupe që variojnë nga vetëm 1 deri në 400, legjenda thotë se gjigantët i përdornin ato si gota vere.

Por shumë arkeologë besojnë se ato shërbyen si krematoriume për djegien e trupave të të vdekurve. Por ka ende shumë gjëra të panjohura për qëllimin e tyre, mbi mënyrën se si u zhvendosën deri atje dhe për qytetërimin që i prodhoi ato. Studimet e fundit kanë zbuluar se disa prej kavanozëve prej guri datojnë që në vitin 1240 Para Krishtit, pra shumë më të vjetra se skeletet njerëzore të varrosura aty pranë. Problemi është se shumë prej kavanozëve gjenden në fushat e municioneve të pashpërthyera, mbetjet Luftës së Vietnamit, ndaj nuk mund të studiohen në mënyrë të sigurt.

4.Gjiri Guanabara

Duke vepruar sipas një informacioni të marrë nga vendasit, eksploruesi i anijeve të mbytura, Robert Marx, pretendoi në vitin 1982 se kishte zbuluar një numër vazosh romake me dy doreza, të njohura si amfora, në Gjirin Guanabara të Brazilit. Sipas tij, amforat siguruan prova se romakët ishin evropianët e parë që zbarkuar në Brazil, ose 1 mijë vite më herët se portugezët.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje ta eksploronte plotësisht vendin, pasi qeveria braziliane e ndaloi për shkak të një plaçkitje të dyshuar të sitit. Marx akuzoi Marinën e Brazilit për hedhjen e sedimenteve mbi amfora në mënyrë që të pengohej rishkrimi i historisë. Deri më sot, një prani romake në brigjet e Brazilit mbetet ende e paprovuar.

5.Paracas Candelabra

Në veriperëndim të Vijave Nazca, të gdhendura në një kodër me pamje nga Gjiri Pisko në Peru, shtrihet Candelabra Paracas, një tjetër gjeoglif masiv me një shtrirje prej rreth 183 metrash nga lart poshtë. Ndonëse qeramika e gjetur në vend daton rreth vitit 200 Para Krishtit, askush nuk e di moshën e vetë figurës në formën e një shandani. Edhe arsyeja e saj e ekzistencës mbetet po aq e paqartë. Një teori thotë se ai shërbeu si një mjet orientimi për marinarët, ndërsa një tjetër pretendon se përshkruante treshen e Zotit krijues.

6.Sacsayhuamán

Diku tjetër në Peru, në periferi të Cuzco, ndodhen mbetjet e kështjellës Sacsayhuamán, e cila u ndërtua me kujdes nga inkasit në vitet 1400. Ashtu si në Machu Pichu, punëtorët inkas lëvizën gurë të mëdhenj – disa prej të cilëve peshonin 125 tonë ose më shumë – përpara se muratorët t’i prisnin në copa më të vogla, duke përdorur vetëm vegla bronzi dhe guri dhe t’i vendosnin mbi njëri-tjetrin pa llaç. Ndonëse kolonizatorët spanjollë çmontuan pjesën më të madhe të kështjellës për t’i përdorur si materiale ndërtimi, Sacsayhuamán ka mbetur strukturalisht e fortë për t’i bërë ballë tërmeteve të mëdha dhe shkatërrimeve të tjera të kohës.

7.Varri i Kleopatrës

Si një sundimtare e lashtë, për Kleopatrën VII, ose të ashtuquajturën mbretëresha e fundit e Egjiptit, dihet shumë. Ajo u bashkua me Jul Çezarin dhe Mark Antonin dhe më vonë kreu vetëvrasje në vitin 30 Para Erës Sonë pas humbjes së Antonit dhe të saj në Betejën e Aktiumit përballë Oktavianit.

Por vendndodhja e Antonit dhe varrit të saj – supozohet se çifti u varros së bashku – mbetet një mister. Disa studiues besojnë se ai ndodhej në Aleksandri, kryeqyteti i saj dhe qendra dikur kulturore e botës mesdhetare, dhe humbi kur një cunami përmbyti qytetin në vitin 365 Pas Krishtit. Të tjerë dyshojnë se ndodhet diku tjetër në deltën e Nilit, ndoshta në një tempull kushtuar Isis dhe Osiris, perënditë me të cilat u lidhën përkatësisht Kleopatra dhe Antoni.

8.Dorëshkrimi i Voynich

Në vitin 1912, tregtari i librave të rrallë, Wilfrid Voynich, shtiu në dorë një dorëshkrim mesjetar që ai pretendonte se ishte vendosur në “një kështjellë të lashtë në Evropën Jugore”. E shkruar në një gjuhë ose kod të zhdukur, askush nuk mund ta njihte origjinën. Ai ishte mbushur me ilustrime të çuditshme të bimëve fiktive dhe grave të zhveshura.

Kriptografi britanik Alan Turing dhe FBI-ja amerikane u përpoqën ta zgjidhnin misterin por dështuan. Disa dyshojnë se ky dorëshkrim është një mashtrim i sofistikuar. Dorëshkrimi i Voynich ndodhet sot në Universitetin e Yale, i disponueshëm për publikun dhe cilindo që është i interesuar të përpiqet ta zgjidhë një herë e përgjithmonë këtë enigmë.

9.Monumenti Yonaguni

Në brigjet e ishullit Yonaguni të Japonisë shtrihet një strukturë shkëmbore nënujore, të paktën 50 metra e gjatë dhe 20 metra gjerë, që i ngjan një piramide të ndërtuar nga njeriu. I zbuluar në vitet 1980 dhe i njohur tani si Monumenti Yonaguni, disa studiues besojnë se ato janë rrënojat e një qytetërimi të lashtë. Megjithatë, shumë studiues të tjerë pretendojnë se “Atlantida e Japonisë” nuk është gjë tjetër veçse një fenomen natyror i formuar nga ngritja tektonike dhe rrymat e oqeanit.

10.Stonehenge

Stonehenge, një nga monumentet prehistorike më të famshme në botë, filloi rreth 5000 vjet më parë, përpara se Anglia të hynte në Epokën e Bronzit. I studiuar mirë për shekuj me radhë, shumica e studiuesve e pranojnë se funksiononte si një vend varrimi, dhe tani dihet se nga erdhën gurët e mëdhenj. Megjithatë, sekretet e tjera të Stonehenge mbeten mister, përfshirë rëndësinë e tij të mundshme fetare, ceremoniale, astronomike dhe terapeutike.

The post Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura appeared first on Albeu.com.

Veza pulën apo pula vezën? Zbulohet përgjigjia enigmë për shumë shekuj
Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare.

Kësaj pyetjeje një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë zgjidhje.

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës.

Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.

Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.

The post Veza pulën apo pula vezën? Zbulohet përgjigjia enigmë për shumë shekuj appeared first on Albeu.com.

Enigmë e madhe se kur do të ndodhin ndryshimet në Kushtetutë
Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sipas të ashtuquajturit propozimi francez, për hapjen e plotë të procesit të negociatave, në opinionin maqedonas po pritet me shumë kuriozitet. Ideja e ndryshimeve kushtetuese është përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pa asnjë detyrim reciprociteti nga ana bullgare për njohjen e pakicës maqedonase në atë vend.

Kovaçecvski: VMRO dhe E Majta bllokojnë procesin

Qeveria dëshmon se nuk posedon dhe nuk di se si do t’i sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë, se ndryshimi i aktit më të lartë juridik është përgjegjësi e çdo deputeti. I pari i qeverisë tha, se vendi ka hapur negociatat, por me përfshirjen e bullgarëve në preambul, hapen zyrtarisht kapitujt me BE-në.

“Ai është detyrim i çdo deputeti, sepse kanë detyrim para qytetarëve për të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Për këtë edhe ekziston diskutimi në kuvend, i cili duhet të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe mbi gjitha në perspektivën e shtetit. Asnjë parti politike nuk guxon që këto çështje t’i përdorë për interesa të ngushta partiake”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE për momentin nuk i përkrah ndryshimet në Kushtetutë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson, se kryeministri me qëndrimin e tij ka konfirmuar se nuk ka deputetë, që do t’i tradhtojnë interesat maqedonase në favor të kërkesave të pakicës bullgare.

“Oferta për Kovaçevskin është e hapur: Nëse Kovaçevski beson se ka shumicë prej 2/3 në kuvend për ta ndryshuar Kushtetutën, atëherë le të urdhërojë dhe t’i propozojë ndryshimet. Nëse nuk ka shumicë le të japë dorëheqje dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se është shumë e vështirë të arrihet shumicë e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Pendarovski është shprehur skeptik se opozita aktuale në kuvend ka disponim për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pendarovski konsideron se qëndrimi i opozitës është i imponuar nga logjika e brendshme partiake. Sipas tij, në dokumentet e nënshkruara deri më tani me Bullgarinë nuk ka rrezik për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Vlerësimi im është se do të jetë shumë e vështirë të arrijmë dy të tretat në këtë përbërje parlamentare, pasi me sa mund të gjykoj unë, opozita në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e lexon marrëveshjen me Bullgarinë, përkatësisht kornizën negociuese me BE-në, përmes dioptrisë partiake”, vlerëson presidenti Stevo Pendarovski.

Profesorët e së drejtës kushtetuese pesimit për ndryshimet kushtetuese

Profesori i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq shpreh dyshimin për shpejtësinë e realizimit të amendamenteve kushtetuese të kërkuara, por edhe efikasitetin e zgjidhjes që do të pasojë.

“Fakti që opozita nxiton dhe i thotë qeverisë që të paraqesë propozimin për amendamentet kushtetuese në kuvend, ndërsa thotë se nuk do të votojë për amendamentet, nuk është zgjidhje e përhershme që do të kapërcejë sfidën që i është vënë Maqedonisë së Veriut si kusht fillestar i negociatave me BE-në. Është e paqartë se çfarë zhvillimi politik në Maqedoninë e Veriut do të nxisë përpjekjet për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese”, thotë profesor Shkariq.

Mosvotimi i mundshëm i një propozimi në rastin konkret të ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicave të reja në preambul (me theks të fortë te bullgarët), mjafton për të evidentuar dhe legjitimuar mospranimin e zgjidhjeve të imponuara nga publiku për atë çështje, thotë profesorja e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Shkup, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska.

“Nuk besoj se qeveria do të hapë procedurën e ndryshimeve kushtetuese në parlament, derisa të sigurohet që të ketë votat e nevojshme për miratimin e tyre. Pavarësisht sfidës që i dërgon opozita. Përveç kësaj, edhe nëse hapet procedura, nuk ka afate se kur duhet të përfundojë. Afati i vetëm që ekziston në procedurën për ndryshime kushtetuese lidhet me fillimin dhe kohëzgjatjen e dëgjesës publike”, vlerëson Karakamisheva./DW/

The post Enigmë e madhe se kur do të ndodhin ndryshimet në Kushtetutë appeared first on Albeu.com.