enerjgi Archives - Albeu.com

Ngërçi në Kuvend vë në pikëpyetje vazhdimin e prodhimit të energjisë në Kosovë
<html><head></head><body>

Licencat e “Kosovës A” dhe “Kosovës B”, dy termocentralet që mbulojnë pjesën më të madhe të prodhimit vendor të energjisë elektrike, skadojnë më 4 tetor.

Nëse deri në atë datë nuk krijohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nuk do të ketë organ funksional që mund të vendosë për vazhdimin e licencave të këtyre dy termocentraleve.

ZRRE-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në mungesë të licencave të zgjatura, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk do të ketë bazë ligjore për ta vijuar prodhimin.

Megjithatë, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë një sqarim konkret për atë që mund të ndodhë pas 4 tetorit, nëse deri atëherë nuk gjendet zgjidhje për bllokadën.

Radio Evropa e Lirë kërkoi të dijë nga ZRRE-ja dhe KEK-u nëse skadimi i licencave do të sillte ndërprerjen e prodhimit, si dhe nëse ekziston ndonjë zgjidhje ligjore për vijimin e përkohshëm të aktivitetit.

Asnjëri prej dy institucioneve nuk iu përgjigj këtyre pyetjeve.

Një ndalim i mundshëm i prodhimit të KEK-ut do ta shtonte ndjeshëm varësinë e Kosovës nga importi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë rrezik për sigurinë e furnizimit dhe shpenzime të larta financiare.

Pengesë është mungesa e kuorumit në ZRRE

Vendimmarrja për licencimin e prodhuesve të energjisë i takon Bordit të ZRRE-së, i cili aktualisht nuk mund të marrë vendime për shkak të mungesës së dy anëtarëve dhe kryesuesit.

Procesi për plotësimin e vendeve vakante ka nisur. Ministria e Ekonomisë ka bërë publike listën e kandidatëve të përzgjedhur për dy pozitat e anëtarëve dhe për postin e kryesuesit të Bordit.

Megjithatë, procedura mbetet e varur nga Kuvendi. Pas përzgjedhjes, kandidatët duhet t’i dërgohen Qeverisë, e cila më pas i përcjell në Kuvend për votim.

Vendimi për emërimin e anëtarëve të Bordit merret përfundimisht nga deputetët.

“Lista e kandidatëve do të dërgohet pasi të plotësohen kushtet ligjore, duke përfshirë konstituimin e Kuvendit, pasi emërimi i Bordit të ZRRE-së është përfundimisht kompetencë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, KEK-u i ka paraqitur ZRRE-së kërkesat për zgjatjen e licencave të “Kosovës A” dhe “Kosovës B”. Sipas ZRRE-së, stafi profesional i ka shqyrtuar tashmë aplikacionet, por vendimi përfundimtar nuk mund të merret.

“Pa krijimin e kuorumit ligjor, nuk mund të merret vendim përfundimtar lidhur me aplikacionet e KEK-ut”, deklaron ZRRE-ja.

Pasojat e mundshme pas 4 tetorit

Sipas rregullatorit, pas përfundimit të vlefshmërisë së licencave, prodhimi mund të vazhdojë vetëm nëse ekziston një vendim i vlefshëm i Bordit.

ZRRE-ja nuk ka sqaruar, megjithatë, nëse kjo do të nënkuptojë ndalimin e menjëhershëm të punës së KEK-ut pas skadimit të licencave.

As KEK-u nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka një plan alternativ për rastin kur 5 tetori e gjen kompaninë pa licenca të vazhduara.

Çështja është veçanërisht e rëndësishme për shkak të rolit që kanë termocentralet e KEK-ut në sistemin energjetik të Kosovës.

Të dhënat e ZRRE-së për vitin e kaluar tregojnë se prodhimi i brendshëm i energjisë, duke përfshirë edhe burimet e ripërtëritshme, ishte 5.298 gigavat-orë (GWh), ndërsa kërkesa totale arriti në 6.944 GWh.

Termocentralet e KEK-ut prodhuan 4.687 GWh, ose më shumë se 88 për qind të energjisë së prodhuar në vend.

Ndërkaq, hidrocentralet dhe burimet e tjera të ripërtëritshme gjeneruan rreth 611.5 GWh.

Prodhimi vendor mbuloi në total mbi 76 për qind të kërkesës së konsumatorëve, ndërsa diferenca u sigurua nga importi.

Për rrjedhojë, ndërprerja e mundshme e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” do ta rriste ndjeshëm nevojën për furnizim nga jashtë.

Njazi Thaçi: Situatë e paprecedent

Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, e vlerëson situatën si të pazakontë dhe të papranueshme.

“Është e paimagjinueshme që blloqet të ndalen për shkak se nuk vazhdohet licenca. Ky është një rast i paprecedent. Kosova nuk mund të mbetet vetëm me prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme”, thotë Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se burimet alternative nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për ta zëvendësuar prodhimin e termocentraleve të KEK-ut.

“Kosova nuk ka prodhim të mjaftueshëm nga burimet alternative. Kjo është kërkesë urgjente, e cila kërkon zgjidhje, dhe subjektet politike duhet ta kenë parasysh që të gjejnë mënyrën për konstituimin e Kuvendit”, shton ai.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka përfunduar ende konstituimin e nisur më 6 gusht, ndërsa nuk është caktuar një datë për vazhdimin e seancës.

Para thirrjes së vazhdimit të seancës, Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të fundit, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë në opozitë, zhvilluan negociata për një marrëveshje politike ku përfshihej edhe çështja e presidentit të ardhshëm.

Më 31 gusht, pasditen, të dyja partitë njoftuan se kishin arritur pajtim për Bekim Sejdiun si kandidat për president, por ende nuk dihet se si do të procedohet më tej me konstituimin e institucioneve.

Rreziku për koston e importeve

Eksperti i çështjeve energjetike, Ethem Çeku, thotë se edhe përballë situatës së ndërlikuar institucionale, me një Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend funksional, duhet të gjendet një zgjidhje ligjore për të shmangur skadimin e licencave pa mundësi vazhdimi.

Pa një zgjidhje të tillë, sipas Çekut, Kosova do të varej shumë më tepër nga importi i energjisë elektrike.

“Kjo do të krijonte një kosto prej qindra miliona eurosh, e cila fillimisht do të binte mbi buxhetin e shtetit dhe më pas do të reflektohej drejtpërdrejt te qytetarët përmes tarifave të energjisë”, deklaron ai për Radion Evropa e Lirë.

Çeku vlerëson se, nëse importet do të rriteshin ndjeshëm, furnizuesi mund t’i kërkonte Qeverisë kompensim ose subvencionim për shpenzimet shtesë.

Furnizimi i konsumatorëve është përgjegjësi e Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

KESCO e siguron pjesën kryesore të energjisë nga KEK-u, ndërsa hendekun mes prodhimit në vend dhe kërkesës e mbulon me importe.

“Në rast të ndryshimeve në bilancin e furnizimit dhe kërkesës, KESCO ndërmerr masat e nevojshme për sigurimin e energjisë, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ dhe kushtet e tregut”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga kjo kompani.

Radio Evropa e Lirë e pyeti KESCO-n se çfarë sasie energjie do të duhej të importohej në rast të ndalimit të prodhimit të KEK-ut dhe sa do të ishte kostoja e këtij skenari.

Kompania nuk dha shifra, duke argumentuar se nuk mund të bëjë vlerësime për skenarë hipotetikë. Sipas saj, sasia dhe kostoja e importeve varen nga rrethanat konkrete dhe kushtet e tregut në atë periudhë.

Megjithatë, importi i energjisë i kushton tashmë Kosovës qindra miliona euro.

Gjatë vitit 2025, vendi shpenzoi rreth 240 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike nga jashtë, me çmim mesatar prej 146 eurosh për megavat-orë (MWh).

Më pak se pesë javë para përfundimit të licencave, ende nuk ka qartësi për fatin e prodhimit në “Kosovën A” dhe “Kosovën B”, nëse deri më 4 tetor Bordi i ZRRE-së nuk bëhet funksional. / REL

</body></html>

The post Ngërçi në Kuvend vë në pikëpyetje vazhdimin e prodhimit të energjisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.