energjia djellore Archives - Albeu.com

Qeveria i bën hije energjisë diellore, si po zvarriten procedurat për fotovoltaikët
Kriza e energjisë, që po merr përmasa të frikshme në botë, ka kapur të papërgatitur qeverinë shqiptare, e cila ndër vite ishte rehatuar mes planesh e strategjish diversifikimi. E fokusuar sot te çmimet në bursë dhe emergjenca në furnizim, duket se kërkesat e bëra thuajse një vit më parë nga përfaqësues të sektorit fotovoltaik janë harruar. Bizneset vetëprodhuese sot hedhin tepricat me zero lek në rrjet, ndërkohë që çdo kwh që marrin nga rrjeti e paguajnë më shtrenjtë. Teksa thuhet se po diskutohet për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, fakt është që asnjë nga kërkesat e biznesit, të cilat mund të zbusnin disi krizën e tyre të çmimeve, nuk është marrë parasysh. Indiferentizmi i qeverisë, gjithsesi, nuk e ka penguar interesin për impiante vetëprodhimi, ku kërkesa është 4-fishuar. Kostot e zbatimit të një projekti janë rritur me 20%, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të materialeve. Ekspertët e fushës rekomandojnë se aplikimi i një faturimi vjetor neto nuk do të kishte pasoja negative nëse do të zbatohej, duke rritur në këtë mënyrë përfitimin nga impiantet.

Në datën 26 gusht, 1 kwh energji e llogaritur me çmimin e Bursës Hungareze kushtonte rreth 86 lekë.

A e dini sa e shiti 1 kwh energji që hodhi si tepricë në rrjet një biznes në Shqipëri? Zero lekë! Bëhet fjalë për atë grup biznesesh që po përpiqen të mbijetojnë mes një rritje të çmendur të çmimeve në çdo drejtim, duke instaluar për vetëprodhim impiante fotovoltaikë.

Kriza e energjisë, që po merr përmasa të frikshme në botë, ka kapur të papërgatitur edhe qeverinë shqiptare, e cila ndër vite ishte rehatuar mes planesh e strategjish.

Diversifikimi, që sot nuk mund të bëjnë fresk në zagushinë e fundit të verës, paralajmëron kohë edhe më të vështira. Kriza e energjisë tek ne filloi të ndihej në deklarata, por edhe fatura në korrik-gushtin e vitit të shkuar, por për botën kishte dhënë sinjale më herët, duke parashikuar efektin që do të vinte nga rigjallërimi i aktivitetit ekonomik pas pandemisë.

Biznesi në tregun e lirë në atë kohë kaloi në panik nga çmimet e energjisë, ku kontratat me 8 lekë/kwh u katërfishuan në vlerë brenda pak javësh.

Grupi i instalatorëve të impianteve fotovoltaikë, duke parë interesin e rritur të biznesit që kërkonte të amortizonte këtë kosto, parashtroi para qeverisë një listë të gjatë me kërkesa, të cilat deri më sot kanë marrë miratime e kundërshtime tryezash, por edhe premtime.

Fakt është që ligji “Për burimet e rinovueshme të energjisë” mbetet në diskutime, por pa një miratim konkret të ndonjë mase nxitëse.

Me të drejtë, qeveria ka qenë e angazhuar në miratimin e licencave për bizneset e interesuara për të prodhuar energji për shitje, si një formë e rritjes së diversifikimit, por përpjekjet e saj nuk kanë qenë të njëjta për të ndihmuar të gjitha grupet. Këtu flasim edhe për vetëprodhuesit, ku interesi raportohet se është 2-4-fish më i lartë nga kompania në kompani.

Kërkesat në vesh të shurdhër, ekspertët propozojnë netim vjetor

Në nëntor të vitit të shkuar, instalatorët e impianteve fotovoltaikë i drejtuan një listë me kërkesa qeverisë, duke nisur nga rritja e kapacitetit të instalimit që aktualisht është 500 kwp e deri te vendosja e një bilanci vjetor neto.

Me premtimin se të gjitha do të analizoheshin, qeveria ngriti një grup pune për të bërë vlerësimin e kërkesave, por edhe pse parimisht kanë dhënë konsensus për disa pika dhe kundërshtime për të tjera, zyrtarisht nuk ka asnjë nismë ligjore që të reflektojë këto.

Qeveria ka rezerva lidhur me bilancin vjetor neto të energjisë, që do të thotë se një biznes, i cili ka instaluar një impiant për vetëprodhim, mund ta marrë energjinë që prodhon në verë edhe në dimër, apo anasjelltas.

Kjo lidhet më shumë me frikën se mund të rezultojë financiarisht jo efektive për kompanitë publike të energjisë, duke i ngarkuar ato me kosto, ndaj zgjidhja ka qenë ajo e bilancit mujor. Por, kjo në fakt rezulton me kosto për biznesin që ka ndërmarrë këtë investim, duke zgjatur kthimin e investimit dhe njëkohësisht bëhet frenues për ata që duan të ndërmarrin një investim të kësaj natyre.

Ekspertë të sektorit energjetik, në një panair energjie të zhvilluar këtë vit në Expocity, bënë një prezantim të përfitimeve që mund të kishte ndërmarrja e një nisme me faturim neto vjetor. Sipas tyre, nëse çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten sikurse po ndodh, atëherë një

qasje e faturimit neto është më superiore sesa një qasje e matjes neto. Faturimi neto gjithashtu e bën më të lehtë përshtatjen me normën e kthimit të investimit gjatë kohës së vetëshlyerjes.

“Faturimi neto është gjithashtu më i lehtë për të kaluar në një tjetër pikë referimi në të ardhmen (p.sh. çmimi i tregut me shumicë). Ndryshimi i ligjit për Faturimin Neto kërkon ndryshime shumë të vogla në ligjin ekzistues 7/2017” – do të vlerësonte një nga këta ekspertë, duke propozuar se netimi vjetor do të ishte një zgjidhje në kushtet aktuale dhe kosto fikse e rrjetit duhet të rritet në mënyrë të arsyeshme.

Rritet kërkesa për instalimin e impianteve, por edhe kostot

Operatorët e tregut raportojnë për rritje të shpejtë të kërkesës nga biznesi për të instaluar impiante fotovoltaikë për vetëprodhim. Nga kompania në kompani, kjo kërkesë rezulton e dyfishuar, madje edhe e katërfishuar.

“Sigurisht që ka shumë interes. Nëse i referohemi 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2021, interesi është dyfishuar. Kuptohet që gjërat janë ndërlikuar disi më shumë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe kostove të lëndëve të para, por interesi mbetet”, – pohon Armand Skuqi, administrator i “Solares”.

Edhe Anduel Çekrezi, përfaqësues i “EuroElektra” vëren të njëjtën tendencë. Sipas tij, madje, bizneset që janë në tregun pjesërisht të liberalizuar – të lidhur në tension 20, 10, 6 kilovolt dhe po furnizohen me një çmim preferencial nga qeveria, – po nxitojnë të instalojnë impiante për t’i paraprirë daljes së plotë në treg.

“Ecuria ka qenë shumë e mirë, duke pasur parasysh kërkesën në treg. Nëse marrim në vlerësim efektin e krizës së energjisë, mund të themi që ka qenë e lartë, sepse çmimet janë rritur dhe kanë prekur sidomos ata në treg të lirë, por kanë nxitur edhe ata në tregun pjesërisht të lirë.

Do të thosha madje që ky grup i lidhur në tension 20, 10, 4 kilovolt ka qenë edhe më aktiv në interes dhe projekte, pasi duan që t’i paraprijnë situatës, sepse mendojnë që në fund të vitit do të përballen me çmimin real të energjisë në bursa. Mund të them që interesi është 3-4 herë më i lartë në raport me parakrizën”, – nënvizon ai.

Operatorët nënvizojnë se ka një rritje të çmimeve të materialeve, duke rritur koston totale të instalimit të një impianti në raport me periudhën e parakrizës që luhatet mes 20-25%. Sipas Rako Paja, administrator i AR Ecoenergjia sh.p.k., rritja erdhi si efekt i krizës së post-pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

“Kostot e materialeve dhe pajisjeve, por edhe kosto të tjera indirekte janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para e më pas materialeve në tregun global. Kjo nisi si efekt i rikthimit të normalitetit të ekonomisë pas mbylljes nga COVID-19 dhe më pas, presionin e rriti edhe lufta në Ukrainë.

Kostot e materialeve janë rritur deri në 20%. Mungesa e materialeve dhe pajisjeve, për shkak të problematikës së krijuar nga kostot e transportit ndërkombëtar dhe linjave të furnizimit është problemi më i madh në aspektin e dorëzimit në kohë të porosive”, pohon Paja./Monitor/

The post Qeveria i bën hije energjisë diellore, si po zvarriten procedurat për fotovoltaikët appeared first on Albeu.com.

Greqia inaguron parkun më të madh diellor në Europë (FOTO LAJM)
Teksa lufta në Ukrainë po nxjerr në pah mungesat e theksuara energjitike në mbarë botën, vende të ndryshme po kërkojnë alternativa të reja për t’i mbijetuar krizës.

Greqia ka qenë njëri prej këtyre vendeve që ka investuar në teknologji të reja për prurjet energjitike.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, inauguroi një park të ri diellor. Është sistemi më i madh me panele të dyanshme në Europë. Mitsotakis premtoi të përshpejtojë lejet për projektet e energjisë së rinovueshme, ndërsa vendi kërkon të heqë dorë nga karburantet fosile ndotëse dhe të kushtueshme të importuara.

Greqia synon të dyfishojë kapacitetin e saj të instaluar nga burimet e rinovueshme në rreth 19 gigavat deri në vitin 2030. Kjo mund të rishikohet lart si pjesë e përpjekjes së re të Komisionit Europian për të përshpejtuar kalimin në energjinë e gjelbër dhe për t’i dhënë fund varësisë nga gazi rus deri në vitin 2027, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Parku diellor 204 megavat në qytetin verior grek të Kozanit u ndërtua nga rafineria më e madhe e naftës në Greqi, Hellenic Petroleum. Ajo është një nga kompanitë më të mëdha të naftës në Ballkan, por pretendon se po kalon një transformim në energji të pastër. Ajo ka instaluar parkun më të madh diellor në Greqi dhe gjithashtu lë të kuptohet se mund të shtojë edhe ruajtjen e baterive.

Sa energji do të gjenerojë parku diellor në Greqi?

Parku do të furnizojë me energji elektrike 75,000 familje dhe do të lidhet me rrjetin elektrik të vendit në javët e ardhshme. “Ky projekt pasqyron synimet tona kombëtare për energji të lirë dhe të pastër nga dielli, nga era, nga uji,” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në përurimin e parkut.

Greqia mundi objektivin e saj për vitin 2020 duke përdorur burimet e rinovueshme për 21.7 % të konsumit të saj të energjisë, sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Europian, dhe synon të rrisë shifrën në 35 % deri në vitin 2030.

Megjithatë, do të nevojiten leje më të shpejta për të kapërcyer vonesat në instalime dhe ruajtjen në shkallë të gjerë. Mitsotakis tha se qeveria e tij do të përshpejtojë procedurat e licencimit dhe ishte vendosur të specifikonte lejet për ndërtimin e parqeve me erë në shkallë të gjerë në det të hapur./Reuters

The post Greqia inaguron parkun më të madh diellor në Europë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.