energjia berthamore Archives - Albeu.com

Shefi i energjisë atomike të OKB-së takohet me zyrtarët rusë
Kreu i mbikëqyrësit të energjisë atomike të OKB-së u takua me zyrtarët rusë në Kaliningrad të mërkurën për negociatat mbi sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, aktualisht i kontrolluar nga forcat ruse.

Udhëtimi i shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi në enklavën ruse erdhi një javë pasi ai vizitoi centralin, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

“Kam takuar zyrtarë të nivelit të lartë nga disa agjenci ruse në Kaliningrad”, shkroi Grossi në Twitter. “Vazhdoj përpjekjet e mia për të mbrojtur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP),” shtoi ai, duke theksuar se kjo ishte “në interesin e të gjithëve”.

Kreu i Rosatom të Moskës, Alexey Likhachev, ishte në mesin e zyrtarëve që Grossi u takua, sipas një deklarate nga korporata shtetërore bërthamore e Rusisë./albeu.com

I met high level officials from several ??agencies today in Kaliningrad. I continue my efforts to protect the #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant. My recent visit to #ZNPP confirmed the urgent need to achieve this vital objective, which is in everyone’s interest. pic.twitter.com/iaudoqRZjC

— Rafael MarianoGrossi (@rafaelmgrossi) April 5, 2023

The post Shefi i energjisë atomike të OKB-së takohet me zyrtarët rusë appeared first on Albeu.com.

Qyteza amerikane i mban shpresat tek energjia bërthamore, synohet vendosja e një reaktori të avancuar me natrium
Ndërsa vendet në mbarë botën po përpiqen të ulin nivelin e energjisë nga burimet fosile, një qytet i vogël amerikan do të ketë mundësi të transformohet pas ndërtimit aty të një centrali bërthamor. Kompania TerraPower synon të vendosë në qytetin Kemmerer, të shtetit Uajoming, një reaktor të avancuar me natrium, që nuk ftohet me ujë.

Qyteti Kemmerer në shtetin Uajoming është mbështetur tek qymyrguri për mbi një shekull. Deri rishtazi, ky qytet i vogël njihej vetëm për fosile peshqish 55 milionë vjeçare të zbuluara në guroret e tij.

Në nëntor, një kompani e mbështetur nga Bill Gates, “TerraPower”, njoftoi se kishte përzgjedhur këtë qytet për ndërtimin e një centrali bërthamor të pazakontë, që ftohet me natrium. Ky central bërthamor pritet të punësojë personat që do të humbasin vendet e punës me mbylljen e një termocentrali me qymyr në vitin 2025.

Vendasit shpresojnë që projekti i kompanisë TerraPower do të ndihmojë rreth 230 punonjësit e termocentralit dhe rreth 300 punonjësit e minierës që e furnizon atë me qymyrguri.

“Nuk di nëse do të kishte mbijetuar dot qyteti Kemmerer nëse do të humbisnim njëkohësisht termocentralin dhe minierën. Do të shndërrohej ndoshta në një qytet fantazmë”, thotë Crystal Bowen, punonjëse e termocentralit.

Drejtuesi i termocentralit thotë se kompania TerraPower është zotuar të trajnojë punëtorët që do të duan të kalojnë tek centrali bërthamor.

“Thanë se do të ketë një program dy vjeçar trajnimi për njerëzit që dëshirojnë të punojnë tek centrali bërthamor. Momenti është i favorshëm, megjithëse nuk janë qartësuar ende detajet. Por, do t’u jepet një shans pjesës më të madhe të njerëzve që do të duan të punojnë tek objekti i ri”, thotë Rodger Holt.

Megjithëse centrali bërthamor mendohet se mund të jetë funksional në vitin 2028, kryebashkiaku thotë se lajmi ka rritur që tani interesimin për pasuritë e patundshme dhe po i jep jetë të re qytetit.

“Jam absolutisht në favor të shpëtimit të mjedisit tonë. Nëse bëhemi pjesë e përpjekjeve për ta shpëtuar dhe përmirësuar mjedisin tonë, jam plotësisht pro kësaj. Ajo që po ndodh me centralin e natriumit do të jetë shpëtimi i komunitetit tonë”, thotë zoti Thek.

Energjia bërthamore po shfaqet si zgjidhja për të plotësuar boshllëkun energjitik, ndërkohë që vendet po pakësojnë përdorimin e qymyrgurit, naftës dhe gazit natyror për të zvogëluar ndotjen e atmosferës dhe për të shmangur disa nga efektet më të këqija të nxehjes së planetit.

“Presim pra një zgjerim masiv të energjisë nga era dhe dielli, dhe jemi në favor të kësaj. Por që ta plotësojmë këtë energji nga era dhe dielli, nëse do të mbyllim me kalimin e kohës shfrytëzimin e burimeve fosile, do të na nevojitet vërtet energjia bërthamore, si një burim pa ndotje dhe që furnizon 24 orë në ditë”, thotë Chris Levesque, drejtor ekzekutiv i kompanisë TerraPower.

Ai thotë se teknologjia e re me natrium është shumë më e sigurtë dhe se nuk mbështetet në burime të jashtme për ftohjen e reaktorit, pa patur nevojë për furnizim të vazhdueshëm me ujë. Por jo të gjithë janë dakort se kjo teknologji prodhon më pak ndotje.

“Në fakt, energjia bërthamore prodhon materiale shumë radioaktive që janë kancerogjene, si dhe prodhon një volum mbetjesh që do të qëndrojnë në mjedis për qindra mijëra vite. Pra, është e vështirë ta quajmë energjinë bërthamore të pastër, duke u bazuar vetëm tek kriteri i çlirimit të dioksidit të karbonit. Mendoj se është një term i pavërtetë për energjinë bërthamore”, thotë Edwin Lyman, nga një shoqatë shkencëtarësh që monitoron projektet bërthamore.

Një tjetër disavantazh është se centrali bërthamor do të duhet të funksionojë me uranium të pasuruar në 20%, ose katër herë më shumë se në centralet e zakonshme bërthamore. Ky lloj materiali nuk prodhohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe do të duhej të merrej nga Rusia.

Projekti pritet të kushtojë rreth 4 miliardë dollarë dhe gjysma e këtyre fondeve do të jepen nga Departamenti i Energjisë./voa

The post Qyteza amerikane i mban shpresat tek energjia bërthamore, synohet vendosja e një reaktori të avancuar me natrium appeared first on Albeu.com.

Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore
Serbia është duke u orientuar drejt energjisë bërthamore pas disa dekadash të moratoriumit për ndërtimin e centraleve bërthamore.

Drejtoria për Sigurinë Bërthamore dhe Rrezatim e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në një stërvitje ndërkombëtare më 26 dhe 27 Tetor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në këtë ushtrim u simulua një aksident në termocentralin bërthamor Baraka.

Stërvitja u organizua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qëllimi i saj ishte rritja e aftësisë së reagimit ndaj një aksidenti bërthamor ose radiologjik.

Që nga viti 1989 në Serbi është në fuqi një moratorium për ndërtimin e termocentraleve bërthamore.

Vendimi kishte pasuar katastrofën bërthamore në Çernobil të Ukrainës së sotme që atëherë ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik./REL

The post Serbia gjithnjë e më afër energjisë bërthamore appeared first on Albeu.com.