Enea Zhegu vdekja Archives - Albeu.com

Lamtumirë “Tomka”! Jeta plot brenga e Enea Zhegut, nga përjashtimi prej shkollave dhe mbyllja në psikiatri e shkatërrimi i karrierës
Mëngjesi i stoëm ishte i trishtë për kinematografinë shqiptare, pasi u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare aktori i njohur, Enea Zhegu.

Enea Zhegu do të njihej gjatë gjithë jetës së tij me filmin Tomka dhe shokët e tij ndonëse kanë kaluar shumë e shumë vite që nga ajo koha kur ai do të futej në shesh të xhirimit për të realizuar këtë rol, që do t’i jepte famë që në fëmijërinë e tij të hershme.

Atëherë fëmijë, ai do të ndjehej i përkëdhelur nga fati. Mbarësia do t’i vinte që në vitin 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë.

Enea Zhegu ishte ndërgjegjësuar nga dy eksperiencat e para se ç’do të thoshte të bëheshe pjesë e një filmi. Ndaj në ditën kur Xhanfize Keko kishte mbledhur fëmijët, po aq të njohur sa edhe ai në botën e filmit, e dëshironte me gjithë shpirt Tomkën. Dhe kur fitoi konkursin që iu duk shumë i vështirë (sepse kishte rivalë të fortë), u ndje jo vetëm i gëzuar, por edhe disi superior ndaj të tjerëve.

Ai do të ishte komandanti. Enea e kuptoi shumë mirë rolin që po i kërkohej të bënte, aq sa do të mësonte shpejt ta luante bukur edhe jashtë sheshit të xhirimit. I gjendur gjithmonë në qendër të vëmendjes (sidomos pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij), i llastuar jo pak nga gjyshërit e tij dhe i preferuar nga regjisorët e njohur, Enea do të ndjehej shumë i rëndësishëm.

Deri diku dhe i paprekshëm. Ndoshta prandaj, vite më pas, kur nuk do të ishte më fëmija të cilit mund t’ia falnin lehtë gabimet, jeta nuk do t’i vinte dhe aq e mbarë sa në fëmijëri dhe e ka vuajtur pak diçka të tillë në jetën e tij të mëvonshme.

Filli i kujtimeve të bukura për Enean u ndërpre me mbarimin e filmit “Një jetë më shumë”, të regjisorit Gjergj Erebara. Pas tij nuk do të kishte më filma të tjerë. Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye më shumë në vitet e gjimnazit.

Aq sa emri Enea Zhegu do të regjistrohej pothuajse në regjistrat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës. Sapo përjashtohej nga njëra shkollë, e dërgonin tek një tjetër, derisa do të përfundonte në shkollën e natës. Bëmat i mbeteshin atij, Tomkës. Shumëkush vazhdonte ta identifikonte si Tomkën djaloshin plangprishës.

Enea ndjehej mirë prej kësaj nofke, e cila do ta ndiqte nga pas edhe në kohën kur arriti të hyjë në Akademinë e Arteve, ku do të ndjente për herë të parë dëshirën që të bëhej një aktor, ndërsa gjithçka kishte ndodhur më parë në shesh të xhirimit, nuk e kishte marrë dhe aq seriozisht. Atje në Akademi, do të ndodhte mrekullia që nuk do të zgjaste shumë.

Sepse që në vitin e pare, Enea Zhegu do të përjashtohej sërish nga shkolla për “sjellje të këqija”. Dënimi i parë që mori ishte vetëm për një vit shkollor. Ndërsa në vitin e dytë, një tjetër dënim që do të merrte, po për sjellje jo të mirë, do ta përjashtonte përfundimisht. “Tomka” vazhdonte të ishte i mbrapshtë, ndaj jeta do t’i vinte gjithnjë e më e mbrapshtë.

Në vitin 1989 do të provonte për herë të parë se ç’do të thoshte të të mbyllnin në një psikiatri. Në këtë herë të parë do ta mbanin brenda vetëm 15 ditë, ndërsa në herën e dytë plot një muaj. Këtyre kohëve të mbrapshta Enea do t’u shpëtonte vetëm në 1990-ën, kur do të nisej për në Greqi, e pak vite më pas në Itali.

Tashmë është kthyer sërish në Tiranë. Që në ditët e para që do të mbërrinte do të shkonte në Akademinë e Arteve, sepse donte që filli të lidhej pikërisht aty ku ishte shkëputur këtu e vite të shkuara. Gjithsesi, nuk u mbërthye shumë pas nostalgjisë. E kuptoi shpejt se jeta nuk ishte ajo filmave, se kohët nuk ishin më si atëherë kur xhirohej për Tomkën.

Ndaj nisi shpejt të mendojë që të hapte një aktivitet të tijin, një bar-restorant që e quajti “Vila”, por që më shumë është bërë i njohur si lokali i Tomkës. Sepse edhe në kohën që u bë një menaxher i vërtetë, Enea Zhegun vazhdonin ta thërrisin Tomka.

The post Lamtumirë “Tomka”! Jeta plot brenga e Enea Zhegut, nga përjashtimi prej shkollave dhe mbyllja në psikiatri e shkatërrimi i karrierës appeared first on Albeu.com.

“Sa i trishtë ky mëngjes!”, Agron Llakaj në zi, zgjohet me humbjen e madhe
Aktori i humorit, Agron Llakaj ka reaguar i tronditur pas lajmit të hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Enea Zhegu, i cili mbahet mend nga të gjithë me rolin e ‘Tomkës’.

Llakaj mes dhimbjes së madhe kujton kohën kur të dy kanë qenë bashkë në shkollë dhe zemrën e tij të madhe që bënte gjithçka për shoqërinë.

“Enea i dashur ! Sa i trishte ky mengjes…,i hidhur dhe i zi,lajmi se ti ke nderruar jete me tronditi dhe me ka shkaktuar dhimbje te madhe.Sa shume te kane njohur e te kane dashur,per talentin dhe per njeriun qe ishe.Publiku te identifikon me Tomken dhe ashtu te therret edhe sot ,Ty simbolin e femijerise ne cdo enderr femije ne breza. Kurse une, sdo harroj kurre,shokun e kursit tim Enea, te kujdesur e te dhemshur, ate vrapin tend neper dyqane e magazina te Tiranes per te me siguruar ndonje ushqim te vecante kur une do ikja per ne Memaliaj te femijet e mi, se une isha i vetmi ‘baba’ ne kurs, kujdesin e te gjithe shokeve te kursit nuk do e harroj por mbeshtetjen tende te vecante kurre! Ti rrebeli dhe capkeni i asaj kohe, ishe njekohesisht dhe Njeriu me zemer te madhe! Nuk e harroj dot edhe kur per oret e mesimit duheshin objekte(rekuizite)…, ti nuk pertoje te sillje gjithcka nga shtepia, se ti ishe Enea artist ne shpirt e zemer. Cte shkruaj per ty mor Enea…, e vetmja qe nuk te shkon ty, eshte vdekja…, si pjesa e fundit per tu luajtur ne ikjen tende te pakthim . Lamtumire or mik ! Zoti te past’ ne preherin e Tij ! Lamtumire Enea !”, shkruan Agron Llakaj.

The post “Sa i trishtë ky mëngjes!”, Agron Llakaj në zi, zgjohet me humbjen e madhe appeared first on Albeu.com.