endri xhafo Archives - Albeu.com

Lejoni gazetarët të rikthehen në vendin e tyre të punës/ Endri Xhafo: Kur pengohet puna e medias, humb e gjithë shoqëria
Këtë të hënë, në protestën përpara godinës së News24, moderatori i emisionit LOG , Endri Xhafo, u shpreh se situata e krijuar nuk është një konflikt i shumë çështjeve, por një çështje më e madhe, e drejta e gazetarëve për të punuar të lirë për të informuar publikun pa frikë.

“Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjalë, por nuk mund të garantojë lirinë pas fjalës ” , u shpreh Xhafo.

Gjithashtu, Xhafo tha se, dy ditë më parë, politika, pa vendim gjykate dhe pa përmbaruar, bllokoi hyrjen në godinat e News24.

“Ndërprerja përfshiu jo vetëm ambientet me kontratë të konstatuar, por edhe ato me kontratë në fuqi deri në vitin 2033, të cilat nuk janë objekt i asnjë vendimi gjyqësor apo qeveritar.

Edhe, energjia elektrike dhe gjeneratori privat i televizionit u ndërprenë, duke rrezikuar teknikën dhe duke ndalur transmetimin”, tha moderatori i njohur Endri Xhafo, duke shtuar se argumenti se News24 nuk është hequr licenca është nul.

“Është nul përderisa nuk na lejohet hyrja në godinën që kemi kontratë të rregullt deri në 2033”, – theksoi ai.

Xhafo e tipare pamjen e bllokut të medias si një pamje në imazhin e Shqipërisë evropiane.

Sipas tij, mediat e mëdha janë pasuri kombëtare, sepse janë produkt i punës së punëtorëve të gazetarëve, regjisorëve, kameramanëve, montazhierëve, teknikëve dhe artistëve.

“Kur pengohet puna e parë të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Moderatori kërkoi kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe ndalimin e praktikave të mbrojtjes së bllokimit të mediave.

“Ky është një test për shoqërinë tonë. Një do të heshtim kur mbyllet një redaksi, apo do të ngrihem për të të drejtën për të punuar lirë? Sot jemi ne, nesër mund të jeni ju”, – përfundoi Xhafo.

Fjala e plotë e Endri Xhafos:

“Të nderuar kolegë gazetarë, miq dhe qytetarë, Jemi sot këtu, jo thjesht për një konflikt kontratash, por për diçka shumë më të madhe: Të drejtën e profesionistëve të medias për të ushtruar zanatin e tyre për informimin e publikut pa pengesa dhe pa frikë. Shqipëria e sotme i ngjan asaj shprehjes që i atribuohet ish-presidentit të Ugandës, Idi Amin: “Ka liri fjale, por nuk mund të garantoj lirinë pas fjalës”. Dy ditë më parë, policia, pa një vendim gjykate dhe pa një përmbarues, ndërpreu punën e News24.

Na u bllokua hyrja jo vetëm në një godinë me kontratë të përfunduar por në proces gjyqësor, por edhe në godinën tjetër, ku kontrata është e vlefshme deri në vitin 2033 dhe që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie. U ndërpre energjia elektrike, madje edhe gjeneratori privat i televizionit, duke rrezikuar kësisoj pajisjet dhe duke fikur transmetimin. Kjo ka krijuar një boshllëk në peizazhin mediatik shqiptar dhe një situatë të paprecedent për ne, mbi 200 e ca punonjës të këtyre mediave, që punojmë në këto godina. Argumenti që News24 nuk i është hequr licenca, është nul!

Është nul përderisa mua nuk më lejohet aksesi në një godinë që nuk është pjesë e asnjë vendimi qeverie apo gjykate, me kontratë të rregullt deri në 2033. I gjithë ky bllokim ndodhi në një pamje të shëmtuar, që nuk i shkon për shtat imazhit të Shqipërisë europiane, vizionit të “Shqipërisë 2030” anëtare e Bashkimit Europian. Gjithmonë e kam menduar se mediat me impakt të gjerë publik, – siç News 24 është padyshim një i tillë, – shkojnë përtej emrit të përveçëm të pronarit.

Këto lloj mediash janë pasuri kombëtare. Sepse janë vepër e përditshme e një morie gazetarësh, regjisorësh, kameramanësh, montazhierësh, teknikësh, artistësh, pra, profesionistësh, të cilët, me punën e tyre, i shërbejnë publikut. Suksesi i një institucioni të tillë është shumatore e ndërveprimit të egove individuale; impakti publik i një institucioni të tillë, është pasojë e kushteve optimale për punë! Kur ekzistojnë garancitë e kushteve optimale për punë, mund të flasim pastaj edhe për një liri relative editoriale, pra liri shprehjeje dhe opinioni, e cila, për fat të keq, është sot në një situatë të pafavorshme edhe në vende me tradita më të konsoliduara demokratike se ne. Por kjo nuk duhet të na shkurajojë. Ndaj ne kërkojmë dhe duhet të kërkojmë gjithmonë garantimin e kushteve optimale për punë. Se kur pengohet puna e profesionistëve të medias, humb jo vetëm një televizion, por humb e gjithë shoqëria.

Kjo protestë e sotmja nuk është vetëm për të kundërshtuar një veprim policor, por edhe për të thënë se të drejtat bazike të punonjësve të medias duhet të mbrohen çdo ditë, – nga ne vetë në radhë të parë, – përpara se të arrijmë në momente si ky. Një media e lirë nuk ekziston pa gazetarë të mbrojtur në ambjentin e tyre të punës, me sigurime dhe paga korrekte për punën e tyre. Ndaj ne kërkojmë të lejohemi të punojmë. Ne kërkojmë kthimin e menjëhershëm të aksesit në godinën me kontratë në fuqi, respektimin e ligjit dhe mbylljen e kësaj praktike të rrezikshme.

Ne kërkojmë që institucionet të mos bëhen vegël e urdhrave verbalë, por të veprojnë vetëm mbi bazë të ligjit dhe të akteve të shkruara. Ky është një test për shoqërinë tonë, por edhe për ne vetë. Dhe fatkeqësisht, vitet e fundit, teste të tilla janë bërë të shpeshta. A do të heshtim kur pengohet një redaksi të bëjë punën e saj, apo do të ngrihemi për të mbrojtur të drejtën për të punuar të lirë?

A do të heshtim pse iku një konkurrent nga tregu mediatik, apo dalja në rrugë të madhe e disa qindra profesionistëve të medias nuk është gjë e mirë as për vetë konkurrencën? A do të heshtim nga inati për pronarin X të medias Y nga frika se mos prishim marrëdhënien me qeverinë, apo, dreqi e mori, mund t’i bashkohemi korit të atyre që sot protestojnë, sepse, ku i dihet, nesër mund të jemi ne që mund të na vihet dryni? Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, për të treguar se fjala e profesionistëve të medias nuk ka frikë dhe nuk mbyllet me urdhra”.

The post Lejoni gazetarët të rikthehen në vendin e tyre të punës/ Endri Xhafo: Kur pengohet puna e medias, humb e gjithë shoqëria appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Vendim i Apelit të GJKKO ekzemplar! Kryetarit të bashkisë Tiranë i kanë shtuar nivelin e sigurisë në qeli
Analisti Artan Hoxha foli sot në emisionin “Log” në News 24 me moderator Endri Xhafon lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt duke e lënë atë në burg.

Hoxha e cilësoi vendimin e Apelit të GJKKO, si një vendim ekzemplar, ndërsa tha se në një situatë normale Veliaj mund të hetohej edhe në masën arrest shtëpie.

Hoxha tha se sipas burimeve të tij, ai ka mësuar se në qelinë ku ndodhet Veliaj është rritur niveli i sigurisë, duke i kufizuar atij komunikimin me familjarët e tij.

Artan Hoxha: Rasti i Veliajt është rasti me i rëndësishëm qe SPAK ka pasur ne duar, sepse është zyrtari i pare i atij niveli qe arrestohet ne detyre. Vendimi i apelit është vendim ekzemplar, nuk mbaje mend mase sigurie te shkoje 72 ore, është e thjeshte, është procedure. Ne një situate normale kryetari bashkisë mund te hetohej edhe ne shtëpi, arresti ne shtëpi dhe ne burg është ekuivalent. Por provat e reja bene qe prokurorët te këmbëngulin që ai te mbahet ne burg…Apeli dhe ti jepte arrest shtëpie e njëjta gje është. I kane forcuar edhe nivelin e siguresë, te komunikimet qe ai ka me personat jashtë burgut. SPAK mendon se Veliaj është në gjendje të mund të helmojë provat edhe në burg.

The post Artan Hoxha: Vendim i Apelit të GJKKO ekzemplar! Kryetarit të bashkisë Tiranë i kanë shtuar nivelin e sigurisë në qeli appeared first on Albeu.com.

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha
nga Endri Xhafo

Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë përpara se të shprehej. Burime pranë mazhorancës pohojnë se me t’u kthyer nga Shkodra, ku ndërpreu aktivitetet e parashikuara, Rama porositi me urgjencë një sondazh të brendshëm, nga ata që ai beson se i japin një pasqyrë besnike dhe të padeformuar të humorit të publikut. Por sondazhi doli keq! Kuotat e PS-së ishin të ulta gjithandej. Arrestimi i Veliajt nuk po kalonte hiç. Përkundrazi! Po e dëmtonte keq PS-në. Nëse dëmi do të kishte qenë i menaxhueshëm, ai do të vazhdonte me refrenin e zakonshëm se “ne nuk komentojmë punën e SPAK-ut”. Të njëjtat burime pohojnë se deri atëherë Rama ishte përballur edhe me dy lloj pakënaqësish: Nga të vetët, në raport me SPAK-un për shkak të goditjeve të perceptuara si “më së shumti majtas”; por, sidomos, pakënaqësi nga “çunat problematikë” kaq të nevojshëm ditën e zgjedhjeve, disa të goditur fort prej SPAK-ut pas përgjimeve të Sky-ECC dhe Enchrochat. Atëherë Rama provoi një taktikë të re, kryesisht për dy arsye:

Së pari, foli “për të mos heshtur më” në raport me SPAK-un, duke marrë, në dukje, nën mbrojtje Veliajn: Kryebashkiaku duhej hetuar në gjendje të lirë, sepse Bashkia nuk mund të privohej nga një i zgjedhur vendor, që ka një mijë detyra mbi kokë.

Në fakt, Rama, ndryshe nga ç’thotë opozita, e cila kërkon të përforcojë përçarjet mes mazhorancës, nuk e kishte dashur arrestimin e Veliajt. Ama nuk kishte bërë asgjë as për ta penguar. Kishte vëzhguar nga lart, duke e menduar veten një lloj arbitri të luftës së brendshme që e toleronte nisur nga parimi “përça e sundo”, ia kishte reduktuar në maksimum peshën specifike ekonomike e financiare përmes lejeve të ndërtimit në kryeqytet, sepse për komplekset e mëdha leja prej kohësh jepet nga AZHT, një agjenci nën ministrinë e infrastrukturës, e dubloi politikisht si drejtues qarku në Tiranë me Manastirliun, Spiropalin, Gonxhen, Majkon dhe, së fundmi edhe Braçen, duke i bërë kësisoj irrilevante dy daljet e fundit në krah të kryebashkiakut gjatë ditëve të fundit të tij në liri. Ndaj mesazhi për SPAK-un në fakt nuk ishte për Veliajn! Duke folur për Veliajn, ai i tregoi SPAK-ut kufirin që nuk duhet të kalojë kurrsesi tani: Vetë Edi Ramën! Ai tha: “Dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë, kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje, të shkojnë të merren me faktet”, sepse “e kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha flokët e zeza, atë punën e birit të kurvës, që nuk ka pasur dhe nuk ka me prova njeri”, që “të më kërkojë mua në xhep lekët e veta”. Duke shtuar një kinse garanci, por në formë kërcënimi, se “pa PS nuk ka SPAK”! Dhe që të mos ketë asnjë dyshim që objekti i sulmit (apo kritikës) ndaj SPAK-ut nuk ishte arrestimi i Veliajt, u kujdes po vetë kur shkroi në X se “nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është në proces, përfshirë edhe Erjonin”.

Vijmë te arsyeja e dytë pse Rama foli kundër SPAK-ut, kinse në mbrojtje të Veliajt, duke mos çuar as policinë përballë GJKKO-së ditën e masës së sigurisë, kur mbështetësit e shumtë të Veliajt, punonjës bashkie, artistë, sportistë, etj., bllokuan hyrjen e godinës për prokurorët dhe gjyqtarët. Edi Rama nuk do, nuk mund t’ia lejojë kurrsesi vetes të humbasë atë makineri elektorale që është Bashkia e Tiranës! Duke e shpallur veten kryebashkiak de facto të Tiranës dhe duke njoftuar se do të vijë të kandidojë për deputet në Tiranë, ai synon të mbajë sadopak të karikuar gjithë njerëzit e Veliajt, nënkryetarë bashkie, drejtorë, ish-drejtorë, shefa, socialistë në Këshillin bashkiak, drejtues të njësive administrative, njerëz të bazës. Por e ka të vështirë! Pakënaqësia e tyre sot është e thellë! Ndjesia e humbjes së atyre që e kishin “lidhur qerren e tyre me makinën e Lalit” ka ekuivalent vetëm depresionin kolektiv të humbjes së parave në firmat piramidale. Një armatë e tërë njerëzish me fate politikë e interesa ekonomike të lidhura me Lalin, që do të prisnin me durim ditën kur ai të bëhej Kryeministër për t’u bërë ata në mos ministrat të paktën drejtorët e rinj të mëdhenj të dikastereve të rëndësishme, një e ardhme e prerë në mes në mënyrën më të pabesueshme të mundshme, me një njeri të degdisur “në burg pa gjyq”, që deri dje ngjante i paprekshëm, “vëllai shpirtëror” i Alex Sorosit, i pritur në nivelet më të larta të Washingtonit, i projektuar për të qenë numri 1. E si të mos mjaftonte SPAK-u, njerëzit e Veliajt kishin filluar të provonin në takimet me bazën, stigmën e të qenit “njerëzit e Lalit”, që nuk i qasnin, në rastin më të mirë i mënjanonin. Por Rama nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë firo votash dhe energjish, siç ndodhi me PD në 2023, kur i munguan mbi 200 mijë vota demokratësh që nuk dolën të votojnë, të pakënaqur nga përçarja e partisë.

Berisha nga ana e tij është i drejtpërdrejtë kur thotë se SPAK-un do ta shkrijë. Por që ta shkrijë SPAK-un, Berishës i duhet një shumicë kushtetuese për të ndryshuar Kushtetutën, ndaj kërcënimi nuk ka gjasa të realizohet. Të paktën këtu duhet ta besojmë Ramën kur thotë se “pa PS nuk ka SPAK”, shprehje që merr kuptim po ta lexosh mbrapsht, që pa votat e PS-së nuk bëhet dot asnjë ndryshim kushtetues.

Por përse e kërcënon Berisha “SKAP-in e partisë” edhe pas goditjes së Erion Veliajt? Të paktën për tre arsye:

Së pari, Berisha dhe familjarët e tij nuk i kanë mbyllur hesapet me SPAK-un. Mbajtja lart e presionit është një formë mbrojtjeje, njësoj si ajo e Ramës me telefonin.

Së dyti, “Amerika është tërhequr tani nga SPAK”, sipas fjalëve të vetë Ramës; ndërkohë që kur Amerika nuk ishte tërhequr ende nga SPAK, prokurorët e çështjes së Veliajt morën një mesazh të qartë kur tentuan ta arrestonin herën e parë në tetor – “ne jemi shumë të zhgënjyer”, – ndërkohë që gjyqtarja e hetimit paraprak e refuzoi masën e arrestit, fakt që u konfirmua edhe nga vetë Rama. Mirëpo kur USAID-i u shpall “organizatë kriminale”, që “duhet të marrë fund”; kur ish-sekretari Blinken, – që dekoroi Dumanin në dhjetor për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri pasi kishte shpallur më herët Berishën “non grata” për “korrupsion madhor”, – u shpall ai vetë i padëshiruar në të gjitha godinat federale të SHBA-së dhe ia hoqën çertifikatën e sigurisë; kur misionet OPDAT dhe ICITAP rreshtën asistencën e tyre në Shqipëri; kur të premten e 13 shkurtit Presidenti Trump nxori një urdhër të ri ekzekutiv që udhëzon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të rinovojë shërbimin e jashtëm për të siguruar “zbatimin besnik dhe efektiv” të agjendës së tij MAGA të politikës së jashtme; kur Reuters ka raportuar edhe se shumë ambasada amerikane në botë do të shkurtohen me 10% personel amerikan e vendas, vetvetiu kuptohet pse “rruga e Elbasanit”, pra “Amerika është tërhequr nga SPAK” në këtë fazë tranzicioni administratash. Por ndërkohë nuk kemi as edhe një fakt, as edhe një deklaratë të vetme, asgjë publike që të lë të mendosh se administrata e re nuk do ta mbështesë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Afërmendsh prokurorët e SPAK-ut janë gati t’u falen “padronëve të rinj”… sapo të mësojnë se kush janë ata.

Berisha nga ana e tij e konsideron SPAK-un fryt të një reforme në drejtësi të iniciuar nga fondacioni Soros i Tiranës (cf. OSFA 2014-2017 Strategy Plan), edhe pse Rama e shet si një reformë të tijën dhe të socialistëve. Kësisoj Berisha, – i cili ditën që u arrestua Veliaj prezantoi në Tiranë një nga njerëzit absolutisht më të afërt të presidentit Trump, Chris LaCivita, që e cilësoi Ramën “kukull të Sorosit”, – nuk bën gjë tjetër veçse tregohet konsekuent me denoncimin e një reforme që ai gjithmonë e ka cilësuar “sorosiane”, çka sipas tij shkon në të njëjtin shtrat me përpjekjet trumpiste për desoroizimin e politikës së jashtme dhe penale amerikane. Ndaj arsyeja e dytë pse Berisha mban lart presionin ndaj SPAK, që ka deklaruar se nuk do të bëjë pushime pavarësisht zgjedhjeve të 11 majit, është që të realizojë arrestimet e tjera nga radhët e mazhorancës për të cilat zien prej kohësh e gjithë Tirana, në lidhje me inceneratorin e Tiranës (çështja e dherave) dhe/ose tunelin e Llogarasë dhe/ose marrëdhëniet e politikës me bandat e Elbasanit.

Arsyeja, apo, më saktë pasoja e tretë e kërcënimit të Berishës për “shkrirjen e SPAK-ut”, është mesazhi që u shkon direkt “çunave problematikë” me të cilët, sipas PD-së, Rama ka fituar të gjitha zgjedhjet prej 2013-ës e mbrapa, se tani ata ose duhet të kalojnë me PD-në, që zotohet të shkrijë SPAK-un, ose, në rastin më pak ideal, nuk duhet ta mbështetësin më Ramën.

SPAK-u është sot në kushtet e një zjarri të kryqëzuar, pozita më e pafavorshme në raport me politikën që prej krijimit. Ndërkohë që kërkon, me të drejtë, ndryshime ligjore që do t’u mundësonin prokurorëve të tij një mandat të dytë si prokurorë specialë. Ndaj SPAK-u nuk mund të abstragojë më për pasojat politike të veprimeve të veta. Është në atë pikë që mund të përcaktojë se kush do ta qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Shfaqjet publike të solidaritetit prej partive të vogla dhe pohimet se prokurorët udhëhiqen vetëm nga ligji, janë përralla me mbret, që s’i besojnë as ata vetë.

The post Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha appeared first on Albeu.com.

Kur Sokol Sadushi i vë për detyrë vetes të përzërë nga zyra Holta Zaçajn
nga ENDRI XHAFO

Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë propozon 3 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; të tjerët propozohen në mënyrë të barabartë nga Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

Sokol Sadushi njoftoi të martën se Holta Zaçajt i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars 2025. Në fakt këtë njoftim duhet ta bënte vetë Holta Zaçaj. Pse? Sepse ligji përcakton që vakancën, pra mbarimin e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, e njofton kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast, Zaçaj për Zaçajn. Por Zaçaj nuk e bëri. Atëherë e bëri Sadushi. Pse? Sepse ligji nuk përcakton se ç’ndodh kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese “çmendet” dhe nuk njofton vakancën. Por Zaçaj nuk është çmendur, ende! Zonja mendon që mandati i saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nuk mbaron kur thotë kryetari i Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, nga ana tjetër, mendon se njoftimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj është thjesht një akt formal. Kjo situatë quhet “mosmarrëveshje kushtetuese”. Megjithëse konstitucionalistë të ndryshëm mendojnë se kjo historia e Sokol Sadushit është sikur kryetarit të Gjykatës së Apelit t’i shkrepet të thotë se zotit Sadushi i ka mbaruar mandati si kryetar i Gjykatës së Lartë. Me fjalë të tjera, duke qenë në hierarki poshtë Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk mund të inicojë “mosmarrëveshje kushtetuese”.

“Mosmarrëveshjet kushtetuese” janë megjithatë normale në demokraci. Ato lindin kur dy apo më shumë institucione e interpretojnë në mënyra të ndryshme të njëjtin ligj; interpretimin përfundimtar, – që i jep fund “mosmarrëveshjes kushtetuese”, – e bën… Gjykata Kushtetuese. Nga rasti në fjalë, lind megjithatë një pyetje: A mundet Gjykata Kushtetuese të bëjë intepretimin e një çështje kur në pamje të parë ka konflikt interesi mes anëtarëve të saj dhe çështjes objekt shqyrtimi? Sepse, për rastin konkret, për mandatin e gjyqtares Zaçaj do të duhet të shpreheshin edhe 2 anëtarë të tjerë të gjykatës që kandiduan përballë saj për postin e kryetares dhe, së dyti, – më e rëndësishmja, – përveç mandatit të Holta Zaçajt, në lojë janë edhe mandatet e Sonila Bejtes dhe Elsa Toskës (e dorëhequr). Përgjigja është, po! Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë edhe në rastet e konfliktit të interesit!

Ka të paktën dy precedentë në këtë drejtim. I pari, në 2010. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për “lustracionin”, edhe pse të paktën kryetari i saj, Fehmiu Abdiu, prekej direkt nga ligji. Precedenti i dytë, ligji për vetingun në 2016. Gjykata Kushtetuese nuk e rrëzoi, vetingu mbeti në fuqi dhe procesit iu nënshtruan të gjithë anëtarët e Gjykatës; kjo, edhe pas një mendimi konsultativ të Komisionit të Venecias. Ironi e fatit: Ligji për vetingun i 2016-ës pastroi krejt Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e saj dhe poshtëroi me sadizëm kryetarin Bashkim Dedja për një apartament “të qelbur” 60m², ndërkohë që ligji për “lustracionin” i 2010-ës do të prekte vetëm ndonjë anëtar të gjykatës.

Pavarësisht precedentëve, zonja Zaçaj zgjodhi që t’i kërkojë mendim Amicus Curiae edhe një herë për të disatën herë Komisionit të Venecias, organ këshillimor për çështje kushtetuese i Këshillit të Europës. Nuk di a ka ndonjë vend anëtar të Këshillit të Europës që mund t’i ketë kërkuar më shumë mendim “Venecias” se sa Shqipëria që prej anëtarësimit të saj në 1995?

Loja politike me mandatet te “Kushtetuesja”

Më herët ka pasur një debat të madh se kur fillon mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese: Në momentin e mbarimit të mandatit të anëtarit pararendës, pra krijimi i vakancës, apo kur anëtari i ri merr detyrën? Është një çmenduri e vërtetë vetëm ta shtrosh si pyetje, por ja që është shtruar. Në fund duket se ka mbizotëruar logjika: Mandati fillon me marrjen e detyrës! Dhe detyra merret pasi bëhet betimi te Presidenti i Republikës (neni 129 i Kushtetutës). Sa zgjat mandati? Normalisht 9 vjet. Pra, dita e betimit + 9 vjet. Dmth. 365 ditë x 9. Pikë! Aritmetikë e thjeshtë. Rasti i zonjës Zaçaj dhe i një tjetri, – Sandër Becit – janë pak më specifikë.

Në verën e vitit 2016, gjatë ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi, u vendos që Gjykata Kushtetuese të përtërihej çdo 3 vjet me një të tretën e saj, pra me 3 anëtarë. Dhe me dispozita kalimtare në Kushtetutë u përcaktua edhe një kalendar, sipas të cilit ai që do të pasonte gjyqtarin të cilit i mbaronte mandati në vitin 2017, do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2025. Kurse ai që do të zëvendësonte gjyqtarin mandati i cilit mbaronte në vitin 2020, do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028. Gjithë gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese do të bënin mandat të plotë 9 vjeçar (neni 179.3 i Kushtetutës). Kaq thotë Kushtetuta. Asnjë fjalë më tepër!

Gjyqtarja të cilës i mbaroi mandati në 10 mars 2017 ishte Vitore Tusha; pasuesja e saj, Holta Zaçaj. Por Holta Zaçaj u betua vetëm më 25 janar 2023. Çfarë ndodhi ndërkohë? Zonja Tusha qëndroi në detyrë për shumë vite pas mbarimit të mandatit. Pse? Sepse kështu e thotë Kushtetuta: Anëtari të cilit i ka mbaruar mandati rri në detyrë derisa të vijë pasardhësi. Kjo bëhet që gjykata të mund të funksionojë. Mirëpo procedura e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese mund të marrë kohë. Aq më shumë mori kohë ky proces gjatë spastrimeve masive të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vetingu.

Debati tani është se kur në vitin 2025 mbaron mandati i zonjës Zaçaj? Ajo vetë, në aplikimet që ka bërë në Gjykatën e Lartë si organ emërtese për t’u emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ka firmosur si afat datën 10 mars 2025, të cilën Gjykata e Lartë (Sokol Sadushi) e ka nxjerrë sipas datës së mbarimit tetë vjet më parë të mandatit të Vitore Tushajt. Dhe, në njoftimin për shtyp të martën për mbarimin e mandatit të Holta Zaçajt, Sokol Sadushi ia thotë me një këmbëngulje cinike mëse një herë që, ti moj zonjë ke firmosur me dorën tënde që mandati të mbaron në 10 mars 2025!

Mirëpo ky interpretim nuk gjendet kërrkund as në Kushtetutë, as në ligje! Madje edhe vetë vendimi i Gjykatës së Lartë për emërimin e zonjës Zaçaj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nuk ka një datë, por ka vetëm vitin 2025.

Holta Zaçaj, këtë herë nga pozitat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe jo të aplikantes dosja e së cilës kalon nëpër duart e të tretëve, bën një intepretim bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile mbi përllogaritjen e afateve, për të thënë se mandati i saj mbaron në ditën e fundit të muajit të fundit të vitit 2025. Për shumë juristë, ky arsyetim qëndron. Por nuk mund të mohosh që ky është një lexim me dy standarde i kohëzgjatjes së mandatit nga vetë zonja Zaçaj. Pse e lexoi ndryshe herën e parë? Dy arsye janë:

Ose, aq dinte, aq bëri; dhe vetëm kur u bë anëtare, – e më pas kryetare, – e Gjykatës Kushtetuese, pati një tjetër lexim më profesional për ligjin;

Ose i bëri copy/paste formulimit të një njoftimi punësimi të Gjykatës së Lartë, që të mos e skualifikonin për “mospërdorim të gjuhës së njoftimit”.

Dikush mund të thotë: Po mirë, ç’punë prishin nëntë muaj më herët nga nëntë muaj më vonë për një individ?

Problemi, akoma edhe më kushtetues, duket se lidhet me dy mandatet e tjera që do të duhet të respektonin përtëritjen e Gjykatës me një të tretën. Kush janë ata? Dispozitat kalimtare flasin vetëm për 2 individë: Të identifikuar njëri si Holta Zaçaj dhe tjetri si Sandër Beci (detyrë e marrë në 2020 deri në 2028). Por përtëritja nuk sigurohet.

Këtu intepretimet vërshojnë lumë. Elsa Toska, e zgjedhur me mandat 9 vjeçar, dha dorëheqjen në shtator, por po rri në detyrë deri sa të vijë pasardhësi. Kushdo që do ta zëvendësojë atë, do të përfundojë mandatin e saj dhe nuk do të fillojë një të ri.

Sonila Bejtes (vazhdim mandati i Besnik Muçit, i dorëhequr), i ka dalë emri si një nga tre personat që duhet të sigurojnë përtëritjen e gjykatës me një të tretën e anëtarëve të saj. Ndërkohë zonja po vazhdon një mandat 9 vjeçar të filluar nga Besnik Muçi në 2019, që duhet të mbarojë në 2028! Hiq Holta Zaçajn, që debatin e ka me Sokol Sadushin vetëm nëse largohet në 10 mars apo në 31 dhjetor, si del që dy zonjat e tjera, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, duhet të largohen edhe ato në 2025, për të siguruar përtëritjen me një të tretën e gjykatës? Nëse bëjmë një veprim aritmetikor dhe vitit 2025 i heqim 9 vjet mandat, rezulati në çon mbrapsht në vitin 2016, kur u krijuan vakancat për këto dy pozicione. Por në këtë mënyrë rikthehemi përsëri te debati idiot nëse mandati fillon kur merr detyrën apo kur krijohet vakanca?

Nga letra që Holta Zaçaj, si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar Komisionit të Venecias, sheh që ajo kërkon një intepretim pikërisht për këtë kontradiktë kushtetuese mes dispozitave që kërkojnë përtëritjen periodike të Gjykatës Kushtetuese çdo 3 vjet me 3 anëtarë dhe garantimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues si garanci për pavarësinë e tij.

Është e qartë që radha e përtëritjes është prishur nga vonesat e gjata në plotësimin vakancave që vetingu krijoi në vetë Gjykatën Kushtetuese. Të kërkosh tani ta zbatosh atë në dëm të mandatit kushtetues të një gjyqtari kushtetues, do të ishte një akt thelbësisht aktikushtetues edhe për një vend si Shqipëria, që të kujton personazhin e Satinës (Nicole Kidman) te “Moulin Rouge” i Baz Luhrmann, kur Harold Zidler, impresario i kabaresë, i tha: Shfaqja duhet të vazhdojë Satinë. Ne jemi krijesa të nëntokës. Dashuria është luks për ne!

Çfarë e motivon Sokol Sadushin?

Ky është terren për spekulime. Dhe spekulimi i parë fillon me fjalinë: Pas Sokol Sadushit janë amerikanët!

Fakt publik: Kryetari Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2025.

Ky KED-i është si një apandisit. Një organ që edhe po e hoqe, jeta vazhdon për bukuri! KED-i zgjidhet çdo vit, – sepse aq e ka mandatin, një vjeçar, – me një short me gogla në Presidencë, që i ngjan atij të Telebingos, por për të cilin Presindenca kërkon lidhje direkte në emër të transparencës, çka në fakt përfaqëson vetëm një nga të rrallat raste që edhe Presidenti të “bëjë ndonjë punë” e, për rrjedhojë, të dalë në televizor.

Mirëpo KED-i bën vlerësimin e kritereve profesionale dhe morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Me fjalë të tjera, nëse Holta Zaçajt i mbaron mandati jo në 10 mars, por në 31 dhjetor, kandidaturën e re do ta shqyrtojë KED-i i 2026 dhe jo ky i 2025-ës ku Sokol Sadushi është kryetar. Por nëse Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonika Bejtja largohen nga Gjykata Kushtetuese në 2025 për të siguruar përtëritjen e saj me një të tretën e anëtarëve, 3 anëtarët e rinj do të kalojnë përmes Sokol Sadushit. Ky është fakt. Spekulimi pastaj që bën politika është që emrit të këtij të fundit i shtojnë edhe emrin e Fatmir Xhafajt, “babait” të reformës në drejtësi.

Nga Gjykata Kushtetese bërtasin me zë të shuar për një puç të Sokol Sadushit dhe janë në kërkim të aleatëve për të mbrojtur jo vetëm nëntë muajt e Holta Zaçajt, por sidomos Sonila Bejten dhe Elsa Toskën (pasuesin). Të vështirë e kanë të gjejnë aleatë në këto kohë, pas disa vendimeve skandaloze të Gjykatës Kushtetuese, që maskohen me termin “komplekse”. Po ashtu të njëjtat burime nga Gjykata Kushtetuese nuk e lidhin vendimin e zotit Sadushi për të përzënë Holta Zaçajn me kërkesën e Holta Zaçajt për “Venecian” për mandatin e deputetes Xhaçka. Por në politikë nuk ka rastësi! Dhe të besosh të kundërtën, është naivitet!

The post Kur Sokol Sadushi i vë për detyrë vetes të përzërë nga zyra Holta Zaçajn appeared first on Albeu.com.

Në Gjakovë me sazet e jugut dhe Albinin pa protokoll
nga ENDRI XHAFO

Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej kufirit, përmes tre brezave të një familjeje gjakovare, para, gjatë dhe fill në momentin e rënies së komunizmit në Shqipëri.

Personi i parë që më ka folur se si gjakovarët mbahen me të madh, – në kohën e Jugosllavisë prej Gjakove vinin elitat më në zë të Kosovës, si Fehmi Agani me shokë, – ishte një kosovare me emrin Dafina, njëzet e kusur vite më parë, gjatë një palë pushimesh në Turqi, ku unë isha me prindërit dhe vëllain. Këtë histori ia tregova fundjavën e kaluar një personazhi mjaft të dashur të skenës muzikore shqiptare, me të cilin u prezantuam “in persona” te holli i “Çarshisë së Jupave”. Doli që Artan Bakija ishte… edhe djali i axhës së Dafinës. Botë e vogël!

Endri Xhafo & Artan Bakija

Me historinë e Gjakovës si kryeqendra e Kosovës dhe kërthiza e botës kam shpotitur Ermalin, kur, për herë të parë vite të shkuara, zbulova pasionin e tij prej “tironci” Gjakove. Mirëpo duhet të marrësh në dorë librin e tij, – që përpihet me një frymë, – për të kuptuar.

Sigurisht, Ermali nuk është “ambasadori” më përfaqësues i Gjakovës në Shqipëri, i madhi Avni Mula ishte gjithashtu prej Gjakove. Por, si anëtar i Fondacionit për Gjakovën, i krijuar së fundmi, Ermali, bashkë me të tjerë, është angazhuar për të promovuar qytetin. Ndaj më ftoi të kaloj aty 28 nëntorin.

-Në Gjakovë, u habit Ana kur i thashë.

-Sigurisht, se nuk i them dot “jo” një shoku që nga fakulteti, që për më tepër më ka ardhur në emision pa naze sa herë i kam thënë.

Kur lexova librin, “detyrimi” u shndërrua në padurim.

Ana dhe vajzat e kishin për herë të parë, unë për herë të dytë pas shumë vitesh. Se si shkohet nga Tirana në Gjakovë, kjo mund të përmblidhet me një fjali, që Ana e lëshoi jo pa një pezm të lehtë, si “jugse” Tirane që është:

-Në Gjakovë u vika më shpejt se në Sarandë!

Te vendpagesa e autostradës së Thumanës na parakaloi autokolona e Albin Kurtit, që kthehej nga ceremonitë zyrtare në Vlorë. Ne ishim nisur me ngè nga Tirana. Në atë moment nuk e dija se do ta shihja Albinin edhe në Gjakovë, në një situatë krejt të pazakontë.

Rrugës vajzat kundronin shpatet në krah të Rrugës së Kombit. Tek kalon në të, nuk mund të mos ndjesh admirim për ata burra që e bënë të mundur ndërtimin e saj! Bashkë me zgjatimin në territor kosovar përmes autostradës “Ibrahim Rugova”, rruga ka bashkuar kombin. Të paktën në teori.

Zoi, e vogla, pyeste tërë rrugës për “kufirin”, nëse ishte si ai kur shkojmë me pushime në Greqi, pse kishte policë përderisa ne jemi shqiptarë…?

-Se jemi dy shtete të ndryshme, o Zoi…

-Po pse jemi dy shtete të ndryshme përderisa jemi shqiptarë pra…

-Se kur u shpall pavarësia në 28 nëntor 1912, Kosovën e lanë jashtë Shqipërisë. Dhe vetëm më vonë Kosova u bë e pavarur dhe Amerika dhe fuqitë e tjera të mëdha nuk e lanë të bashkohej me Shqipërinë.

Pastaj vazhdoi nëse edhe shoqja e saj Lisa duhet të kalonte kufirin kur shkonte te shtëpia e gjyshes së vet në Prishtinë, etj.

Në “kufi”, që ngjan me një tjetër “toll” autostrade, polici “kosovar” përshëndetjes sonë “mirëdita” iu përgjigj me një urim që i doli nga shpirti:

-Gëzuar!

-Gëzuar, të gjithë bashkë, – ia ktheva. – Dokumentat ju duhen?

-Jo bre, sot kemi festë.

-Eh, po…

-Hajt ia kalofshi bukur!

-Rrofsh! Edhe ju!

Pas Kukësit, – për hir të së vërtetës ura e re e Kukësit ndoshta nuk është viaduku i Milaut, por është gjithsesi më impresionuese nga afër sesa del në televizor, – e kupton shpejt që je në fushë. I them Anës, pasi lamë pas Prizrenin:

-Nga xhami i makinës, veriu. Nga bagazhi, jugu. Nga krahu im, perëndimi. Ne po ecim paralel me rrugën nga Kukësi në Bajram Curri. Atje mes malesh, këtu, në fushë.

Sofi, e madhja, në një moment më pyet me një shqipe përzier me fjalë anglisht të një shqiptareje të denjë të Gen Z, dmth brezit të YouTube-it dhe Netflix-it:

-O ba, nuk e kuptoj mirë këtë “relation” që kanë serbët me kosovarët, pse “they hate each other”?

-Sepse serbët Sofi, kanë dashur gjithmonë t’i zbojnë kosovarët nga Kosova. Që të mos kishte këmbë shqiptari këtu ku po ecim ne tani. Ja, kaq e thjeshtë është.

Në Gjakovë zbuloj se nuk jemi të vetmit të ardhur nga Tirana: Gjergji Bojaxhi, Mirela Milori, Alice Lucas, Ergys Mërtiri… të paktën këta njoh unë, por edhe të tjerë.

“Ditët e nëntorit” ishte një kalendar aktivitetesh i Fondacionit për Gjakovën. Në datë 28 ishte prezantimi i librit të Ermalit te shkolla “Prenk Jakova” e, më pas, një koncert i Saz’Iso te pallati i kulturës “Asim Vokshi”.

-Vazhdoni ju, – na thotë Ermali pak përpara koncertit, – se më duhet të pres Albinin.

-Ou?

-Epo duhet, si organizator.

Deri në atë moment asgjë nuk parathoshte mbërritjen e ndonjë kryeministri çfarëdo, sepse nuk kishte këmbë polici. Mirëpo Albini erdhi pas pak dhe, siç mësova më vonë, në një sallë me disa qindra vetë, brenda i ndejti vetëm një roje.

Grupin Saz’Iso e kisha hasur vetëm në Instagram. I dëgjoja tek më kalonin mornica nga kënga e Çeços që vrau bimbashin, apo nga tingujt e instrumenteve dhe pyesja veten: Ç’ishte ky grup virtuozësh që luante sazet e Jugut, për të cilin çmendej Kosova por i shpërfillte Tirana? Si ka mundësi që, për të keqen e tyre, shqiptarët e Shqipërisë ishin indiferentë ndaj një grupi që kishte luajtur deri në BBC në krah të Dua Lipës, i tërhequr nga këmbëngulja e producentes Edit Pula, një gocë tirano-gjakovare, me histori të ngjashme me të Ermalit? Pastaj, një zë i dytë, ma kthente: Po ç’pret nga ne shqiptarët e Shqipërisë, që shohim me habi njëri-tjetrin nëse i themi dikujt “gëzuar 28 nëntorin vëlla”?

https://albeu.com/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Video-2024-12-02-at-08.53.54.mp4

Se, siç më thoshte një shok me humor të zi, jemi i vetmi popull që s’e kemi ndarë ende a duhet me u gëzu a me u hidhëru që u bëmë të pavarur në 28 nëntor. Në këtë pikë, prapë shqiptarët e Kosovës janë vite dritë përpara nesh. Historia që më tregoi Ermali e ilustron më së miri këtë:

-Pasi mbyllëm kalendarin e “Ditëve të nëntorit”, – më tregoi, – në atë euforinë e punës së kryer, u them gjithë qejf këtyre të fondacionit: Tani të mendojmë ndonjë gjë edhe për pavarësinë e Kosovës. Dmth 17 shkurtin. Heshtje një moment. Pastaj, shohin njëri-tjetrin në sy dhe ia plasin: Po ne kemi 28 nëntorin. Hahahaha.

Pas koncertit ishim ndarë dyshe-dyshe, Ana me Zoin, që çapitej e lodhur, dhe unë përqafe me Sofinë. Zoi, që po këndonte këngën e Adem Jasharit që ia vënë në shkollë, një moment pyeti:

-Kush është Adem Jashari?

-Hë ba, – qeshi Ana, – shpjegoi tani vajzës kush është Adem Jashari.

-Adem Jashari, Zoi, ishte një shqiptar që luftoi kundër serbëve. Dhe serbët e vranë atë me gjithë familjen e tij. Ia bënë shtëpinë shoshë me plumba kaq të mëdhenj (tregoj pëllëmbën e dorës). Do të vemi një ditë te shtëpia e tij se i kanë lënë muret gjithë vrima plumbash. Është një kompleks i madh memorial në Prekaz…

-Çfarë është një kompleks mem…?

-Janë disa godina Zoi, aty janë edhe varret e familjes së vrarë, që shërbejnë për të kujtuar dikë apo një ngjarje. Dhe vetëm pasi u vra Adem Jashari, doli UÇK-ja dhe filloi lufta. Se pa UÇK-në s’do të kishte Kosovë të pavarur. Burrë i mirë ishte edhe Ibrahim Rugova, por…

-Kush ishte Ibrahim Rugova?

-Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Por ishte njeri paqësor. Por pa UÇK-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur. Fiksoje këtë, Zoi! Të gjithë e respektojnë Dalai Lamën, por nuk e njeh njeri pavarësinë e Tibetit.

Zoi rrinte e tromaksur duke u përpjekur të procesonte gjithë atë rrëke informacioni.

I afrohem Sofisë në vesh, në një si biçim përqafimi, dhe i them:

-Po ty, të pëlqeu koncerti o princeshë?

Ma kthen:

-Unë atë muzikë mbase nuk do ta kisha dëgjuar po të ma vije, o ba, por aty ishte shumë emocionuese.

-Sepse çdo muzikë kur e dëgjon në sallë ka tjetër efekt, Sofi.

Pasi mbërritëm në dhomë dhe vajzat u shtrinë, më vijnë njëri pas tjetrit një mesazh dhe një link në Google Maps:

[11/28, 22:38] Ermal Hasimja: Tani shkojme te Ku’zin

[11/28, 22:38] Ermal Hasimja: https://maps.app.goo.gl/LRie26HUuxCU2nAp9

Ku’zin është një lokal i lezetshëm në çarshinë e Gjakovës. Në origjinë çarshia është një treg i madh i mbyllur. Pra, një pazar. Çarshi, apo pazare, ka pasur në shumë qytete në Ballkan, ku ndihej ku më shumë e ku më pak një influencë otomane, si në Shkodër, Elbasan, Berat, Gjakovë, Prizren, Shkup, Sarajevë, Gjirokastër, Korçë, etj.

Te Ku’zin, zhytur në karrige përballë banakut, shquajta instrumentistët e Saz’Iso. Turma brenda ishte kompakte dhe vetëm pak njerëz andej nga fundi rrinin ulur. Mes tyre, Albini, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ish-kryetare e komunës së Gjakovës deri në 2017, ministri shumë i rëndësishëm i brendshëm Xhelal Zvelça dhe përreth në këmbë nja 2-3 ministra të tjerë. Shihemi në sy me Ergys Mërtirin, i cili kishte marrë të njëjtin mesazh me vendin dhe vendndodhjen e takimit: Po Garda? Ku është Garda?

Në fakt një grup i vogël rojesh dallonte nga kufjet në vesh dhe stemat e Republikës së Kosovës në sythin e palltove, por vigjilenca e tyre nuk binte shumë në sy.

Dhe, shumë shpejt, ajo që u duk si një gotë pas koncerti, u kthye në një “live” papushim nga Saz’Iso, aq sa po thonim me vete si është e mundur që pas gati dy orësh koncert me publik, tani këta nuk po uleshin një moment në një lokal ku këndonin të gjithë, pa përjashtim?

Dikush ngacmoi Ergysin: Shko bëj një foto me Albinin. Unë me Albinin, ia ktheu Mërtiri? Të vijë ai ta bëjë me mua. Në fakt as Albini nuk na kërkoi për foto, as ne. Ndejti aty deri në 2:30 të mëngjesit, kur pakashumë ikëm të gjithë. Mendoja titujt e portaleve, po ta dinin: “Ja si e kaloi Kurti 28 nëntorin”. Apo: “Kurti aheng në një mejhane në Gjakovë, ja fotot”. E shihja tek buzëqeshte pas çdo kënge dhe mendoja: Çfarë dite ka pasur ky njeri sot! Në mëngjes në Vlorë, tani në Gjakovë! Kur u zgjua xhanëm? Kur e piu kafen e mëngjesit? Kur shkoi në tualet? Kur erdhi e mori makina që të ishin në 9 në Vlorë? Kur u kthye? Kur ndejti në koncert? Dhe ja, prapë tani, përsëri rrugëve. Por, nëse koncerti mund të ishte një detyrim i Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetit të Gjakovës, ai moment në lokal ishte krejtësisht personal. Dukej qartë që askush dhe asnjë protokoll nuk e kishin shtrënguar të ishte aty, aq gjatë. Dukej qartë që ai njeri tani po shkarkonte tërë lodhjen e ditës. Mund të mos biesh dakord për shumëçka me Albinin, por nuk mund të mos e vlerësosh njeriun, kur e sheh ashtu, aq… njerëzor. Kur ka ndodhur herën e fundit që një kryeministër i Shqipërisë të jetë parë në një lokal, i shkrirë me njerëzit, pa protokoll, duke pirë një gotë? Pastaj, aq ishte, një natë. E nesërmja e ktheu frikshëm në realitetin e gjërave. Një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok ndërpreu furnizimin me ujë të 700 mijë banorëve. Qeveria akuzoi Serbinë se fshihej pas këtij akti terrorist.

Gjatë tërë kohës vajzave u bënte përshtypje një fakt dhe më thonin: O ba, sa të sjellshëm janë njerëzit këtu!

Në fakt gjakovarët janë shumë të sjellshëm. “Si korçarë me zë pak më të trashë”, më tha dikush. Ata jetojnë në qytetin e tyre si në një komunitet të madh. Një qytet me kriminalitet të ulët shpjegohet me faktin se të tërë njihen me të tërë. Gjakova konsiderohet një qytet tejet i sigurt në çdo orë të ditës e të natës. Kurse në kuzhinë janë shumë më tepër se klisheja e “gjelltore” apo “qebaptore Gjakova”, që i gjen me shumicë në plazhin e Durrësit. I kanë edhe ata qoftet e shtëpisë, edhe samunat me suxhuk, por kanë edhe një “gjellë” të paparë, që është “tava gjakovare” me mish e domate, që ata domates i thonë patëllxhan. Patëllxhan?! Po patëllxhanit si i thonë o Ermal? Hm, patëllxhan i zi?

Kjo “tava gjakovare” përgatitet në një mënyrë shumë interesante. Pasi priten domatet dhe zarzavatet e tjera dhe tava mbushet plot, lihen të gjalla të kullojnë tërë natën dhe lëngu i tyre mblidhet të nesërmen. Kurse tava çohet të piqet në furra publike me zjarr druri, si ato që kemi pasur në Shqipëri në kohën e diktaturës, ku piqnim çdo gjë, që nga bakllavatë dhe kadaidifi për vit të ri, deri te specat e mbushur ndonjë ditë të diele. Anipse sot gjakovarët kanë të gjithë furra elektrike në shtëpi, prapëseprapë preferojnë këto furrat e drurit, ku “tava gjakovare” piqet ngadalë për katër orë, duke e shuar herë pas here me lëngun e vet që ka lëshuar gjatë natës.

Gjakovarët janë të gjatë. Gratë janë të fisme. Tek rrija atë natë te Ku’zin më kujtohej shprehja që thonim për shkodranët qysh në kohë të Enverit: Ah, ata kanë humor të hollë dhe janë alegro. Idem me gjakovarët. Tek e fundit çfarë e bën një qytet, përpos arkitekturës dhe historisë? Atmosfera, njerëzit. Si në Shkodër. Si në Korçë.

Në çarshinë e Gjakovës më thanë që në verë nuk gjen vend të ulesh. Ah, ashtu? Do të vijmë prapë. Po në Rugovë keni qenë? Ngritje supesh. Gjakova vetë nuk është larg nga Prizreni, që kam përshtypjen se është qyteti më i vizituar nga shqiptarët e Shqipërisë. Të gjitha ekskursionet e shkollave të Shqipërisë jashtë Shqipërisë bëhen në Prizren. Sigurisht, është mirë që po e njohim njëri-tjetrin. Por, edhe në këtë pikë, shqiptarët e Kosovës na njohin më mirë sesa i njohim ne. Më vjen të qesh tani kur mendoj për ata që flasin për “kombin kosovar”. Shkoni në Gjakovë, se jua tregojnë aty.

Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin e një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej kufirit, përmes tre brezave të një familjeje gjakovare.

The post Në Gjakovë me sazet e jugut dhe Albinin pa protokoll appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ambasadorja izraelite Peleg “rrëfehet” në Log.
Galit Peleg, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, nga studio e emisionit ‘Log’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, ka folur mbi çështje të rëndësishme, nga porblemi me muxhahedinët në Shqipëri, vizitën dhe deklaratat e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, problemi Izrael-Palestinë deri tek ideja për themelimin e shtetit bektashi dhe implikimin e mundshëm te4 Izraelit në këtë çështje.

Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë të ambasadores së Izraelit në Tiranë me gazetarin Endri Xhafo.

Endri Xhafo – Izraeli ndërmori sulme të drejtpërdrejta kundër Iranit të shtunën e kaluar, si një hakmarrje e një rëndësie të veçantë ndaj breshërisë së raketave balistike që Teherani lëshoi ndaj Izralit në fillim të tetorit. Katër anëtarë të ushtrisë iraniane u vranë në këtë sulm, sipas raportimeve të mediave shtetërore, kurse Teherani deklaroi më pas se rezervon “të drejtën” të mbrohet. Megjithatë, Irani e minimizoi sulmin në përgjithësi, duke raportuar dëme të kufizuara në baza ushtarake. Udhëheqësit botërorë po i bëjnë tani thirrje të dyja palëve që të shmangin një luftë më të gjerë rajonale. Cilat janë opsionet ushtarake kundër Iranit?

Galit Peleg – Faleminderit për këtë pyetje. Para së gjithash, kjo nuk ishte një hakmarrje. Më lejoni t’i vendos gjërat në perspektivë. Kjo është hera e dytë që Irani po sulmon drejtpërdrejt Izraelin, qytetarët e Izraelit. Kishim një sulm me raketa në prill, dhe tani kishim një sulm të dytë me raketa në Izrael, pa dallim. Izraeli duhet të reagonte. Tani, ne i dërguam mesazh Iranit që të frenohet në sulmet e tij ndaj Izraelit. Nuk është kjo mënyra e vetme që ata po sulmojnë Izraelin. Ne e dimë që ata kanë aleanca me organizata terroriste përreth Izraelit. Por kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmoi Izraelin drejtpërdrejt, dhe Izraeli duhej të përgjigjej për të dërguar një mesazh. Sigurisht, sulmi ndaj Iranit nuk reflekton të gjitha kapacitetet e Izraelit. Ne mund të shkaktojmë shumë më tepër dëme. Por ishte sa për të dërguar një mesazh, pikësëpari. Së dyti, ne shënjestruam disa nga objektivat strategjikë në Iran. Pra ideja me të vërtetë ishte të godisnim disa site strategjikisht të rëndësishme për të dëmtuar kapacitetet raketore, të raketave balistike të Iranit, dhe kryesisht për të dërguar një mesazh. Dhe mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Tani, sa i përket qëllimeve të Izraelit, ne nuk kemi dëshirë të fillojmë një luftë me Iranin. Por mendoj se ata duhet ta kuptojnë se Izraeli është në gjendje të reagojë. Dhe mendoj se përderisa ishte e qartë që ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, mesazhi nuk vjen vetëm nga Izraeli. Pra që Irani të frenojë agresivitetin e sulmit të tij në rajonin tonë dhe të mos e sulmojë më Izraelin.

Endri Xhafo – Zonja ambasadore, meqë po flisni për mesazhe, vrasjet e shënjestruara të Ismail Haniyeh në Teheran, – dhe kjo ishte arsyeja e parë pse Irani sulmoi Izraelin, kujtoj që Ismail Haniyeh ishte lider i politik i Hamas, Yahya Sinwar në Rripin e Gazës, Hasan Nasrallah i Hezbollah në Liban, shpërthimet në distancë të pagers-ve dhe radiomarrëseve të militantëve të Hezbollah, të gjitha këto kanë dëshmuar aftësi operacionale të shërbimeve të inteligjencës izraelite për të gjurmuar, zbuluar dhe eliminuar kundërshtarë të rrezikshëm në operacione të komplikuara. Cili është mesazhi që dëshironi të jepni?

Galit Peleg – Të gjithë emrat që ju përmendët, Haniyeh, Sinwar, Nasrallah, këta janë vrasës në masë. Këta janë njerëzit që qëndrojnë pas masakrës së tmerrshme që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023. Këta janë njerëzit që vrisnin civilë pa hezitim. Dhe ata ishin udhëheqësit e disa organizatave shumë të forta terroriste në rajonin tonë. Dhe mesazhi është se nëse Izraeli dëshiron t’ju eliminojë, mund t’ju gjejë. Pra, mos u ngatërroni me ne. Fakti që këto organizata po sulmojnë civilët në Izrael është diçka që duhet të jetë shumë, shumë e qartë, jo vetëm për ta, por për të gjithë botën, se ne nuk po përpiqemi të sulmojmë civilët. Ne po përpiqemi të arrijmë tek ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste, ata që qëndrojnë pas masakrës dhe ata duhet të paguajnë. Dhe gjithashtu është një mesazh i fortë për organizatën e tyre dhe për ata që i dërgojnë, se ne mund t’i gjejmë dhe mund t’i eliminojmë.

Endri Xhafo – Ju e keni bërë, – kur them “ju”, kam parasysh shtetin e Izraelit, – që e ka bërë këtë gjë me organizatën e “Shtatorit të Zi” pas masakrës së Mynihut në vitin 1972, ku humbën jetën 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit, e keni bërë në 2008 në bashkëpunim Mossad-CIA me Imad Mughniyeh, i ashtuquajturi “Fantzma e Bejrutit”. Pyetja që kam është, çfarë fati e prej liderin e ri të Hebollah, Naim Qassem?

Galit Peleg – Nuk e di. Personalisht, shpresoj t’i bashkohet paraardhësve të vet. Por nuk mund ta them. E vetmja gjë që unë mendoj se ai duhet të dijë, është që ne po e vëzhgojmë. Pra, nëse planifikon të sulmojë Izraelin, ka për ta paguar!

Endri Xhafo – Ok. Rikthehemi te objektivat strategjike afatgjata ndaj Iranit, duke marrë parasysh marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe Kinën, apo edhe Korenë e Veriut, po të doni. Po lexoja në britaniken “The Telegraph” se Izraeli ndoshta me sulmin ndaj Iranit mund të ketë dëmtuar aftësitë e Iranit për t’i dhënë raketa balistike Rusisë. Pra gjërat janë të ndërlidhura. Ndaj ju pyes për objektivin strategjik kundër Iranit. Ju thatë “ne nuk duam luftë”.

Galit Peleg – Është e vërtetë që ne nuk duam luftë. Ne nuk duam luftë në rajonin tonë. Ne përfundimisht nuk duam të shkaktojmë një luftë rajonale dhe akoma më pak, siç disa njerëz po flasin, një luftë botërore. Kjo nuk është dëshira jonë. Objektivi i qeverisë izraelite është të garantojë siguri për civilët e Izraelit, për qytetarët e Izraelit. Dhe ne e dimë me siguri… dua të them, nuk shtrohet fare si çështje që Irani është koka e gjarprit në rajonin tonë. Ata po përpiqen prej kohësh të krijojnë paqëndrueshmëri. Regjimi radikal i Iranit po e thotë me zë të lartë se ata duan të eksportojnë revolucionin e tyre. E kanë thënë për shumë vite, për dekada. Dhe një nga mënyrat është mbështetja e organizatave terroriste në rajonin e Izraelit. Po flasim për Hamasin në Gaza. Po flasim për Hezbollahun në Liban. Pamë vitin e fundit mbështetjen e tyre për houthis në Jemen. Pamë papritmas raketa që vinin nga Jemeni në Izrael. Çfarë lloj konflikti ka Izraeli me Jemenin? Sigurisht që nuk kemi. Por ne jemi të sigurt se pas kësaj qëndron Irani. Ata po i furnizojmë me materiale dhe po i inkurajojnë të përfshihen në këtë rajon. Qëllimi ynë nuk është të krijojmë një konflikt tjetër me Iranin dhe as me aleatët e tij. Qëllimi ynë është të krijojmë një situatë sigurie. Nëse për këtë qëllim do të na duhet të sulmojmë aftësitë e Iranit, – dhe kjo është ajo që bëjmë, – nëse prek rajone të tjera të botës, atëherë ka për të qenë e vështirë.

Endri Xhafo – Ju përmendët houthis në Jemen, është ajo që quhet luftë by proxy. Por kam një pyetje për kuriozitet: Çfarë mendon Izraeli për muxhahidinët iranianë në kampin e Manzës në Durrës? A i konsideroni ju ata, siç ata vetë pretendojnë, si një alternativë ndaj pushtetit të ajatollahëve?

Galit Peleg – Nuk po hyj në vendimet e brendshme të Shqipërisë lidhur me muxhahedinët. Ne nuk kemi lidhje me muxhahedinët. Ata janë në opozitë me regjimin radikal në Iran. Por mendoj se populli iranian meriton diçka më të mirë se sa ajo që kanë tani. Ata do të meritonin një alternativë që t’u lejojë të jetojnë si të dëshirojnë. Shohim njerëz shumë të guximshëm në Iran që po protestojnë pavarësisht se e dinë se cili është fati i atyre që arrestohen. Ne po marrim shumë sinjale nga njerëzit në Iran dhe gjithashtu nga opozita iraniane në mbarë botën në drejtim të Izraelit. Ata nuk kanë pse e mbështesin Izraelin. Por ata duan një të ardhme tjetër për popullin e tyre. Dhe këtë ne e mbështesim! Çfarëdo që të jetë… çfarëdo që ata do të zgjedhin. Mendoj se do të donim të shihnim një Iran demokratik, ku njerëzit e tyre ta shijojnë jetën siç bëjmë ne.

Endri Xhafo – Nuk dua të jem cinik, por nga përgjigjja juaj po mendoj se fakti që keni njerëz që i dërgojnë nga Irani mesazhe Izraelit, kjo jua bën më të lehtë punën për të gjetur njerëz për të punuar për shërbimet tuaja të inteligjencës?

Galit Peleg – Po flas për mesazhe të hapura, po flas për mediat sociale, po flas për mediat. Ne shohim mesazhe që vijnë nga shumë shumë vullnetarë.

Endri Xhafo – E bëra këtë pyetje sepse historia e Ismail Haniyeh, i cili u eliminua në Teheran, ishte “inside job” nga shërbimet tuaja me njerëz brenda në Iran. Por rikthehemi të çështja. Në kohën e ndërhyrjes së policisë shqiptare brenda kampit në qershor 2023, mediat amerikane raportuan për negociata sekrete mes Amerikës dhe Iranit, që përfunduan në shtator me një shkëmbim të burgosurish, ndërsa Iranit iu dha gjithashtu akses në rreth 6 miliardë dollarë amerikanë, fonde që më parë ishin bllokuar në Korenë e Jugut. A është e mundur të bisedohet me Iranin, siç u bë gjatë negociatave të marrëveshjes bërthamore? Ndërkohë, dua të kujtoj se Shqipëria i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik.

Galit Peleg – Mendoj se Kryeministri e bëri shumë të qartë në bisedat e tij si në Kongresin Amerikan, edhe në Kombet e Bashkuara, se pozita jonë ndaj regjimit radikal të Iranit tani është shumë e qartë. Ne nuk shohim negociata me këtë regjimin radikal. Ajo që do të donim të shihnim është që ky regjimi të ndalë agresionin e tij në rajonin tonë. Ky është shqetësimi kryesor i Izraelit. Ne nuk po futemi në vlerësimet e qeverisë amerikane. Ajo që do të donim të shihnim është që ky regjim të ndalet. Së pari, agresioni. Së dyti, zhvillimi i bombave bërthamore. Sepse ky lloj regjimi radikal me kapacitete bërthamore kërcënon jo vetëm Izraelin. Flasim për një kërcënim për të gjithë botën perëndimore. Shumë herë kemi ngritur këtë çështje të kombinimit të kapaciteteve bërthamore me raketat balistike me rreze të gjatë veprimi. Dhe nëse e bëni këtë kombinim, do të shihni se ata nuk po zhvillojnë raketa që të arrijnë Izraelin. Ata po zhvillojnë raketa që të mund të arrijnë Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Pa përmendur Shqipërinë, Brukselin, Londrën, që janë brenda kësaj rrezeje veprimi. Pra, kjo nuk është një çështje izraelite, kjo është një çështje botërore. Dhe regjimi në Iran duhet të frenohet dhe të ndalet.

Endri Xhafo – Duke ju dëgjuar juve, më duket sikur dëgjoj përsëri kryeministrin tuaj, siç ju e përmendët, në Kongresin amerikan, kur u tha kongresmenëve amerikanë: Ne, po bëjmë luftën tuaj! Duke qenë që ju pak më parë e konsideruat Iranin si “koka e gjarpërit”, thatë “jo negociata me atë regjim radikal”, pyetja është shumë e drejtëpërdrejtë: A jeni ju në favor të një ndryshimi të regjimit në Iran? A është e mundur kjo?

Galit Peleg – Së pari, po! Përgjigjja është po. Ne do të donim të shihnim një ndryshim regjimi në Iran. Ajo që kemi tani është një regjim terrorist radikal. Irani është një vend shumë i rëndësishëm. Është një vend që ka potencialin të jetë partner me Perëndimin në energji, në ekonomi. Por ajo që shohim që nga koha e revolucionit në Iran, është radikalizimi dhe agresioni. Dhe jo vetëm në rajonin e tyre, por, siç thashë, edhe me aleatët e tyre, duke u përpjekur të krijojnë destabilotet në rajone të tjera të botës. Tani, nëse regjimi ndryshon dhe do të jetë në gjendje të krijojë një lloj bashkëpunimi me botën demokratike, sigurisht që ne do të donim ta shihnim atë.

Endri Xhafo – Përgjigje shumë e sinqertë. Por nëse ju jeni për një ndryshim regjimi në Iran, sa larg mund të shkojë Izraeli në konfliktin në Lindjen e Afërt pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në sulme ajrore kundër Iranit? Dhe se, edhe në rast të sulmeve të ardhshme, Presidenti Biden ka inkurajuar Izraelin që t’i përcaktojë objektivat në mënyrë të atillë që të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Galit Peleg – Së pari, duhet të kujtojmë disa gjëra. Njëra është që çdo vend ka interesat e veta. Duhet të jemi realistë, por edhe duhet të punojmë bashkarisht. Pa dyshim që Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i mirë, aleati ynë më i afërt, dhe ata janë shumë më të fuqishëm se Izraeli. Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte i koordinuar me amerikanët. Sigurisht, duhet të marrim parasysh atë që amerikanët po kërkojnë në këmbim. Por gjithashtu, pamë se në mbrojtjen nga sulmet iraniane, kishim bashkëpunim me amerikanët. Mendoj se e dimë që një shumicë e raketave u kapën përpara se të binin në tokë, nga Kupola e Hekurt, nga sisteme të tjera, dhe jo vetëm nga Izraeli për më tepër, por edhe nga Jordania, nga Iraku. Rrugës për në Izrael disa nga këto raketat u interceptuan, jo vetëm në këtë sulm në tetor, por edhe në prill. Dhe ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë, pa aleatët tanë. Pra, është çështje e gjetjes së një terreni të përbashkët, kur synon të arrish një qëllim më të madh.

Endri Xhafo – Pra, që ta kuptojmë, sa i varur është Izraeli nga Shtetet e Bashkuara për furnizimin me armë? Lexova këto ditë që edhe Serbia po i shet armë Izraelit.

Galit Peleg – Bashkëpunimi i Izraelit me Shtetet e Bashkuara, edhe në këtë fushë, nuk filloi sot, nuk filloi gjatë kësaj lufte. Të gjithë e dinë që ne kemi një histori të gjatë, shumë të gjatë të bashkëpunimit me mbështetje amerikane. Gjithashtu, jo vetëm në aspektin e blerjeve, por edhe të kërkim-zhvillimit, kërkimit mbi armët, edhe Kupola e Hekurt ishte në bashkëpunim me… ok, ndoshta ishte një shpikje izraelite, por zhvillimi i këtij sistemi mbrojtës u bë me investimin dhe me ndihmën amerikane. Kështu që nuk është sekret që ne kemi një marrëdhënie afatgjatë me amerikanët edhe në këtë drejtim. Izraeli ka kapacitetet e tij, por kini parasysh që kjo është një luftë shumë e gjatë. Nuk mendoj se kemi pasur ndonjëherë një luftë që ka zgjatur më shumë se një vit. Dhe madje edhe kapacitetet e Izraelit në këtë drejtim dhe në këtë në këtë fushë, që janë mjaft mbresëlënëse për një vend të vogël, ne prapëseprapë kemi nevojë për bashkëpunimin me vendet e tjera. Dhe nuk mendoj se është një sekret që ne punojmë me amerikanët. Ne marrim mbështetje prej amerikanëve. Në Shtetet e Bashkuara ka zëra të ndryshëm, ky është vit zgjedhor, por nuk mendoj se ndihma ndaj Izraelit është një çështje që shtrohet për diskutim për administratën amerikane. Nuk është fare çështje.

Endri Xhafo – Ju thatë që është vit zgjedhor dhe javën tjetër kemi zgjedhjet. Situata në Lindjen e Mesme dhe mbështetja për Izraelin është një temë e ndjeshme në fushatën zgjedhore të SHBA-së. Kush do të ishte një President i mirë amerikan për Izraelin?

Galit Peleg – Shikoni, mendoj se ne gjithmonë në marrëdhëniet tona kemi ruajtur një mbështetje bipartizane për Izraelin. Edhe sot, nëse shkoni në Kongresin Amerikan, shihni anëtarë të Kongresit si nga Partia Demokrate ashtu edhe nga Partia Republikane që mbështesin Izraelin. Çdo kandidat ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, por nuk vendosim ne se për kë të votojnë qytetarët amerikanë. Mendoj se me këdo që të zgjidhet, ne do të duhet të analizojmë dhe të ndërtojmë marrëdhënie më të forta dhe të vazhdojmë të punojmë me amerikanët sepse, siç e thashë, ata janë aleatët tanë më të mirë dhe aleatët tanë më të mëdhenj, dhe nuk vendosim ne për amerikanët se për kë të votojnë, siç presim të njëjtën gjë nga vendet e tjera që të mos vendosin për ne se për kë të votojmë. Mendoj se çdo demokraci duhet ta shohë në këtë mënyrë.

Endri Xhafo – Pra ju nuk keni preferenca?

Galit Peleg – Preferenca duhet të jetë nga ata që mund të votojnë. Unë nuk jam qytetare amerikane.

Endri Xhafo – Shkojmë në Europë. Çfarë mund të na thoni për përkeqësimin e marrëdhënieve me Kryeministrin Pedro Sanchez të Spanjës dhe Presidentin Macron të Francës? Përse kemi arritur në këtë pikë? Kujtoj që Presidenti Macron ka thënë, po e citoj: “Zoti Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së”. Frazë ndaj së cilës kryeministri juaj u kundërpërgjigj, po citoj: “Një kujtesë për Presidentin e Francës: nuk ishte rezoluta e OKB-së që themeloi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në Luftën e Pavarësisë me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit, veçanërisht të regjimit të Vichy-s në Francë”.

Galit Peleg – Do të shtoja për këtë, gjithashtu edhe për atë që tha Kryeministri ynë, se populli hebre ka ekzistuar për 3,000 vjet dhe themelimi i Shtetit të Izraelit është mishërimi modern, do të thoja, i pavarësisë së popullit hebre. Shteti i Izraelit u krijua pas një pune që lëvizja sioniste bënte për, ndoshta, afër 100 vjet për të krijuar situatën që u krijua me atë mundësi në 1948. Pra, në të vërtetë, rezoluta e Kombeve të Bashkuara nuk krijoi Shtetin e Izraelit, ishin njerëzit e Izraelit që krijuan Shtetin e Izraelit. Por sa i përket vazhdimit, ose kuptimit, ose kontekstit të fjalimit të Macronit, dua të them këtë: Ne i kuptojmë marrëdhëniet speciale, – se ai po fliste për Libanin në të vërtetë, jo për Gazën, – ne i kuptojmë marrëdhëniet speciale, marrëdhëniet historike mes Francës dhe Libanit. Më kujtohet kur isha fëmijë, Beirutin e quanin Parisi i Lindjes së Mesme dhe kishte goxha pritshmëri që Libani do të lulëzonte. Ne gjithmonë mendonim kur isha fëmijë se Libani do të ishte vendi i parë arab me të cilin do të bënim paqe. Në vitet ’70 e quanim kufirin mes Izraelit dhe Libanit “Kufiri i Mirë”. Edhe pse nuk kishim marrëdhënie diplomatike, fshatarët nga jugu i Libanit e kishin bërë zakon që vinin në Izrael për të punuar. Ne vërtet kishim marrëdhënie shumë të mira me libanezët. Por, thënë kjo, dhe i kuptoj ndjenjat që një president francez ka ndaj një vendi si Libani, do të doja ta pyesja zotin Macron pse nuk e ngriti zërin kur Hezbollah ose Irani, që është sponsori i Hezbollah, mori kontrollin e Libanit? Pse nuk u ngrit për popullin libanez kur ata u vunë nën kontroll nga kjo organizatë terroriste që ua bëri jetën skëterrë, kur ata shkatërruan Libanin? Pra, kur ne sulmuam në Liban, – se në të fakt është edhe një çështje tjetër, – që nga 8 tetori 2023, një ditë pas masakrës që erdhi nga Gaza, Hezbollah filloi të lëshojë raketa drejt Izraelit. 9,000 raketa, a mund ta imagjinoni? Familja ime, mund t’ju them prindërit e mi janë 88 vjeç, po vrapojnë tani në strehim tre here natën për shkak të raketave. Isha në Izrael përpara dy javësh. Shkova të shihja vëllain dhe ishim ulur në dhomën e sigurisë, duke dëgjuar ndoshta 30 shpërthime rreth nesh. Nuk e dëgjova Presidentin Macron të thotë një fjalë përgjatë një viti për të ndaluar lëshimin e raketave nga Libani drejt Izraelit. Tani, kur Izraeli vendos të ndalojë këto sulme, papritmas ai zgjohet dhe papritmas qëndron me Libanin kundër Izraelit. Nëse ai e ka për zemër Libanin, ai duhet të bashkohet me Izraelin dhe të mbrojë Libanin nga Hezbollahu dhe nga Irani.

Endri Xhafo – Dy ndërhyrje të vogla: E para, Hezbollahu është e njohur si organizatë terroriste nga Bashkimi europina, ku Franca është vend anëtar. E dyta, ju thatë që presidenti Macron e ka për shkak të lidhjeve historike me Libanin. Por a ka edhe arsye të brendshme për shkak të presionit të një popullsie migratore, të brezit të dytë dhe të tretë të një emigracioni nga Afrika e veriut, Magrebi dhe Mashreku?

Galit Peleg – Ajo që përmendni këtu, është diçka shumë e rëndësishme. Sepse ne…

Endri Xhafo – Thjesht po pyes

Galit Peleg – Padyshim! Jam plotësisht dakord me ju. Mendoj se ka shumë presion, presion të brendshëm mbi presidentin e Francës për shkak të popullsisë, për shkak të një numri të madh votuesish që vijnë nga vendet arabe dhe janë bërë qytetarë të Francës. Me një popullsi të madhe banorësh myslimanë në Francë, mund t’i shihni ata në rrugë duke protestuar dhe ata ushtrojnë shumë presion mbi presidentin. Thënë kjo, unë mendoj se ai ka përgjegjësi sepse… e dini, fatkeqësisht duhet të them diçka që ndoshta nuk duhet ta them, por kam qenë diplomate për shumë vite…

Endri Xhafo – Thuajeni, thuajeni ju lutem… (qesh)

Galit Peleg – Mendoj se në diplomaci ti sheh shumë hipokrizi. Gjëra që ti i dëgjon nëpër korridore, nuk i gjen në deklarata zyrtare. Dhe mendoj… unë nuk besoj se udhëheqja në Francë po mbështet terrorizmin. Nuk besoj se ata do të donin të shihnin se ajo që ndodhi në Liban, të vazhdojë. Por deklaratat zyrtare janë shumë pavend, sepse mesazhi që përcjellin këto lloj deklaratash është… E dini, në këtë kuptim duhet të them se vërtet e vlerësoj Shqipërinë. Gjithmonë u them kolegëve të mi në Jeruzalem se Shqipëria është një vend i vogël, por shumë guximtar. Dhe kur ti ke vlera, ti i mbron ato.

Endri Xhafo – Do të flasim për Shqipërinë. Do t’ju pyes për politikën e Shqipërisë ndaj Izraelit.

Galit Peleg – Por ju mund të shihni gjithashtu, duke e krahasuar edhe me vendet kryesore në Europë, se ndonjëherë Shqipëria është shumë më guximtare se vendet e mëdha në Europë.

Endri Xhafo – Një pyetje e drejtpërdrejtë: Qeveria Netanyahu duket se ka shpallur luftë jo vetëm kundër terroristëve, por edhe kundër OKB-së me ndalimin e hyrjes në territor për Sekretarin e Përgjithshëm Guterres; akuzat dhe, së fundmi, edhe një projektligj për mbylljen e UNRWA-s (agjencia e OKB-së për ndihmën e refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt); akuzat ndaj UNIFIL (Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban); prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, etj. A e keni humbur ju betejën e imazhit, perceptimin e publikut perëndimor? E them këtë zonja Ambasadore, sepse edhe mbështetës të fortë të Izraelit si filozofi hebre francez Alain Finkielkraut ka thënë: “Tsahali/IDF përdor armët e veta për të mbrojtur popullsinë e vet, kurse Hamasi përdor popullsinë e vet për të mbrojtur armët e tij. Megjithatë, për të mbajtur gjallë koalicionin, Netanyahu me kokëfortësi refuzon të marrë në konsideratë të nesermen, çfarë vjen më pas”.

Galit Peleg – Unë nuk mendoj se ai refuzon të marrë parasysh të nesërmen. Unë mendoj se ai është shumë i shqetësuar për të nesërmen. Por dua ta lidh së pari me atë që thatë për komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në. Para së gjithash, Izraeli është anëtar i OKB-së dhe ne respektojmë Kombet e Bashkuara, respektojmë arenën ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Thënë kjo, OKB-ja nuk është një laborator, është një organizatë politike. Në shumë raste, veçanërisht në Asamblenë e Përgjithshme, kemi një shumicë automatike kundër Izraelit për shkak të numrit të lartë të vendeve arabe dhe vendeve myslimane. E sheh këtë edhe kur Izraeli vjen me tema si teknologjia dhe inovacioni, ku është shumë e rrallë që ne të arrijmë të miratojmë një rezolutë që do të kontribuojë sadopak për njerëzimin, sepse automatikisht disa vende kur dëgjojnë fjalën “Izrael”, emrin “Izrael”, votojnë kundër. Nuk ka rëndësi nëse nxjerrin ndonjë përfitim nga kjo, apo jo. Dhe ky është fakt. Tani, çfarë ndodhi së fundi? Para së gjithash, në dekadat e fundit, ne patëm disa ndodhi me Kombet e Bashkuara. Nëse ju kujtohet, në vitet ’70, kishte një rezolutë në Kombet e Bashkuara që e konsideronte sionizmin si racizëm. U zhbë, sigurisht, por për ne ishte diçka e madhe që kaloi në Asamblenë e Përgjithshme. Por kjo ishte në vitet ’70. Që atëherë marrëdhëniet tona në Kombet e Bashkuara u përmirësuan shumë. Gjërat ndryshuan edhe në arenën ndërkombëtare dhe gjithashtu në Kombet e Bashkuara. Ajo që ndodhi vitin e fundit, Izraeli është ankuar për disa agjenci të Kombeve të Bashkuara për një kohë të gjatë dhe është injoruar. Nëse marrim UNRWA-n, për shembull, UNRWA ishte një agjenci e Kombeve të Bashkuara që u krijua për të ndihmuar refugjatët palestinezë. Dhe, çfarë zbuluam vitin e fundit, që e kemi ditur edhe me herët, por shumë qartas vitin e fundit, ishte që Hamasi ia doli, – e kam fjalën për UNRWA-n në Gaza, – Hamasi ia doli të depërtonte brenda kësaj agjencie në mënyrë të atillë që jo vetëm ne gjetëm prova se anëtarët që janë punonjës të këtyre agjencive të OKB-së ishin terroristë natën dhe punonjës ndihmash ditën, por kishte edhe njerëz që ishin mësues. I pamë në pamjet e vetë Hamasit më 7 tetor, duke marrë pjesë në vrasjen e izraelitëve. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për opinione, “ky tha/ai tha”, këto janë pamje të mirëdokumentuara nga vetë Hamasi. Ne gjetëm në selinë e Hamasit, – konfiskuar nga ushtria jonë kur hyri në Gaza dhe morën kontrollin e selisë së Hamasit, – gjetëm në kompjuterat e tyre listat e punonjësve të UNRWA-s që ishin të regjistruar si terroristë të Hamasit në organizatë, duke marrë nga dy rroga, nga UNRWA dhe nga Hamasi. Ne i morëm të gjitha këto dokumente dhe ia dorëzuam OKB-së. U injoruam. Ne folëm për vendet e UNRWA-s, vendet në Gaza ku pamë tunele, tunele terrori, të vdekur nga zyrat e UNRWA-s në vende të tjera ku fshihnin armë, eksplozivë. Nuk u morën parasysh. Dhe në të njëjtën kohë, mijëra apo dhjetëra mijëra të rinj në Gaza po shkollohen në shkollat ​​e UNRWA-s, ku ne kemi prova se njerëzit që po i mësojnë ata, kanë të bëjnë gjithashtu me organizatat terroriste. Dhe po ashtu kemi gjetur në rrjetet e tyre sociale se si shpalosën gëzimin dhe lumturinë e tyre në 7 tetor. Të gjitha këto ia dorëzuam Kombeve të Bashkuara. Na injoruan. Nëse kjo nuk mjafton, javën e kaluar kur një nga terroristët që u kap në kamera më 7 tetor duke vrarë izraelitë, u vra nga IDF, kishte një deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që thoshte: “Një nga kolegët tanë, ne po vajtojmë një nga kolegët tanë”. Nëse ju quani një terrorist koleg… Pra, kjo është njëra nga gjërat. Kjo ka të bëjë me UNRWA-n. Ne thjesht u injoruam, ose ankesat tona nuk u morën parasysh, kështu që kjo çoi në atë rezolutë të re që u miratua në Knesset javën e kaluar. Tani, në lidhje me agjencitë e tjera, ju përmendët UNIFIL në Liban. Ishin dy…

Endri Xhafo – Pati ankesa nga Italia…

Galit Peleg – Po, por ka pasur ankesa nga Izraeli për dekada me radhë. E di këtë, sepse kam marrë personalisht udhëzime nga eprorët e mi për të paraqitur disa prej këtyre ankesave. Pra, e di për shkak të punës sime. Ne jemi ankuar për dekada me radhë në Kombet e Bashkuara se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk po zbatohen në Liban. Dhe ata që ishin caktuar për të mbikëqyrur zbatimin e këtyre rezolutave, siç është 1701, që vendosi që Hezbollah duhet të qëndrojë 40 kilometra larg kufirit të Izraelit, u injoruan nga UNIFIL. Tani kemi poste të UNIFIL-it pranë kufirit me Izraelin dhe përreth tyre sheh lëshues raketash të Hezbollahut. Tani, ushtarët e UNIFIL-it pranojnë se e dinin për këtë aktivitet të Hezbollahut, por nuk mund të raportonin, sepse ato janë toka private. Por ti e sheh që ka aktivitet të Hezbollahut, ti e di që po shkelin rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe as nuk e përfshin në raportet e tua? Kjo është diçka që… Pra, kur Izraeli hyri në Liban dhe filluam të pastrojmë jugun e Libanit nga pozicionet e Hezbollahut, arritëm afër postit të OKB-së. U kërkuam atyre të evakuoheshin dhe ata papritur vendosën se tani po mbronin zonën. Dhe më pas u bë sikur Izraeli ka ndonjë konflikt me OKB-në. Ne nuk kemi konflikt me OKB-në!

Endri Xhafo – Atëherë e kuptoj këtë, po pse qindra mijëra njerëz në Perëndim kërkojnë në demonstrata në rrugë, në universitete, madje edhe në Parlamentet kombëtare dhe atë Europian po të doni, një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të Izraelit nga Gaza?

Galit Peleg – Nuk duam asgjë më shumë sesa ta ndalim, t’i japim fund kësaj lufte. Po humbasim çdo ditë jetë të çmuara të ushtarëve tanë. Kemi pengje për të cilët nuk dimë në çfarë gjendje janë. Dhe duam ta përfundojmë këtë luftë në të dy frontet, si në Gaza ashtu edhe në Liban. Por çështja është te përgjegjësia e qeverisë sonë. Le të themi se e përfundojmë tani. Armëpushim? Mirë, armëpushim! Çfarë na jep kjo? Hamasi mund të riorganizojë forcat e veta tani. Ata ishin të gatshëm t’i lironin të gjitha pengjet. Ne e thamë qysh në krye të herës. E dini çfarë, mund ta kishim përfunduar këtë luftë më 8 tetor të vitit të kaluar. Kërkesa e vetme ishte: Lironi të gjitha pengjet! Kjo është gjëja kryesore. Ne kemi ende 101. Më lejoni t’ju kujtoj, 251 pengje u morën më 7 tetor, përfshirë foshnja dhe njerëz të moshuar, 86 vjeç, tani janë 87. Nuk e dimë sa prej tyre janë ende gjallë…

Vetëm një sekondë. Ne ende kemi 101 pengje në Gaza. Askush nuk di gjë për gjendjen e tyre. Ata kurrë nuk i vizitoi as Kryqi i Kuq apo çfarëdo organizate ndërkombëtare. Nuk e dimë sa prej tyre janë ende gjallë. Ne e themi gjatë gjithë kohës, nëse i lironi sot të gjitha pengjet, ne nuk kemi punë në Gaza.

Endri Xhafo – Pyetje: Pra është cili është objektivi strategjik i ndërhyrjes në Gaza dhe Liban? Kthimi i të gjithë pengjeve? Apo edhe shkatërrimi i Hamasit në Gaza dhe i Hezbollahut në Liban? Çili është objektivi strategjik?

Galit Peleg – Objektivat janë dy. I pari dhe më i rëndësishmi është të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet. Qofshin gjallë apo të vdekur. Sepse disa prej tyre u vranë në robëri. Disa u morën të vdekur. Sepse ata rrëmbyen edhe trupat e njerëzve të vdekur. Pra, gjëja e parë është të kthehen 101 pengjet, të vdekur ose të gjallë menjëherë në Izrael! Ky është njëri objektiv. Objektivi i dytë është të krijojmë siguri për popullin e Izraelit. Ç’vlerë ka të përfundojmë luftën dhe për gjashtë muaj të kemi një tjetër sulm si ai i 7 tetorit? Kush mund t’i sigurojë njerëzit që jetojnë në jug të Izraelit se shtëpitë e tyre janë të sigurta? Që terroristët nuk do të hyjnë sërish në shtëpitë e tyre kur ata të jenë në gjumë, për t’i masakruar, përdhunuar, vrarë dhe rrëmbyer?

Këto janë dy objektivat. Nuk na intereson Hamasi ose Hezbollahu. Unë mendoj se ata janë shumë të dobët tani. Sidomos Hamasi është goditur shumë, shumë fort. Besojmë se komuniteti ndërkombëtar gjithashtu ka përgjegjësinë të sigurohet që Hamasi të mos bëhet sërish i fortë, që Hamasi të mos e kontrollojë Gazën. Shikoni, edhe për njerëzit në Gaza, për palestinezët civilë në Gaza, çfarë përfitimi kanë ata që të kontrollohen nga një organizatë terroriste? Ata nuk i mbrojnë. Ata nuk u dalin për zot. E vetmja gjë që ata krijuan ishte lufta. Sepse kur Hamasi sulmoi Izraelin, ata e dinin që Izraeli do të kundërpërgjigjej. Dua të them, as nuk e fshehën. A bënë diçka për të mbrojtur civilët e tyre nga sulmi i Izraelit? Jo, asgjë! Sepse nuk kujdesen për civilët e tyre. Pra, për të mirën e vetë palestinezëve në Gaza, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë dhe të krijojë diçka të qëndrueshme për palestinezët. Dhe e dini çfarë? Nëse palestinezët do të kenë një jetë të mirë në Gaza, Izraeli do të ketë një jetë të mirë në Izrael. Nuk ka kontradiktë këtu.

Endri Xhafo – Si ndiheni ju, izraelitët, një popull që u përball me një shfarosje metodike dhe skrupulozisht djallëzore gjatë Holokaustit, kur akuzoheni për spastrim etnik ndaj palestinezëve përmes një politike aparteidi, – p.sh. rrugë të ndryshme për palestinezët, trajtim ligjor i ndryshëm, – dhe një politike kolonializimi në tokat palestineze?

Galit Peleg – Mendoj se përdorimi i fjalëve të mëdha si “apartheid” e të tjera është për të ardhur keq, sepse kur kjo vërtet ndodh në rajone ku ndodh me të vërtetë, nënvlerësohet vuajtja e njerëzve aty ku me të vërtetë ndodh. Në Izrael nuk ka apartheid. Ne kemi më shumë se 20% të izraelitëve të cilët nuk janë hebrenj. Shumica e tyre janë arabë myslimanë. Ata kanë të njëjtat të drejta si unë. Dhe shumë njerëz nuk e dinë se arabishtja është një gjuhë zyrtare në Izrael. Pra, kemi dy gjuhë zyrtare në Izrael, hebraishten dhe arabishten. Nuk është as argument i vlefshëm. Mendoj se ka shumë padituri. Shumë njerëz që vijnë për të vizituar Izraelin… Më lejoni t’ju them këtë: Shumë vite më parë isha zëvendës-ambasadore e Izraelit në Marok. Dhe dërgova dikë në Izrael për një seminar, një për agjencitë tona të zhvillimit. U kthye mbrapsht, – dhe vizitoi Haifan, që është qyteti im i lindjes, – dhe më tha: E di çfarë? Dje sapo u ktheva nga Izraeli dhe pashë arabë të ulur në një kafe. Dhe unë që i them, OKAY. Dhe ai thotë: Jo, ata ishin të ulur në një kafe. Dhe unë që ia kthej: Çfarë po përpiqesh të thuash? Ai ishte i bindur se arabët në Izrael nuk lejoheshin të shkonin në dyqane dhe të uleshin në kafene. Ka shumë mungesë informacioni për Izraelin.

Endri Xhafo – Por ju po flisni për qytetarët izraelitë me kombësi arabe. Unë po pyet për palestinezët e Gazës dhe të Bregut Perëndimor.

Galit Peleg – Izraeli e la Gazën në vitin 2005. Pra, çfarëdo që po ndodh në Gaza është nën përgjegjësinë e qeverisë së zgjedhur atje, që është Hamasi. Që nga viti 2005, kjo është ajo që po përjetojnë palestinezët. Kjo është çështje e tyre. Ata e zgjodhën këtë qeveri dhe që atëherë nuk kanë mbajtur zgjedhje. Kjo është mënyra si funksionon atje. Në Bregun Perëndimor, në territoret palestineze, ata kanë Autoritetin Palestinez. Ata jetojnë nën Autoritetin Palestinez. Izraeli nuk e kontrollon këtë zonë.

Endri Xhafo – Dua t’ju them qysh në krye të herës se unë besoj fuqimisht në të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur! Dhe dua ta theksoj këtë. Ndërkohë terrorizmi përkufizohet si “përdorimi i paligjshëm i dhunës dhe i frikësimit, veçanërisht ndaj civilëve, për arritjen e qëllimeve politike”. Pra, kur një palestinez që shpërthen një bombë në një pikë kontrolli ose stacion autobusi, duke shkaktuar viktima civile, ky është një akt i pastër terrorizmi. 7 tetori është edhe më keq, është një akt i pastër djallëzor dhe mendoj se jemi të gjithë dakord për këtë. Megjithatë, nëse zbatojmë të njëjtat standarde, pse vdekja e 42 mijë njerëzve civilë palestineze, gra dhe fëmijë, dhe plagosja e mbi 100 mijë prej tyre, të gjithë pjesë e 2.1 milionë banorëve të Rripit të Gazës, duhet të konsiderohet ndryshe?

Galit Peleg – E dini, kjo më kujton historinë e dikujt që vrau prindërit dhe pastaj i tha gjykatësit: “Ju lutem, merrni parasysh që jam jetim”. E kuptoni pra? Ju vini në Izrael, shkoni në shtëpitë e civilëve, kryeni një masakër të tmerrshme, vrisni, masakroni, burra, gra, fëmijë, përdhunoni, i digjni të gjallë, – familje të tëra u dogjën të gjallë, – shkatërroni pronat, plaçkitni, rrëmbeni njerëz, pastaj ktheheni në territorin tuaj. Fshiheni pas civilëve dhe pastaj thoni, oh, prit, prit, pse po vrisni civilë? Ne nuk po luftojmë popullin palestinez. Ne po luftojmë Hamasin. Nëse Hamasi fshihet në spitale, në shkolla, në xhami, fatkeqësisht ka civilë që lëndohen. Ne nuk i shënjestrojmë ata. Dhe më lejoni t’ju them edhe diçka tjetër. Ne ndjejmë keqardhje për çdo civil të pafajshëm, veçanërisht për fëmijët që vriten. Por, thënë kjo, le të shohim shifrat. Nëse objektivi ynë do të ishte të vrisnim palestinezë, nuk do të kishim këto shifra. Nga 40,000 personat që ju përmendët, vetë Hamasi pranon se rreth 60 deri 80% e viktimave janë njerëzit e tyre. Pra, nëse merrni këto shifra dhe flisni për 10,000 veta… por le të themi për hir të argumentit edhe 50%, pra 20,000 njerëz janë vrarë në Gaza. Le të themi se ata nuk ishin të përfshirë, megjithëse unë mendoj se nuk janë këto shifrat reale, por le të themi se janë. Kjo është një luftë që po ndodh prej një vit tashmë. Nëse objektivi ynë do të ishte të vrisnim civilë, nuk do të kishin vetëm 20,000. Më tregoni një luftë në histori që ka zgjatur një vit dhe ku janë vrarë vetëm 20,000 njerëz? Këto shifra tregojnë se ne nuk i shënjestrojmë civilët. Thënë kjo, duhet të them se, përpara kamerave, disa herë gjatë kësaj lufte, udhëheqësit e Hamasit në BBC, në CNN, pra në media ndërkombëtare, janë pyetur “pse nuk i mbroni civilët tuaj”, “e dinit që Izraeli do të sulmonte”, “ju keni 500 kilometra tunele në Gaza”, “e dinit që Izraeli po ju bombardon”, “pse nuk i vendosët civilët në tunele”? Dhe çfarë thanë ata? Ata thanë, jo, jo, jo! Këto tunele janë për lufë. Nuk është detyra jonë të mbrojmë civilët.

Detyra juaj si qeveri është të mbroni civilët tuaj. Kjo është detyra e qeverisë izraelite, të mbrojë civilët izraelitë. Detyra e qeverisë së zgjedhur palestineze është të mbrojë civilët e saj, jo të krijojë një luftë. Me gjithë keqardhjen për jetët e humbura të civilëve, – dhe nuk jemi të lumtur të dëgjojmë për këtë dhe ndjejmë keqardhje për këtë, – por kjo është luftë. Dhe lufta është e shëmtuar dhe njerëzit vriten. Nuk po kryejmë ne sulme terroriste ndaj civilëve palestinezë. Kjo është një luftë dhe, për shkak se ata fshihen… ju përmendët citimin se po përdorin civilët për të mbrojtur armët e tyre. Ky është pikërisht rasti.

Ky është pikërisht rasti dhe kur pyesni pse po lëndohen civilët, duhet t’i pyesni ata që janë përgjegjës për ta, dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë palestineze në Gaza, që është Hamasi. Kur ke një organizatë terroriste që ti e zgjedh të të qeverisë, ky është rezultati që merr.

Endri Xhafo – Ju thatë pak më parë që komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë diçka “sustainable” (të qëndrueshme) për popullin palestinez. A është ende e mundur zgjidhja me dy shtete?

Galit Peleg – E dini, kur shikoni kohështrirjen e këtij procesi që filloi në vitet ’90 pas marrëveshjes së Oslos, unë mendoj se kemi arritur në një pikë tani ku kemi një problem të madh besimi. Sepse kur udhëheqësit tanë, të dy palët, liderët tanët dhe liderët palestinezë, amerikanët, Bill Clinton në mes, flisnin për të ndërtuar këtë koncepti të ri, ideja ishte se ka një të ardhme, ka një vullnet të sinqertë nga të dyja palët. Nuk po flas për radikalët. Se nga çdo anë ka radikalë. Por që kishte një vullnet të sinqertë dhe, edhe me pak mbështetje dhe shtysë nga komuniteti ndërkombëtar, mund të arrihej një zgjidhje me dy shtete. Sot, do të thoja, ka një krizë në Izrael. Duhet të them se, komuniteti që u sulmua më 7 tetor, shumica prej tyre janë nga kibucët (Kibbutz). Kibucët në Izrael konsiderohen si majtas, ato që ne i quajmë komunitete. Dhe shumë prej tyre besonin se ata ishin ura për paqen. Disa nga viktimat që u masakruan më 7 tetor, ishin njerëz që vullnetarisht shkonin çdo javë në pikëkalimet kufitare me Gazën për të marrë fëmijë të sëmurë dhe për t’i çuar në spitale në Tel Aviv, për t’u trajtuar. Dhe ata u masakruan nga këta terroristë. Dhe tani, pas 7 tetorit, dëgjon anëtarë të këtyre komuniteteve që për shumë vite thonin se do të ketë paqe, ne do të sjellim paqe, që papritur thonë se tani kemi probleme me besimin. Ne nuk besojmë se fqinjët tanë duan paqe. Pra, nëse më pyesni mua tani në këtë moment nëse zgjidhja me dy shtete është ende e vlefshme, mendoj se do të duhet të jetë, sepse duhet të besojmë se diçka e mirë do të vijë.

Endri Xhafo – “Duhet të jetë”, por kryeministri juaj tha “jo”…

Galit Peleg – Këtë po them. Po vij tek kjo. I njëjti kryeministër vite më parë, tha “po, ne e duam zgjidhjen me dy shtete”. Tani, në këtë kohë, ai po thotë diçka tjetër. Sepse ka një thyerje të madhe, ose krizë të madhe në konceptin se kemi partnerë nga krahu tjetër. Është shumë e vështirë pas 7 tetorit dhe deklaratave që u bënë. Ah, nuk ishte OÇP-ja që na sulmoi, ishte Hamasi, por ju nuk dëgjuat ndonjë dënim nga udhëheqësit e moderuar palestinezë. Kjo ishte ajo që ne prisnim të dëgjonim. Ne prisnim të dëgjonim udhëheqës që të thonin “kjo nuk është çka ne jemi “. Madje edhe ambasadorja palestineze këtu në Tiranë, e mbaj mend intervistën e saj tre-katër ditë pas 7 tetorit kur u pyet nga gazetarët, ajo u pyet: A mund të thoni diçka për Hamasin? Ajo tha: “Hamasi dhe ne jemi e njëjtë gjë”. Pra, nëse është kjo qasja, kemi një problem të madh me besimin. Mendoj se duhet të besojmë që diçka mund të ndodhë, por duhet të fillojmë ta ndërtojmë këtë besim sërish. Duhet të gjejmë partnerë në anën palestineze që të thonë: Dënojmë atë që ndodhi, nuk mbështesim Hamasin. Nuk duam që Hamasi të jetë pjesë e këtij procesi. Dhe pastaj të fillojmë të ndërtojmë. Shikoni, kur keni një krizë të madhe, ju rrëzoheni dhe duhet ta filloni prapë nga e para. Njerëz jemi. Ne gjithmonë duhet të shohim nga e ardhmja.

Endri Xhafo – Gjatë vizitës së tij në Tiranë me rastin e përurimit të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë, Presidenti turk Erdogan bëri, si gjithmonë, akuza të forta kundër Izraelit në prani të Kryeministrit Edi Rama. Mendoni se Turqia po ndikon në politikën e Shqipërisë ndaj Izraelit?

Galit Peleg – Sa për Turqinë, është shumë e trishtueshme që presidenti po bëhet gjithmonë e më radikal. Vetëm në shkurt 2023 pamë sesi Izraeli u vlerësua nga Presidenti Erdogan për ndihmën e dhënë për viktimat e katastrofës së tërmetit, nëse ju kujtohet. Presidenti Erdogan vlerësoi Izraelin si një vend që ndihmoi shumë. Dhe pas 7 tetorit (2023), ai ndryshoi deklaratat e tij dhe u bë shumë radikal. Nuk dua t’i përsëris deklaratat e tij, sepse mendoj se nuk ia vlen. Tani, sa për Shqipërinë, e kam përmendur më parë dhe e përmend sa herë kam mundësi: Vërtet admiroj guximin e udhëheqësve shqiptarë, të Kryeministrit Rama dhe të udhëheqësve të tjerë të Shqipërisë. Sepse mendoj se Shqipëria është një vend i vogël, dhe e di që ka shumë ambicie për t’u integruar në BE dhe për t’u përshtatur me qasjen e BE-së. Por ju keni vlera dhe ju i mbroni vlerat tuaja. Madje edhe pas kësaj deklarate të Presidentit Erdogan, kur Kryeministri Rama tha se “Hamasi është një organizatë terroriste dhe Shqipëria është kundër terrorit”, mendoj se kjo kërkon guxim dhe e vlerësoj shumë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të veçanta. Nuk ka filluar sot. Ka filluar tetëdhjetë vite më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por nuk është vetëm kujtimi i shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mendoj se vazhdon çdo herë në të qëndruarin pranë njëri-tjetrit në kriza, por edhe në kohë të mira. Dhe jam e lumtur që kam mundësinë për të falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj të fortë kundër terrorit.

Endri Xhafo – Jo gjithmonë ka votuar në OKB sipas qëndrimeve amerikane dhe izraelite.

Galit Peleg – E di, dhe kemi pasur shumë biseda për këtë, por e kuptoj. Dhe, siç thashë edhe në fillim të kësaj interviste që vendet udhëhiqen nga interesat e tyre, nuk pres që Shqipëria të veprojë sipas interesave izraelite. Pres që Shqipëria të veprojë sipas interesave shqiptare. Por, duke treguar miqësinë dhe qëndrimin e fortë të vlerave dhe duke u ngritur kundër terrorizmit, – Shqipëria ishte një nga vendet e para që iu bashkua përcaktimit të Hamasit dhe Hezbollahut si organizata terroriste, iu bashkua deklaratës kundër antisemitizmit, – mendoj se vlerat janë të forta. Dhe kur vlerat tuaja janë në vendin e duhur, atëherë kemi shumë vlera të përbashkëta për të cilat mund të luftojmë.

Endri Xhafo – A qëndrojnë izraelitët, qeveria izraelite, apo lobet hebreje brenda OKB-së, pas idesë së krijimit të një shteti bektashi?

Galit Peleg – Shikoni, me Bektashinjtë, kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Kam marrëdhënie shumë të mira me Baba Mondin. E vlerësoj shumë dhe e di që ai gjithashtu mbështet Izraelin. Por kjo është një çështje në të cilën ne nuk ndërhyjmë. Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë.

Endri Xhafo – Pra ju e mohoni që të ketë lobe hebreje në OKB që mund të jenë pas kësaj ideje?

Galit Peleg – Nuk mendoj, nuk di për këtë.

Endri Xhafo – A do ta mbështeste Izraeli një shtet të tillë në rast se do të krijohej?

Galit Peleg – Nuk mendoj se është puna jonë. Jam shumë e lumtur për ta, por nuk mendoj se është puna jonë.

Endri Xhafo – Pyetja e fundit: Më thatë se keni një vlerësim për të, por çfarë mendoni për kryegjyshin Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi? Përse ai ka marrëdhënie të veçanta me izraelitët deri në atë pikë sa edhe Presidenti Herzog u takua me të?

Galit Peleg – Meqë bëra programin e presidentit Herzog dhe e shoqërova nga çasti që zbriti nga avioni deri sa u nis, mund t’ju them se Presidenti Herzog u takua me Baba Mondin te monumenti për përkujtimin e Holokaustit, së bashku me përfaqësuesit e të gjithë udhëheqësve fetarë. Kishim një ceremoni atje, ftuam Presidentin të vendoste kurorë te monumenti së bashku me Kryetarin e Bashkisë Veliaj, dhe ftuam përfaqësuesit e të gjitha bashkësive fetare, të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri për t’u bashkuar me ne. Dhe ky ishte e vetmi moment kur ai u takua me të. I dha dorën, kaq, nuk pati takim. Është një mit. Dhe besomëni, sepse isha me Presidentin, për çdo sekondë të vizitës së tij isha me të.

Endri Xhafo – Me këtë zonjë ambasadore kemi mbërritur në fund. Unë dua që ta mbyll me nota paksa personale. Do doja shumë që herën e ardhshme në këtë studio të vini të flisni për mundësinë e paqes në rajon. Miq të mi kanë vizituar Izraelin; ta vizitoj Izraelin është në listën time të dëshirave. Do të doja shumë që herën e ardhshme të flasim për paqe.

Galit Peleg – Shpresoj që herën tjetër që të takohemi të mund të flasim për pengjet që u kthyen në shtëpi, për ta mbyllur këtë çështje. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, dhe prandaj po e mbaj edhe këtë stemë, për t’ua kujtuar të gjithëve rëndësinë e kthimit të pengjeve. Dhe pasi të flasim për këtë, jeni të mirëpritur të vizitoni Izraelin dhe do të jemi të lumtur t’ju mirëpresim. Ju faleminderit shumë që më pritët këtu.

The post VIDEO/ Ambasadorja izraelite Peleg “rrëfehet” në Log. appeared first on Albeu.com.

Duka habit me përgjigjen: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin Log. në News 24 me gazetarin Endri Xhafo, u pyet në lidhje me përplasjet e tij të mëparshme me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Erion Veliaj, duka ia kujtuar se ai është i vetmi njeri në Shqipëri që ka fituar ndaj Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Por përgjigjia e Armando Dukës ishte edhe më interesante se pyetja: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?”, tha Duka.

Ja pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Po mendoja sot intervistën tonë të parë në 2012, kur unë nisa emisionin e mëngjesit në Albanian Screen dhe ju kisha ju dhe Aldo Bumçin, që ishte asokohe ministër i sporteve, dhe ju ishit në mes një të konflikti që e kishte filluar Ylli Pango. E keni menduar ndonjëherë që jeni i vetmi njeri në Shqipëri që keni fituar ndaj Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Edi Ramës?

Armand Duka: Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është? Nuk është e njëjta gjë. Unë për natyrë, apo edhe për strategji pune, tentoj të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Në FSHF, në biznes dhe në çdo gjë që bëj. Gjithmonë, qoftë edhe individualisht, por sidomos kur përfaqësoj një institucion publik, edhe nëse nuk e ke dikë në anën tënde, ke detyrim institucional të bashkëpunosh. Aq më shumë me qeverinë. Me çdo qeveri kam tentuar të bashkëpunoj për të mirën e futbollit, por politika në përgjithësi në vende me demokraci jo të konsoliduar kërkon të kontrollojë gjithçka dhe në këto momente lind konflikti. Por nuk duhet ngatërruar ndërhyrja organizative me bashkëpunimin. Bashkëpunimi duhet të jetë i përhershëm dhe pavarësisht ndonjë konflikti të gjitha palët duhet të jenë të afta t’i kapërcejnë konfliktet për të mirën e përbashkët.

Endri Xhafo: Me Edi Ramën e kuptova. Po me Erion Veliajn i keni kapërcyer konfliktet? Apo ngaqë nuk e përcaktoni në lartësinë e Ramës dhe Berishës…

Armand Duka: Po nuk e përcaktoj unë lartësinë. Nëse ju mendoni që Kryetari i Bashkisë është në të njëjtin nivel me kryeministrat… Unë mendoj që jo, ndaj e thashë. Nuk ka vlerë për mua të bëj një debat politik.

Endri Xhafo: Ju nuk luani vetëm në fushën e sportit, ju luani edhe në fushën e politikës. Se të zgjidhesh dy herë në Komitetin ekzekutiv të UEFA, kjo ka edhe një qasje politike. Unë mendoj që përplasja me zotin Veliaj nuk ka qenë vetëm nga ana e tij.

Armand Duka: Unë jo! Unë kurrë nuk jam përplasur me asnjë njeri. As me Erion Veliajn. Më ke dëgjuar ndonjë here?

Endri Xhafo: A ishte i nxitur nga Rama Veliaj?

Armand Duka: Për këtë mund të pyesni Veliajn ose Ramën

Endri Xhafo: A ishte test për Veliajn përpara zgjedhjeve lokale, nëse do të arrite t’ju vinte juve me shpatulla pas murit?

Armand Duka: Po në fakt ai nuk ia arriti me mua, por zgjedhjet lokale i fitoi. Që do të thotë se nuk ka qenë test.

Endri Xhafo: Mua më kanë informuar që ju vuri me shpatulla pas murit, por ishte ardhja e Presidentit Ceferin, – sepse rrezikohej finalja Roma-Feynord, – që e bëri Edi Ramën dhe jo Erion Veliajn që të tërhiqej nga beteja që kishte me ju.

Armand Duka: Mbaji ato që të kanë thënë, por shiko atë që ka ndodhur.

Endri Xhafo: Ka ndodhur që kur dolët në një foto në sheshin Skënderbej me Lorik Canën dhe Veliajn, Lorik Cana në mes dhe Erion Veliaj anash, ata ishin me centimtra larg njëri-tjetrit dhe ju ishit gati 2 metra larg.

Armand Duka: Nuk e kam parë që kam qenë larg. Por kam respektuar protokollin e prezantimit të kupës në një finale. Por, nuk është se kam gjë personale unë me Erion Veliajn.

Endri Xhafo: Po sot si i keni marrëdhëniet, apo thuaj zgjedhjet mbaruan në Federatë dhe tani…

Armand Duka: Po zgjedhjet kanë mbaruar, por as nuk kam pasur marrëdhënie miqësore, as kam dhe as do të kem. /albeu.com/

The post Duka habit me përgjigjen: “Pse, edhe Veliaj në nivelin e Berishës dhe Ramës është?” appeared first on Albeu.com.

Edhe Endri Xhafo thirrje për të votuar një kandidat. Kush është ai?
Gazetarin Endri Xhafo, autorin e emisionit LOG, jemi mësuar ta shohim kritik me të dyja palët e politikës, aq sa është e vështirë ta përcaktosh nëse është simpatizant i të djathtës apo të majtës. Mirëpo për këto zgjedhje ai ka dalë nga rezerva e tij dhe po mbështet një kandidat të caktuar, duke shpjeguar edhe arsyet pse.

Statusi i tij i plotë:

I dashur Olti!

Në Sarandë e dinë që jemi miq, ndaj shumëkush mund të mendojë se jam subjektiv. Por pikërisht pse të kam mik, të njoh më mirë se partia ? Për shijet e mia, do të kisha dashur të kishe qenë “kandidat i pavarur”!

Por kjo nuk do të kishte qenë realiste këtë herë. Të dy e dimë që sot, në Sarandë, askush nuk ka shanse të fitojë jashtë ombrellës së njërës prej dy partive kryesore.

Nuk kam dyshim që, nga kandidatët në garë, mund të mos jesh i vetmi i ndershëm, por jam i bindur që je i vetmi i kualifikuar mjaftueshëm, për t’i dhënë qytetit, bashkë me Ksamilin, një hov e gjallëri të përhershme, që nuk e kanë përtej sezonit veror dhe Pashkëve.

Kundërshtari yt direkt është një djalë i respektuar edhe ai, por për atë punë që kërkohet, mendoj se ti, përveçse i respektuar dhe i mirë, je i vetmi me ekspertizën e nevojshme për ta drejtuar Sarandën si dikur Rainier Grimaldi Monakon, pra si një ndërmarrje të madhe publike në funksion të turizmit, nga e cila përfiton krejt komuniteti. Dhe Saranda e ka potencialin të jetë një Monako e vogël!

I dashur Olti!

I ndjeri xhaxhi Ahmet më pat’ thënë dikur: “Kur ulesh në atë karrige Endri, vetëm të ndenjurat ke të tuat”.

Ti e ke përmendur këtë në një intervistë tënden së fundmi, sepse yt atë, xhaxhi Ahmeti, ta ka ngulitur fort në mendje; nderimi i kujtimit të tij do të jetë busulla jote morale çdo ditë në atë detyrë!

Ti nuk je oligarku që po të vizaton dikush, as i dërguari i bandave, siç po fantazon dikush tjetër. Ti je thjesht djali i madh i një familjeje punëtore, që gjithçka e ka arritur me mund e djersë, pa marrë dhuratë asgjë nga askush.

Ti je kandidati që çdo parti do të kishte dashur ta kishte në listë, ti je miku i mirë e pa hilè që pakkush ka shansin ta ketë në krah.

Ndaj suksese miku im, ti e meriton fitoren!

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Endri Xhafo (@endrixhafo)

The post Edhe Endri Xhafo thirrje për të votuar një kandidat. Kush është ai? appeared first on Albeu.com.

Kurti-Vučić meeting in Ohrid/ Sherifi: There will be no losers or winners from this negotiation process
Professor Idaver Sherifi stated on Panorama TV that there is an interest on the part of the US and the EU to overcome this situation that Kosovo and Serbia are in and to regulate relations between them and that there will be no losers or winners from this negotiation process.

Similar comments were made by former ambassador Arben Cici, where the Franco-German plan was being discussed and the meeting that Serbian President Aleksandar Vučić and Kosovo Prime Minister Albin Kurti are expected to hold in Ohrid.

Cici added that he agrees with all points of the Franco-German plan, since according to him, that plan is a negotiation process that you have to give and take.

Part of the studio conversation:

Cici: These two negotiators were received with great skepticism by a very wide spectrum of Albanians. Once again, we are seeing the EU and the US seriously engaged in overcoming this situation. There is an interest from the US and the EU that this situation no longer remains what it is. There are a number of geopolitical reasons that we will analyze. There is pressure on both sides. Serbia has more negative reactions, also due to the fact that in that agreement there are terms that scratch their space, so a state that does not want to recognize you, it is difficult to accept some demands.

Kosovo should go into this important process prepared to provide a product that shows that it is committed to the US and EU’s commitment. Let’s not forget one thing, that this agreement comes after 1999, which will leave behind a painful period for Kosovo. I accept all the points of the agreement, because it is a process that you have to give and take.

Idaver Sherifi: The proposal for the Franco-German plan is a compromise, where there is no absolute winner and loser. In 2013, Dacic was with Thaci at that time. /albeu.com/

The post Kurti-Vučić meeting in Ohrid/ Sherifi: There will be no losers or winners from this negotiation process appeared first on Albeu.com.

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Sherifi: Nga ky proces negociatash nuk ka humbës dhe fitues
Profesori Idaver Sherifi është shprehur ne Panorama TV se ka një interes nga ana e SHBA-së dhe BE-së për të kapërcyer këtë situatë që ndodhen Kosova e Serbia dhe për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe se nga ky proces negociatash nuk ka humbës dhe fitues.

Komente te ngjashem beri edhe ish-ambasadori Arben Cici, ku po diskutohej për planin franko-gjerman dhe për takimin që pritet të zhvillojnë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Ohër.

Cici shtoi se është dakord me të gjitha pikat e planit franko-gjerman, pasi sipas tij, ai plan është një proces negociatash që duhet të japësh dhe të marrësh.

Pjesë nga biseda në studio:

Cici: Këta dy negociatorë u morën me shumë skepticizëm nga një spektër shumë i gjerë i shqiptarëve. Sërish ne po i shohim të angazhuar seriozisht BE dhe SHBA për të kapërcyer këtë situatë. Ka një interes nga SHBA dhe BE që kjo situatë të mos jetë më kjo që është. Ka një sërë arsyesh gjeopolitike që do ti analizojmë. Ka presion ndaj të dyja palëve. Serbia ka më shumë reagime negative, edhe për faktin se në atë marrëveshje ka terma që i gërvishtin hapsirën e tyre, pra një shtet që nuk dëshiron të të njohë, është e vështirë të pranojë disa kërkesa.

Kosova në këtë proces të rëndësishëm të shkojë e përgatitur për të dhënë një produkt që të tregojë se i qëndon angazhimit të SHBA dhe BE. Mos harrojmë një gjë, që kjo marrëveshje vjen pas vitit 1999, që do të lërë pas një periudhë të dhimbshme për Kosovën. Unë i pranoj të gjitha pikat e marrëveshjes, sepse është një proces që duhet të japësh e të marrësh.

Idaver Sherifi: Propozimi për planin Franko-Gjerman është një kompromis, ku nuk ka një fitues dhe humbës absolut. Në 2013 ka qenë Daçiç me Thaçin në atë kohë. /albeu.com/

The post Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Sherifi: Nga ky proces negociatash nuk ka humbës dhe fitues appeared first on Albeu.com.