endri hasa Archives - Albeu.com

Endri Hasa e thotë troç: S’mund të negociojë me ata që erdhën për të na vrarë (FOTO LAJM)
Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka “zbardhur” fjalën e mbajtur prej tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme.

Gjatë fjalës së tij bie në sy se ai ka theksuar se nuk mund të negociojë kurrë me përkrahësit e Sali Berishës, pasi sipas tij nuk mund të ulesh në të njëjtën tryezë me ata që kishin shkuar në PD për të vrarë deputetët.

Ai gjithashtu ka shtuar se Partia Demokratike është një parti perëndimore dhe duhet të ndahet përfundimisht nga sjellje të tilla.

“S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!

Do te ishte e veshtire per mua por edhe per te gjithe koleget te perballeshim me vendime per perjashtimin apo pezullimin e funksionareve apo ish-funksionareve qe kane mbajtur detyra te rendesishme ne kete parti. Por pas 8 Janarit, s’mund te fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund te jemi perbashkues me ata qe te fusin shkopinj nen rrota. Ata kane sot per qellim vetem qe te pengojne axhenden tone politike kunder qeverise dhe rikthimin e PD ne pushtet. Pjesa me e madhe e anetareve te kryesise ishin deshmimtare okulare te asaj qe ndodhi ne 8 Janar. Ata erdhen per te na vrare, dhe ne vazhdojme te diskutojme per tu ulur me te njejten tryeze dhe per te ndare vendimarrje te perbashket? Ata nuk mund dhe nuk duhet te jene ketu. Ata erdhen te organizuar per te dhunuar dhe per te vrare, ne te mendohemi? Nuk behet politike me dhunen, me 8 janar mjetet politike mbaruan! Ne 8 janar ishte vetem nje turme banditesh qe erdhi per te dhunuar. PD eshte parti perendimore dhe ne duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne kete. E kam thene qe ne mbledhjet e shkuara, qe gjerat nuk zgjidhen duke i ardhur gjese anash e anash, kur gjeja duhet zgjidhur ne kohe. Italianet thone “duhet keputur koka e demit, po nuk ia keputem koken demit, do te kemi pasoja te tjera”. Une smund te pajtohem me njerez qe nxiten dhe frymezuan dhune ne 8 janar! Ata nuk jane kurrsesi demokrat, rruga jone me ta eshte ndare njehere e pergjithmone. Nese kjo eshte partia e tyre, kjo nuk eshte partia ime. Kush ka hyre ne oborr ne krah te atyre qe mbanin hunj dhe leva ka damken e kriminelit, jo te demokratit. Vendimet sot duhet te jene shume te forta. As Edi Rama ska arritur te shkoje deri ketu. Kush erdhi per gjak, nuk mund te kete vend ne kete parti, sot dhe kurre.

Pjesë nga fjala ime në mbledhjen e Kryesisë 10 Janar 2022!”, ka shkruar Hasa në Facebook./albeu.com/

The post Endri Hasa e thotë troç: S’mund të negociojë me ata që erdhën për të na vrarë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse protestuesit futen në seli? Hasa zbulon çfarë do të bëjnë nesër
Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur nesër një protestë përpara selisë blu, Endri Hasa, Sekretar për organizimin dixhital, deklaron se në PD nesër do të jetë një ditë normale pune.

Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse protestuesit arrijnë të futen brenda në godinë, teksa qëllimi është të nxirret jashtë Lulzim Basha, Hasa thotë se janë marrë masat dhe do të dokumentohet çdo gjë. Sipas tij çdokush që tenton të bëjë akte dhune do të mbajë përgjegjësi.

“Për ata njerëz që realisht punojnë për PD ata që shqetësohen do të jenë në një ditë normale pune. Aty brenda do jenë do të vazhdojnë ditën dhe rutinë e tyre.

Do të dokumentohet çdo gjë. Çdokush që do të tentojë të ndërmarrë akte dhune do të mbajë përgjegjësi penale. Si do jenë dyert nesër ia lëmë ditës së nesërme. Do ta shihni si do të jetë selia, ka qenë gjithnjë e hapur për demokratët.

Të bësh skenare të thuash që më është mbyllur dera. Para ca kohësh ka ardhur Albana Vokshi dhe kishte personin që hap dyert me çelësin në dorë dhe jo me një çelës tjetër thoshte nuk hapet.

Ajo që është e ditur po përdoret çdo mekanizëm, mënyrë përtej asaj që ndodhi, për të sjellë njerëz. Nuk u intereson të sjellin demokratë se ata nuk përplasen me njëri-tjetrin.

Nesër do të jetë një ditë normale pune për PD. disa njerëz të tjerë kanë menduar të zhvillojnë miting para PD, në oborr, e paimagjinueshme, duan ta bëjnë ashtu le ta bëjnë mitingun në oborr. Ne do merremi me axhendën e shqiptarëve”, tha ai.

Sipas Hasës ideja e kësaj proteste është që të mbahet peng opozita, ndërsa veprimet e Edi Palokës i cilësoi si qesharake.

“Ideja është të mbajnë peng opozitën. Nuk mund të merret opozita peng. Edi Paloka qesharak, mbylli firmat në kasafortë. Ai veprim ishte qesharak. Sa herë ti teket dikujt do bëjmë zgjedhje ne? Siç përfunduam foltoren e Astrit Patozit në të njëjtën mënyrë do të përfundojnë edhe foltoret e Sali Berishës”, deklaroi Hasa.

The post Çfarë ndodh nëse protestuesit futen në seli? Hasa zbulon çfarë do të bëjnë nesër appeared first on Albeu.com.

Endri Hasa: Kush i publikoi të dhënat e shqiptarëve?
Nga Endri Hasa

Sot Edi Rama është përgjegjësi kryesor për eskpozimin e qytetarëve përballë çdo rreziku.

Qytetarët shqiptarë janë ende të shokuar nga publikimi i të dhënave të tyre personale, përfshirë edhe pagesat që ata marrin.

Po aq shokues është reagimi i qeverisë 24 orë pas këtij skandali, e cila ka larë duart, pak muaj pasi i doli në krah dhe u shpreh krenare me punën e patronazhistëve. Kushdo që ka punuar me sistemet elektronike në Shqipëri e di shumë mire se ka një kuadër të qartë ligjor dhe disa institucione që ekzistojnë që kjo të mos ndodhë.

Ka pak rëndësi nëse informacioni në “Big Brotherin” qeveritar ka dale nga baza e të dhënave tek Drejtoria e Tatimeve. Ndonëse qytetarët duhet të dinë se në kohën kur ky informacion ka dalë nga Drejtoria e Tatimeve në krye të atij institucioni ishte Delina Ibrahimaj, sot zonja në fjalë është Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Pra njeriu që nuk arriti të ruante dot të dhënat e shqiptarëvë i kanë besuar financat e shtetit.

Qytetarët duhet të dijnë se asnjë informacion i vetëm nuk del nga dot nga asnjë instucion pa dijeninë e drejtuesve, askush nuk ka guxim të shkelë dhjetra ligje.

Është qartësisht e kuptueshme se të dhënat e dala për pagat e Janarit 2021 kanë pasur vetëm një qëllim, patronazhimin për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë një operacion kriminal i vjedhjes së votës.

Por në një botë gjithmonë e më digjitale, sistemet qeveritare grumbullojnë çdo ditë të dhëna të tjera sensitive për qytetarët shqiptarë!

AKSHI,AKCSE, Komisioneri për mbrotjen e te dhenave personale paguhen dhe ekzistojnë për të garantuar të dhënat e shqiptarëve, por asgjë nuk funksionon kur është shefi i madh që urdhëron.

Edi Rama dhe shkrija që i ka bërë partisë me shtetin është ai që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë krim. Partia shtet pasi i keqpërdori, sot edhe i ka ekspozuar të dhënat sensitive të shqiptarëve.

Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend që dikush të mbajë përgjegjësi? Pandëshkurshmëria duhet të marrë fund.

Sot Edi Rama s’duhet të jetë më kryeministër i vendit!

The post Endri Hasa: Kush i publikoi të dhënat e shqiptarëve? appeared first on Albeu.com.