emri Archives - Albeu.com

Profesori Muhamet Kelmendi kërkon që Kuvendi të shqyrtojë emërtimin “Republika e Dardanisë
<html><head></head><body>

Profesori Muhamet Kelmendi u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që, sapo të konstituohet legjislatura, të hapet shqyrtimi për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Kosovës në Republika e Dardanisë.

Sipas Kelmendit, nuk bëhet fjalë vetëm për një ndërrim formal të emërtimit, por për një çështje që prek historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar. Ai vlerëson se tema duhet të trajtohet përmes një debati të thelluar mbi trashëgiminë historike të vendit.

Ai argumenton se Dardania është një emër i hershëm, i mbështetur në burime historike dhe arkeologjike. Në këtë drejtim, ai i referohet edhe Oxford Classical Dictionary, i cili Dardanët i përshkruan si popull të lashtë që jetonte në rajonin e Kosovës dhe në luginën e sipërme të Vardarit.

Kelmendi thekson se Kosova e sotme ka qenë hapësira qendrore e Dardanisë, ndonëse kjo e fundit shtrihej në një territor më të gjerë. Ai thotë se dëshmitë arkeologjike, epigrafike dhe kulturore të trajtuara në një studim të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, si edhe kërkimet për antikitetin e vonë, e lidhin territorin qendror të provincës së Dardanisë me Kosovën e sotme.

Sipas tij, studimet për Mbretërinë Dardane e vendosin formimin e saj politik në shekullin IV para erës sonë dhe e paraqesin atë si një forcë të rëndësishme politike dhe ushtarake në Ballkan. Për këtë arsye, Kelmendi shprehet se emri Dardani nuk është krijim i kohëve moderne, por një emërtim me rrënjë të thella në historinë e kësaj treve.

Profesori nënvizon po ashtu se raporti i Dardanëve me botën ilire ka qenë pjesë e një tradite të gjatë historiografike dhe e studimeve arkeologjike. Disa kërkime bashkëkohore i konsiderojnë Dardanët pjesë të botës ilire, ndërsa vazhdimësia etnike mes popullsive antike dhe shqiptarëve, sipas tij, duhet të analizohet mbi bazën e argumenteve shkencore dhe jo përmes sloganeve.

Kelmendi konsideron se pikërisht këto elemente e bëjnë të domosdoshëm një diskutim serioz kombëtar, akademik dhe kushtetues për mundësinë e rikthimit të emrit “Republika e Dardanisë”. Ai kërkon që procesi të mos zhvillohet në mënyrë të nxituar, por përmes rrugëve institucionale, akademike dhe kushtetuese.

Në propozimin e tij, ai sugjeron formimin e një komisioni të veçantë ku do të përfshiheshin historianë, arkeologë, gjuhëtarë, juristë kushtetues dhe përfaqësues institucionalë. Ky trup, sipas tij, duhet ta shqyrtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjen e emrit Dardani dhe më pas t’i paraqesë Kuvendit rekomandimet përkatëse.

Ai thotë se, nëse historia dhe trashëgimia kulturore konsiderohen pjesë e identitetit të shtetit, atëherë ato duhet të diskutohen edhe në nivelin më të lartë institucional. Sipas Kelmendit, përdorimi i emrit Dardani do ta lidhte shtetin e sotëm me një trashëgimi të dokumentuar të lashtë të kësaj hapësire dhe me një emër që ka ekzistuar mijëra vjet më parë.

Megjithatë, ai sqaron se çdo ndryshim i tillë duhet të respektojë plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kushtetuta aktuale e emërton shtetin “Republika e Kosovës”, ndaj ndryshimi do të kërkonte amendament kushtetues dhe jo një vendim të zakonshëm të Kuvendit.

Sipas nenit 144, një nismë për ndryshim mund të paraqitet nga Qeveria, Presidenti ose së paku një e katërta e deputetëve. Më pas, nevojitet miratimi nga dy të tretat e të gjithë deputetëve, përfshirë dy të tretat e deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për komunitetet joshumicë. Propozimi duhet t’i nënshtrohet edhe vlerësimit paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Kelmendi thekson se thirrja e tij nuk synon një hap simbolik apo të përshpejtuar, por nisjen zyrtare të një procesi historik, akademik dhe kushtetues. Ai u bën thirrje deputetëve që debatin ta zhvillojnë me dinjitet, duke u mbështetur në fakte, argumente dhe respekt për Kushtetutën.

Në përfundim, profesori u drejtohet deputetëve duke thënë se përgjegjësia për hapjen e këtij diskutimi u takon atyre. Ai kërkon që të shqyrtohet seriozisht mundësia që shteti, përmes një procedure demokratike dhe kushtetuese, të rikthejë në përdorim emrin e lashtë “Republika e Dardanisë”, duke u uruar punë të mbarë në shërbim të vendit dhe historisë së tij.

</body></html>

The post Profesori Muhamet Kelmendi kërkon që Kuvendi të shqyrtojë emërtimin “Republika e Dardanisë appeared first on Albeu.com.

Rushiti: Emri im nuk po diskutohet më për presidente, vijoj angazhimin në QKRMT
<html><head></head><body>

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka deklaruar se kandidatura e saj për presidente të Kosovës nuk është më pjesë e diskutimeve politike. Ajo ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por nuk kishte arritur të zgjidhej në fund të prillit.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rushiti tha se pas mungesës së konsensusit për zgjedhjen e saj është ndier “plotësisht e qetë” dhe i është përkushtuar sërish punës në organizatën që ka themeluar.

“Jo. Që nga ai moment kur kam qenë kandidate për presidente, kam qenë plotësisht e qetë dhe e kam vazhduar punën time në QKRMT, ashtu siç kam deklaruar edhe në konferencën për shtyp që mbajta atëherë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do ta pranonte një kandidim të ri për postin e presidentes, Rushiti tha se një vendim i tillë duhet të shqyrtohet nga instancat përkatëse të organizatës që ajo përfaqëson. “Më vjen keq, por për këtë nuk flitet, sepse duhet të diskutohet përmes instancave të ndryshme të organizatës. Unë vetëm po ju them se ky ka qenë qëndrimi im i fundit publik dhe i tillë mbetet”, deklaroi ajo.

Rushiti kishte pranuar në prill të hynte në garë për presidente, duke e cilësuar veten një “figurë unifikuese” që mund të kontribuonte në nxitjen e “dialogut mes partive politike”.

Më 27 prill, gjatë seancës së thirrur me kërkesë të LVV-së për zgjedhjen e presidentit, ku munguan deputetët e partive opozitare, ajo mori 63 vota. Kur afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit përfundoi në mesnatën mes 28 dhe 29 prillit, Rushiti deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se do ta vazhdonte angazhimin në QKRMT.

“Ky kandidim nuk ka qenë ambicie dhe as aspiratë për pushtet. Ka qenë thjesht një përpjekje e sinqertë dhe një kontribut për vendin tim nga një person jopartiak, me synimin për t’i dhënë mundësi zgjidhjes së ngërçit politik me të cilin po përballet vendi”, kishte thënë ajo.

Atëherë, ajo e kishte konsideruar të mbyllur “rrugëtimin” si kandidate për presidente dhe kishte shprehur shpresën se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 qershorit do të sillnin një zgjidhje. “Ky rrugëtim i imi, i cili dje vazhdoi realisht me qëllimin më të mirë të mundshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale, përfundon sot me një reflektim të thellë dhe me përgjegjësi të plotë ndaj vendit. Uroj që zgjedhjet të sjellin stabilitet institucional në të ardhmen”, ishte shprehur ajo.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë rifilluar takimet lidhur me çështjen e presidentit. Takimi i zhvilluar dje ishte i pari pasi LDK-ja u tërhoq nga bisedimet për përfshirje në bashkëqeverisje me LVV-në dhe hoqi dorë nga kërkesa për pozitën e kreut të shtetit.

Pas diskutimit për gjetjen e një kandidati konsensual dhe jopartiak, Kurti e Abdixhiku thanë se kishin shqyrtuar profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm. Ata njoftuan se në takimin e radhës do të diskutonin për emra konkretë.

Edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, të cilat u mbajtën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht, u ndërpre dy herë radhazi me kërkesë të Kurtit.

Kurti nuk e paraqiti kandidatin për kryetar të Kuvendit, siç parashihet me Kushtetutë, me arsyetimin se nuk ka kuptim zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pa një marrëveshje paraprake për presidentin. Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për konstituimin e Kuvendit përfundoi në mesnatën e 7 gushtit.

Pavarësisht kësaj, Avni Dehari, kryesuesi i seancës dhe deputeti më i vjetër i Kuvendit nga radhët e LVV-së, caktoi 8 gushtin si datë për vazhdimin e seancës konstituive. Megjithatë, ai e ndërpreu atë sërish, në të njëjtën mënyrë si në ditën e nisjes.

LVV-ja ka bërë të ditur se seanca konstituive nuk do të vazhdojë pa u arritur më parë një marrëveshje për presidentin. Për zgjedhjen e tij është paraparë një afat kushtetues prej 60 ditësh, i cili nis të llogaritet vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituuar.

</body></html>

The post Rushiti: Emri im nuk po diskutohet më për presidente, vijoj angazhimin në QKRMT appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet 250-vjetorin e Pavarësisë amerikane
<html><head></head><body>

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përcjellë një urim për qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, në 250-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së.

Në mesazhin e saj, Ambasada ka sjellë në vëmendje John Hancock, duke kujtuar se ai ishte personi që, 250 vjet më parë, e vendosi i pari emrin në Deklaratën e Pavarësisë.

Ambasada theksoi se firma e Hancock-ut vazhdon të përfaqësojë guximin dhe vendosmërinë e themeluesve të Shteteve të Bashkuara.

“Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, sot, John Hancock e vendosi emrin e tij të parin në Deklaratën e Pavarësisë. Dhe jo me përulësi. Është e lehtë të harrosh se duke nënshkruar Deklaratën, Hancock po kryente një akt tradhtie në emër të lirisë. Firma e tij mbetet një simbol i guximit të themeluesve të Amerikës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane.

</body></html>

The post Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet 250-vjetorin e Pavarësisë amerikane appeared first on Albeu.com.

I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu, njeriu që furnizonte me kokainë grupet shqiptare të trafikimit të drogës (Detaje)
Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi kyç i aksionit të fundi të SPAK ndaj grupeve kriminale të trafikimit të kokainës ndërkombëtarisht.

Raportohet se Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore.

Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.

Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. Gjatë hetimeve janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.

Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e  960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar  në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 –   6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike  kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe  kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në  Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020–  Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021–  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50  kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

The post I fshehur pas emrit ‘Salvadore’/ Kush është Shpëtim Aliu, njeriu që furnizonte me kokainë grupet shqiptare të trafikimit të drogës (Detaje) appeared first on Albeu.com.

Katy Perry zbulon se e fshehu emrin e saj të vërtetë për vite me radhë: E urreja veten
Këngëtarja e njohur Katy Perry ka folur hapur për arsyen pse për vite me radhë e mbajti në hije emrin e saj të vërtetë dhe pse vendosi të krijojë një identitet artistik që, sipas saj, do ta mbronte.

Artistja ka lindur me emrin Katheryn Elizabeth Hudson, por zgjodhi të përdorte emrin skenik Katy Perry, jo vetëm si diferencim në industrinë e muzikës, por edhe si një mënyrë për t’u distancuar nga një e kaluar e vështirë dhe nga rritja e saj e rreptë.

Në një intervistë të mëparshme për The Guardian (2017), Perry ka shpjeguar se u rrit në një familje shumë fetare, pasi të dy prindërit e saj ishin pastorë pentekostalë. Ajo e përshkroi fëmijërinë si diçka prej së cilës kishte një dëshirë të fortë të “arratisej”, ndaj krijoi një lloj “personazhi” që ta përdorte si mburojë.

“Shumë njerëz jetojnë me frikë për shkak të diçkaje që u ka ndodhur në fëmijëri, ose për shkak të një forme të PTSD-së që e kanë përjetuar gjatë jetës”, ka thënë ajo.

“Prandaj krijova këtë personazh të mrekullueshëm, Katy Perry, që në masë të madhe jam unë dhe ku mund të futem gjithmonë. Por e krijova për të mbrojtur veten”, shtoi këngëtarja.

Ajo pranoi se kishte frikë se publiku do ta shihte ndryshe po të prezantohej me identitetin e saj të vërtetë: “Kisha frikë se, nëse më shihnit si Katheryn Hudson – vajzën me shiritin në hundë për poret – do të mendonit: ‘Kjo s’është aspak glamuroze’”.

Perry tha se në thelb, vendimi për t’u “shndërruar” në Katy Perry lidhej me dëshirën për ta lënë pas të shkuarën dhe për t’i dëshmuar vetes (dhe botës) vlerën e saj.

“Në fakt, ajo që po thosha ishte: ‘Kam qenë e pakënaqur gjatë gjithë fëmijërisë sime dhe tani do t’i tregoj botës se ia vlej, se mund të arrij diçka dhe se jam e mjaftueshme’. Nuk doja të isha Katheryn Hudson. E urreja atë emër, më dukej shumë i frikshëm, prandaj vendosa të bëhesha dikush tjetër”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në një moment që u komentua gjerësisht në publik, partneri i saj Orlando Bloom e prezantoi atë me emrin e saj të vërtetë gjatë VMAs 2024, kur ajo u nderua me çmimin MTV Video Vanguard Award.

“Ju u dashuruat me të si Katy Perry”, tha Bloom. “Ndërsa unë u dashurova me të si Katheryn Hudson. Ju e njihni si superstare globale… unë e njoh si nënë dhe partnere”.

The post Katy Perry zbulon se e fshehu emrin e saj të vërtetë për vite me radhë: E urreja veten appeared first on Albeu.com.

Emri/ I dënuar me burg për transport të jashtëligjshëm të emigrantëve, arrestohet 38-vjeçari në Fier
Është arrestuar në Fier 38-vjeçari, Petrit Lori, për transportim emigrantësh të kundërligjshëm.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 38-vjeçarin, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Njoftimi:

Kapet në Fier, një shtetas i implikuar në 2 qarqe, Tiranë dhe Korçë, në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve.

Për këtë veprimtari kriminale, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, me 4 vjet burgim, ndërsa nga Policia e Korçës është arrestuar në vitin 2021.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Petrit Lori, 38 vjeç.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

The post Emri/ I dënuar me burg për transport të jashtëligjshëm të emigrantëve, arrestohet 38-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

Studimi: Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Sipas një studimi të fundit, emri Sofia është shpallur si emri më i bukur në botë dhe jo vetëm për çështje shijeje.

Studimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar konjitiv (studiues që merret me marrëdhënien mes gjuhës dhe mënyrës si funksionon mendja njerëzore) në Universitetin e Birminghamit, dhe përfshiu një grup pjesëmarrësish nga kultura të ndryshme. Ata dëgjuan 100 emra të ndryshëm, ndërsa studiuesit analizuan reagimet e tyre emocionale dhe estetike, duke u përqendruar te:

– melodia e emrit

– ritmi fonetik

– ndjesia që krijon në veshin e dëgjuesit

Rezultati? Sofia u rendit vazhdimisht si emri më i pëlqyer, për shkak të balancës mes bashkëtingëlloreve të buta dhe zanoreve – një përzierje harmonike që e bën të lehtë për t’u shqiptuar dhe të këndshëm për t’u dëgjuar, në shumë gjuhë të botës.

“Σοφiα” në greqisht do të thotë “mençuri” dhe është një nga konceptet më të rëndësishme në filozofinë klasike greke. Në mitologji dhe filozofi, Sofia lidhet me mençurinë hyjnore, diturinë dhe kuptimin e thellë të jetës, gjë që e bën emrin edhe një simbol të inteligjencës.

Gjithsesi, emra të bukur ka plot. Lista e Dr. Winter përfshiu vetëm një përqindje të vogël të emrave që ekzistojnë realisht në botë, kështu që nëse emri yt (apo i fëmijës tënd) nuk u përmend – mos u mërzit! Bukuria e një emri nuk matet vetëm me tingullin, por edhe me historinë, domethënien dhe emocionet që sjell me vete. Megjithatë, nuk mund ta mohojmë: Sofia është një emër vërtet i bukur .

The post Studimi: Ky është emri më i bukur në botë, ja pse appeared first on Albeu.com.

Ky ishte emri më i popullarizuar për djemtë në vitin 2023 në Angli
Muhamed ishte emri më i popullarizuar i dhënë djemve në Angli dhe Uells në vitin 2023, duke e rrëzuar Noah nga vendi i parë, sipas shifrave zyrtare.

Muhamedi u përfshi që nga viti 2016 në 10 emrat më të njohur dhe në vitin 2022 ishte në vendin e dytë, sipas listës vjetore të përpiluar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Oliver zëvendësoi George si i treti më i popullarizuari. Për vajzat, tre emrat më të njohur në vitin 2023 ishin Olivia, Amelia dhe Ayla, ashtu si një vit më parë. Zyra për Statistikat Kombëtare njoftoi se bota e të famshmëve duket se ka ndikuar në rritjen e popullaritetit të disa emrave, me foshnjat e quajtura Reign dhe Saint, si ato të familjes Kardashian-Jenner, si dhe në rritjen e atyre që emërtohen sipas muzikantëve pop, si Billie Eilish.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, emrat e familjes mbretërore si Charles, George dhe Harry po bëhen më pak të njohur.

The post Ky ishte emri më i popullarizuar për djemtë në vitin 2023 në Angli appeared first on Albeu.com.

“E tronditur”/ U bë ngatërresë në çertifikatë, Cher zbulon emrin e saj të vërtetë
Artistja e njohur Cher kaloi vite të tëra pa e ditur emrin e saj të vërtetë.

Këngëtarja shkroi në kujtimet e saj, të publikuara më 19 nëntor, se sa e “tronditur” ishte kur “vendosi të ndryshonte ligjërisht emrin [e saj] në thjesht Cher”.

Fituesja e Grammy-t shkroi në “Cher: The Memoir” se ajo “besonte se Cherilyn ishte emri [e saj]”, ai në fakt ishte shkruar si “Cheryl” në certifikatën e saj të lindjes.

“Unë isha vetëm një adoleshente dhe kisha shumë dhimbje,” tha nëna e Cher në maj 1946.

Pra, Cher ishte “e regjistruar zyrtarisht si Cheryl”.

Këngëtarja e kuptoi këtë kur bëri emrin e saj “thjesht Cher” në 1979 dhe shkroi mbiemrat e babait John Paul Sarkisian, njerkut Gilbert LaPiere dhe ish-bashkëshortëve Gregg Allman dhe Sonny Bono.

“Është më mirë për mua sesa të pyesin njerëzit nëse duhet të më quajnë zonja Allman apo zonja Bono apo zonja Bono Allman apo zonjusha Cher apo çfarëdo qoftë tjetër”, shpjegoi ajo në atë kohë në “The Tonight Show With Johnny Carson”.

“Dua të them, Cher është mirë. Thjesht Cher.”

Cher i tregoi të gjitha në kujtimet e saj, duke përfshirë detaje të errëta rreth marrëdhënies së saj me Bono-n dhe ulje-ngritjet e martesës së shkurtër të saj dhe Allman.

The post “E tronditur”/ U bë ngatërresë në çertifikatë, Cher zbulon emrin e saj të vërtetë appeared first on Albeu.com.

Mikela Pupa zbulon kuptimin e emrit të vajzës
Ish-banorja e BBV, Mikela Pupa, së fundmi është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj.

Emri i veçantë i vajzës së saj është Aura, kuptimi i së cilës lidhet me prezencën, energjinë pozitive, ashtu sikurse ka dhe origjinën nga Greqia e Lashtë, ku perëndesha me të njëjtën emër simbolizonte ajrin dhe erën.

Ajo që bie më shumë në sy, është se disa orë më parë, Mikela Pupa ka bërë një InstaStory, për efektin astrologjik të njohur “1111”.

Ky “portal”, njihet si fatsjellëse në gjuhën e yjeve, e se simbolizon afrimin me Universin. Besojmë se këtë postim Mikela mund ta ketë pasur jo vetëm për ditën e rëndësishme të yjeve, por gjithashtu dhe për ditën e saj më të madhe, pasi u bë nënë.

“Të shohësh 1111 është një shenjë që je në sinkron me Universin dhe se po inkurajohesh për t’i besuar procesit e të përqafosh ndryshimet që po ndodhin në jetë!”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Mikela, e cila përkon me ditën e lindjes.

The post Mikela Pupa zbulon kuptimin e emrit të vajzës appeared first on Albeu.com.