EMRAT/ Kush janë personat e përfshirë dje në sherrin te “Çajupi”, pezullohen dy mësueset që u zunë për një tavolinë në lokal

Policia ka dokumentuar ngjarjen e ndodhur mëgjesin e  ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë shkollës “Çajupi”.

Nga veprimet hetimore rezulton se në një lokal pranë shkollës, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja Elida Qenami, 46 vjeçe dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, të dyja më profesion mësuese.

Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit Edmond Faja, Enrik Qenami., 41 vjeç, Ndriçim Qefalija, 43 vjeç dhe Laert Duri, 41 vjeç (të afërmit e shtetases Elida Qenami.) dhe shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç dhe Alvaro Toptani, 27 vjeç (të afërmit e shtetases Domenika Toptani). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Enea Kovaçi, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga Edmond Fajën, i cili qëlloi në ajër me armë zjarri dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë. Në kërkim është spallur Alvaro Toptani.

Mësohet se dy mësueset që nisën konfliktin, janë pezulluar nga puna.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 6 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. K., 30 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 32 vjeç., N. Q., 43 vjeç, L. D., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 27 vjeç

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

 

 

 


Shtuar 12.10.2021 09:21