emisioni ballkan Archives - Albeu.com

Zëdhënësi i Borrell: Kosova dhe Serbia të tregojnë pjekurinë dhe guximin e nevojshëm politik për kompromiset e nevojshme
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, korrespondentja e ABC në Bruksel, Erisa Zykaj ka përcjellë prononcimin e zëdhënësit të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell mbi dialogun Prishtinë-Beograd.

Marrëveshja për normalizimin varet nga pjekuria e Kosovës dhe Serbisë

Pyetje: Burimet zyrtare të Kosovës dhe Serbisë bëjnë me dije se si Albin Kurti ashtu edhe Aleksandr Vuçiç janë aktualisht nën presion për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës bazuar në propozimin franko-gjerman sa më shpejt. Sipas Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan, Gabriel Escobar, arritja e kësaj marrëveshje do të ishte më tepër një çështje javësh apo muajsh. Cilat janë shanset për të arritur një marrëveshje të tillë në një kohë shumë të shkurtër? A e konsideron përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak dhjetorin si një moment të mirë për të organizuar një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë?

Peter Stano, zëdhënës i Josep Borrel: BE-ja si ndërmjetësues i dialogut po i ndihmon të dyja palët që të jenë në gjendje të takohen dhe të bien dakord për çështjet në fjalë dhe të çojnë përpara dialogun drejt një përfundimi të suksesshëm, që do të ishte marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Megjithatë, nuk i takon BE-së të vendosë afate kohore, ato varen ekskluzivisht nga aftësia e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur pjekurinë dhe guximin e nevojshëm politik për të arritur kompromiset e nevojshme.

Pyetje: Shtyrja e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për aplikimin e targave vendore për serbët që jetojnë në veri të Kosovës skadon më 1 nëntor. Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka takuar së fundmi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe kryenegociatorët e të dyja palëve. Në llogarinë e tij në Twitter, z. Lajcak deklaroi më 13 dhe 17 tetor gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, se çështja e targave dhe energjisë ishte në rend të ditës dhe ishte urgjentisht e nevojshme. A e parashikon Lajçak një raund të ri targash përpara datës 1 nëntor në nivelin e kryenegociatorëve?

Peter Stano, zëdhënës i Josep Borrel: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim. Megjithatë, sipas Marrëveshjeve të Dialogut për lëvizjen Lirë e nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, si dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje praktikat evropiane më të mira. Konkluzionet në kuadrin e lëvizjes së lirë nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur. Kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbëve të Kosovës në veri t’u lëshohen letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës. Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe, potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeo-politik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

The post Zëdhënësi i Borrell: Kosova dhe Serbia të tregojnë pjekurinë dhe guximin e nevojshëm politik për kompromiset e nevojshme appeared first on Albeu.com.

Talat Xhaferri: Ukrainasit, ndryshe nga ne, po dokumentojnë krimet e luftës
Drejtuesja e emisionit “Ballkan” në Abc, Linda Karadaku, ka zhvilluar këtë të premte një intervistë ekskluzive me kreun e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili është i pari politikan nga Ballkani që vizitoi Ukrainën gjatë luftës.

Lidhur me vizitën e tij në Kiev, Xhaferri tha se kishte një ftesë për të gjitha parlamentet e botës nga ana e parlamentit të Ukrainës, ftesë të cilës ju përgjigj pozitivisht me gjithë rreziqet q           që kishte.

I pyetur nga gazetarja Karadaku, se çfarë i bëri më shumë përshtypje gjatë vizitës së tij në Kiev, Xhaferri tha vendosmëria e ukrainasve për të luftuar deri në fund, dhe sigurisht shkatërrimi që ka lënë lufta.

Ndërkohë Xhaferri tha se një tjetër gjë që i bëri përshtypje ishte dhe nisja e punës nga institucionet ukrainase për të mbledhur prova të gjenocidit rus, që është ndryshe nga situata në Ballkan, ku edhe sot po manipulohen provat e krimeve serbe.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zoti kryetar jeni i vetmi nga lidershipi i Ballkanit që keni shkuar në Kiev në këtë kohë të vështirë dhe të rrezikshme, se pamë atë që ndodhi me zotin Gutierrez atje, si ish-ushtarak, si një njeri që e di se çfarë është lufta keni qenë pjesë e UÇK-së, çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Xhaferri: Ikja ime rezulton me ftesën e përgjithshme që ju është bërë parlamenteve në botë nga parlamenti i Ukrainës. Unë i jam përgjigjur me po ftesës. Kam bërë të gjitha vlerësimet për të gjitha rrisqet, por megjithatë vendimi u mor që të shkoja. Nuk do mend që rrisku në një rrugëtim prej 18 orësh ka potencialin e vet si rrisk.

Karadaku: Çfarë ju mbeti në mend që nuk do e harroni kurrë?

Xhaferri: Ajo që më mbeti ndërmend është morali i lartë i qytetarëve ukrainas, disiplina e përpiktë e qytetarëve me atë që është përditshmëria e tyre, atë që mund atë shoh gjatë rrugës. Flet për një vendimmarrje qytetarë për të luftuar deri në fund për shtetin e vet. Tjetra është qetësua e skajshme e presidentin Zelensky, maturia e tij, edhe në atë situatë të ndërlikuar të menaxhosh luftën e pabarabartë. S’do mend që edhe ato fotografi të shkatërrimeve nuk do më hiqen nga mendja kurrë sepse janë pasojë e luftës. Në norma ndërkombëtare do të duhet të definohen ashtu siç definohen ato veprime, duke patur parasysh edhe viktimat në civilë që ato do të duhet të definohen që në fillim, mos bëhet i njëjti gabim si me Ballkanin që lanë pa definicion veprimet e bëra edhe në Kosovë edhe në Bosnje që sot mund të manuipulojnë pushtete.

Karadaku: Besoj se ukrainasit nuk do ta lejojnë këtë, ata janë shumë të kujdesshëm për të t’i dokumentuar krimet e luftës?

Xhaferri: Ajo punë nuk ju takon veç ukrainasve, ajo punë na takon të gjithë neve për të dhënë nocionin e duhur, dhe për këtë arsye ka qenë vendimi për të qenë në vendngjarje.

Karadaku: Çfarë është ajo që po bën Rusia në Ukrainë, me një fjalë?

Xhaferri: Shkatërron gjithçka që i del përpara.

Karadaku: Presidenti amerikan Biden ka përdorur fjalën gjenocid, ndërkohë që Macron thotë se duhet të jemi të kujdesshme me fjalën gjenocid, juve si mendoni?

Xhaferri: Unë kam ardhur që andej, pamja e parë nuk është larg nga situata jonë para dy dekadash në Kosovë dhe Bosnje, dhe ato pamje duhet të marrin mocionin e merituar që është gjenocid, por kjo duhet të marrë pamje në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Institucionet përkatëse në Ukrainë kanë filluar të bëjnë punën e vet, kanë filluar të bëjnë edhe identifikimet e para të mbartësve të përgjegjësisë. Në si shtete që pretendojmë të jemi pjesë e botës perëndimore këto mocione duhet t’i përdorim drejt siç janë./abcnews.al

The post Talat Xhaferri: Ukrainasit, ndryshe nga ne, po dokumentojnë krimet e luftës appeared first on Albeu.com.