emisare Archives - Albeu.com

5 emisarë “zbarkojnë” sot në Kosovë, çfarë pritet nga vizita e tyre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë sot në takim Emisarin e posacëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez- Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Në takim do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit Italian Francesco Maria Talò dhe emisari i posacëm i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kurtit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Sipas Chollet, ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përsëri, është shumë e rëndësishme që vizitat bëhen dhe që palët bisedojnë. Kjo vizitë është një vazhdim i vizitave të mëparshme, në fund të vitit të kaluar. Është një moment shumë i rëndësishëm. Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë proces. Nuk presim që kjo situatë të zgjidhet gjatë këtyre takimeve nesër. Por, është një pikë e rëndësishme kthese. Ne shpresojmë në këtë proces – në javët e ardhshme, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë”, ka deklaruar Chollet për REL.

Këto vizita i kishte paralajmëruar Presidentja Vjosa Osmani, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Osmani kishte thënë se emisarët do të vijnë për të dhënë përgjigje lidhur me pyetjet që ajo ka parashtruar rreth planit franko-gjerman.

“…për të gjitha këto çështje që i kam shtruar, do të marrim përgjigje nga ana e emisarëve të tyre, nga këshilltarët respektivë, të cilët po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vijnë në Kosovë dhe po besoj që të gjitha këto shqetësime që i kemi, t’i sqarojnë. Emisarët e Gjermanisë dhe Francës, por që besoj që në atë takim do t’u bashkohet edhe Emisari i ShBA’së, sepse për ne prezenca e Shteteve të Bashkuara është esenciale në këto takime”, kishte deklaruar Osmani në Klan Kosova.

The post 5 emisarë “zbarkojnë” sot në Kosovë, çfarë pritet nga vizita e tyre appeared first on Albeu.com.

Paralajmëron Berisha: Emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në parlamente e zyra, do ua nxjerr emrat dhe mbiemrat
Kreu i PD-së Sali Berisha në një takim me banorë të njësisë 5 në Tiranë, ka hedhur në drejtim të Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, vendi i dytë pas SHBA, që e ka shpallur “non grata”.

Berisha e ka cilësuar të korruptuar dhe pa integritet.

“Del një ambasador i korruptuar, pa integritet, pa moral dhe dinjitet njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Me cilin? Me një mbështetës të PD që s’e kam takuar dhe as kam komunikuar kurrë. A bën ky një mbrojtje të krimit të organizuar, e bën nga korrupsioni. Cila është mënyra e korruptimit? I kam thënë, politike, monetare ose me shtrat. Sepse si mund të ndodhë të akuzosh një njeri që edhe në opozitë ka denoncuar bandat për mbrojtjen e interesit të publik”, tha ish-kryeministri.

Lideri i demokratëve gjithashtu deklaroi se emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në zyra e parlamente dhe shtoi se shumë shpejt do t’ua nxjerrë dhe emrat.

“Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do t’jua nxjerr”, tha Berisha./albeu.com

The post Paralajmëron Berisha: Emisarë të Ramës shëtisin me çanta me para në parlamente e zyra, do ua nxjerr emrat dhe mbiemrat appeared first on Albeu.com.

Një armatë emisarësh për Kosovën, Serbinë e Ballkanin, a do të realizohet më në fund puna?
Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë një prej rajoneve të trazuara që ende nuk është vendosur një paqe dhe siguri e qëndrueshme dhe afatgjate. Kjo për shkak të situatës në Bosnje e Hercegovinë me “Republika Srpskan” e Millorad Dodikut dhe gjithashtu edhe për arsye të moszgjidhjes së problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë duket se Perëndimi është më i vendosur se kurrë për të gjetur zgjidhje për këto çështje, në veçanti për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, çështje për të cilën kërkojnë të mbyllet me njohje reciproke.

Hiq më larg se dje, edhe Qeveria Federale Gjermane ka emëruar një emisar special për Ballkanin Perëndimor. Me një vendim të tillë, Gjermania i është bashkuar SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, duke e çuar kështu në katër numrin e emisarëve perëndimorë që merren me problemet në rajon.

Një pozitë të tillë qeveria gjermane ia ka besuar, ish-deputetit Manuel Sarrazin, i cili në vazhdimësi ka treguar vendosmëri për procesin e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sarrazin tashmë do të jetë krah emisarit të BE-së, sllovakut Miroslav Lajcak, atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe britanikut Sir. Stuart Peach.

Të gjithë këta emra në mënyrë aktive merren me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vazhdimisht kërkojnë progres në procesin e negociatave.

Ndërkohë pritet të shihet ditëve në vazhdim se cili do të jetë roli i gjermanit Sarrazin në procesin e negociatave dhe se si do të bashkëpunojë me kolegët nga Amerika, Britania e Madhe e Brukseli./GazetaExpress

The post Një armatë emisarësh për Kosovën, Serbinë e Ballkanin, a do të realizohet më në fund puna? appeared first on Albeu.com.