emirjon senja Archives - Albeu.com

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA
Nga; Emirjon Senja

Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e shpërndarjes së përmbajtjes në rrjetet sociale tashmë ka përfunduar.

Koha tregoi se në shumë raste, gjatë përdorimit për këto qëllime, algoritmet dështuan duke treguar elementë të theksuar profilizimi shoqëror deri edhe racizmi, ndërkohë që sa i përket rrjeteve sociale, është vërtetuar tashmë që ato favorizojnë partizanizmin në vend të përplasjes së shëndetshme të ideve, duke polarizuar shoqërite përmes përforcimit të paragjykimeve.

Algoritmet dhe AI si nxitës të polarizimit në diskursin publik

Gjatë konsumit të përmbajtjes në rrjetet sociale, nuk jemi ne që përzgjedhim se çfarë do të shohim në ekranin e telefonit apo kompjuterit tonë, por janë algoritmet ato që vendosin se çfarë do të na shfaqin në varësi të sjelljes sonë online, si edhe mënyrës se si është programuar algoritmit i rrjetit social ku jemi, duke patur një rol të rendësishëm në formësimin e mënyrës se si përdoruesit e perceptojnë realitetin.

Të programuar për të rritur ndërveprimin e përdoruesve dhe për t’i mbajtur ata sa më gjatë në platformë, qasje nëpërmjet së cilës përcaktojnë edhe rrjedhën e informacionit në rrjetet sociale, algoritmet kanë krijuar një ekosistem të fragmentarizuar dhe të polarizuar të diskursit online.

Rrjetet sociale si META; X; Youtube, TikTok i kanë programuar algoritmet e tyre me qëllim personalizimin e përmbajtjes që i shfaqin përdoruesve, e cila bazohet në sjelljen e tyre të mëparshme online, si edhe rrethit të ndjekësve apo të të ndjekurve në platformë, me qëllim final mbajtjen e audiencës së më gjatë aty dhe rritjen e angazhimit.

Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ky model ushqen një cikël, ku përdoruesit ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme ndaj përmbajtjeve që përforcojnë bindjet e tyre, për shkak të ndërveprimit me të njëjtën permbajtje, duke i kufizuar ata ndaj perspektivave të tjera.

Si pasojë e kësaj, formohen ato që ekspertët e fushës i quajnë “dhoma jehone” si edhe “flluska informacioni”, ku përdoruesi “bombardohet” me të njëjtin informacion, fenomen që nxit radikalizimin e diskursit dhe ndarjet e thelluara të qendrimeve në shoqëri.

Në një kontekst global me tensione sociale, politike, si edhe konflikte të armatosura në rajone të ndryshme, mënyra se si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale, në vend që të ndihmojë në ofrimin e mendimit alternativ, po përforcon edhe më tepër idetë fillestare të përdoruesve duke i çuar qendrimet e tyre edhe më tepër drejt ekstremeve.

Rrjedhimisht, sot, rrjetet sociale nuk po bashkojnë, por po ndajnë edhe më tepër shoqëritë nëpër ishuj bindjesh, ku çdokush aty e gjen veten të privuar nga ide të tjera.

Studimi i Koo, G. H., Johnson, T. J., Santillana, M., & Jeon, G[1]. mbi toksicitetin e pjesëmarrjes politike online evidenton sesi ndërveprimi i algoritmeve me sjelljet emocionale dhe politike të përdoruesve përforcon qendrimet e kundërta.

Në këtë kuadër, platforma e Inteligjencës Artificiale, e përdorur për personalizimin e përmbajtes dhe promovimin e saj ka treguar se nuk është neutrale.

Përkundrazi, AI mëson automatikisht dhe më pas promovon modelet e sjelljes, të konsideruara të suksseshme në drejtim të rritjes së ndërveprimit në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale të përmbytura nga përmbajtjet AI

Shtimi i platformave të Inteligjencës Artificiale për prodhimin e videove; ulja e kostos së abonimit për shkak të konkurrencës së fortë në këtë sektor,  si edhe mësimi i “makinës” me gjuhën shqipe po i përball përdoruesit e rrjeteve sociale me rrezikun e madh të përceptimit të një realiteti të rrejshëm në rrjetet sociale.

Gjatë muajve të fundit, edhe përdoruesit shqiptarë të rrjeteve sociale janë duke ndërvepruar çdo ditë e më tepër me përmbatje video të prodhuara me AI.

Ato janë pa shënimet përkatëse nga publikuesit, të cilat për shkak të natyrës së tyre provokuese, pasi ofrohen si intervista Vox Pop, si përgjigje të natyrshme të qytetarëve, janë duke prodhuar numër të madh ndërveprimesh.

Një kombinim i fuqisë algoritmeve për të targetuar përdoruesit në mënyrë efektive në shërbim të rritjes së ndërveprimeve, si edhe përmbajtjes lehtësisht të ngatërrueshme me realitetin të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, është kthyer në një rrezik të madh për përdoruesit e rrjeteve sociale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Smart Insights[2] në shkurt 2025, një video gjeneron 5 herë më shumë ndërveprime krahasuar me përmbajtjet e tjera të publikuara në rrjetet sociale për shkak të natyrës së saj dinamike.

Një tjetër studim[3] pasqyron se përdoruesit harxhojnë mesatarisht 100 minuta në ditë duke parë video në internet, gjë që konfirmon dominancën e formatit video kundrejt të tjerëve.

Të dhënat tregojnë se në platforma si Facebook dhe Youtube, mosha mesatare e përdoruesve në Shqipëri rritet nga viti në vit, ndërsa situata bëhet edhe më problematike në kushtet e një niveli të ulët të edukimit mediatik në një shoqëri si e jona.

Ndikimi i AI në personalizimin e përmbajtjes dhe nxitjen e radikalizmit online

Pavarësisht se qëllimin e kanë të njëjtë, pra rritjen e angazhimit, rrjetet sociale aplikojnë praktika të ndryshme targetimi, të cilat në thelb prodhojnë një informacion të personalizuar në “wallin” e çdo përdoruesi.

Personalizimi i informacionit është tani praktikë standarde e platformave të rrjeteve sociale, duke u krijuar përdoruesve një realitet informacioni të fragmentarizuar për shkak të mungesës së ideve alternative.

Një studim i Zyrës Kërkimore të Parlamentit Europian në vitin 202[4] 4  thekson se personalizimi algoritmik ndikon drejtpërdrejt në mënyrën sesi individët konsumojnë informacionin politik, duke rritur ndjeshëm rrezikun për keqinformimin e tyre dhe përhapjen e teorive konspirative.

Kapacitetet e larta të përpunimit të të dhënave nga Inteligjenca Artificiale fragmentarizojnë edhe më tepër informacionin për përdoruesit.

Kjo vërehet edhe në mënyrën se si algoritmet e META dhe TikTok për shembull shpërndajnë informacionin në platforma.

Algoritmet e META-s e shpërndajnë informacionin duke u bazuar në lidhjet dhe kontaktet e përdoruesit në Facebook apo Instagram, duke besuar se njerëzit ndërveprojnë më shumë me përmbajtje të shpërndarë nga ata që i njohin apo u besojnë, ndërkohë TikTok përdor një praktike krejt tjetër.

TikTok bazohet jo te lidhjet shoqërore, por te interesi i audiencës mbi tematikën e përmbajtjes. Kështu, algoritmet e TikTok mund të shfaqin përmbajtje edhe nga profile të konsideruara të “huaja”, por që përputhen me tematikën që përdoruesi ka shfaqur interes gjatë lundrimit të tij në internet.

Të dyja praktikat çojnë drejt një izolimi informativ të përdoruesit edhe pse në rastin e TikTok, për vetë mënyrën se si veprojnë algoritmet e tij, rreziku është më i madh.

Është koha për reformimin e algoritmeve

Mënyra se si po prodhohet në një pjesë të mirë të rasteve me Inteligjencën Artificiale dhe se si po shpërndahet përmbajtja online përmes algoritmeve gjithnjë e më të fuqishëm, bën të domosdoshëm rishikimin e modelit që po përdoret nga platformat e rrjeteve për të targetuar audiencën.

Studiues të ndryshëm të fushës sugjerojnë reformim thelbësor të qasjes në radhë të parë dhe më pas të mënyrës së si sillen algoritmet gjatë procesit të shpërndarjes së përmbajtjes në rrjetet sociale.

Një nga qasjet më të përfolura është ajo e dy profesorëve të Universitetit të Oksfordit Sandra Wachter and Dr Brent Mittelstadt[5], të cilët sugjerojnë zhvillimin e algoritmeve të “shpërndarjes së barabartë” që ofrojnë balancë ideologjike në përmbajtje, duke i ekspozuar përdoruesit edhe ndaj këndvështrimeve të kundërta. Ata e quajnë  këtë “drejtësi algoritmike në përputhje me të drejtat e njeriut”.

Propozohet që sistemet algoritmike që shërbejnë për shpërndarjen e përmbajtjes të mos konsiderojnë efikasitet të lartë vetëm ndërveprimin, por gjatë këtij procesi, të marrin në konsiderate lirinë e shprehjes, barazinë në qasje në informacion dhe mbi të gjitha: Të drejtë fjale për të gjithë.

Ata sugjerojnë një certifikim të algoritmeve dhe platformave AI nga institucione të pavarura para futjes së tyre në përdorim. Një sugjerim të ngjashëm bëri edhe Yuval Noah  Harari në 2023[6].

Po ashtu, sugjerohet implementimi i mekanizmave të transparencës mbi mënyrën se si funksionojnë algoritmet.

Roli i Inteligjencës Artificiale në këtë kontekst të ri mund të shndërrohet nga përforcues i polarizimit në shoqëri, në promovues të dialogut dhe përplasjes së mendimeve të ndryshme në një platformë, e cila tashmë sillet “ndershëm” me përdoruesit. Kjo mund të ndodhë nëse vetë algoritmet, por edhe AI trajnohet mbi parimet e diversitetit të mendimeve dhe të stabilitetit social.

Për shembull, në vend që të nxisin qendrimet ekstreme, të cilat sjellin më shumë ndërveprime, AI të mund të identifikojë dhe promovojë përmbajtje, të cilat nxisin kohezionin social dhe dialogun konstruktiv duke nxjerrë në pah zëra të margjinalizuar në diskursin publik. Narrativa do të ishte krejtësisht ndryshe.

Një model tjetër i sugjeruar është ai i “diversitetit të ekspozimit”[7], i cili bazohet në parimin që përdoruesve t’u shfaqen në mënyrë të qëllimshme përmbajtje me këndvështrime të ndryshme nga ato të tyret.

Studiues të tjerë[8] shkojnë edhe më tej duke sugjeruar një model të transparencës algoritmike, i rregulluar përmes institucioneve të pavarura bazuar mbi argumentin se platformat nuk mund të vetërregullohen dhe se nevojitet mbikëqyrje publike që të sigurojë që mekanizmat e shpërndarjes nuk promovojnë ekstremizmin.

Qendrimet e tyre vijnë në një kontekst problematik për mënyrën se si funksionojnë sot algoritmet të përforcuara nga kapacitetet e mëdha përpunuese të AI, megjithatë bien ndesh me një qasje të përgjithshme në sektorin e teknologjisë së informacionit, i cili bazohet më shumë, ose preferon,  vetërregullimin.

Në thelb, nevoja për të rikonceptuar mënyrën se si algoritmet orientojnë shpërndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale të udhëhequra nga Inteligjenca Artificiale nuk shihet më vetëm si një çështje etike apo teknike, por një domosdoshmëri shoqërore në mbrojtje të demokracisë dhe kohezionit social.

Megjithatë, domosdoshmëria për të rishikuar algoritmet që shprehin ekspertët e fushës bie ndesh me modelin e biznesit të platformave të rrjeteve sociale, i cili në vetvete ka prodhuar logjikën se si veprojnë algoritmet, të cilët efektivitetin e masin e numrin e lartë të ndërveprimeve në platformë.

Eksperienca e deritanishme ka treguar se ndërveprimet më të mëdha i shkaktojnë përmbajtjet polarizuese.

Ky është momenti ku ose shoqëritë do të ndryshojnë algorimet, ose këto të fundit do të marrin tërësisht nën kontroll diskursin publik duke i  ndryshuar përfundimisht shoqëritë.

The post Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA appeared first on Albeu.com.

Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One duhet të tregojnë çfarë po ndodh me DPI
Nga Emirjon Senja

Vendosja e pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) në kompanitë që bëjnë shpërndarjen e internetit pa një paketë rregullatore mbi përdorimin e të dhënave është një veprim më shumë se i guximshëm, që shkon në kufijtë e çmendurisë dhe paligjshmërisë dhe me shumë gjasa do të jetë një ndër skandalet më të mëdha dhe objekt i kronikave të përditshme.

Historia sa ka filluar në fakt.

Vodafone Albania dhe One Telecomunications që i kanë vendosur dhe futur tashmë në përdorim këto pajisje duhet të jenë transparent me qytetarët, por edhe të përgjegjshëm përballë ligjit dhe të tregojnë se në çfarë rrethanash kanë pranuar instalimin dhe dhënien e aksesit në rrjetet e tyre.

Njoftimi për ndërperjen e Tik Tok erdhi pikërisht pasi këto pajisje ishin instaluar te Vodafone dhe One. Një mik me tregoi foto të këtyre pajisjeve të instaluara në njërën prej kompanive.

Ekspertë të fushës si Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxhi kanë dhënë alarmin për instalimin e pajisjeve në fjalë duke folur edhe për rrezikun e madh që paraqesin, siç është kontrolli i trafikut të internetit duke patur akses në ëebsitet që vizitohen nga qytetarët dhe përmbatjen e tyre; komunikimet dhe i gjithë aktiviteti online.

Është njëlloj sikur të vendosesh screen record në kompjuter apo celuar dhe çfarë shfaqet në ekranin tend të shihet nga të tjerët.

Imagjiononi të jetonit në një shtëpi xhami, pa perde, një shoqëri tepër “transparente”, siç e përshkruan Yevgeny Zamyatin në novelën “Ne”.

Është praktikë e shoqërive si kjo e jona që përdoren situata të ndryshme, siç është tani argumenti i Tik Tok për të kontrolluar qytetarët, dhe DPI janë pajisje tepër të rrezikshme nëse të dhënat kalojnë nëpër duart e personave të papërgjegjshëm. Shembuj të tillë kemi pafund këto vitet e fundit në Shqipëri.

I mbani mend si ia ulën pantallonat AKSHI-it ku dolën rrogat, numrat e celularit, llogaritë bankare?

Nga ana tjetër, AKEP ka mbushur një listë prej rreth 13 000 aplikacionesh dhe webistesh të bllokuara me synimin gjoja për bllokimin e Tik Tok, ndërkohë që ka ankesa se janë bllokuar edhe aksese në faqet e kompanive ndërkombëtare të shitjeve online.

Një rrëmujë e madhe, pa transparence ku po lihen hapësira të mëdha abuzimi. /albeu.com

The post Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One duhet të tregojnë çfarë po ndodh me DPI appeared first on Albeu.com.

FACT CHECK/ Euro2024, si po keqpërdoret Twitter për fushata dezinformuese ndaj tifozëve shqiptarë dhe rumunë
Kampionati europian i futbollit është aktiviteti më i rendësishëm sportiv gjatë këtij viti duke marrë një vëmendje maksimale të audiencës në Europë dhe më gjerë, situatë që shërben edhe si një katalizator për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.

Në këtë shkrim do të përqendrohemi në dy raste të konstatuara, në të cilat lajmet e pavërteta kanë marrë miliona shikime brenda pak orësh në rrjetet sociale.

Emirjon Senja

RASTI NR.2

Një fake news edhe nga Sky News për tifozët shqiptarë

Përplasja fizike mes tifozëve të Anglisë dhe Serbisë disa orë para ndeshjes mes dy përfaqësuesve të futbollit të këtyre shteteve në Gelsenkirchen të Gjermanisë në kuadër të EURO2024 është bërë shkak për një fushatë të madhe dezinformimi në rrjetet sociale në dëm të shqiptarëve.

Përveç mediave prestigjioze, pjesë e fushatës me apo padashje janë bërë edhe pjestarë të kabinetit qeveritar të Serbisë, të cilët ndryshe nga sa u shpreh policia gjermane si edhe vetë një pjesë e tifozëve serbë të përfshirë në përplasje, kanë akuzuar tifozët shqiptarë për konfliktin.

Siç do të shpjegojmë edhe më poshtë përmes fakteve dhe përgjigjes së marrë nga policia qytetit Gelsenkirchen, rezulton se gjithçka ndodhi si një veprim i koordinuar mes disa profileve fillimisht në Twitter duke keqpërdorur ndërkohë edhe opsionin e “community quotes” të platformës.

Në fund, ky rast vlenedhe si një provë për vetë Twitterin për të rishikuar politikat e community quotes pasi jo në pak raste janë keqpërdorur për t’i dhënë krah dezinformimit.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm i manipulimit në Twitter. Dy ditë më pas, pikërisht më datë 17 qershor, pak minuta para ndeshjes mes Rumanisë dhe Ukrainës, në rrjetin social Twitter u shpërnda masivisht një video e tifozëve rumunë, me pretendimin që thërrisnin emrin e Putinit.

Nga verifikimi i fakteve, rezulton se kemi të bëjmë me një video të manipuluar duke bërë prerje të një pjese të saj.

Në Gelsenkirchen u përplasen anglezët dhe serbët, nuk pati shqiptarë të përfshirë

Një grup tifozësh u përplasen fizikisht në rrugën “Arminstraß” të qytetit Gelsenkirchen rreth orës 15:30 duke rezultuar në lëndime fizike për të paktën gjashtë prej tyre.

Ishin fillimisht postimet në rrjetet sociale që treguan mbi ngjarjen. Një grup profilesh në Twitter, në dukje nën përdorimin e shtetasve nga Serbia raportoi se ishin tifozët shqiptarë që ata që sulmuan serbët në lokalin ku këta të fundit ishin ulur, përkundër deklaratave në video të tifozëve që theksonin në fakt se sulmuesit kishin qenë anglezë (shih videon).

Po ashtu, rrjeti Sky News doli pak minuta më pas me një raportim duke theksuar se bëhet fjalë për një përplasje mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë duke konfirmuar kështu edhe pretendimet e serbëve.

Në një raportim tjetër të disa minutave më vonë, sërish SkyNews ndryshoi lajmin duke theksuar se në fakt kishin qenë tifozë anglezë dhe serbë që ishin përplasur në rrugën “Arminstraß” dhe jo shqiptarë.

Në një përgjigje përmes e-mailit për gazetarin Emirjon Senja, zyrtarë të policisë së Gelsenkirchen konfirmojnë se nuk ka patur tifozë shqiptarë të përfshirë në përplasjen fizike të datës 16 qershor në rrugën “Arminstraß”. Zyrtarët policorë konfirmojnë se përlasja fizike ndodhi mes tifozëve të Anglisë dhe atyre të Serbisë dhe se pas konfliktit, u shoqëruan në polici shtatë tifozë serbë.

Krahas konfirmimit zyrtar nga policia e Gelsenkirchen, vlen të theksohet grupet e organizuara të tifozërisë shqiptare nuk ndodheshin në këtë qytet, por në Dortmund, pasi bëhet fjalë për një ditë pas ndeshjes me Italinë.

Postimet dezinformuese u shpëndanë gjerësisht në Twitter nga përdorues me origjinë nga Serbia dhe Rusia duke përfshirë edhe zv.ministrin serb të sporteve, Uros Pribicevic, i cili po ashtu shpërndau fotot e 15 shqiptarë të arrestuar sipas tij pas përplasjes në Gelsenkirchen.

Në fakt, rezulton se shqiptarët në fjalë janë arrestuar në mars 2023 për shpërndarje të lëndëve narkotike në Leicester të Britanisë së Madhe dhe jo në Gjermani.

RASTI NR.2

Tifozët rumunë nuk thirrën “Putin! Putin!” gjatë ndeshjes me Ukrainën

Një tjetër rast kur dezinformimi ka gjetur hapësirë të madhe në rrjetet sociale vjen nga ndeshja Rumani-Ukrainë na kuadër të EURO2024. Një numër i madh profilesh, në mënyrë të koordinuar, shpërndanë fillimisht një video të tifozëve rumunë në tribunë me shënimin: “Tifozët rumunë thërrasin emrin e Putinit përballë Ukrainës”.

Videoj mori miliona shikime në pak orë deri sa u zbulua se në fakt bëhej fjalë për një montazh.

Rezulton në fakt se audio e videos ishte marrë nga një tjetër ndeshje në Ukrainë ku tifozët thërritën “Putin chu**jo” (Putini kokë ….”.

Më pas, audio e manipuluar i është mbivendosur planeve nga tifozët rumunë në stadiumin ku luhej kundër Ukrainës duke lënë vetëm pjesën “Putin! Putin!”.

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, postimet dezinformuese mbi shqiptarët, ashtu edhe në lidhje me tifozët rumunë vijojnë të qendrojnë online, ndërsa Twitter nuk ka marrë asnjë masë deri më tani. /albeu.com/

The post FACT CHECK/ Euro2024, si po keqpërdoret Twitter për fushata dezinformuese ndaj tifozëve shqiptarë dhe rumunë appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve
Konviktet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kanë mbetur pa nxënës, por bashkitë harxhojnë miliona lekë për ushqimin e tyre. Të dhënat e grumbulluara nga INA Media dëshmojnë se në Përmet shuma e parave, që shpenzohet për një numër të kufizuar nxënësish, do të mjaftonte për t’i ushqyer ata tri vakte në ndonjërin prej restoranteve më të mira të Tiranës. Në Elbasan shpenzohet shumë më shumë nga sa janë nevojat, kurse në Librazhd mendojnë se fëmijëve nuk iu nevojiten ushqime të tilla si mishi dhe buka.

Autorë: Emirjon Senja, Julian Hoxhaj dhe Sidorela Xhomaqi

Një godinë dykatëshe, e lyer nga jashtë, në fund të një rruge, ku nuk kupton, nëse je në asfalt apo në kalldrëm, është ai që njihet si konvikti i gjimnazit “Sami Frashëri” i qytetit të Përmetit. Këtu qëndrojnë nxënësit e ardhur nga fshatrat e bashkisë, në pamundësi për t’u kthyer brenda ditës në shtëpi.

Nën komandat ushtarake, “Para marsh! Gatitu!”, të edukatores së kopshtit në katin e parë të godinës, teksa urdhëron të vegjlit, nisur nga kushedi se çfarë alterteksti, futemi në derën e hapur të konviktit, ku “Mirë se erdhët!” thonë disa mobilie të viteve ’80, të lëna në anë të korridorit, ndërkohë që brenda nuk pipëtin askush.

Hyrja e konviktit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet

Majtas shihet një tabelë me bojë vaji, që shënon “Kuzhina”, që na intrigon. Mënyra se si ishin stivuar disa nga tavolinat, të bëjnë të kuptosh se nuk ishin përdorur kohët e fundit (shih foton).

Në sfond, përmes një xhami katror, ku duket sporteli i një bar-bufeje të periudhës së komunizmit, shquajmë katër zonja të kuzhinës.

Në katin e dytë të godinës gjendet drejtoria, zyra e përgjegjëses, salla e studimit, kjo e fundit jashtë funksionit, si dhe tri dhoma fjetjeje. Vetëm në njërën prej dhomave ishin disa palë atlete vajzash. Punonjësja e konviktit thotë se në atë dhomë jetonin disa vajza, por hezitoi të na e tregonte numrin.

Në krahun e majtë të konviktit janë dhomat e djemve dhe lavanderia. Siç shihet nga imazhet e marra nga INA Media në vjeshtën e vitit 2023, dhomat janë bosh dhe lavanderia, jashtë funksionit.

“Dhomat janë rikonstruktuar dhe i kemi në gatishmëri”, – u shpreh punonjësja e konviktit, duke hezituar t`i përgjigjet për të disatën herë pyetjes se sa është numri i nxënësve që qëndrojnë në këtë institucion akomodues në funksion të shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Nga verifikimet konstatojmë vetëm dy dhoma funksionale në konvikt, ndërkohë që jozyrtarisht na thuhet se aty qëndrojnë 10 nxënës gjithsej, por nga burime të tjera mësojmë se numri është të paktën sa gjysma e deklaruar.

Lavanderia jashtë funksionit e konviktit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet

INA Media ka zbuluar përmes dokumenteve zyrtare se Bashkia e Përmetit, përveçse harxhon 5 milionë lekë për ushqime, që pretendohet se i hanë 4 nxënës, mëngjes-drekë-darkë, dhe një grusht fëmijësh kopshti, vetëm drekë, paguan edhe 14 persona si të punësuar në këto institucione.

Pra, ky institucion ka 7 punonjës dhe harxhon 2.9 milionë lekë për të blerë ushqime për katër nxënësit që ka.

32 fëmijë pinë 7 tonë qumësht në Përmet

Në të njëjtën godinë me konviktin ndodhet edhe një kopsht dhe një çerdhe me drekë me 23 fëmijë gjithsej.

Tenderët e ushqimeve janë zhvilluar përmes një morie pikëpyetjesh në vitin 2021 dhe në vitin 2022 në Përmet, por ato shtohen në vitin 2023, pasi është dyfishuar sasia e një pjese të mirë të artikujve.

Dyshimet i ngre fakti se është dyfishuar sasia e qumështit, që konsumojnë të vegjlit.

Faksimile e dokumenteve standarde të tenderit me numër REF-56602-01-23-2023 për blerje ushqimesh, organizuar nga Bashkia e Përmetit; aksesuar nga INA Media në shtator 2023

Në vitin 2023 Bashkia e Përmetit ka prokuruar plot 7.182 litra qumësht; 662 kg mish nga rreth 380 kg në vitin 2022 apo 305 kg në vitin 2021 etj.

Ndryshe nga nxënësit në konvikt, të cilët hanë tri vakte, fëmijët e kopshtit nuk i konsumojnë të tria vaktet aty.

Ndërkohë që ulet numri i fëmijëve, të cilëve iu duhej shërbyer, Bashkia e Përmetit e dyfishoi fondin e tenderit të ushqimeve në vitin elektoral 2023. Kjo bashki shpenzoi rreth 24 mijë euro në vitin 2022, por në janar të vitit 2023 Bashkia e Përmetit shpalli tenderin për blerje ushqimesh për konviktin, për kopshtin dhe për çerdhen me një fond limit rreth 50 mijë euro.

Grafik i një grupi ushqimesh të blera nga Bashkia e Përmetit për konviktin e gjimnazit “Sami Frashëri”. Vërehet një rritje e fortë e blerjeve gjatë vitit 2023,  vit elektoral.

Pas 10 ditësh u shpall fituese e “preferuara e përhershme”, kompania “GERTI-1987”, me ofertën prej rreth 48 mijë eurosh.

INA Media konstatoi se kjo kompani rezulton fituese e tenderëve të ngjashëm edhe në vitet e mëparshme, të gjithë me flamur të kuq, për shkak të problemeve me konkurrencën.

Bashkia e Përmetit nuk iu përgjigj pyetjeve të INA Media-s mbi shkaqet që çuan në dyfishimin e fondit limit për ushqimet në vitin 2023.

Screenshot nga faqja Open Procurement Albania e tenderit të ushqimeve të Bashkisë së Përmetit, i cilësuar me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës

Për të përllogaritur kuotën ushqimore, ditore dhe vlerën e saj, monetare për një nxënës konvikti në arsimin parauniversitar, qeveria shqiptare ka miratuar VKM Nr. 666/2019, që përcakton sasinë e nevojshme ushqimore për të marrë kaloritë e duhura.

Sipas kësaj VKM-je, një nxënës i moshës nga 14 deri në 18 vjeç duhet të marrë rreth 2.712 kalori në ditë, duke përfshirë konsumin e ushqimeve kryesore si: buka, makaronat, orizi, sheqeri, fasulet, perimet, frutat, vaji, gjalpi, qumështi, vezët, patatet, mishi, reçeli etj.

Kostoja ditore për kaq kalori për një nxënës është 215.5 lekë.

Në një muaj, pra në 30 ditë kalendarike pa hequr pushimet e fundjavës dhe festat zyrtare, kjo shumë llogaritet në rreth 6.400 lekë.

Vendim i Këshillit Bashkiak, Përmet për caktimin e kuotave ushqimore për fëmijët në kopshte dhe në çerdhe

Në 12 muaj, pa hequr festat zyrtare, pushimet e verës, duke supozuar se një nxënës do të ushqehet 365 ditë të vitit në konvikt, kostoja e ushqimit është 77.580 lekë.

Për katër nxënës, siç zyrtarisht raportohet se janë në konviktin e Bashkisë së Përmetit, kostoja e ushqimit do të duhej të shkonte në rreth 310 mijë lekë, por në fakt vlera e tenderit të ushqimeve, e llogaritur vetëm për konviktin, shkon në rreth 2.9 milionë lekë.

Nëse llogarisim se rreth 100 ditë në vit janë pushime zyrtare dhe festa, atëherë kuptohet se ka një diferencë të madhe mes shumës që është harxhuar dhe asaj që duhej harxhuar.

Gjithashtu, nxënësit në konvikt veç ushqimit të tenderuar nga bashkia, që supozohet se do të duhet të konsumonin tri vakte në mensën e fjetores, trajtohen përkatësisht me bursë ushqimore në vlerën e rreth 7.000 lekëve në muaj, referuar VKM-së së qeverisë.

INA Media siguroi të dhëna zyrtare në nisje të këtij hulumtimi, se Bashkia e Përmetit për vitin 2023 në kopshtin dhe në çerdhen me drekë, që ndodhet në të njëjtën godinë me konviktin, iu shërben 32 fëmijëve. Duke iu referuar treguesve të VKM-së së mëposhtme, llogarisim koston e tyre të ushqimit, që shkon në rreth 2.4 milionë lekë ose pak më pak se vlera që bashkia raporton zyrtarisht se duhet për të siguruar ushqimin vjetor të fëmijëve.

Por, Bashkia e Përmetit ka prokuruar rreth 5.3 milionë lekë ushqime në vitin 2023 për nxënësit në konvikt dhe në kopsht.

Faksimile e VKM që përcakton kuotat ushqimore për nxënësit e konvikteve në arsimin parauniversitar

Rrjedhimisht, diferenca prej 2.9 milionë lekësh i përket (!) pjesës së ushqimit për katër nxënësit e konviktit!

Nëse vërtet kjo shumë do të harxhohej për të ushqyer për nëntë muaj 4 nxënësit e konviktit të shkollës “Sami Frashëri” në Përmet, do të mjaftonte që të tria vaktet të porositeshin në ndonjë restorant të mirë në Tiranë.

Mensa e konviktit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet

INA Media iu drejtua Bashkisë së Përmetit me një kërkesë për informacion, duke e pyetur edhe në lidhje me tenderët e ushqimeve, por nuk morëm asnjë përgjigje deri në publikimin e këtij materiali.

Godinë e rrënuar dhe tender i çuditshëm në Kolonjë

Konvikti në Ersekë duket se ka dekada pa u rikonstruktuar, por tenderët për ushqimet e nxënësve, që pretendohet se qëndrojnë aty, vijojnë normalisht dhe fitohen me oferta thuajse të njëjta me fondin limit.

INA Media e vizitoi këtë konvikt në shtator të vitit 2023, duke u “mirëpritur” nga një derë, që mbahet e mbyllur me kyç. Madje, për t`u siguruar që në godinën, që duket krejtësisht e rrënuar, të mos futet askush, administratorët i kanë vendosur portës së jashtme edhe një litar.

Në oborrin e saj, që duhet të ishte një vend kreativ për nxënësit gjatë kohës së lirë, gjenden inerte, barëra të papastruara, mbetje hekuri etj. Edhe porta kryesore e konviktit duket se nuk ka asnjë lidhje me derën e një institucioni, brenda të cilit jetojnë fëmijë.

Godina e konviktit të gjimnazit në Ersekë

Për vitin 2023 Bashkia e Kolonjës ka tenderuar 1.6 milionë lekë të reja, të ndara në 6 lote, për blerjen e ushqimeve për konviktin. Ndarja në shumë lote e tenderëve të ushqimeve konsiderohet një praktikë klasike për t’iu hapur rrugën abuzimeve.

Në të gjashtë lotet fituesi i vetëm është subjekti “Refie Lifo”, që ka marrë tenderët për blerjen e të gjitha sasive ushqimore për nxënësit e këtij konvikti.

Porta e gjimnazit të konviktit të Ersekës

Bashkia e Kolonjës i tha INA Media-s se për momentin në çerdhe trajtohen me ushqim 19 fëmijë, kurse në konviktin e shkollës për vitin shkollor 2023-2024 janë 11 nxënës, të cilëve iu është miratuar kuota ushqimore.

Screenshot nga faqja Open Procurement Albania e tenderit të ushqimeve të Vaut të Dejës, i cilësuar me flamur të kuq për shkak të mungesës së konkurrencës

Në tenderin e ushqimit bashkia ka prokuruar 1.6 milionë lekë, që janë dhënë pothuajse me vlerën e fondit limit.

Por, ndryshe nga rastet e tjera, ku bashkitë, pavarësisht shkeljeve, kanë përcaktuar sasinë e ushqimeve, që do të blejnë, ashtu siç parashikohet nga ligji, Bashkia e Kolonjës nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me sasinë e qumështit; mishit; bukës; makaronave apo miellit, që presupozohet se ka blerë nga zonja Refie Lifo kundrejt 1.6 milionë lekëve.

Tenderë me flamuj të kuq, Elbasani prokuron shumë, Librazhdi i trajton fëmijët si vegjetarianë

Janë një grusht kompanish, ato që marrin tenderët e ushqimeve për konviktet, për kopshtet dhe për çerdhet në një numër të madh bashkish.

INA Media konsultoi dokumentacionin e dhjetëra prokurimeve të kryera nga këto bashki, duke konstatuar problematika të mëdha sa i përket konkurrencës në tenderë, si edhe ndarjes në shumë lote. Kjo bën që kompanitë e mëdha të mos jenë të prira të marrin pjesë në procedura, veprim që ia lë të hapur rrugën klientelizmit dhe abuzimeve të operatorëve lokalë në bashkëpunim me drejtuesit e bashkive.

Bashkia e Elbasanit është një ndër njësitë që shpenzon shuma të mëdha sa i përket blerjes së ushqimeve. INA Media mësoi përmes një kërkese për informacion se kjo bashki trajton 466 fëmijë, nga të cilët 413 janë në kopshte dhe në çerdhe, kurse 33 janë në konviktin “Ymer Tola”.

Bashkia shpjegoi se ka një kosto mesatare, ditore prej 222.3 lekësh për ushqimin, ndërkohë që së fundmi është shpallur një tender me fond limit 54 milionë lekë. Kjo është një shumë rreth 8 milionë lekë më e madhe nga fondi limit, që do të duhej të ishte, nëse përllogaritej numri i nxënësve me koston mesatare, ditore, të përcaktuar me VKM, e cila aplikohet edhe nga Bashkia e Elbasanit.

Me herët Elbasani ka qenë objekt i një skandali të madh sa i përket tenderëve të ushqimeve, ku rezultoi se institucionet publike kanë financuar personazhe me lidhje kriminale përmes prokurimeve.

Një fenomen i ngjashëm me Elbasanin sa i përket prokurimit të sasive të mëdha të ushqimit, duke tejkaluar disa herë nevojat, vërehet edhe në Pogradec. Kjo bashki prokuroi rreth 80 mijë euro ushqime në gusht të vitit 2023 për një periudhë 12-mujore.

Bashkia i tha INA Media-s se trajton 65 fëmijë në kopshte dhe në çerdhe. Nëse marrim në konsideratë VKM-në për kuotat ushqimore, për një numër të tillë nxënësish do të nevojiteshin rreth 12 mijë euro në vit, ndërkohë që është prokuruar një shumë gati 7 herë më e madhe.

Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor, thotë se, kur gjithçka është e matshme dhe sasia e kalorive, që duhet të konsumojnë fëmijët, është e caktuar me VKM, nuk ka se si bashkia të prokurojë më shumë nga sa nevojitet.

“Kjo është e pafalshme dhe duhet të jetë objekt i hetimeve”, – thotë Haxhimali.

Sipas të dhënave të siguruara nga INA Media, në Gramsh është prokuruar tri herë më shumë nga sa është e nevojshme, në Kolonjë, dy herë më shumë, ndërkohë që në Librazhd vërehen mungesa të produkteve të nevojshme në listën e ushqimeve të blera, siç është buka dhe mishi.

Në vitin 2020 Bashkia e Vaut të Dejës prokuroi rreth 6.5 milionë lekë të reja tender për blerje të artikujve ushqimorë për konviktin e shkollës “Ndre Mjeda” dhe për qendrën sociale “Besa”.

Në fakt, ky është dhe tenderi më i paprecedent, për shkak se në vitin 2020 Shqipëria ishte në karantinë të plotë dhe i gjithë viti arsimor u zhvillua online deri në verën e vitit 2021.

Bashkia e Librazhdit harxhoi 5.9 milionë lekë për të blerë ushqime për fëmijët në shkurt të vitit 2023, por “harroi” të blinte bukë dhe mish. Bashkia nuk iu përgjigj një kërkese për informacion deri në momentin e publikimit të këtij materiali.

Marrja e tenderëve të ushqimeve me 98-99% të fondit limit është një fenomen normal në bashkitë e vendit. Çdo ofertë mbi 90% konsiderohet si jonormale në aspektin e konkurrencës.

Siç konstaton INA Media, rezulton se të gjitha lotet (6) e tenderit të Bashkisë së Kolonjës për blerje ushqimesh, perimesh, frutash etj., i ka fituar zonja Refie Lifo, e cila, duke qenë ofertuese e vetme, ka dhënë 99.3% të fondit limit.

Edhe tenderët e Bashkisë së Dibrës për blerje ushqimesh; fruta-perimesh apo bulmeti, po ashtu janë fituar me 98-99% të fondit limit, duke patur mungesë të theksuar konkurrence.

Çudia ndodh në Lushnjë, një zonë që njihet për prodhimin e perimeve, të frutave, si dhe të bulmetit, por çuditërisht në tenderin e vitit 2021 për këto produkte ka dhënë ofertë vetëm një subjekt, duke i rënë “në kokë” fondit limit. Rezulton se kompania Sinani Trading e ka fituar këtë tender me 99.8% të fondit limit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në bashki të tjera. Në Pukë tenderi i ushqimeve është fituar me 99% të fondit limit, në Fushë Arrëz, thuajse me 100%, në Shkodër po ashtu, gati 100%, kurse në Lezhë, me 98%.

Bashkia

Tenderi

% e fondit limit

Kolonjë

Blerje ushqime, viti 2023

99.3%

Shkodër

Blerje ushqime, viti 2023

99.9%

Dibër

Blerje ushqime, viti 2022

99%

Fushë Arrëz

Blerje ushqime, kopshte, çerdhe, 2023

100%

Pogradec

Kuotë ushqimore, çerdhe dhe kopësht, 2023

93%

Krujë

Blerje ushqimesh me origjinë shtazore, 2023

100 %

Përmet

Loti I – Blerje ushqime me origjinë jo shtazore, viti 2022

98%

Tabelë krahasimore e tenderëve për ushqime, të fituar me ofertë pranë fondit limit, organizuar nga disa bashki në vend

Zyrtarët nuk kanë frikë nga ligji

Mungesa e konkurrencës është problemi kryesor që haset në këta tenderë, krahas copëzimit dhe ndarjes në lote me qëllim uljen e fondit limit, për të shmangur përmbushjen e disa detyrimeve të tjera, ligjore gjatë prokurimit.

“Zakonisht duhet të merret parasysh kohëzgjatja e tenderit, sasia e mallit që nevojitet, si dhe të ketë një studim tregu. Ky i fundit bëhet, duke marrë në konsideratë një listë të çmimeve të mallrave nga INSTAT. Shohim që këto kritere shkelen hapur nga autoritetet, kur llogarisin fondin limit, që marrin dy-tri oferta nga operatorë, që janë paracaktuar si fitues dhe më pas shpallin tenderin me një fond limit, që nuk i përgjigjet realitetit të tregut”, – thotë Ola Xama, autore e shumë investigimeve në fushën e tenderëve.

Eksperti i pushtetit lokal, Agron Haxhimali, i lidh abuzimet me tenderët e bashkive në përgjithësi dhe ato të ushqimeve në veçanti me faktin se zyrtarët lokalë ndihen të paprekshëm prej institucioneve të kontrollit, pasi në pushtetin qendror ka qenë e njëjta forcë politike, ashtu si edhe në pushtetin lokal.

“Është vrarë frika nga agjencitë ligjzbatuese dhe gjithçka në këtë drejtim ka nisur që në vitin 2019, nga ku kemi patur një pushtet të unifikuar qendror-lokal”, – thotë Haxhimali.

“Ka patur një frymë të afinitetit politik, që çfarëdo që bëjmë, jemi pjesë e një familjeje dhe kjo ka krijuar probleme në drejtim të zbatimit të ligjeve sa i përket prokurimeve”, – argumenton më tej Agron Haxhimali.

Për avokatin Alban Duraj paracaktimi i fituesit, si dhe kostot gjatë proceseve gjyqësore i kanë bërë kompanitë që të mos jenë të interesuara që të marrin pjesë në këto procedura. Rrjedhimisht, në sistem qarkullojnë vetëm ato kompani, që në njëfarë mënyrë janë paracaktuar si fituese, duke rritur kostot për buxhetet e bashkive, por edhe duke ofruar cilësi më të ulët.

“Vitet e fundit vërehet një zvarritje e trajtimit nga gjykatat të ankesave të kompanive mbi procedura të caktuara prokurimi. Vërtitja nëpër gjykata ka bërë që bizneset të lodhen dhe, për të shmangur mundin dhe shpenzimet, nuk futen fare në procedura prokurimi, ku duket se është paracaktuar fituesi. Të paktën kjo është eksperienca ime gjatë përfaqësimit të disa kompanive për problematika të ngjashme në Gjykatën Administrative”, – shprehet ai.

Xama rendit edhe një “hile” tjetër me tenderët e organizuar nga bashkitë.

“Bëhet ndarja e fondit limit në disa lote me qëllim uljen e vlerës totale të prokurimit dhe nxjerrjen e këtyre tenderëve jashtë procedurave normale, duke iu lehtësuar rrugën abuzimeve, – shpjegon ajo. /Ina.Media

The post INVESTIGIMI/ Konviktet fantazmë, si po abuzojnë bashkitë edhe me bukën e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet pas skandalit “Gjici”, Senja: Njerëzit po ftohen të zgjedhin mes bukës dhe moralit, dhe në kushte urie zgjedhja dihet
Gazetari dhe kryeredaktori i Albeu.com, Emirjon Senja i ftuar në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, në replikë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, u shpreh se në zgjedhjet e parakohshme në Kukës qytetarët do zgjedhin mes Ramës dhe Berishës.

“Mosmarrja pjesë në zgjedhje nga Basha ishte një mesazh për t’i thënë që të mos kenë mundësi të ankohen.

Të mos e mohojmë faktin zgjedhjet në Kukës sot janë të ndikuara jo pak nga rezultati i 14 majit. Në këto zgjedhje marrin pjesë më pak votues, dhe kjo do të ndikojë me patjetër.

Po ashtu një pjesë e mirë e tyre kanë ikur me punë jashtë shtetit, kështu që ne nuk mund të themi që Kukësi mund të konsiderohet një zonë e djathtë, sepse në një farë mënyre kanë ikur njerëzit që nuk kanë pasur ndonjë lloj page, që normalisht e kanë të majtët se janë në pushtet.

Dhe të mos harrojmë se punëdhënësi më i madh në bashkitë e vogla është shteti, dhe kjo duhet marrë parasysh.

Pra njerëzit pas skandalit Gjici, njerëzit atje ftohen të zgjedhin mes bukës dhe moralit, dhe në kushte urie zgjedhja dihet”, theksoi Senja./oranews

The post Zgjedhjet pas skandalit “Gjici”, Senja: Njerëzit po ftohen të zgjedhin mes bukës dhe moralit, dhe në kushte urie zgjedhja dihet appeared first on Albeu.com.

“Dashuria” me Berishën, Senja: Kur të rritet presioni i Amerikës, do të shohim kë do zgjedhë Bardhi mes SHBA dhe non-gratës
Kryeredaktori i AlbEu.com, Emirjon Senja, ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” në Top News, ku foli për situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita.

Senja u shpreh se bashkimi i demokratëve është pak larg, pavarësisht se sheh që ka vullnet të përbashkët.

Më tej ai u shpreh se Bardhi në këtë fazë ka zgjedhur Berishën, por shtoi se kur të rritet presioni do të shohim nëse do të zgjedhë ish-kryeministrin që është non grata apo SHBA.

“Nga ajo që ne shohim nga deklaratat që kanë bërë liderët e dy grupimeve, bashkimi i demokratëve është pak larg.

Është një politikan i njohur i rajonit që ka thënë “dje ishte dje, sot është sot”. Pra, nuk duhet të kapemi pas asaj çfarë ka thënë Bardhi për Berishën, apo Berisha për Bardhin. Por duhet të shohim se çfarë mund të bëhet sot. Ka një vullnet të mirë që duket, bashkëpunimi për një veprim të përbashkët opozitar, dhe mbledhja që bëhet në Kukës është në shërbim të zgjedhjeve lokale.

Pati një veprim nga PD-ja e Bashës, të cilët tërhoqën kandidatin e tyre dhe tani mund të themi se opozita ka një kandidat të përbshkët, i cili mbështetet nesër dhe nga deputetët që do të shkojnë atje. Nga të dhënat që kam unë, do të shkojnë të gjithë deputetët që janë ftuar.

Çështja është se në cfarë kushtesh dotë bëhet ky bashkim. Kemi nga njëra anë deputetët që përfaqësohen nga Bardhi dhe nga ana tjetër deputetët që përfaqësohen nga Berisha. Dhe, e gjithë ajo që gjëja që përmbidhet debati dhe diskutimi është non grata. Kemi parë që nga veprimet që ka bërë Bardhi deri më tani, mes Berishës dhe Ramës,

Bardhi ka treguar se zgjedh Berishën, por duhet të shohim më pas nëse do të rritet presioni. Kur të rritet presioni ku duhet të zgjedhë mes Amerikës dhe non gratës, aty do të shohim nëse ka vullnet për të tejkaluar të gjithë këto gjëra, apo Bardhi do të jetë i detyruar të zgjedhë amerikanët”, tha Senja./albeu.com

The post “Dashuria” me Berishën, Senja: Kur të rritet presioni i Amerikës, do të shohim kë do zgjedhë Bardhi mes SHBA dhe non-gratës appeared first on Albeu.com.

Si Inteligjenca Artificiale po transformon median: Filtrat mbi Fake News, personalizimi i përmbatjes dhe sfidat me përdorimin e saj
Nga Emirjon Senja

Inteligjenca Artificiale po gjen një përdorim të gjerë duke depërtuar me shpejtësi në pothuajse çdo fushë të jetës sonë, ndërsa aplikimi i saj është kthyer në një sfidë të vërtetë për bizneset, sidomos edhe atë mediatik për të qenë sa më konkurrues në treg.

Vlerësohet se tregu i Inteligjencës Artificiale mund të zgjerohet deri në 312 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2027, por ky është parashikimi më pesimist duke parë zgjerimin e madh që bën ajo.

Forma të AI po aplikohen pothuajse në çdo industri, duke përfshirë bankat, kujdesin shëndetësor dhe tregtinë, por të dhënat tregojnë se ajo po gjen përdorim masiv pikërisht në industrinë e argëtimit si edhe në tregun mediatik.

Si po e transformon Inteligjenca Artificiale industrinë e medias

Pandemia i dha një hov të madh ofrimit të shërbimeve online nga industri të ndryshme, ndërkohë që gjithçka pritet të shkojë shumë më tej teksa zgjerohet dita ditës përdorimi i Inteligjencës Artificiale.

Krahas përgatitjes së përmbajtjeve përmes Inteligjencës Artificiale apo ndihmës në kryerjen e proceseve të ndryshme teknike, AI pritet të ndihmojë më shumë mediat për të njohur më mirë audiencën e tyre; shijet apo preferencat, të dhëna të cilat më pas do të monetizohen përmes praktikave më të mira të marketingut duke sjellë njëkohësisht një përmbajtje më të mirë me një model biznesi të qendrueshëm.

Financat janë “Thembra e Akilit” e mediave, gjë për të cilën përdorimi i formave të ndryshme të Inteligjencës Artificiale mund të ndihmojnë në ndërtimin e një modeli biznesi të mirë siç mund të jetë për shembull fokusimi te informacioni i personalizuar, praktikë, e cila ofron mjaft përfitime për mediat, por sigurisht duke shkaktuar edhe kosto për audiencën dhe për median vetë duke i detyruar menaxherët që të zgjedhin mes asaj që do publiku apo asaj që i duhet.

Personalizimi i informacionit, një balancë mes përmbajtjes që audienca do dhe asaj që i duhet

AI luan një rol shumë të rendësishëm në krijimin e përmbajtjes së personalizuar duke analizuar sasi të mëdha të dhënash mbi sjelljen e përdoruesit, preferencat dhe demografinë.

Pas vjeljes, algoritmet mund t’i përdorin këto të dhëna për të identifikuar modele dhe njohuri, duke lejuar organizatat mediatike të krijojnë përmbajtje që përshtatet me audiencën e tyre.

Një ndër përftimet kryesore të përmbajtjes së personalizuar është rritja e ndërveprimit të audiencës me median duke rritur në mënyrë të ndjeshme prezencën në treg, rrjedhimisht edhe të ardhurat e saj. Krahas kësaj, përmes njohjes së mirë të audiencës mund të ndërtohen modele marketingu më të mira me reklamuesit, gjë e cila po ashtu përkthehet në rritje të të ardhurave për median.

Megjithatë, krahas ndihmës së madhe që AI jep për të njohur audiencën, ajo vjen me rreziqe të mëdha për median vetë, por edhe shoqërinë nëse keqpërdoret apo nëse neglizhohen ndikimet negative.

Sfida e drejtpërdrejtë e mediave në këtë rast ka të bëjë me mbajtjen e një balance mes përmbajtjes që audiencës i duhet dhe asaj që audienca do duke ditur rolin e rendësishëm që ka media në shoqëri ne drejtim të informimit; lehtësimit të diskursit publik si edhe të kontrollit të pushtetit.

Kjo balancë bëhet një sfidë edhe më e madhe për ato media që kanë një model të mirëfilltë biznesi të bazuar mbi shitjen e hapësirës televizive, hapësirave në print ose online.

Terreni mediatik shqiptar funksionon krejt ndryshe, ku jo domosdoshmërisht ndjekshmëria e lartë përkthehet në më shumë reklama dhe ndjekshmëria e ulët, në më pak, pasi shpesh shohim se si përmbyset realiteti, megjithatë me futjen masive të teknikave të Inteligjencës Artificiale, menaxherët e mediave do ta kenë të lehtë të njohin se çfarë do audienca e tyre.

Një rrezik tjetër, me të cilin përballet audienca në rast të keqpërdorimit nga mediat të AI për të prodhuar përmbajtje të personalizuara ka të bëjë me krijimin e një terreni ku audienca të informohet vetëm mbi përmbajtjet me të cilat ndërvepron duke lënë jashtë këtij “rrethi” çdo informacion tjetër, i cili mund të jetë më i vlefshëm dhe të oftrojë një këndvështrim ndryshe.

Këto janë “dhomat kumbuese”, ku për shkak të ndërveprimit me informacion të njejtë në rrjetet sociale, por edhe kudo online, algoritmet dhe sidomos me përdorimin e AI në targetimin e audiencës nga mediat lexuesit kufizohen nga shumëllojshmëria e burimeve duke iu referuar vetëm atyre mediave apo burimeve që konfirmojnë paragjykimet apo besimin e tyre ndaj zhvillimeve të caktuara.

Një situatë e tillë, e instrumentalizuar për shkak të rrjeteve sociale, të cilat mund të arrijnë miliona persona njëkohësisht, mund të çojë në polarizim të shoqërisë dhe mungesë të diversitetit të pikëpamjeve, të cilat mund të jenë të dëmshme për demokracinë.

Ky është dhe rreziku më i madh që vlerësohet se vjen prej algoritmeve dhe përdorimit të AI për të krijuar informacion të personalizuar.

AI përballë Fake News

Më shumë se sa në prodhimin e informacionit të personalizuar, i cili vjen njëkohësisht me ndikimet pozitive dhe negative të tij, AI pritet të ndihmojë median në drejtim të perceptimit të lajmeve të rreme si edhe fotove/ videove të manipuluara.

Është fakt tashmë se informacioni i rremë nuk po shpërndahet më vetëm nëpërmjet tekstit, por gjithnjë e më tepër përmes fotove dhe videove të manipuluara apo të nxjerra nga konteksti.

Përmes përdorimit të teknikave të AI, makina mund të zbulojë nëse një foto është apo jo e manipuluar duke iu referuar jo vetëm prerjeve apo ngjitjeve nga përdorues të programeve të montazhit, por edhe punës së ekspertëve më të mirë të kësaj fushe duke analizuar dritën e fotos apo përputhshmërinë e detajeve të fotos me të gjithë skenën përreth.

Gjithashtu, AI e ka mjaft të lehtë që të verifikojë metadatat e fotos si edhe nëse ajo është nxjerrë apo jo nga konteksti, gjë e cila tashmë bëhet nëpërmjet motorëve të kërkim, por përdorimi i Inteligjencës Articiale pritet ta automatizojë edhe më tepër një nevojë të tillë nga punonjësit e medias.

Sa i përket videove, problemi më i madh me manipulimin e tyre lidhet me ato që duhen “deep fake” ku merret zëri dhe imazhi i dikujt dhe nëpërmjet tyre prodhohen fjalë apo fjali sikur i ka thënë ai personazh.

Këto janë format më të rrezikshme të manipulimit pasi duhet një sy i stërvitur për t’i dalluar. Përdorimi i AI do të bëjë që të analizohen shpreshitë e fytyrës së personazhit që tentohet të manipulohet për të dalë në një përfundim nëse e ka thënë apo jo me të vërtetë atë që pretendohet.

Paragjykimet e makinës

AI nuk mund të përdoret gjerësisht në media pa patur edhe disa rreziqe, me të cilat do të përballen punonjësit e medias, por edhe audienca.

Një ndër këto rreziqe janë edhe forma të paragjykimeve që mund të kenë apo krijojë AI gjatë aplikimit.

Kjo, pasi algoritmet që i shërbejnë makinës për të mësuar janë të paanshme në filtrimin dhe vlerësimin e të dhënave, por algoritmi është po aq i paanshëm dhe i ftohtë edhe kur të dhënat që i referohet janë të pasakta.

Në rast të të dhënave burimore të kompromentuara edhe rezultati do të jetë jo objektiv. Prandaj vlerësohet se në çdo rast, makina do të ketë nevojë edhe për ndërgjegjën e njeriut që të përdoret në shërbim të njerëzimit.

Si përfundim..

Nuk duhet harruar se ndërsa AI mund të ndihmojë në krijimin e përmbajtjes së personalizuar, se gjykimi dhe kreativiteti njerëzor janë ende vendimtare në krijimin e përmbajtjes cilësore dhe të bazuar në fakte bindëse.

Mbështetja e tepërt në teknologji mund të çojë në mungesë origjinaliteti dhe kreativiteti në krijimin e përmbajtjes për mediat në rastetkur ajo nuk gërshetohet me kontributin e gazetarit apo të një individi me ndërgjegje njerëzore në procesin e prodhimit.

Rrjedhimisht, përmbajtja e personalizuar është një mënyrë efektive për të qenë më pranë shijeve të audiencës dhe rritjen e ndërveprimit me ta, por është thelbësore të merren parasysh sfidat dhe anët negative që lidhen me të.

Vlerësohet se në rastet kur mediat do të vendosin të përdorin AI gjatë mbledhjes së të dhënave dhe prodhimit të përmbajtjeve të personalizuara, ato duhet në radhë të parë të sigurojnë burime të paanshme për “makinën”, e cila do të bëjë procesimin e tyre.

Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet përmbajtje e personalizuar që është e frytshme për audiencën, por edhe brenda kufijve të etikës. /albeu.com

The post Si Inteligjenca Artificiale po transformon median: Filtrat mbi Fake News, personalizimi i përmbatjes dhe sfidat me përdorimin e saj appeared first on Albeu.com.

A po e tepron BSH me shtrenjtimin e vazhdueshëm të kredisë ndërkohë që paraja jashtë sistemit po mbyt tregun?
Nga Emirjon Senja

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është duke stërpërdorur normën bazë të interesit me qëllim frenimin e rritjes së çmimeve, si të vetmin instrument parandalues.

Shkurt janë duke i rënë “fyellit në një vrimë”, a thua kjo ekonomia jonë është tërësisht e legalizuar dhe të vetmet flukse parash që i bëjnë presion çmimeve janë pikërisht ato që dalin nga sektori bankar.

Banka e Shqipërisë bën sikur harron se një pjesë e mirë e ekonomisë është informale dhe se në fakt një pjesë e mirë e inflacionit këtu është i importuar, kurse një pjesë tjetër shkaktohet jo domosdoshmërisht prej kredisë, por prej thasëve apo çantave me euro/ paund që futen CASH, jashtë çdo sistemi bankar.

Po ashtu harron se ato para që duan të kanalizojnë në banka me depozita përmes interesave ndjellëse nuk dalin dot nga dyshekët dhe tenxheret e presionit ku ruhen se hapen probleme të tjera për pronarët.

E kanë ndarë mendjen, duan t’i çojnë njerëzit drejt fajdexhinjve kaq shumë sa është shtrenjtuar kredia!

Ndërkohë që bota po i trembet një krize të re, dhe CEO-t e kompanive po kanë frikë se bankat do të rrisin standardet e kredidhënies duke i detyruar të ndërpresin apo shtyjnë investimet, këta tanët bëjnë ç’bëjnë i fusin një rritje të normës bazë të interesit duke shtrenjtuar edhe më tepër kredinë këtu.

Dhe prapë e pëson i ndershmi!

Ndërkohë që këta bëjnë shkencë nëpër zyra luksoze dhe dieta mbretërish, ai hallexhiu atje, punëtori me rrogë mesatare apo të ngjashëm si ai duhet të heqin nga një pjatë në ushqimin e përditshëm të fëmijëve të tyre për të shlyer koston e rritur të kredisë në këstin e radhës.

Kurse pronarët e kompanive duhet të bëjnë plane se si t’ja dalin me tregun e çmendur bankar.

Interesat e kredive konsumatore sot janë të ngjashme me interesat e fajdeve që merrnin dikur Xhaferri apo Sudja! Dhe këta vazhdojnë përdorin normën bazë të interesit sikur të jetë shkopi magjik!

The post A po e tepron BSH me shtrenjtimin e vazhdueshëm të kredisë ndërkohë që paraja jashtë sistemit po mbyt tregun? appeared first on Albeu.com.

Kostoja e të jetuarit ndershëm në Shqipëri!
Nga Emirjon Senja

Në Shqipëri të kushton shumë ndershmëria. Kushton aq shumë të jetosh ndërshem dhe me dinjitet sa mund të paguash deri edhe me jetë këtë “mëkat”, i cili është pjesë e natyrshmërisë njerëzore. Duhet të jetë kështu, por jo në një vend si i yni dhe në një shoqëri si e jona.

Kostoja e ndershmërisë fillon si një taksë e përhershme që duhet të paguash sa herë zgjedh të mos prishësh radhën; kur shlyen taksat, faturat, apo kur zbaton rregullat e qarkullimit rrugor, kur beson te sistemi dhe shteti që presupozohet që është aty për të të zgjedhur hallin, pasi përherë ka kodoshë që do të përfitojnë në këto raste duke i dhënë një shuplakë të mirë egos tënde, e cila në çdo rast duhet të përmbahet që të mos lesh kalamajtë rrugëve.

Kostoja vazhdon e rritet teksa për shkak se vendi është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, ti nuk investon dot për të bërë një biznes, ashtu pra, ndershëm, pasi ai përballë apo anash është i gatshëm të investojë dyfishin apo trefishin tënd, pa patur frikë se mund të falimentojë pasi e do vetëm për të printuar fatura duke të çuar kot kursimet e jetës.

E nëse për ty ishin kursimet e jetës, për atë anash apo përballë ishte një “rrugë” apo një “goditje” në sistemin e kalbur që kemi ndërtuar, me të korruptuar, rryshfetçinj e matrapazë, me sytë e shkuqur gjak, në pritje të presë së radhës.

Për shkak të situatës së paprecedentë të krijuar në treg nga flukset e mëdha të parasë së zezë, babëzisë së përgjithshme që na karakterizon, tangërllëkut, por edhe padijes së theksuar, po paguajmë çmime të llahtarshme për një metër katror apartament, për ushqime, makina, veshmbathje, etj.

Sërish, ti që je i ndershëm dhe ke të ardhura modeste apo normale do të duhet të jetosh me kutin e atyre “anash apo përballë” duke përballur çmime dhe kosto jetese si në shtetet më të zhvilluara në botë.

E nëse ke zgjedhur të jesh biznesmen i ndershëm, lloj lloj banditi të troket në derë duke kërkuar taksën e tij, përpos rryshfetit që është kthyer në normë sa herë që ata me kravata apo me bexha të futen në zyra.

E sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, ti do të jetosh me dinjitet duke punuar, me djersën e ballit si i thonë llafit, por sërish “ata anash apo përballë” nuk të lenë duke të vrarë në vendin e punës, ashtu egërsisht, krejtësisht pa faj, siç vranë mbrëmë Mimozën, e siç mund të na vrasin secilin prej nesh nesër në lokal, rrugë, dyqan, qendër tregtare, zyrë, kudo!

Sa më është dhimbsur ajo zonjë fisnike mbrëmë!

/albeu.com

The post Kostoja e të jetuarit ndershëm në Shqipëri! appeared first on Albeu.com.

Koncensionet, gazetari në Scan: Shembujt e mirë dhe të këqinj, çfarë po përfitojnë shqiptarët
Qeveritë shqiptare kanë dhënë qindra kontrata koncensionare apo me PPP gjatë viteve të fundit duke i ngarkuar buxhetit të shtetit një barrë të rendë financiare me këto të fundit.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në Scan TV, gazetari Emirjon Senja listoi një numër të madh koncensionesh dhe kontratash PPP, të cilat sipas tij duhet vlerësuar rast pas rasti në varësi edhe të asaj që kanë përfituar shqiptarët.

I pyetur nga gazetarja Mira Pogaçi në lidhje me kontratat që janë histori suksesi, Senja renditi dy sektorë, ku sipas tij janë shembuj pozitivë. Sipas tij, sektori i parë është ai i koncensioneve në Shëndetësi, si edhe i dyti, ai i prodhimit të energjisë elektrike, siç janë HEC-et private.

“Ka dy sektorë të rendësishëm nga të cilat unë do merrja si shembuj suksesi kontrata nga të cilat shqiptarët kanë përfituar shumë dhe buxheti i shtetit ka kursyer para nga fondet publike.

Rasti i parë është shërbimi i dializës, ku është pranuar botërisht tashmë që pacientët marrin një shërbime shumë më të mirë dhe mbi të gjitha, me kosto më të lirë për buxhetin e shtetit.

Më parë, shteti paguante koston e transportit, shoqëruesit si edhe atë të shërbimit për pacientë që vinin nga rrethet e largëta për të bërë dializën në Tiranë, dhe e gjitha kjo kosto shkonte 98 euro për seancë, kurse sot pacientët e marrin shërbimin pranë qytetit të tyre dhe kostoja shkon më ulët, 80 euro”, tha Senja duke u ndalur edhe te HEC-et.

“Ne e pamë ndikimin e HEC-eve private gjatë krizës së fundit me energjinë elektrike ku çmimi në bursën Hungareze shkoi mbi 500 euro për megavat, ndërkohë që dimë që më shumë se gjysma e energjisë së prodhuar në vend gjatë vitit të shkuar ka qenë pikërisht nga HEC-et private, të cilave shteti shqiptar ua blen energjinë me çmim preferencial. Ja një rast tjetër suksesi”, tha kryeredaktori i AlbEu.com, ndërsa shtoi se ka shumë kontrata të tjera abusive, siç janë mirëmbajtja e Rrugës së Kombit apo ndërtimi i Rrugës së Arbrit, të cilat marrin shuma kolosale nga buxheti i shtetit duke i kthyer shumë pak qytetarëve. /albeu.com

The post Koncensionet, gazetari në Scan:  Shembujt e mirë dhe të këqinj, çfarë po përfitojnë shqiptarët appeared first on Albeu.com.